Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1943-1944: Mbretėria II (Shqipėria e bashkuar II)
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.8.2006, 23:06   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Shkrim i cituar 1943-44: Marrėdhėniet shtetėrore shqiptaro-gjermane


Citim:
Ribbentrop: Shqipėria shtet i pavarur
Gazeta Shqiptare, 9 Maj 2001 - Dashnor Kaloēi

Nė fundin e verės nė gushtin e vitit 1943, kur trupat italiane nė Shqipėri ishin nė prag tė kapitullimit, Ribbentrop, Ministri i Jashtėm i Gjermanisė sė Hitlerit i ndiqte me vėmendje tė madhe ato ngjarje. Lidhur me atė situatė nė tė cilėn ndodhej Shqipėria asokohe dhe interesat e gjermanėve pėr tė hyrė nė Shqipėri, bėnė fjalė dhe telegrami i mėposhtėm qė ai ja dėrgon konsullit tė pėrgjithshėm nė Romė nė tė cilin thuhet:

Citim:
"Ambasadės nė Romė, shėnim pėr sekrete shtetėrore.
Tepėr rezervat.
Urgjent.

Personalisht pėr tė ngarkuarin me punė.

Ju lutemi qė ta rregulloni punėn me qėllim qė konsulli i pėrgjithshėm Shlip, mė datėn 21 gusht 1943 tė sillet me aeroplan gjerman nga Tirana nė Romė. Pas ardhjes sė tij, ju lutemi qė personalisht t` ia pėrcillni kėtė porosi shumė sekrete:
"Nė lidhje me ngjarjet nė Itali, pėr ne ėshtė me rėndėsi tė veēantė qė tė kemi njė pasqyrė tė situatės sė tashme politike nė Shqipėri. Do tė ishte e mundshme, qė nė Itali tė ndodhnin ndryshime tė mėtejshme tė cilat do tė kishin pėr pasojė largimin definitiv tė italianėve nga Shqipėria. Pėr kėtė rast, gjithashtu ėshtė e mundur qė nė lidhje me zbarkimin eventual tė anglezėve dhe amerikanėve nė Italinė e jugut, tė detyrohemi pa marrė parasysh masat ushtarake, sa mė shpejt tė marrim vendimin politik lidhur me qėndrimin tonė tė ardhshėm rreth Shqipėrisė. Gjatė marrjes sė kėtij vendimi, pėr ne duhet tė jetė e qartė ideja se nė rast se mbrojmė ushtarakisht bregdetin shqiptar, e veēanėrisht pėrballė rrugės sė Kanalit tė Otrantos, do ta qetėsojmė politikisht Shqipėrinė.

Kėshtu qė sipas mundėsive tona do tė ua lehtėsojmė trupave tona kryerjen e kėsaj detyre mbrojtėse dhe nuk duhet pėrdorur fare apo duhen pėrdorur vetėm trupa tė vogla gjermane, tė cilat do tė kenė si detyrė kryesore ruajtjen e qetėsisė dhe rendin nė Shqipėri dhe rrugėt nga do tė kalojnė furnizimet pėr trupat tona qė do tė luftojnė nė bregdet, tė jenė plotėsisht tė sigurta. Unė kam parasysh idenė qė ne nė kėtė situatė sa mė shpejtė ta njohim Shqipėrinė si shtet tė pavarur, me ē` rast, natyrisht duhet pasur parasysh supozimin qė ne tė gjejmė njerėz tė pėrshtatshėm qė tė ndikojnė, qė tė krijohet njė qeveri e cila do tė ishte e aftė pėr negociata dhe do tė kishte qėndrim pozitiv ndaj nesh.

