Kthehu   Kreu > Ateistėt > Absurditete fetare
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 30.6.2007, 14:28   1
fronti polar
MBARĖVAJTJA
veri-jug
 
fronti polar
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Pėrkufizimi i "zotit" (ushtrime logjike)


Kjo ėshtė njė nga pikat kyēe tė pozicionimit si ateist tė njerėzve pasi, pėrkundėr bindjes sė disave, termi "zot" ėshtė njė term qė nė fakt nuk ka ende njė pėrkufizim ndaj tė cilit t'i referohemi pėr tė kuptuar se ēfarė do tė thotė fjala.

Pėr nga vetitė qė i vishen abstraksionit "zoti" ky del gjithnjė i pamundur si koncept ndaj dhe klasifikohet tek absurditetet. Absurditetet janė mosekzistente nė realitet, por gjithsesi ēėshtja qė vijon hapet mė tepėr pėr njė analizė tė vetive a pėrshkrimeve qė teistėt i bėjnė "zotit", dhe se sa kėto i qėndrojnė logjikės.

Pra, cili ėshtė pėrkufizimi i termit "zot"? Ēfarė dmth "zot"? Analizė e lirė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.6.2007, 14:44   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Ky ėshtė pėrkufizimi im pėmbledhės i termit "zot" siē thuhet kryesisht sipas teizmit semit (judeo-kristiano-islamik), megjithėse mund tė pėrfshijė dhe fe tė tjera:
"Zoti ėshtė ai qė ėshtė! Gjithēka qė ne njohim, ai ėshtė tjetėrgjė. Ai ėshtė qenie mbinatyrore, e vetėdijshme, e vullnetshme, krijues i gjithėsisė, i gjithėfuqishėm, i gjithėdijshėm, i gjithėndodhshėm e i gjithėndodhur, gjithmirėdashės, i drejtė, i mėshirshėm, jolėndor, i pėrtejshėm (transendent), i pakonsumueshėm, i pėrsosur, i pėrjetshėm, pa fillim e mbarim, i pakohė (i pakushtėzuar nga koha, tej kohe), i panevojė (qė s'ka nevoja)."


Dhe disa sqarime nga fjalori:

Citim:
PĖRKUFIZ/OJ kal., ~OVA, ~UAR.

Jap nė mėnyrė tė pėrmbledhur e shkencore pėrmbajtjen e diēkaje, duke vėnė nė dukje tiparet thelbėsore e anėt mė tė rėndėsishme tė saj, bėj pėrkufizimin e diēkaje; Pėrcaktoj kuptimin e njė fjale, etj. Pėrkufizuan atomin (elektronin). Pėrkufizoj fjalėn (termin). E ka pėrkufizuar shkurt (drejt, qartė).
Citim:
ZOT I m. sh. fet.

Sipas parafytyrimeve fetare e mistike: qenia mė e lartė e mbinatyrshme, e trilluar nga fetė e ndryshme, e cila gjoja ka krijuar botėn, qėndron mbi tė dhe drejton gjithēka; perėndi. S'ka zot. Nuk i lutemi mė zotit.


ZOT II m. sh.

1. vjet. Pronar i njė pasurie qė kishte edhe pushtet kundrejt tė tjerėve; pronari kundrejt shėrbėtorėve ose kundrejt atyre qė punonin pėr tė; zotėri. Zotėrinj dhe skllevėr. Sillej si zot. Ndėrroi zot. Ti zot, unė zot, gomarin kush e kullot? fj.u.
2. vjet. Pėrdorej pėr tė thirrur me nderim njė burrė; pėrdorej nga nusja e re pėr tė thirrur me nderim vjehrrin, burrin ose kunatin.
3. libr. Pėrdoret pėr t'iu drejtuar nė mėnyrė zyrtare a me nderim burrave..., zotėri. Zoti president! Zoti ministėr! Zoti ambasador!
4. Ai qė ka nė dorė diēka dhe qė e pėrdor atė sipas dėshirės, ai qė ka tė drejta tė plota mbi diēka; i zoti. Zoti i shtėpisė kryefamiljari, i zoti i shtėpisė. Mali (qen) pa zot. Toka sot ka zot. Do zot shtėpia. Fushėn pa zot, gjithkush e kullot. fj.u.


