Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 29.5.2012, 21:41   41
Citim:
Artefaktet e gjetura nė Gjermani kthehen nė Kosovė brenda vitit

Prishtinė, 29 maj – Gjashtė muaj pasi autoritetet gjermane kishin lajmėruar ato kosovare pėr gjetjen e disa artefakteve qė besohet t’i pėrkasin vendit, Ministria e Kulturės ka formuar njė ekip prej tre vetash, i cili do tė vėrtetojė pėrkatėsinė e artefakteve. Arkeologėt Kemajl Luci e Luan Gashi, sė bashku me Jehona Shytin, kėshilltare politike dhe shefe e kabinetit tė ministrit tė Kulturės, pėrbėjnė grupin i cili kėtė tė mėrkurė do tė jetė nė Gjermani pėr tė nisur procesin e verifikimit tė origjinės sė figurave argjile qė i pėrkasin kulturės sė Vinēes, qė daton nė neolitin e mesėm, 3500 - 4000 vjet para erės sonė. Kėto figura janė gjetur nė Gjermani nga autoritetet e atjeshme nė fund tė vitit tė kaluar, ndėrsa janė marrė nėn mbikėqyrje dhe kanė lajmėruar autoritetet kosovare nė fillim tė janarit tė kėtij viti. Ministria e Punėve tė Jashtme e Gjermanisė e kishte lajmėruar pėr kėtė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Kosovės, nga e cila kishte kėrkuar njė letėr interesimi pėr kėto artefakte.

Artan Behrami, zėdhėnės i MPJ-sė, ka thėnė se pas verifikimit tė tyre, nėse vėrtetohet qė ato i takojnė Kosovės, artefaktet do tė “riatdhesohen” nė njė afat shumė tė shkurtėr. Madje, sipas tij, kjo ēėshtje ėshtė diskutuar edhe nė nivel ministrash.

“Ministri Hoxhaj nė dy takimet e fundit qė ka pasur me ministrin e Punėve tė Jashtme tė Gjermanisė, Guido Westerwelle, gjithmonė ka pėrmendur ēėshtjen e artefakteve, si njė ēėshtje shumė tė rėndėsishme pėr trashėgiminė kulturore tė Kosovės”, ka thėnė Behrami. Sipas tij, MPJ-ja do tė luajė rolin ndihmės nė gjithė kėtė proces, i cili, sipas rregullave tė autoriteteve gjermane, duhet tė pėrfundojė brenda kėtij viti.

Formimin e ekipit e ka konfirmuar edhe kėshilltari i ministrit tė Kulturės, Shasivar Haxhijaj, sipas tė cilit kjo ēėshtje pritet tė pėrfundojė shumė shpejt.

Jehona Shyti, nga kabineti i ministrit tė Kulturės, Memli Krasniqi, ka thėnė se “Ne do tė udhėtojmė pėr nė Gjermani mė 29 maj, sepse mėngjesin e 30 majit kemi takim nė Ministrinė e Shkencave dhe tė Arteve nė Essen, ndėrsa do tė kthehemi nė Kosovė mė 1 qershor. Kaq nevojitet kohė”.

“Fjala ėshtė pėr artefakte tė baltės, dhe ekspertėt gjermanė kanė thėnė se janė tė Kosovės e pėr kėtė janė pak a shumė tė bindur. Kemi parė edhe disa prej figurave qė sipas tė gjitha gjasave i pėrkasin Kosovės”, ka thėnė Shyti

http://koha.net/?page=1,5,101313
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.5.2012, 21:11   42
Citim:
Shkatėrrohet varri monumental

Emri:  4v73ajel.jpg
Shikimet: 458
Madhėsia:  38,4 KBNjė varr monumental i shekullit IV p.e.s. ne Delvinė, i zbuluar pak dite me pare, ėshtė shkatėrruar me ekskavator pėr ta grabitur. Objekti i periudhės antike i vendosur shumė pranė tumave tė Bajkajt dhe vetėm disa kilometra larg rrėnojave tė Foinikes ėshtė gėrmuar nga mjeti i rende pėr disa dite. Sipas specialisteve, personat qe kryenin punimet, ne vend qe te deklaronin zbulimin, e kane shkatėrruar pėr te grabitur sendet antike.

Arkeologėt kanė mundur tė gjejnė eshtrat e tė paktėn njė personi dhe shumė pak objekte qė u neglizhuan nga grabitėsit, si copa enėsh nė qeramikė tė sė njėjtės periudhė dhe njė peshore balte.

Varri pėrfaqėson njė prej gjetjeve mė unike nė Epirin e dikurshėm pėr nga struktura, ornamentet dhe arkitektura e brendshme.

Policia e Delvinės, pas denoncimit te komunės si dhe drejtorisė sė Monumenteve nė Sarandė mėsohet se ka ndaluar disa persona. Por sipas shefit tė komisariatit, Altin Demiraj, ata po hetohen nė gjendje tė lirė pėr shkak se objekti nuk gjendej ne listėn prej 119 monumentesh qe mbrohen nga shteti.

http://www.vizionplus.tv/index.php?o...ret&Itemid=135

Citim:
Arrestohen 2 vėllezėr, dėmtojnė Parkun Arkelogjik tė Finiqit

Dėmtojnė Parkun Arkeologjik tė Finiqit, arrestohen dy vėllezėr. Duket se masat qė ka marrė policia e Sarandės kanė qėnė tė shpejta, ndėrsa vetėm pak ditė mė parė mori start incidenti i radhės. Ditėn e enjte janė arrestuar vėllezėrit Festim e Taulant Kanushi, 28 dhe 22-vjeē, tė dy banues nė fshatin Blerimas tė Delvinės.Ata janė autorė tė dyshuar tė shkatėrrimit tė disa bunkerėve nė brendėsi tė Parkut Arkeologjik tė Finiqit.

Mėsohet se Festim Kanushi njihet si person me precedentė penale, pasi ka qenė i arrestuar nė shtator tė njė viti mė pare, pėr vjedhjen e njė banese nė Sarandė. Mbi vėllezėrit rėndon akuza e “Shkaterrimit tė pronės”, ndėrkohė qė materialet nė ngarkim tė tyre i kaluan Prokurorisė sė Sarandės pėr hetime tė mėtejshme.

http://sot.com.al/index.php?option=c...ore&Itemid=482

Citim:
Delvinė: Monumentet e natyrės nė shėnjestrėn e “piratėve” tė arit

Nė fillim ishte “Guri i Gjatė”, monument natyre, pastaj teatri antik i Finiqit, tani i ka ardhur rradha Tumės sė Bajkajve, tre objekte qė kanė njė tė pėrbashkėt, janė vėnė nė shenjestrėn e gjurmuesve tė arit. “Gurit tė Gjatė” i prenė “kokėn”, e shkurtuan 2 metra, teatrit tė Finiqit i shkatėrruan gėrmimet antike, ndėrsa Tumėn e Bajkave, rreth 5 km larg Delvinės, e rrafshuan.

Arkeologu i njohur sarandiot, Dhimitėr Ēondi, dha alarm, por askush nuk e dėgjoi. Brenda njė nate, thotė Ēondi, gjurmuesit e floririt dėmtuan gėrmimet arkeologjike shumėvjeēare nė Parkun e Finiqit. Me tone denoncuese, Ēondi shprehet se nė truall arkeologjik ėshtė hapur njė gropė e thellė 1.2 metra dhe gjerėsi 1 metėr. Sipas tij, nuk ka ndodhur kurrė qė njė monument antik tė shkatėrrohet dhe policia tė heshtė.

“Ishte objekt unikal qė gjendet nė qytetin antik tė Finiqit e qė ėshtė banesa me dy peristil”, tregon Ēondi. Nė dyshemenė e saj, vijon Ēondi, janė hequr dėrrasat e gurta dhe dherat janė shpėrndarė gjithandej. Ēondi ka vėrejtur se gėrmimi ėshtė i freskėt. Pėr mė tepėr, vlerėsohet shumė e pakėt mundėsia e rikthimit nė gjendjen e mėparshme. “Mendohet se ky dėmtim ėshtė nxitur nga gjurmuesit e arit”, specifikon Ēondi, ndėrsa shton se masakra arkeologjike nuk mbaron kėtu.

Varri i Bajkave, qė mendohet se daton nė shekullin III para Krishit, nė afėrsi tė fshatit Bajkaj, ėshtė rrafshuar tėrėsisht nga “piratėt”. “Nuk ka ngelur asnjė gjė nė kėmbė. Nuk dihen autorėt”, thotė Ēondi. Ēondi rrėfen se tė gjitha eshtrat e lashta kanė dalė nė dritė tė dielli. Muret e varreve kanė “fluturar”, ndėrsa objekti momunental nuk mund tė quhet mė i tillė.

Pėr episodet e ditėve tė fundit ėshtė njoftuar policia, Ministria e Kulturės, Shėrbimi Arkeologjik dhe Shėrbimi Informativ Shtetėror.

“Jemi tė alarmuar. Kjo situatė po degradon pėrdirė. Ndihemi tė pafuqishėm pėrpara kėtyre personave. Po shkatėrrojnė kulturėn kombėtare”, thotė Ēondi. Pėr tė, kjo situatė duhej tė marrė fund dhe autorėt tė dalin pėrpara drejtėsisė. “Varri i Bajkajve nuk kthehet mė nė identitet. Ishte objekti mė i rrallė nė jug tė vendit”, thotė Ēondi. “Autorėt qė po shkatėrrojnė kulturėn kombėtare duhet tė vihen pėrpara drejtėsisė, nė rast tė kundėrt do tė kemi vetėm pasoja”, pėrfundon Ēondi.

http://www.gazetametropol.com/delvin...ateve-te-arit/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.6.2012, 19:33   43
Citim:
Arkeologėt: Rritja e vjedhjeve nė monumentet kulturore, 300 kujdestarė u zėvendėsuan me rrogėtarė

Monumentet e kulturės dhe objekte tė tjera tė trashėgimisė kulturore jo vetėm qė po shkojnė nga ditė nė ditė drejt degradimit, por dhe ajo pjesė e tyre ėshtė bėrė pre e grabitėsve, tė cilėt kohėt e fundit kanė shkaktuar dėme tė konsiderueshme. Pėrballė kėsaj situate, kur duket se Ministria e Kulturės nuk ka bėrė asgjė pėr ta parandaluar kėtė situatė, vjen edhe apeli i emrave tė njohur, specialistė tė trashėgimisė kulturore tė cilėt kėrkojnė qė kjo situatė tė ndryshojė pas nga dita nė ditė trashėgimia kulturore po dėmtohet shumė.

Njė prej specialistėve mė tė mirė tė trashėgimisė kulturore, akademiku Emin Riza tregon se dikur pėr objektet e trashėgimisė kulturore kanė qenė rreth 300 kujdestarė, tė cilėt sot pothuajse nuk ekzistojnė, duke sjellė njė dėmtim shumė tė madh nė trashėgiminė kulturore, njė dėm tė pariparueshėm sepse janė objekte unikalė qė nuk mund tė zėvendėsohen.

“Nė tė kaluarėn ka pasur njė numėr kujdestarėsh pėr monumente tė veēantė ose pėr njė numėr monumentesh sipas zonave tė ndryshme krahinore. Ekzistenca e kėtyre kujdestarėve qė ishin pėrgjithėsisht banorė tė kėtyre zonave si mėsues, etj, ka qenė jashtėzakonisht e mirė. Edhe hajduti e mendon mirė para se tė hyjė tė vjedhė. Nėse ai e di qė ka kujdestarė tregohet mė i rezervuar dhe mė i kujdesshėm. Kanė qenė rreth 300 kujdestarė qė ruanin monumentet, kur ishin tė rėndėsishėm monumente te veēantė ose grupe monumentesh. Nėse do tė kishte kujdestarė, vjedhja do tė ulej nė mėnyrė tė konsiderueshme”, pohon akademiku Riza.

Sipas tij, edhe nė trashėgiminė kulturore pėr shkak tė politikave tė ndryshme specialistėt u zėvendėsuan me rrogėtarė, dhe sipas tij zgjidhje e kėtij problemi ėshtė vetėm rivendosja e kujdestarėve.

“U hoqėn kujdestarėt gjoja pėr tė bėrė kursime, dhe nga ana tjetėr shtuan llogaritarėt, njerėzit me marrėdhėniet me jashtė qė janė kot, etj, pra po ndodh njė absurditet pėr tė rritur numrin e punonjėsve, dhe kėtė numėr punonjėsish e vendosin pushtetarėt dhe partitė. Heqin specialistėt dhe vendosin rrogėtarėt, kjo ėshtė absurde dhe ka sjellė shumė dėme nė trashėgiminė kulturore. Zgjidhje kėtij problemi i jep vetėm rivendosja e kujdestarėve, tė cilėt madje kanė pasur njė rrogė relativisht tė ulėt, por duke qenė kryesisht banorė tė zonave ku janė monumentet nuk e kanė pasur tė vėshtirė tė mbronin monumentet”, tregon akademiku Emin Riza, njėkohėsisht dhe njeriu qė pėrgatiti dosjen e Beratit pėr nė UNESCO.


MTKRS, asnjė vėmendje pėr trashėgiminė kulturore

Nė vijim tė vjedhjeve qė po i bėhen objekteve tė trashėgimisė kulturore, ku nga ditė nė ditė ky fenomen po merr tė tjera pėrmasa, Ministria e Kulturės por dhe pushteti lokal kanė akuza nga specialistėt, tė cilėt pohojnė se tashmė nė fushėn e trashėgimisė mes dy pushteteve janė ndėrprerė lidhjet. Para disa ditėsh trashėgimia arkeologjike shqiptare u trondit sėrish nga vjedhja e veprave me vlerė tė saj. Nė parkun arkeologjik tė Bylisit janė grabitur pa lėnė gjurmė dy objekte unikale, jo vetėm pėr Shqipėrinė por edhe pėr Mesdheun.

