Kthehu   Kreu > Ateistėt > Pyetje-pėrgjigje
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 1.7.2010, 04:32   1
thenje
 

Kam disa pytje!


Tung ju pershendes kam disa pytje me interesojn keto pytje se met vertet nuk besoj ne zot dhe jetoj me musliman ne shtepi dhe shoqerin e kam musliman FULL koka full me eshte ber me ALLAHU eshte nje....... dhe kur flasim ndonje gje nervozohen dhe normal se akceptojn ate qe jam Ateist hehehe dhe gjdoher vin keto debate

- Adami dhe Eva kan bere njerzit (dhe zezaket dhe aziatiket te gjithe )
- Zoti ka krijuar boten per 7 dite

dhe gjdo her me pyesin qka mendon ti

1. si eshte ber bota dhe
2. nga jan ndertuar njerezit ?

Dua ta di ju qfar mendoni disa pergjigje shume te sakta do ishte shume mire : )


Ju faleminderit
TheNJE
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.7.2010, 00:19   2
antiteisti
 
i dashur THENJE.
Se pari dua te te them qe mbase je besimtar dhe po provokon. Ti thua qe je ateist por pyetjet qe ke parashtru tregojn qe edhe nese je ateist, kete e ke pranu sikur fetaret zotin pa perdorur arsyen por vetem duke besuar qe ka (s'ka) zot. Nese nuk beson ateher duhet te jesh i bindur me fakte por mbase je shum i ri dhe ateizmin e ke perqafu nga ndikimet e dikujt tjeter me te rritur.

Sai perket pyetjeve tuaja shpjegimi shkencor eshte i gjate . Por se pari ti duhet te dish per evolucionin e botes bimore dhe shtazore dhe ateher ke fakte per tu pergjigjur si jan krijuar njerzit. Por per ty pasi qe ske njohuri, mbrojtja me e mire do te ishte nese ne pyetjet e cekuar te pergjigjesh me kunderpyetje.

Kunderpyetjet do te ishin:
- Pasi qe Adami dhe Eva e pan vet zotin, pse nuk munden tua transmetojne keto deshmi bijve dhe nipave brez pas brezi, Pra si ndoshi kjo shkeputje kur dihet se njerzimi kan besuar ne shum zotra deri me rastin e shfaqjes se profeteve. Pra njuerzimi e la besimin ne nje zot qe e kishin trashegim nga te paret dhe filloj te besoj ne dukuri natyrore dhe trupo qiellor.
- Nese zoti ka krijuar njerzimin ateher cilen rac e ka kriju? Si ka mundesi nga i bardhi te dal i ziu?
- Nese zoti ka kriju boten dhe njerzit ne te, Ateher pse nuk i ka bere perfekt por i ka bere njerez ujq qe duan ta han njeri tjetrin. A ska fuqi ti kontrolloj keqbersit?
- Nese zoti ka kriju njerzimin, pse ju dasht qe te dergoj 72 profet? A nuk mjaftonte profeti dhe njeriu i par i kesaj bote Adami per te dergu mesazh tek pasardhesit per ekzistencen e zotit? Apo ndoshtsa zoti nuk ka qene edhe aq i menqur dhe koh pas kohe per 72 here i eshte dasht te ndreq gabimet e veta duke dergu profet te rinje.
- Pse zoti lejon luftra fetare bash ne emer te tije? A e din qe shumica e njerzimit jan vrara ne emer te zotit. A ska fuqi zoti qe ti kontrolloj krijesat e veta dhe ti vetedijesoj qe i gjith njerzimi te besojne zotin ne nje forme te vetme, Dikush nga fetaret mund te thot se humbjet nbjerzore jan denim per shkak se kan harruar zotin. Ta marrim luften e fundit: Athu Serbet jan ne rrug te drejt te besimit qe zoti iu dha fuqi per te vrar 15 000 shqiptar dhe ate shumicen pleq, gra dhe femije. Nese zoti ka dasht te ndeshkoj te rriturit per devijimin e tyre OK. Por kend ka dashur zoti ta denoj ne rastin kur serbi i dhunonte prinderit ne sy te femijeve dhe pastaj i vriste. Ne kete rast tmerri qe ka pare femija nuk eshte ndeshkim per te rriturit por per femijen i cili ende nuk ishte i mekatuar.
Ateher ky zot na qenka sadist qe kenaqet me vuajtjet e krijesave te veta.

...E keshtu me radh ka pyetje te panumerta, ne te cilat besimtaret nuk kan pergjigje. Pra nese ske argumente per ateizimin ateher perdori pyetjet pa pergjigje per besimtaret.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.7.2010, 12:18   3
evola
 
Pėrshėndetje thenje. Me kėto dy pyetje merret shkenca.

