Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare > 1787-1822: Principata e Janinės
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.1.2017, 12:01   1

Nacionalizmi dhe rebelimi i Ali Tepelenės


Citim:
Proto nacionalizmi dhe rebelimi i Ali Pashė Tepelenės
Dorian Koēi

Ali Pasha Tepelena pėrfaqėson pa dyshim njė nga personalitetet mė karizmatike tė epokės sė vet pasi jo vetėm qė qėndroi nė pushtet pėr 30  vjet por qė nė gjallje tė tij u bė aktor dhe faktor i shumė zhvillimeve pan evropiane. Kjo pėrfshirje nė kėto zhvillime do ti jepte njė shkėlqim personalitetit tė tij qė nė gjallje, shkėlqim qė ishte nė kontrast me kalbėzimin e pėrgjithshėm qeveritar osman. Nė fundin e shekullit tė XVIII dhe nė fillim tė shekullit tė XIX pushteti qendror otoman vazhdonte tė reflektonte ende pasojat e krizės qė e kish kapluar qė nė shekullin e XVI[1]. Shkaqet dhe manifestimet e kalbėzimit e saj ishin shpėrbėrja e sistemit tė veēantė administrativ shtetėror, demoralizimi i forcave tė armatosura dhe shfrytėzimi i pakujdesshėm i fshatarėsisė[2]

Viti 1789 ėshtė njė vit emblematik pėr Evropėn dhe shėnon lindjen dhe konceptimin e ideve tė reja pėr shtetin kombėtar. Revolucioni francez pėrveē pėrmbysjes sė madhe tė shkaktuar nė rendin shoqėror ngjiz dhe idealet e nacionalizmit. Shumė shpejt me implikimin e Francės nė teatrin e Lindjes sė Afėrme, me traktatin e Kampo Formios nė 1797 ku Franca anekson Ishujt Jonianė[3], kėto ide fillojnė tė infiltrojnė dhe nė Ballkan. Infiltrimi i kėtyre ideve korrespondon me periudhėn kur kėto territore marrin njė rėndėsi jetėsore pėr shtetet evropiane nė zgjerim.[4]

Kjo pėrputhje e ngjizjes sė nacionalizmit nė popujt e Ballkanit me politikėn ekspansioniste tė fuqive tė mėdha kundrejt Perandorisė Otomane krijoi sfondin e duhur politiko-shoqėror tė tre ngjarjeve tė rėndėsishme nė Ballkan: Kryengritjeve serbe 1804-1815, shpėrthimit tė revolucionit grek nė 25 mars 1821 dhe rebelimit tė Ali Pashė Tepelenės mė 1820. Tė tri ngjarjet reflektojnė pėrpjekjet e para proto-nacionaliste nė Ballkan por ndėrsa dy ngjarjet e para trajtohen hollėsisht nė ēdo libėr historie rreth Ballkanit[5], rebelimi i Ali Pashė Tepelenės trajtohet gjithmonė shkarazi si shembull i decentralizimit tė regjimit osman.[6]

Pėrshkrimi i kėsaj ngjarje historike nė kėtė lloj mėnyre tė jep pėrshtypjen se nėse nuk do tė kishte njė provokim nga pushteti qendror siē ishte ai i heqjes sė sanxhaqeve, nuk do tė kishte ndodhur kurrė rebelimi i Ali Pashė Tepelenės. Atėherė natyrshėm vjen pyetja. A ishte aksidental rebelimi i tij apo qe fryt i njė rruge tė gjatė? A kish dashur Ali Pashė Tepelena mėvetėsi nga pushteti qendror,apo proklamata shpallur mė 23 maj 1820 se nė rast fitoreje do tė krijonte njė shtet monarkik konstitucional shqiptar tė pėrbėrė nga zotėrimet shqiptare dhe nga Thesalia, nė krye tė tė cilit do tė vihej vetė[7] ishte njė barkė shpėtimi pėr ti shpėtuar mbytjes sė pashpresė nėn detin e hordhive osmane?Me fjalė tė tjera a kishin gjetur strehė te Ali pashė Tepelena mendimi i pavarėsisė dhe nėse ėshtė kėshtu thirrja e tij a kish njė audiencė qė ta pranonte kėtė koncept apo thjesht nė njė moment dėshpėrimi ishte njė pėrpjekje pėr tė destabilizuar perandorinė?