Arkeologu Skėnder Muēaj, i cili ato ditė ndodhej nė Bylis, tregon se po harrohet se ēfarė vlere ka trashėgimia kulturore.

“Kujdestarėt mungojnė pėr trashėgiminė kulturore. MTKRS dhe pushteti lokal nuk bashkėpunon mė, kanė ndėrprerė lidhjet. Nga ana tjetėr Instituti i Monumenteve tė Kulturės dhe Drejtoritė Rajonale kanė harruar tė bėjnė punėn e tyre. Nuk e vret njeri mendjen, trashėgimia kulturore ėshtė lėnė jashtė vėmendjes, nuk ka masa pėr ta ruajtur nga dėmtimet. MTKRS flet pėr projekte, por nuk merret vesh se ēfarė bėhet, nuk merret vesh se ēfarė bėhet me paratė e projekteve. MTKRS merret vetėm me projektet e kėngėve dhe valleve, dhe nuk e ka nė vėmendje trashėgiminė kulturore”, pohon arkeologu Muēaj, i cili para disa ditėsh i ndodhur nė Bylis tregoi dhe dėmin qė kishte shkaktuar vjedhja e bėrė nga grabitės klandestinė.

Veē rastit nė Bylis, hajdutėt para disa ditėsh kanė grabitur edhe dy kishat mė tė njohura tė Voskopojės, atė tė Shėn Mėrisė dhe tė Shėn Thanasit.

http://sot.com.al/index.php?option=c...ure&Itemid=483
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.7.2012, 00:54   44
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Emri:  001.JPG
Shikimet: 402
Madhėsia:  194,7 KB


Matje me 3-D-Laserscanner:

Emri:  Rruga Mesh Foto 2.jpg
Shikimet: 415
Madhėsia:  91,4 KB

- Durrės, ish-Lulishtja “1 Maji”, Matje e tė gjithė lagjes romake, e zbuluar gjatė gėrmimit tė shpėtimit, me 3-D-Laserscanner profesional Trimble (2010-2011).

http://www.stadtarchaeologie-aker.or...ndex%20AL.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.7.2012, 21:32   45
Citim:
Thesarkėrkuesit rrafshojnė kalanė e Ponēarės nė Korēė

KORCE - Kush po i shkatėrron objektet e veēanta arkeologjike nė Luginėn e Devollit? Kjo ėshtė pyetja qė lind pas njė vėzhgimi tė detajuar tė monumenteve nė kėtė zonė. Pothuajse gjysma e objekteve me rėndėsi historike, siē janė fortifikimet parahistorike ilire, shpella dhe kala ose kėshtjella tė antikitetit tė vonė nė fortifikimet mesjetare shqiptare, po shkatėrrohen nga dita nė ditė.

"Janė rreth 40 objekte arkeologjike e vendbanime prehistorike nė rajonin e Korēės, tė zbuluara deri mė sot, tė cilat mund tė shėrbejnė si destinacion turistik", thotė specialisti i muzeut arkeologjik i rrethit Florenc Hoxhalli. Por veē Tumės sė Kamenicės, e cila ka tėrhequr e po tėrheq gjithnjė e mė shumė vėmendjen e studiuesve dhe vizitorėve tė huaj, monumentet e tjera janė jashtė vėmendjes dhe kujdesit tė pushtetit lokal.

Duke folur pėr "Gazetėn Shqiptare" mbi dėmet nė trashėgiminė kulturore, specialisti Florenc Hoxhalli sjell shembull Kalanė e Ponēarės dhe Menkulasit, nė komunėn Miras, shpallur monument kulture nė vitin 1973, tė cilėn persona tė papėrgjegjshėm qė gjurmonin ar me makineri tė rėnda gėrmimi, e rrafshuan atė para disa kohėsh nga faqja e dheut.

Nga makineri tė tilla qė pėrdoren pėr tė shfrytėzuar nė sipėrfaqe tė mėdha minierėn e Bitinckės, ėshtė dėmtuar e po shkatėrrohet edhe Kalaja e Bilishtit, shpallur monument kulture qė nė vitin 1963 dhe monumente tė tjera arkeologjike si Kalaja e Bellovodės dhe ajo e Ventrokut, shpallur monumente kulture prej vitit 1973. Instituti i Arkeologjisė dhe Drejtoria e Monumenteve, kanė ndėrhyrė herė pas here pėr parandalimin e punimeve tė firmave tė prodhimit tė inerteve qė kėrcėnojnė shkatėrrimin e kėtyre monumenteve tė kulturės, por qėndrimi i komunave qė i kanė ato nė territorin e tyre ėshtė i pa pėrgjegjshėm.

Gjithashtu Drejtoria e Muzeut Arkeologjik nė Korēė ka bėrė hartėn e dixhitalizimit tė tyre dhe u ka kėrkuar bashkisė dhe komunave tė rrethit financimin e njė guide aq tė domosdoshme jo vetėm pėr zhvillimin e turizmit, por qė do t'i shėrbente edhe inventarizimit dhe mbrojtjes sė kėtyre monumenteve.

Objektet

Mjaft prej tyre ruhen nė gjendjen nė tė cilėn janė gjetur. E tillė ėshtė edhe Kalaja e Trajanit, e cila ėshtė shpallur monument kulture nė vitin 1963. Kjo kala ndodhet nė verilindje tė fshatit Tren nė zonėn e Devollit dhe ėshtė kalaja mė e madhe e periudhės sė parė tė Hekurit nė vendin tonė. Ajo ngrihet mbi njė kreshtė malore tė lartė 1245 m mbi nivelin e detit. Pjesa jugperėndimore e saj vjen e butė, derisa ngjitet nė zonėn mė tė lartė qė ka formėn e njė platforme tė sheshtė tė pėrshtatshme pėr banim, ndėrsa pjesa veri dhe verilindore ėshtė krejtėsisht shkėmbore dhe bie pingulthi mbi liqenin e Prespės sė Vogėl.

Kalaja e Trajanit ndahet nė pesė pjesė prej mureve qė e rrethojnė. Rrethime tė plota nė fakt, sipas studimit tė bėrė, formojnė murin e poshtėm dhe ai mė i sipėrm. Dy muret e tjera, kryesisht me lidhje tė thatė, mbeten tė hapura brenda sipėrfaqes sė kalasė. Nga materialet e gjetura nė kala dhe nė afėrsi tė saj rezulton se kalaja ka qenė banuar nė pjesėn e parė tė epokės sė Hekurit.

Nė periudhėn e dytė tė Hekurit vendbanimi u braktis pėr tu zhvendosur 1 km mė tej nė perėndim nė kodrat e Goricės. Nė kohėn e vonė antike Kalaja e Trajanit u rifortifikua, por vetėm nė pjesėn e sipėrme tė saj. Madje perandorėt romakė kalonin mė shumė kohė nė qytetet kufitare, se sa nė pallatet e tyre nė Romė. Midis tyre kishte burra tė shquar, njė prej tė cilėve ishte Perandori Trajan. Ai jetoi njėqind vjet p.e.s. dhe shumė kohė pas vdekjes sė tij njerėzit vazhdonin ta mbanin nė gojė pėr drejtėsinė dhe mirėsinė e tij… Trajani nuk udhėhoqi vetėm ekspedita ushtarake. Prej emrit tė tij mendohet qė ta ketė marrė emrin jo vetėm Kalaja (e Trajanit), por edhe vendbanimi i lashtė historik i Devollit i quajtur Tren qė ėshtė i populluar edhe sot.

Nė pėrgjithėsi nė periudhėn e pushtimit romak nė tė gjithė kėtė zonė ka patur njė zgjerim shumė tė madh tė qendrave tė banuara tė fortifikuara e tė pa fortifikuara. Pėrveē shpellės sė Trenit, Ventrokut dhe Kalasė sė Trajanit, e cila tani forcohet me mure tė ndėrtuara me llaē, tė banuara kanė qenė arat nė fund tė fshatit Tren, Gorica dhe Pavliqi, ku janė bėrė gjetje me vlera tė mėdha shkencore. Nė kėtė qark monumentet e kulturės janė lėnė nė mėshirėn e fatit mjafton qė ju mund t'ju kujtojmė njė kullė 5 katėshe 300-vjeēare nė fshatin Dėrdushė unikale nė llojin e saj, e cila ėshtė rrėnuar krejt apo urėn e Llėngės pjesė e rrugės Egnatia e shembur me dinamit nga persona tė panjohur qė kėrkojnė thesare arti nėpėr kėmbėt e kėtyre urave apo kalave tė lashta.

http://www.balkanweb.com/kultur%EB/2...rce-97319.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.7.2012, 21:19   46
Citim:
Lezhė, objektet historike prej 10 vjetėsh nė bodrumet e bibliotekės

Emri:  50126467bd7ad.jpg
Shikimet: 378
Madhėsia:  20,3 KBLezhė - Fondi prej 810 objektesh historike dhe vepra arti nė Lezhė ėshtė magazinuar nė bodrumet e bibliotekės sė qytetit. 90 % e kėtij fondi ėshtė iventarizuar nė mėnyrė dixhitale. Prej 10 vjetėsh objektet mbeten tė paekspozuara pėr shkak tė mungesės sė ambjenteve pėr ngritjen e njė muzeu. Njė pjesė e tyre kanė filluar tė dėmtohen pėr shkak tė lagėshtirės sė bodrumit. Sipas specialistes, Mariola Gjoni, shqetėsimin mbetet shtimi i numrit tė vjedhjeve tė veprave me vlera nė qarkun e Lezhės, fenomen qė kėrcėnon edhe fondin e pasur tė qytetit.

Dy ditė mė parė ministri i Kulturės, Aldo Bumēi nė reagimin e parė pas skandalit tė galerisė sė Korcės, paralajmėroi sanksione pėr personat qė nuk mirėmbajnė fondet e kulturės. Ai shtoi se nėse kėto fonde rrezikohen ato do tė merren nė ruajtje nė kryeqytet. Nėse fillon puna pėr verifikimin e kushteve tė ruajtjes sė objekteve me vlera, Lezha rrezikon tė mbetet pa njė muze.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/43484
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.8.2012, 21:06   47
Citim:
I vihet zjarri muzeut nė veri tė Mitrovicės

Persona tė panjohur i kanė vėnė zjarrin njė muzeut nė veri tė Mitrovicė mė ē’rast, si pasojė e zjarrit, janė djegur eksponate etnologjike, instrumente dhe rekuizita tė tjera tė kėsaj natyre. Ngjara ka ndodhur rreth orės 1:00 pas mesnatės afėr shkollės teknike nė veri tė Mitrovicės.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės, pėr rajonin e Mitrovicės.

Sipas tij, djegies i ka parapri njė vjedhje e kėtyre eksponateve dhe mė pastaj dyshohet se tė njėjtit i kanė vėnė zjarrin objektit, raporton Kosovapress.

Hetuesit e policisė janė nė vend ngjarje dhe po merren me hetimin e kėtij rasti.

Vlera e dėmeve ende nuk ėshtė bėrė e ditur.

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=24557
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.9.2012, 21:37   48
Citim:
Alarmi i arkeologut italian: Finiqi drejt shkatėrrimit
Sandro de Maria

TIRANE-Njė simbol shprehės na imponon imagjinatėn pėrsa i pėrket degradimit tė Phoinike-s (Finiqit) antik, qė mesa duket ėshtė i pandalshėm. Njė fotografi e famshme qė paraqet arkeologun italian, i cili zbuloi kėtė qytet antik mė 1926: Luigi Ugolini (1895-1936) shfaqet pranė njė muri me blloqe gjigante, pjesė e kėsaj fotoje ėshtė edhe njė dafinė qė duket sikur mburret me gjelbėrimin e saj. Kjo dafinė mbijetoi pėr gati njė shekull. Por njė muaj mė parė, kodrės e cila mbart mbetjet e ēmueshme tė periudhės helenistike dhe romake iu vu zjarri, njė zjarr qė pa asnjė dyshim tė bėn me dhimbje, autorėt e tė cilit, si gjithmonė mbeten tė paidentifikuar e tė pa ndėshkuar. Edhe dafina e Ugolinit nga ky zjarr u dogj mizorisht. E me tė gjithashtu u dogj i gjithė qyteti, me monumentet tė cilat janė nxirė nga hiri i zjarrit dhe rrethuar nga ai pak vegjetacion, qė tashmė ėshtė karbonizuar. Simboli i kėsaj dafine tė djegur ėshtė vėrtet impresionues, jo vetėm pėr ata qė i dashurojnė dhe i studiojnė prej kohėsh kėto vende antike.

Por zjarri nuk ėshtė i vetmi degradim qė po shkatėrron kėto monumente tė rėndėsishme pėr historinė e popullit shqiptar: Gėrmimet klandestine kohėt e fundit kanė rifilluar nė mėnyrė tė frikshme si brenda qytetit antik, gjithashtu edhe nė zonat pėrreth, edhe nė kėtė rast asnjė i ndėshkuar pėrsa i pėrket kėsaj zone. Agresioni nėpėrmjet banesave dhe ndėrtesave moderne nė zonat me mbetje tė lartė arkeologjike, qė pa asnjė rregull ligjor po zė vend mbi varrezat antike dhe muret rrethues tė qytetit antik, ėshtė njė tjetėr problem madhor dhe i pa zgjidhur. Kafshė, vandalė dhe hajdutėt e hekurit gjithmonė e mė shumė po shkatėrrojnė atė ēfarė e kaluara na ka dėrguar.

