Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 18.12.2014, 22:45   61
Citim:
Mėkate tė reja nė Muzeun Arkeologjik tė Durrėsit
Gjergj Frashėri (arkeolog)

Emri:  Untitled-122.jpg
Shikimet: 126
Madhėsia:  60,0 KBDURRES – Kur mbas fjalės muze vjen fjala Durrės, kaq do t’i mjaftonte vizitorit tė harruar tė sillte ndėr mend thesaret arkeologjike nga Epidamni prehistorik, Dyrrahu antik dhe Durrėsi mesjetar, qė kishte parė dikur nė vitrinat e Muzeut Arkeologjik tė Durrėsit. Njė lajm i mirė doli nga vizita paradisaditėshe e kryeministrit nė ndėrtesėn e kėtij muzeu, ku drejtuesit e Ministrisė sė Kulturės e siguruan atė, se mė nė fund pas gati pesė vjetėsh, dyert e Muzeut Arkeologjik tė Durrėsit do tė rihapen pėr vizitorin nė pranverėn e ardhshme (Rehabilitohet Muzeu Arkeologjik i Durrėsit, i harruar prej 20 vjetėsh, gaz. Shqiptarja.com, 6 Dhjetor 2014).

Kujtojmė, se ashtu si vetė themelimi i Institutit tė Shkencave nė Tiranė mė 1948, edhe ngritja e Muzeut Arkeologjik tė Durrėsit ishte njė nga veprat e para historike tė Pasluftės nė Shqipėri. Pėrmes varfėrisė dhe analfabetizmit tė viteve tė para tė pasluftės, u arrit mė 1950 tė ngrihej Muzeu i Butrintit, ndėrsa nė mars tė vitit 1951 me iniciativėn e studiuesit tė arkeologjisė Vangjel Toēi (1920-1999) u krijua Muzeu Arkeologjik i Durrėsit, i ndjekur nga ngritja po atė vit tė Muzeut Arkeologjik tė Tiranės dhe mė 1958 nga Muzeu i Apolonisė. Muzeu i vjetėr i Durrėsit nė njė vile me oborr (nė afėrsi tė hotel ‘Vollgės’) u shėrbeu pėr disa dekada vizitorėve, me seriozitetin mė tė mundshėm shtetėror. Muzeu i sotėm, i ndėrtuar tėrėsisht i ri prej njė financimi donator gjerman i pėruruar nė mė 13 prill 2002, mori njė hapėsirė mė tė bollshme nė tė njėjtėn rrugė buzė detit si muzeu i vjetėr, i pėrshtatshėm pėr arritjen nga vizitorėt. Por si shumė vepra tė ndėrtuara dhe tė konceptuara nė dy dekadat e fundit nė vendin tonė, edhe Muzeu i ri Arkeologjik i Durrėsit nuk pati jetė tė gjatė. Tetė vjet mė vonė pas inaugurimit, nė vitin 2010 disa nėpunės tė lartė demokratė i “zbuluan” atij njė sėmundje tė rėndė. Strategėt e trashėgimisė kulturore i mbyllėn dyert e muzeut dhe i zbrazėn sallat e vitrinat nga thesaret arkeologjikė.

Mė pas u derdhėn “pathollogėt” e “kirurgėt” e shtetit dhe tė qeverisė, tė cilėt e mbuluan muzeun nga koka deri te kėmbėt me pėrkujdesėn e tyre tashmė tė “tranzicionit”, duke e shtyrė atė nė odisenė e pafundme tė hulumtimeve, riparimeve, rinovimeve, rikonstruksioneve dhe “rivitalizimeve” muzeore. (Pak a shumė si odisea e llojit tė hotel ‘Dajtit’ nė Tiranė).