Unė personalisht nuk e kam tė qartė se ē` gjendje mbretėron tani atje dhe se kush do tė mund ta merrte nė dorė timonin pėr drejtimin e njė qeverie, pas kapitullimit tė italianėve. Raporti i juaj i datės 31 korrik 1943. nė telegramin nga Roma, Nr. 3736. tė datės 2 gusht, flet pėr atė se ėshtė formuar "Organizata pėr Ēlirimin Nacional tė Shqipėrisė" ( Kėshillit i Pėrgjithshėm Antifashist i Enver Hoxhės) dhe se ajo ka shpallur njė proklamatė nga e cila mund tė kuptohet se ajo organizatė i ėshtė bashkėngjitur aleancės anglo-sovjeto-amerikane. Ju pohoni se nė Komitet janė udhėheqėsit e bandave Abaz Kupi e Myslym Peza si dhe disa komunistė. Po kėshtu pohoni se ėshtė bėrė e ditur se pėr prezencėn e disa oficerėve anglezė nė periferi tė Tiranės.

Nė anėn tjetėr kam marrė njė raport nė bazė tė tė cilit, ėshtė nė themelim e sipėr njė qeveri nacionale tė cilės i prijnė Mark Gjon Markaj me Mithat Frashėrin, Hasan Dostin, Abaz Kupin (Bazi i Canės) e Faik Qukun. Pohohet se gati i tėrė rajoni i Shqipėrisė sė Jugut, ėshtė nė duart e shqiptarėve duke filluar nga kufiri malazez e deri nė Gjirin e Vlorės, duke pėrjashtuar qytetet e mėdha si Tirana, Vlora, Durrėsi e Shkodra".

"Nė kėtė raport mė pas thuhet se udhėheqėsi i njohur bandit Muharrem Bajraktari, ka zhvilluar negociata me Drazha Mihajlloviēin, por se kėto negociata kanė pėsuar fiasko mu rreth problemit e ēėshtjes sė Kosovės. Thuhet se Bajraktari ėshtė kundėrshtar i pėrbetuar i italianėve dhe se ka lidhje tė ngushta me Komitetin Nacional tė pėrmendur mė lart. Ai gjoja i ka deklaruar njė komisari se po ta pėrkrahin gjermanėt, ai do tė luftonte kundra anglezėve. Nėse kjo s’mund tė ndodhė, atėherė ai nuk do tė mund tė ndėrmerrte asnjė invazion kundra anglezėve.

Ky raport dhe raportet tuaja tė tjera janė dhe bien nė kundėrshtim me njėri-tjetrin, prandaj ju lutem qė nga Roma, menjėherė tė mė dėrgoni njė raport gjithėpėrfshirės lidhur me situatėn atje dhe qė tė deklaroheni rreth raportit tė pėrmendur pėr krijimin e qeveris nacionale. Sipas raportit tuaj, vėnia e kontaktit tonė me "Organizatėn pėr Ēlirim Nacional tė Shqipėrisė", nė tė cilėn ndodhen dhe komunistėt, do tė ishte e pakuptimtė. Nga ky shkak mbetet dilema se me qėllim tė formimit dhe tė njohjes sė njė qeverie nacionale shqiptare, nė momentin e caktuar a do tė ishte e mundur tė krijonim lidhje sa mė shpejt qė tė jetė e mundur me qeverinė e nacionale tė pėrmendur mė lart apo dhe me personalitete tė tjera.

Pėr ne, gjithashtu do tė ishte me rėndėsi qė tė dimė se a do tė kishit mundur Ju, qė nė kėtė situatė, tė krijonit njė kontakt me ndonjė personalitet tė popullarizuar atje, personalitet ky qė me pėrkrahjen tonė politike e ushtarake, do tė mund ta merrte shtetin nė duart e veta sa mė parė qė tė jetė e mundur dhe qė tė vihej pėrballė tė njė qeverie tė tillė nacionale.

Ju lutemi qė pas dėrgimit tė raportit tuaj, tė rrini nė Romė deri sa tė merrni instruksionet e mėtejme. Ju lutem qė ky telegram, pasi tė njihet me tė konsulli Shlip, e gjithashtu edhe tė konceptit tė pėrgjigjies sė konsullit tė pėrgjithshėm, menjėherė tė asgjėsohen.