Nė dymbėdhjetė vjet Misioni Arkeologjik Italian i Universitetit tė Bolonjės qė unė drejtoj, sė bashku me Institutin Arkeologjik Shqiptar, ka prodhuar, mendoj, njė punė me vlera tė mėdha, sipas vlerėsimeve qė vijnė nga studiues tė ndryshėm: gėrmimi i agorasė dhe bazilikės, i teatrit helenistik dhe romak, njė lagje me ndėrtesa private dhe njė pjesė e nekropolit ėshtė gėrmuar deri mė sot. E gjithė kjo pasuri, sot rrezikon mbijetesėn e saj.

Eshtė urgjente njė ndėrhyrje qė do tė vendoste nė siguri tė gjithė zonėn e Phoinike-s: qė ėshtė e mbrojtur nga ligji, por njėkohėsisht e injoruar. Duhet tė bėhet mė shumė: duhet ruajtur, mbrojtur njėkohėsisht restauruar dhe duhen dėnuar ata qė nuk respektojnė ligjet. Phoinike ndodhet nė njė peizazh tė mrekullueshėm, midis maleve dhe detit. Njė peizazh me mijėra vite jetese, qė pėrmbledh histori, evidenton periudha dhe etapa tė ndryshme. Peizazhi historik ėshtė identiteti ynė, nė qoftė se humbasim dhe shkatėrrojmė shenjat qė historia na ka dhėnė, humbasim njė pjesė tė historisė tė vetvetes sonė, dėnojmė vetveten me njė anonimat.

Unė jam njė i huaj nė tokėn shqiptare, por e dashuroj kėtė vend dhe qytetarėt e saj, dokumenteve historike tė Shqipėrisė, u kam dedikuar shumė vjet tė jetės time si arkeolog, dhe me mua edhe qindra studentė e tė rinj qė studiojnė e formohen, midis kėtyre jo vetėm italianė, por dhe nga shumė shtete tė tjera europiane tė cilėt kanė ardhur kėtu pėr tė mėsuar dhe rritur njohuritė e tyre mbi historitė mė tė largėta tė Shqipėrisė, dhe pėr tė rindėrtuar tė kaluarėn qė lidh Ilirinė me Greqinė, Romakėt me Bizantinėt, popuj dhe kultura tė ndryshme qė kanė bėrė qė ky vend tė jetė magjepsės nė njė mėnyrė tė veēantė dhe tė pa krahasueshme.

Po rrezikojmė tė humbasin pėrgjithmonė njė dėshmi tė ēmuar dhe tė papėrsėritshme, dhe me kėtė, siē po thosha, kujtesėn qė transmetohet nga njė brez nė tjetrin. Le tė shpėtojmė Phoiniken dhe monumentet e saj, mos tė dorėzohemi pėrpara asaj qė ēdo ditė duket si e pashmangshme...

*Profesor i Arkeologjisė Klasike nė Universitetin e Bolonjės.

http://www.balkanweb.com/kultur%EB/2...it-103446.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.10.2012, 21:40   49
Citim:
Dėnohet amerikania qė u zu me monedha antike

Shkup, 24 tetor - Njė amerikane, e cila ėshtė zėnė duke provuar qė ta largohej nga Maqedonia me mė shumė se 200 monedha antike, ėshtė dėnuar pėr shkelje tė ligjeve tė kėtij shteti pėr mbrojtjen e trashėgimisė arkeologjike. Ajo u dėnua me dy vjet pezullim.

Vendimi i sotėm i gjykatės gjithashtu ia ndalon 45 vjeēares Candance Lynn Dunlap, njė infermiere nga Alabama, rikthimin nė Maqedoni gjatė 10 vjetėve tė ardhshėm, raporton Rel.

Ajo ėshtė arrestuar muajin e kaluar nė aeroportin e Shkupit me 256 monedha nė bagazhin e saj. Sipas mediumeve lokale, mendohet se monedhat ishin rreth 2 200 vjet tė vjetra.

Pritet qė Dunlap ta braktisė Maqedoninė sonte.

http://www.koha.net/?page=1,4,120415
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.10.2012, 22:31   50
Citim:
Durrėsi dhe Saranda, thesaret e arkeologjisė nėnujore

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	amfora.jpg
Shikimet:	190
Madhėsia:	62,3 KB
NNJ:	4019Specialistėt e fushės sė arkeologjisė nėntokėsore dhe nėnujore nė Durrės, kanė dhėnė alarmin lidhur me faktin sipas tyre “tė grabitjes dhe shkatėrrimit tė vlerave mijėravjeēare tė arkeologjisė, duke dėmtuar rėndė dokumentimin e fakteve historike tė cilat tregojnė popullimin qysh nė lashtėsi tė tokės sė tė parėve tanė”.

Ata u shprehėn tė shqetėsuar lidhur me grabitjen e pasurisė arkeologjike, dhe njė reagim i tillė vjen vetėm pak kohė njė grup kėrkuesish dhe hulumtuesish tė pasurisė nėnujore nė brigjet e Durrėsit dhe nė brigjet e tjera kanė nxjerrė nė sipėrfaqe njė spirancė 2000-vjeēare. Specialistėt e arkeologjisė i kanė cilėsuar zbulimet e fundit si “pjesė tė njė lloj sekreti profesional duke shfaqur hapur pakėnaqėsinė si kėrkues i pasurisė arkeologjike pėr mungesėn e kujdesit nė ruajtjen e kėsaj pasurie.

Sipas tyre “ edhe gjatė kėtyre 20 viteve trashėgimia kulturore nėnujore e arkeologjisė shqiptare ėshtė grabitur dhe shkatėrruar, ndaj na duhet tė tregohemi tė kujdesshėm nė raste tė tilla, pasi bėhet fjalė pėr njė pasuri shumė tė ēmuar dhe me rėndėsi tė madhe pėr arkeologjinė, historinė, kulturėn, tregtinė dhe marrėdhėniet e shkėmbimeve tregtare tė ilirėve nė rajon”. Edhe pse nuk janė dhėnė detaje lidhur me atė qė ai e ka cilėsuar si “vjedhje tė pasurisė”, mėsohet se gjatė gėrmimeve nė Durrės janė dėmtuar dhe groposur pėrfundimisht njė sėrė vlerash arkeologjike.

Arkeologėt nuk ka dhėnė shumė detaje, por ka bėrė tė qartė se njė pohim i tillė jo vetėm se ėshtė i vėrtetė, por edhe dihet nga arkeologė dhe studiues. Kjo kategori pėr shumė arsye e ka pasur tė pamundur ta ndalojė dėmtimin nė jo pak raste tė daljes nė dritė tė pasurisė arkeologjike ngase gjithēka ėshtė mėsuar, pasi janė dėmtuar formacionet pėrkatėse.

Studiuesit e arkeologjisė, janė tė bindur se Durrėsi ka tė fshehur njė pasuri tė kushtueshme si nėnujore edhe nėntokėsore arkeologjike, ndėrsa janė treguar skeptik nė masat shtrėnguese pėr ta ruajtur kėtė pasuri. Gėrmimet e shumta nė nėntokėn e Durrėsit kanė nxjerrė nė dritė pasuri shumė tė vlefshme pėr arkeologjinė dhe trashėgimin e madhe nė kėtė drejtim.

Njė grup arkeologėsh nėnujor kanė vite qė zhyten nė thellėsi tė brigjeve shqiptare pėr tė hulumtuar pasurinė nėnujore. Ka njė hartė pėr kėrkime tė tilla nė ujėrat e Durrėsit e Sarandės dhe se shpesh, zbulimet janė shumė interesante dhe me peshė nė kėtė fushė.

Nė bashkėpunim me Fondacionin Detar RPM dhe Institutin Amerikan tė Arkeologjisė, Navale INA, po hartohet projekti kėrkimor shkencor kombėtar, ai i pėrfundimit tė hartave arkeologjike nėnujore dixhitale tredimensionale. Njė nismė e tillė ėshtė shfaqur disa vite mė parė dhe ka vijuar nė bazė tė njė marrėveshje. Skanimi dhe bėrja e hartave dixhitale tredimensionale dhe verifikimi i gjitha anomalie tė relievit dhe evidentimin apo inventarizimi i tė gjithė trashėgimisė kulturore nėnujore ėshtė ndjekur nga specialistė tė njohur nė kėtė fushė.

Kėrkim studimi filloi nė jug tė bregdetit nė kufi me Greqinė, nga Kepi Stillos, dhe vazhdoi deri nė veri tė Gjirit tė Sarandės, nė jug tė Kakomesė. Gjatė kėsaj periudhe u krye gjithė skanimi i fundit tė detit tė zonės dhe u evidentuan njė numėr shumė i madh anomalish tė relievit. Nė jug tė Gjirit tė Sarandės u evidentua siti i njė anije transporti amforash, tė cilat i pėrkasin shek tė IV para erės sonė.

Nė veri tė Gjirit tė Sarandės, njė sit i cili pėr nga qeramika i pėrket periudhės bizantine, ndėrsa nė tė gjithė zonėn e skanuar u evidentuan 14 relikte, tė cilat mundet tė klasifikohen nga shek XVIII deri nė ditėt e sotme. Gjetja mė e fundit nėnujore ka ndėrthurje tė plumbit me elementė druri tė asaj periudhe qė tashmė ėshtė konsumuar nga koha e gjatė prej shumė shekujsh nėn ujė. Specialistėt deklaruan se “pjesa metalike e gjetur nėn ujė ėshtė pjesa e sipėrme e spirancės, ajo ėshtė edhe elementi i parė qė gjejmė nė Durrės tė kėtij lloji dhe nė aspektin historik ėshtė njė element i ri qė flet pėr rėndėsinė qė kishte Durrėsi nė Mesdhe”.

Spiranca mendohet t’i pėrkasė njė periudhė 2000-vjeēare tė kohės romake. Nė muzeun arkeologjik tė qytetit tė Durrėsit ndodhet edhe njė spirancė prej guri, pėr tė cilėn arkeologėt, u shprehėn se “ėshtė njė objekt unikal nė Shqipėri dhe ndoshta nė botė”.

http://www.standard.al/index.php/soc...gjise-nenujore
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.10.2012, 20:33   51
Citim:
Gjirokastėr, lagėshtia rrezikon inventarin e Muzeut Kombėtar tė Armėve

GJIROKASTER- Armėt dhe trofetė e tjera tė luftrave nė epoka tė ndryshme tė ekspozuara nė Muzeun Kombėtar tė Armėve nė Gjirokastėr, tė vendosura nė mjediset e kalasė sė qytetit, rrezikohen tė dėmtohen pėr shkak tė lagėshtisė sė madhe qė ka pushtuar tė gjitha mjediset e muzeut.

Teuta Kallajxhi, drejtoreshė e muzeut, tha se pas reshjeve tė ditėve tė fundit nė muze ėshtė krijuar njė situatė kritike.

"Reshjet sapo kanė nisur dhe me shtimin e mėtejshėm tė tyre do tė shtohet edhe lagėshtia nė muze", tha ajo.

Sipas saj, hidroizolimi i tarracės sė muzeut ėshtė e vetmja rrugė pėr evitimin e lagėshtisė dhe se financimi pėr kėtė qėllim duhet bėrė sa mė parė, pasi cdo vonesė e pėrkeqėson edhe mė shumė situatėn. Kallajxhiu tha se rreth dy vite mė parė pėr hidroizolimin e tarracės sė kalasė ku ndodhet edhe muzeu, u investuan 15 milionė lekė, por asgjė nuk ndryshoi.

Nė Muzeun Kombėtar tė Armėve nė Gjirokastėr janė ekspozuar 350 armė dhe trofe tė ndryshme, duke filluar qė nga epoka e gurit e deri nė pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore. Muzeu ėshtė ndėr objektet mė tė vizituara nga turistėt vendas e tė huaj, krahas kalasė, shtėpisė sė Zekateve etj.

http://www.balkanweb.com/kultur%EB/2...ve-107736.html
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.2.2013, 23:45   52
Citim:
Kosovės i kthehen artefaktet arkeologjike, tė gjetura nė Gjermani

Shtatė artefakte arkeologjike tė Kosovės tė gjetura nė Gjermani tashmė i janė dorėzuar institucioneve tė Kosovės. Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pranuar sot nė njė ceremoni zyrtare kėto shtatė artefakte, nga Ministrja pėr Shkencė dhe Art e Landit tė Essenit nė Gjermani, Eva Kuhne Hormann.

Artefaktet janė gjetur pikėrisht nė kėtė pjesė tė Gjermanisė. Ministri Krasniqi ka shprehur falėnderime pėr Ministrinė e Shkencės dhe Artit tė Essenit pėr kujdesin e lartė tė treguar pėr artefaktet e Kosovės, duke vlerėsuar se ky gjest dėshmon pėr kulturėn e lartė tė popullit gjerman. Ai ka thėnė se ky duhet tė jetė njė shembull, sidomos pėr shtetin e Serbisė, qė tė kthejė mbi njė mijė artefakte tė Kosovės, tė marra nga Muzeu i Kosovės nė vitin 1999.