Po mbushen tashmė pesė vjet qėkurse u mbyllėn dyert e kėtij muzeu kombėtar, por Ministria e Kulturės nuk na e bėri asnjėherė tė qartė zyrtarisht – Pėrse? Edhe sot nuk dihet, se cili ėshtė shkaku i vėrtetė, qė ndėrtesa e re e pėruruar mė 2002 dhe e pajisur me mbi 2000 objekte tė ekspozuara nė vitrinat e saj, doli njė mėngjes tė vitit 2010 – e paaftė pėr tė shėrbyer si muze dhe u mbyll hermetikisht pėr vizitorin? Pėrgjigjen nuk e dėgjuam as kėsaj radhe nga Ministrja e Kulturės, zonja Kumbaro dhe as nga kryetari i Bashkisė sė Durrėsit, zoti Dako, nė raportimin qė ata i bėnė kryeministrit nė prani medies. Pėrpara se tė mbyllej ky muze nė vitin 2010, ne i patėm dokumentuar tė gjitha vitrinat e atėhershme. Po presim tė mėsojmė, se cila do tė jetė e reja nė pėrmbajtjen e stendave dhe vitrinave tė tij, qė justifikon qėndrimin mbyllur tė muzeut pėr gati pesė vjet dhe harxhimet 1,2 milionė dollarė? Natyrisht presim tė shohim edhe ēfarė nuk ėshtė mė prej atyre qė ishin, madje tė dėgjojmė, edhe pse ato nuk janė mė?

Nė katėr vjetėt fundit janė ulur nė kolltukun ministror pesė ministra kulture. Nuk dimė shkak tjetėr pėr kėtė, ndoshta progresi i meritokracisė profesionale. Tė gjithė e lanė kolltukun me Muzeun e Durrėsit tė mbyllur. Secili prej tyre njoftoi, se ishte duke punuar me zell pėr bėrjen e njė muzeu modern arkeologjik nė Durrės, njė muze-model pėr turizmin bashkėkohor. Por nė fakt, muzeu mbeti me vite i mbyllur. Tė njėjtėn gjė pėrsėriti edhe Ministria e sotme e Kulturės, se edhe ajo po punon me zell tė madh pėr pėrfundimin e muzeut-model arkeologjik tė Durrėsit pėr turizmin bashkėkohor. Bile, po bėn diēka mė tepėr. Me guxim revolucionar dhe nė prani tė medieve ajo i deklaroi kryeministrit tė vendit, se “prej katėr vitesh Muzeu Arkeologjik i Durrėsit qėndron i mbyllur, ndonėse nė vitin 2010 pėr rikonstruksionin e tij u akordua njė fond prej 1 milion e 200 mijė dollarėsh, mė tė cilin nuk u bė asgjė” (Rama: Pas 20 vitesh rrėnim, po del nė dritė thesari arkeologjik i Durrėsit, Balkanweb, 06/12/2014). Vėrtet? Duket si diēka e pabesueshme kur e dėgjon! Po ē’domethėnė ju lutem – nuk “qenka bėrė asgjė”! Kujdes pak, se jetojmė nė njė situatė tejet revolucionare kundėr korrupsionit. Po ku janė pėrdorur 1,2 milionė dollarė atėherė? Nuk mjafton nė sytė tanė, fjalėt nė erė tė njė ministreje pėrpara eprorit tė saj. Duam qė Ministria e Kulturės tė hetojė mbi shpenzimet katėrvjeēare tė muzeut dhe ta bėjė rezultatin tė ditur me pėrgjegjėsi qeverisė dhe publikut. Si shumė gjėra tė errėta qė vėrtet nuk kanė shkuar si duhet katėr vitet e fundit nė operacionin mortor tė pasurisė arkeologjike tė Muzeut tė Durrėsit, ka ardhur dita, qė Ministria e Kulturės tė heqė njė vizė prodhim+financim pėr tė kaluarėn 2010-2013 tė Muzeut tė Durrėsit, ndaj atyre pas qershorit 2013.

Vetėm lajmi pėr pėrurime nuk pėrbėn mė sukses nė Shqipėri, kur sfondin e objektit qė pėrurohet e shoqėrojnė shpėrdorimet shumėvjeēare pėr realizimin e tij. Kemi prerė shirita inaugurimi tė rrugėve anekėnd vendit, por nuk gėzojmė ende njė prej kėtyre rrugėve… As Muzeu i Durrėsit nuk bėn pėrjashtim. Durimi qytetar mbi zvarritjen kohore nė hapjen e muzeut, e shoqėruar edhe me paditurinė e shpenzimeve financiare mbi “rikonstruksionin” disavjeēar tė tij, shpėrblehet vetėm me hetimin dhe deklarimin transparent tė tyre nga administrata e Ministrisė sė Kulturės.