Ribbentrop".

Siē shihet dhe nga telegrami qė Ministri i Jashtėm i Gjermanisė hitleriane Ribbentrop, i dėrgon konsullit tė tij nė Romė, gjermanėt ishin tė interesuar pėr njė ndryshim sa mė tė shpejtė tė situatės politike nė Itali, me qėllim qė ushtria italiane qė ishte dislokuar nė Shqipėri, tė tėrhiqej sa mė shpejt prej andej. Nga kjo gjė, gjermanėt do tė pėrfitonin pėr tė zbarkuar menjėherė nė bregdetin shqiptar, pėrpara se ajo gjė tė bėhej nga forcat aleate anglo-amerikane. Pra qėllimi i zbarkimit tė gjermanėve nė Shqipėri, ishte dislokimi i tyre nė bregdetin shqiptar dhe kryesisht nė zonėn pėrballė Kanalit tė Otrantos, pėr t“ju mbrojtur krahėt trupave tė tyre qė tėrhiqeshin nga Greqia nė Shqipėri e nė drejtim tė Jugosllavisė me destinacion Berlinin, nga ndonjė sulm i mundshėm i trupave anglo-amerikane.

Pas telegramit tė mėsipėrm, po nė datėn 21 gusht 1943, Sekretari Shtetėror i Gjermanisė, i dėrgon njė telegram tjetėr tė shifruar konsullit gjerman nė Romė, Zonlajtnerit (Sonnleithner) nė tė cilin shkruhet:

Citim:
"Berlin 21 gusht 1943.
Pol IV 1646.
Referenti G.K. Fajne.

Telegram prej trenit special, pėr legatin fon Zonlajtner.

Si plotėsim i shėnimit tė datės 18 gusht tė kėtij muaji pėr rrethanat politike nė Juglindje, po ju sqaroj si vijon:
"Shqipėria ėshtė e okupuar nga shtatė divizione italiane. Por ndryshe nga rajonet e tjera Ballkanike, qė janė okupuar nga ushtria italiane, ato kėtu nė Shqipėri kėnaqen duke siguruar vetėm vendbanimet e mėdha, ndėrsa brendinė ua lėnė nė dorė kryengritėseve. Trafiku i komunikacionit nė mes tė vendeve tė caktuara ėshtė i mundshėm vetėm pėrmes ngritjes sė postblloqeve tė siguruara mirė dhe kryengritėsit pothuaj kontrollojnė tė gjithė Shqipėrinė Jugore.

Nė Shqipėri kohė mė parė ėshtė themeluar "Organizata pėr Ēlirimin Nacional tė Shqipėrisė" nė tė cilėn si kėshilltarė ndodhen oficerėt anglezė. Nė krye tė saj ndodhet Kėshilli i Pėrgjithshėm nė tė cilin pėrveē udhėheqėsve tė ndryshėm tė bandave bėjnė pjesė dhe ndodhen edhe komunistėt. Nė njė proklamatė tė kėsaj Organizate thuhet se ajo lufton karshi besimit nė aleancėn anglo-sovjeto-amerikane, pėr Shqipėrinė e pavarur dhe Demokratike. Kėsaj organizate tė re, para pak kohėsh iu bashkėngjit edhe partia e Ballit Kombėtar (Fronti Nacional) e cila deri mė tash ishte kundėr komunistėve.

Organizata pėr Ēlirimin Nacional tė Shqipėrisė, sipas njė raporti tė konsullatės sė Pėrgjithshme nė Tiranė, qė mban datėn 8 gusht 1943, parasheh mbajtjen e njė Kongresi tė tė gjitha grupeve kryengritėsve nė Shqipėri (ėshtė fjala pėr Konferencėn e Mukjes) dhe formimin prej tyre tė njė kundėrqeverie. Nuk ka informata lidhur me atė se sa do tė mund tė gjente mbėshtetje nė popullin shqiptar formimi i kėsaj organizate. Mirėpo ėshtė e sigurt se lėvizja ėshtė pasojė e pakėnaqėsisė sė shqiptarėve me regjimin italian.

