Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore > 1190-1255: Principata e Arbėrisė
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 13.4.2002, 01:37   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

1190: "Dhimitri i Arbrit dhe pasardhėsit e tij: kur lindi shteti tek shqiptarėt?"


Citim:
Dhimitri i Arbrit dhe pasardhėsit e tij: kur lindi shteti tek shqiptarėt?
Moikom Zeqo

- Martesat e Mesjetės, aleatėt pėr njė Shtet autonom
- Historia e trashėgimisė e tė parėve tė tyre


Gjeneza e shtetit te shqiptarėt ėshtė ende e pastudiuar siē duhet. Koncepti shtetėror parakupton njė nivel tė lartė tė bashkėjetesės sė njė komuniteti, ku principi zotėrues dhe drejtues ka strukturė hierarkike, ku pushteti politik buron nga pronėsia ekonomike.

Nė tė vėrtetė gjeneza e shtetit shqiptar humbet mbrapsht nė mesjetėn e hershme dhe duhen bėrė hulumtime gati tė barasvlershme si hulumtimet, qė bėjmė pėr tė kėrkuar shkrimet shqipe pėrpara Gjon Buzukut. Metaforikisht mund tė themi se etapa "parabuzukuiane" e shtetit shqiptar ka mbetur e mbuluar nga njė mister i madh.

Por logjika e historicitetit dhe krahasimi i ngritur mbi analogjitė na krijojnė instrumentet e zbulimit dhe tė identifikimit pėr historinė fillestare tė shtetit shqiptar.

Dy janė pėrmasat orientuese dhe ballafaquese. E para struktura multietnike dhe universale e perandorisė bizantine, qė pėrfshinte edhe trojet e shqiptarėve dhe e dyta degamet, luftėrat konfliktuale, pėrplasjet e Lindjes me Perėndimin, kryqėzatat e famshme por dhe kundėrsulmet e bizantinėve qė bėnė tė mundur krijimin e segmenteve shtetėrorė lokalė, here herė tė pėrkohshėm por gjithsesi mjaft tė rėndėsishme nė pikėpamje tė mėvetėsisė.

Ėshtė pikėrisht substanca bizantine plot lėvizje dhe shpėrthime tė brendshme, qė ka bėrė tė mundur shfaqjen nė shekujt e mesjetės edhe tė shtetit shqiptar si pasoje e njė force centrifugale apo decentralizimit tė shtetit qendror perandorak.

Dimė nga historia se nė 10-vjeēarin e fundit tė shek.XII kishte nė Arbėri njė pushtetar vendas njė shtetar i plotfuqishėm me emrin Progon, qė pėrmendet si "arkond" (sundimtar i madh), nė vitet 1190-1199. Nuk dihet asgjė konkrete pėr sundimin e tij apo bėmat juridike dhe pushtetare. Dokumentet tregojnė se kishte dy djem Gjinin dhe Dhimitrin.

Po qendra e shtetit tė Progonit ku qe? Meqenėse Kruja ishte nė kėtė lak kohor selia e peshkopatės sė Arbėrisė mund tė mendojmė se Kruja ka qenė edhe kryeqyteti i shtetit tė Progonit. Peshkopata e Krujės ishte e varur nga Kisha e Lindjes.

Progoni vdes mė 1199, pushtetin nė Arbėri e merr djali i tij i madh Gjini. Nga dokumentet sundimi kronologjik i Gjinit zgjatet deri mė 1208. Ndėrkohė kishte ndodhur njė ngjarje me rėndėsi botėrore.

Nė vitin 1204, Papa i Romės, Inocenti i III, organizoi kryqėzatėn e IV,e cila me rolin vendimtar tė Republikės sė Venedikut dhe tė perandorit gjerman Enriku i IV, nė vend qė tė drejtohej kundėr myslimanėve "tė pabesė" pėr ēlirimin "Vendit tė Shenjtė" u sul kundėr Konstandinopojės, pėr ta pjesėtuar atė nė fragmente shtetesh tė rinj. Mė 1204 kryqtarėt evropianė pushtuan Kostandinopojėn. Perandoria bizantine u shemb. U krijuan disa shtete tė reja si Perandoria Latine e Lindjes dhe Perandoria e Nikesė.