“Unė fillimisht nė emėr tė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės dhe sė dyti nė emėr tė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sportit ju falėnderoj pėr kujdesin e treguar, duke lakmuar sinqerisht shpirtgjerėsinė dhe konsideratėn tuaj. Trajtimi qė iu ėshtė bėrė tregon se ato janė mbajtur pėr njė kohė nė duart e njė populli dhe vendi me kulturė tė lartė qė di mirė rėndėsinė dhe tė veēantėn e tyre. Kthimi i kėtyre artefakteve arkeologjike nė hapėsirėn ku kanė ekzistuar me vetė popullin pėr mijėra vite uroj tė jetė vetėm njė pikėnisje sepse nė tokėn e Republikės sė Kosovės janė gjetur edhe shumė objekte tjera qė janė larguar pa tė drejtė jashtė saj. Muzeu i Kosovės ėshtė boshatisur nė vitin 1999-tė dhe shumė objekte janė marrė mirėpo kujtimi pėr to ka mbetur gjithnjė nė vendin ku kanė fjetur pėr mijėra vite. Uroj dhe besoj tė kthehen edhe ato shumė shpejtė”, ka thėnė Krasniqi gjatė ceremonisė.

Ai tha se kthimi i kėtyre shtatė artefakteve nė Kosovė ėshtė njė ngjarje e jashtėzakonshme pėr vendin qė tashmė po hyn nė vitin e gjashtė tė shtetėsisė.

“Vlera e gjetjeve arkeologjike ėshtė e jashtėzakonshme pėr njė shtet qė synon tė krijojė njė pasqyrė tė bukur para shteteve dhe popujve tjerė. Pėr kėtė arsye ēdo objekt kulturor qė i takon Republikės sė Kosovės trajtohet me kujdes tė veēantė sepse ėshtė vetė pasuria e saj. Kthimi i artefakteve nė vendin amė ėshtė njė lajm i mirė pėr tė gjithė qytetarėt dhe pėr vetė institucionet e shtetit. Realisht pėr tė qenė mė korrekt do ta pėrdorja fjalėn Riatdhesim sepse atdheu i ‘Hyjneshės nė Fron’ dhe gjashtė objekteve tjera ėshtė Republika e Kosovės, vendi ku mjeshtėrisht janė krijuar para mijėra vitesh”, tha Krasniqi.

Nga ana tjetėr, Ministrja e Shkencės dhe Artit e Landit tė Essenit, Eva Kuhne Hermann u shpreh mjaftė e lumtur qė kanė arritur tė gjejnė dhe ruajnė mė shumė kujdes njė pjesė tė rėndėsishme tė historisė sė Kosovės. Ajo tha ndėr tė tjera se me kėtė ata kanė ruajtur historinė e njė vendi dhe pėrveē tjerash kanė respektuar edhe konventat e UNESCO-s.

“Trashėgimia kulturore ėshtė pjesė e rėndėsishme e identitetit tė njė vendi, dhe me kėtė rast ajo vlerėsoi se ruajtja e saj ka njė domethėnie mjaftė tė madhe”, tha Eva Kuhne Hermann.

Ministri Krasniqi nė kėtė ceremoni ishte i shoqėruar edhe nga Kryetari i Komisioni pėr Arsim, Kulturė, Rini, Sport, Administratė Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Idriz Vehapi, Drejtori i Muzeut tė Kosovės, Shafi Gashi si dhe Drejtori i Institutit Arkeologjik tė Kosovės, Enver Rexha. I pranishėm nė kėtė ceremoni ka qenė edhe Ambasadori i Kosovės nė Berlin, Skėnder Xhakaliu.

Artefaktet do tė kthehen pas dy ditėsh nė Kosovė dhe ato do tė ruhen nė Muzeun e Kosovės. Artefaktet i pėrkasin kulturės sė Vinēes, qė daton nė neolitin e mesėm, 3500 - 4000 vjet para erės sonė. Njė prej artefakteve mė interesante nga shtatė sa janė gjithsej, ėshtė njė figurė sikurse “Hyjnesha nė fron” qė gjendet nė Muzeun e Kosovės e qė ishte kthyer nga Beogradi nė vitin 2001. “Hyjnesha nė fron” e gjetur nė Gjermani ėshtė mė e madhe sesa ajo qė ėshtė nė Kosovė. Gjatėsia e saj llogaritet tė jetė 21.5 centimetra. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/?id=2&a=29302
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.2.2013, 21:02   53
Citim:
Kthehen shtatė artefakte

Gjatė njė ceremonie tė organizuar tė martėn pasdite, Kosovės i janė dorėzuar shtatė artefaktet e gjetura nė Gjermani. Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit (MKRS), Memli Krasniqi, i ka pranuar artefaktet nga ministrja gjermane e Shkencės dhe Artit e Landit Essen, Eva Kuhne Hormann.

Artefaktet edhe janė gjetur nė kėtė land tė Gjermanisė.

Krasniqi ka falėnderuar Ministrinė e Essenit pėr kujdesin e treguar pėr artefaktet e Kosovės, derisa ka nėnvizuar se njė gjest i tillė e rikonfirmon kulturėn e lartė qė ka populli gjerman.

Ministrja gjermane, Eva Kuhne Hermann, ėshtė shprehur e lumtur qė shteti i saj arriti tė gjente dhe ruante me shumė kujdes njė pjesė tė rėndėsishme tė historisė sė Kosovės, ngase kėshtu u respektuan edhe konventat e UNESCO’s.

Pas kthimit, artefaktet do tė ruhen nė Muzeun e Kosovės. Ato i pėrkasin periudhės sė Neolitit tė mesėm (3500-4000 vjet p.e.s.). Ndėr artefaktet mė interesante ėshtė figura e ngjashme me “Hyjneshėn nė Fron”, ndonėse ėshtė mė e madhe se ajo nė Kosovė, ngase ka njė gjatėsi rreth 21.5 centimetra.

http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,22,104280
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.2.2013, 21:15   54
Citim:
Kthimi i artefakteve, Serbia tė ndjekė shembullin e Gjermanisė

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	f1_22-artef-balline-te-kultura-jpg1361559756.jpg
Shikimet:	116
Madhėsia:	187,1 KB
NNJ:	4203Prishtinė, 22 shkurt - Muzeu i Kosovės sot ėshtė pasuruar edhe me shtatė artefakte arkeologjike, mes tė cilave edhe njė model i ‘Hyjneshės nė Fron’, i gjatė 21.5 cm. Nė njė ceremoni tė organizuar nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit, nė Muzeun e Kosovės janė prezantuar shtatė artefaktet arkeologjike tė gjetura nė Gjermani. Nė prezantimin e kėtyre artefakteve kanė marrė pjesė edhe ambasadori i Gjermanisė, Peter Blomeyer, ambasadorja e Francės, Maryse Daviet, shefi i zyrės ndėrlidhėse tė Greqisė, Dimitris Moschopoulos, si dhe pėrfaqėsues tė institucioneve tjera vendore e ndėrkombėtare.

Krasniqi u shpreh i lumtur qė vendit i kthehet njė pjesė e thesarit tė saj kulturor. Ai falėnderoi Ministrinė e Shkencės dhe Artit nė Hessen, si dhe policisė sė kėtij landi pėr kujdesin e lartė qė kanė treguar pėr artefaktet. “Ky ėshtė njė shembull qė duhet ndjekur nga shumė vende, mbi tė gjitha nga Serbia, e cila nė vitin 1999 e boshatisi kėtė Muzeun e Kosovės, duke marrė mbi 1 200 eksponate arkeologjike dhe etnologjike, e pėr tė cilat pėr 13 vjet nuk ka treguar vullnetin qė t’i kthejė”. Ai shtoi se Kosova nė asnjė moment nuk do tė sprapset nga pėrpjekjet pėr tė kthyer gjithė atė thesar kulturor.

Sipas Krasniqit, kėto artefakte duhet t’i ruajmė me shumė xhelozi. “Dhe jo vetėm kėto, por ēdo monument, ēdo shenjė sado tė vogėl qė ėshtė pjesė e thesarit tonė kulturor”, u shpreh ai.

Ministri i Kulturės iu dorėzoi mirėnjohje Ministrisė sė Shkencės dhe Artit tė landit tė Hessenit, Policisė sė Frankfurtit e Hessenit, pėr kontributin qė kanė dhėnė nė gjithė procesin e gjetjes, ruajtjes dhe kthimit tė artefakteve.

Ambasadori gjerman Blomerey tha se kthimi i kėtyre artefakteve ėshtė njė moment i lumtur pėr Kosovėn dhe Gjermaninė. Kjo, tha ai, dėshmon pėr bashkėpunimin qė kanė tė dy vendet. “Ėshtė gjithashtu njė shenjė e njė bashkėpunimi tė mirė mes Kosovės dhe Gjermanisė dhe kjo ėshtė njė arsye tjetėr pėr gėzim. Si ambasador i Gjermanisė, jam shumė i lumtur qė kjo i pėrket bashkėpunimit kulturor mes dy vendeve tona. Vitin e kaluar ne me Ministrinė kemi nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi kulturor mes dy vendeve tona. Qė nga 2008-a ne kemi pasur arkeologė gjermanė qė kanė punuar nė Ulpianė dhe tani kemi kėtė transferim tė suksesshėm dhe jam i sigurt qė bashkėpunimi do tė rritet”, tha ai.

Erckard Laufner, zyrtar i policisė nė Hessen, i angazhuar pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė mė dėmtimin apo vjedhjen e monumenteve tė trashėgimisė, tha se ndjehet mjaftė i lumtur qė artefaktet e Kosovės, qė ishin vjedhur vite me parė, tashmė po kthehen nė vendin e duhur.

Artefaktet e kthyera, tė cilat do tė jenė tashmė pjesė e thesarit arkeologjik tė Kosovės, tė ruajtur nė Muze, i pėrkasin kulturės sė Vinēes, qė daton nė neolitin e mesėm, 3 500 – 4 000 vjet para erės sonė.

http://www.koha.net/?page=1,5,136110
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.5.2013, 22:11   55
Citim:
Hyjnesha nė Fron, i vetmi eksponat i kthyer

Ēėshtja e kthimit tė koleksionit arkeologjik dhe etnologjik tė Muzeut tė Kosovės, qė ėshtė marrė nga Serbia gjatė luftės nė Kosovė, nuk ėshtė e sigurt se do tė jetė pjesė e bisedimeve qė aktualisht janė duke u zhvilluar mes dy palėve. Kjo lė tė kuptohet se Muzeu i Kosovės edhe pėr njė kohė tė gjatė nuk do tė ketė koleksionin kryesor tė saj. Zhvillimet qė janė duke ndodhur rreth bisedimeve japin indikacione se kjo ēėshtje nuk do tė preket fare. Ēėshtjet qė po diskutohen me Serbinė i takojnė Zyrės sė kryeministrit, ndėrkaq MKRS-ja ka bėrė gati gjithė dokumentacionin pėr ēėshtjen e kthimit tė artefakteve tė rrėmbyera. Sipas zyrtarėve tė kėsaj ministrie, kur ėshtė pėrgatitur ekipi pėr bisedime teknike me Serbinė, ėshtė kėrkuar qė kjo ēėshtje tė futet nė diskutime, duke shpresuar qė kjo ēėshtje tė preket gjatė dialogut. Nė anėn tjetėr, zyrtarė tė opozitės kanė thėnė se Qeveria duhet tė kėmbėngulė nė arritjen e njė aneks-marrėveshjeje pėr mostjetėrsimin e trashėgimisė sė Kosovės.

MKRS-ja, kėrkesė pėr Qeverinė

Nė njė prononcim pėr “Kosova Sot”, Shkėlzen Dragaj, kėshilltar politik i ministrit tė Kulturės, ka thėnė se ēėshtjet qė lidhin me agjendėn e dialogut Kosovė-Serbi janė nė kompetencė tė Zyrės sė kryeministrit, duke shtuar se me kohė MKRS-ja ka bėrė gati tė gjitha pėrgatitjet sa i pėrket ndonjė marrėveshjeje pėr kthimin e mė se 1200 artefakteve tė Muzeut tė Kosovės, por edhe tė tjerave qė padrejtėsisht mbahen nga Serbia. Dragaj ka thėnė se MKRS-ja mendon se duhet presione tė ndryshme qė pala serbe tė kthejė pasurinė kulturore tė Kosovės nė vendin e saj. “Kur ėshtė pėrgatitur ekipi pėr bisedime teknike mes Kosovės dhe Serbisė, MKRS-ja ka kėrkuar qė kjo ēėshtje tė futet nė agjendė e bisedimeve dhe ministria ka pėrgatitur dokumentacionin dhe strategjinė e nevojshme pėr kėtė rast”, ka thėnė Dragaj. Ai ka thėnė se MKRS-ja vazhdimisht ėshtė duke lobuar pėrmes formave tė ndryshme pėr kthimin e artefakteve kosovare nė atdhe. Madje ai ka kujtuar edhe takimin e fundit tė Kėshillit tė ministrave tė Kulturės tė Evropės Juglindore qė u mbajt nė Bėrdo tė Sllovenisė, ku ministri i MKRS-sė, Memli Krasniqi, ka ngritur ēėshtjen e kthimit tė artefakteve, duke kėrkuar nga Serbia qė tė veprojė nė mėnyrė parimore dhe tė kthejė mbi 1200 artefakte tė Kosovės, tė cilat janė marrė nga Muzeu i Kosovės nė vitin 1999.

Aneks-marrėveshje pėr mostjetėrsim

Nė anėn tjetėr, Vehbi Miftari, shefi i grupit tė ekspertėve tė LDK-sė, ka thėnė se Qeveria kosovare duhet tė insistojė nė arritjen e njė aneks-marrėveshjeje me palėn serbe pėr mostjetėrsimin e trashėgimisė. “Kemi drojė nga mėnyra se si ajo i ėshtė qasur kėsaj ēėshtjeje, qė trashėgimia kulturore e Kosovės do tė vazhdojė tė tjetėrsohet, krahas tjetėrsimit politik qė po i ndodh njė pjese tė territorit tė Kosovės”, ka thėnė Miftari. Madje sipas tij, kjo ēėshtje, krahas tė zhdukurve e ndonjė teme tjetėr, do tė duhej tė pėrbėnte vijė tė pakapėrcyeshme, ku pėrmbushja e sė cilės nga ana e Serbisė do tė duhej tė paraqitej si kusht pėr arritje tė marrėveshjes. “Mungesa e kėmbėnguljes qė Serbia t’ia kthejė Kosovės artefaktet muzeore, tė cilat pėrbėjnė trashėgiminė tonė kulturore, e dėmton Kosovėn, qoftė nė raport mė kujtesėn historike, qoftė me tė ardhmen politike”, ka thėnė Vehbi Miftari.