1. Me tė parėn astronomia e gjeologjia. Pėr formimin e Tokės deri mė sot dimė se ka ndodhur si pasojė e pėrplasjes tė materialit hapėsinor qė u ndodh rreth Diellit gjatė lindjes sė tij dhe mė vonė kur fusha e tij gravitacionale e mblodhi kėtė material rreth vetes nė formė planetesh. Dielli ėshtė njė yll i rėndomtė nė hapėsirė dhe yje tė tillė lindin e vdesin ēdo ditė nė hapėsirė.

2. Me pyetjen e dytė merret biologjia, gjeologjia etj. Ndėrveprimi i molekulave nė kushtet e Tokės ka shkaktuar shndėrrimin e lėndės joorganike nė lėndė organike, ka artikuj pėr kėtė dhe te lajmet shkencore tė faqes ku eksperimentet e kanė provuar dukurinė. Prej formimit tė lėndės organike pastaj vepron evolucioni i gjallesave, d.m.th. pėrshtatja e organizmave ndaj mjedisit dhe mbijetesa afatgjatė vetėm e atyre organizmave qė shfaqin veēoritė e duhura pėr tė pėrballuar mė mirė se tė tjerėt kushtet e mjedisit ku ndodhen.

Kėto janė pėrgjigjet shkurtimisht dhe mekanizmat nė tė dy rastet janė tė thjeshta si koncepte. Vrojtimi i vazhduar i hapėsirės dhe natyrės ka bėrė qė tė fillojmė tė kuptojmė tani nė hollėsi kėto mekanizma.

Problemi me fetarėt ėshtė se nė shumė raste duket se mjaftohen me njė "e bėri zoti" se ėshtė mė e thjeshtė sesa tė pėrdorin trurin.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.7.2010, 12:24   4
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Kush ka interes kishte njė artikull te "Discover" dhe "Nature" para ca ditėsh pėr lindjen e Diellit, sepse u vrojtua e njėjta dukuri gjatė lindjes sė njė ylli tė ngjashėm nė pjesė tjetėr tė hapėsirės:

Citim:
How a Massive Star Is Born

Our sun and a much bigger star that resides 10,000 light years away have something in common: the way they were born. Though scientists had previously wondered if stars 10 to 20 times the sun’s size required a different setup to grow, new observations show that both our sun and plus-sized stars can form from large hoops of dust called accretion disks.

Astronomers arrived at the findings, published online today in Nature, by weaving together observations from two observatories–the Very Large Telescope Interferometer of the European Southern Observatory in Chile and NASA’s orbital Spitzer Space Telescope. Researchers combined the observatories’ power to get a “virtual” telescope of much better resolution, the equivalent of one with a 280-foot mirror.

http://blogs.discovermagazine.com/80...-star-is-born/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.7.2010, 23:01   5
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Lindja e kėtij tjetrit shėnon masė 300 diej:

Citim:
Astronomers find a 300 solar mass star

Star R136a1 is the most massive star ever found with a current mass of about 265 solar masses and a birth mass of about 320 times that of the Sun.

http://www.astronomy.com/asy/default.aspx?c=a&id=10059
Njė pyetje pėr fetarėt ėshtė se ēne qė lindin e vdesin tėrė kėto yje nga dita nė ditė? Po bėn prova "zoti"? S'i doli mirė ky i joni qė e ka mbush gjithėsinė me yje?
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.8.2010, 13:34   6
evola
 
Pėr ilustrim ja disa lajme shkencore qė kanė tė bėjnė me formimin e materialeve organike nė Tokė:

https://ateistėt.com/lajme/fd0518 A ishin paraardhėsit e jetės... shkėmbinj protonikė?
https://ateistėt.com/lajme/fd0311 Prejardhja vullkanike e jetės pėrforcohet nė dritėn e analizave tė reja
https://ateistėt.com/lajme/fd0343 Meteoritėt e parė mbi oqeane, mund tė kenė ndikuar nė formimin e jetės nė Tokė
https://ateistėt.com/lajme/fd0517 Tė dhėna tė reja mbi evolucionin pas njė eksperimenti 21-vjeēar
https://ateistėt.com/lajme/fd0344 Molekulat bazė pėr formimin e jetės, jo aq tė rralla nė univers
https://ateistėt.com/lajme/fd0451 NASA: Aminoacide nė pluhurin e njė komete
https://ateistėt.com/lajme/fd0615 8% e lėndės gjenetike tė njeriut me prejardhje virusi

Nga kėto shikojmė se lėnda e parė pėr formimin e materialeve organike (jetės) nuk ėshtė e rrallė nė gjithėsi, trupat e ndryshme qiellore mbajnė aminoacide tė gatshme, kushtet nė mjedise vullkanike janė tė favorshme pėr formim tė lėndės organike etj. Aq mė tepėr qė kėto vrojtohen ende sot.

