Kthehu   Kreu > Ateistėt > Absurditete fetare
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 10.4.2008, 20:28   1
kalimtar/e
 

Letėr nga xheneti


Citim:
LETĖR NGA XHENNETI

Nga shehidi nėnės sė vet

Citim:
E dashura nėnė!

E di se je e mėrzitur. E di se edhe sot kur ta dėgjosh ndonjė grua tek thėrret birin e vet, sytė e tu mbushen me lot. Sot kur i sheh fėmijėt tek kridhen nė pėrqafim tė baballarėve tė tyre ndėrsa ti sheh fėmijėt e mi tė strukur, tė mėrzitur, mėrzitesh shumė. Tė gjitha kėto i di...

Por, nėna ime, ty nėnė qė aq shumė tė desha, tė lutem mos u mėrzit pėr mua. A tė kujtohen ditėt kur unė fillova tė rekrutohem nė grupin e Allahut, nė grupin e shpėtuar, nė grupin e atyre qė luftuan e luftojnė pėr ta zhdukur tė kotėn dhe padrejtėsinė? Ta pėrmendja shpėrblimin e njerėzve tė tillė ndėrsa ti, sa e dėshiroje ketė shpėrblim, po kaq, nė mos mė shumė, mėrziteshe pėr mua. Nuk dua tė tė akuzojė pėr kėtė, ngase ke patur shumė tė drejtė tė mėrziteshe pėr mua; sa mundin e sa mėrzinė e pate; ishim tė varfėr, tė anashkaluar nga tė pasurit, punonim pėr kafshatė goje, ishim mė pak tė shkolluar, ishim e ishim, po ēka nuk ishim?!

Megjithatė, nėna ime, nėnė e dashur, sot kur po tė shkruaj nga Xhenneti, dua ta largoj dhimbjen njėherė e pėrgjithmonė. Ndonėse ende nuk tė ka arritur lajmi pėr mua, paraprakisht po tė informoj: Unė kam rėnė dėshmor ne rrugėn e Allahut. Nėnė, kam vdekur pėr hirė tė fesė sė Allahut, dhe Allahu, siē ka premtuar, mė ka shpėrblyer shumė. Rrobat e vjetra e tė pėrlyera me gjak me dhanė epitet dhe mė bėn tė famshėm nė qiell. Kėtu nuk po u vlerėsuaka njeriu nė bazė tė pasurisė, jo, kėtu i mirė qenka ai qė paska qenė i devotshėm.
Do ta rrėfej tregimin tim nė tėrėsi. Me tė rėnė pėrtokė si dėshmor, pashė melekė tė shumtė tė cilėt erdhėn ta merrnin shpirtin tim. Ishin tė zbukuruar, ta kishte ėndja vetėm t’i shihje. Pastruan shpirtin tim dhe menjėherė, pa asnjė pushim, u nisa lart nė qiell. Depėrtova atje ku asnjėherė mė parė as teknika mė e zhvilluar astronomike nuk ka arritur. Fluturova dhe veten e ndieja sikur tė isha njė melek. M’i hapen dyert e qiellit dhe nėnė, nga gėzimi, mikpritja dhe dashuria qė gjeta atje, harrova dynjanė. Po tė mos lėndoja, nėnė do tė thosha, se edhe ty tė harrova. Pėr Zotin, sikur tėrė dynjanė tė ma jepnin, kurrė nuk do tė harroja por nė kėtė botė puna qenka ndryshe. Shkova tek Allahu dhe nėn Arshin Madhėshtor bėra njė sexhde. Ah! Ēfarė sexhde. Arrita kėnaqėsinė e Allahut dhe mė pas u ktheva prapė nė varr.