Por mjegulla financiare duket se nuk ėshtė e vetmja arsye, qė e ka mbajtur me vite tė mbyllur Muzeun Arkeologjik tė Durrėsit. E kam dhėnė tashmė alarmin mbi anarkinė e administrimit dhe tė vlerėsimit tė objekteve arkeologjike sė bashku me dėmtimin dhe shpėrdorimin e tyre, qė ka ndodhur brenda vetė hapėsirės sė muzeut, tė paktėn qysh prej vitit 2010, nga punonjėsit shtetėrorė pėrgjegjės pėr ato. Tepėr domethėnėse mė duket mua, edhe gjuha arrogante, me tė cilėn Ministrja e Kulturės kėrkon ta bindė kryeministrin, se “se me njė fond tepėr modest ka filluar restaurimi i tė gjitha objekteve qė nuk ishin prekur qė nga vitet 1950, kur ėshtė bėrė gėrmimi i tyre, tė cilat do tė paraqiten pėr publikun nė kushtet mė optimale tė ekspozimit. (Rama: Pas 20 vitesh rrėnim, po del nė dritė thesari arkeologjik i Durrėsit, Balkanweb, 06/12/2014). Nuk dimė, se sa me saktėsi ėshtė botuar nga mediet kjo deklaratė e ministres Kumbaro, por dikush qė ajo mban afėr, duhet t’ia shpjegojė asaj edhe njė herė nga e para, se restaurimi i objekteve arkeologjike ka shumė -shumė pak shanse tė kryhet me “fonde modeste”. Mė tej ta kėshillojė atė, se kur nuk ka parį tė mjaftueshme, nuk duhet tė kryhet as gėrmim arkeologjik dhe as tė nxirren enkas nga arkiva objekte arkeologjikė pėr restaurim (sepse nė tė dy rastet ka vetėm dėmtime). Gjithashtu t’a kėshillojė, se restaurimi nuk ėshtė as aksion rutinė e llojit “larje lėveresh” qė tė mbarosh punė me pak para apo me mobilizim rrogėtarėsh tė ministrisė, por punė vetėm e restauratorit, ėshtė rezultat i njė studimi kompleks (dokumentimi, ekzaminimi shumanėsh dhe vlerėsimi) – studim qė kėrkon mė shumė fonde dhe kohė, se sa vet kryeja e operacionit tė restaurimit, madje qė kėrkon njė vendim me pėrgjegjėsi tė lartė shtetėrore pėr sigurimin e jetėgjatėsisė sė objekteve (gjetjeve, artefakteve) arkeologjike, i cili tė jetė i vlefshėm edhe pasi ministria qė po bėn dezhurnin e radhės, tė ketė lėnė kolltukun.