Kėtė fakt kanė mundur ta shfrytėzojnė anglezėt dhe amerikanėt, nė pamundėsi tė kundėrveprimit adekuat gjerman. Pėrveē organizatave tė pėrmendura mė lart, ėshtė formuar dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare, me qėllim qė tė udhėheqė nė mėnyrė unike luftėn e banditėve. Ende nuk dihet asgjė rreth tendencave dhe forcės sė trupave qė qėndrojnė prapa kėtij Shtabi Kryesor".

"Kėtu, gjithashtu nuk kemi informacione rreth formimit tė njė qeverie nacionale shqiptare, nė krye tė sė cilės do tė duhej tė ishte Mark Gjon Markaj. Udhėheqėsi i bandave shqiptare Muharrem Bajraktari, pėr tė cilin thuhet se ka hyrė nė negociata me Drazha Mihajlloviēin, ėshtė i njohur me qėndrimin e tij antiitalian. Nė anėn tjetėr ai gjithmonė ka pasur marrėdhėnie tė mira me serbėt, kėshtu qė negociatat e tija me Mihajlloviēin, nuk duken tė pamundshme. Meqė ardhja e forcave ajrore gjermane dhe lajmet pėr depėrtimin e njėsive tė blinduara gjermane, patėn efekt qetėsues tek popullata shqiptare dhe meqenėse urrejtja e tyre nė plan tė parė ėshtė e drejtuar nga Italia, duket se ka mundėsi qė tė formohet njė qeveri shqiptare e cila do tė ishte e gatshme tė bashkėpunojė me ne, po qe se ne e njohim Shqipėrinė si shtet tė pavarur, nė kufijtė e saj tė sotėm. Propozimet lidhur me atė se cilat personalitete do tė merren parasysh pėr tė drejtuar qeverinė shqiptare, do tė mund t`jua japė Konsullata e Pėrgjithshme nė Tiranė. Po kėshtu njė shėnim i hollėsishėm pėr situatėn nė Shqipėri, pėrfundimisht deri mė datėn 18 gusht, do tė dėrgohet sot pėrmes korrierit"
Nga sa shihet nė telegramin e mėsipėrm qė Sekretari i Shtetit gjerman i dėrgon konsullit tė tij fon Zonlajtner, ėshtė tepėr interesant fakti qė Ministria e Jashtme gjermane ka pasur dijeni dhe ka njoftuar konsullatėn e saj nė Romė, pėrpara se krerėt e Ballit Kombėtar dhe ata tė Partisė Komuniste, tė mblidheshin nė Konferencėn e Mukjes, kur pėr atė konferencė si nga ana e Ballit Kombėtar ashtu dhe Partisė Komuniste, asokohe u mbajt njė konspiracion i plotė nga fakti se nė atė mbledhje do tė merrnin pjesė krerėt kryesorė tė dy forcave politike dhe ai takim mbahej shumė afėr qytetit tė Tiranės vetėm pak km nė verilindje tė tij dhe rreziku i goditjes sė tyre nga forcat italiane ishte shumė evident.


vijon nesėr
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.8.2006, 23:30   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Citim:
vijon nga numri i kaluar