Tregimi ende nuk ka pėrfunduar…

Shpirti im tani vetėm filloi kapitullin e ri tė jetės. U priveligjova. Mė ftuan tė shkoj nė Xhennet. Fluturoja si shpend i bukur. Ah moj nėna ime, atė varfėrinė e dunjasė ma kompensuan me kėtė pasuri, qė pėr Zotin vetėm njė pjesė e vogėl e saj qenka shumė herė mė me vlerė se sa tėrė dynjaja.
Me tė hyrė nė Xhennet, shkėlqimi i tij mė magjepsi. Asnjėherė me parė nuk kisha imagjinuar njė bukuri tė tillė. Dyert e tij ishin shumė tė gjėra. Nė mes dy qepenave tė Xhennetit ishte distanca sikurse nė mes Mekkes dhe Hexherit ose sikur ne mes Mekkes dhe Busras"( ). Xhenneti i paska 100 shkallė (grada, pozita, kate); (distanca) nė mes tė ēdo dy shkallėve (kateve) tė tij qenka sikurse (distanca) nė mes qiellit dhe tokės"( ).

Toka dhe dheu i tij ishin prej miskut dhe safranit. Kulmi i tij ishte Froni i mė tė Mėshirshmit. Gurėt e tij ishin margaritarė dhe xhevahire. Ndėrtesat e tij qenkan njė tullė nga ari e tullė nga argjendi, llaēi i tij (i cili vihet ndėrmjet tullave, qė ta mbajnė njėra tjetrėn) ėshtė misk (parfum), rėra e saj ėshtė rubin dhe margaritarė (gurė i ēmuar), dheu i tij qenka vers (bimė e verdhė me erė tė bukur, me tė cilėn ngjyroset) dhe shafran…( ).

Pemėt e tij trungun e kishin nga ari dhe argjendi. Frutat e tij ishin mė tė buta se sa tėlyeni dhe mė tė ėmbla se sa mjalti. Gjethet e tij ishin mė tė buta se rrobat mė tė buta.

Lumenjtė e tij ishin prej qumėshtit, shija e tė cilit nuk ndryshon, dhe mish tė ēdo zogu qė ata e dėshirojnė. Pija ishte Tasnim, Xhenxhefil dhe Kafur. Gotat e pijes ishin shumė tė pastra dhe tė bėra prej arit dhe argjendit. Hija ishte aq e gjatė 100 vjet kalėrim tė njė kalorėsi tė shpejtė( ).

Gjerėsia e tij ishte e tillė saqė njerėzit e shkallės mė tė ultė nė mbretėrinė e tyre do tė kenė mure dhe pallate, dhe kopshte prej njė distance qė duhet tė udhėtohet pėr 1000 vjet. Qenkan katėr lumenj madhėshtor( ), ndėrsa pėr Keutherin fol e mos ke dert; dheu i tij ishte misk (parfum) me erė tė kėndshme". ( ) Tendat dhe vendbanimet e tij tė gjata 90 km. Rrobat ishin prej arit dhe argjendit.

Kėtu te shėmtuar nė fytyrė nuk paska dhe tė gjithė qenkan tė rinj 33 vjeēar me figurė tė Ademit, babait tė njerėzimit. Nuset dhe gratė e Xhennetit qenkan tė reja dhe shumė tė bukura. Po tė paraqitej vetėm njė nė botėn tuaj, ajo do ta mbushte ēka ka ndėrmjet qiellit dhe tokės me njė erė tė bukur, dhe gojėt e krijesave do ta lavdėronin atė. Ēdo njeri nė botėn tuaj do tė besonte nė Allahun, Krijuesin qė aq shumė e mohojnė e aq shumė mėkate i bėjnė.

Ky ėshtė vetėm fillimi, ndryshe nėnė, nė Ditėn qė shpresoj tė takohemi kėtu bashkė me ju, Allahu na ka garantuar edhe shpėrblimin me tė madh: Shikimin nė Allahun, shpėrblim qė mė ēmend sa herė qė e kujtoj.

Me zemėr plot dashuri pėr ty dhe me lutje qė tė mos mėrzitesh pėr mua, tė pėrshėndes shumė nga thellėsitė e Xhennetit dhe tė uroj bashkim sa mė tė shpejtė me mua!

