Kthehu   Kreu > D1 > Lėnda > Prodhim
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.10.2007, 11:50   1
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Mbrojtja e tokės bujqėsore


Pėr nga cilėsia tokat janė tė plleshme, mesatare dhe tė pa-plleshme. Nė shtetet ku ka planifikim hapėsinor nė pajtim me natyrėn, secili lloj i tokės shėrben pėr ēfarė ėshtė krijuar; toka e plleshme pėr mbjellje, tokat mesatare pėr pyje, dhe ato tė varfėra pėr ndėrtim. Pėrveē kėsaj paralel me kėtė pėrzgjedhje shkon edhe pėrzgjedhja sipas lartėsisė mbidetare, ku deri nė 700 metra lartėsi mbidetare, tokat janė mė tė plleshme dhe temperatura mjaft e volitshme pėr rritjen e grurit, dhe mbi kėtė lartėsi rendimentet shkojnė duke rėnė tek ēdo bimė me pėrjashtim tė pyjeve qė rriten dhe mė lart. Shumica dėrmuese e popullėsisė jetojnė pikėrisht nėn kėtė lartėsi ku tokat janė mė tė plleshme dhe kushtet natyrore janė mė tė mira pėr bujqėsi. Tokat mė tė plleshme qė zotėrojmė janė zėnė me fabrika, shtėpi, hotele, pompa tė benzinės etj.

Problemi nuk qėndron vetėm tek zėnia e deritashme e tokave, por edhe tek zgjerimi i mėtejshėm i qyteteve. Kėtė rrezik e bėjnė mė tė dukshėm idetė e hedhura herė pas here se qytetet tona nė tė ardhmen duhet tė shėndrrohen nė metropole duke u bashkuar me njėri-tjetrin pėrmes ndėrtimesh masive mes tyre, sigurisht duke e zėnė edhe atė pak tokė bujqėsore qė ka mbetur dhe duke shtuar numrin e lumpen-proletariatit qė rron me tė lypur. Sot nė pamje tė parė duket e levėrdishme qė rrafshi tė shėndrrohet nė zonė industriale ose urbane, pėr shkak tė pėrtacisė sė krimbave qė janė nė pushtet, pėr tė zhvilluar infrastrukturėn rrugore nė vise mė tė larta, por pas njė kohe shumė tė shkurtėr, humbja do jetė jo vetėm shumė e madhe por pothuajse e pariparueshme, humbje qė vėrehen dhe sot. Toka ku deri dje ėshtė rritur misri dhe ka ushqyer shumė njerėz, sot mban mbi shpinėn e saj betonarme, tulla e tjegulla.

Njė zhvendosje e pjesės mė tė madhe tė ndėrtimeve, fabrikave deri edhe vetė qyteteve, nėpėr vise malore nuk duket as utopike e as e pavlefshme.
Sė pari, shumica e xeheroreve gjenden nė vise malore ose pranė tyre. Andaj edhe popullėsia qė punon nė nxjerrjen dhe pėrpunimin e xeheve do tė duhej tė jetonte dikund nė afėrsi. Edhe terrenet e skijimit qė gjenden poashtu nė male, kėrkojnė njė numėr tė madh punėtorėsh nė hoteleri; pėr popullėsinė blegtorale mė e levėrdishme do tė ishte qė fabrikat pėr pėrpunim qumshti tė gjendeshin sa mė afėr kullosave tė larta malore ku ėshtė e lokalizuar blegtoria. Pėr t'u plotėsuar nevojat e kėsaj popullėsie pastaj do tė nevojiteshin shkolla, shėrbimi shėndetėsor, zejtari e tregti dhe industri pėr plotėsimin e nevojave tė pėrditshme dhe atyre afatgjata, dhe shėrbime tjera ēfarė i kėrkon njė qytet. Kėshtu vetvetiu do tė krijoheshin qytete nė troje jo tė plleshme duke i lėnė drithit, trollin e tij. Por edhe vetė industria si tėrėsi mund tė lokalizohet nėpėr vise malore, meqenėse industrisė nuk i duhet tokė pjellore pėr tė rritur prodhimtarinė. Njė fabrikė majė kodre prodhon tė njėjtėn sasi mallrash sikurse njė fabrikė nė rrafsh.

Problemi i dytė janė vėrshimet, tė cilat gjithėmonė bėjnė dėmet mė tė mėdha nė vise tė ulėta, meqė aty tubohen ujrat. Nė viset mė tė larta ėshtė shumė mė i lehtė evitimi i ujrave tė tepėrta, pėr shkak tė pjerrėsisė, ndokund edhe mund tė mos ekzistojė ky problem.

I gjithė ai qytetėrim ilir nė kohėn e lashtė, u ngrit pikėrisht nėpėr qytetet e ndėrtuara nė kodra e male, edhepse arsyet ishin strategjike mė shumė. Por sot e njėjta gjė mund tė bėhet pėr arsye ekologjike.

Megjithėse natyra ka lėnė gurin pėr ndėrtim e plehun pėr mbjellje, shohim se ndodh edhe e kundėrta, ku shtėpitė ndėrtohen nė tokė tė plleshme, ndėrsa pas krizave tė mėdha pėr drith, shumė njerėz do tė kujtohen se rendimentet e drithit nė tokė shkėmbore janė zero.