Pas futjes sė trupave gjermane nė Shqipėri nė vjeshtėn e parė tė vitit 1943, njė nga problemet mė kryesore tė Berlinit, ishte dhe gjetja e disa politikanėve tė mundshėm qė duhet tė gėzonin autoritet dhe besim nė popull, tė cilėt do tė merrnin nė dorė drejtimin e shtetit shqiptar. Lidhur me kėtė gjė, bėhet fjalė nė disa telegrame qė i deleguari special gjerman pėr Juglindjen e Ballkanit Nojbaheri dhe mė pas Konsulli i Pėrgjithshėm i Gjermanisė nė Tiranė, Shajger e Shlipi, i dėrgojnė Ministrisė sė tyre tė Jashtme nė lidhje me njerėzit e mundshėm tė cilėt do tė merrnin pėrsipėr barrėn e drejtimit tė qeverisė shqiptare nėn pushtimin gjerman. Kėshtu nė telegramin e datės 25 tetor 1943 thuhet:

Citim:
"Konsullatės sė Pėrgjithshme nė Tiranė.
Telegram Nr.1701.

Treni special. I deleguari special pėr Juglindjen, pėr Shajgerin:
“Ju lus qė Ministria e Punėve tė Jashtme vazhdimisht tė informohet rreth individėve shqiptarė, tė cilėt nė kohėn e rendit tė ri, po marrin detyra tė rėndėsishme publike.

Dėrgoni shėrbimet biografike tė Mehdi bej Frashėrit, Fuat bej Dibrės dhe tė fytyrave eminente tė rendit tė ri shqiptar, me qėllim qė kėto personalitete tė popullarizohen kėtu pėrmes shtypit.

Ju lutemi qė ta informoni Berlinin qė a ėshtė ende nė fuqi kandidatura e Nuredin bej Vlorės, pėr Kryetar tė Qeverisė dhe e anėtarėve tė zgjedhur pėr qeveri".
Nojbajeri”.
Pas kėtij telegrami ku Nojbaheri i deleguari special pėr Juglindjen e Ballkanit, i kėrkon konsullit tė Pėrgjithshėm tė Gjermanisė nė Tiranė Shajgerit, qė ai tė informojė Berlinin mbi figurat kryesore tė politikės qė do tė merrnin nė dorė kryesimin e qeverisė shqiptare nėn pushtim, ai po atė ditė i dėrgon dhe njė telegram tjetėr, ku i shkruan:

Citim:
"Rajhsfyeri SS, nė pajtim me Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Rajhut, do tė dėrgojė njė tė deleguar tė vetin nė Legatėn e tė deleguarit special pėr Juglindjen nė Tiranė dhe ky do tė jetė komandanti i deritanishėm i Regjimentit tė SS-it, ish shefi i Policisė nė Vjenė, SS oberfyreri Fictum. Ai, pėrmes tė deleguarit special pėr Juglindjen, do t` i jepet nė dorėzim pėr qeverinė shqiptare si kėshilltar pėr organizimin e policisė dhe tė xhandarmėrisė, pa marrjen e pushtetit komandues.

Ju lus qė tė kujdeseni lidhur me atė qė vetė qeveria shqiptare tė japė iniciativėn apo qė tė pėrshėndesė vėnien nė dispozicion tė kėshilltarit gjerman".
Nojbaheri.

Mė 4 nėntor tė vitit 1943, Konsulli gjerman nė Tiranė Shajger, sė bashku me Shlipin qė duhet tė ketė qenė si ndihmės i tij, me anė tė njė telegrami tė dėrguar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Gjermanisė, i bėjnė tė ditur duke i paraqitur asaj tė gjitha tė dhėnat biografike dhe aktivitetit politik tė katėr anėtarėve tė kėshillit tė Lartė tė Regjencės shqiptare, Mehdi Frashėrit, Fuad Dibrės, Lef Nosit dhe At Anton Harapit.

Nė atė telegram nga ana e konsullit gjerman Shajger, tė katėr antarėt e Regjencės vlerėsohen pėr aktivitetin e tyre patriotik nė dobi tė ēėshtjes shqiptare dhe tė dhėnat e tyre jepen me superlativa dhe tė denjė pėr tė marrė detyrėn qė ju ėshtė ngarkuar nga Parlamenti shqiptar. Nė telegramin nė fjalė thuhet:

Citim:
"Ministrisė sė Punėve tė Jashtme.
Tiranė mė 27 tetor 1943.
Telegram i shifruar Nr.8 
Tepėr urgjent.
Rreth telegramit Nr.77, tė datės 25 tetor.