Pikė sė pari duhet sqaruar se termi “konstitucional” ishte njė term shumė i vagullt pėr Aliun. Nuk ėshtė e qartė nėse ai e kuptonte mirė ēfarė ishte kushtetuta. Nga fundi i jetės sė vet ai u premtoi popullsisė greke njė kushtetutė dhe pėr kėtė iu drejtua Meternikut. Faktin qė iu drejtua atij, i cili ishte njė nga qeveritarėt evropianė qė e vlerėsonte mė pak konstitucionalizmin, tė bėn tė mendosh se nuk e dinte por ėshtė e qartė se i kuptonte implikimet simbolike.[8]

Por pikėrisht tek ky implikim simbolik qė Ali Pashė Tepelena u premtonte shtetasve vet mund tė shikohet njė kapėrcim i guximshėm nga mentaliteti i gjerė perandorak i ndėrtimit tė shteteve qė mbizotėronte nė Evropėn e para revolucionit francez nė variantin konstitucional qė akoma skish filluar tė fitonte terren. Kjo lloj mėnyre e tė adaptuarit me konceptet e reja do tė ishte karakteristike pėr Aliun[9], dhe nė kėtė kontekst nuk ka pse vazhdimisht tė vihet nė dyshim dėshira e tij pėr pavarėsi edhe pse nuk ekzistonte asnjė model i tillė nė Ballkanin e asaj kohe.[10]

Njė koncept i ri ishte natyrisht ndėrtimi i shtetit komb nėn idetė e nacionalizmit i cili nė Ballkan nuk erdhi si rezultat i industrializimit por si rezultat i moszhvillimit ose tė modernizmit tė pa barabartė midis Ballkanit dhe krahinave tė tjera tė Perandorisė. Modernizimi i pabarabartė midis kėtyre pjesėve tė Perandorisė ishte rezultat i prapambetjes ekonomike tė Perandorisė Otomane dhe afėrsisė sė Ballkanit me Perėndimin. Idetė nacionaliste penetruan nė fillim tek ato zona dhe grupe tė cilat kishin kontakt tė ngushtė me Evropėn Perėndimore ose Qendrore.[11]Zotėrimet e Ali Pashė Tepelenės bėjnė pjesė nė kėto territore pasi “Shqipėria ishte ndėr gjithė territoret e gjera e tė panumėrta tė Perandorisė Otomane, ajo gėzonte njė raport tė veēantė dhe mė tė ngushtė me Evropėn Perėndimore”.[12] Kjo gjė i dedikohej natyrisht afėrsisė gjeografike, traditės sė mercenarizmit sė shqiptarėve nė mbretėritė evropiane si dhe kozmopolitizmit tė qytetit tė Janinės, nė tė cilėn qarkullonin vazhdimisht idetė e reja[13]. Intensifikimi i marrėdhėnieve tė tij diplomatike nė periudhėn 1797-1811 shėnon njė kthesė thelbėsore nė evolucionin qė e ēoi Aliun nė shkėputjen nga Perandoria Osmane dhe nga mekanizmat e tij tė pushtetit, dhe bėri qė ai t’i kthehej,sakaq, njė modeli mė perėndimor tė bazuar nė parimet e statizmit dhe nacionalizmit[14].Vet pashai ishte i ndikuar nga idetė e “reja” evropiane si shteti,demokracia , ateizmi dhe kushtetuta. Aliu ishte shumė i interesuar ndaj kėtyre aspekteve tė kulturės evropiane dhe nė njė farė mėnyre filloi ti japė vetes formė nė pėrputhje me to.[15]

