Kthehu   Kreu > Ulknir > Metal
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.3.2007, 16:48   1
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001

Artikull Metali dhe komercializmi


Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	immolation-indoctrinate.jpg
Shikimet:	73
Madhėsia:	198,1 KB
NNJ:	7412
BM dhe DM, si rryma muzikore qė e kanė veēu qė herėt veten nga komercializmi, janė shprehja artistike e njė ideologjie, apo botėkuptimi, tė caktuar qė shpesh, pėr nga qėndrimet radikale qė shfaq, e bėn tė klasifikohet nga syri i pamėsuar dhe si pozicionim politik. Si ēdo art (pra, mjeshtėri e tė shprehurit me anė simbolizmi apo metafore tė njė ideje, mendimi, ndjesie, shtyse) dhe BM, DM pa shtresėn ideologjike prej sė cilės burojnė nuk do tė kishin kuptim, nuk do tė quheshin art dhe nuk do tė kishin strukturimin pėrzgjedhės pėr tė cilin njihen dhe tė cilin e kanė zbatuar vazhdimisht nė mėnyrė disi tė pavetėdijshme, por gjithnjė tė pranishme. Si nėnlloje tė metalit qė kanė kapėrcy nė tjetėr stad artistik duke shkėput ēdo lidhje me rrokun, BM dhe DM nuk kanė lidhje as me disa brezni tė kalbura qė janė shumu pas viteve '96 duke sjellė sot jo pak degradim dhe komercializim nė tė dy zhanret e pėr pasojė dhe shmangie shurdhmemece drejt hiēit tė konsumerizmit.

Kalbjet mė lart janė tė ashtuqujturat "grupe komerciale", qė dallohen nga standardizimi i kompozimit; qė riprodhojnė nė shkallė tė ndryshme estetikėn e zhanreve; qė kėrkojnė tė ndjekin, e zbatojnė kėsisoj, njė formulė tė caktuar tė shtjellimit muzikor dhe tė asaj se ēfarė duan tė shesin me anė tė estetikės sė vjedhur; dhe qė nė fund thjesht qelbin erė. Kjo formulė e caktume ofrohet krahėhapur dhe nga industria muzikore qė me anė tė shpive diskografike, qė hiqen si "shpėrndarės muzike", kopjon, shėnon dhe pėrshtat e imponon ato elemente qė e bėjnė njė grup tė ketė "sukses nė masa" duke i pėrcaktu qartė e duke shndėrru elemente tė ndryshme tė krijimtarisė sė grupeve origjinale nė shabllone tė njė lloji a tė njė rryme muzikore nė mėnyrė qė tė jenė mė tė lehta pėr t'u riprodhu dhe mė tė thjeshta pėr t'u kuptu nga sa mė shumė individė, pa asnjė lloj diskriminimi. Ēdo grup qė del prej kėtyre shpive pavarėsisht dėshirės dhe impulsit tė tij, nė fund do ndjekė formulėn e diskografikes (qė nuk ka pėr qėllim shprehjen artistike dhe ushqimin e muzikės si shprehėse natyrale tė botėkuptimit apo vizionit qė e gjeneron atė muzikė, por veē shitjen dhe tregtimin e njė produkti, qė nė kėtė rast qėllon tė jetė muzikė, por e cila me tepėr konveniencė zhvishet nga anėt e padėshiruara qė i rrisin rrezikshmėrinė, si psh. tematika ku lėvron, apo shtresimi ideologjik prej nga buron, dhe kthehet pėrkundrazi nė produkt tė gatshėm qė mund t'i shitet njė shtrese tė caktume adoleshentėsh me ēėshtje psikologjike si kallėp rebelimi tė parrezikshėm, tė kontrollum, qaravitjesh dhe variacionesh tė tjera socio-psikologjike qė vihen re haptas kėto kohėt e fundit nėpėr qytete). Njė dorė tė mirė japin kėtu dhe grupet fotokopjative qė i mėsojnė kėto shabllone dhe i riprodhojnė a i riciklojnė pa sjellė asgjė tė re, qoftė nė zhanėr, qoftė nė komunikimin e ideve a tė pėrvojės, duke vazhdu tė pėrsėrisin estetikėn ad nauseam duke u shndėrru sė pari nė karikatura tė vetvetes, por duke brejt jo pak me kalimin e kohės dhe vetė zhanrin.