Guvernanca shqiptare e pėrbėrė nga katėr antarė u paraqit sot pasdite nė mbledhjen solemne tė Kuvendit Popullor. Dy myslimanė dhe njė ortodoks dhanė betimin zyrtar, ndėrkaq katoliku, si murgu pret pėlqimin e kėrkuar nga kuria".

Mehdi Frashėri

Citim:
"Myslimani Mehdi Frashėri rrjedh nga njė familje e pasur spahinjsh e Epirit Verior. Ai ėshtė 72 vjeē dhe para vitit 1912-tė, ka pasur pozitė tė lartė nė administratėn turke. Gjatė viteve 1913-14-tė, ishte anėtar i komisionit ndėrkombėtar pėr Shqipėrinė.

Qė nga viti 1914-tė ka udhėhequr dikastere tė ndryshme dhe pėr njė vit ka qenė dhe kryetar i qeverisė. Shumė herė ai ka pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve dhe atje ka luftuar pėr tė drejtat e barabarta tė Gjermanisė. Para okupimit italian tė Shqipėrisė, Mehdi Frashėri disa vjet ishte kryetar i Kėshillit Shtetėror. Nė vitet njėzetė, ndėrmjet pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore dhe tė okupimit italian, ai u pėrpoq qė tė pajtonte kėrkesat e atėhershme nacionale shqiptare me synimet italiane pėr dominimin politik e ekonomik nė Shqipėri. Duke u besuar garancive italiane pėr ruajtjen e pavarėsisė shqiptare, ai u angazhua pėr miqėsi tė ngushtė e tė ndėrsjellėt dhe raport reciprok me qėllim tė pėrparimit tė zhvillimit ekonomik dhe mėkėmbjes politike tė shtetit shqiptar.

Nė prillin e vitit 1939, ai u shpreh haptazi kundėr pushtimit italian dhe nė emėr tė popullit shqiptar, i dėrgoi opinionit ndėrkombėtar njė protestė tė hapur nėpėrmes radios, rreth hyrjes kundėrligjore e tė paraparė me marrėveshje tė trupave italiane. Pėr kėtė gjė, italianėt e internuan nė Romė. Ai arriti tė kthehet nė Tiranė, vetėm pas kapitullimit italian. Tė gjitha pėrpjekjet e italianėve qė ta bindnin pėr ta tėrhequr protestėn e tij dhe tė ndryshonte qėndrimin negativ, mbetėn tė pasuksesshme.

Mehdi Frashėri ka pėrvojė tė madhe politike dhe ėshtė njeri shumė i dijshėm. Ai gėzon respekt dhe ndikim tė madh te tė gjitha shtresat e popullatės shqiptare".

Fuat Dibra

Citim:
"Fuat Dibra nė moshėn pesėdhjetėvjeēare, rrjedh nga njė familje e territorit tė ri shqiptar.

Kur serbėt pushtuan atdheun e tij, ai emigroi nė Stamboll dhe shpenzoi pjesėn mė tė madhe tė pasurisė sė tij, pėr pėrkrahjen e synimeve nacionale shqiptare. Qė prej disa vjetėsh ka mushkėritė e sėmura dhe disa herė ka refuzuar qė tė zgjidhet kryetar i qeverisė shqiptare. Vazhdimisht ka marrė pjesė aktive nė jetėn nacionale tė popullit shqiptar dhe pas aneksimit tė Shqipėrisė sė re, ai u kthye nė atdhe. Pėr shkak tė sėmundjes qė pėrmendėm mė lart, ai kurrė nuk u mor aktivisht me politikė. Nė Stamboll udhėhoqi njė shoqatė tregtare, pasi humbi pasurinė.