Gjithsesi me gjithė kėto zhvillime tė furishme ideore, politike ushtarake nė afėrsi ose nė territoret e tij nuk mund tė flasim se Ali Pasha Tepelena pėrqafoi instrumentet e nacionalizmit siē i shikojmė mė vonė nė themelimin e shteteve kombėtarė[16], por mund tė flasim pėr lindjen e njė epoke protonacionaliste e cila lindi nėn ndikimin e njė ndryshimi thelbėsor qė pėsoi territori i pronės i private dhe shfrytėzimi i saj, nė kalimin nga sistemi i timarit nė atė tė ēifligut, gjatė sundimit tė tij

Me protonacionalizėm nėnkuptojmė situatėn e re sociale qė krijohet me zėvendėsimin e kategorive tė vjetra shoqėrore me parime tė reja organizimi shoqėror dhe daljen nė pah tė treguesve tradicionalė tė formimit tė bashkėsisė si gjuha, etnia dhe besimi fetar.[17]Ėshtė pikėrisht ky protonacionalizėm qė mbart popullsia qė duke iu pėrshtatur zhvillimeve tė ndryshme nė rajon, me njė vetėdije tė qartė pėr territorin ku banon, gjuhėn qė pėrdorė nė varėsi tė rrethanave dhe pėr ē’qėllime pėrdoret, dhe instrumentalizmit tė besimit fetar pėr tė arritur synimet e veta, i cili vjen duke u fuqizuar nga 1791[18] kur ai i drejtohet pėr herė tė parė qeverisė ruse pėr ta ndihmuar pėr tė shpallur pavarėsinė deri sa bėhet njė nxitės nė rebelimin e Ali Pashės ndaj Perandorisė Otomane mė 1820. Natyrisht protonacionalizmi nuk mund tė cilėsohet si filozofi e qėndrueshme politike, pasi ai pėrfaqėson vetėm epoka tė ndėrmjetme shtetėrore nė kalimin nga mentaliteti mesjetar i ndėrtimit tė shtetit nė atė tė shtetit komb. Gjithsesi nė rastin e Ali Pashės mund tė cilėsohet si njė lloj “sofistifikimi ideologjik”[19], i cili i parashtron nevojėn pėr avancimin e sė drejtave mbi territorin dhe nėnshtetasve qė banojnė nė tė.

Ali Pasha Tepelena i pėrkiste klasės sė ajanėve myslimanė, pushteti i tė cilėve bazohej nė mbrothėsinė e tyre si pronarė tokash apo tregtie dhe marrėdhėniet e veta me qeverinė qendrore[20].Nė vitet e qeverisjes sė tij ishte shumė evidente dhe ngritja e shtresės sė tregtarėve tė krishterė. Ky realitet i ri u pasqyrua dhe nė njė nga shtyllat e politikės sė tij tė brendshme, e cila ishte mbėshtetja e tregtisė me vepra zhvillimi[21]. Tregtia me Evropėn siguronte shpėrblime tė barabarta pėr tregtarin e krishterė dhe ajanin mysliman. Ky i fundit furnizonte produktet bujqėsore dhe mbronte tregtarin. Tė dy grupet donin njė sistem tė lirė e tė hapur tregtie brenda perandorisė dhe i kundėrviheshin kontrollit dhe rregullave tė qeverisė[22].Pikėrisht ky bashkėpunim midis ajanit mysliman dhe tregtarit tė krishterė ishte njė nga shtyllat mė tė forta shoqėrore tė shtetit tė Aliut dhe dėshira pėr tė zotėruar njė territor ku tė ushtronin aktivitetin e tyre ekonomik dhe politik lirisht mund tė ketė qenė njė nga shtysat qė Ali Pashė Tepelena iu drejtua dy herė Rusisė mė 1791 dhe 1820 pėr ta ndihmuar pėr tė shpallur pavarėsinė[23]