Tė gjithė kėta pėrfshihen nė ato qė quhen “grupe gjenerike”, qė prodhojnė pra muzikė fotokopjative. Produkti i tyre krijohet duke ndjek njė proces tė mirėfilltė prodhimi masiv pėr tė qetėsu, kėnaq e pėrkėdhel veshin nervor tė masave, pėr tė dėfry dėgjuesin apo pėr t'i shėrby atij duke i dhėnė dozėn ditore, pa e sjellė atė nė pozita tė papėlqyeshme, pa i pėrmend gjėra qė nuk do tė dėgjojė, mundėsisht duke kalu dhe nė abstraksion tekstual dhe pakuptimėsi muzikore e artistike, pėr tė arrit kėshtu mes kėsaj pakuptimėsie (dhe lartėsimit e vlerėsimit tė saj) pikėrisht nė piedestalin e mosofendimit tė askujt, tė mungesės sė plotė tė shtyllės kurrizore, tė padėmshmėrisė sė kulluar dhe tė tė qenit nė rregull me kėdo dhe tė tė mospėrcjellit e tė tė mosthėnit asgjė.

Kjo ėshtė njė sėmundje qė ka prek shumė mė herėt dhe artin e pikturės dhe skulpturės dhe duke hetu atje tej mund tė shihen pasojat qė sjell: modernizėm, postmodernizėm, abstraksion, kubizėm dhe ca izma tė tjera fytyra tė stagnacionit dhe zerimit botėkuptimor dhe artistik qė nė ndjekjen e shtrėnguar tė "risive" dhe tė "origjinalitetit" zhvillohen thjesht nė kėneta tė tipit "art pėr art", "brutalitet pėr brutalitet (CC, SFU)", etj...

Lind pyetja se si bėhet dallimi mes grupeve vendimtare, autentike, udhėheqėse dhe zhvilluese tė zhanreve si BM dhe DM dhe grupeve parazite? S'kam njė formulim tė qartė pėr kėtė, por mjaftojnė emrat si COF, DB, CC e tė tilla, pėr tė kuptu se ēfarė kanė tė pėrbashkėt qė i kalon nė krahun e komercializmit. Njė grup quhet komercial, jo kur "shet shumė albume", por kur i krijon albumet me anė procesi prodhimi me synim shitjen, pra qė prodhon muzikė pėr tė prodhu e shit muzikė, xerox. Ky ėshtė dallim kyē qė shpesh ngatėrrohet nė biseda tė pėrditshme a dhe qė nė perceptim.

Kemi sot "Darkthrone - Transilvanian Hunger" qė padyshim ėshtė pėrveē se nga albumet mė tė dėgjume nė metal dhe njė nga mė tė shitmet, por ky numėr shitjesh nuk i bėn nė vetvete ata grup komercial, sepse ata nuk u krijuan pėr shitje albumesh, por ajo qė ėshtė thelbėsore kėtu, as nuk e kanė krijuar kėtė album sipas ndonjė standardi pėr riprodhim shitjeje. Kjo duket nė frymėn, apo atė qė quhet pa frikė dhe shpirtin qė mban dhe ngjall muzika. Krejt e kundėrta ndodh me COF dhe njė qerre muzikantė dhomash gjumi me impulse meskine popi e rroku tė cilėt pėrziejnė, montojnė e kombinojnė rrush e kumbulla tekniko-emocionale duke mat kėrkesėn e tregut e duke prodhu pėr kėrkesėn e tregut. Kjo jep atė qė nė veshin e sprovuar dallon me tė parė si muzikė e thatė, pa asnjė shtysė, ose me shtysa inferiore, pa asgjė pėr tė pėrcjellė, kopjuese e grupeve tė tjera dhe pa shtyllė kurrizore. Pra dhe kur teknika ėshtė nė shkallė tė lartė kėto grupe mbeten nė vend numėro, sepse janė thjesht fast-food emocional me nxitje-reaksion tė kontrollum. Kjo ndodh me Satyricon-ėt pas Nemesis Divina-s, kjo ndodh me Emperor-ėt pas Nightside Eclipse-it, kjo ndodh me Enslaved-ėt nga fundi, kjo ndodh me Metallica-t nga mesi e prapa, kjo ndodh me 90% tė grupeve moderne qė nuk vlejnė as t'i pėrmendet emri.