Fuat Dibra gėzon respekt tė madh nė tėrė vendin pėr shkak tė sė kaluarės sė tij kombėtare. Pėrkundėr sėmundjes sė rėndė, vendosi qė nė kėtė ēast vendimtar pėr atdheun e tij, tė sakrifikojė personalitetin e vet dhe tė pranojė detyrėn e lartė qė i ofroi Kuvendi Popullor".

Lef Nosi

Citim:
"Pėr shkaqe politike, kryetari i deritanishėm i Kuvendit Popullor, shtatėdhjetėvjeēari Lef Nosi, i takon familjes mė tė njohur ortodokse tregtare nga Elbasani dhe ai qė nė ditėt e rinisė tij, ka punuar pėr idenė nacionale.

Gjatė kohės sė sundimit turk, ai themeloi nė Elbasan shkollėn e parė publike, tė cilėn xhonturqit ja mbyllėn sėrish pas disa vjetėsh dhe vetė atė e dėbuan jashtė Shqipėrisė. Nė kabinetin e parė shqiptar gjatė viteve 1912-13-tė, ai mbajti portofolin e Ministrit tė Postave dhe mė pas ishte Kryetar i Bashkisė sė Elbasanit.

Tash e njėzet vjet e mė herėt, ai ėshtė tėrhequr nga jeta publike dhe qė prej atėherė merret me studimin e gjuhės dhe tė historisė shqiptare.

Lef Nosi gėzon autoritet tė madh te tė gjithė, pėr shkak se ėshtė atdhetar i flaktė dhe se ka karakter tė shėndoshė. Nga qėllimet e ndėrgjegjshme nacionale, nuk hoqi dorė as gjatė pushtimit italian. Nė pėrkrahjen dhe miqėsinė gjermane ai sheh garancinė mė tė mirė pėr prosperitetin e Shqipėrisė".

Anton Harapi

Citim:
"At Anton Harapi, ėshtė epror franēeskan nė Shkodėr dhe ka kaluar moshėn pesėdhjetėvjeēare. I rritur nė njė fidanishte klerikė nė Tirol tė Austrisė, ai si shumė bashkėvendas tė tij, flet shumė mirė gjermanishten dhe nė hollėsi njeh organet e shtypit gjerman nė botėn e jashtme e gjithashtu dhe kulturėn gjermane.

Pėr shkak tė pėrcaktimit tė tij kombėtar dhe tė karakterit tė shėndoshė, ai ēmohet shumė lartė, jo vetėm ndėr katolikėt e Shqipėrisė Veriore, por edhe nė tė gjitha qarqet e tjera shqiptare. Ai ėshtė njeri i menēur dhe serioz, vepron nė mėnyrė tė shpejtė dhe tė sigurt e vazhdimisht ka qėndruar jashtė politikės.

Pėr shkak tė veēorive dhe tė karakteristikave tė tij, ai duket shumė i pėrshtatshėm pėr funksionin qė mori. Rreth formimit tė qeverisė ende asgjė nuk dihet definitivisht.

Pėr Nuredin Vlorėn , ende nuk mund tė japim ndonjė konsideratė".

Fon Shajgeri. Shlipi.

Njė nga dokumentet qė paraqet mė tepėr interes, ėshtė telegrami i datės 4 nėntor tė vitit 1943, kur Konsulli i Pėrgjithshėm nė Tiranė Shlipi, i bėn me dije Ministrisė sė Jashtme gjermane, se qeveria shqiptare i kėrkon Berlinit qė ari dhe deviza tjetėr e Bankės Nacionale shqiptare qė dikur ndodheshin tė depozituara nė Romė, e mė pas nė Gjermani, tė kthehen qė andej e tė depozitohen nė bankat e Zvicrės nė emėr dhe llogari tė shtetit shqiptar.