Pos Hyjneshės nė Fron, e cila ėshtė kthyer me iniciativėn e pėrfaqėsuesit tė atėhershėm tė UNMIK-ut, Mihajl Shtajner, nė vitin 2002, koleksioni i eksponateve kryesore tė Muzeut tė Kosovės qė nga 1999 gjendet nė Serbi e cila refuzon kthimin e kėtij koleksioni arkeologjik dhe Etnologjik tė Muzeut tė Kosovės. Bashkė me kėto artefakte nė Serbi mbahen edhe artefakte tė tjera, qė i takojnė Kosovės, duke pėrfshirė edhe negativėt origjinalė tė filmave tė prodhuar nga “Kosovafilmi”.

http://www.kosova-sot.info/kulture/h...ponat-i-kthyer
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.9.2013, 21:55   56
Citim:
Shkatėrrohet vila romake “rustika” nė Glinė

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	gjinokaster-vila.jpg
Shikimet:	154
Madhėsia:	69,6 KB
NNJ:	6230“Arkeologėt” klandestinė vazhdojnė nė mėnyrė tė ethshme e tė patrazuar “ekspeditat” dhe gėrmimet e tyre me ekskavatorė dhe me ēdolloj forme e mėnyre tjetėr tė dhunshme dhe duke u vėnė nė kėrkim tė thesareve, floririt e antikuarėve, ata lėnė pas gjurmėt e shkatėrrimit tė vlerave unikale tė thesareve tė kulturės dhe trashėgimisė sonė antike. “Ethet e thesarit” i kanė mbėrthyer keqas kėta shkatėrrues tė trashėgimisė kulturore tė lashtėsisė, aq sa nė ēdo rast, kur gjejnė gjurmė apo shenjė tė antikitetit, menjėherė nisin gėrmimin me ekskavator, duke pėrmbysur e shkatėrruar gjithēka gjejnė pėrpara.

Masakra mbi vilėn rustika

Rasti mė i fundit i kėsaj masakre ėshtė konstatuar disa ditė mė parė nė njė sit arkeologjik romak ende tė pastudiuar nė zonėn e Rėzės sė Zezė, pranė fshatit Glinė dhe 4-5 km larg zonės sė njohur dhe tė pasur arkeologjike tė Melanit nė luginėn e Drinos nė Gjirokastėr. Gjatė njė inspektimi tė drejtorit prof, dr. Pėrzhita, sė bashku me arkeologun qė studion dhe ndjek gėrmimet nė rajonin jugor prof. dr. Dhimitėr Ēondi, tė kryer ditėt e fundit nė zonat arkeologjike tė Luginės sė Drinos pėr tė parė gjendjen dhe problemet nė zonėn historike tė Gjirokastrės, nė Parkun Arkeologjik tė Antigonesė, Hadrianopolit dhe Melanit, nė Palokastėr, Kardhiq, Labovė e Kryqit, Libohovė etj., ekipi inspektues i arkeologjisė gjeti gjurmėt e freskėta tė njė gėrmimi klandestin nė njė objekt arkeologjik qė ai e cilėsoi si “vila rustika romake”. “Duke kaluar pėr tė inspektuar gjendjen e Kishės Bizantine tė Peshkėpisė, nė kuadrin e njė turi pėr tė parė gjendjen dhe problematikėn e siteve dhe monumenteve tė trashėgimisė kulturore nė Luginėn e Drinos, jam befasuar dhe trishtuar nga ndėrhyrja brutale me mjete tė rėnda mbi njė objekt antik qė ndodhet nė tė djathtė tė rrugės qė tė ēon nė Melan. Tė ashtuquajturit “kėrkues tė thesareve”, duke pėrdorur mjete tė rėnda, kanė gėrmuar dhe shkatėrruar plotėsisht gjurmėt e njė objekti antik, qė nga njė vėshtrim i mbetjeve tė gurėve, tullave, tjegullave dhe qeramikės midis dheut tė gėrmuar nga ekskavatori, tė lėnė tė kuptosh se objekti i pėrket njė vile romake tė llojit rustika qė ndėrtoheshin nė zona jashtė dhe larg qyteteve”, thotė pėr gazetėn “Shqip” drejtori i Institutit tė Arkeologjisė, Luan Pėrzhita. Gjatė kėsaj ekspedite inspektuese, grupi i arkeologėve ka konstatuar gėrmime edhe nė brendėsi tė kėshtjellė sė Kardhiqit. Sipas arkeologut, prof. dr. Dh. Ēondi, objektet e tipit “vilė romake” i pėrkasin fillimit tė periudhės imperiale, pra tė kohės midis shekullit tė parė dhe shekullit tė dytė tė erės sė re. Sipas shkrimtarit romak, Plin Plaku, fjala vilė kishte kuptimin e njė ferme tė shtresave tė larta shoqėrore, e cila ishte dy llojesh: vilė fshatare “rustika” dhe vilė qytetare apo urbane. Pėrgjithėsisht vilat romake “rustika” ishin organizuar nė formėn e fermave tė rrethuara me kopshte, ullishta dhe vreshta dhe nė to pėrgjithėsisht jetonin dhe punonin skllevėrit, ndėrsa pronarėt jetonin nė qytete dhe vetėm rrallė venin e vinin nė kėto vila.

Pjesė e hartės arkeologjike

I pyetur rreth historisė sė zbulimit tė kėtij objekti, arkeologu Ēondi tha pėr gazetėn “Shqip” se kėto rrėnoja kanė qenė tė njohura dhe evidentuara nga ekspertėt e arkeologjisė, por ato nuk janė gėrmuar dhe studiuar, ndonėse janė pėrfshirė nė hartėn arkeologjike tė Luginės sė Drinos rreth 35-40 vjet mė parė nė njė studim tė arkeologut prof. dr. Dhimosten Budina. Lidhur me historinė e kėsaj rrėnoje tė dėmtuar nga gėrmimet e pakontrolluara tė klandestinėve, arkeologu vendas, Vladimir Qirjaqi, thotė se pėr herė tė parė, rrėnojat kanė dalė nė dritė gjatė punimeve pėr ndėrtimin e kompleksit tė industrializimit tė ujit mineral tė Glinės, por prej asaj kohe, zona nuk ėshtė studiuar nga ekspertėt dhe pėr kėtė arsye ajo nuk ėshtė e pėrfshirė nė listėn e Monumenteve tė Kulturės, tė shpallur dhe mbrojtur nga shteti shqiptar. “Pjesa e rrėnojave tė zbuluara gjatė punimeve pėr ndėrtimin e fabrikės sė ujit tė Glinės nuk tė krijonte ndonjė ide tė qartė pėr periudhėn historike tė shtresės kulturore, apo pėr funksionet e kėtij objekti, por gjithsesi kjo zonė ėshtė parė dhe pėrfshirė nė hartėn arkeologjike tė Luginės sė Drinos, qė ėshtė duke pėrfunduar sė pėrgatituri nga ekspertėt e misioni arkeologjik shqiptaro-italian i Universitetit tė Manceratės, qė vazhdon projektin e gėrmimeve dhe valorizimit nė qytetin romak tė Hadrianopolit. Deri tani kjo zonė dhe gjurmėt e rrugės antike qė kalon shumė pranė saj nuk kanė qenė e studiuar dhe pikėrisht pėr kėtė arsye nuk janė miratuar e shpallur sipas ligjit ‘Pėr Trashėgiminė Kulturore’ si pjesė e listės sė Monumenteve tė Kulturės tė mbrojtur nga shteti”, sqaron zoti Qirjaqi.

Kur do t’i thuhet “Ndal!”

Gėrmimet klandestine nė zonat arkeologjike dhe grabitja e ikonostaseve tė kishave kohėt e fundit kanė marrė pėrmasa shumė tė mėdha. Gjatė kėtyre muajve tė fundit, klandestinėt janė bėrė mė tė guximshėm dhe u janė afruar objekteve qendrave tė rėndėsishme tė trashėgimisė arkeologjike. Kėta aventurierė pėrgjithėsisht janė tė interesuar pėr objektet metalike, mirėpo nė tumė, nė kishė, nė shpellė, nė rrėnojė nuk ka vetėm objekte tė tilla, por aty ka qeramikė, ka objekte tė pėrdorimit tė pėrditshėm, eshtra, skelete, objekte zbukurimi me vlerė tė jashtėzakonshme studimore dhe shkencore, duke filluar qė nga periudha prehistorike, nė periudhėn antike urbane, helenistike, romake, bizantine, mesjetare, qė pėrbėjnė njė pasuri kolosale, pėr Shqipėrinė, Ballkanin, Europėn, Mesdheun dhe njerėzimin nė pėrgjithėsi. Tregu i objekteve arkeologjike dhe antikuarėve qė ka ekzistuar prej dekadash nė botė, sikurse konstatohet po e shtrin rrjetin e bashkėpunėtorėve edhe nė Shqipėri. Nuk ėshtė vetėm detyrė e institucioneve tė studimit dhe menaxhimit tė pasurive arkeologjike, por u takon instancave tė tjera tė specializuara qė tė zbulojnė grupet e inkriminuara nė kėtė fushė. Nė grabitjen dhe qarkullimin e kėtyre vlerave tashmė janė pėrfshirė jo vetėm kėrkuesit shqiptarė, tė cilėt pėrgjithėsisht janė tė paarsimuar, por sponsor dhe trafikantė me eksperiencė, grekė, italianė, anglezė, francezė, tė cilėt pasi i vėnė nė dorė antikuarėt e zbuluar me ekskavator, i vėnė ato nė qarkullim nė tregun ndėrkombėtar tė antikuarėve. Me gjithė denoncimet e bėra deri tani pėr tė gjithė grabitjet e vlerave tė rralla tė trashėgimisė kulturore, deri tani nuk ka asnjė vlerė tė zbuluar dhe asnjė grabitės tė dėnuar. Pyetja qė mbetet pa pėrgjigje ėshtė: Kush dhe kur do t’i thotė “Ndal!” gėrmimeve klandestine dhe grabitjes sė kėsaj pasurie tė rrallė dhe unikale?. Reagimi ėshtė i pamjaftueshėm, jo vetėm nga strukturat dhe institucionet e ruajtjes sė trashėgimisė kulturore, por edhe nga pushteti lokal nė komunat dhe bashkitė ku ndodhin gėrmimet, apo nga policia dhe shėrbimet e tjera tė specializuara pėr tė zbuluar grupet e kėrkuesve klandestinė, tė cilėt veprojnė tė pashqetėsuar nga askush.

Precedentėt

Raste tė ngjashme tė

shkatėrrimit tė antikeve

Sikurse ėshtė njoftuar nga gazeta “Shqip”, nė javėn e parė tė muajit korrik tė kėtij viti ėshtė konstatuar shkatėrrimi i pjesės sė mbetur tė njė tume antike nė afėrsi tė fshatit Valare tė Komunės Lunxhėri tė Gjirokastrės. Katėr varre antike qė ndodheshin aty janė shkatėrruar pėrfundimisht me ekskavator nga persona ende tė panjohur. Varret, qė i pėrkasin periudhės historike tė shekullit IV-III p.e.s., ishin dėmtuar fillimisht nė vitet e komunizmit gjatė aksioneve “pėr hapjen e tokave tė reja”, janė rizbuluar nė mars tė vitit 2008 nga njė ekspeditė arkeologėsh dhe u shkatėrruan nga klandestinėt brenda pak minutash gėrmim me skrap. Burime zyrtare tė policisė lokale thanė nė atė kohė se ata ishin njoftuar pėr ngjarjen, por pas interesimit tė tyre pranė ekspertėve tė trashėgimisė dhe kur kanė mėsuar se ky objekt nuk pėrfshihet nė listėn e monumenteve tė kulturės tė miratuar nga MTKRS, nuk kanė nisur hetimet pėr ngjarjen dhe autorėt e kryerjes sė saj. Gjithashtu, disa muaj mė parė, ekskavatori ka gėrmuar dhe rrafshuar krejtėsisht, pa as mė tė voglin shqetėsim njė monument antik pranė rrugės qė kalon nga fshati Bajkaj tė krahinės sė Rrėzomės nė rrethin e Delvinės. Skandali u bė publik nga eksperti i trashėgimisė Auron Tare, sipas tė cilit ekskavatori ka ēarė kodrėn gati mbi 7 metra thellė. “Askush nuk i ndaloi kėta barbarė modernė qė t’i vinin jo kazmėn, po ekskavatorin njė tjetėr monumenti tė Trashėgimisė sė kėtyre anėve, i cili i kishte rezistuar gati 2500 vjetėve tė hordhive barbare qė kanė kaluar kėtej pari”, shkruante Tare. Gėrmime klandestine janė raportuar nga mediat edhe nė kalanė ilire tė Limarit nė Pėrmet, kalanė e Kardhiqit, kishėn e Bėnjės, nė qytetin e Foinikes etj.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...tika-ne-gline/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.5.2014, 22:12   57
Citim:
Dokumentet, si u zhduk lagja romake nė qendėr tė Durrėsit

- Mbi rrėnojat antike u ngritėn dy pallate 6-katėshe
- Vendimi i vitit 2010 u firmos nga ish-ministri Xhaferaj, Baēe i IMK dhe Olli i ASHA-s

Kur disa vite mė parė kreu i ICOMOS-it, Giora Solar, erdhi nė Durrės dhe pa gėrmimet nė qendėr tė qytetit, tek ish-lulishtja “1 Maji”, u shpreh se zbulimi ishte mė i rėndėsishėm edhe se vetė Pompei, sepse tregonte pėr njė vazhdimėsi qytetėrimi dhe traditash.