Nė mes tė euforisė sė “sukseseve” qė ministria e kulturės ka arritur nė pak kohė dhe me “fonde modeste” me Muzeun e Arkeologjik tė Durrėsit, dėgjohet edhe njė denoncim nga njė drejtoreshė e tė ashtuquajturės muzealizim, e cila i ka “shpjeguar kryeministrit, se gjendja e mėparshme e konservimit tė objekteve (tė muzeut tė Durrėsit-GjF) ishte shumė e rėndė, pasi ato kishin pėsuar dėmtime tė shumta edhe nga punimet e rikonstruksionit tė kryera mė parė” (Rehabilitohet Muzeu Arkeologjik i Durrėsit, i harruar prej 20 vjetėsh, gaz. Shqiptarja.com, 6 Dhjetor 2014). Kjo deklaratė e drejtoreshės nuk mund tė kapėrdihet lehtė, pasi teorikisht nė mjediset e muzeut punojnė dhe marrin rroga specialistė (profesionistė) tė zgjedhur tė trashėgimisė muzeore, dhe sidomos qysh mbas 23 Qershorit 2013, kur vetė ministria ka deklaruar rilindjen me personel tė pėrzgjedhur tė strukturave qė mbulon anembanė vendit. Tė tillė punonjės e kanė si detyrėn e parė themelore, ruajtjen dhe respektin ndaj objekteve dokumentare historikė. Por drejtoresha denoncon njė tjetėr lloj malli punonjėsish qė punėsohen nė Muzeun e Durrėsit, nga ata qė i “lėnė objektet arkeologjike tė pėsojnė dėmtime tė shumta duke mos i mbrojtur nga punimet e rikonstruksionit qė kryen nė sallat e muzeut”. Ajo thotė, se kjo ka ndodhur nga punimet e rikonstruksionit tė kryera mė parė, domethėnė lė tė kuptohet, pėrpara se zonja Kumbaro tė bėhej ministre dhe ajo vetė drejtoreshė. Domethėnė del pėrfundimi, se nė kohėn e tyre, njė gjė e tillė nuk ka ndodhur. Mjerisht kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Sot po sjell njė shembull, pikėrisht se mė ēfarė mungese pėrgjegjėsie profesionale punohet aktualisht nė Muzeun Arkeologjik tė Durrėsit.

* * *

Mė datėn 4 nėntor 2013, punonjėsit e Agjencisė sė Shėrbimit Arkeologjik (ASHA) pranė Ministrisė sė Kulturės kanė sjellė dhe dorėzuar nė fondet e Muzeut Arkeologjik tė Durrėsit, njė gjetje tė rrallė arkeologjike – fragment i njė dyshemeje tė njė punishteje pėr prodhimin e objekteve prej qelqi, e zbuluar nė katin pėrdhes tė njė banese tė kohės romake (njėsia 21), nė hapėsirėn e “ish-Lulishtes 1 Maji”, ku dymijė vjet mė parė jetonin dhe punonin zejtarėt e Durrėsit. Fragmenti i dyshemesė me formė kėnddrejtė nė pėrmasa 1,64 x 1,08 m ėshtė i ndėrtuar me pllaka tulle (31 x 45 x 6 cm) dhe ėshtė mbuluar tėrėsisht me shtresė qelqi nė ngjyrė jeshile tė errėt, mbi tė cilėn ruhen ende mbi atė, format e objekteve tė prodhuara me qelq tė shkrirė. Zbulimi u krye nga Shoqėria “AKeR” shpk nė vitin 2010 dhe ėshtė bėrė ndėrkohė i mirėnjohur publikisht nga disa botime. Me vendimin e Kėshilli Kombėtar tė Arkeologjisė (KKA) nr 2/121prot datė 19.07.2010 u vendos shkulja (translocimi) i dyshemesė sė pėrpunimit tė qelqit nga vendi i zbulimit (in situ), pėr ta ruajtur pėrjetėsisht nė ambientin muzeor. Translokimi dhe restaurimi u realizuan po ashtu nga shoqėria e specializuar “AKeR” shpk.
Puna filloi me prerjen vertikale tė katėr anėve tė dyshemesė sė qelqit duke i pėrgatitur brinjėt kėnddrejta tė saj (Foto 1). Thellėsia e prerjes anėsore shkoi deri nė 11cm, ku u pėrfshi shtresa e dyshemesė prej 6 cm tė tullės, plus edhe shtresa prej 4-5 cm poshtė tullave, e cila pėrbėhej nga argjilė e kuqe e djegur nga nxehtėsia e qelqit gjatė punės mbi dysheme. Tė dyja kėto shtresa nėn efektin e nxehtėsisė sė vazhdueshme kishin krijuar njė unitet organik, por edhe njė kontekst reciprok dokumentar. Pra, ato duhej tė restauroheshin si njė trup i vetėm.