Venediku mė 1205, pushtoi Durrėsin dhe krijoi shtetin e quajtur "Dukati i Durrėsit", qė zuri vendin e themės sė vjetėr bizantine. Dukati i Durrėsit kishte nė kufi shtetin e Arbėrisė.

Gjini si zoti i Arbėrisė e ndjeu rrezikun dhe pėr t'ju kundėrvėnė Venedikut bėri njė veprimtari tė madhe diplomatike duke krijuar aleanca tė reja, qė nė mesjetė konsolidoheshin me anė tė martesave. Kėshtu despoti i Epirit, i quajtur Mihal-Engjėll Komneni u martua me njė vajzė fisnike arbėreshe nga Durrėsi, nė lidhje krushqie me Gjinin. Vėllai i Gjinit Dhimitri i Arbrit u martua me Komnenėn, vajza e Stefan Nemanjės, mbreti i Serbisė.

Gjini vdiq mė 1208. Pushtetin e trashėgoi i vėllai, Dhimitri. Ky kalim i sundimin nė formėn e trashėgimit ėshtė koncept i qartė shtetėror qė parakupton ekzistencėn e dinastisė arbėreshe, qė ne e njohim nė tri breza.


Dinastia nėn "hijen" e Dhimitrit

Dhimitri i Arbrit arriti shkėlqimin mė tė madh tė shtetit dhe luajti rol tė jashtėzakonshėm duke u marrė nė konsideratė nga shtetet fqinje si njė "magnus arkond" (sundimtar i madh). Pra ishte kryezoti i Arbėrisė.

Dhimitri mbante titullin : "Pan hipersevast", titull qė e mbanin vetėm mbretėrit autonomė, por qė kishin lidhje familjare me perandorėt bizantinė. Gruaja e Dhimitrit qe njėkohėsisht edhe mbesa e perandorit bizantin Aleksi i III Engjėlli. Dhimitri u njoh si kryezot i Arbėrisė edhe nga vetė Papa Inocenti i III.

Nė njė letėr, qė Papa i dėrgonte Dhimitrit mė 1208 e quante kėtė kryezot "Nobili Viro Demetrio arbanesi principi" d.m.th. "burrė fisnik, princ i arbėreshėve".

Mė 1909 Papa nė njė letėr tė dytė e quan atė me njė titull akoma mė tė lartė juridik "Judex" d.m.th. "Gjykatėsi i arbėreshėve".

Nė krye tė shtetit tė Arbėrisė Dhimitri u konfliktua me Venedikun. Dhimitri kėrkoi ndihmėn e Papės sė Romės, qė nė kėtė kohė qe prishur me Republikėn e Venedikut dhe Inocenti III i premtoi ndihmėn e tij nėse shkėputeshin arbėreshėt nga riti lindor ortodoks dhe shndėrroheshin nė katolikė.

Dhimitri bėri njė pėrpjekje origjinale diplomatike : firmosi Traktatin e Paqes mė 1210 me Republikėn e Raguzės, qė ėshtė dhe i pari dokument diplomatik shqiptar qė njohim deri mė sot. Nė kėtė traktat, qė pėr fat tė mirė ėshtė edhe i pėrkthyer ne gjuhėn shqipe, Dhimitri pėrmend emrat e fisnikėve shqiptarė tė asaj kohe, tė cilėt i quan "hominen mei" (njerėzit e mi).

Politika paqėsore me aleatėt e tillė si despotati i Epirit dhe Republika e Raguzės, qė realizoi Dhimitri e tronditi Venedikun. Por Dhimitri u rezistoi intrigave venedikase.

Mė 1213 Dhespoti Epirit, Mihal-Engjėll Komneni, duke shfrytėzuar kryengritjen e fisnikėve arbėreshė qė shpėrtheu ne Durrės e pushtoi Dukatin e Durrėsit.