Ndonėse tė dy herėt qė Ali Pasha Tepelena iu drejtua Rusisė pėr ta ndihmuar pėr tė shpallur pavarėsinė, situatat politike ishin tė ndryshme tė bie nė se nė tė dy rastet territori dhe fati i tij luan njė rol tė rėndėsishėm nė vendimet e Ali Pashė Tepelenės. Herėn e parė nė qershor 1791 Perandoria Otomane ishte duke humbur vazhdimisht nė frontin rus dhe si rezultat i kėsaj gjendje Ali Pasha ishte i shqetėsuar se ēdo tė bėhej me territoret e tij pas njė tėrheqje tė mundshme tė osmanėve nga Ballkani[24], kurse herėn e dytė ai e kish shpallur rebelimin dhe ishte tashmė nė konflikt tė hapur me Perandorinė Otomane, sėrish pasi Porta e Lartė i cedonte disa territore.[25]

Sipas studiueses Flemming ēėshtja e prejardhjes territoriale luante tė paktėn nė mėnyrė indirekte, rolin e bashkuesit pėr grupimet e ndryshme protonacioanaliste qė vepronin nė rajon, dhe pėrkatėsia etnike pėrcaktohej kryesisht jo nga biologjia, nga besimi fetar apo gjuha por nga gjeografia. Prejardhja historiko-gjeografike luante rolin thelbėsor nė pėrcaktimin e identitetit, si ai qė secili i atribuonte vetvetes dhe qė tė tjerėt i atribuonin[26].Ali Pasha Tepelena ishte i ndėrgjegjshėm pėr konceptin gjeografik qė pėrfshinte emrin Shqipėri. Sipas Likut ai e pėrshkruante atė si njė vend qė mund tė pėrshkohet me 200 orė rrugė nė gjatėsi nė njėrėn gjysmė tė sė cilės mbizotėron ndikimi i tij, ndėrsa pjesa qė mbetet ėshtė e ndarė nė mėnyrė tė barabartė ndėrmjet Ibrahim Pashės sė Beratit dhe Ibrahim Pashės sė Shkodrės.[27]

Gjuha ishte njė faktor paksa mė i vėshtirė pėr tu pėrcaktuar si njė mbartės i drejtė pėr sė drejtė i kėtij protonacionalizmi ndėr shqiptarėt. Kjo jo pėr arsyen se kishte njė turbullim linguistik nė popullsinė shqiptare pėr tė pėrdorur shqipen, por se pėrdorimi i greqishtes si gjuhė e oborrit tė Ali Pashės shėrbeu si pikė takimi midis shumė grupimeve komunitare tė kohės. Gjuha e Aliut ishte shqipja dhe shumė dėshmitarė tregojnė se kur Aliu pėrdorte shqipen dhe turqishten pėr korrespodencėn e tij personale, ai e shkruante me alfabetin grek, duke transkriptuar ēdo lloj gjuhe qė pėrdorte nė alfabetin qė njihte mė mirė[28].Gjithsesi ia vlen pėr tė pėrmendur se ky faktor identiteti nuk pėrcaktonte kategori tė ndara qartė. Shpesh ajo mbivendosej mbi faktorė tė tjerė dhe ndryshonte paradoksialisht sipas rrethanave tė ēastit. Njė shembull nė kėtė drejtim ėshtė ai i popullsisė shqiptare tė Sulit, tė cilėt gėrthisnin shqip sfidėn ndaj letrave kėrcėnuese qė u dėrgonte greqisht Ali Pasha.[29]Gjatė sundimit Ali Pashė Tepelenės gjuha nuk kishte fituar akoma identitetin ndarės qė e gjejmė pas formimit tė shteteve nacionalė nė Ballkan.