Albumet qė krijohen duke mat kėrkesėn dhe duke kriju formula tė qarta tė asaj qė pėlqejnė apo duhet tė pėlqejnė tė tjerėt dhe si mund tė riprodhohet kjo gjė qė pėlqehet prej tė tjerėve nė numra sa mė mėdhenj, janė dhe ato qė marrin statusin si produkte (dėfrimi) dhe jo vepra. Janė replikate estetike. Ėshtė njė dallim qė duhet tė bėhet dikur i qartė nė mendjen e dėgjuesit, sepse dėgjuesi i painformum ėshtė ai qė ndihmon riprodhimin e tyre.

Nė zhanrin e rrokut, qė gabushėm mbahet nga jo pak tipa si pararendės i metalit, ėshtė e vėshtirė, nė mos e pamundur, spikatja e grupeve komerciale, sepse aktualisht pothuj tė gjitha krijoheshin dhe vazhdojnė tė krijohen pėr efekt shitjeje, duke qenė se vetė rroku ėshtė njė stil nė vetvete komercial, dėfrim i shpejtė dhe masiv socio-emocional, pa e zgjat shumė dhe duke shpreh njė hiē tė madh.

BM, DM u zhvilluan tė shkėputur ndaj kėsaj situate dhe pa impulset e kėtij zhanri, e jo si zhvillim i kėtij, megjithėse kompanitė e sektorit muzikor mundohen tė imponojnė tė kundėrtėn nėpėr mediat e veta, ndaj dhe lidhjet qoftė lineare qoftė hierarkike me rrokun, madje dhe me vetė metalin e hershėm, s'kanė kokėrr kuptimi.

Sot sidoqoftė dhe BM e DM janė uzurpu nga klonet emocionale, mosofenduese, nga fotokopjet moderne dhe egodramatikėt. Qėndrimi i thjeshtum qė zbaton metali ekstrem ėshtė se "Nuk mė intereson drama jote personale, nuk mė intereson a u ofendove ti, a t'u err shikimi, apo tė ngordhi macja, nuk mė interesojnė shijet e tua dhe as kėrkesa dhe oferta e tregut, mė intereson integralisht ideja e shprehme, shpirti qė amėsho muzika, pėrvoja qė pėrcjell dhe mėnyra kuptimplotė se si pėrcillet ky i ashtuqujt shpirt e kėto ide." Pra dhe grupe si Nortt dhe Angantyr me shokė, apo kinkaleritė dhe parfumeritė franke apo sifranke pėrfundojnė tek egodramatikėt sepse nuk sjellin hiēgjė, pėrveē qė dekonstruktojnė e riciklojnė material qė shumė mė i vlefshėm ėshtė nė origjinalin e vet sesa nė kopje / rikombinim / sallatė qurrashe postmoderniste, sado tė arritme qofshin kėto kopje nga ana teknike.

Burzum nuk janė teknikė, Darkthrone nuk janė teknikė, Satyricon-ėt nuk kanė qenė teknikė, etj. sepse nuk ėshtė qėllim parėsor i BM, DM teknika sa mė e lartė e pėrdorme, por fryma e krijume dhe ideja e pėrēume. Pėr tė arrit shprehjen e njė agresioni shkatėrrues nihilist (DM) dhe ndėrtues romanticist (BM) teknika dhe estetika janė mjete drejt qėllimit, por jo vetė qėllimi.

Pėr grupet e reja duhet tė jetė e qartė se arti fillon nga "frymėzimi", nga shtresa botėkuptimore dhe ngjarjet prej nga ku artisti zbulon shtysa tė veta dhe ku diēka po i kėrkon e po i imponohet vetiu tė shprehet botėrisht pėr t'u pėrēu ashtu siē pėrjetohet dhe interpretohet prej tij - ndaj dhe ai quhet artist, se sa pra ėshtė i aftė tė japė nė mėnyrė tė konceptueshme kėto ide, kuptime dhe ndijime pėrmes mjetit pėrcjellės qė quhet art, dhe jo sesa i aftė ėshtė nė riprodhim estetikash, apo nė aftėsi tė shkėputme teknike e tė tjera llumra qė zhdapllojnė kėtu e shumė kohė tanimė fushat e ndryshme tė artit.