MBINATYRSHĖM mb.

Qė ėshtė pėrtej natyrės a mbi natyrėn, qė nuk i pėrket kėsaj bote; qė nuk ėshtė pjesė e natyrės dhe nuk u nėnshtrohet ligjeve tė saj, qė nuk shpjegohet me ligjet e natyrės (sipas mitologjisė e dogmave fetare). Qenie e mbinatyrshme. Fuqitė e mbinatyrshme.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.6.2007, 15:43   3
fronti polar
MBARĖVAJTJA
veri-jug
 
fronti polar
 
Anėtarėsuar: 7.2006
Po marr nė shqyrtim pėrkufizimin pėrmbledhės:

Citim:
"Zoti ėshtė ai qė ėshtė! Gjithēka qė ne njohim, ai ėshtė tjetėrgjė. Ai ėshtė qenie mbinatyrore, e vetėdijshme, e vullnetshme, krijues i gjithėsisė, i gjithėfuqishėm, i gjithėdijshėm, i gjithėndodhshėm e i gjithėndodhur, gjithmirėdashės, jolėndor, i pėrtejshėm (transendent), i pakonsumueshėm, i pėrsosur, i pėrjetshėm, pa fillim e mbarim, i pakohė (i pakushtėzuar nga koha, tej kohe), i panevojė (qė s'ka nevoja)."
ku X = "zot"
Duke e marrė pikė pėr pikė kėtė parashtrim (dhe supozim, pasi nuk pėrmban bazė faktuale, pėrndryshe do tė ishte provuar tashmė nga ana empirike dhe s'do tė ekzistonte kjo temė):

1
Citim:
Zoti ėshtė ai qė ėshtė!
Ky ėshtė sofizėm i thjeshtė, nuk sqaron e as nuk ka vlerė shpjeguese. I tė njėjtės vlefshmėri ėshtė dhe ēdo "Unė P(4&*&^ jam ai qė jam".

2
Citim:
Gjithēka qė ne njohim, ai ėshtė tjetėrgjė.
Sipas kėsaj "zoti" ėshtė e panjohura X. Kjo pikė ėshtė kyēe dhe bie nė konflikt me ēdo shpjegim tė mundshėm nė pohore apo mohore qė vijon mė tej nė parashtrim.

Ēdo besimtar pasi ka pėrdorur kėtė pikė, nuk mund tė japė mė asnjė shpjegim tė mėtejshėm se ēfarė ėshtė apo nuk ėshtė X-i, pasi sapo ka caktuar se X=X, i panjohshėm, duke u vetėcaktuar injorant nė njohjen e "zotit" dhe i pavlefshėm pėr tė predikuar asgjė nė lidhje me "zotin" e tij personal.

3
Citim:
Ai ėshtė qenie...
Sipas konceptit tė ekzistencės, X duke qenė qenie, detyrimisht ėshtė materie (nė gjendje tė ndryshme, qė pėrfshin dhe atė qė quajmė energji), pėrndryshe nuk ekziston! Ekzistencė (tė qenit) do tė thotė ekzistencė e diēkaje.

Duke qenė lėndor, X ėshtė i ndijueshėm dhe i matshėm dhe kjo kundėrthotė pikėn 2.

4
Citim:
Ai ėshtė qenie mbinatyrore
ku Y = "mbinatyrė"
Kėtu ka njė fatalitet qė nė shikim tė parė. Qenia ėshtė diēka natyrore, pra ekzistencė lėndore. Kur thuhet qenie mbinatyrore ajo qė sillet nė diskutim ėshtė njė qenie qė nuk ka vetinė kryesore tė qenies, vetė tė qenit, vetė ekzistencėn, pasi qė tė jesh mbinatyror do tė thotė tė jesh tej natyrės a jashtė natyrės, tė mos kesh veēori tė natyrės e tė mos i nėnshtrohesh ligjėsisė dhe koncepteve tė natyrės (ekzistueshmėrisė, fuqishmėrisė, arsyeshmėrisė, mendueshmėrisė etj.).