Besimi fetar, ashtu si dhe nė periudhat e mėvonshme tė nacionalizmit nuk ishte njė mbartės i drejtė pėr sė drejtė i kėtij protonacionalizmi pasi shqiptarėt ndaheshin nė tre besime fetare. Vetė Ali Pasha duket se ishte bektashi.[30] Gjithsesi nė kohėn e tij akoma nuk kishte plasur armiqėsia midis bektashinjve qė ishte sekti i urdhrit tė jeniēerėve dhe pushtetit perandorak qendror, pasi ai nuk do tė mėnonte ta pėrdorte kėtė armiqėsi nė ballafaqimin e tij final. Nga fundi i jetės sė tij ai shpalli kalimin e tij nė fenė e krishterė njė tentativė e dėshpėruar pėr tė fituar simpatinė e revolucionarėve grekė[31].Ky veprim nxjerr nė pah jo vetėm karakterin jobesimtar tė Aliut[32], por dhe nuhatjen e hollė politike tė tij porsa i pėrket marrėdhėnieve tė tij politike me Fuqitė e Mėdha dhe atyre kulturore me Evropėn. Nė fillimet e pushtetit tė vet mė 1791, atėherė kur ai i ishte drejtuar qeverisė ruse me njė propozim konkret pėr bashkėpunim tė hapur qė ai tė shpallte pavarėsinė, njė nga pikat mes disa tė tjerave qė Aliu kėrkonte si garanci nė shtetin e tij tė ardhshėm ishte dhe “ushtrimi i lirė i fesė nga myslimanėt”[33], ndėrsa tani mė 1820 pėrqafonte njė besim krejt tė kundėrt fetar nga qė kish dashur tė mbronte. Siē shikohet ka njė kapėrcim tė madh nė qėndrimin e tij nga 1791 mė 1820. Ēfarė ka ndodhur vallė?A ka ndryshuar botėkuptimi shpirtėror i Aliut, apo ky ėshtė njė hap pragmatist i tij pėr realizimin e synimeve tė tij?

Pėrgjigja duhet kėrkuar tek imazhi i simboleve evropiane qė Aliu dėshironte tė pėrqafonte si nė rastin e kushtetutės. A i ishte njė mjeshtėr nė manipulimin e faktorėve tė shumtė e tė kundėrt,tė brendshėm e tė jashtėm dhe shfrytėzoi me shkathtėsi atė mori grupesh komunitare tė popullsisė qė sundonte, nė pėrpjekjet pėr tė zgjeruar pushtetin e tij dhe pėr tė afirmuar pavarėsinė e vet nga sulltani[34]. Ndėrsa politika e tij pati sukses nė fitimin e zemrave tė popullsisė jo shqiptare tė pashallėkut tė tij e shprehur kjo me fjalėt e iluministit grek Neofitos Dukas se Ali Pasha Tepelenėn e “dėrgoi Zoti qė tė edukojė tė kėqijtė dhe tė nderojė tė mirėt, tė pakėsojė tė kėqijat dhe tė rrisė tė mirat”[35]nuk mund tė themi se ky imazh pozitiv gjeti dhe mbėshtetjen e duhur diplomatike nga qarqet evropiane nė ēastet e rebelimit tė tij. Kjo mungesė mbėshtetje luajti njė rol jo pak tė parėndėsishėm nė shtypjen e rebelimit tė tij. Edhe pse Ali Pasha nuk ushqente iluzione tė mėdha tek kjo ndihmė, nė ēastin final ai u kėrkoi britanikėve dhe rusėve si dy fuqitė mė tė interesuara nė rajon ta mbėshtesnin nė aksionin e tij.[36]Kjo mbėshtetje iu mohua dhe arsyet pėrveē atyre diplomatike qė mund tė lidheshin me Ēėshtjen Lindore dhe mos ndarjen e Perandorisė ishin dhe mė tė thella.