Pra probabiliteti matematik thotė se kanė ndodhur dhe mė parė e do tė vazhdojnė tė ndodhin nėpėr gjithėsi, pastaj zhvillimi i tyre varet nga mjedisi ku ndodhen.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.9.2010, 14:40   7
gurax
 
Thenie,

Une ne fakt te propozoj nje strategji tjeter. Atehere:

Citim:
- Adami dhe Eva kan bere njerzit (dhe zezaket dhe aziatiket te gjithe )
Mund t'i pyesesh fillimisht a jemi ne njesoj me Even dhe Adamin. Nese te thone jo (mua me kane thene jo) pyeti se pse jo dhe ku ndryshojme ne sot nga Eva dhe Adami atehere. Pyeti nese femijet e tyre dhe kane qene apo jo njesoj me ne. Normalisht duhet te thone "po" sepse femijet e tyre jane bere pasi ata u perjashtuan nga Kopshti i Xhaxhit me Mjeker dhe skepter ne dore, pra cfaredo privilegji qe mund te kene patur si mbinatyrore, kur kane bere femijet e tyre, ju kane humbur, kane qene njesoj me ne. .... Dhe je gati per pergjigjen qe do i hutoje: Nese sot marrim nje femer dhe nje mashkull, i leme te shumohen dhe femijet perseri te shumohen, me inceste nga me te ndryshem ne kombinime: baba, motra, vellezer, kusherinj (vetem fantazia eshte limiti), ata mund te verifikojne vete se cfare ndodh me pasardhesit brenda te njejtes familje ne disa breza njeri pas tjetrit.

Citim:
- Zoti ka krijuar boten per 7 dite
Ku eshte thene kjo gje. Ku eshte pare kjo gje dhe si mund ta verifikojme. Nese te thone qe atehere dita ka qene ndryshe nga sot. Plus, kerkoju te te shpjegojne cfare kuptojne me "Bote". Token apo Universin... hehe. Dikur do bien dakord per Token. (mund te flasin qe nje dite e atehershme ka qene = 1000vjet). Thjesht bej llogarine sa e gjate eshte dita dhe ruaje perfundimin se do te te duhet pak me vone.

Vazhdojme. Universi mendohet te jete rreth 13.8 miliard vjet i vjeter (sipas shkalles 'se sotme' te kohes, mund te te cajne veshet me "ku e ke matur ti". Ju thua qe thjesht shkalla e matjes eshte e ndryshme, psh kur thua "nje ore" eshte njesoj me 60 min ose 3600 sec). Diferenca 13.8 - 4.6 = 9.2. Kjo i bie te jete diferena midis "diteve" kur u krijua Qielli dhe Toka. Kjo eshte shume e sakte neper literaturen fetare.... dhe mberijme ne grand-finale. Tashti... krahaso gjatesine e dites me lart, me gjatesine e dites nga kjo diferenca. Ho fillojne te flasin me vete dhe do reshqasin si ngjala. Nuk kane cfare te bejne tjeter.


Citim:
dhe gjdo her me pyesin qka mendon ti

1. si eshte ber bota dhe
2. nga jan ndertuar njerezit ?
Kjo eshte e thjeshte. Bota (Toka) eshte krijuar ne te njejten kohe me sistemin diellor sipas nje procesi qe tashme dihet shume sakte, sic formohen te tere sistemet diellore. Kurse njerezit jane ndertuar nga elementet baze qe gjenden ne tabelen e Mendelejvit. Nese ata do te zhvendosen nga Toka tek Universi (perhere keshtu bejne) atehere thuaju qe akoma nuk dihet e sakte por jemi rruges duke e zbuluar se si eshte krijuar universi. Fakti qe s'dihet e sakte, s'do te thote fare qe e ka krijuar Zoti, sepse me te njejten logjike, kur une nuk e di sa eshte integrali i trefishte sipas vijes se mbyllur nje rreth me qender ne (0,0) dhe me rreze 43, i funksionit logxdx, kjo s'do te thote qe ky integral eshte 5. (mund te jete dhe 6, dhe 7, dhe 100...) Per ta ditur duhet ta gjejme saktesisht dhe vetem atehere kemi sy e faqe se e dime dicka dhe s'po ja fusim kot.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 02:59.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.