Pėrderisa Y nuk i nėnshtrohet ekzistueshmėrisė, rrjedhimisht dhe ēdo element i supozuar "mbinatyror" nuk ekziston! "Nuk ėshtė i natyrės", do tė thotė "nuk ėshtė". Mbinatyra ėshtė njė fjalė tjetėr pėr tė thėnė iracionalitet, jorealitet, mosekzistencė!

Pa iu nėnshtruar dot arsyes, perceptimit dhe as konceptimit as nuk mund tė flitet rreth Y; dhe vetė togu qenie e mbinatyrshme ėshtė koncept i pavlefshėm, pasi vetė qenia me aftėsinė e tė qenit (ekzistencės) ėshtė koncept natyror, kėshtu qė detyrimisht jombinatyror.

Citim:
e vetėdijshme, e vullnetshme, krijues i gjithėsisė, i gjithėfuqishėm, i gjithėdijshėm, i gjithėndodhshėm e i gjithėndodhur, gjithmirėdashės, jolėndor, i pėrtejshėm (transendent), i pakonsumueshėm, i pėrsosur, i pėrjetshėm, pa fillim e mbarim, i pakohė (i pakushtėzuar nga koha, tej kohe), i panevojė (qė s'ka nevoja)."
5
Vetia si "krijues i gjithėsisė" bie ndesh me pėrsosmėrinė dhe/ose panevojshmėrinė. Nėse X ėshtė perfekt/jonevojtar atėherė X nuk ka asnjė nevojė pėr tė pėrmbushur, gjė qė hedh poshtė kryerjen e ēdo veprimi nga ana e X e aq mė tepėr atė tė krijimit tė njė gjithėsie.

6
Nėn kėtė drejtim, gjithėsia si koncept e pėrkufizim pėrfshin gjithēka, pra detyrimisht dhe X-in. Nėse X "krijoi" gjithėsinė atėherė dhe X u krijua gjatė "krijimit", gjė qė do tė thotė qė nuk ėshtė i pakohė apo qė nuk ėshtė i pėrjetshėm. Kjo bie ndesh dhe me fillimin dhe mbarimin e X-it pasi detyrimisht me "krijimin" X ka dhe fillim.

Pėr mė tej gjithėsia nuk mund "tė krijohet", pasi nuk ka mosekzistencė.


7
Gjithėfuqia si abstraksion mė vete ėshtė absurditet pasi vetėzhvlerėsohet. Nė rastin mė tė rėndomtė, X qė bėn gjithēka do tė kishte tė pamundur tė mosbėrit e diēkaje. Kjo ėshtė shprehur nė kohėn e duhur dhe nga poeti romak Lukreci nė frazėn: "Nėse "zoti" mund tė bėjė gjithēka, a mund tė bėjė njė gur aq tė rėndė sa tė mos ta ngrejė dot? Nqs. e bėn atėherė ka diēka qė "zoti" s'e bėn dot, nuk e ngre dot gurin. Pra, "zoti" nuk ekziston."

8
Gjithėdija ėshtė po ashtu vetėzhvlerėsuese pasi X nuk mund tė dijė/njohė emocionin e habisė. N.q.s. X di/njeh gjithēka prej pėrherė, atėherė nuk ka si tė jetė habitur ndonjėherė e pėr pasojė nuk ka si tė njohė se ē'ėshtė habia, gjė qė sjell njė mosdije nė ekuacion dhe hedh poshtė gjithėdijen.

9
Gjithėdija bie ndesh me gjithėmirėdashjen dhe pėrsosmėrinė. Nėse X njeh gjithēka dhe ėshtė perfekt si dhe gjithėmirėdashės, atėherė X e ka tė pamundur tė njohė ligėsinė, urrejtjen, mėrinė, cmirėn, egėrsinė, dinakėrinė, etj.