Pas prerjes vertikale tė katėr anėve tė dyshemesė, u krye edhe prerja me sharrė nė mėnyrė horizontale nė tabanin e saj. Tė katėr brinjėt e jashtme tė dyshemesė u mbėrthyen me njė kasė L-metalike. Mbi kasė u salduan provizorisht 5 shufra hekuri 22 mm pėr paketim transporti (Foto 2). Midis syprinės sė qelqtė dhe shufrave u derdh allēi mbi izolime ndėrmjetėse. Mė pas u bė me pėrkujdesje heqja e dheut nėn dysheme nga tė katėr anėt. Mbasi platforma u ēlirua nė taban, ajo u mbėshtet nė katėr bazamente nė qoshet e saj dhe u ngrit nė pozicion vertikal, mbajtur me pajanta dėrrase (Foto 3). Nė pjesėn e tabanit u vendosėn me saldim katėr shufra hekuri petashuqe, tė lidhura me njė pjastėr metalike gjatėsore. Telajo u fiksua anembanė me kapėse tė jashtme dhe boshllėqet u mbushėn me materiale reversibėl. Mė tej platforma u ngrit nė lartėsi dhe u transportua (Foto 4, 5). Fillimisht u vendos nė njė tendė me ēati tė pėrgatitur pranė fushės sė gėrmimit, pėr ndihmėn e shpejtė dhe pėr makro-konservimin. Nė mbarim tė gėrmimit, telajo u transportua nė studion e restaurimit tė Shoqėrisė “AKeR” shpk, tė ngritur pranė Amfiteatrit tė Durrėsit, ku iu nėnshtrua njė procesi tė plotė disamujor studimi dhe restaurimi shkencor (Foto 6). Mė tej vepra e restauruar qėndroi nė mikroklimėn e studios deri nė ditėn qė ASHA gjeti mundėsinė pėr ta dorėzuar nė Muzeun Arkeologjik tė Durrėsit mė 4 nėntor 2013.

Mbetjet e dyshemesė tė punishtes sė qelqtarisė, i pėrkasin njė veprimtarie zejtare familjare durrsake me fillimet nė ēerekun e fundit tė shek. 1 para Kr. Dėshmitė treguan se aty janė shkrirė kallėpe lingotash dhe janė prodhuar enė dekorative shtėpiake dhe shishe tė parfumerisė (Foto 7, 8). Dyshemeja pėr prodhimin e objekteve shtėpiake tė qelqit pėrbėn njė dokument tė rrallė arkeologjik, jo vetėm pėr qytetin antik tė Durrėsit dhe atyre tė Shqipėrisė, por me sa jemi nė dijeni, njė dėshmi e tillė ėshtė takuar fare rrallė nė botėn antike mesdhetare. Mbi tė gjitha, ajo ėshtė njė dėshmi cilėsore e spektrit tė pasur artizanal nė shumėllojshmėrinė e prodhimit autokton tė qytetarėve ilirė, qė nė shek. 1 para Kr. mbushnin lagjet e zejtarėve tė Durrėsit, tė sunduar asokohe nga rregulli i ligjit dhe i administratės romake.

* * *

Mbetjet e dyshemesė tė punishtes sė qelqarisė antike durrsake u translokuan dhe u restauruan jo vetėm pėr t’u ruajtur si dokument arkeologjik me vlera ndėrkombėtare historike tė periudhės, por mbi njė gjysėm ton materiale u shkėputėn nga toka, u futėn nė njė telajo, e mė tej u restauruan, qė vepra tė zinte vend nė ambientet muzeale, pėr t’u shijuar nga vizitori. Zbulimi dhe restaurimi i asaj vepre ishte tėrėsisht njė investim privat, nga Investitori “XHEMF” Durrės dhe nga shoqėria private arkeologjike dhe restauruese “AKeR” shpk Tiranė. Por ēfarė ndodhi? Para pak kohėsh njoftohem nga qytetarė tė interesuar pėr vlerat kombėtare dhe dashamirės tė punės sonė, se telajo nė fjalė, pasi e kishin nxjerrė nga ambienti i brendshėm i Muzeut Arkeologjik tė Durrėsit, ku ishte nė ruajtje, ajo dergjej tashmė e hedhur dhe e thyer nė oborrin e saj (?!). Shkova me njė frymė nė muze, tė shihja vetė, pasi nuk i besova veshėve. Por ishte e vėrtetė, njė e Vėrtetė e pabesueshme! Telajo ndodhej jashtė muzeut, nė oborrin jugor tė tij, e rrėzuar me fytyrė mbi beton me njė vandalizėm qė nuk ka shembull(Foto 9, 10). E gjithė vepra e restauruar kishte dalė tėrėsisht nga kasa metalike e telajos dhe nga shufrat mbajtėse, dyshemeja me tulla ishte thyer nė copa tė mėdha, ēdo tullė e dyshemesė ishte shkoqur dhe ndarė nga njėra-tjetra dhe varur jashtė telajos, suprina e xhamtė ishte thėrmuar anembanė. Njė vepėr e shkatėrruar nė mėnyrė tė pabesueshme dhe e braktisur, pėr t’u parė nga tė gjithė nė atė gjendje tė shkatėrruar! Ajo qėndron e tillė edhe sot dhe mund tė shihet nga kushdo.

