Kthehu   Kreu > D1 > 1757-2012: Shtetet Shqiptare
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.12.2014, 23:44   1

Lėndė burimore 1940-45: Ditar lufte i Komandės Supreme tė Forcave tė Armatosura Gjermane


Citim:
Ditar lufte i Komandės Supreme tė Forcave tė Armatosura Gjermane

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	okw-v1.jpg
Shikimet:	14
Madhėsia:	768,2 KB
NNJ:	7809

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	okw-v2.jpg
Shikimet:	19
Madhėsia:	800,8 KB
NNJ:	7810
Ditarėt e luftės tė Komandės Supreme tė Forcave tė Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der Wehrmacht, KTB OKW) nė vitet 1940-1945 u mbajtėn nga Zyra e Mbrojtjes Kombėtare pranė Shtabit tė Operacioneve tė Forcave Ushtarake gjermane (Abteilung Landesverteidigung im Wehrmachtführungsstabamt). Kėta ditarė lufte pėrshkruajnė strategjitė, betejat, lėvizjet e trupave, linjat e fronteve, qėllimet, vendimet operacionale dhe planet e luftės dhe vlerėsimet e situatave luftarake prej udhėheqjes mė tė lartė tė forcave ushtarake gjermane.

Pėrkthyer nga Ana Kolevica, redaktuar nga Saimir Lolja


Sekretari i Ditarėve tė Luftės nė Komandėn Supreme tė Forcave tė Armatosura Gjermane ishte Helmuth Greiner deri nė mars 1943 dhe mė pas Percy Ernst Schramm. Nė vitet 1961-1965, ditarėt e luftės u pėrpiluan nga historianėt dhe u botuan nga shtėpia botuese Bernard & Graefe Verlag für Wehrwesen, Frankfurt am Main. Historiani kryesor ishte Percy Ernst Schramm dhe ndihmėsit e tij historianė, pėrkatėsisht sipas vėllimeve ishin si mė poshtė:

Hans-Adolf Jacobsen: Vėllimi I, 1517 faqe, periudha 01.08.1940 – 31.12.1941, botuar 1965.

Andreas Fritz Hillgruber: Vėllimi II 1-2, 1477 faqe, periudha 01.01 – 31.12.1942, botuar 1963.

Walther Hubatsch: Vėllimi III 1-2, 1673 faqe, periudha 01.01 – 31.12.1943, botuar 1963.

Percy Ernst Schramm: Vėllimi IV 1-2, 1976 faqe, periudha 01.01.1944 – 22.05.1945, botuar 1961.

Kėta ditarė lufte tė pėrmbledhura nė katėr vėllime (fillimisht nė tetė vėllime) janė edhe sot njė nga burimet mė tė rėndėsishme faktike pėr shkencėn e historisė qė mbulon Luftėn II Botėrore. Me radhė do paraqiten tė pėrkthyera nė shqip, sipas vėllimeve tė botuara, vetėm pjesėt ku shkruhej pėr Shqipėrinė.


Vėllimi I


1 Gusht 1940 – 31 dhjetor 1941

A. Hyrje

III. Plani dhe qėllimet e luftės 1939-1941: Njė pėrmbledhje

Faqe 71E. Nė luftėn nė Ballkan (Prill 1941), Hitleri kishte mė pak qėllime territoriale, shumė mė tepėr kishte qėllim tė siguronte interesat strategjike dhe ekonomike. Nė asnjė mėnyrė nuk donte tė lejonte vendosjen e anglezėve nė Greqi si dhe kėrcėnimin e fushave tė naftės nė Rumani tė cilat ishin shumė tė rėndėsishme pėr luftėn e tij. Po ashtu mendonte se nė atė mėnyrė ndihmonte Italinė tė mbante pozitat e saj nė Shqipėri.

B. Ditar Lufte

Faqe 42 – 21.08.1940. Deti Adriatik duhet tė jetė i tėri nėn pushtetin italian, sfera e ndikimit nė Ballkan tė zgjerohet. Pėr kėtė mendohet tė prishet Jugosllavia, tė krijohet njė Kroaci e pavarur por nėn ndikimin e Italisė, tė zmadhohet Shqipėria duke marre zonat e banuara nga shqiptaret nė jug tė Jugosllavisė dhe nė Greqi si dhe bashkimi me Korfuzin dhe ndoshta me disa ishuj tė tjerė nė detin Jon.
Faqe 81 – 18.09.1940. Sipas njoftimeve tė shtabit tė pėrgjithshėm italian tė trupave tokėsore dhėnė atasheut ushtarak nė Romė, Divizionet 49 dhe 51 janė dėrguar nė Shqipėri; do dėrgohet deri mė 30.09.1940 edhe Divizioni 29.

Faqe 110 – 05.10.1940. Sipas njė njoftimi tė datės 24.09.1940 (171/40 Tepėr Sekret) tė atasheut ushtarak nė Romė, ushtria italiane pėrbėhet tani nga 74 divizione, prej tyre ndodhen nė atdhe 51, nė Shqipėri 8, nė Libi 14 dhe 1 nė ishujt Dodekaneze.

Faqe 130 – 28.10.1940. Seksioni i jashtėm njofton se pasi nė orėn 03:00 i ėshtė dorėzuar qeverisė greke nga i dėrguari italian nė Athinė njė notė, sot nė orėn 06:00 tė mėngjesit trupat italiane janė futur nga Shqipėria nė Greqi.

Faqe 138 – 30.10.1940. Veprimi politik i planifikuar pėr nė fillim tė Shtatorit nuk u ndėrmor, por gjatė kėtij muaji u pėrforcua korparmata XXVI italiane qė ndodhet nė Shqipėri me 3 Divizione. …. Mė 27.10.1940 nė orėn 21:00, konti Ciano e njoftuar zyrtarisht personin pėrgjegjės gjerman, fisnikut Bismarck, se ditėn qė vijon nė orėn 03:00 do t’i dorėzohet qeverisė greke ultimatumi pėr tė pushtimin e pikave strategjike dhe nė orėn 06:00 do tė fillonte futja e trupave italiane nga Shqipėria nė Greqinė veriore. Qėllimi i kėtij operacioni ėshtė pushtimi i Korfuzit, futja nga Janina deri nė gjirin e Patras pėr tė pushtuar ishujt Levkas, Cefalonia dhe Zante si dhe marshimi pėr nė Athinė dhe Selanik. Udhėheqja ėshtė nė dorėn e gjeneralit tė korparmatės XXVI, Viskonti Prasca. Meqenėse 2 nga 9 divizionet qė ndodhen nė Shqipėri nevojiten pėr mbrojtjen e kufirit me Jugosllavinė, mendohet se epėrsia italiane tė mos jetė aq e madhe dhe nė rastin e njė rezistence tė madhe greke nuk duhet tė llogaritet sukses i shpejtė. ….. Pėr shkak tė kushteve jo tė mira tė motit, avionėt italianė tė stacionuar nė Shqipėri nuk futen dot.

Faqe 157 – 07.11.1940. Nga forcat e aviacionit Italian nisur nga Shqipėria, janė pėrdorur nė Greqi 56 avionė luftarakė, 120 avionė gjuajtės dhe 17 avionė zbulimi.

Faqe 159 – 08.11.1940. Lajme tė jashtme: lajm nga gjenerali von Rintelen, sipas tė cilit po dėrgohen pėrforcime nė Shqipėri (4 divizione italiane).

Faqe 162 – 09.11.1940. Pėr shkak tė kushteve tė vėshtira tė transportit nė Shqipėri, do tė kalojė shumė kohė derisa tė arrijnė pėrforcimet nė front. …. Nuk mund tė llogaritet mė njė sukses i shpejtė i italianėve. Ata po pėrpiqen tė ndreqin atė qė nuk patėn pėrgatitur mė parė.

Faqe 163 – 09.11.1940. Pėrparėsia e pushtimit tė Greqisė veriore ka pėrballė disa anė negative. Nėpėrmjet futjes nė luftė tė njė vendi tjetėr u zgjerua lufta dhe u pėrhap nė Ballkan, gjė qė Gjermania ėshtė pėrpjekur ta shmangė deri mė sot. Ushtria italiane ėshtė kėshtu e lidhur nė njė drejtim mė shumė. Anglezėt kanė kėshtu njė aleat mė shumė dhe njė pikė mbėshtetje tokėsore, gjė qė pėrforcon gjendjen e tyre nė pjesėn lindore tė detit Mesdhe. Mundėsitė e veprimit tė tyre kundėr ushtrive italiane nė Libi dhe Shqipėri janė rritur.

Faqe 172 – 13.11.1940. Atasheu ushtarak nė Romė dėrgon tė dhėna qė ia ka dhėnė shefi i kabinetit nė ministrinė e mbrojtjes italiane, Kolonel Sorice, nė lidhje me gjendjen nė Shqipėri.

Faqe 182 – 19.11.1940. Gjendja nė Shqipėri: e ndėrlikuar.

Faqe 183 – 20.11.1940. Sipas njė telegrami tė datės 18.11.1940 tė Atasheut ushtarak nė Romė, shtabi i pėrgjithshėm italian e gjykon situatėn nė zonėn shqiptaro-greke, pas tėrheqjeve nė disa pjesė tė frontit dhe dėrgimit tė pėrforcimeve, si tė qėndrueshme. Situata, megjithatė ėshtė rėnduar sepse batalioni shqiptar kaloi nė anėn e grekėve. …. Gjenerali Marras ishte dje nė Kancelarinė gjermane dhe kėrkoi 3000 kamionė pėr t’i ēuar nė Shqipėri nga Jugosllavia nė shkėmbim tė 3000 kamioneve italiane.

Faqe 188 – 25.11.1940. Bisedimet me italianėt nė lidhje me kamionėt pėr nė Shqipėri arritėn njė farė pėrfundimi.

Faqe 201_202 – 05.12.1940. Sipas raportit nr. 429 datė 03.12.1940, ushtria italiane e stacionuar nė Shqipėri e drejtuar nga gjenerali Soddu ėshtė pjesė e Armatės XXI (gjenerali Geloso nė Tepelenė mė rreth 9 Divizione), e Armatės IX (gjenerali Vercellino nė Elbasan me 6 Divizione) dhe forca tokėsore rezervė (1 Divizion i motorizuar, 2 regjimente kalorsie). Si pėrforcime tė mėtejshme janė 2 Divizione tė gatshme nė Italinė jugore (Shih Shtesėn tek Raporti i Organizimit i Komandės sė Forcave Tokėsore pėr Lindjen dhe Perėndimin). Situata duket e qėndrueshme me tėrheqjen e plotė tė divizioneve italiane nė linjėn e re tė mbrojtjes, e cila shtrihet nga lumi [me] Kallama deri nė Raveni-Koshovicė-Pėrmet – nė perėndim tė kufirit shqiptaro-grek. Nė Shqipėri ruajnė rregullin dhe qetėsinė trupa policore italiane tė fuqishme.

Faqe 204 – 05.12.1940. Hitleri e vlerėson situatėn si mė poshtė: Gjendja nė Shqipėri nuk ėshtė e qartė. Nė se italianėt do tė prapsen dhe mė shumė, atėherė ekziston mundėsia e humbjes sė gjithė Shqipėrisė. Jugosllavia me sa duket do tė shtyjė vendimet e saja derisa tė sqarohet gjendja nė Shqipėri. Faktori mė i rėndėsishėm nė Ballkan ėshtė Rusia qė po shton ndikimin nė Bullgari pasi ėshtė bllokuar e tėra Rumania. Nga kjo rrjedh se ēdo dobėsi kudo nė Evropė do ēojė nė pėrparimin e rusėve.

Faqe 205 – 05.12.1940. Tėrheqja e Jugosllavisė nga ana e fuqive tė boshtit ėshtė e dėshirueshme dhe e mundshme edhe nė rastin qė fronti italian nė Shqipėri tė mos pėrparojė… Hitleri nuk shikon mundėsi pėr tė dėrguar trupa nė Shqipėri.

Faqe 209 – 05.12.1940. Gjendje e rėndė e trupave italiane nė Shqipėri dhe sulme tė egra greke.

Faqe 213 – 06.12.1940. Hitleri ėshtė i brengosur pėr gjendjen nė Shqipėri.

Faqe 218 – 07.12.1940. Gjenerali Badoglio jep dorėheqjen me sa duket pėr shkak tė humbjeve nė Shqipėri.

Faqe 219 – 08.12.1940. Ambasadori Italian nė Berlin ėshtė paraqitur mė 07.12.1940 tek Hitleri dhe e ka pėrshkruar situatėn nė Shqipėri me ngjyrat mė tė errėta.

Faqe 225 – 11.12.1940. Atasheu ushtarak nė Romė lajmėron sė gjenerali Cavallero qė sapo ėshtė kthyer nga Shqipėria lajmėron mė 09.12.1940 se kriza nė Shqipėri ende nuk ėshtė kaluar, por shpresohet qė situata tė pėrmirėsohet.

Faqe 226 – 11.12.1940. Nė tė dy bisedat paraqitet gjendja nė Shqipėri jo aq dramatike sa deri mė sot.

Faqe 230 – 14.12.1940. Sulme tė mėtejshme greke nė Shqipėri.

Faqe 232 – 16.12.1940. Mė tej ėshtė menduar pėr njė grup tė dytė transportues me e dėrguar nė Itali pėr qėllime tė transportit tė trupave dhe furnizimeve drejt Shqipėrisė. ….. Sulm i fortė i grekėve kundėr krahut tė majtė tė Armatės IX italiane.

Faqe 237 – 18.12.1940. Pėr shkak tė gjendjes sė qėndrueshme tė trupave italiane nė Shqipėri, nuk do jetė mė e nevojshme tė dėrgohet njė trupė e dytė transporti „Ju52“ nė Itali.

Faqe 241 – 20.12.2014. Gjendja nė Shqipėri para tre javėsh ishte aq dramatike sa duhej tė llogaritej baras me njė disfatė tė rėndė. Tani fronti ėshtė i qėndrueshėm, shpresohet qė tė mbahet. …. Nė Shqipėri tufane dėbore.

Faqe 243 – 244 – 28.12.1940. Atasheu ushtarak italian nė Berlin thotė se megjithėse grekėt sulmojnė rrallė me mė shume se 1-2 batalione, nuk bėhet fjalė qė ushtria italiane tė mbajė frontin nė Shqipėri dhe me tepėr ajo ėshtė duke u tėrhequr nė luftė e sipėr. Ai ėshtė i mendimit se futja nė lufte qoftė edhe e njė regjimenti gjerman do tė bėnte qė fronti tė mbahej, sidomos pėr shkak tė veprimit tė jashtėzakonshėm mbi moralin e ushtarėve italianė por edhe mbi ata grekė.

Faqe 245 – 246 – 04.01.1941. Atasheu ushtarak nė Romė lajmėron me shkrim (Nr. 6/41 Tepėr e Fshehtė Tepėr Pėrparėsi) se general Guzzoni e ka bėrė me dije mė 03.01.1941 se gjenerali Cavallero ka marrė komandėn e trupave nė Shqipėri nė vend tė gjeneralit Soddu qė ėshtė sėmurė. Ai pėrshėndet gatishmėrinė gjermane pėr tė derguar trupa me tanke nė Libi dhe njė divizion me ushtarė nė Shqipėri si dhe armatime e pajisje nga kontingjenti i plaēkės sė luftės. Ai lutet qė divizioni me ushtarė tė jetė i gatshėm pėr t’u dėrguar.

Gjenerali Guzzoni e pėrshkruan gjendjen nė Shqipėri si vijon: Nė Shqipėri pritet njė sulm tjetėr i fuqishėm grek ose nė zonėn bregdetare tė Vlorės ose nė luginėn e lunit Osum nė drejtim tė Beratit. Shpresohet se ai sulm tė pėrballohet nga italianėt.

Faqe 251 – 08.01.1941. Pėr futjen e trupave gjermane nė Shqipėri nuk ėshtė marrė ende vendim.

Faqe 252 – 08.01.1941. Qė nga data 10.12.1940 janė dėrguar 16’000 ushtarė [italianė] nė Shqipėri me transportuesit Ju-52.

