Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1939-1943: Principata II
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.11.2015, 22:21   1

1941: Tri ditė Shqipni (kapitullimi i Jugosllavisė ndaj Gjermanisė)




Citim:
Tri ditė Shqipni (VIDEO)

Shumė familje nė Kosovė ende mbajnė si relikt dokumente me vula tė Shqipėrisė, tė para 74 vjetėve, kur u bashkuan pėr tri vjet Kosova dhe Shqipėria. Ata i kanė kujtim dokumentet me shqiponjė, ndėrsa tre vjetėt (1941-1944) i konsiderojnė “Tri ditė Shqipni”

Flamuri kombėtar ėshtė vendosur kudo, rrugėt janė stėrmbushur me njerėz, furrat dhe mishtoret janė hapur pa pagesė qė qytetarėt tė shėrbehen me bukė e mish, kurse kėnga e vallja ka jehuar nga agimi nė mbrėmje. Kėshtu kujtohet kremtimi i Ditės sė Flamurit - 28 Nėntori, nė vitin 1941, kur Kosova ishte e bashkuar me Shqipėrinė dhe prishtinasit ishin vetėm banorė tė njė qyteti tė Shqipėrisė, ndėrsa kryeqytet kishin Tiranėn.

Banorėt e Kosovės qė janė gjallė sot, e nė atė kohė ishin nxėnės tė Shqipėrisė etnike, mbajnė mend edhe pikat kufitare tė Shqipėrisė qė pėrfshinin tokat e ēliruara me katėr prefektura: Prizreni, Peja, Prishtina dhe Dibra. Por, meqė aq shpejt kishte kaluar kjo periudhė, nga pleqtė ishte konsideruar si “Tri ditė Shqipni”.

Ibrahim Stublla (1932), 83-vjeēari qė jeton nė Podujevė, ishte vetėm tetė vjeē e gjysmė kur mori pjesė nė festimin pėr herė tė parė tė Ditės sė Flamurit nė kėtė qytet, por qė po kremtohej dhe nė gjithė Kosovėn nė vitin 1941. Shqipėria, nė kėtė vit thotė se kishte 74 mijė kilometra dhe Podujeva qyteti ku ka lindur ai ishte njė nga qytetet e Shqipėrisė. Shtatėdhjetekatėr vjet pas, ai rrėfen pėr “Zėrin” sesi u shpėrnda lajmi se mė 28 Nėntor duhet tė festohet Dita e Ēlirimit.

Ndryshimi qė shqiptarėt e pėrjetuan pėr herė tė parė

“Populli nuk mbahet mend tė ketė pasur gėzim mė tė madh. Mė 28 Nėntor 1941 ishte festa e parė qė u bė nė rrethin e Llapit, njerėzit u mblodhėn nė atė shesh qė kishte qyteti nė atė kohė, vinin nga tė katėr anėt, zbrisnin me kuaj nga fshatrat, u bė si dasmė me njė fjalė, thernin bagėti, hanin populli bukė e mish dhe ne fėmijėt kėndonim kėngė me motive kombėtare. Tė gjitha furrat e mishtoret kanė qenė tė hapura qė tė marrė populli ushqim pėr kremtim”, kujton plaku Stublla, e qė mė vonė u bė njė nga mėsuesit e parė tė kėsaj komune. Ai tregon se nė ballkonin e njė ndėrtese u shfaqen dy vajza qė recituan vjersha pėr 28 Nėntorin dhe hoxhėn e qytetit qė bėnte amin. “Edhe imamėt (feja) nė atė kohė ishte bashkė me elitėn intelektuale. Falė inteligjencės shqiptare pėr herė tė parė mė 1941 populli shqiptar pėrjetoi njė festė tė madhe kombėtare”, thotė Stublla, duke folur pėr lirinė e plotė tė shqiptarėve, qė kishin xhandarmėrinė e tyre, shkollat, administratėn... kurse vulat mbanin emrin Shqipėri. Flamurin kombėtar pėr herė tė parė, thotė se e ka parė si fėmijė tetė vjeē e gjysmė, qė u vendos nė shkollė nga njė oficer gjerman, i shoqėruar nga dy banorė shqiptarė.

“Filloi zgjimi kombėtar, e pamė flamurin, kėngė shqiptare me motive patriotike kėndoheshin... Kemi pėrjetuar liri tė plotė, gėzim, shkollim, djem e vajza bashkė shkonim, u bė njė ndryshim qė kurrė shqiptarėt s’e kanė pėrjetuar gjatė historisė sė mėparshme”, thotė ai.

Ēlirimi solli dhe abetaren e parė shqipe nė duar tė nxėnėsve. Ndėrsa suksesin thotė se e kanė marrė me vulė tė Shqipėrisė etnike, kurse mėngjes pėr mėngjes kėndohej himni i flamurit kombėtar. “Nė prill tė vitit 1941 hynė gjermanėt dhe nė fund tė 1944-ės Gjermania u tėrhoq dhe kufiri me Shqipėrinė etnike u hoq duke u vendosur kufij politikė. Kur hynė kėta (ish-Jugosllavia) i sollėn festat e veta dhe ne humbėm festat tona”. Kur gjermanėt u tėrhoqėn dhe kufijtė etnikė u ndryshuan, ai thotė se “u pėrfshinė nga mjerimi”. “Flamuri u hoq dhe askund nuk guxonim ta vendosnim, kurse historia nacionale ishte rreptėsisht e ndaluar”. Pastaj filluan persekutimet. “I merrnin inteligjencėn mė tė shkolluar e i vrisnin pa iu bėrė gjyq...”, thotė Stublla.