U bėnė disa javė dhe askush nga institucionet pėrgje-gjėse shtetėrore nuk pipėtin, si ka ndodhur, kush e ka shkaktuar dhe sė fundi, pėrse ėshtė masakruar kjo vepėr e rrallė arkeologjike me vlerė autoktone dokumentare, e vjelur nga nėntoka e Durrėsit, qė personifikon qytetėrimin ilir dhe vazhdimėsinė iliro-shqiptare pėrmes qytetėrimin mbarėbotėror romak. Dėmtimi ka ndodhur brenda nė Muzeun Arkeologjik tė Durrėsit, por nuk e ndjen veten pėrgjegjės as Ministria e Kulturės, as Instituti i Monumenteve tė Kulturės qė ėshtė angazhuar prej katėr vjetėsh nė rimėkėmbjen e Muzeut tė Durrėsit, as segmentet e Institutit tė Arkeologjisė qė punojnė pėr Durrėsin dhe as dikush nga DRKK-ja e Durrėsit. Mėkatet e Muzeut Arkeologjik tė Durrėsit po shtohen dhe mėkatarėt gjithnjė e mė shumė nuk po gjinden, as sot qė kemi bėrė reforma pėr ruajtjen dhe mbrojtjen e trashėgimisė kulturore, as tani qė punėt i kanė marrė nė dorė ata qė premtuan se nuk do tė lejonin tė dėmtohej pasuria arkeologjike e Shqipėrisė dhe se do tė ndėshkonin tė gjithė ata, qė dje e dhunuan kėtė trashėgimi.

Si qytetar kam tė drejtėn tė pyes dhe tė kėrkoj ndihmėn e shtetit dhe tė qeverisė sė Shqipėrisė, se kush e vrau kėtė dėshmi unikale tė historisė sonė dhe kush ėshtė pėrgjegjėsi i kėtij akti? Kam edhe njė tė drejtė mė shumė, sepse ajo ėshtė zbuluar, dokumentuar, financuar, restauruar dhe translokuar nga subjekte e qytetarė privatė tė kėtij vendi dhe vepra ėshtė varrosur nga nėpunėsit shtetėrorė. Dėshmia unikale arkeologjike nė rang kombėtar dhe konkurruese nė rang botėror nga Lagjja e Zejtarėve durrsakė tė kohės romake, ėshtė goditur pėr vdekje, pa arsye qytetarie, nga vetė punonjėsit e Ministrisė sė Kulturės – me njė akt kriminal shtetėror. Kėsaj radhe akti kriminal nuk ėshtė kryer nė kohėn e ministrave tė mėparshėm, por nė kohėn e ministres tė ulur nė kolltuk, tė zonjės Kumbaro. Ka njė ironi tė hidhur, kur akte tė tilla ndodhin nė kohėn qė Ministria e Kulturės dhe dy drejtueset e saj kakarisin, se po “restaurojnė” pikėrisht objektet arkeologjike qė ndodhen nė Muzeun e Durrėsit, pėr ta kthyer atė nė “atraksion turistik (po aty).