Si sqarim shtesė, jo ēdo grup qė nuk ėshtė komercial, pra qė ėshtė autentik nė vetvete, ėshtė i vlefshėm dhe as ēdo grup qė ėshtė komercial nuk klasifikohet detyrimisht si i pavlefshėm, por duhet tė ketė gjithnjė njėfarė vigjilence nė pėrzgjedhje si p.sh. me "Ulver - Bergttat" apo "- Nattens Madrigal" etj, qė janė BM pa thelb, nė krye i pandershėm, sepse krijohet me ndėrgjegje tė plotė pikėrisht pėr riprodhim tė zhanrit dhe tė estetikės, siē ėshtė pohu dhe nga vetė pjesėtarėt nė shumė raste, gjė qė i kalon dhe ata pavarėsisht aftėsisė apo realizimit nė "show biz".

Kėto ishin pak tė shkapėrdame dhe thuhen shkaraz duke prek BM dhe DM, pėr tė dhėnė dhe njė ide tė pėrgjithshme se si pėrzgjidhen grupet kėtu nė danėn e Metalit, por gjykimi sidoqoftė mund t'i zbatohet ēdo forme tjetėr arti dhe ēdo lloj jovlere e kundėrvlere.

Qėndrimi mė lart nė metal natyrisht qė lirohet ca kur bėhet fjalė pėr dėgjim tė rastit apo pėr tė njoh grupet se nuk jemi robotė e makineri, por sidoqoftė ka qenė dhe ėshtė kjo pėrzgjedhje qė ka lujt deri sot dhe duhet tė vazhdojė tė lujė rolin e standardit antimediokritet. Po ashtu zhvlerėsimi i pavetėdijshėm qė i bėhet llojeve tė tjera muzikore nga metali vje pėr shkak tė dinamikės (tė cilėn nuk e arrin asnjė lloj tjetėr pėrveē klasikes, nė tjetėr formė) dhe agresionit zanor qė metali ekstrem e ka shenjė tė vetėn dalluese. Ėshtė e vėshtirė me u kthy nė tinguj tė sheqeros mas zbritjes nė minierė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.8.2007, 02:27   2
mesdimr
MBARĖVAJTJA
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 6.2001
Po bėj dhe njė ilustrim tė shkurtėr tė "muzikės gjenerike" sipas librit "1984" tė Xh. Orvellit, qė megjithėse si vepėr s'ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me temėn, vėrejtja e tij e mprehtė i bie nė kokė nja dy pikave mė lart dhe shpjego dhjetėvjeēarė pėrpara atė qė do tė ndodhte nė vitet 75-90 nė industrinė e muzikės dhe tė radios a mediave nė pėrgjithėsi nė shkallė bote, kur madje u botu dhe manual se si mund tė krijohej njė kėngė popi nė mėnyrė mekanike nga cilido i interesuar.

Citim:
Kr.4

And the Records Department, after all, was itself only a single branch of the Ministry of Truth, whose primary job was not to reconstruct the past but to supply the citizens of Oceania with newspapers, films, textbooks, telescreen programmes, plays, novels - with every conceivable kind of information, instruction, or entertainment, from a statue to a slogan, from a lyric poem to a biological treatise, and from a child's spelling-book to a Newspeak dictionary. And the Ministry had not only to supply the multifarious needs of the party, but also to repeat the whole operation at a lower level for the benefit of the proletariat. There was a whole chain of separate departments dealing with proletarian literature, music, drama, and entertainment generally. Here were produced rubbishy newspapers containing almost nothing except sport, crime and astrology, sensational five-cent novelettes, films oozing with sex, and sentimental songs which were composed entirely by mechanical means on a special kind of kaleidoscope known as a versificator.
Citim:
Kr.12

The tune had been haunting London for weeks past. It was one of countless similar songs published for the benefit of the proles by a sub-section of the Music Department. The words of these songs were composed without any human intervention whatever on an instrument known as a versificator. But the woman sang so tunefully as to turn the dreadful rubbish into an almost pleasant sound.

1984 - George Orwell
  Pėrgjigju duke cituar
Merr pjesė nė diskutim





Ora nė Shqipėri ėshtė 13:55.

Pajtim RSS
Vargmal © 2001 - 2019
Dijeni · Prektora · Pyetje · Kreu

Redaksia: kontakt@vargmal.org
Drejtbotimi: Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet se ėshtė marrė nga faqja vargmal.org ose qė tė jepet vendndodhja e saktė e plotė brenda kėsaj faqeje. Nėse lėnda e hasur nė kėtė faqe dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme pas marrėveshjeje me mbarėvajtėsit dhe/ose krijuesit.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, nė kėtė faqe paraqitet lėndė me tė drejta krijuesi, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht prej mbajtėsit tė tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes paraprak pėr marrje njohurish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.