Faqe 254 – 09.01.1941. Hitleri flet pėr gjendjen nė Shqipėri dhe thotė se nėse do tė futen trupa gjermane atje, atėherė duhet tė jenė aq tė fuqishme sa tė mund tė godasin nga shpina forcat greke qė do tė pėrpiqen tė bllokojnė Selanikun. Por mė parė forcave gjermane do t’u duhet tė pėrparojnė nė Shqipėri. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme njė bashkėveprim i forcave gjermane dhe italiane si dhe njė njėsie me disa tanke tė fuqishėm. Nuk do ishte gabim qė kjo trupė e ndėrthurur tė fillonte pėrpara se tė arrinte Armata XII [gjermane].

Komandanti i Ushtrisė Tokėsore kėrkon leje qė tė fillohet me mbledhjen e tė dhėnave tė nevojshme mbi gjendjen nė Shqipėri dhe ve si kusht paraprak pėr sukses ushtrimin e njė ndikimi tė mjaftueshėm mbi komandėn italane nė Shqipėri, nė mėnyrė qė italianėt tė fillojnė sulmin njėkohėsisht me forcat gjermane.

Faqe 260 – 10.01.1941. Qė nga 10.12.1940 janė ēuar me aeroplanėt Ju-52 17’000 ushtarė [italianė] dhe 1300 ton [materiale] nė Shqipėri. Gjenerali von Rintelen shkon nė frontin shqiptar. Tė dhėna mbi vendosjen e trupave italiane nė Shqipėri. ….. Tė bėhet gati Divizioni i parė malor pėr nė Shqipėri.

Faqe 261 – 11.01.1941. Tė bėhen gati njė Korps gjerman pėr ta dėrguar nė Shqipėri, qė pėrfshin 1 Divizion malor dhe forcė tankiste. Ato do tė mbėshtesin trupat italiane nė rast krize si dhe pėr sulmin e mundshėm dhe ēarjen e frontit grek nė pika tė rėndėsishme. Veē kėsaj do kenė si detyrė tė mbėshtesin nga shpina sulmin ballor tė Armatės XII [tė komanduar nga gjenerali Wilhelm List] pėr tė hapur ngushticėn nė perėndim tė Selanikut. Dėrgimi i trupave gjermane me anė tė anijeve qė janė ende nė detin Mesdhe ose me grupin e avionėve transportues Ju-52 nė Foggia duhet tė jetė kryer brenda mundėsive pėrpara sė tė fillojė transporti nė Libi.

Faqe 263 – 13.01.1941. Dje kapiten Bürkner njoftonte se italianėt janė dakort me dėrgimin e oficerėve tė zbulimit nė Shqipėri dhe Libi. Pikėpamje tė kolonelit Jodl mbi gjendjen nė Shqipėri mbėshtetur nė raportin e gjeneral-kolonelit Rintelen. Dėrgimi pėrfundimtar i trupave nė Shqipėri vetėm kur tė jetė arritur njė baraspeshė e forcave. Prandaj me sa duket do kėtė transport tė njėkohshėm tė trupave pėr Shqipėri dhe Libi.

Faqe 265 – 15.01.1941. Shqipėri: Vije fronti e pavolitshme nė bregdet. … Raport i gjeneral-kolonelit Rintelen rreth bisedės me Guzzonin mė 13.01.1941 mbi gjendjen nė Shqipėri. … U nisėn trupa zbulimi nė Shqipėri dhe Libi.

Faqe 266 – 15.01.1941. Komanda e Lartė e Forcave Tokėsore lajmėron se shtabi zbulues me kolonelin Jodl me 4 oficerė tė tjerė ėshtė nisur pėr Shqipėri.

Faqe 267 – 18.01.1941. Pėrgjegjėsi i Zyrės sė Mbrojtjes Kombėtare (Z.M.K.) nė Shtabin e Operacioneve tė Forcave Ushtarake (Sh.Op.F.U.) shkon mė 17.01.1941 nė Berchtesgaden dhe paradite mė 18.01.1941 i raporton komandantit tė Shtabit tė Operacioneve tė Forcave Ushtarake nė Zyrėn Perandorake nė Berchtesgaden. Ai i dorėzon organizimin e trupave tė parashikuara pėr t’u dėrguar nė Shqipėri dhe Libi si dhe programin e transportit pėr kėto trupa.

Faqe 268 – 18.01.1941. Komandanti i Sh.Op.F.U. pranon mendimin e komandantit tė Z.M.K. pėr t’i dhėnė operacioneve nė Libi dhe Shqipėri pėrkatėsisht emrat “Luledielli“ dhe „Zambak i Alpeve“. Urdhrat pėr komandat pėrkatėse tė ushtrisė dolėn mė 20.01.1941.

Faqe 270 – 20.01.1941. Operacioni “Zambaku i Alpeve” qė parashikon futjen e trupave nė Shqipėri nuk mund tė zhvillohet sipas planit, sepse italianėt duhen tė pėrdorin kapacitetet e porteve shqiptare plotėsisht pėr tė dėrguar pėrforcimet e tyre. Vendimi i ri do tė merret nė fillim tė Marsit. Nėse atėherė do vihet pėrsėri nė pikėpyetje futja e trupave gjermane, atėherė ajo do tė bėhet nė njė pėrmasė tė zvogėluar.

Faqe 272 – 22.01.1941. Komandanti Suprem i Forcave tė Armatosura [general Wilhelm Keitel] dėrgon shėnimet e tij nga biseda me gjeneralin italian Guzzoni nė Berchtesgaden mė 19.01.1941 si dhe njė pėrmbledhje tė pėrfundimeve tė bisedave tė Hitlerit mė Ducen nė Berghof mė 20.01.1941.

Gjeneral Guzzoni nė bisedė me Komandantin Suprem tė Forcave tė Armatosura e vlerėson situatėn si mė poshtė: Nė Shqipėri zhvillohet lufta mė e rėndėsishme pėr Italinė. Fronti i atjeshėm ende nuk ėshtė forcuar, por linja e tanishme do tė mbahet me ēdo kusht kundėr sulmeve greke dhe nuk ekziston mundėsia qė Vlona ose Berati tė bjerė nė dorė tė grekėve.

Nė Shqipėri ndodhen tani 21 divizione italiane dhe qėllimi ėshtė tė dėrgohen atje edhe 3 tė tjerė nga Italia pėr tė krijuar nė krahun verior tė ushtrisė njė grup prej 10-12 divizionesh (qė do pėrfshijė 3 divizionet e pėrmendura mė lart dhe 4 divizione alpine). Grupi do jetė gati tė sulmojė vetėm pas dy muaj e gjysėm, sepse transportim mė i shpejtė i tre Divizioneve dhe freskimit tė Divizioneve tė tjerė nuk mundet. Sulmi i kėtij grupi ėshtė planifikuar nė drejtimin e Korēės, nga kėtu nė drejtim tė Ersekės pėr ta shkatėrruar frontin verior grek dhe pėr tė vazhduar nė drejtimin e Follorinės kur linja e furnizimit nėpėrmjet Korēės tė jetė siguruar. Synimi i tanishėm pėr tė kryer njė sulm nė bregdet me qėllime tė kufizuara ėshtė braktisur.

Faqe 273 – 22.01.1941. Qėndrimi komandantit tė Komandės Supreme tė Forcave tė Armatosura (K.S.F.A.) nė lidhje me vlerėsimin e gjeneral Guzzonit jepet: Ėshtė pothuaj e pamundur qė italianėt tė pėrgatisin nė kohėn e duhur trupat e nevojshme pėr njė sulm nė Shqipėri. Prandaj nuk duhet llogaritur mė mbėshtetje italiane pėr sulmet gjermane tė nisura nga Bullgaria kundėr Greqisė.

Faqe 274 – 22.01.1941. Italianėt e quajnė dėrgimin e trupave gjermane nė Shqipėri tė dėshirueshėm po jo tė nevojshėm.

Faqe 275 – 22.01.1941. Prandaj nuk ka kuptim tė dėrgohen trupa tani nė Shqipėri. Nėse fronti do tė qėndrojė atje pa lėvizur, do tė kishte pasoja psikologjike tė padėshirueshme. Nėse do tė futen trupa, atėherė lufta do tė filloje para kohe nė jug-lindje.

Faqe 280 – 25.01-.1941. Futje e trupave greke nė Shqipėri.

Faqe 289 – 29.01.1941. Nė Shqipėri ndodhen 24 Divizione italiane.

Faqe 290 – 30.01.1941. Gjendja nė Shqipėri duket se ėshtė e qėndrueshme.

Faqe 292 – 31.01.1941. Raport i datės 29.01.1941 i gjeneralit Rintelen. Tė dhėna tė Guzzonit mbi Shqipėrinė dhe Libinė.

Faqe 305 – 05.02.1941. Trupat gjermane nė Libi dhe nė Shqipėri, vetėm nė rast se do tė ketė trupa atje, do tė vihen taktikisht drejtpėrsėdrejti nė shėrbim tė komandave italiane. Kėto trupa janė nėn komandėn e Komandantit tė Trupave Tokėsore i cili nėpėrmjet oficerit ndėrlidhės ka lidhje me komandėn italiane nė terren.

Faqe 307 – 06.02.1941. Skuadroni Luftarak III pėr Qėllime tė Veēanta nė Foggia do tė jetė vetėm nėn komandėn e Korpusit Ajror X pėr tė furnizuar e trupat tokėsore gjermane ne Afrikėn veriore. Ėshtė e nevojshme tė behet nė kohė njė planifikim i ri i transporteve italiane pėr nė Shqipėri.

Faqe 322 – 13.02.1941. Nė Shqipėri nuk ka veprime luftarake me rėndėsi.

Faqe 324 – 14.02.1941. Pika kryesore e mbėshtetjes sė forcave ajrore angleze ėshtė Kreta. Prej andej me ndihmėn dhe tė aeroporteve tė tjera nė Greqi kryhen goditjet nė Shqipėri.

Faqe 326 – 15.01.1941. Meqenėse gjendja e frontit nė Shqipėri ėshtė e qėndrueshme dhe nė kėtė stinė tė vitit nuk pritet ndonjė sukses i rėndėsishėm nė rast sulmi, qoftė edhe me trupa gjermane, atėherė nuk do tė mbahen trupa gjermane nė gatishmėri pėr kėtė rajon.

Faqe 343 – 04.03.1941. Leter e gjeneralit von Rintelen mbi bisedėn me Guzzonin. Gjenerali Cavallero do tė fillojė me 06.03.1941 njė sulm tė vogėl nė Shqipėri. Duēia, i cili ndodhet tani nė Shqipėri, ka urdhėruar nė vend tė saj njė sulm tė Armates XI mė datė 8 ose 9 mbi qytetin e Gjirokastrės. Lajme tė pavėrtetuara mbi zbarkimin e 2 divizioneve angleze nė Greqi.

Faqe 346 – 06.03.1941. Gjenerali von Rintelen ka marrė urdhrin tė jetė shumė i tėrhequr. Pėr kėtė arėsye italianėt e kanė shtyre sulmin e tyre nė Shqipėri.

Faqe 351 – Divizioni i kėmbėsorisė arriti nė kufirin bullgaro-grek. Nė Shqipėri ka filluar sulmi mė 09.03.1941 me Korpuset XXV, VIII dhe IV tė forcave tokėsore. Sulme italiane nė mėngjesin e datės 09.03.1941…. Sulmi italian nė Shqipėri nėn komandėn e Duces.

Faqe 353 – 12.03.1941. Suksese tė pakta tė italianėve nė Shqipėri.

Faqe 356 – 13.03.1941. Pėrfundon sulmi italian nė Shqipėri.

Faqe 363 – 18.03.1941. Nė Shqipėri qėndrojnė 25 divizione italiane pėrkundrejt 16 divizioneve greke. Sipas gjeneralit von Rintelen, fuqia goditėse e grekėve po pakėsohet. Krijohet pėrshtypja se anglezėt po zbarkojnė trupa nė Greqi dhe me sa duket nė pjesėn veriore tė Peloponezit.

Faqe 365 – 21.03.1941. Nėnshkrimi i marrėveshjes me Jugosllavinė. Nė Shqipėri do tė shkojė njė shtab i vogėl i ndėrlidhjes sė forcave tokėsore me nė krye kolonelin Fretter-Pico.

Faqe 371 – 31.03.1941. Gjendja e italianėve nė Shqipėri pėrpara fillimit tė operacioneve kundėr Jugosllavisė duket e vėshtirė. Italianėt bėjnė gati 1 Divizion tankesh dhe 2 Divizione kėmbėsorie pranė kufirit Jugosllav. 3 Dvizione britanike nė Greqi. Abisinia u humb.

Faqe 373 – 01.04.1941. Dėrgohen dy divizione italiane nė Shqipėri.

Faqe 374 – 02.04.1941. Sulme greke nė Shqipėri.

Faqe 374 – 03.04.1941. Sulme tė veēuara greke nė Shqipėri. Dėrgohen pėr mbrojtjen e kufirit lindor dhe verior 3 Divizione nga Armata XI, 1 Divizion nga Armata IX, 2 Divizione nga Italia. Ducia kėrkon oficerė gjermanė pėr kėta Divizione.

Faqe 375 – 05.04.1941. Gjenerali von Rintelen takohet mė 03.04.1941 nė Shqipėri me gjeneralin Cavallero; raporton mbi qėllimet dhe grupimet e forcave italiane.

Faqe 376 – 07.04.1941. Ėshtė ndėrprerė ndėrlidhja me Shqipėrinė dhe Libinė.

Faqe 380 – 14.04.1941. Lėvizje tėrheqjeje tė trupave greke nė Shqipėri.

Faqe 380 – 15.04.1941. Tėrheqje e plotė e grekėve nga Shqipėria.

Ditari mbaron mė datė 30 Dhjetor 1941.

SHTOJCA

Faqe 948 – 22.08.1939. Fjalimi i Hitlerit nė Berghof: …Nė Ballkan zotėron qė nga pushtimi i Shqipėrisė nga Italia nė pashkėt e vitit 1939 njė baraspeshė forcash.

Faqe 1181 – 28.10.1940. Ora 05:30. Fillim i sulmit italian ndaj Greqisė. Marrin pjese Armata IX dhe XI (7 Divizione, prej tyre njė Divizion alpin dhe njė Divizion tankesh; 1 Divizion pėr tė siguruar kufirin me Jugoslllavinė). Ushtria greke (gjenerali Papagos) ka mobilizuar rreth 300’000 veta. Sulme ajrore italiane kundėr aeroporteve greke, edhe aeroportin Tatol afėr Athinės, si dhe porteve tė Prevezės dhe Patrės. 56 avionė lufte, 120 avionė gjuajtės, 17 avionė zbulimi nė Shqipėri; 112 avionė lufte, 24 avionė gjuajtės dhe 18 avionė zbulimi nė Pulja [tė Italisė].

Faqe 1182 – 09.11.1940. Gjenerali Soddu bėhet kryekomandant i trupave italiane nė Shqipėri. ….. Njė grup anijesh angleze (3 kryqėzorė dhe 2 anije goditėse) kanė sulmuar anijet italiane qė ktheheshin nga Shqipėria dhe kanė fundosur 4 anije transporti me aftėsi mbajtėse 16938 ton.

Faqe 1183 – 14_22.11.1940. Sulmi grek arrin kulmin me marrjen e Korēės nė Shqipėri mė 21.11.1940.

Faqe 1184 – 26.11.1940. Pėr shkak tė humbjeve nė Shqipėri, Musolini jep urdhėr tė rimobilizohet ushtria italiane.

Faqe 1186 – 10.12.1940. Urdhri i K.S.F.A. pėr tė vendosur Korpusin X Ajror nė Siēili dhe Itali tė Jugut. Admirali Canaris [kreu i zbulimit ushtarak gjerman – shėn. red.] kėrkoi nga ambasadori hungarez nė Madrid tė vepronte si ndėrmjetės pėr paqe me Greqinė. Nėse Greqia do tė kthehej nė qėndrim asnjanės do t’u lejohej tė mbante pjesėt e pushtuara tė Shqipėrisė.

Faqe 1187 – 19.12.1940. Anijet angleze tė luftės "Warspite" dhe "Valiant" qėllojnė Vlonėn nė Shqipėri.

Faqe 1188 – 28.12.1940. Italia kėrkon mbėshtetje gjermane nė Shqipėri. Hitleri mendon nė fillim tė dėrgojė njė Divizion alpin por pastaj heq dorė.