Por ndėrkohė, telajon e zejtarit durrsak tė qelqit tė shekullit tė parė p.e.s. qė ishte e restauruar plotėsisht nga profesionistė, mirė qė nuk e kanė zgjedhur pėr ta paraqitur si atraksion turistik, por pėrse e shkatėrruan?
Nė vend qė tė ishte njė atraksion turistik e varur nė stendat e muzeut, ajo ėshtė kthyer tashmė nė atraksion turistik pėr krimin e institucione dhe nėpunėsve shtetėrore ndaj objekteve dokumentare tė trashėgimisė arkeologjike.

http://www.balkanweb.com/site/mekate...k-te-durresit/
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.6.2015, 10:53   62
Citim:
Durrės, ndėrtim i ri tek “1 Maji”, Ministria e Kulturės: Nuk e kemi miratuar

Emri:  lagja-romake_1.jpg
Shikimet: 112
Madhėsia:  28,8 KBDURRES- Njė ndėrtesė e re pritet tė ndėrtohet nė zonėn e Lulishtes “1 Maji” nė Durrės, zonė arkeologjike B (lejet e ndėrtimit pėr tė cilėn duhet tė miratohen nga Ministria e Kulturės). Lajmi ėshtė konfirmuar nga vetė investitori nė njė intervistė dhėnė gazetares sė “News 24″ KlodianaHaxhiaj, dy ditė para zgjedhjeve tė 21 qershorit. RamadanGugashi ėshtė shprehur se nė lulishten para postės ėshtė planifikuar ndėrtimi i njė ndėrtese 6-katėshe me konstruksion metalik, pėr parking automjetesh. Sipas projektit, rruga do tė kthehet nė pedonale, ndėrsa sheshi “Pranvera” kthehet nė lulishte. Ai deklaron se projekti pritet tė fillojė nė javėt e ardhshme.

“Nė bashkėpunim me bashkinė dhe me kėshillin e qarkut kemi menduar qė tė bėjmė njė ndėrtesė parkimi me 6 kate, gjithmonė duke ruajtur arkeologjinė. Do ruhet arkeologjia e gjitha. Sipėr do tėkėrkojmė tė jetė me xham dhe do ketė edhe njė shatėrvan. Kjo bėhet mirė pėr qytetin. Rruga mes dy objektevedo tėjetėpedonale. Nukdo bėhet me gėrmim shpėtimi, por do tė gėrmohet e gjitha, nė rreth 2000 e sa metra katrorė. Do tėruhet ēdo gjė dhe siē thashėdhe do tė kėrkojmė qė pjesėn mė tė madhe ta mbulojmė me xham. I gjithė konstruksioni do tė ndėrtohet nė bazėn e disa pilotave qė do tė mbillen qė nė fillim”.

Reagimi i tij erdhi pasi nė emisionin “Studio e hapur”, tėEniVasilit, GridaDuma qe shprehur se Vangjush Dako ka dhėnė njė leje pėr njė pallat 6- katėsh pranėLulishtes “1 Maji” nė Durrės. Ajo qe shprehur se leja e dhėnė nė zonėn e ndaluar pranė postės mbahet e fshehur nga kreu i bashkisė, Dako.

ZONA ARKEOLOGJIKE DHE MINISTRIA E KULTURĖS
Kujtojmė kėtu se ēdo leje ndėrtimi pėr zona arkeologjike kalojnė nga Ministria e Kulturės, e nėse nė zonėn A nuk lejohet asnjė lloj ndėrtimi, nė zonėn arkeologjike B duhet miratimi i kėtij dikasteri dhe institucioneve nė varėsi tė saj. Lulishtja “1 Maji” nė Durrės njihet si vendi ku u varros njė lagje romake, e quajtur Pompei shqiptar, prej se mbi tė u ndėrtua njė ndėrtesė. Vendimet pėr ‘varrimin’ u firmosėn nga bashkia e majtė e VangjushDakos dhe qeveria e djathtė e Berishės.Sot, pėrballėasaj ndėrtese, pritet tė ndėrtohet njė tjetėr. “Gazeta Shqiptare” nė muajin shkurt shkroi se Ministria e Kulturės dhe Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė e refuzuan kėtė ndėrtim unanimisht. Megjithatė, nėqershor investitori flet pėr bashkėpunim me bashkinė dhe kėshillin e qarkut. E kontaktuar dje nga “GSH”, zyra e shtypit tė Ministrisė sė Kulturės tha se ndėrtimi nuk ėshtė miratuar nga KKA. Ndėrkaq, nė sajtin e Agjencisė sė Shėrbimit Arkeologjik gjendet i zbardhur vendimi i datės 18 shkurt 2015, i cili jo vetėm ndalon ndėrtimin, por madje sugjeron se duhet bėrė njėzonifikimtė ri pėr Durrėsin, duke nėnkuptuar faktin se zona nė fjalė edhe pse ėshtė kategorizuar si zonė B, ėshtė nė fakt zonė A, ose nė mos zonė A, zonė ku pėr shkak tė vlerave nuk duhet tė ndėrtohet.