Trashėgimia... nė mungesė tė birit tė Dhimitrit

Dhimitri i Arbėrisė vdiq mė 1216. Me sa duket nuk pati trashėgimtarė. Doli kėshtu nė rend tė ditės ēėshtja e trashėgimisė sė kreut tė shtetit. Kjo ēėshtje e trashėgimisė u problematizua skajshėm. U gjet njė modus vivendi juridike dhe politike pėr tė rregulluar kėnaqshėm vijimėsinė e trashėgimisė.

Gruaja e ve e Dhimitrit, Komnena, qė mbante tė drejtėn e trashėgimisė sė shtetit tė Arbrit nė vijė femėrore, u martua me njė bujar arbėresh, tė quajtur Grigor Kamona, qė zuri vendin e Dhimitrit si kryezot i Arbėrisė. Grigori pėrjetoi dekadencėn dhe tatėpjetėn e shtetit tė Arbėrisė.

Nė vitet 1216-1253 shteti i Arbėrisė u shkel disa herė nga Despotati i Epirit, Perandoria e Nikesė dhe Mbretėria Bullgare,qė qenė nė njė luftė herakliane me njėra-tjetrėn.

Mė 1253 nė Arbėri pėrmendet njė sundimtar me emrin Gulam, dhėndėri i Grigor Kamonės, i cili e kish trashėguar sundimin e Arbėrisė me anėn e martesės sė tij me bijėn e Komnenės dhe tė Grigorit.

Princi Gulam, kryezot i Arbėrisė pati njė veprimtari diplomatike tė ēuditshme dhe u ngatėrrua me luftėrat dhe grindjet e shteteve tė tjerė, herė me zotėrit e Despotit tė Epirit, herė me ata tė Perandorisė sė Nikesė.

Mė 1255 pushteti i pavarur i shtetit tė Arbrit ėshtė rrėnuar, por jehona e traditės sė Arbėrisė jeton akoma. Bujarėt arbėreshė kėrkonin me domosdo njė shtet shqiptar pavarėsisht nga sigla e emėrtimit.

Mė 21 shkurt 1272 Karli i I Anzhu nė marrėveshje me fisnikėt arbėreshė krijoi shtetin qė e quajti Regnum Albaniae d.m.th. Mbretėria e Arbėrisė. Ky shtet pėrfshinte territoret nė trekėndėshin Durrės-Berat-Vlorė. Kryeqendra e Mbretėrisė sė Arbėrisė u bė Durrėsi.

Por Arbėria anzhuine ėshtė njė temė tjetėr mė vete e studimit. Unė dua mė tepėr tė flas pėr dinastinė arbėreshe tė shtetit tė Arbrit, si njė nga familjet e mėdha nė historinė e vendit tonė nė tė gjitha kohėrat.


Martesat pėr njė Arbėri autonome

Arbėria, sidomos nė kohėn e Dhimitrit, arriti njė nivel tė lartė. Dhimitri krijoi njė shtet autonom duke shfrytėzuar padyshim martesat si aleancė. Afėrsisht kur Dhimitri i Arbrit u martua me Komnenėn mbesėn e perandorit bizantin, Aleksi i III, edhe njė tjetėr strateg shqiptar i quajtur Leon Skurra, qė shėrbente nė zonėn e Korintit u martua me mbesėn e Komnenės, qė quhej Eudokia.

Aleksi III i dha Leon Skurrės titullin e lartė Despot, qė nė hierarkinė e titujve bizantinė vinte i dyti pas perandorit.

Historiani shqiptar Pėllumb Xhufi bėn njė pyetje tepėr interesante: A mund tė mendohet nė bazė tė kėtyre martesave paralele tė Dhimitrit tė Arbrit dhe strategut Leon Skurra pėrkatėsisht me mbesėn dhe vajzėn e perandorit bizantin se ata i pėrkisnin tė njėjtės familje?

Ruhet njė koleksion dokumentesh mjaft interesante, qė lidhen me familjen e sundimtarėve tė shtetit tė Arbrit. Kur vdiq Dhimitri Grigor Kamona u martua me tė venė e tij Komnenėn. Grigori para se sa tė martohej me tė venė e Dhimitrit kishte patur pėr grua vajzėn e vėllait tė kėtij, Gjinit, qė kish qenė sundimtar i Arbėrisė mė 1199-1208.