Faqe 1188 – 30.12.1940. Gjenerali kont Cavallero merr komandėn e trupave italiane nė Shqipėri nė vend tė gjeneralit Soddu qė ėshtė sėmurė. Nė Shqipėri ndodhen tani 16 Divizione italiane pėrkundrejt 13 Divizioneve greke.

Faqe 1196 – 09.03.1941. Fillimi i njė sulmi italian nė frontin shqiptar.

Faqe 1197 – 16.03.1941. Sulmi italian i filluar mė 09.03.1941 nė Shqipėri pėsoi pėrfundimisht humbje.

Faqe 1202 – 14.04.1941. Fillimi i tėrheqjes sė trupave greke qė luftojnė nė Shqipėri.

Faqe 1203 – 21.04.1941. Gjenerali Wilhelm List pranon nė Larisa kapitullimin e trupave greke. Takohen nė kufirin shqiptar trupat SS-gjermane qė vijnė nga jugu prej Greqisė me italianėt qė vijnė nga veriu nga Shqipėria.


Vėllimi II


1 Janar – 31 dhjetor 1942

Faqe 446 – 24.06.1942. Shefi i shtabit pėr Evropėn juglindore Gjeneral-Majori Foertsch vjen pėr bisedime nė selinė qendrore tė Hitlerit. Me kėrkesėn tė tij i jepet udhėzimi gjeneralit gjerman pranė shtabit tė pėrgjithshėm italian qė tė ndikojė atje nė mėnyrė qė oficeri i ndėrlidhjes sė komandės sė lartė italiane 11 [nė Greqi] qė ndodhet pranė shtabit gjerman pėr Evropėn juglindore, t’i jepet edhe detyra e oficerit tė ndėrlidhjes pėr komandėn e lartė 9 (Shqipėri) dhe pėr qeverinė ushtarake tė Malit tė Zi.


Vėllimi III


1 Janar 1943 – 31 dhjetor 1943

Faqe 275 – 03.04.943. Pėrshkrim i gjendjes nė Kroaci: …Brigadat komuniste IV dhe V, rreth 2500 vetė, po pėrpiqen tė hyjnė nė Shqipėri. Ēetnikėt kanė zėnė pozicion nė rrugėn Gacko-Bileēa (37 km nė veri-lindje tė Dubrovnikut) me front nga veri-perėndimi.

Faqe 286 – 05.04.1943. Shqipėri: Thuhet se nė vende tė shkėputura ka demonstratime tė shqiptarėve nė pėrkrahje tė Gjermanisė kundėr italianėve. 15 km nė lindje tė Valonės (qytet bregdetar 100 km nė jug-jugperėndim tė Tiranės) sulm kundėr njė kolone italiane: 10 tė vdekur, 19 tė plagosur, 103 tė humbur.

Faqe 301 – 08.04.1943. Zonė e pushtuar italiane: Sipas njė lajmi tė forcave tė zbulimit, 10’000 komunistė qėndrojnė nė njė zonė nė perėndim tė Foēas [nė Bosnien lindore] dhe do pėrpiqen tė futen nė Shqipėri.

Faqe 316 – 09.04.1943. Zonė e pushtuar italiane: Nė zonėn Gacko [nė Bosnjėn lindore] po grupohet njė trupė e fuqishme armike me qėllimin pėr t’u futur nė Shqipėri.

Faqe 336 – 15.04.1943. Dy sulme mbi trupat italiane tė pushtimit nė Shqipėrinė jugore. Njė pikė mbėshtetjeje u pushtua dhe kazerma u dogj.

Faqe 341 – 16.04.1943. Italianėt ndėrmarrin me forca tė shumta, nė zonėn 40 km nė juglindje tė Valonės, njė spastrim tė qendrės sė atjeshme tė banditėve.

Faqe 346 – 17.04.1943. Vazhdojnė spastrimet e italianėve nė juglindje tė Valonės.

Faqe 351 – 18.04.1943. Shqipėri: Vazhdojnė spastrimet e italianėve nė jug.

Faqe 360 – 20.04.1943. Vazhdojnė spastrimet e italianėve nė jug tė Valonės. Janė prishur disa qendra komuniste dhe ėshtė kapur njė top.

Faqe 423 – 03.05.1943. Mė 29.04.1943 ka dhėnė dorėheqjen qeveria shqiptare.

Faqe 454 -09.05.1943. Luftime nė veri tė Valonės, 10 armiq tė vrarė, pak armė tė zėna.

Faqe 502 – 19.05.1943. Nė verilindje tė Leskovikut (kufiri juglindor i Shqipėrisė) sulmohen batalione italiane nga trupa tė forta bandite. Humbjet italiane: 3 tė vdekur, 25 tė plagosur. 50 armiq tė vrarė.

Faqe 544 – 27.05.1943. Fronti i Mesdheut nė Juglindje: Njė dokument i gjetur nė shtabin e Dragoljub "Drazha" Mihailoviēit vėrteton se lėvizja e tij ka lidhje tė gjėra me lėvizjen kryengritėse nė Shqipėri. [Nė kujtimet e ambasadorit gjerman nė Shqipėrinė e kohės sė luftės, Martin B. Schliep, pėrmendet Muharrem Bajraktari i zonės sė Lumės afėr Kukėsit pėr lidhje me Dragoljub "Drazha" Mihailoviēin. – shėn. red.]

Faqe 552 – 28.05.1943. Shqipėri: Qė nga 01.06.1943 [do jetė] njė grup ushtarak italian me qendėr nė Tiranė. Komandant gjeneral Rossi.

Faqe 558 – 29.05.1943. Shqipėri: Mė 26.05.1943 atentat me bombė ndaj dy krerėve shqiptarė pro-italianė. Banditėt u venė zjarrin minierave nė jugperėndim tė liqenit tė Ohrit dhe marrin punėtorėt me vete.

Faqe 581 – 02.06.1943. Shqipėri: Pėrballohet njė sulm i banditėve (200 vete) mbi njė aeroport.

Faqe 587 – 03.06.1943. Shqipėri: Fluturime natėn jug-veri tė armiqve, kthimi nga jugu.

Faqe 592 – 04.06.1943. Shqipėri: Nuk ka ndodhi tė veēanta.

Faqe 613 – 08.06.1943. Shqipėri: Nė natėn duke u gdhirė 07.06.1943 fluturime tė shumta armike.

Faqe 648 – 15.06.1943. Trupa italiane tė Korparmatės IV po ndėrmarrin spastrime kundėr kryengritėsve nė zonėn nė jug tė linjės Tiranė-Durrės. Kryengritėsit kanė pėsuar humbje tė renda.

Faqe 653 -16.06.1943. 85 armiq tė vrarė gjatė spastrimeve italiane nė zonėn jugore tė linjės Tiranė-Durrės.

Faqe 658 – 17.06.1943. Shqipėri: 35 armiq tė vrarė gjatė spastrimeve italiane; u kapėn dy mitralozė.

Faqe 664 – 18.06.1943. 64 armiq tė vrarė gjatė spastrimeve italiane nė zonėn jugore tė Tiranė-Durrėsit, afro 60 tė arrestuar, ėshtė kapur njė sasi e vogėl armėsh. Nė lindje tė Tiranės u sulmua njė truproje milicėsh. Nė veri tė Valonės (105 km nė juglindje tė Tiranės) u sulmua njė kazermė xhandarmėrie nga njė trupė komuniste prej 200 vetash. Xhandarėt u morėn rob.

Faqe 685 – 22.06.1943. Greqi: Natėn duke u gdhirė 22.06.1943 u ndėrpre plotėsisht pėr arsye sabotazhi lidhja telefonike Janinė-Athinė, Prevezė (75 km nė jug tė Janinės) dhe pėr nė Shqipėri.

Faqe 690 – 23.06.1943. Gjatė luftimeve nė veri-lindje tė Shqipėrisė dhe nė veriperėndim tė Krushevės (120 km nė lindje tė Tiranės) 22 armiq tė vrarė. Nė jug tė Dibrės (60 km verilindje tė Tiranės) u sulmua njė kolonė dhe njė truprojė italiane. Italianėt patėn humbje. Pėrfundimi i pėrgjithshėm i spastrimeve nė zonėn nė jug tė Tiranė-Durrėsit: 69 armiq tė vrarė, 198 tė arrestuar.

Faqe 697 – 24.06.1943. Sulm komunist mbi njė kompani italiane dhe njė minierė nė lindje tė Tiranės.

Faqe 708 – 26.06.1943. Sulm i suksesshėm i trupave italiane mbi njė fole banditėsh nė perėndim tė Korēės (120 km nė juglindje tė Tiranės).

Faqe 713 – 27.06.1943. Nė veri-perėndim tė Tepelenės (110 km nė juglindje tė Tiranės) shkatėrrohet njė grup banditėsh me ndihmėn e forcave ajrore italiane.

Faqe 717 – 28.06.1943. Gjatė luftimeve nė veri-perėndim tė Tepelenės (110 km nė juglindje tė Tiranės) 102 italianė tė vrarė, edhe humbjet e armikut mendohen tė larta. Gjate spastrimeve nė zonėn e Berat-Fier-Valona (zonė 50 km nė jug tė Tiranės), 13 armiq tė vrarė.

Faqe 767_768 – 10.07.1943. Trupat gjermane qė ndodhen apo do tė futen nė zonėn e Armatės XI [italiane], nėse futen nė luftime, do tė jenė nėn komandėn e lartė tė Armatės XI kurse trupat gjermane tė ndodhura nė Kretė, Mal tė Zi, Shqipėri dhe Egje pėr mbrojtjen e bregdetit ose operacione tė tjera do tė jenė nėn komandėn e trupave pėrgjegjėse italiane. Trupat italiane tė Korparmatės III (Divizionet Brennero, Forli dhe Pinerolo me trupat mbėshtetėse dhe tė prapavijės) do tė zhvendosen nė Gusht nė Shqipėri.

Faqe 768 – 10.07.1943. Shtabi drejtues i ushtrisė gjermane ėshtė dakord me strukturėn komanduese tė trupave gjermane nė zonat bregdetare tė mbajtura ende nga italianėt nė Kroaci, Mal tė Zi, Shqipėri dhe Rodos… Pranohet pjesėmarrja e njė Divizioni Malor [gjerman] nė operacionin "Delta" (operacion spastrimi nė Greqinė perėndimore), por nuk ėshtė nė interesin gjerman futja i atij Divizioni Malor nė Shqipėrinė jugore.

Faqe 786 – 14.07.1943. Pėr tė arritur njė administrim ushtarak qendror dhe efektiv nė zonėn juglindore, propozohet tė ngrihet njė "shtab drejtimi juglindor" nė rangun e njė komandature tė njė armate me komandature dhe shtab administrativ, me tė drejtat e plota tė njė komande ushtarake territoriale pėr zonėn juglindore. Kėtij shtabi do t’i vihen nėn komandė shtabet e Greqisė jugore, tė zonės Selanik-Egje, Serbisė, Kroacisė, Shqipėrisė dhe Malit tė Zi.

Faqe 822 – 23.07.1943. Komanda e lartė pėr juglindjen dėrgon dhe ėshtė dakort me njė analizė tė situatės, tė bėrė nga komanda e forcave ajrore juglindore dhe paraqitur komandės supreme tė forcave ajrore, nė lidhje me mundėsinė e njė sulmi armik kundėr Shqipėrisė. Shqipėria ndryshe nga Dalmacia dhe Greqia ka njė breg qė arrihet lehtė dhe ka shumė fusha aviacioni njė pjesė e tė cilave janė tė mira. Megjithatė, sjellja e rezervave gjermane nga pjesa tjetėr e Ballkanit pėr nė zonat kufitare ėshtė e vėshtirė, sidomos nė dimėr dhe pranverė.

Faqe 526 – 24.07.1943. (Pėr shkak tė zhvillimeve nė Itali ky urdhėr [i Hitlerit pėr zhvendosje trupash nė Greqi] nuk arrin tė zbatohet. Batalioni 92 i grenadierėve do tė zhvendoset nėpėrmjet Shqipėrisė pėr nė Greqinė e veriut pėr tė vepruar nė bregun e detit Adriatik.)

Faqe 841 – 26.07.1943. Rregullore e re pėr komandėn nė zonėn juglindore: Trupat gjermane qė ndodhen nė bregun kroat, nė Mal tė Zi, Shqipėri dhe Egje vihen nėn komandėn italiane. Korparmata III italiane zhvendoset pėr nė Shqipėri sapo tė arrijnė trupat gjermane qė do ta zėvendėsojnė.

Faqe 842 – 26.07.1943. Pėrgjigja pėrfundimtare nga “Commando Supremo” [italiane] arrin mė 26.07.1943 ora 14:50. Nė tė pranohet vendosja e Armatės XI nėn komandėn gjermane, emėrimi atje i njė shefi shtabi tė pėrgjithshėm gjerman, zhvendosja e Korparmatės VII nė veri; edhe Divizioni “Brennero” do tė zhvendoset pėr nė Shqipėri… 3. Trupat gjermane nė Shqipėri, Mal tė Zi dhe nė zonėn kroate tė pushtuar nga Italia janė nėn komandėn italiane tė lindjes, pėrkatėsisht tė Armatės II italiane.

Faqe 857 – 29.07.1943. Juglindje: Trupat gjermane qė ndodhen tani ose do tė ndodhen nė tė ardhmen nė Kroaci, Mal te Zi dhe Shqipėri do tė vendosen nėn komandėn italiane tė atjeshme.

Faqe 862 – 30.07.1943. Juglindje: Shtabi drejtues i ushtrisė gjermane mban qėndrim nė lidhje me vlerėsimin e situatės mbi Shqipėrinė (pėrfshirė Malin e Zi dhe Kroacinė) tė bėrė nga forcat ajrore tė juglindjes dhe dėrguar mė 23.07.1943 nga komanda e lartė e juglindjes dhe vjen nė pėrfundimin se, mbėshtetur mbi pėrvojėn me trupat italiane, ėshtė e nevojshme ndėrhyrja me trupa gjermane pėr tė mbrojtur kufirin bregdetar e cila do tė kufizohet nė mbrojtjen e porteve. Shtabi drejtues i ushtrisė gjermane vė nė gatishmėri forcat e nevojshme pėr kėtė qėllim.

Faqe 876 – 01.08.1943. Ka filluar pushtimi i aeroporteve nė Shqipėri nėpėrmjet forcave tokėsore tė ēuara atje me avionė, parashutistė dhe njė batalion me emrin “Brandenburg”.

Faqe 890 – 03.08.1943. Juglindje: 2.Shtabi i pėrgjithshėm i ushtrisė gjermane kėrkon qė tani pėr tani pėr Shqipėrinė dhe Malin e Zi tė ndėrmerren vetėm pėrgatitjet e urdhėruara me 01.07.1943.

Faqe 894 – 04.08.1943. Nė Shqipėri vazhdojnė veprimet revolucionare me sulme mbi garnizonet italiane. Aeroportet shqiptare janė zėnė nga forcat gjermane.

Faqe 908 – 06.08.1943. Bisedime italo-gjermane nė Tarvisio [Udine, Itali]: Gjenerali Ambrosio dėshiron tė zhvendosė sa mė shpejt Korparmatėn III italiane nga Greqia lindore pėr nė Shqipėri ku nevojiten pėrforcime.

Faqe 910 – 06.08.1943. Vazhdojnė veprimet e bandave sidomos nė Shqipėri dhe Kroaci.

Faqe 926 – 10.08.1943. K.S.F.A. ka bėrė me dije komandėn e lartė tė juglindjes se komanda supreme italiane do tė zhvendosė mė 01.09.1943 Korparmatėn III italiane me dy Divizione nga Greqia lindore nė Shqipėri.

Faqe 952 – 15.08.1943. Gjenerali Roatta lajmėron se Korparmata III italiane do tė zhvendoset mė 01.09.1943 nga Thesalia nė Shqipėri dhe nga Armata II italiane do tė kthehen 3 Divizione.

Faqe 959 – 16.08.1943. Nė Greqi vazhdojnė spastrimet nga ana jonė. Nė Shqipėri ka shenja tė shpėrbėrjes sė milicisė, veprime tė bandave nė Tiranė, sabotazh nė tė korrat nė Serbi.