Nė tė shkruhet shprehimisht:
“Nė mbėshtetje tė Ligjit ‘Pėr Trashėgiminė Kulturore’, Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė, pasi shqyrtoi kėrkesėn pėr miratim tė projektit ndėrtesė shėrbimi dhe parkimi 7 kat, nė rrugėn ‘Prokop- Meksi’, Durrės, zona arkeologjike B, vendosi:

I.Tė mos miratojė kėrkesėn pėr miratim tė projektit ndėrtesė shėrbimi dhe parkim 7 kat, nė rrugėn “ProkopMeksi”, Durrės, zona arkeologjike B, pasi pas gėrmimshpėtimit tė kryer nė truallin pranė, ku ėshtė ndėrtuar njė objekti ri 2, 3 dhe 6 kat me dy kat nėntokė, rezulton se janė zbuluar-objekte tė rėndėsishme arkeologjike tė periudhave tė ndryshme dhe njė sistem infrastrukturor (rrugė dhe kanalizime), i cili sipas drejtimit tė rrjetit rrugor, dėshmon pėr vijimėsinė edhe nė truallin ku kėrkohet tė ndėrtohet.

II. Nė vijim, nė kuadėr tė zbulimeve tė rėndėsishme arkeologjike tė gjetura nė qytetin e Durrėsit, ėshtė e nevojshme tė paraqitet nga Instituti i Arkeologjisė nė njė periudhė sa mė tė afėrt, zonifikimi i ri arkeologjik i qytetit tė Durrėsit.

III. Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė. Firmosur nga ministrja Mirela KumbaroFurxhi(si kryetare e KKA) dhe Rudina Zoto (si sekretare e KKA).

PO MĖ TEJ?
Se ēfarė do tė ndodhė me zonėn mė tej, mbetet pėr t’u parė. Vendimi i Ministrisė sė Kulturės e ndalon duke e argumentuar mirė arsyen, ndėrsa nė shkurt investitorit i ėshtė sqaruar potenciali i zonės. Nėse pėr ndėrtimin tek “1 Maji”, Dako u shpreh se ishte miratuar nga Ministria e Kulturės, kėtė si do ta justifikojė? A do tė ndėrhyjė Ministria e Kulturės me tė gjithė instrumentet ligjore pėr ta penguar? A do tė jetė kjo ministri po kaq e shqetėsuar sa pėr dy vilat e Tiranės, pėr tė cilat ngriti zėrin fort njė javė para zgjedhjeve? A do jetė kjo ministri po aq ligjzbatuese me bashkinė e majtė tė Durrėsit sa ishte edhe me bashkinė e djathtė tė Tiranės(e cila nė tė ikur dha vendime tėkundraligjshme pėr dy vila nė mbrojtje nga shteti)? A do tregojė kjo ministri se vėrtet di dhe mundet ta mbrojė trashėgiminė kulturore, edhe kur pėrballė nuk ka kundėrshtarin politik tė qeverisė sė vet, po njė prej tė vetėve e mė tė afėrtve tė qeverisė? Nė fund, a do jetė ligji i barabartė pėr tė gjithė, tė majtė e tė djathtė? A do mundet mė nė fund trashėgimia kulturore tė mbrohet?!

http://www.balkanweb.com/site/durres...kemi-miratuar/
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 01:08.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.