10
Gjithėmirėdashja bie ndesh me gjithėdijen dhe gjithėfuqinė, sepse nėse X do tė ishte gjithmirėdashės atėherė X nuk do tė lejonte tė keqen. Pėrndryshe: 1) ose X nuk e njeh tė keqen, pra nuk ėshtė i gjithėdijshėm, ose 2) X e ka tė pamundur ta parandalojė tė keqen, pra nuk ėshtė i gjithėfuqishėm, ose 3) X e krijon vetė tė keqen, pra nuk ėshtė gjithėmirėdashės. Kjo ėshtė dhe teza e famshme e lashtė e Epikurit kundėr X-it judaik.

11
Gjithėdija bie ndesh gjithashtu dhe me gjithėfuqinė apo vullnetshmėrinė, pasi nėse X di qė mė parė gjithēka qė do tė ndodhė nė vijim, ai nuk mund tė bėjė asgjė nė tė tashmen, pra nuk i mbetet tjetėrgjė pėrveēse tė jetė shikues/robot i asaj qė di qė do tė ndodhė. Gjithėdija hedh kėshtu krejt poshtė gjithėfuqinė. Nėse X ka mundėsi tė veprojė nė tė tashmen duke shkelur parashikimin e gjėrave, atėherė gjithėfuqia/vullnetshmėria hedh poshtė gjithėdijen.

12
Gjithėfuqia bie ndesh me gjithėdijen dhe nė rastin e njohjes sė emocioneve apo ndjesive tė dobėsisė, pamundėsisė, frikės, mėrzisė, sėmundjes, zhgėnjimit, shpresės, etj. pasi kėto rrjedhin vetėm nga pafuqishmėria.

13
Gjithėdija bie ndesh dhe me jolėndshmėrinė, pasi X duke mos qenė lėndor nuk ka se si tė dijė si tė notojė, ecė, fluturojė, vrapojė, kalėrojė, fėrkojė, e tė ēdo lloj veprimtarie tjetėr qė pėrftohet vetėm nėpėrmjet lėndshmėrisė.



Kėto janė disa nga kundėrshtitė qė hasen nė "pėrkufizimin" e termit "zot" mė lart me terma qė i pėrdorin rėndom fetarėt. Mund tė gjenden nė atė parashtrim dhe shumė tė tjera tė brendshme ose me ndėrvarje. Ja vlen tė bėhen disa pėrpjekje qoftė dhe veē pėr stėrvitje mendore.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.7.2007, 21:04   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
Kjo ėshtė shprehur nė kohėn e duhur dhe nga poeti romak Lukreci
Ėshtė pėr t'u shėnu fakti qė shohim dhe Epikurin dhe Lukrecin, pra qė nė kohėn kur filluan tė ndiheshin absurditetet fetare, t'i vėnė re ato dhe ta theksojnė natyrėn e tyre absurde! Por kėto vėrejtje tė tė lashtėve, tė parrėzuara pėr pothuaj 2000 vjet, vazhdojnė tė injorohen nga vulgu fetar. Kjo ėshtė akuzė e rėndė ndaj intelektit... tė vulgut!
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.8.2007, 20:31   5
kalimtar/e
 
Sa i pėrket kėsaj teme, un pajtohem me Legjionin (nė kėt rast, tė doktrinave monoteiste) sa i pėrket ēėshtjes sė zotit, mirpo do tė ishte mirė sikur tė fillojmė me kėrkimin e kuptimit tė pėrgjithshėm tė kėti termi, ngase siē e dimė, termi "Zot" ėshtė pėrmend edhe para periudhės monotheiste.