Faqe 996 – 23.08.1943. Nė bisedimet nė Tarvisio dhe Bolonjė [tė Italisė] u arrit marrėveshja me italianėt qė tė zhvendosin nė Shtator Korparmatėn III pėr nė Shqipėri.

Faqe 1002 – 24.08.1943. Hitleri ka urdhėruar forcimin e Rregjimentit 92 grenadier i cili do tė vendoset jo nė Kretė por nė Shqipėri.

Faqe 1009 – 25.08.1943. Mė 09.08.1943, komanda e lartė e juglindjes bėn kėrkesėn qė nė rastin e rėnies sė pėrforcimeve nė bregun dalmatik dhe shqiptar tė futen nė veprim trupa xhenjere nga fortesat ushtarake.

Faqe 1018 – 27.08.1943. Komanda e lartė e juglindjes lajmėron mė 26.08.1943 se komanda e forcave ajrore nė juglindje ka kėrkuar tė zhvendoset njė batalion ruajtės i forcave ajrore me qėndrim nė Kretė pėr tė siguruar mbrojtjen e aeroporteve greke dhe shqiptare dhe nė shkėmbin tė tij kėrkon njė batalion kėmbėsorie.

Faqe 1022 – 28.08.1943. Shefi i shtabit tė pėrgjithshėm tė grupit tė Armatės F lajmėron se italianėt janė lutur qė tė zhvendosen 1-2 Divizione gjermane nė zonėn Shkup-Elbasan, si rezervė pėr ndėrhyrje nė Shqipėri dhe pėr sigurimin e rrugės pėr nė Tiranė. Komanda e lartė e juglindjes pėrshėndet mundėsinė qė krijohet kėshtu pėr tė futur qė tani forca [gjermane] nė Shqipėri. Me 29.08.1943 njoftohet pranimi prej Hitlerit pėr kėtė lėvizje.

…Komanda e lartė e juglindjes merr detyrėn tė lidhet me shtabin e pėrgjithshėm bullgar dhe tė pyesin [pėr tė ngacmuar mendimin] nėse bullgarėt do tė ishin tė gatshėm qė nė rastin e njė zbarkimi armik dhe tė operacionit „Achse“ [operacioni i ēarmatosjes sė ushtrisė italiane qė pritej tė kapitullonte] tė zgjerojnė zonėn e tyre tė pushtimit deri nė Mal tė Zi dhe Shqipėri. Zona e shtrirjes sė pushtimit do tė varet nga gjendja nė Serbi dhe nga planet e vendosjes sė trupave bullgare tė artilerisė.

Faqe 1035 – 30.08.1943. Nė njė bisedė tė Hitlerit me njė ekspert tė ministrisė sė jashtme pėr ēėshtjen shqiptare peshohen mundėsitė e paqtimit me Shqipėrinė nė rastin e njė pushtimi gjerman nė vijim tė operacionit „Achse“.

Faqe 1042 – 01.09.1943. Pėr marshimin e trupave gjermane nė Shqipėri, pėr tė cilin ėshtė parashikuar Divizioni 100 i forcave ajrore rajonale, ėshtė kėrkuar pranimi me shkrim i komandės italiane lindore, pranimi me gojė ka ardhur.

Faqe 1051 – 03.09.1943. Komanda e lartė e juglindjes ėshtė dakord me largimin e Divizionit I tė tankeve nga Peloponezi. Por duhet tė kihet parasysh dobėsimi pėr rreth 4 javė i forcave tė atjeshme. Komanda e juglindjes tėrheq vėmendjen se nėse ky Divizion do tė pėrdoret si njė grup rezervė i ushtrisė, atėhere pushtimi i Shqipėrisė nė rastin e operacionit "Achse", pėr tė cilin ai Divizioni ishte parashikuar, nuk mund tė kryhet.

Faqe 1055 – 04.09.1943. Komanda e lartė e juglindjes lajmėron se pushtimi i aeroporteve nė Shqipėri me nga njė batalion ka filluar dhe do tė pėrfundojė nė mes tė Shtatorit.

Faqe 1058 – 05.09.1943. …4.1. Divizioni italian "Brennero" i Korparmatės III italiane po zhvendoset pėr nė Shqipėri.

Faqe 1063_1064 – 06.09.1943. Komanda e lartė e juglindjes lajmėron mė 05.09.1943 se komanda supreme italiane ende nuk ka pranuar futjen e trupave tė Divizionit 100 tė forcave ajrore [gjermane] dhe se komanda e lartė italiane e lindjes do tė lejojė futjen e Divizionit nė zonėn e Dibrės ose tė Korēės, por jo nė Elbasan. K.S.F.A. ėshtė dakord me qėllimin e komandės sė lartė nė juglindje qė Divizionin nė fjalė, i cili tani pėr tani ndodhet nė zonėn Ohėr-Manastir, ta lėrė atje. Ndėrkohė tė kėqyren rrugėt, tė mbahet lidhje me trupat qė sigurojnė aeroportet shqiptare. Italianėt tė njoftohen pėr kėtė.

Faqe 1068 – 07.09.1943. [Mbas armėpushimit tė Italisė me aleatėt nėnshkruar mė 03.09.1943, i cili u bė i njohur mė 08.09.1943]: ….3. A nevojitet t’i bėhet thirrje gjithė Ballkanit (kroatėve, serbėve, shqiptarėve, grekėve) kundėr italianėve? Me kėtė mėnyrė mund tė pakėsohet armiqėsia ndaj gjermanėve. Por nė njė rast tė tillė duhen dhėnė premtimet e nevojshme (bregu i detit Adriatik pėr Kroacinė, pavarėsia pėr Shqipėrinė) dhe tė jepen dhe faktet e nevojshme pėr kėtė.

Faqe 1069 – 07.09.1943. [Pėrshkruhen masat qė merr shtabi gjerman mbas armėpushimit tė Italisė me aleatėt]… 5. Duke hequr dorė nga ishujt jonikė hiqet dorė nga njė mundėsi e mirė pėr t’u hedhur nė Greqi dhe Shqipėri.

Faqe 1072 – 07.09.1943. Komandės sė lartė tė juglindjes i njoftohen qėllimet e komandės supreme italiane pėr zhvendosjen e Korparmatės III italiane pėr nė Shqipėri si dhe zhvendosja e tre Divizioneve nga Kroacia nė tokė italiane. Nė vend tė njė Divizioni tė ndodhur nė Kroaci, do tė zhvendoset tashme Divizioni "Forli" i Koorparmates III italiane pėr nė atdhe, kėshtu qė Shqipėria pėrforcohet vetėm nga dy Divizione italiane ("Brennero" dhe "Pinerelo").

Faqe 1082 – 08.09.1943. Pasi i ėshtė dhėnė parulla “Achse“, komanda e lartė [gjermane] nė juglindje lajmėron me gojė nė orėn 22:20 se komanda e lartė e ushtrisė italiane ka pranuar dorėzimin e armėve tė rėnda dhe tė paluejtshme, por ka kėrkuar qė ushtarėt tė mbajnė armėt e dorės duke patur parasysh edhe rrezikun bolshevik qė i kėrcėnohet Italisė. Komanda e lartė e juglindjes e ka hedhur poshtė kėtė kėrkesė. Nė Shqipėri gjendja ėshtė akoma e paqartė, sepse komandanti i lartė italian nuk ėshtė i pranishėm dhe nė kėtė mėnyrė i fshihet pėrgjegjėsisė qė ka.

Faqe 1085 – 09.09.1943. Shtabi suprem gjerman njofton se ka pėr qėllim qė Shqipėrinė ta njohė si autonome (nė kushte tė caktuara sė bashku me Malin e Zi). Ministria e Jashtme tė dėrgojė njė trupė tė posaēme qė tė sqarojė nė vend gjendjen. Derisa tė sqarohet kjo gjė, nė Shqipėri dhe Mal tė Zi do ta ketė pushtetin elzekutiv Armata II e tankeve.

Faqe 1089 – 10.09.1943. Nė Rhodos vazhdojnė luftime me italianėt. Lėvizjet e trupave tona nė Shqipėri dhe Mal tė Zi u zhvilluan sipas planit. Popullsia e Greqisė, Shqipėrisė, Serbisė dhe Kroacisė ėshtė ende e qetė… Nuk llogaritet mė njė sulm anglo-amerikan nė Ballkanin jugor, por ėshtė i qartė rreziku nė frontin e Adriatikut, nė tė cilin Shqipėria ėshtė pika mė e dobėt.

Faqe 1090 – 10.09.1943. Komanda e lartė nė juglindje ka pėrmbledhur dhe paraqitur rishtas kėrkesat pėr mbrojtjen e zonės juglindore, duke u bazuar edhe nė raportin mbi gjendjen e armikut tė paraqitur nga departamenti i ushtrive tė huaja perėndim. Ndėr tė tjera ka kėrkuar qartėsimin e pėrgjegjėsisė komanduese nė pjesėn veriore tė pjesės juglindore, futjen e shpejtė tė forcave gjermane pėr mbrojtjen e bregut tė Kroacisė, Malit tė Zi dhe Shqipėrisė, afrimin e Divizioneve sulmuese, pėrforcimin e Divizionit sulmues nė Rhodos pėr tė krijuar njė Divizion tė plotė me dy Regjimente dhe pajisjen e plotė tė Divizionit SS "Nordland" si dhe tė Brigadės SS "Nederland", rritjen e numrit tė forcave tė sigurisė nė gjithė zonėn e prapavijės, ēuarjen e artilerisė bregdetare nė bregun shqiptaro-dalmatik dhe kthimin e tij nė njė kala bregdetare.

Faqe 1095 – 11.09.1943. Vazhdojnė luftimet nė Rhodos, ku kanė arritur anije lufte me trupa. Lėvizjet e trupave tona nė Greqi sipas planit. Nė Shqipėri ka filluar krijimi i njė qeverie tė re. Divizioni gjuajtes 100 arriti Valonėn dhe pushtoi pjesė tė Durrėsit nė bashkėpunim me forca tė tjera qė i ka nėn komandė.

Faqe 1098 – 12.09.1943. Nė Rhodos kapitullojnė forcat italiane prej 40,000 vetėsh. Nė Kretė, forcat italiane pro-gjermane bashkohen me trupat gjermane. Nė veri-perėndim tė Athinės dhe nė [ishullin] Eube ka lėvizje banditėsh. Nė Shqipėri pėrparon pushtimi i zonės bregdetare.

Faqe 1100 – 13.09.1943. [Pėshkruhen urdhrat nė lidhje me oficerėt dhe ushtarėt italianė tė cilėt shprehen tė gatshėm tė luftojnė nė krah tė gjermanėve]. Ekzistojnė disa mundėsi pėr t’i pėrdorur kėto trupa: 1) Si milicė ose policė nė Itali, pasi tė jenė stėrvitur nga forcat SS ose jashtė Italisė nė luftime kundra bandave. 2) Si batalione ndėrtimi nė ushtrinė gjermane. 3) Si trupa ndihmėse nė nė pėrbėrje tė trupave gjermane. Pėrjashtohet futja e kėtyre trupave nė zonat me popullsi me origjinė gjermane si dhe nė Kroaci dhe Shqipėri.

Faqe 1102 -13.09.1943. Ēėshtja e njė shteti shqiptaro-malazez ėshtė e hapur, pasi ato rrethe shqiptare me tė cilat janė krijuar lidhje, meqenėse nuk janė tė sigurta se si do tė mbarojė lufta, nuk pranojnė autonomi nė sajė tė mėshirės sė Gjermanisė.

Faqe 1114 – 17.09.1943. Bregu shqiptaro-dalmatik-malazez fiton gjithmonė e mė shumė rėndėsi, sepse aty ekzistojnė kushte tė pėrshtatshme pėr kundėrshtarin njėsoj si nė bregun e Kanalit [La Manche], prej nga mund tė ndėrmerret njė sulm pėr nė zemėr tė Evropės.

Faqe 1116 – 17.09.1943. Gjendja nė Greqi dhe Shqipėri ėshtė e kėnaqshme… Pasi kanė dėshtuar pėrpjekjet e para pėr tė krijuar njė qeveri nė Shqipėri, (krahaso 13.9./6) po bėhen pėrpjekje nė Kosovė ku janė gjetur vendas tė gatshėm pėr tė krijuar njė qeveri kombėtare. Nėse kjo do tė ketė sukses, atėherė duhet ngritur njė administratė qė tė duket nga jashtė si e pavarur.

Faqe 1127 – 21.09.1943. K.S.F.A. kujton se sipas urdhrit tė datės 15.09.1943 mund tė pėrdoren pėr punime ndėrtimi vetėm trupa italiane besnike, por vetėm nė Greqi dhe jo nė Kroaci, Mal tė zi dhe Shqipėri, ku duhet tė merren pėr kėto punime banorė vendas.

Faqe 1134_1135 – 23.09.1943. Divizioni "Brennero" qė vepron nė Shqipėri ka shprehur gatishmėrinė pėr tė vazhduar luftimet nė anėn gjermane. Komanda e lartė e juglindjes ka urdhėruar dėrgimin e tij nė zonėn Rashka-Mitrovicė nė mėnyrė qė trupat tė mund tė kontrollohen dhe ajo pjesė qė do tė gjykohet e besueshme do tė bashkohet me batalionet kėmbėsore 999. Shtabi drejtues gjerman nuk do qė trupa pak tė besueshme tė shkrihen nė batalionet 999 dhe parashtron qė ato trupa tė pėrdoren nė sigurimin e transportit mbi shina. Trupat qė lirohen kėshtu prej andej do tė bashkohen me batalionet e tjera.

Shtabi i pėrgjithshėm bullgar ka paraqitur njė raport mbi gjendjen e pakicės bullgare nė kufirin lindor shqiptar. Ky raport ėshtė gjykuar nga komanda juglindore si i tepruar. Prandaj ka parashtruar qė kėrkesa bullgare pėr pushtimin e kėsaj zonė tė hidhet poshtė dhe atje tė pėrdoren trupa tė milicisė shqiptare. Ky mendim ėshtė pranuar mė 20.09.1943 nga shtabi drejtues gjerman. Ministria e Jashtme njofton mė 21.09.1943 se i dėrguari bullgar ka kėrkuar tė pushtohen prej bullgarėve zonat kufitare tė Shqipėrisė tė populluara nga bullgarė nė mėnyrė qė tė mbrohen pakicat bullgare nga shqiptarėt.

K.S.F.A. njofton atasheun ushtarak gjerman nė Sofje [tė Bullgarisė] se komanda e lartė juglindore e vlerėson situatėn nė kufi shumė mė pozitivisht se sa shtabi i pėrgjithshėm bullgar. Prandaj atje do tė veprojnė forca vendore milicie pėr tė ruajtur sigurinė. Pushtimi i asaj zone tani pėr tani nuk ėshtė i nevojshėm.

Faqe 1139 – 24.09.1943. Shtabi qendror i ushtrisė ka caktuar pikat e mėposhtme pėr bisedimet me komanden juglindore qė do tė zhvillohen mė 24.09.1943 nė kuartierin kryesor tė Hitlerit. I. Zhvillimi i luftės: …Radha e kundėrsulmeve dhe trupat qė do tė pėrdoren, pushtimi i ishujve nė Egje dhe Adriatik …sigurimi i prapavijės nė Shqipėri dhe Mal tė Zi….

Faqe 1143 – 25.09.1943. Gjendja nė Ballkan: Nė Eube, Shqipėri, Serbi dhe Mal tė Zi, vazhdojnė veprimet e bandave dhe ka filluar njė operacion spastrimesh nga ana jonė.

Faqe 1144 – 26.09.1943. Komanda e juglindjes lajmėron pėr sigurimin e zonės Tetovė-Gostivar-Dibėr-Strugė-Kėrēovė (Shqipėria lindore), zonė tė cilėn dėshironin ta pushtonin bullgarėt.

Faqe 1147 – 27.09.1943. Vazhdojnė veprimet kryengritėse nė Shqipėri.

Faqe 1151 – 28.09.1943. Nė njė shtesė tė njoftimit pėr atasheun ushtarak gjerman nė Sofje me 23.09.1943 thuhet se zona e Shqipėrisė veri-lindore deri nė luginėn e Vardarit do tė pushtohet mė vonė nga trupa gjermane.