Sinqerisht,
Biri yt dėshmor
Data: Amshim…
Vendi: Xhenneti Firdeus
Sedat G. ISLAMI
28.03.2008, e xhuma
Vushtrri, Kosovė

http://www.zeriyt.com/ese-islame/let...-t42831.0.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.4.2008, 22:02   2
Kandhaon
anėtar/e
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Mizerie! Shkrimtari pers Firdevziu thoshte:

Citim:
"Duke ngrėnė hardhjeshka dhe duke pirė qumėshtin e kamillės, arabėt kanė arritur nė njė shkallė, qė kėrkojnė kurorėn e mbretėrisė! U shofsh o qiell i shkretė! ushtarėt lakuriq, i pari i tyre lakuriq, kordhėt e ndryshkura me mill tė thyer i kanė varur nė qafė me spango!"
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.8.2012, 18:25   3
Cjapi Zi
anėtar/e
 
Cjapi Zi
 
Anėtarėsuar: 6.2009
Vendndodhja: Tiranė, ShP
Nga disa forume abrahamikėsh:

Citim:
Ndalu!

Ndalu, o njeri!
Ndalu dhe mendo!
Ke frikė Zotin qė tė krijoi!
Mos u bėj mendjemadh!
Mos lakmo qė krenaria ty tė verboi!

Ndalu!

Ndalu dhe mendo!
Mendoje vdekjen!
E leri kėnaqėsitė!
Filloje namazin dhe rrugėn e drejtė!
Leri makinat e shtrenjta dhe luksoze!
Leri shėtitjet qė tė mbushin me mėkate!

Ndalu!

Sepse Zoti tė ka falė dhe tek Ai do tė shkosh.
Lute Zotin qė tė falė!
Kthehu nė rrugėn e drejtė, ti o njeri!
do tė jetosh nė lumturi,
edhe Zoti do tė jep shpėtim!
Do tė marrėsh nga Ai xhenetin si shpėrblim!

nga Arta Gjakove

radiopendimi.com
Le tė themi se kjo tipja duket fare qartė, qė ka nja 2 rrondele mangut dhe 3 tė prishura.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.8.2012, 10:49   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Ndalu dhe mendo!
Mendoje vdekjen!
Kėtu ėshtė gjithė puna te frika nga vdekja. Kėta s'janė as besimtarė qė thonė, ngatėrrojnė konceptet, janė tė dh.... nė brekė. Fshehin frikėn nėn termin "besim" dhe fshehin skuthėrinė nėn termin "dėshmor".
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.8.2012, 21:59   5
gurax
 
Kjo eshte vertet tere thelbi: frika nga vdekja, apo perballja ne nje menyre apo nje tjeter me vdekjen apo konceptin 'vdekje'. E te tera feve ne te tera kohet ne te tera kulturat. Ne nje forme apo tjeter premtohet apo kerkohet perjetesia: per disa ne formen e shpetimit ne perjetesi, per disa te tjere ne formen e eliksirit qe jep pavdeksine, per disa te tjere ne formen e shnderrimit ne nje qenie te pavdekshme.

Dhe nderkohe, nese konsiderojme vetem kete poezi, ka kontradikta groteske.

Citim:
Sepse Zoti tė ka falė dhe tek Ai do tė shkosh.
Lute Zotin qė tė falė!
Te ka falur, apo akoma s'te ka falur?

Ne kaq gje qe dhe doli dicka qe s'ka sens... imagjino ne disa libra qe kane qindra faqe.

Me kujtoi nje tip barcalete titulli i temes "Leter nga xheneti".

Nje cift do niseshin me pushime, dhe per arsye pune gruaja do te shkonte nje dite me vone sesa burri. Burri mberrin ne hotel, sheh dhe kenqet me kushtet dhe nis nje sms per te shoqen ku shkruhej: "Grua e dashur, une sapo mberrita. Po i pergatis te gjitha qe kur te vish neser te jete cdo gje gati. Ketu eshte shume nxehte. Mirupafshim neser".

Per arsye shpejtesie apo ndonje problem te vogel elektronik, mesazhi nuk shkon ne telefonin e gruas se tij, por ne telefonin e nje gruaje te moshuar te ciles po ate dite ne mengjes fatkeqsisht i kishte vdekur i shoqi. Kur lexoi mesazhin, leshoi nje britme dhe vdiq dhe ajo nga nje infarkt. Pjesetaret e familjes u afruan te shqetesuar dhe ngelen te tere te tmerruar kur lexuan mesazhin ne telefon, te cilin e moshuara e kishte akoma ne dore.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 14:47.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.