Sa i pėrket konceptit, aq sa kam lexuar un, si njė politeist agnostik, nuk kam parė se politeizmi dhe monoteizmi kanė pasur koncept tė pėrbashkėt pėr kėtė term. Jo pse monoteizmi e pranon ekzistencėn tė njė zoti tė vetėm por edhe pėr nga natyra e kėti koncepti; nuk ėshtė e pėrbashkėt.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.11.2010, 14:41   6
gurax
 
Kuptimi i pergjithshem i Zotit eshte te krijohet nje simbolike e njohur per dicka qe nuk eshte e njohur; eshte nje idealizim, nje modelizim, dicka analoge me aksiomen se cfare eshte infiniti. Sa here qe permendet Zoti kuptohen perhere disa gjera njekohesisht.

"E di Zoti se kur do bjere shi" eshte 'Nuk e di se kur do bjere shi', [zoti ~~ kohe e padefinuar, potencialisht infinit]. "Vetem zoti mund te krijoje jete" eshte "Nuk e di si ka lindur jeta", [zoti ~~ mekanizem i padefinuar, potencialisht infinit i komplikuar]. "Zoti eshte kudo" eshte 'Nuk e di se ku dhe si ta kerkoj dhe gjej zotin', [zoti ~~ vendndodhje e pacaktuar dhe gjitheperfshirese, qe ndodhet kudo e deri ne infinit].

Duke imituar ne menyre miqesore stilin shpjegues te nje libri matematik, vazhdoj ne formen:
Definicioni i Zotit i perman te tera ato definicione qe permenda dhe prape kam lene nje pafundesi (infinit) definicionesh, mund te mendohen pafund atribute te tilla per zotin, apo mundesi zgjidhje situatash apo mundesi perfundimesh ne kombinime shkak-pasoje. Pikerisht kjo bashkesi definicionesh dhe atributesh, me numer te pafundem elementesh, shkurt eshte emertuar Zot.
Sidoqofte, po qe se e pranojme kete emertim ne kete menyre, duhet patjeter te perfshijme dhe dicka tjeter shume te rendesishme qe permendet gjithashtu ne nje liber matematik kur flitet per definicione te llojit te mesiperm. Behet shume e qarte qe flitet per nje konvencion, per nje shenje, per nje ide, roli i te ciles eshte sqarues dhe thjeshtues per te shenuar ne menyre te caktuar dicka te pacaktuar (psh: "Une kam zero libra ne cante" <koncepti i zeros>. "Rreze nga nje burim drite ne infinit" <koncepti infinit>.)

Konvencione te tilla ne matematike dhe ne shkencat qe kane te bejne me te futen per arsyen e vetme qe me pas te procesohen kollaj me tej: te bejne pjese ne nje formule, te sherbejne si rezultat i vlefshem ne situata absurde i nje formule paraardhese, etj. (Psh pjestimi me zero nuk ka kuptim, por duke futur keto qe u thane me lart, po qe se percaktojme nga cila ane i afrohemi zeros, rezultati del infinit negativ apo pozitiv. Dhe menjehere ky rezultat eshte e mundur te futet ne llogaritje ne nje formule te metejshme. Abstraksioni, apo absurditeti, apo anomalia e DEFINUAR nga simboli apo emertimi (infiniti) tashme eshte e mundur te trajtohet si element normal (numat) qe jane te fundem.

Dhe ne kete analogji, definicioni "Zot" sherben per te futur ne formulat e jetes se perditshme njerezore dhe te prekshme dhe te shpjegueshme dhe me logjike natyrore, faktorin "nuk e di" ose "e panjohur" ose "mbinatyrore". Ne kete menyre 'formulat' qendrojne dhe logjika vazhdon njerezore nga ai moment e me tej.

E keqja eshte se shume njerez e harrojne menjehere qe perpara ketij hapit "njerezore me tej" u ra dakord per nje abstraksion jo njerezor, me ane te definicionit. Dhe bien ne gracken e llogjikes ciklike, shpjegojne abstraksionin me rezultatin e llogaritur "me tej", dhe "me tej" perseri abstraksioni con ne llogjike shume normale njerezore .... e keshtu perhere.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 14:46.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.