Faqe 1154 – 30.09.1943. Nė Shqipėri mprihen mė tej veprimet e bandave; janė vėnė re gjithnjė e mė shumė agjentė britanikė.

Faqe 1164 – 01.10.1943. [Bėhet fjalė pėr udhėzimet e komandės sė lartė gjermane pėr shpėrndarjen e trupave nė juglindje]. …. Divizioni X Malor tė dėrgohet nė Epir ose nė bregun shqiptar. …. Vazhdojnė spastrimet nė Shqipėri dhe Kroaci.

Faqe 1168 – 03.10.1943. Hitleri urdhėron tė emėrohet njė "Gjeneral pėrgjegjės pėr Shqipėrinė“. K.S.F.A. lėshon njė urdhėresė pėr kėtė.

Faqe 1171 – 04.10.1943. Hitleri i urdhėron komandės sė lartė jugore dhe Grupit B tė ushtrisė sa vijon: Pritet qė armiku t’i drejtojė operacionet kryesore kundėr rajonit juglindor ose nga Italia jugore pėr nė Shqipėri – Mal tė Zi – Kroaci jugore ose pas luftimeve nga Italia qendrore kundėr Kroacisė veriore – Istria.

Faqe 1178 – 06.10.1943. Pritet njė sulm britanik nė rajonin juglindor kundėr bregut shqiptaro-dalmatik ose nėpėr detin Egje kundėr Maqedonisė dhe Thrakisė.

Faqe 1181 – 07.10.1943. Forcohet veprimi i bandave nė Shqipėri dhe Kroaci.

Faqe 1184 – 08.10.1943. Nė Shqipėri ėshtė ngritur me ndihmėn gjermane njė qeveri shqiptare, e cila ka ndėr mend tė krijoje njė trupė milicie tė vetėn. Njoftimet e shtabit drejtues tė ushtrisė pėr datat 09.10.1943 dhe 13.10.1943 mbi lirimin nga ushtria tė shqiptarėve qė ndodhen nė Divizionin SS Malor tė Bosnjės janė hedhur poshtė nga krye-komandanti i SS-ve [Heinrich Himmler].

Faqe 1191 – 10.10.1943. K.S.F.A. ėshtė dakort me idenė e shtruar mė 01.10.1943 nga komanda e lartė juglindore pėr zhvendosjen e forcave tė ndėrtimit tė pėrforcimeve nė zonėn e Armatės II tė tankeve (bregu shqiptaro-dalmatik).

Faqe 1193 – 11.10.1943. Gjendja nė Ballkan: Vazhdojnė spastrimet tona nė Greqi. Nė Shqipėri luftime tė Divizioneve Gjuajtės 100 dhe 118 me pjesėt e mbetura tė Divizioneve italiane "Firenze" dhe "Venecia".

Faqe 1197 – 13.10.1943. Qeveria [italiane] e gjeneralit Pietro Badoglio i shpall luftė Gjermanisė. Mbreti i Italisė heq dorė nga titulli “Perandor i Etiopisė” dhe “Mbret i Shqipėrisė”.

Faqe 1208_1209 – 18.10.1943. Hitleri ka njoftuar kėshillin e regjentit bullgar mė 18.10.1943 se do t’u vijė pėr vizitė gjenerali M. R. von Weichs, mbi pėrforcimin e bregut tė Thrakisė afėr Kavallės me njė Divizion bullgar, si dhe mbi masat qė do tė merren pėr mbrojtjen e pakicave bullgare nė Shqipėrinė lindore.

Faqe 1212 – 21.10.1943. K.S.F.A. pėrkufizon tė drejtat e gjeneralit tė plotfuqishėm gjerman nė Shqipėri si dhe tė komandaturės qė do tė ngrihet nė Mal tė Zi.

Faqe 1221 – 25.10.1943. Qeveria shqiptare nuk ka mbėshtetje. Nuk ėshtė arritur ende ndonjė lidhje me krerėt e bandave tė lėvizjes kombėtare greke dhe me Mihailoviēin [Dragoljub "Draža" Mihailoviē, komandanti i ēetnikėve serbė, pro-mbretėror].

Faqe 1252 – 05.11.1943. Nė Shqipėri ka dy grupe banditėsh: komunistėt qė janė tė lidhur me Titon dhe kombėtarėt qė nuk duan tė njollosen nga lidhja me gjermanėt.

Faqe 1254 – 05.11.1943. Ėshtė krijuar dhe ka kryer betimin njė qeveri kombėtare shqiptare… Shtabi qendror i ushtrisė ka parashtruar mė 04.11.1943 pėr takimin qė mbahet mė 05.11.1943 me delegacionin bullgar nė shtabin e Hitlerit kėto pika: 1) Pėrdorimi i njė Divizioni tjetėr bullgar ndėrmjet Divizioneve bullgare VII dhe XVI. 2) Siguria nė rajonin kufitar Bullgari-Shqipėri.

…Meqenėse Hitleri i ka premtuar kryeministrit bullgar mbrojtjen ushtarake tė zonave kufitare tė Shqipėrisė, duhet qė komanda e lartė e juglindjes ta mbajė kėtė premtim. (Bėhet fjalė pėr njė rajon me pakica bullgare, zonė tė cilėn ishin tė gatshėm ta pushtonin forcat vendore bullgare por u penguan nga qeveria e tyre. Trupat gjermane janė shprehur tė paanshme. Kur mė vonė komunistėt sulmuan pakicat bullgare, bullgarėt kėrkuan pushtimin e kėsaj zone nga gjermanėt. Nuk dihet arsyeja pse bullgarėt nuk e pushtojnė vetė atė rajon. Pėr kėtė detyrė ishte parashikuar Divizioni I i tankeve; meqenėse ky u zhvendos pėr nė lindje, pakicat mbetėn tė pambrojtura. Mbas kėsaj dhe kėrkesės sė pėrsėritur pėr ndihmė, Hitleri urdhėroi pushtimin e Shqipėrisė lindore me trupa gjermane).

Komanda e lartė e juglindjes merr nė tė njėjtėn ditė urdhrin pėr spastrimin e zonės Tetovė-Dibėr-Strugė-Kėrēovė-Gostivar dhe krijimin e trupave vendore tė vetėmbrojtjes me ndihmėn e SS-ve dhe tė forcave policore tė Greqisė dhe me armė tė marruna forcave italiane. Mė 06.11.1943, komanda e lartė e juglindjes njofton pėr masat qė ka ndėrmend tė marrė. Hitleri shprehet dakort me to mė 07.11.1943. Komandanti i Shtabit tė Operacioneve nė K.S.F.A. [gjenerali Alfred J. F. Jodl] vendos qė batalionet gjermane tė presin derisa tė jetė ngritur milicia, e cila duhet tė pėrbėhet nga maqedonas bullgarė. Komanda e lartė e juglindjes merr udhėzimet e nevojshme.

Faqe 1268 – 10.11.1943. Komanda e lartė e juglindjes gjykon luftėn kundėr Titos si detyrėn kryesore, edhe mė tė rėndėsishme se ruajtja e kufirit bregdetar. Meqenėse forcat e nevojshme pėr kėtė janė dobėsuar dukshėm pėr shkak tė zhvendosjes se trupave nė lindje, i njoftohet se Hitleri ka pranuar pėrdorimin e Divizionit I Malor pėr operacionin "Kugelblitz" [kundėr partizanėve komunistė jugosllavė nė Dhjetor 1943]. Pas kėtij operacioni ky Divizion duhet tė pozicionohet nė mėnyrė tė tillė qė tė mund tė pėrdoret si forcė rezervė nė Shqipėri dhe nė Greqinė veri-perėndimore.

Faqe 1275 – 12.11.1943. I plotfuqishmi gjerman nė Shqipėri ėshtė gjenerali Theodor Geib, por fuqia egzekutive ėshtė nė dorėn e komandės sė lartė tė Armatės II tė tankeve (Gjenerali Lothar Rendulic).

Faqe 1278 – 13.11.1943. Shėnim nė dosje mbi rėndėsinė ekonomiko-ushtarake tė Shqipėrisė dhe nxjerrjen e kromit atje.

Faqe 1289 – 17.11.1943. Nė Shqipėri ka vėshtirėsi sepse ushtarėve nuk u paguhet dot rroga nė monedhėn vendase, sepse qeveria shqiptare nuk pranon tė japė shumėn e nevojshme pėr kėtė dhe ne nuk duam tė bėjmė presion mė tė fortė. I derguari Hermann Neubacher po pėrpiqet pėr njė zgjidhje tė problemit.

Faqe 1290 – 18.11.1943. Pėrfundim i spastrimeve tė Divizionit Gjuajtės 100 nė Shqipėri dhe luftime nė Peljeshac [nė bregdetin kroat].

Faqe 1292 – 19.11.1943. …Spastrime tė sukseshme nė Shqipėri dhe nė veri tė Malit tė Zi.

Faqe 1317 – 28.11.1943. Gjendja nė Ballkan: Bombardime armike nė qarkullimin rrugor dhe depozitat me materiale nė zonėn e Kroacisė jugore, Malit tė Zi dhe Shqipėrisė.

Faqe 1330 – 02.12.1943. …Qėndrim i qetė i bandave nė Shqipėri dhe Mal tė Zi… Pėr shkak tė vėshtirėsive nė financimin e ushtrisė nė Shqipėri i kėrkohet Ministrisė sė Jashtme mė 03.12.1943 tė caktojė njė zėvendės pėr tė dėrguarin Hermann Neubacher. Kjo i njoftohet edhe komandės sė lartė tė juglindjes e cila merr edhe udhėzimet pėrkatėse. Meqenėse po shtohet veprimi luftarak armik nė rajonin shqiptaro-kroat, komanda e lartė e juglindjes njofton pėr rrezikun e krijuar mbi tė gjitha trupat qė marrin pjesė nė operacionin „Kugelblitz“.

Faqe 1335 – 04.12.1943. Zyra e spiunazhit ushtarak merr udhėzimet pėrkatėse nė lidhje me qėndrimin qė duhet tė mbajė pėrkundrejt Ministrisė sė Jashtme pėrsa i pėrket kundėrshtive kufitare bullgaro-shqiptare nė liqenin e Ohrit.

Faqe 1373 – 20.12.1943. Pėrpjekjet e Kėshillit tė Regjencės nuk arrijnė tė tėrheqin forcat kombėtare nė Shqipėri.

Faqe 1461 – [Kapitulli: Shėnime dokumentesh nė Ditarin e Luftės] 04.10.1943. Plan lufte pėr komandėn e lartė tė jugut dhe Grupin ushtarak B: …A) Unė pres qė armiku t’i drejtojė sulmet e tij kryesore kundėr rajonit juglindje duke u nisur nga Italia, mbase dhe me njė pjesė tė forcave nga Afrika. Nuk mund tė parashikohet nėse kundėrshtari do tė drejtohet kundėr Shqipėrisė/Malit tė Zi/Kroacisė nga Italia jugore qė ėshtė e pushtuar prej tij, apo do tė pėrpiqet tė shtyjė pėr nė veri forcat gjermane nė Itali… Nėnshkruar Adolf Hitler.

Faqe 1474 – [Kapitulli: Shėnime dokumentesh nė Ditarin e Luftės] 10.12.1943. …Divizionet italiane Arezzo, Taurinese, Ferrara, Emilia, Venecia dhe Parma nė Mal tė Zi dhe Shqipėri janė vėnė nėn komandėn e banditėve; njė pjesė e Divizionit Firence [Divizioni 41 i Kėmbėsorisė] luftojnė nėn komandėn e komandantit tė tyre tė Divizionit nė anėn e banditėve [nė Shqipėri]. Gjithsej rreth 11000 veta. Pėrafėrsisht 2200 italianė janė kapur prej ushtrisė gjermane.

Faqe 1540 – Udhėheqja gjermane e ushtrisė nė vitin kulminant tė luftės. Vėshtrim i pėrgjithshėm i Ditarit tė Luftės i shtabit udhėheqės gjerman nė vitin 1943: …Pasi aeroportet shqiptare ishin pushtuar nga forcat tona qė pėrpara kapitullimit tė Italisė, u pėrgatit nė shtator 1943 themelimi i njė shteti shqiptar tė pavarur. Ngritja e njė shteti shqiptaro-malazez nuk u prit mirė meqenėse nuk donin tė ishin tė varur nga Gjermania e cila praktikisht e kishte humbur luftėn. Sė fundi u krijua nė fillim tė Tetorit me ndihmėn e Gjermanisė njė qeveri shqiptare e cila mori pėrsipėr bėrien gati tė 30.000 forcave vullnetare.

Faqe 1545 – 1546 – [Kapitulli: Vėshtrim i pėrgjithshėm i Ditarit tė Luftės i shtabit udhėheqės gjerman nė vitin 1943. Nė pjesėn mbi Bullgarinė shkruhet]: …Qeveria e re bullgare (pas vdekjes se carit Boris) me sa duket kėrkonte qė mbėshtetja ushtarake tė shpėrblehej me marrje tokash nė lindje tė Shqipėrisė, ku jetonte njė pakicė e shpėrndarė bullgare. Kėshtu mė 05.11.1943, kur u bisedua mbi politikėn pushtuese bullgare nė Ballkan, [Ministri i Jashtėm bullgar] Schischmanoff vuri nė dukje trajtimin e mirė tė pakicės greke nga bullgarėt nė Thraki. Kėsaj paraqitje tė ministrit bullgar Schischmanoff i pėrgjigjet Hitleri me vėrejtjen se kjo ėshtė njė politikė e zgjuar e bullgarėve.

Pėr sa i pėrket shkėmbimit tė mendimeve mbi Shqipėrinė, [Kryeministri bullgar i pranishėm nė takim] Bojiloff me shumė kujdes kėrkoi qė tė mendohej mbi mundėsinė e zhvendosjes sė trupave bullgare nė zonėn e rrezikuar kufitare me Shqipėrinė. [Ai tha] Bullgaria ka vetėm trupa tė pakta dhe tė pajisura keq, por ajo do tė pėrpiqet tė bėjė gati trupat e nevojshme pėr kėtė qėllim. Nga ana tjetėr ai beson se me bisedime tė drejtpėrdrejta me qeverinė shqiptare mund tė arrihet njė zgjidhje pėr problemet e sipėrpėrmendura. Hitleri mban njė qėndrim negativ ndaj kėtyre kėrkesave dhe mendon se mė e mira do ishte qė trupat SS tė ngrenė njė trupė tė pėrhershme tė pėrbėrė nga bullgarė. Nė kėtė mėnyrė do tė ishin tė pranishme trupa bullgare nė kėtė rajon.

Njė ideje tė kryeministrit bullgar Bojiloff se ai dėshironte rishikime territoriale nė kufirin shqiptar, Hitleri nuk iu pėrgjigj drejtpėrdrejt dhe sqaroi se njė gjė e tillė do e ndėrlikonte pa ndonjė dobi gjendjen nė Shqipėri… Nė zonėn kufitare Bullgari-Shqipėri do tė ngrihet nga trupat SS njė formacion i pėrbėrė nga bullgarė tė Maqedonisė, por qeveria shqiptare e sapo krijuar nė fillim tė nėntorit 1943 nuk mund tė njolloset me dhurim territoresh [bullgarėve].

Faqe 1614 – [Nėn pjesėn mbi Ballkanin si rajon operacionesh ushtarake, shkruhet]: …. Nė Shqipėri u pushtuan me kohė aeroportet dhe veē kėsaj grupet partizane asnjanėsonin njeri-tjetrin, ndėrsa njė qeveri e krijuar nėn ndikimin e ushtrisė gjermane pranoi rekrutimin e vullnetarėve shqiptarė pėr Divizionin SS "Skanderbeg". …. POSHTĖSHĖNIM: Georg Kastriota, gjeneral Iskender-bej (Skanderbeg) ishte njė fisnik shqiptar (1405-1468), mbrojtės i krishterimit dhe lirisė sė shqiptarėve ndaj turqve.