Qė nė gjallje tė tij Ali Pashė Tepelena u pa si njė “despot oriental”tipik nga udhėtarėt evropianė qofshin turistė kulturorė apo dhe pėrfaqėsues diplomatikė. Rrjedhimisht si i tillė nėn influencėn e rrymės sė Filo-Helenizmit qė ishte shumė prezent nė atė kohė dhe nė kundėrshtim me ēfarė shprehte popullsia greke, ai konsiderohej si dhunues e shtypės tė asaj ē’kishė mbetur nga Greqia e Lashtė[37].Natyrisht kėto sentimente melodramatike shėrbenin dhe si njė mbulojė pėr tė mbuluar frikėn qė shkaktonte kontrolli vėrtet i frikshėm i Aliut mbi Greqinė kontinentale, Adriatikun dhe Egjeun[38].Ky kontroll strategjik bėhej akoma dhe mė i padėshirueshėm nga Fuqitė e Mėdha nėse krijohej shteti i pavarur i Ali Pashė Tepelenės, i cili sipas tė gjitha gjasave ashtu si pashallėku i Janinės do tė dominohej nga elita fisnike dhe ushtarake shqiptare[39]. Nga gjiri i kėsaj elitė fisnike ushtarake kishin dalė sė ushtarėt mė tė mirė e trima osmanė. Gjatė shekujve tė mėparshėm popullsia shqiptare nė pėrgjithėsi kishte qenė njė element force nė perandori[40].Ndaj tė gjitha Fuqitė e Mėdha qė Aliu hyri nė marrėdhėnie diplomatike u pėrpoqėn ta pėrdornin nė kundėrshtitė qė kishin me njėra-tjetrėn nė rajon, por kurrė nuk i dhanė mbėshtetjen e duhur diplomatike pėr tė shpallur pavarėsinė.

Epoka protonacionaliste qė lindi gjatė sundimit tė Ali Pashės ndėrtoi kolonat e formimit tė identitetit tė popullsisė sė pashallėkut tė tij, e cila sipas territorit, preferencave gjuhėsore dhe atyre tė besimit fetar u nda nė shqiptarė dhe grekė. Rebelimi i tij edhe pse nuk mori ngjyresat e forta tė njė revolte tė mirėfilltė nacionaliste ndihmoi shumė nė krijimin e identitetit kolektiv kundėrshtues ndaj Perandorisė qė shqiptarėt adoptuan nė vitet e mėvonshme. Nė kėtė sens nuk mund tė thuhet se kjo popullsi iu pėrgjigj dhe e kuptoi tėrėsisht mesazhin nacionalist qė Ali Pasha Tepelena i drejtoi kur u rebelua ndaj pushtetit qendror, por nuk mund tė lihet pa pėrmendur se nė kėtė kundėrvėnie ajo shumė shpejt gjeti orientimin e vet nacionalist. Rebelimi i tij shėnon kundėrvėnien e parė serioze tė njė pushteti lokal mysliman shqiptar me pushtetin qendror perandorak osman dhe si e tillė pėrbėn njė rast tė veēantė studimi dhe meriton vėmendjen e duhur tė historiografisė evropiane.