Liria e lėvizjes pa frikėn e burgosjes

Hazir Matoshi (1917), i cili tash jeton nė Hajvali, por qė nė vitet e sundimit shqiptar nga viti 1942-45 kishte jetuar nė fshatin Gmicė tė Komunės sė Kamenicės, i kujton me nostalgji ato tri vjet. Ai thotė se pėrveē disa problemeve tė vogla qė kanė pasur me taksat, nė pėrgjithėsi kanė qenė tri vitet mė tė mira tė asaj periudhe. Ai rrėfen pėr lirinė e lėvizjes pa frikėn e burgosjes apo rrahjes, siē e kishin pėrjetuar nga regjimi serb, lirinė e fjalės e ndjenjėn e vėllazėrisė. “Mė kujtohet kur ka hyrė Shqipėria, ne nė Kosovė filluam tė ndihemi tė lirė. Shkonim nė qytet pėr pazare pa frikė se do tė ndaloheshim nga regjimi, do tė rriheshim apo do tė na merrnin pazarin. Ky ishte lehtėsim i madh pėr ne nė atė kohė”, rrėfen Matoshi. Ai tregon se kudo qė i takonin ushtarėt shqiptarė iu thoshin “Po si jeni o vėllezėr”.

Ai thotė se kjo ishte ndjenjė e mirė pėr banorėt e kėtyre trojeve. “Ndiheshim tė sigurt dhe mė nė fund tė lirė”, shton ai. Pėr 98-vjeēarin ato tri vjet tė sundimit shqiptaro-italian nė Gmicė krijuan ambientin qė njerėzit tė kėndojnė lirisht, tė bėjnė tregti lirisht dhe kjo ishte e mjaftueshme, siē shprehet ai “pėr tė ndjerė frymėn e lirisė”.
Por, meqė kjo periudhė kishte kaluar shpejt, shumė pleq tė tjerė kėtė e konsiderojnė metaforikisht si: “Tri ditė Shqipni”.

Historianėt:“Ditėt e Shqipnisė” mė tė mirat pėr popullin shqiptar

Historiani, hulumtues shkencor nė Institutin e Historisė “Ali Hadri”, Haki Kasumi, thotė pėr gazetėn se gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe kapitullimit tė Mbretėrisė Jugosllave nė prill 1941, viset etnike shqiptare tė cilat ishin pushtuar nga Serbia dhe Mali i Zi, nė Luftėn e Parė Ballkanike nė vitin 1912, tani u pushtuan nga shtetet nazifashiste (Gjermania, Italia dhe Bullgaria). “Nė muajin gusht tė 1941-s viset etnike shqiptare u copėtuan nga pushtuesit e rinj. Pjesa mė e madhe e viseve shqiptare i takonin zonės sė okupimit italian (pjesa dėrmuese e Kosovės dhe e viseve etnike shqiptare nė Maqedoni, (pėrjashto Shkupin) me kėto qytete: Prizreni, Theranda, Ferizaj, Prishtina, Peja dhe Gjakova). Mitrovica me rrethet e Vushtrrisė, Podujevės dhe tė Pazarit tė Ri bėnin pjesė nė zonėn e okupimit gjerman dhe kishin statusin e Qarkut autonom nė kuadėr tė Serbisė sė Nediqit”.

Nė zonėn bullgare tė pushtimit, ai thotė se mbeten Gjilani me rrethinė, Kaēaniku dhe Shkupi. Ndėrsa, Kasumi thotė se viset tjera etnike shqiptare gėzonin tė drejta dhe liri bukur tė mėdha.

“E sidomos pjesa nėn okupimin italian, e cila i ishte bashkėngjitur Mbretėrisė Shqiptare dhe deri nė nėntorin e vitit 1944 kjo sajesė nė popull ėshtė e njohur si Shqipėria e Madhe. Pėr shqiptarėt e dalė nga robėria gjakatare e Mbretėrisė jugosllave konsiderohej ēlirim dhe realizim i idesė nacionaliste tė bashkimit kombėtar. Administrata nė kėto vise ishte nė gjuhėn amtare, shkollimi po ashtu si dhe kryeqendėr administrative ishte Tirana”. Kasumi thotė se vija ndarėse (kufiri) ndėrmjet shqiptarėve deri nė kapitullimin e Italisė fashiste, shtator 1943, ishte: rrethinė e Mitrovicės pėrgjatė lumit Sitnicė deri afėr Obiliqit ndahej te fshati Babimos lidhej me rrethinėn e largėt tė Prishtinės dhe dilte nė rrethinėn e Gjilanit dhe i afrohej Kaēanikut dhe dilte tė rrethina e Shkupit prej nga lidhej me viset tjera tė Maqedonisė dhe vazhdonte nė drejtim tė Bullgarisė.

Historiani Shpend Avdiu thotė se kjo periudhė kohore nga populli njihej si “Ditėt e Shqipnisė”. “Popullsia e Kosovės i konsideronte ushtritė pushtuese italiane dhe gjermane si ēliruese pasi qė nė periudhėn mes dy luftėrave gjatė sundimit nė Mbretėrinė Serbe, Kroate dhe Sllovene e mė vonė Jugosllavia i kishte shtypur dhe ua kishte mohuar tė gjitha tė drejtat kėsaj shtrese tė popullsisė. Ushtritė pushtuese, popullsisė sė Kosovės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ua kishin dhėnė disa tė drejta, si: udhėheqjen e administratės, tė drejtėn e shkollimit nė gjuhė amtare si dhe flamurin kombėtar”, thotė ai pėr “Zėrin”.

http://zeri.info/aktuale/64257/tri-dite-shqipni-video/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 10:45.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.