Vėllimi IV


1 Janar 1944 – 22 maj 1945

Roli i Grup-Armatave dhe Komandave tė tyre

Faqe 35. Sado i madh ėshtė roli i komandave dhe Armatave tė tjera, roli i Armatės dhe komandės juglindore (Grup-Armata E me kryekomandant gjeneral-kolonelin Alexander Löhr) ishte i jashtėzakonshėm. Lexuesi i kėtij libri do vėreje se si Hitleri nuk i mori parasysh kėshillat e “ekspertėve” tė cilėt ishin ushtarakė tė shkolluar por qė ai i shikonte me dyshim dhe pėrbuzje. Vetėm me shumė vonesė ai lejoi largimin e trupave nga Kreta dhe ishuj tė tjerė tė Egjeut, ku ishin akoma 60,000 ushtarė. Pėr ēudi, u krye edhe largimi i trupave nga Peleponezi ku kishte vetėm njė hekurudhė dhe njė urė lidhėse me pjesėn tjetėr tė Greqisė. U krye edhe largimi i trupave nga Greqia, megjithėse aty vepronin dy palė forca partizane qė pėr fat luftonin kundėr njėra-tjetrės.

Katastrofa ishte nė prag, kur trupat tėrhiqeshin nėpėr malet e Ballkanit, sepse nėn shtysėn sovjetike forcat bullgare qė deri nė atė kohė kishin luftuar nė anėn tonė na sulmuan nga krahu i pambrojtur lindor. Por ai sulm jo vetėm qė u pėrballua por edhe u mbajtėn pozicionet derisa ushtari i fundit u largua nga Shqipėria. Tėrheqja e mėtejshme pengohej nga male tė larta deri nė 1400 metra dhe ngrica e dimrit qė po fillonte, dy faktorė tmerret e tė cilėve vėshtirė se mund tė mbivlerėsohen; megjithatė u rrezikua edhe mė shumė ngase trupat e Titos, qė deri nė atė kohė ishin mbajtur nė fre nga trupat gjermane, tani mund tė vepronin lirshėm. Prandaj ushtria e Titos mundi tė bashkohej me trupat e ushtrisė sė kuqe qė po vinin nga Rumania dhe pushtuan Beogradin.

Me gjithė ato vėshtirėsi Grup-Armata E e gjeneralit Alexander Löhr arriti tė mbante deri nė Prill 1945 njė front tė mbyllur qė shtrihej nėpėr Kroaci dhe Bosnjė, me njė gjatėsi prej 1500 km. Gjenerali Alexander Löhr arriti tė bėnte atė qė nuk arriti ta bėnte Napoleoni Bonaparti gjatė tėrheqjes nga Rusia: ai tėrhoqi trupat e tij dhe arriti tė ndėrtonte njė front tė ri i cili nuk u prish ballė pėr ballė por nga shpina.

Teatri Italian i Luftės (01.04.1944 – 31.12.1944)

II. Luftimet nga marrja e Romės mė 4 qershor 1944 deri nė marrjen e Firences (10 gusht 1944) dhe zbarkimit tė armikut nė Francėn jugore mė 15 Gusht 1944

4. Mbrojtja e zonės operative tė bregut Adriatik pėrfshirė edhe Istrian

Faqe 540. Shtimi i veprimit tė bandave nė Greqinė veriore, Shqipėri dhe Mal tė Zi mund t’i shėrbejė bllokimit tė forcave gjermane dhe pėrgatitjes sė zbarkimit tė trupave polake ose trupave tė tjera sllave.

Faqe 541. Prandaj duhet qė komanda juglindore tė jetė e pėrgatitur tė pėrballojė njė zbarkim nė Shqipėrinė jugore ose Greqinė veriperendimore. ….. Pėr mbrojtjen e brigjeve tė rrezikuara, Hitleri ka urdhėruar pėrforcimin dhe zgjerimin e mbrojtjes sė brigjeve detare, pėrforcimin e artilerisė bregdetare me qendėr rėndese brigjet e Adriatikut, duke futur nė veprim forcat e artilerisė qė kanė qenė nė Krime dhe qė tani janė tė gatshme pėr luftim kundėr bandave nė Shqipėrinė e jugut dhe Greqinė e veriut.

Zhvillimet Luftarake nė Juglindje (01.01.1944 – 31.03.1944)

Hapėsira juglindore si pjesė e teatrit tė pėrgjithshėm luftarak

Vėshtrim mbrapa i vitit 1943

Faqe 603. Fronti i tretė nė zonėn juglindore, bregu shqiptaro-malazez-dalmat, nuk paraqiste rrezik tė madh nė kohėn qė tokat italiane nė bregun e pėrtejmė ishin tė gjitha nė duart e fuqive tė boshtit. Sidoqoftė, dendėsia shumė e vogėl e rrjetit rrugor, mungesa pothuajse e plotė e hekurudhave, gjendja e ujėsjellsave, etj., do ta vėshtirėsojnė pėrparimin e forcave armike dhe do t’i japin kohė komandave tona tė marrin masat e nevojshme.

Faqe 604. Pasi mė 25.07.1943 ra qeveria e Musolinit nė Itali, u zbatua me atė rast plani "Achse" (mė parė i quajtur "Alarich" pėr Italinė dhe “Konstantin” pėr Ballkanin): ndėrhyrja nė Itali dhe nė zonėn juglindore, ēarmatosja e italianėve dhe marrja pėrsipėr e mbrojtjes sė zonave qė mė parė ishin tė mbajtura nga italianet nė Kroaci, Mal tė Zi, Shqipėri dhe Greqi.

Faqe 605. Njė pjesė e trupave italiane u hodh nė anėn e kryengritėsve, sidomos pasi u dha lajmi se Italia nuk luftonte mė nė krah tė Gjermanisė, dhe mbanin nėn kontroll njė pjesė tė madhe tė bregut dalmatiko-malazezo-shqiptar.

Faqe 606-607. Hitleri theksoi nė ditėt e fundit tė Dhjetorit 1943 se ai parashikonte njė sulm armik nė zonėn e Ballkanit sidomos nė krahun e bregut dalmatiko-malazezo-shqiptar.

Shpėrndarja e forcave nė fillim tė vitit 1944

Faqe 611. Nė Shqipėri kishte dy njėsi ushtarake gjermane: nė afėrsi tė bregdetit nė perėndim tė Beratit ndodhej Divizioni 100 Gjuajtės dhe nė zonėn e Crna-s [Malit tė Zi – shėn. red.] Divizioni 297 Kėmbėsor, tė dy nėn komandėn e Korparmatės XXI.

Analiza dhe masat kundrejt njė zbarkimi tė aleatėve nė Nettuno tė Italisė (22.01.1944)

Faqe 613. …Operacionet e zbarkimit tė aleatėve janė tė mundshėm sė pari nė bregun perėndimor tė Ballkanit nga Arta deri nė jug tė Splitit dhe sė dyti pėrmes Detit Egje drejt Selanikut. Nė atė rast Turqia do tė braktiste asnjanėsinė e saj ose edhe nėse do zbatohej operacioni "Gertrude" [i pushtimit tė Turqisė nga ushtria gjermane – shėn. red.] aleaėt do tė zbarkonin nė bregun perendimor tė Ballkanit.

Riorganizimi i njėsive SS

Faqe 623-624. Mė 02.03.1944 iu bė me dije komandės sė lartė juglindore se i jepej komanda taktike mbi Divizionin 18 SS Kėmbėsorie tė Motorizuar "Horst Wessel", pėrfshirė edhe trupat e zėvėndė-komandės sė pėrgjithshme tė Korparmatės XVII. Deri nė njė urdhėr tė ri, ky Divizion lejohej tė pėrdorej vetėm pėr detyra tė ruajtjes sė sigurisė brenda rajonit ku ai ndodhej. E njėjta gjė vlente edhe pėr Divizionin SS "Skanderbeg", i cili siē iu bė me dije komandės sė lartė nė juglindje mė 12.03.1944 do tė krijohej nga trupa shqiptare tė ndodhura nė Divizionin 13 SS Boshnjak dhe trupa milice shqiptare.

Serbia dhe Mihaloviēi nė dimrin 1943-1944

Faqe 639. Edhe nė Shqipėri pati nė fillim kushte tė pėrshtatshme pėr bashkimin e forcave kundra-komuniste dhe ngritjen e njėsive milice nė pėrputhje me planin nga Hermann Neubacher. Fuqia shtytėse nė atė drejtim ishte Ministri gjermanodashės Xheva. Nė bashkėpunim me tė filloi nė Janar 1944 ngritja e njė aparati shtetėror zbatues. Bėhej fjale nė fillim pėr mbėshtetjen e katėr batalioneve kėmbėsorie tė cilėt ishin tashmė nė veprim dhe forcat pushtuese do t’i ndihmonin nėpėrmjet dhėnies sė armatimit, pajisjeve, personelit stėrvitės dhe mbikėqyrės.

Veē asaj do tė pėrgatitej bashkimi i tė gjitha njėsive qė ndodheshin nėn udhėheqjen e krerėve tė fiseve ose udhėheqėsve nė njė ushtri kombėtare. Udhėheqja ishte nė dorėn e njė SS tė lartė dhe kryekomandanti policie nė Shqipėri, Gjeneral-Majorit dhe Komandant-Brigade SS Josef Fitzthum, i cili nė dukje ishte kėshilltar i Sekretarit tė Shtetit Shqiptar pėr sigurinė kombėtare. Komanda operacionale e njėsive ushtarake shqiptare tė pėrmendura mė lart nė tė gjitha ēėshtjet e veprimit ushtarak, tė vendndodhjes dhe kohės sė veprimit tė trupave ishte nė dorėn e komandės sė pėrgjithshme tė Korparmatės XXI nė Tiranė.

Atėherė ishte edhe posti i gjeneralit tė plotfuqishėm gjerman, nė fillim gjenerali Theodore Geib dhe pastaj gjenerali Otto Gullmann, tė cilėt fillimisht kishin pėr detyrė tė ushtronin ndikimin e tyre mbi autoritetet shqiptare (pėr tė cilat Ministria e Jashtme gjermane kėrkon njė pavarėsi sa mė tė madhe) sipas udhėzimeve tė komandės sė lartė juglindore. Shtabi i gjeneralit tė plotfuqishėm gjerman u zvogėlua nė periudhėn fundviti 1943 – fillimviti 1944; pėr ca kohė u hodh mendimi tė bėhej njė bashkim me komandėn e gjeneralit tė Korparmatės XXI, por ajo nuk u ndoq mė tej. Bashkė-ekzistenca e kėtyre komandave tė ndryshme tė cilave iu shtohej edhe i plotfuqishmi i Ministrisė sė Jashtme Gjermane [Hermann Neubacher] krijoi njėsoj si nė Kroaci vėshtirėsi tė mėdha.

Tė gjitha ato masa vėshtirėsoheshin njėsoj si nė Mal tė Zi prej situatės sė vėshtirė ekonomike dhe furnizimit tė keq me ushqime. Masat parandaluese tė autoriteteve gjermane, para sė gjithash tė tė dėrguarit Hermann Neubacher kundėr ngritjes sė ēmimeve dhe inflacionit, ishin vetėm pjesėrisht tė mbara. Nė Mars – Prill 1944 tė dy vendet kėrcėnoheshin nga uria. I dėrguari Hermann Neubacher u pėrpoq tė ndihmonte nėpėrmjet ushtrisė gjermane dhe ndėr tė tjera kėrkoi dėrgimin e 120 kamionėve. Meqenėse ato mund tė dėrgoheshin vetėm pjesė-pjesė, Komanda Supreme Gjermane i lejoi komandės juglindore tė ndihmonte me mjetet e veta; ideja ishte qė komanda juglindore nė zonat ku popullsia civile nuk furnizohej dot nėpėrmjet administratės vendore tė merrte pėrsipėr jo vetėm furnizimin por edhe pėrgjegjėsinė pėr ato zona, kuptohet nė bashkėpunim tė ngushtė me tė dėrguarin Hermann Neubacher.

Luftimet nė muajt e dimrit dhe tė pranverės

Faqe 647. Mė 13.02.1944 komanda nė juglindje mori urdhrin qė Divizioni 100 Gjuajtės, i cili shėrbente pėr mbrojtjen e brigjeve tė Shqipėrisė, tė largohej qė andej me shpejtesi nė mbrojtje tė hekurudhės nė rajonin Manastir-Shkup.

Faqe 649. (Kėtu bėhet fjalė kryesisht pėr luftėn e Titos nė Serbi kundėr gjermanėve e cila u krye me ndihmėn e kėshilltarėve rusė dhe furnizimeve angleze dhe qė e goditi ushtrinė gjermane nė njė periudhė tepėr tė papėrshtatshme pasi trupat e duhura pėr ta pėrballuar atė ofensivė ndodheshin nė Hungari. Duke bėrė bilancin e forcave nė tė dy anėt dhe rigrupimin e forcave gjermane pėr tė pėrballuar atė ofensivė, shkruhet edhe: – shėn. pėrkth.) ….. Nė ditėt e fundit tė Marsit 1944 duhet tė zhvendoseshin edhe batalione tė tjera bullgare dhe dy kompani tė Divizionit 297 Kėmbėsor nga Shqipėria lindore.

Faqe 654. Kur nuk ishte akoma e qartė se si anglo-amerikanėt do t’i zhvillonin luftimet pasi kishin pushtuar Italinė, komanda gjermane u muar gjėrėsisht me mundėsinė e njė zbarkimi armik nė anėn perendimore tė gadishullit ballkanik duke u nisur nga Italia. Prandaj ajo dhe u pėrpoq tė kontrollonte sa mė shpejt portet dhe ishujt e bregut dalmatin-malazez-shqiptar-grek. Gjė qė dhe e arritėn nė shumicėn e rasteve nė muajt e vjeshtės sė vitit 1943. ….. Nė zonėn bregdetare tė mėsiperme qė mund tė kėrcėnohej nga njė zbarkim i aleatėve mendohej se vepronin trupa banditeske tė njė numri prej rreth 20’000 vetėsh.

"Bardhė" dhe "Kuq" nė Greqi

Faqe 669-670. Ndėrsa vėmendja e ushtrisė gjermane nė verėn e viti 1944 ishte pėrqendruar nė Kroaci, forcat ushtarake nė Greqi ishin tė pakta nė numėr me detyrė kryesore mbrojtėn bregdetare dhe operacioneve tė spastrimit nė rrethina. …. Lėvizjet e rezistencės greke kurrė nuk u shndėrruan nė operacione nė shkallė tė gjėrė, ashtu siē ndodhi me Titon dhe tre ofensivat e tija nė Serbi. Ato ishin tė lidhur shumė ngushtė me rajonin ku kishin fuqi dhe ndikim. Ndėrsa ELAS [forcat komuniste – shėn. red.] kishte ndikim nė shumicėn e Peloponezit, nė Boeti, Thesali-Trakė (shtabi i tyre ishte nė Verna nė jug tė Edesės) dhe nė thellėsi tė Epirit; EDES [forcat jokomuniste – shėn. red.] ishte i kufizuar nė veri tė Gjirit tė Artės deri nė Parga. Me udhėheqėsin e forcave EDES kolonel Zerva, dhe sipas planit tė dėrguarit tė posaēėm Hermann Neubacher, Korparmata XXII Malore nė vjeshtėn e vitit 1943 bėri njė marrėveshje armėpushimi tė pėrgjithshėm e cila u respektua deri nė Korrik 1944. Nė anėn tjetėr, marrėveshjet me forcat ELAS marrėveshjet kanė qenė vetėm tė veēanta dhe sipas vendit.

Meqenėse marrėdhėniet ndėrmjet grupeve tė rezistencės greke ndryshonin vazhdimisht (ELAS dhe EDES kalonin nėpėr marrėveshje afatshkurtra dhe tė izoluara), udhėheqja gjermane kishte mė shumė raste pėr tė ndėrhyrė pėr tė nxjerrė jashtė loje njėrėn palė dhe penguar njė operacion tė pėrbashkėt tė tyre.

Lufta kundėr kryengritėsve nė drejtimin juglindor nė kohėn e ofensivės sė pėrgjithshme tė aleatėve dhe tėrheqjes sė trupave gjermane

Faqe 670. Komanda e lartė juglindore lajmėronte mė 21.06.1944 se nuk priste ndonjė sulm frontal nė Peleponez dhe as nė rajonin e ishujve Kretė-Rodos. Megjithatė duheshin llogaritur sulme tė vogla vendore nė zonėn e veriperėndimit tė Greqisė dhe nė Shqipėri.