Po ashtu nė atė telegram u kėrkohet gjermanėve qė ata tė kthejnė nė Shqipėri, klishetė (bocat) pėr shtypjen e kartėmonedhave si dhe arkivin e Bankės Nacionale shqiptare ta kthejnė nga Roma nė Shqipėri. Nė atė telegram midis tė tjerash thuhet:

Citim:
"Ministrisė sė Punėve tė Jashtme.
Telegram i shifruar Nr. 136.

Lidhur me raportin e dytė, qeveria shqiptare mė ka kumtuar se sa i pėrket huas sė lejuar pėr Vermahtin gjerman, nė tė ardhmen nuk do tė mund tė japė nė dispozicion aso huash.

Ajo lut qeverinė e Rajhut qė pėrfundimisht t`i rregullojė raportet financiare dhe ekonomike, nėse ėshtė e mundur para dhjetė nėntorit tė kėtij viti. Qeveria shqiptare thekson si arsye rrezikun nga inflacioni dhe shterimin e fondit monetar tė Bankės Kombėtare.

Pėr hir tė sigurisė sė valutės shqiptare, ajo sugjeron qė ari dhe mbulesa tjetėr me deviza e Bankės Kombėtare, gjėrat me vlerė dhe dokumentet, tė cilat mė herėt ndodheshin nė Romė, e qė tash ndodhen nė Berlin, tė kthehen apo tė deponohen nė Zvicėr nė emėr tė dhe nė llogari tė shtetit shqiptar, pastaj qeveria lut qė t`i kthehen klishetė pėr shtypjen e kartėmonedhave, si dhe arkivi i bankės Kombėtare tė bartet nga Roma pėr nė Shqipėri.

Qeveria shqiptare mė tej thekson se malli qė po blihet nga pjesėtarėt e Rajhut gjerman, ka shkaktuar rritjen e normave tė ēmimeve dhe mungesėn e artikujve, prandaj ajo mendon rreth formimit tė njė byroje speciale e cila pjesėtarėve tė Vermahtit, do t` u jepte triska pėr furnizimin me mall. Blerja e mallit do tė duhej tė ndėrpritej, pėrderisa tė mos rregullohen raportet me komandėn e Vermahtit gjerman".

Nė dokumentet e Ministrisė sė Jashtme gjermane, ndodhet dhe telegrami qė njofton atė Ministri pėr goditjen me predha artilerie qė partizanėt shqiptarė (Brigadės sė Dytė) sipas urdhrit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Enver Hoxhės, i bėnė ndėrtesės ku po zhvillohej mbledhja e Asamblesė Kombėtare.

Nė atė telegram qė majori Shajger me detyrėn e Konsullit tė Pėrgjithshėm nė Shqipėri, i dėrgon Ministrisė sė Jashtme dhe tė dėrguarit special pėr Juglindjen e Ballkanit, thuhet:

Citim:
“Telegram i shifruar Nr.6 
Tiranė (Zyra e Shajgerit) mė 18 tetor 1943.

1) Personalisht pėr zotėri Ministrin e Punėve tė Jashtėme tė Rajhut.
2) Pėr legatin Nojbaher.

Sot nė ora 10 ndėrsa po mbahej seanca e dytė , partizanėt hapėn zjarr me mortaja tė rėnda, mbi ndėrtesėn e Kuvendit Popullor, nga njė largėsi prej katėr kilometrash. Katėr goditje qėlluan pallatin dhe pėrafėrsisht edhe katėr tė tjera, qė ranė pėrreth, shkaktuan dėme tė vogla materiale. Sulmi armiqėsor, menjėherė ėshtė neutralizuar me artilerinė tonė kundėrajrore.

Tė shtėnat tona mbrojtėse nga kodrat nė jugperėndim tė Tiranės, nė ora 11 e gjysmė, zgjasin ende".
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 03:37.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.