Ardhja nė pushtet e Grigorit ngjalli kundėrshtime nė gjirin e bujarėve feudalė. Shprehės i kėtyre kundėrshtimeve u bė peshkopi i Krujės, i cili me argumentet juridike dhe teologjike u mundua tė pengonte martesėn e Grigorit me Komnenėn, duke thėnė se ajo binte ndesh mė tė drejtėn kanonike.

Grigori u mbėshtet fuqishėm nga kryepeshkopi shumė i ditur Ohrit, Dhimitėr Komatjani. Me kėtė rast ne njohim disa letra shumė tė rėndėsishme me analiza tė mrekullueshme pėr martesėn e Grigorit me Komnenėn. Letra e Dhimitėr Komatjonit dėrguar Grigor Kamonės mė 1215 ėshtė interesante.

Nė letrėn e kryepeshkopit jepet fjalė pėr fjalė letra origjinale e vetė Grigor Kamonės si mė poshtė: "Pyes pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me mua dhe kėrkoj nga ti si kryepeshkop pėrgjigje pėr ēka pyes, pėrgjigje qė tė jenė nė pėrputhje me ligjet shpresėtardashėse dhe kanonet e shenjta hyjnore. Mora pėr grua vajzėn e tė Vdekurit sundimtar tė Arbėrisė, Gjinit, birit tė Progonit. Ajo u nda prej meje ligjėrisht. Tani mora pėr grua Komnenėn, vajzė shumė fisnike... pas vdekjes sė bashkėshortit tė saj tė parė, tė ndjerit Dhimitėr, vėllait tė vėrtetė tė Gjinit. Kėrkoj, pra, tė di nėse e kam bėrė pa defekt martesėn, apo kanė tė drejtė kundėrshtarėt e mij qė e quajnė atė tė paligjshme?"

Ėshtė hera e parė qė kemi njė dokument tė tillė nė historinė shqiptare. Kryezoti i Arbėrisė kėrkon arbitrazhin e kryepeshkopit tė Ohrit. Letra arsyetuese dhe analizuese e kryepeshkopit pėr martesat e lejuara dhe ato tė ndaluara ėshtė njė kryevepėr juridike. Analiza e kryepeshkopit tregon se martesa e Grigorit me tė venė e Dhimitrit nuk ėshtė fėlligėshti nė gjak dhe nė kundėrshtim me ligjet kishtare, por e lejuar.

Grigori, gruan e parė e kishte vajzėn e Gjinit, vėllanė e Dhimitrit. Me kėtė grua u nda. Gruaja e dytė Komnena, e veja e Dhimitrit mund dhe lejohej tė martohej me Grigorin. Ky qe konkluzioni i kryepeshkopit.

Kryepeshkopi Kamatjoni ka dhe njė letėr tė gjatė drejtuar peshkopit tė Krujės, qė pėrbėn njė duel juridik dhe teologjik pėr tė konfirmuar drejtėsinė e pushtetit tė shtetit tė Arbrit.

Familja dinastike e shtetit tė Arbrit ka patur stemėn e saj heraldike. Kjo stemė ruhet ende dhe sot. Nė Muzeun Historik Kombėtar ruhet njė dokumenti jashtėzakonshėm mbishkrimi nė latinisht i gjetur nė Gėzhiq tė Mirditės, ku lexohen emrat e Progronit dhe tė Dhimitrit. Ky mbishkrim i gjatė nė latinisht ėshtė pėrkthyer ne shqip dhe ėshtė studjuar nga Dhimitėr Shuteriqi, Injac Zamputi etj. Ky mbishkrim ka dhe stemėn heraldike, qė pėrfaqėsohet njė njė shqiponjė mė njė kokė me krahėt e ngritura sipėr.

Nuk e dimė deri mė sot mbiemrin e familjes dinastike arbėreshe. Dimė se stemėn heraldike me shqiponjėn me njė kokė ka qenė nė shekujt e mėvonshėm stema tipike e princėrve shqiptarė e familjes sė Dukagjinėve.


"Flaka", 2 prill, 2002, f.10
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 16:50.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.