Faqe 671-672. Mė 05.06.1944 Divizioni I Malor filloi operacionin “Gemsbock” (Cjapi i Egėr) nė zonėn kufitare Shqipėri-Greqi duke u nisur nga Maqedonia. Pas ngritjes sė njė linje bllokuese nė kufi, duke u nisur nga liqenet, duhej ecur pėrpara nė drejtimin jugperėndimor nė drejtim tė bregdetit. Nė kėtė zonė, pas largimit tė Divizionit 100 Gjuajtės, siē thekson komanda e lartė juglindore me 17.05.1944, ėshtė rritur tej mase veprimi banditesk i mbėshtetur nga anglezėt dhe ka arritur njė nivel tė lartė rrezikshmėrie. Komanda juglindore njofton mė tej se me pėrjashtim tė njė zone tė ngushtė nė bregdet dhe disa pikave mbėshtetėse pėrgjatė rrugės Korēė-Janinė, ekziston nė atė zonė pararoja e njė trupe armike zbarkuese, e cila duhej marrė shumė seriozisht edhe pėr shkak tė afėrsisė me Barin, Brindizin dhe Tarentin qė krijonin mundėsinė e njė zbarkimi tė papritur dhe se Korfuzi kėrcėnohej rėndė nga sulme armike.

Komanda juglindore kishte parashikuar pėr atė operacion spastrues Divizionin 4 SS tė Kėmbėsorisė sė Motorizuar tė policisė kufitare, por shtabi drejtues i ushtrisė gjermane nuk qe dakord me atė vendim, meqenėse ai Division si njėsia e vetme e motorizuar nuk duhej tė ngatėrrohej nė luftėn me bandat, por pėr mė tepėr tė mbahej gati atje ku ndodhej (nė Thesali) si njė rezervė e motorizuar "me sytė nga bregu".

Pėrparimi i Divizionit I Malor hasi nė njė rezistencė tė fortė tė forcave kryengritėse qė ishin tė armatosura mirė. Si edhe nė operacionin “Rösselsprung“ [mė 25.05.1944 – 06.06.1944 pėr kapjen e Titos nė Drvar tė Kroacisė – shėn. red.] forcat anglo-amerikane bombardonin duke u nisur nga aeroportet italiane, duke ndėrhyrė kėshtu seriozisht nė luftime. Mė 12.06.1944 Divizioni I Malor arriti bregun dhe u kthye nga jugu drejt linjės siguruese tė ngritur mė parė nė kufi. Si rrjedhim i operacionit, lajmėronte komanda e lartė juglindore mė 25.06.1944, armiku kishte pėsuar humbje tė mėdha dhe nė zonėn e Shqipėrisė jugore ishte e garantuar tani pėr tani liria e lėvizjeve operative.

Faqe 672-673. Nė zonėn e Shqipėrisė sė veriut u zhvilluan nė gjysmėn e dytė tė Korrikut 1944 luftime tė ashpra mes Divizionit Skanderbeg (i krijuar nga forca shqiptare fillimisht pjesė tė Divizionit 13 SS Malor "Hanxhar") qė ndodhej atje qė nė Maj 1944 dhe forcave komuniste pėr tė cilat kėtu nuk po flitet mė hollėsisht. Ky Divizion pati kėtu luftime tė vėshtira (shiko Librin e Situatės mė 24.07, 25.07, 28.07.1944). Nė armatimet dhe mėnyrėn e luftimit tė trupave komuniste u vu re pėrparim nė bashkimin e grupeve tė veēanta komuniste dhe lidhja e tyre e ngushtė me Titon. Nga fundi i muajit, ky Divizion u ndesh nė kufirin shqiptaro-malazez me njė sulm tė ri tė komunistėve qė pėrpiqeshin tė hynin nė Serbinė jugore (shih Librin e Situatės 28.07.1944). Atėherė Divizioni mori urdhrin (operacioni “Draufgänger“) tė krijonte njė zonė pėrgatitore pėr njė ofensivė tė madhe tė mėvonshme, duke u nisur nga rajoni nė perėndim tė Pejės me sulmuar nė drejtim tė Beranit.

Nė luftimet kundėr forcave tė organizuara tė Titos qendra e rėndesės, megjithė humbjet e mėdha qė kishte pėsuar lėvizja e Titos nė prill dhe gjysmėn e parė tė majit 1944, ishte pėrsėri nė zonėn kufitare tė Serbisė dhe Malit tė Zi si dhe nė vetė Malin e Zi. Komanda e lartė juglindore vinte nė dukje qė mė 17.05.1944 se Mali i Zi nė vend qė tė ishte njė pjesė izoluese mes Kroacisė dhe Shqipėrisė, rrezikonte tė kthehej nė njė zonė tė fuqishme tė pushtetit tė kuq. Korparmata e dytė komuniste kishte arritur tė ruante kėtu fuqinė e saj goditėse duke u bėrė kėshtu pikė grumbullimi pėr trupa bandite qė ishin goditur dhe dobėsuar nė rajonet e tjera. Me sa duket udhėheqja e kuqe ka pėr qėllim tė rifreskojė trupat nė Mal tė Zi dhe tė fillojė njė ofensivė tė re nė drejtim tė Serbisė. Nė ditėt e fundit tė Majit 1944, ndėrkohė qė nė Bosnjė zhvillohej operacioni "Rösselsprung", forca tė fuqishme komuniste u pėrpoqėn tė futeshin nė Serbi nga pjesa juglindore e kufirit serbo-malazez (Libri i Situatės 30.05.1944). Nė fillim tė Qershorit u grumbulluan trupa nė verilindje tė Malit tė Zi nėn komandėn e gjeneralit Leeb [Helge Auleb? – shėn. red.] pėr tė pushtuar aeroportet dhe vendet ku mund futeshin bandat (Libri i Situatės 06.06.1944). Nė fund tė Qershorit u hartua plani pėr tė ndėrmarrė njė operacion tjetėr spastrimi, nė tė cilin do tė merrnin pjesė Divizioni shqiptar SS Skanderbeg sė bashku me forcat malore dhe tė policisė SS (Libri i Situatės 20.06.1944). Operacioni pėrfundoi mė 30.06.1944 pa arritur qė tė shkatėrronte forcat e grumbulluara armike tė cilat pėrpiqeshin me u futur nė Serbinė jugore (Libri i Situatės 01.07.1944).

Faqe 674. Gjenerali nacionalist grek Zervas qė pati bėrė marrėveshje pėr qėndrim asnjanės me gjermanėt, i sulmoi forcat gjermane papritmas mė 05.07.1944 nė linjėn Prevezė-Agrinio. Mendohet se atė ta ketė bėrė mbase nėn nxitjen e anglezėve, por nuk pėrjashtohet mundėsia ta ketė bėrė edhe thjesht pėr interesin vetiak. …… Nė njė pėrmbledhje tė vlerėsimit tė situatės mė 12.07.1944, komanda juglindore thekson se ekziston mundėsia e njė lidhjeje mes gjallėrimit tė forcave tė Zervės dhe qėllimeve tė zbarkimit tė anglo-amerikanėve nė Greqinė perėndimore ose nė Shqipėrinė jugore dhe e quante nė kėtė ēėshtje shkatėrrimin e trupave tė Zervės si njė detyrė shumė tė rėndėsishme.

Njė rrezik tjetėr i rėndėsishėm, siē theksonte komanda juglindore, ishin pėrgatitjet pėr njė ofensive komuniste nė drejtim tė Serbisė jugore ose nė zonėn e Kosovės me qendėr rėndese nė rajonin Berani-Bjelopolje, gjė qė u vėrtetua nga masat e marra nga komunistėt nė zonėn e Serbisė juglindore.

Faqe 675. Shtabi suprem i ushtrisė gjermane, i cili mė 15.07.1944 vlerėsoi situatėn e paraqitur nga komanda juglindore, llogariste prej kohėsh njė sulm tė aleateve tė nisur nga Italia kundėr Greqisė veriore dhe Shqipėrisė jugore, sulm i cili mund tė ndėrthurej edhe me njė operacion nė ishullin Rhodos (Komunikata e gjeneralit von Buttlar 29.06.1944). Prandaj shtabi suprem e quante tė padėshiruar largimin e Divizionit 1 Malor pėr nė Mal tė Zi; ky Divizion kishte rėndėsi tė madhe nė pėrballimin e ofensivės sė aleatėve nė Greqinė veriore dhe Shqipėrinė jugore; po mė parė ai duhej tė shkatėrronte bandat e Zervės, gjė qė ishte kusht paraprak pėr pėrbalimin e zbarkimit tė forcave aleate. Por tani pėr tani nuk ėshtė marrė ndonjė vendim, meqenėse kėto ēeshtje do tė diskutohen gjatė njė vizite tė afėrt tė shefit tė shtabit juglindor, gjeneral-majorit August Winter – takim i cili u zhvillua mė 20.07.1944.

Faqe 675-676. Komanda e lartė juglindore pėrsėriti kėrkesėn [mė 17.07.1944] pėr ta dėrguar Divizionin I Malor nė Mal tė Zi, duke theksuar ndikimin psikologjik tė tij nė njė betejė pėr nė Sofien. Pėr Greqinė perendimore, ajo kėrkoi daljen nga rezerva nė Thesali tė Divizionit 4 SS tė Policisė sė Motorizuar, i cili bashkė mė njėsitė e tjera tė Gruparmatės E mund tė pėrdoreshin kundėr forcave edhe komuniste edhe tė Zervės, ose tė paktėn tė pėrdoreshin nė rast tė njė zbarkimi tė aletaėve nė rajonin e Janinės.

Faqe 677. …. c) EDES dhe ELAS nė Greqinė veriperėndimore: Pėrdorimi i Divizionit 4 SS tė Policisė sė Motorizuar nė bregun perendimor tė Greqisė filloi mė 27.07.1944 (Libri i Situatės 28.07.1944). Ndėrkohė njė situatė e re u krijua, siē paraqitet nė njė njoftim tė komandės sė lartė juglindore. Forcat e Zervės ndėrprenė sulmet, kėshtu qė duket e mundshme me i rifilluar bisedimet me to. Komanda e lartė juglindore kėrkon tė ndiqet ky qėndrim i cili ka lidhje me situatėn nė Greqi, veēanėrisht nė Athinė ku qarqet nacionaliste janė gati tė bėjnė marrėveshje me fuqinė pushtuese [gjermane] dhe nuk mendohet e pamundur pėr Zervėn tė pranojė kėrkesat gjermane (largimin nga bregu dhe porti i Pargės, luftėn kundėr forcave komuniste, etj.). Nga ana tjetėr, situata ėshtė pėrkeqėsuar nė Epirin jugor nga veprimi i 7 Brigadave komuniste. Synimi i kėtij grupi ishte ndoshta pushtimi i rripit bregdetar Prevezė-Mesolongji. Prandaj komanda e lartė juglindore hartoi nė marrėveshje me Grup-Armatėn E operacionin "Kreuzotter" me anė tė cilit Divizioni 4 SS i Policisė sė Motorizuar dhe njėsi tė Divizionit 104 Kėmbėsor sulmojnė nė drejtimin jugor nga Janina mbi Artė; nė tė njėjtėn kohė sulmohen forcat ELAS nė Beoti dhe nė jug tė Pindit. Pėrshtypja qė do lenė sukseset gjermane nė kėto beteja ndoshta do tė ndikojė qė Zerva tė pranojė kėrkesat gjermane; pėrndryshe, pas pėrfundimit tė operacionit "Kreuzotter", forcat e liruara do tė sulmojnė rajonin e mbajtur prej tij.

Faqe 680-681. …. d) Ndikimet e kthesės (Gusht-Shtator 1944): ….. Kur komandanti i komandės sė lartė juglindore, i dėrguari Herman Neubacher, Ministri i Jashtėm [Joachim von Ribbentrop], kryekomandanti i SS [Heinrich Himmler], etj. u mblodhėn mė 22.08.1944 nė shtabin e Hitlerit, njė udhėzim i ri pėr zhvillimin e operacioneve nė drejtimin juglindor ishte pėrgatitur (22.08.1944). Ai nuk u firmos, sepse ditėn tjetėr njė situatė krejtėsisht e re ndodhi nė Rumani [forcat sovjetike ēajnė frontin nė Rumani, Rumania kaloi nė anėn sovjetike – shėn. red.]. Kėshtu edhe lėkundjet e Turqisė dhe ndryshimi i qėndrimit nė Bullgari [Bullgaria u shpall asnjanėse mė 26.08.1944 dhe kėrkoi largimin e trupave gjermane – shėn. red.] sollėn ndryshimin nė rajonin juglindor. Pozita e mėparshme gjermane nė kėtė rajon nuk mund tė ruhej mė: mė 26.08.1944 komanda e lartė juglindore mori urdhėrin e pėrgatitjeve pėr tėrheqje tė tėrė trupave dhe paisjeve nė jug tė linjės Korfuz-Janinė-Kalabaka-Olimp, kėshtu braktisja e Detit Egje dhe Greqisė filloi.

Faqe 681. …. e) Rasti i tretė i Titos nė Serbi (Korrik-Gusht 1944): ….. Operacioni “Draufgänger“ i Divizionit SS Malor Skanderbeg nė kufirin malazezo-shqiptar (Berane) tėrhoqi trupa tė shumta armike nė luftim, por nuk mundi tė ndalonte ofensivėn e Korparmatave I dhe II komuniste nė drejtim tė Serbisė.

Faqe 682. Grumbullimi i Divizionit I Malor u vonua sepse mbartja e tij nuk ishte planifikuar. Mė 03.08.1944, hekurudha afėr Mitrovicės u ndėrpre ndėrsa pjesėt e Divizonit qė arrinin u detyruan tė futeshin nė luftime pėrreth rajonit tė Pejės. (Libri i Situatės 04.08.1944)

Faqe 685. Nė Divizionin SS Malor Skanderbeg u vunė re nė fillim tė shtatorit raste tė pėrsėritura tė dezertimit dhe shpėrbėrjes, kėshtu qė u urdhėrua shpėrndarja e tij.

Faqe 686. Njė ofensivė [e aleatėve] kundėr ishujve Rhodos-Karpathos, Peleponezit, brigjeve tė Greqisė veriore dhe tė Shqipėrisė jugore vlerėsohet si e mundshme, sidomos duke patur parasysh pėrgatitjet nė zonėn egjiptiano-syriano-palestineze.

Faqe 690. (Kėtu shkruhet pėr tėrheqjen e trupave gjermane nga Ballkani, tėrheqje e cila filloi nė Tetor 1944 – shėn. pėrk.) …. Pak mė ngadalė u krye tėrheqja nga zonat bregdetare tė Malit tė Zi dhe Shqipėrisė gjė e cila lidhej ngushtė me tėrheqjen e Grup-Armatės E (Durrės 12.01.1945, Cetinje 17.01.1945, Kotorr 21.01.1945, etj.).

Faqe 699. Deri nė javėn e parė tė Tetorit 1944, qėllimi i komandės gjermane ishte qė me Grup-Armatėn E (e cila mori mė 03.10.1944 urdhrin pėr t’u tėrhequr nga Greqia, Shqipėria jugore dhe Maqedonia jugore) e ndodhur nė „Linjėn blu“ Shkodėr-Shkup-Kėlcyrė [nė Greqinė veriore – shėn. red.] dhe me Grup-Armatėn Serbia e ndodhur nė linjėn Negotin-Danub (qė nga 01.10.1944) dhe atė Vlasotince-Bela Palanka-Zajeēar-D. Milanovac (qė nga 05.10.1944), tė mbahej zona kroato-malazeze-shqiptaro veriore dhe serbe. Por shumė shpejt u pa se pjesa mė e madhe e Serbisė ishte humbur. Me 10.10.1944 u dha urdhėri pėr tėrheqjen pėrtej [lumit tė] Moravės.

Faqe 701. Nė javėn e parė tė nėntorit u qartėsua plotėsisht se cilat ishin qėllimet e udhėheqjes sovjetike: Armatat sovjetike kishin filluar ofensivėn nė Hungari, kurse detyra e bullgarėve dhe e njėsive tė Titos ishte shkatėrrimi i pozicioneve gjermane nė zonėn kroato-malazeze-shqiptaro-veriore dhe nė atė mėnyrė tė futej nėn kontrollin sovjetik pjesa perėndimore e gadishullit ballkanik pak a shumė sipėr linjės Shkodėr-Velesh [nė Maqedoni – shėn. red.], nė pėrputhje me ndarjen e zonave nė Moskė.