[1] Shih pėr mė tepėr L.S.Stavrianos. The Balkans since 1453.C.Hurst& Co Ltd. London 2002,Third impression
[2] L.S.Stavrianos. The Balkans since 1453.C.Hurst& Co Ltd. London 2002,Third impression faqe 215
[3] Charles&Barbara Jelavich.: Themelimi i shteteve kombėtare tė Ballkanit,1804-1920. Dituria.Tiranė:2004faqe 30
[4] Po aty, faqe 30
[5] Pėr mė tepėr shih L.S.Stavrianos. The Balkans since 1453.C.Hurst& Co Ltd. London 2002, Third impression, Charles&Barbara Jelavich.: Themelimi i shteteve kombėtare tė Ballkanit, 1804-1920. Dituria.Tiranė:2004, Misha Gleni. Historia e Ballkanit 1804-1999. Toena: Tiranė 2007
[6] Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman.Tiranė. Dituria:2002,faqe 33
[7] Historia e Popullit shqiptar I. Toena:2002, faqe 665
[8] Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman.Tiranė. Dituria:2002,faqe 162
[9] Po aty, faqe 162
[10] Shih pėr mė tepėr Georgiu A. Sioroka. Pėrse nuk dėshironte shtetin e vet tė pavarur. Istorika Athinė Elefterotypia:15 Mars 2001,faqe 20
[11] Neophytos G. Loizides. Religion and Nationalism in the Balkans. Harvard University , February 11:2000,faqe 3
[12] Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman.Tiranė. Dituria:2002,faqe 216
[13] Po aty, faqe 216
[14] Po aty 161
[15] Po aty,faqe 214
[16] Po aty faqe 214
[17] Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman.Tiranė. Dituria:2002, faqe 78
[18] Historia e Popullit shqiptar I. Toena:2002, faqe 641
[19] Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman.Tiranė. Dituria:2002, faqe 215
[20] Charles&Barbara Jelavich.: Themelimi i shteteve kombėtare tė Ballkanit,1804-1920. Dituria.Tiranė:2004, faqe 22
[21] Nikos Bardhiabasis. “Antiprologu” Istorika Athinė Elefterotypia:15 Mars 2001.faqe 5
[22] Charles&Barbara Jelavich.: Themelimi i shteteve kombėtare tė Ballkanit,1804-1920. Dituria.Tiranė:2004, faqe 22
[23] Nikos Bardhiabasis. “Antiprologu” Istorika Athinė Elefterotypia:15 Mars 2001.faqe 5
[24] Historia e Popullit shqiptar I. Toena:2002 faqe 641
[25] Po aty. faqe 664
[26] Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman. Tiranė. Dituria:2002,faqe 85
[27] William Martin Lik. “Udhėtime nė Shqipėrinė e Vezirėve”. Migjeni. Tiranė:2008,faqe 57
[28] Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman.Tiranė. Dituria:2002, faqe 88-89
[29] Henry Baerlein. Sourthen Albania : Under the Acroceraunian Mountains . Chicago :1968, faqe 22
[30] Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman. Tiranė. Dituria:2002, faqe 94
[31]Po aty,faqe 95
[32] Po aty faqe 95
[33] Historia e Popullit shqiptar I. Toena:2002, faqe 641
[34] Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman. Tiranė. Dituria:2002, faqe 84
[35] Gjeorgjiu Papagjeorgjiu. “ Ali Pasha-njė drejtues otoman me mentalitet evropian” Elefterotypia:15 Mars 2001. faqe 10
[36] Ilir Ushtulenca. Diplomacia e Ali Pashė Tepelenės.Tiranė 8 Nėntori:1986, faqe 250-251
[37] Katherine Flemming. Bonaparti Mysliman. Tiranė. Dituria:2002, faqe 208
[38] P aty, faqe 209
[39] Po aty, faqe 213
[40] Charles&Barbara Jelavich.: Themelimi i shteteve kombėtare tė Ballkanit, 1804-1920. Dituria.Tiranė:2004,faqe 206

Bibliografi:
1- Charles&Barbara Jelavich.: “Themelimi i shteteve kombėtare tė Ballkanit, 1804-1920”. Dituria.Tiranė:2004
2- Georgiu A. Sioroka. “Pėrse nuk dėshironte shtetin e vet tė pavarur.” Istorika Athinė Elefterotypia:15 Mars 2001
3- Gjeorgjiu Papagjeorgjiu. “ Ali Pasha-njė drejtues ottoman me mentalitet evropian” Elefterotypia:15 Mars 2001
4- “Historia e Popullit shqiptar” Toena:2002
5- Henry Baerlein. “Sourthen Albania : Under the Acroceraunian Mountains .” Chicago :1968
6- Ilir Ushtulenca. “Diplomacia e Ali Pashė Tepelenės.” 8 Nėntori Tiranė:1986
7- Katherine Flemming. “Bonaparti Mysliman”. Dituria Tiranė:2002
8- L.S.Stavrianos. “The Balkans since 1453”.C.Hurst& Co Ltd. London 2002,Third impression
9- Misha Gleni. “ Historia e Ballkanit 1804-1999”. Toena Tiranė :2007
10- Nikos Bardhiabasis. “Antiprologu” Istorika Athinė Elefterotypia:15 Mars 2001.
11- Neophytos G. Loizides. “Religion and Nationalism in the Balkans”. Harvard University : 2000February 11
12- William Martin Lik. “Udhėtime nė Shqipėrinė e Vezirėve”. Migjeni. Tiranė:2008


*Autori i shkrimit ėshtė historian dhe autor i monografisė historike “Gjenealogjia e Ali Pashė Tepelenės”, Streha:2014, Tiranė.

http://www.gazetatema.net/2017/01/24...she-tepelenes/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 08:52.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2018
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.