Por, nė vitin 2010, me firmėn e ish-ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės Apollon Baēe dhe drejtorit tė Agjencisė sė Shėrbimit Arkeologjik Roland Olli, “Pompei” shqiptar mori fund.

Mbi rrėnojat e njė lagjeje tė tėrė tė qytetit antik tė Durrėsit, e cila mendohej ta kishte zanafillėn qysh nė shek. II p.e.s. u dhanė leje ndėrtimi.

I gjithė qyteti i Durrėsit ishte dėshmitar pėr masakrėn qė po ndodhte nė kėtė zonė tė rėndėsishme arkeologjike, tė gjithė panė se si u rrethua lagja antike, si u betonua dhe u ngritėn para syve tė tyre ndėrtesat shumė-katėshe. Por askush nuk e denoncoi kėtė rast.

Sot mbi sipėrfaqen e gėrmimit janė ngritur dy pallate gjashtėkatėshe me garazhe nėntokėsore.

Pak ditė mė parė, njė nga anėtarėt e Forumit tė Mbrojtjes sė Trashėgimisė Kulturore, gazetari Marin Mema, bėri denoncimin e kėtij rasti nė emisionin “Exclusive”. Disa dokumente, vėnė nė dispozicion nga Forumi pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore, tė cilat datojnė nė vitin 2010, flasin qartė pėr masakrėn e radhės nė zonėn arkeologjike nė Lagjen 11, Rruga “Prokop Meksi” nė Durrės.

Pavarėsisht zbulimeve, tė konsideruara si mė tė rėndėsishmet e 30 viteve tė fundit (madje ASHA, fotografinė e rrėnojave e kishte vėnė mbi raportin vjetor, 2010), mjaftuan ca firma qė ato tė zhduken pėrgjithmonė. Dėmi ėshtė i jashtėzakonshėm dhe i pakthyeshėm, veēse, kur bėhet fjalė pėr njė qytet si Durrėsi, i cili ngrihet mbi themelet e njė qytetėrimi tė lashtė, ky rast mund tė pėrsėritet.


Dokumenti

Nė datėn 27 korrik 2010, njė grup pune i pėrbėrė nga 8 specialistė dhe drejtues institucionesh, mes tė cilėve ish-ministri Xhaferaj, ish-drejtori i IMK-sė Baēe dhe ai i ASHA-s, Olli, firmosėn “Fillimin e lirimit tė gropės pėr ndėrtimin e objektit sipas projektit tė depozituar pranė sekretarisė teknike tė KKA-sė”. Ky vendim u firmos edhe nga drejtuesi i Shoqėrisė Arkeologjike qė kishte marrė pėrsipėr kryerjen e gėrmimeve tė shpėtimit nė kėtė zonė, “A.K.eR”, Gjergj Frashėri.

Nė njė relacion tė kėsaj shoqėrie thuhet se “rezultatet e deritanishme tė gėrmimit dhe dokumentimit arkeologjik vėrtetojnė pėrfundimin e parakėrkimeve tė ASH-sė, se sipėrfaqja nė fjalė ka qenė pjesė e qytetit romak, lagje nė unazėn pranė mureve rrethuese tė qytetit, por brenda tyre.

Nė periudhėn e hershme bizantine ka njė fluks mbindėrtimesh ose planimetrish tė reja mbi ato tė vjetrat, nga shtresat zejtare tė qytetit. Ndoshta prej mesit tė shek. VI p.e.s. kualiteti i ndėrtesave tė qytetarėve nė kėtė hapėsirė binte ndjeshėm, tė cilat tashmė ndėrtohen shumė mė lart nė kuotė, mbi mbushjet masive tė shtresave tė antikitetit dhe tashmė jashtė mureve rrethuese tė reduktuara…”.

Mė tej, kjo shoqėri, e cila ka pėrfunduar misionin e saj tė shpėtimit nė datėn 22 korrik 2010, propozon “largimin e sipėrfaqes sė mozaikut prej 0,6 m2 dhe vendosjen e tij nė telajo pėr paraqitje muzeale; largimi pėr qėllime muzeore i sipėrfaqes (tavolinė 1,7×1,10m) sė punės pėr prodhimin e objekteve tė qelqit; tė kryhet ruajtja pėr qėllime muzeore e njė fragmenti tė rrugės me kalldrėm prej rreth 6 m2 nė anėn perėndimore tė rrugės; zmontimi dhe montimi i gurėve tė bazamentit tė murit verior”.

Pavarėsisht se bėhej fjalė pėr njė dėshmi tė prekshme tė njė qytetėrimi tė tėrė, me rrėnoja ndėrtesash, rrugė, mure, pazare, mozaikė, punishte…., ajo u firmos tė betonohej.


Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	lagja-romake.jpg
Shikimet:	101
Madhėsia:	99,8 KB
NNJ:	7345 Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	lagja-romake-e-rrethuar.jpg
Shikimet:	91
Madhėsia:	84,6 KB
NNJ:	7346 Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	lagja.jpg
Shikimet:	95
Madhėsia:	92,9 KB
NNJ:	7347

Pamje nga lagja romake nė qendėr tė Durrėsit, tek ish-lulishte “1 Maji” para ndėrtimit tė pallatit


Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	Durres-pallati.jpg
Shikimet:	132
Madhėsia:	41,9 KB
NNJ:	7348

Pallati qė ngrihet sot mbi lagjen antike romake nė qendėr tė Durrėsit


Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	planimetria.jpg
Shikimet:	96
Madhėsia:	75,9 KB
NNJ:	7349 Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	5-3-doc.jpg
Shikimet:	131
Madhėsia:	139,4 KB
NNJ:	7350 Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	dokument.jpg
Shikimet:	109
Madhėsia:	172,1 KB
NNJ:	7351

Emri:  raporti.jpg
Shikimet: 307
Madhėsia:  41,1 KB


http://www.panorama.com.al/dokumente...r-te-durresit/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.5.2014, 22:29   58
Citim:
Biēoku: Shkelje penale nė Durrės, ta ndjekė Prokuroria

- Botimi i dokumenteve ngjall reagimin e Forumit
- “Organet e akuzės tė kishin ndėrhyrė prej kohėsh, krimi, para syve tė qytetarėve”

Pėr tė, ky ėshtė njė “atentat” ndaj kulturės shqiptare. Arkitekti Arben Biēoku, gjithashtu anėtar i Forumit pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore, ėshtė ndėr tė parėt qė ka denoncuar shkatėrrimin e lagjes romake nė Durrės.

Qysh katėr vjet mė parė ai ka ngritur shqetėsimin e tij si qytetar, por edhe si profesionist.

Pas publikimit tė disa dokumenteve dhe fotografive nė gazetėn “Panorama” qė denoncojnė masakrėn qė ka ndodhur nė Durrės, kjo ngjarje kthehet sėrish nė vėmendjen e opinionit publik. Veēse tani nuk ka mė njė lagje romake, por pallate tė lartė.

Nė lidhje me kėtė rast, arkitekti Arben Biēoku, thotė se kemi tė bėjmė me njė rast flagrant tė shkeljes sė Kodit Penal, ēka duhet ndjekur nga Prokuroria. Madje, sipas tij, kjo e fundit duhej tė kishte vepruar me kohė.

“Kėtu kemi tė bėjmė me shkelje sė pari tė Kodit Penal, pasi ėshtė kryer njė atentat mbi kulturėn dhe identitetin tonė kombėtar. Sė dyti ėshtė shkelur ligji pėr trashėgiminė. Sė treti ėshtė shkelur ligji pėr planifikimin e territorit. Organet e akuzės duhet tė kishin ndėrhyrė prej kohėsh, pasi ky krim ėshtė bėrė vazhdimisht prezent nga mediat, qysh prej vitit 2010. Ėshtė njė krim qė ėshtė ekzekutuar para syve tė qytetarėve tė Durrėsit. Nuk ka nevojė pėr njė denoncim qė Prokuroria tė merrej me kėtė ēėshtje”, thotė Biēoku, teksa vė theksin nė rėndėsinė qė ky zbulim arkeologjik kishte pėr kulturėn dhe historinė shqiptare.

Dokumentet e publikuara pak ditė mė parė e tregonin qartė se cilėt ishin pėrgjegjėsit pėr kėtė masakėr tė ndodhur nė qendėr tė Durrėsit, duke filluar qė nga ish-ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, tek arkeologėt qė kanė kryer operacionin e shpėtimit nė kėtė sit arkeologjik, nė zonėn B arkeologjike tė Durrėsit.

“Institucioni pėrgjegjės ėshtė Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, e vitit 2010, kur ndodhi edhe ky zbulim shumė i rėndėsishėm arkeologjik. Dhe absurditeti qėndron se po nė tė njėjtin vit u lejua shkatėrrimi i tij dhe betonizimi me pallate. Mund t’ju kujtoj faktin se nė kopertinėn e raportit vjetor tė Agjencisė sė Shėrbimit Arkeologjik ndodhej si arritja e atij viti (2010), pikėrisht zbulimi i kėsaj lagjeje. Por nuk ėshtė pa faj edhe kryetari i Bashkisė sė Durrėsit”, thotė arkitekti, i cili shpreh keqardhjen pėr faktin se me gjithė rotacionin e pushteteve, vihet re e njėjta indiferencė dhe kulturė e pandėshkueshmėrisė.

Nė vitin 2010, me firmėn e ish-ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės Apollon Baēe dhe drejtorit tė Agjencisė sė Shėrbimit Arkeologjik Roland Olli, nė qendėr tė qytetit tė Durrėsit, e cila njihet si ish-lulishte “1 Maji”, u pezullua njė operacion shpėtimi dhe iu hap rruga njė lejeje ndėrtimi.

Kėtu nuk do tė kishte asgjė tė ēuditshme, nėse pikėrisht nė zonėn ku u dha kjo leje ndėrtimi tė mos shtrihej njė lagje e tėrė romake me njė sipėrfaqe prej 5 mijė metrash katrorė, me njė rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr arkeologjinė.

Rrėnojat e zbuluara nga arkeologėt i pėrkisnin periudhave tė ndryshme qė nė shek. II p.e.s. nė shek VI-VII p.e.s. Absurditeti qėndron nė faktin qė firmat pėr shkatėrrimin e kėsaj lagjeje u hodhėn nė tė njėjtin vit kur u prezantua si njė nga zbulimet mė tė rėndėsishme tė 30 viteve tė fundit.

Ky vendim u firmos edhe nga drejtuesi i Shoqėrisė Arkeologjike, qė kishte marrė pėrsipėr kryerjen e gėrmimeve tė shpėtimit nė kėtė zonė, “A.K.eR”, Gjergj Frashėri, kur vetė ky i fundit nė njė relacion tė tijin dėshmonte pėr gjetje shumė tė rėndėsishme si mozaikė, punishte zejtarėsh etj., por pėr t’i hapur rrugė ndėrtimit, disa syresh duhet tė zhvendoseshin. Tė tjerat janė zhdukur nėn ndėrtesat shumėkatėshe qė sot ngrihen mbi to.

http://www.panorama.com.al/bicoku-sh...ke-prokuroria/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.5.2014, 22:30   59
Citim:
E vėrteta e ndėrtimit mbi lagjen romake, isha kundėr
Apollon Baēe

Lidhur me artikullin “Dokumentet, si u zhduk lagjja romake nė qendėr tė Durrėsit” tė gazetės “Panorama”, do kisha disa plotėsime a vėrejtje. Pėr tė qenė sa mė i saktė, nė radhė tė parė pėr tė mos pasur nė ndėrgjegje mallkimin e bashkėkombėsve, do mundohem tė jem i pėrpiktė dhe burokrat nė mėrzi.

1. Kur jam riemėruar drejtor i IMK nė vitin 2010, leja e fillimit tė punimeve pėr gėrmimin e shpėtimit nė lulishten “1 Maji” ishte dhėnė prej kohėsh nga Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė (KKA) me kryetar ministrin e MTKRS dhe sekretar drejtorin e ASHA (Agjencia e Shpėtimit Arkeologjik). Veē gėrmimeve pjesore kishte pėrfunduar edhe ndėrtimi i bllokut juglindor, i cili sipas informacioneve i pėrkiste z. Vangjush Dako.

2. Gėrmimet ishin kryer jashtė ēdo kriteri arkeologjik (8 mijė m3 gėrmime me ekskavator nė shtresė arkeologjike, pėr 20 ditė), pėr ēka iniciova njė ekip kontrolli (kėshilltari i Kryeministrit pėr Kulturėn, prof N. Ceka, unė si drejtor i IMK dhe specialistė tė Institutit tė Arkeologjisė). Ekipi i kėrkoi MTKRS ndalimin e punimeve dhe procedimin penal tė fajtorėve, por procesi mbeti pezull nė Drejtorinė e Trashėgimisė Kulturore.

3. Nė kėtė objekt kam shpėnė sekretarin e ICOMOS-it, prof. Giora Solar, i cili, siē thuhet edhe nė artikullin tuaj, u shpreh “Ky ėshtė njė nga zbulimet mė tė mėdha tė vitit, ėshtė pikėrisht ajo qė i mungon Pompeut, kuartalli artizan”. Bashkė me prof. Solar jemi takuar me ministrin e MTKRS, z. Xhaferi, i cili u bind pėr domosdoshmėrinė e ruajtjes.