Faqe 704. Lėvizja komuniste shqiptare, qė ndoshta me sa duket pat filluar me nismėn vendase, gjatė verės [1944] u bė pjesė e qėndrueshme e organizatės sė Titos si "Shtab Qėndror pėr Shqipėrinė“. Krijohet pėrshtypja se pėr ca kohė ka ekzistuar edhe plani pėr ta futur Shqipėrinė nė federatėn jugosllave (Libri i Situatės 25.07.1944).

Faqe 706. Nė pritje tė njė ofensive tė pėrgjithshme dhe mjaft kėrcėnuese tė aleatėve, shtimi i veprimeve tė kryengritėsve nė rajonet e Europės juglindore akoma nėn zotėrimin gjerman dhe dėshtimi i krijimit tė qeverive nė Mal tė Zi dhe Shqipėri rishtruan pyetjen: nėse tė paktėn organizatat vullnetare serbe dhe lėvizjet politike prapa tyre duke marrė mė shumė ndihmė nė armatime dhe furnizime a do mund tė bėheshin njė forcė ndihmėse edhe luftarake pėr ushtrinė gjermane edhe pėr tė krijuar njė zonė sigurie pėr tė gjithė.

Faqe 707. I dėrguari i posaēėm pėr zonėn juglindore Hermann Neubacher u ndodh nė Prill 1944 pėr ca kohė nė shtabin qėndror tė udhėheqjes pėr tė diskutuar ēėshtje tė kohės. Ndėr tė tjera: ….. d) Dhėnien e 120 kamionėve tė cilėt siē ėshtė pėrmendur mė herėt ishin kėrkuar mė parė pėr tė mėnjanuar problemet e furnizimit tė popullsisė nė Shqipėri dhe Mal tė Zi ku kėrcėnonte uria. Kjo kish rėndėsi sepse shtimi i veprimtarisė sė bandave kishte lidhje edhe me mungesėn e ushqimeve. Me ato masa i dėrguari i posaēėm shpresonte tė organizonte forcat kombėtare shqiptare me qėllim qė tė arrinin njė numėr prej rreth 20’000 vetėsh. Pėr atė i nevojiteshin automatikė pėr 10-15000 vetė dhe futja e njėsive tė vogla gjermane me granatahedhės nė forcat kombėtare shqiptare. Veē kėsaj i dėrguari i posaēėm Hermann Neubacher duhej tė diskutonte nė shtabin qėndror tė udhėheqjes gjermane edhe ēeshtjen e financimit tė ushtrisė gjermane nė Greqi dhe Shqipėri, pasi falimentimi i plotė i monedhave vendase dukej i pashmangshėm.

Faqe 708. …. Nė tė njėjtėn kohė, Janar 1944, organet qeveritare tė sapongritura nė Shqipėri u shpėrndanė. Pjesėtarėt e besueshėm tė batalioneve gjuajtės qė u shpėrndanė u rigrupuan nė Divizionin SS shqiptar "Skanderbeg".

Faqe 720. Komanda juglindore duke vėnė nė dukje kėrcėnimin ndaj hekurudhės nė Maqedoni, gjendjen e rėndė tė transportit dhe mungesėn e qymyrit pėr shkak tė sabotazhit, kėrkoi nė mėnyrė tė pėrsėritur njė vendim nė lidhje me Greqinė derisa mė 03.10.1944 mori urdhėrin pėr t’u tėrhequr nga Greqia, Shqipėria e jugut dhe Maqedonia e jugut. …… Mė 16.10.1944 u tėrhoqėn nga [qytetet greke] Teba dhe Itea, njėkohėsisht filloi tėrheqja edhe nga ishulli Lemnos. Mė 21.10.1944 prapavija gjermane ndodhej nė linjėn Larisė-Qafė e Metsovonit; mė 23.10.1944 u krijua njė linjė bllokuese nė tė dy anėt e Korēės. Dy ditė mė parė u tėrhoqėn nga Volosi, porti i fundit i rėndėsishėm nė jug tė Selanikut. Mė 25.10.1944 fronti kalonte nė liqenet e Shqipėrisė jugore.

Faqe 721. Nė Shqipėri vazhdonte tė mbahej linja Durrės-Elbasan. Nė natėn nga data 1 nė 2 Nėntor 1944, prapavija e Grup-Armatės E kalon kufirin greko-maqedonas pa ndonjė trysni armike tė rėndėsishme. Dalja nga Greqia kishte pėrfunduar.

Faqe 723. Mė rėniėn e qytetit tė Njishit, Grup-Armata E humbi lidhjen hekurudhore. Por ofensiva ruse nė Serbinė jugore dhe e bullgarėve nė jug dhe jugperėndim tė Njishit po kėrcėnonte edhe rrugėn e fundit tė rėndėsishme tė marshimit nga Shkupi nėpėr Mitrovicė, Kraljevo, Uzice pėr tė arritur nė Sarajevė. Kalimi nėpėr malėsinė e Shqipėrisė lindore dhe nė lindje tė Malit tė Zi do tė ishte fundi i njė tėrheqje tė bashkuar pėr Grup-Armatėn E.

Faqe 724. … Nė tė njėjtėn kohė bullgarėt lėshuan njė ofensivė nė shkallė tė gjerė kundėr Shkupit dhe kėshtu rreziku i copėtimit pėr Grup-Armatėn E u rrit. ….. Divizioni 11 Trupave Ajrore u tėrhoq nė veri dhe lindje tė Prishtinės dhe krijoi njė front tė harkuar. ….. Betejat mė 02.11.1944 dhe pėrparimi i tre Divizioneve bullgare dhe njė brigade tankiste nė veri tė Podujevės shkaktuan ēarjen e frontit nė Qafėn e Mėrdarės dhe kėrcėnimin e nyjės rrugore nė Prishtinė. …. Njė tėrheqje e planifikuar nga Maqedonia u hartua. Mė 06.11.1944 Strumica u lirua; mė 07.11.1944 praparoja e Korparmatės XX ishte nė Shtip. Mė 11.11.1944 u braktis Veleshi dhe nė natėn e datave 13/14.11.1944 u lirua Shkupi. Nė Prishtinė, po zhvillohen beteja tė ashpra me bullgarėt.

Faqe 725. Nė tėrheqjen e Grup-Armatės E, tėrheqja e Korparmatės XXI (Divizionet 181, 297 Kėmbėsore, Brigadat e Fortesave, etj.) nga Shqipėria zė njė vend tė veēantė. Tėrheqja ishte planifikuar fillimisht tė kalonte nga Nikshiēi [nė Mal tė Zi] dhe Trebinja [nė Bosnjėn jugore] pėr tė arritur nė Mostar, gjė qė u bė e pamundur mbasi armiku zuri daljen nė Adriatik tė lumit Narenta. Kėshtu qė trupave iu pre rruga e tėrheqjes dhe do iu duhej tė provonin tė ēanin nėpėr njė malėsi nė drejtimin verilindor tė zotėruar nga forcat e Titos.

Mbas largimit nga Tirana mė 17.11.1944, u mblodh njė njėsi ushtarake nė Podgoricė pėr tė sulmuar Nikshiēin, sulm i cili dėshtoi. Mė 22.11.1944 krye-komandanti i trupave tė juglindjes shkoi vetė me avion nė Shqipėri pėr tė vlerėsuar mundėsinė e njė ēarje tė frontit pėr kėtė njėsi ushtarake. U vendos qė njėsia tė kthehej nga Podgorica nė Prijepolje nėpėrmjet Kolashinit dhe Bjelopoljes dhe atje tė bashkohej me trupat qė tėrhiqeshin nga Maqedonia.

Mė 29.11.1944 u larguan nga Shkodra prapavijat e kėsaj trupe, por u mbajtėn edhe pėr ca kohė pozicionet mė nė veri. Divizioni 181 Kėmbėsor ishte larguar nga Kotorri mė 21.11.1944. Marshimi vazhdonte i shoqėruar me luftime tė ashpra me forcat e Titos dhe vėshtirėsohej edhe mė shumė nga reshjet e dėborės dhe njė pėrmbytje tė madhe qė ndodhi mė 11.12.1944 prej sė cilės u prishėn tė gjitha urat e rėndėsishme.

Faqe 815. Komanda juglindore ndėrmerr nė fillim tė Korrikut njė operacion tė madh pėr pastrimin e Shqipėrisė jugore nga bandat komuniste tė atjeshme, operacion i cili nėn udhėheqjen e Grup-Armatės E qė mori pėr ndihmė edhe Divizionin 1 Malor arriti njė sukses tė plotė dhe prishi lidhjen qė po krijohej me zonat qendrore tė vendit.

Faqe 820. Mė 03.10.1944 Hitleri lėshon urdhrin pėr tėrheqjen nga Greqia, Shqipėria jugore dhe Maqedonia jugore.

Faqe 821. ….. Trupat gjermane largohen mė 12.10.1944 nga Vlona, nga Selaniku mė 31.10.1944. Prapavijat kalojnė kufirin greko-maqedonas mė 1-2.11.1944. Por nė Shqipėri u krijua njė front i ri nė linjėn Durrės -Elbasan.

Faqe 822. Pėr tė mbrojtur luginėn e lumit Ibėr [nė Kosovėn veriore – shėn. red.] prej bullgarėve qė po afroheshin nga jugu nėpėr malėsinė e Kopanikut, Grup-Armata E grumbulloi forca kombėtare shqiptare tė cilat nėn udhėheqjen gjermane bėjnė njė luftė shembullore.

…Nga tetori nė mes tė nėntorit 1944, armiku pėrparon me humbje tė jashtėzakonshme nė njerėz kundrejt tėrheqjes tonė duke u mbrojtur. Njė situatė e veēantė u krijua mė 02.11.1944 dhe nė ditėt mė pas kur tre Divizione armike dhe njė Brigadė tankiste sulmojnė nė veri tė Podujevės dhe ēajnė nė Qafėn e Mėrdarės. Nyja e rėndėsishme rrugore e Prishtinės u rrezikua mjaft. Megjithatė, duke pėrdorur rezervat e fundit, u bė e mundur brenda mbrėmjes tė sė njėjtės ditė me e ndalur pėrparimin dhe sulmet e tjera tė armikut.

Faqe 822-823. Vendimet e komandės sė lartė juglindore pėr tėrheqjen e Grup-Armatės E janė nė kohėn kur Armata II Tankiste po sulmon nė Drin dhe Srem. Praparoja u tėrhoq nga Maqedonia e jugut; Veleshi u braktis mė 11.11.1944, Shkupi nė natėn e datave 13/14.11.1944, bullgarėt risulmojnė furishėm nė veri tė Prishtinės mė 20.11.1944.

Faqe 823. ….. Tėrheqja e trupave gjermane pėr nė veri u vonua me tė paktėn 10 ditė pėr shkak tė veprimeve tė shumta banditeske nė zonėn e Tiranės. Prandaj trupat gjermane u larguan mė 17.11.1944 prej Tiranės. Mė 20.11.1944 mblidhet nė Podgoricė njė trupė e cila ėshtė mjaft e fuqishme qė mund tė guxojė tė sulmojė Nikshiēin. Por ky sulm dėshton dhe tregon se edhe duke sjellė pjesė tė tjera tė Korparmatės XXI do tė jetė shumė e vėshtirė pėr tė ēarė frontin aty.

Faqe 824. Ēarja e frontit prej Korparmatės XXI duket shumė e vėshtirė. Mbas njė sulmi tė fuqishėm merret ura nė Bioēe [verilindje, sipėr Podgoricės] mė 28.11.1944, e cila edhe duhet riparuar nė kushte shumė tė vėshtira nėn goditjen e avionėve armiq nė mėnyrė qė tė mundėsohet largimi i shumicės sė trupave prej Shqipėrisė. Largimi nga Shkodra mundėsohet vetėm mė 30.11.1944. Mė tej duhet luftuar pėr ēdo kilometėr jo vetėm kundėr armikut tė pabesė por edhe kundėr fuqive natyrore. Mė 12.12.1944 ndodh njė pėrmbytje e madhe e cila shkatėrron gjithė urat e sapo rindėrtuara dhe vonon kėshtu proēesin e tėrheqjes. Anglezėt tė cilėt bashkėpunonin me bandat, e shfrytėzojnė kėtė rast pėr ndjekjen e trupave pėrgjatė rrugės sė tėrheqjes duke mundur t’u shkaktojnė dėme tė ndjeshme sidomos nė makina kolonave tė marshimit, pasi ato ishin nė pritje dhe nė terren tė hapur.

Faqe 863. Forcat gjermane tė cilat ndodhen nė Shqipėri kėrcėnohen tė shkėputen nga bashkimi me forcat e tjera dhe sipas urdhrit pėr tėrheqje largohen mė 20 Nėntor 1944 nga Tirana, mė 29 Nėntor 1944 nga Shkodra dhe arrijnė tė bashkohen mė 18 Dhjetor 1944 me Grup-Armatėn E e cila u liroi rrugėn e bashkimit.

…Mbas tėrheqjes prej Shqipėrisė dhe Serbisė, Grup-Armata E zuri njė pozicion tė tillė qė mundėson tėrheqjen e forcave qė dalin nga Bosnja-Hercegovina dhe qė shtrihet nė linjėn Mostar-Vishegrad-Drina.

Faqe 865. (Kėtu pėrshkruhet situata nė fund tė vitit 1944. – shėn. pėrkth.) …. Nė juglindje BRSS zotėron Rumaninė, Bullgarinė dhe Shqipėrinė. Grup-Armata E (gjeneral-koloneli Alexander Löhr) kishte nė zotėrim ende pjesė tė Kroacisė; Serbia ishte tashmė nėn Titon. Gjysma e Hungarisė ishte e humbur, Budapesti ishte i rrethuar. Hapėsirat gjermane dhe austriake ishin tani tė rrezikuara drejtpėrsėdrejti.

Lufta e armikut pėr tė penguar shfrytėzimin e pasurive minerale dhe lėndėve tė tjera tė para

Faqe 936. …5. Njė metal tjetėr i nevojitur ishte kromi. Kėrkesat nė rritje pėr tė mundėn tė plotėsoheshin gjithnjė e mė mirė pasi ushtria gjermane pushtoi Ballkanin. Sepse nė atė mėnyrė u krijua mundėsia e shfrytėzimit tė minierave nė Greqi, Bullgari, Serbi dhe mbas kapitullimit tė Italisė edhe nė Shqipėri.

Librat e Situatės (01.01.1945 – 20.04.1945)

Faqe 1013 – 14.01.1945. Gjendja e armikut nė Kroaci: Njėsitė shqiptare mbetėn mbrapa. Kundėrshtari po pėrpiqet tė dėrgojė njėsi serbe nė drejtim tė verilindjes nė zonėn nė jug tė Syrmies duke anashkaluar Sllavoninė [nė Kroaci].

Faqe 1184 – 19.03.1945. Politikė: Njė i dėrguar anglez ka arritur nė Shqipėri dhe anglezėt i kanė kėrkuar Titos tė tėrheqė trupat e tij.

Shėnime tė Gjeneralit Alfred Jodl nė burgun e Nurembergut nė lidhje me ndikimin e Hitlerit nė mėnyrėn e zhvillimit tė luftės

Faqe 1719. …Tanket angleze i shtynė trupat italiane tė gjeneral Rodolfo Grazianit deri nė kufijtė e Cyrenaices [rajoni lindor i Libisė] dhe nė vend qė Italia tė arrinte njė fitore tė shpejtė nė Greqi po rrezikonte dhe humbjen e Shqipėrisė. Nė atė situatė nė Romė ndjenja e humbjes doli mbi krenarinė dhe thirrjet pėr ndihmė arritėn deri nė Berlin. Nė atė situatė Hitleri vendosi: Nė kushtet e luftės moderne ajrore, lufta duhej mbajtur sa mė larg kufijve tė Gjermanisė. Me Greqinė ai nuk donte pėrplasje, prandaj dhe nuk pranoi tė ndihmonte Italinė nė Shqipėri.
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 11:14.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.