Nė mbledhjen e KKA nė muajin tetor u shqyrtua projekti i pėrgatitur nga pronari pėr ndėrtimin mbi monument tė njė 6-katėshi me 2 kate parkim. Qėndrimit tim tė prerė pėr mosmiratimin e projektit pronari iu pėrgjigj me pyetjen “pėrse u lejua ndėrtimi i pjesės sė kryetarit tė Bashkisė dhe ndaloni timen” dhe kėrcėnimin publik “ndonjė nga kėto ditė nuk ke pėr ta gjetur rrugėn e shtėpisė”.

Konkluzioni i mbledhjes sė kryesuar nga ministri Xhaferi ishte “Tė pezullohen punimet nga firma private, tė ngrihet njė grup pune pėr tė ndjekur ecurinė e mėtejshme tė gėrmimeve, tė mos preket monumenti, kati i parė t’i lihet nė dispozicion arkeologjisė”. Variantet e paraqitura ishin
a. trualli tė blihet nga shteti,
b. bazuar nė eksperiencėn botėrore, kati i parė tė mbulohet me panele xhami dhe tė ndriēohet nga poshtė, duke e kthyer hollin e ndėrtesės nė muze.
4. Monumenti u bllokua pėr njė periudhė njėvjeēare dhe nisi pėrgatitja e projekt-idesė me panele xhami me specialistėt e Palazzo Madama (Torino), qė e kishin zbatuar me sukses njė eksperiencė tė tillė, ndėrkohė qė pronari qė nuk ishte absolutisht i njė mendjeje pėr njė zgjidhje tė tillė, ngulmonte pėr parkimin dykatėsh. Mė tej, KKA, nė njė mbledhje ku nuk kam marrė pjesė as unė, as z. Xhaferi, i cili ndėrkohė nuk ishte mė ministėr i MTKRS, e miratoi projektin e refuzuar duke e zhbėrė vendimin e mėparshėm. Ndonėse leja e ndėrtimeve nė objektet arkeologjike nuk ėshtė kompetencė e IMK, por ASHA-s, nisur nga vlerat e veēanta tė objektit, problemin e mėsipėrm e parashtrova deri nė instancat mė tė larta, por fatkeqėsisht ai u bllokua sėrish nga instancat burokratike tė MTKRS. Nė vazhdim kam kėrkuar mbėshtetjen e Forumit pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė, nėpėrmjet njėrit prej personave kryesorė, i cili mė komunikoi “nuk mund tė bėjmė asgjė”. Pyetja “pėrse?” mori pėrgjigjen “ti e di”. Po pėr kėtė problem i jam drejtuar prof. Solarit, i cili m’u pėrgjigj “aq sa mund tė bėja, e bėra”.

5. Artikulli, shpresoj nga aprofesionalizmi dhe jo keqdashja, i pėrzien dokumentet duke bashkuar faqen e parė tė njėrit me firmat e tjetrit. Nė tė bashkohet artificialisht dokumenti i firmosur nga z. Xhaferi pėr ngritjen e grupit tė punės pėr blerjen e truallit a hartimin e projektit me panele xhami, me lejen e lėshuar jo prej tij pėr ndėrtimin e objektit mbi monument (ku ēuditėrisht ėshtė fshirė data edhe firmat e personave qė e kanė lėshuar).

6. Shqetėsimin qytetar tė zotit Mema dhe gazetės “Panorama” e quaj tė drejtė, me vėrejtjen se nė njė shkrim investigativ pyeten tėrė palėt nė lojė dhe nuk manipulohet me bashkime artificiale dokumentesh. Do vėreja dhe se sensibilizimi i sotėm fatkeqėsisht mbetet kronikė. Ndėrkohė qė nė ēastin e duhur ai mund tė kishte ndaluar ekzekutimin e lagjes romake.

http://www.panorama.com.al/e-verteta...e-isha-kunder/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.6.2014, 22:49   60
Citim:
"Pompei i Durrėsit", Gjergj Frashėri: U varros me vendim shtetėror

Emri:  lagja-romake_1.jpg
Shikimet: 154
Madhėsia:  28,8 KB
Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	lagja-romake-e-rrethuar_0.jpg
Shikimet:	110
Madhėsia:	84,6 KB
NNJ:	7359
Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	lagja_0.jpg
Shikimet:	135
Madhėsia:	92,9 KB
NNJ:	7360Tiranė, 3 qershor 2014  - Katėr vite mė parė nė zonėn e njohur si "Lulishtja 1 Maji" nė Durrės, dolėn nė dritė struktura arkeologjike tė rėndėsishme. Muaj mė vonė, paēka zbulimit, mbi to u ndėrtuan dy ndėrtesa. Sot, katėr vite me vonė, botimi i dy dokumenteve, ka risjellė nė vėmendje atė qė humbėm: e cilėsuar sė fundmi si Pompei shqiptar. Nė vitin 2010, arkeologu Gjergji Frashėri, i kreu gėrmimet me firmėn e tij 'AKeR shpk'.

Nė njė intervistė pėr "GAZETA SHQIPTARE" ai sqaron pozicionin e tij dhe hedh dritė mbi ngjarjen, ndėrsa thekson se vetėm IMK dhe DRKK e Durrėsit, kishin mundėsinė ligjore pėr ta vėnė nė mbrojtje tė shtetit, ose nė mbrojtje paraprake strukturėn arkeologjike tė varrosur tashmė.

Si ėshtė e vėrteta e zbulimit arkeologjik nė Lulishten 1 Maji nė Durrės dhe ndėrtimit tė bėrė aty? Cila ėshtė lidhja juaj me kėtė zbulim arkeologjik?

Sipėrfaqja e gėrmimit pėrbėhej nga dy fusha ndėrtimi - Fusha 1 (e vogėl) dhe Fusha 2 (e madhe). Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė (KKA) miratoi me Vendimin e tij nr. 59, dt. 18.03.2010 kėto dy sipėrfaqe si vend pėr gėrmim arkeologjik shpėtimi, pasi aty ishin planifikuar dy ndėrtime. Ky vendim u mor nė bazė tė sondazheve arkeologjike paraprake tė kryera mė parė nga Agjencia e Shėrbimit Arkeologjik (ASHA). Firmės 'AKeR shpk', ku unė punoj iu besua sipas rregullave kryerja e kėtyre gėrmimeve tė shpėtimit. Asaj iu miratua nga KKA-ja, Projekti i detajuar teknik, organizativ dhe profesional qė paraqiti. Firma 'AKer shpk' i realizoi me sukses tė plotė tė dy gėrmimet.

Flitet se shtresat e sipėrme janė hequr me volume tė mėdha dhe janė zhdukur edhe varre tė shek. 6-9 tė erės sonė?

Gėrmimet janė filluar prej nesh nė Lulishten 1 Maji mė datėn 17 Maj 2010. Pak pėrpara fillimit tė gėrmimeve tona nė tė dy fushat bėheshin punime pėr nguljen e pilotave nė konturin e shesheve tė ndėrtimit. Nė kėtė kohė nga ana e tė dy investitorėve ishin kryer nė pjesė tė mėdha tė sipėrfaqes me skreper largime voluminoze tė shtresave tė sipėrme deri nė thellėsinė 1,4-1,6 m. Me sa u sqarua ata kishin keqinterpretuar shėnimet nė projektin tonė, se shtresat e sipėrme, tė cilat nga sondazhet e ASHA-s rezultonin mbushje tė vona pa pėrmbajtje arkeologjike, mund t'i largonin ata vetė. Pėr kėtė u bė denoncimi nga ana jonė pranė ASHA-s me nr. 70 Prot (KKA) dt. 10.05.2010 dhe tjetra mė 17.05.2010. Nga ana e vet ASHA bėri procesverbalet e ndėshkimit duke dokumentuar edhe heqjen e shtresave pa praninė e arkeologėve tė autorizuar. "Grupi i kontrollit" tė profesorėve me nė krye z. Neritan Ceka qė erdhėn 3 javė mė vonė pretenduan se aty ishin prishur varre tė shek. 6-9 p.Kr. Kjo nuk ishte e saktė. Profilet e dheut nė konturet e fushave tregonin se kėto shtresa nuk i takonin mesjetės sė hershme. Varre tė mesjetės sė hershme u gjenden mė vonė shumė mė nė thellėsi. Ato nuk pėrbėnin varrezė, por grupime tė pak varreve nė hapėsirėn e njė ndėrtese tė madhe. Gjithkush mund tė shohė ato nė dokumentacionin e dorėzuar me kohė.

Ēfarė dokumentesh administrative dispononi pėr rastin e kėtij gėrmimi?

Firma jonė disponon tė gjitha dokumentet, tė gjithė praktikėn nė origjinal dhe nė kopje tė ruajtura nė vende tė ndryshme. Ne vijmė tashmė nga njė pėrvojė e madhe drejtuese dhe administrative, brenda dhe jashtė vendit. Pėrpiqemi tė punojmė si qytetarė bashkėkohorė dhe tė nxjerrim nga duart ato qė i vlejnė shoqėrisė pėrgjithmonė.

Kush e ka pėrgjegjėsinė qė nuk u ruajt e tėra ajo ashtu siē doli pas gėrmimit?

Qysh para mbarimit tė gėrmimit nė Fushėn e Vogėl 1 - qė ēuditėrisht pėrflitet mė shumė nė medie (?!) - lindi problemi i ruajtjes in situ tė substancės arkeologjike. E vetmja rrugė qė ajo tė ruhej e tėra in situ ose pjesėrisht, i takonte Ministrisė sė Kulturės me ndihmėsit e saj, Institutin e Monumenteve tė Kulturės (IMK) dhe DRKK-nė e Durrėsit. Vetėm ato kanė mundėsinė ligjore pėr ta vėnė nė mbrojtje tė shtetit, ose nė mbrojtje paraprake. Pikėrisht kjo - nuk u bė!

Kėtė sugjerim tekniko-ligjor e kemi dhėnė si qytetarė nė kohėn e duhur. Pėrse IMK-ja nuk e bėri, pyeteni ish-drejtorin e saj kohe dhe ish-drejtuesit e DRKK-sė. Duke mos u shpallur nė mbrojtje paraprake, hapėsira arkeologjike e Fushės 1 e humbi fatin pėr t'u ruajtur in situ.
Ju lutem, ēfarė rrugėsh dhe mundėsi tė tjera ligjore dhe organizative ekzistojnė nė kėtė vend pėr ruajtjen e substancės arkeologjike in situ? Asnjė rrugė tjetėr, veē marrjes nė mbrojtje nga shteti si mjedis me vlera arkeologjike. Pėrgjegjėsia dhe pėrgjegjėsi ėshtė kėtu brenda. Nė vend tė saj, pas katėr vjetėsh dėgjon forśmsa tė pėrrallosin nėpėr media me copa letrash tė grabitura nga Ministria e Kulturės dhe pasi i presin e i ngjisin ato sipas oreksit, ngrenė akuza me kėto dokumente tė shtrembėruara, duke ngarkuar padrejtėsisht me pėrgjegjėsi dhe duke dėmtuar pa tė drejtė imazhin e investitorit qė ka paguar pėr kryerjen e gėrmimit arkeologjik dhe tė subjektit privat qė i ka kryer me korrektesė gėrmimin dhe konservimet e lėna si detyrė nga KKA-ja.

Po firma 'AKeR' nuk kishte gjė nė dorė pėr ta ruajtur?

Firma arkeologjike private qė kryen gėrmimet e shpėtimit nuk ka asnjė pėrgjegjėsi dhe asnjė tė drejtė tė vendosė mbi fatin e substancės arkeologjike qė del nga gėrmimi, do ruhet ajo e tėra in situ, do ruhet pjesėrisht apo nuk do ruhet fare. Ajo nuk ka kontratė apo fuqi ligjore pėr kėtė, as ndaj Ministrisė dhe as ndaj investitorit pėr kėtė ēėshtje. Kėshtu ėshtė praktika juridike nė mes tė Europės, kėshtu thotė edhe ligji shqiptar. E vetmja forcė ėshtė detyrimi si qytetar dhe profesionist tė luftoj privatisht nė ruajtjen e mbrojtjen e pasurisė arkeologjike. Mė duket se nuk kam bėrė pak deri sot pėr kėtė, pėr Lulishten 1 Maji dhe pėr vetė arkeologjinė e Durrėsit.

Si rrodhi fati i ruajtjes?

Derisa nuk e shpallėn sheshin me substancė arkeologjike nė mbrojtje paraprake shtetėrore, sheshi u dha pėr ndėrtim. Ndėrkohė investitori i kishte kryer detyrimet kontraktore me shtetin pėr zbulimin arkeologjik.
Para pėrfundimit tė gėrmimit, firma jonė u ēlirua plotėsisht me vendim nr. 97, dt. 07.07.2010 tė KKA-sė nga detyrimet e saj, tė cilat i kishte kryer me sukses. Fatin pėr ruajtjen e substancės arkeologjike e mori njė grup i pėrbėrė nga pesė anėtarė tė KKA-sė, njėkohėsisht pėrfaqėsues tė Drejtorisė sė Trashėgimisė Kulturore dhe tė ASHA-s pranė MTKRS-sė, IA-sė dhe IMK-sė, tė cilėt hartuan 3 procesverbale njėri pas tjetrit. Nė vizitat e tyre nė fushėn e gėrmimit u bėnė pjesėmarrės edhe investitori privat dhe firma private arkeologjike, pėr tė qenė nė dijeni tė vendimeve, tė cilat ishin tė lidhura ngushtė me shpenzimet (Procesverbal nr. 1, dt. 13.07.2010; procesverbal nr. 2, dt.16.7.2010, etj.).
Firmosja e kėtyre procesverbale nga kėta dy tė fundit ėshtė pėr marrjen nė dijeni tė detyrave qė i cakton atyre grupi i punės. Edhe kjo shtrembėrohet me qėllim nė media. Tė paktėn investitori nuk mund tė jetė anėtar i Grupit tė Punės tė Ministrisė, as edhe Firma ime private 'AKeR', as unė vetė, sepse kjo ėshtė nė radhė tė parė konflikt interesi. Grupi i punės ėshtė pjesė e KKA-sė dhe pėrbėhet vetėm nga punonjės tė shtetit dhe jo nga privatė me licenca.
Detyra e kėtyre takimeve nuk ishte se do tė ruhej substanca arkeologjike in situ, kjo tashmė ishte vendosur qė nuk do ruhej. Por do bėheshin propozime se ēfarė mund tė hiqej dhe tė vendosej nesėr nė muze. Njėkohėsisht edhe ēfarė mund tė rivendosej pėrsėri nė garazhet e ndėrtesės sė re nėpėrmjet anastilozės. Nė kėto takime pune janė bėrė propozime nga mė tė ndryshmet nė pėrputhje me mundė-sitė financiare tė investitorit dhe me kriteret e restaurimit, pėr tė shpėtuar atė qė mund tė shpėtohej.

As ruajtjet e pjesshme nuk kanė qenė vendime tė lehta?

Aspak. Shumica e strukturave nuk ishin nė gjendje tė lėvizeshin (tė hiqeshin) dhe tė rivendoseshin. Ne arritėm tė translokonim mozaikė duke i shkulur dhe vendosur nė telajo, si dhe njė dysheme tė njė punishteje pėr prodhimin e qelqit, etj. Ato tashmė janė tė gatshme pėr t'u ekspozuar nė muzeun qė njėri prej dy investitorėve do ta ndėrtojė me dėshirėn e tij nė katin -1 tė ndėrtesės sė vet.

A paraqiste vėshtirėsi tė tjera ruajtja teknike e mjedisit arkeologjik?

Njerėzit shohin fotot e kėtij gėrmimi dhe kujtojnė se ai mjedis me rrėnoja ishte gati pėr vizitorėt, ashtu siē duket e bukur nė foto. Por nuk ėshtė ashtu. Do tė duhej shumė punė dhe shpenzime qė njė ditė tė kthehej nė park pėr t'u vizituar, kur tė zgjidheshin para sė gjithash problemet e ujit nėntokėsor. Po tė mbyllej sistemi i pompave qė ngritėm gjatė gėrmimit pėr tė larguar ujin, e gjithė substanca e "bukur" do tė ishte brenda njė ditė nėn ujė. Me pompa nuk mund tė mbahen tėrė jetėn kushtet e vizitueshmėrisė! Pėr ta shmangur pėrgjithmonė kėtė masė uji nga parku do tė duhej paraprakisht tė ndėrtoheshin mure izoluese tė thella tė paktėn deri nė 12 m anembanė kontureve tė sheshit pranė pilotave rrethuese, tė cilat nuk ishin nė gjendje tė pengonin asnjė litėr ujė. Mendon kush se ēfarė kosto financimi kanė kėto punime mbrojtje tė fushės arkeologjike nga uji? Madje ky rrethim duhej tė ishte bėrė pėrpara se tė kryheshin gėrmimet, mė pas nuk ėshtė e mundur.
Kjo ėshtė njė pėrvojė qė doli nga ky rast. Ja pra, se ēfarė Ministria e Kulturės duhet t'u vėrė si kusht investitorėve qė domosdoshmėrisht kėrkojnė tė ndėrtojnė mė tej nė zonėn B tė Durrėsit - tė ndėrtojnė tė tilla mure ujėizoluese nė vend tė pilotave tė sotme para fillimit tė gėrmimeve, pėr tė siguruar izolimin e parkut arkeologjik tė ardhshėm nga ujėrat nėntokėsore dhe burimeve natyrore.

Po me fushėn e madhe nr. 2?

Edhe kėtu u veprua me tė njėjtėn mėnyrė: gėrmimi arkeologjik nė Fushėn 2 mbaroi mė 30 tetor 2010. Kėtu doli mė shumė substancė arkeologjike prej sipėrfaqes mė tė madhe. DRKK-a e Durrėsit, IMK-ja dhe KKR-ja e Ministrisė sė Kulturės nuk e vlerėsuan dhe nuk vepruan pėr ta shpallur atė nė mbrojtje paraprake shtetėrore si monumentet kulture - pra duket se nuk ishin tė mendimit qė kjo substancė kishte vlerė pėr t'u ruajtur. Rezultati ishte se kjo pasuri u braktis nga institucionet shtetėrore, tė cilat janė direkt pėrgjegjėse qė kanė kompetencėn dhe tė drejtėn e vendimit pėr ta ruajtur. Fusha me substancė arkeologjike mbeti mė se njė vit e hapur, tashmė e mbushur me ujė. Vendimi ishte marrė qė ajo nuk do tė ruhej plotėsisht. Ēėshtja ishte si mund tė shpėtohej diēka in situ prej saj? Situatėn nuk e ndihmuan as vizitat e Akademikut Baēe me profesorė apo misionarė italianė, siē pretendohet. Nuk e ndihmuan as drejtorė e profesorė tė IA-sė, qė merrnin pjesė nė vendimet e shumta tė KKA-sė. Njė vit mė vonė, me vendimin nr. 147, dt. 01.03.2011 nė mbledhjen e saj tė 18, KKA-ja shqyrtoi konkluzionet e Grupit tė Punės tė ngritur me Urdhėr nr. 114, dt. 12.10.2010 tė Ministrit MTKRS-sė dhe nr. 572, dt. 04.11.2010 (i pėrbėrė nga Klodian Pajuni, Drejtor i Pėrgjithshėm i Trashėgimisė MTKRS, Ols Lafe, Drejtor i Trashėgimisė Kulturore MTKRS, Roland Olli, drejtor i ASHA-s, Surja Lela, Pėrgjegjės i Sektorit tė ASHA-s, Apollon Baēe, Drejtor i IMK-sė dhe Luan Pėrzhita, Instituti Arkeologjisė) vendosi qė strukturat arkeologjike tė ruheshin in situ vetėm pjesėrisht. Gjithashtu investitori duhej tė ndryshonte projektin e mėparshėm dhe tė jepte dy projekt-ide tė tjera, ku tė merrej nė konsideratė krijimi i njė ambienti muzeor brenda ndėrtesės pėr vizitueshmėri dhe tė pėrballonte vetė tė gjitha shpenzimet pėr kėtė punė. Edhe nga kjo fushė janė translokuar dhe restauruar dy sipėrfaqe mozaiku prej Firmės tonė qė ndodhen po ashtu nė Muzeun Arkeologjik Durrės. E gjithė sipėrfaqja e gėrmimit ėshtė matur me Skanerin 3 Dimensional, me shpenzimet e firmės arkeologjike 'AKeR'.

Ju vetė, keni qenė pjesė e kėtyre vendimeve?

Nuk kam qenė asnjėherė anėtar i KKR-sė apo i KKA-sė, madje as edhe anėtar i ndonjė grupi pune tė ngritur nga MTKRS apo ndonjė institucion tjetėr. Si mund tė jem anėtar i ndonjė vendimi shtetėror duke qenė njė subjekt privat? Natyrisht kam qenė shoqėrues kur kėto grupe kanė vizituar fushat e gėrmimit, ku kam raportuar pėr ecurinė javore tė gėrmimit dhe kur jam pyetur pėr mendimin tim mbi ruajtjen e mundshme tė substancės arkeologjike, gjė tė cilėn e kam ndjerė pėr detyrė qė ta bėj si profesionist dhe pėr tė ndihmuar punėn time dhe tė tjerėve. Propozimet qė i kam dhėnė grupit tė punės ishin realiste, nuk jam romantik, por profesionist arkeolog dhe restaurator me pėrvojė tė gjatė.

A janė dorėzuar nė muze gjetjet arkeologjike?

Tė gjitha gjetjet 100% janė pastruar, restauruar, regjistruar, katalogizuar, datuar, hedhur nė database e nė lista sipas standardeve tė arkeologjisė evropiane bashkėkohore dhe bashkė me dokumentacionin janė dorėzuar me korrektesėn mė tė madhe ASHA-s sipas Rregullores nė fuqi dhe gjenden nė Muzeun e Durrėsit.
Ėshtė njė Mbledhje e posaēme e KKA-sė (me pjesėmarrje tė zgjeruar) nr. 99 Prot. dt. 04.06 2012 ku ėshtė paraqitur dhe vlerėsuar e gjithė puna arkeologjike e bėrė nga Firma "AKeR shpk" nė Lulishten "1 Maji", nga projekti fillestar deri nė dorėzimin e dokumentacionit dhe gjetjeve, si dhe janė trajtuar akuzat e pabaza tė katėr profesorėve tė datės 11 qershor 2010. Nė kėtė mbledhje KKA-ja ka vlerėsuar pozitivisht tėrė punėn e firmės 'AKeR' dhe janė mbyllur tė gjitha diskutimet dhe dyshimet mbi realizimin e projektit tė arkeologjisė sė shpėtimit.

Aktualisht, a mund tė bėhet diēka pėr tė zhbėrė ē'ėshtė bėrė?

Me arkeologjinė ajo qė zhbėhet nuk bėhet mė.

A duhet hetuar kjo ēėshtje pėr tė sqaruar njė herė e mirė ngjarjen?

Hetojeni seriozisht, domethėnė nė rrugė juridike, jo tė talleni nėpėr media dhe nė "Facebook"-un e Forumit tė Mėkatarėve tė Trashėgimisė Kulturore.

Si i lexoni debatet pėr kėtė cėshtje?

Arkeologjia e “Lulishtes 1 maji” ka tash katėr vjet plot qė ėshtė varrosur prej vendimit shtetėror - tani u kujtuan ta qajnė! Mediat nuk po merren me shtetin qė nuk e mori nė mbrojtje tė tij in situ arkeologjinė e Lulishtes ‘1 Maji’, por po merren me firmėn arkeologjike, e cila ka zbatuar me pėrpikėri urdhrat dhe ligjet e shtetit. Pra nuk po i dhemb kujt pse nuk u ruajt Lulishtja ‘1 Maji’, qė tė nxjerrin mėsim pėr tė ruajtur Lulishten ‘1 Maji’ tjetėr qė do tė vijė me siguri nėqoftėse nė Durrės vėrtet do vazhdojnė ndėrtimet nė zonėn B. Ata po merren nė njė mėnyrė tė paqytetėruar, me shpifje, shantazhe dhe fyerje qė janė tė kundėrligjshme dhe tė dėnueshme. Vetėm disa shembuj mjaftojnė. Sinjalet e para mbi kėtė sulm tė organizuar i mora nga njė akuzė e papėrgjegjshme e njė arkitekti Arben Biēoku, qė i referohet njė montazhi tė shėmtuar anonim nė njė gazetė me titull “Masakra e Dakos, pallate mbi qytetin antik” tė datės 08.03.2014, duke aluduar hapur se ai ėshtė njė kompozimi im. Unė ju drejtova gazetės ku i kėrkova tė nxirrte nė shesh se kush ishte autori i atij kompozimi. Gazeta nuk ma tregoi, por botoi njė njoftim nė shtyp, se nuk isha unė. Megjithatė, nė njė emision televiziv Biēoku vazhdoi ta pėrsėrisė pa pėrgjegjėsi kėtė akuzė.
Gjergj Gjurėn, e kanė shtyrė tė shantazhojė nė emėr tė DRKK-sė sė Durrėsit, se “materialet e gjetura nė gėrmimin nė fjalė nuk janė dorėzuar pranė asnjė muzeu”. Nuk mungon edhe profesori Skėnder Muēaj, qė deklaron se Lulishtja ‘1 Maji’ “ėshtė ndoshta krimi mė i madh nė fushėn e gėrmimeve arkeologjike”. Ky harron se me gėrmimin dhe dokumentacionin qė ėshtė bėrė nė Lulishten ‘1 Maji’, substanca arkeologjike e saj tė paktėn ka shpėtuar, ėshtė e tėra nė arkivė, edhe duke mos qenė e ruajtur in situ. Ajo nuk ėshtė zhdukur pa lėnė gjurmė, si dhjetėra e dhjetėra fusha tė tjera nė Durrėsin e zonės A dhe B gjatė kėtyre njėzet vjetėve, tė cilat ai ka qenė nė krye tė detyrės nė Shqipėri dhe nuk ka denoncuar asnjė prej tyre, as edhe ato qė ka shkaktuar dhe po shkakton vetė nė gėrmimet e pafundme tė panevojshme “shkencore”, si plagė tė lėna djerr. Nuk e kuptuam kurrė se si e ndihmoi ai Lulishten ‘1 Maji’, duke ardhur si servil i zotit Ceka nė atė farė kontrolli “gjueti shtrigash” tė 11.06.2010. Duke qenė nėpunės i Qendrės Studimeve Albanologjike, i nderuar profesor, sė bashku me kolegėt e tu kontrollorė tė Lulishtes ‘1 Maji’, Prof. Ceka, Akademiku A. Baēe dhe Prof. L. Pėrzhita, kini pasur shumė mė tepėr mundėsi se unė, qė t’i detyronit nė kohėn e duhur institucioneve ministrore dhe tė sensibilizonit mediat qė Lulishtja ‘1 Maji’ tė shpallej nė mbrojtje shtetėrore, ashtu siē kini vėnė piskamėn sot mbas pilafit.

http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=193037
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 08:59.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.