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 20.10.2007 nė 17:30.

Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.1.2009, 12:21   2

Shkrim i cituar Fier: 24 gjoba/javė pėr dėmtim tė tokės bujqėsore


Inspektorati i Mbrojtjes sė Tokės pohon se banorėt e fshatrave dhe firmat e ndėrtimit janė abuzuesit mė tė mėdhenj dhe ka evidentuar raste flagrante tė marrjes sė dheut nė kodrina e si rrjedhojė rrėshqitje tė tokės, raste tė depozitimit tė mbetjeve inerte me sasi tė mėdha mbi sipėrfaqe toke prodhuese tė kategorisė sė parė, raste shfrytėzimi tė brigjeve tė lumenjve pa kriter, si dhe raste kur persona tė ndryshėm kanė kryer punime mbi tokėn, duke ndryshuar synimin e saj.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=57159
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.8.2009, 11:02   3

Shkrim i cituar Perėndimor: Tokat e papunuara do tė shfrytėzohen nga komunat


Citim:
Qeveria do tė adaptojė njė qėndrim tė ri ndaj tokave tė papunuara

Kryeministri Berisha tha sot, nė mbledhjen e qeverisė, se qeveria do tė adaptojė njė qėndrim tė ri ndaj tokės sė papunuar. Ministria e Bujqėsisė do tė pėrgatisė projektligjin qė vendos kalimin e tokės sė papunuar nė fondin e komunės dhe dhėnien e saj me tė drejtėn sė dhjetės.

“Toka e papunuar, - u shpreh Kryeministri - ėshtė njė dėm i rėndė i interesit publik pėr vendin. Shqipėria ėshtė njė vend me pak tokė, ėshtė njė vend malor dhe zonat malore qė pėrbėjnė dhe 2/3 e territorit tė saj kanė probleme shumė tė mėdha. Ndėrkohė ka zona tė tjera, ku gjeni tė mbjellė ēdo metėr katror. Unė frymėzohem kur shoh pėrpjekjet e tyre pėr tė mbjellė edhe mikroparcela, nė mėnyrė qė tė mund tė mbijetojnė, ndėrkohė nė zona tė tjera tė ultėsirės bregdetare dhe jo vetėm tė saj ka mijėra hektarė qė nuk punohen. Kėtė tokė e kemi ndarė me ligjin 7501, njė ligj qė ėshtė bazuar nė parimin ‘toka atij qė e punon’ dhe ‘atij qė jeton aty’. Unė nuk them se do t’i marrim tokėn atij qė ia kemi dhėnė me ligj e do t’ia japin dikujt tjetėr, por kjo tokė do tė kalojė nė fondin e komunės dhe mbi bazėn e ligjit do tė jetė i detyruar ta japė me tė dhjetė. E dhjeta ėshtė taksa e librave tė shenjta, taksa mė e lashtė e tė gjitha kohėrave, mė e drejta dhe mė e ndershmja. Ndaj, duke e kaluar nė fondin e komunės, kjo e fundit do tė ketė tė drejtė t’ia japė dikujt tjetėr pėr ta shfrytėzuar dhe pronarit, qė i ka kthyer shpinėn tokės, t’i paguajė tė dhjetėn. Nuk mund tė lėmė as edhe njė metėr tokė tė papunuar nė vend.”

Kryeministri kėrkoi Ministrisė sė Bujqėsisė qė projektligji tė paraqitet brenda muajit gusht nė qeveri, nė mėnyrė qė t’i jepet fund situatės sė papranueshme me tokat e papunuara.

“Ne kemi shumė pak tokė. Mbi gjysmė milioni qytetarė shqiptar jetojnė me njė sipėrfaqe toke pėr frymė jashtėzakonisht tė papėrfillshme. Nėse shkoni nė Kurvelesh apo Mirditė, do tė shihni sesa tokė ka pėr frymė. Ndėrkohė qė ka fusha tė tėra qė rrinė djerrė. Kjo do tė marrė fund. Ligji do tė jetė brenda muajit gusht. Toka do tė jepet me tė dhjeta. Tė lėsh papunuar tokėn nė ultėsirėn perėndimore ėshtė mėkat. Ndėrkohė qė nėse shikoni nė kodrat midis Peqinit dhe Kavajės do tė mahniteni, sesi nė majė tė saj kanė punuar njė parcelė edhe pse nė dimensione jo tė mėdha. Po ashtu nė Kuē, Progonat jetojnė me mikroparcela, nė njė kohė kur qindra e mijėra hektarė tokė rrinė tė papunuara. Qeveria do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr tė luftuar varfėrinė dhe varfėria mė ekstreme sot ėshtė nė zonat malore.”

Ligji, saktėsoi mė tej Kryeministri, do tė pėrcaktojė tė gjitha procedurat e dhėnies me tė dhjeta tė tokės, tė cilat do tė jenė transparente, me opsion tė hapur dhe me projekte.

http://km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=11631
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.8.2009, 00:10   4
Citim:
Ministri Gjana: Drafti i ri nuk parashikon heqje tapie pėr 10% tė tokės sė papunuar nė vend

Lajmin e bėri dje me dije pėr median, ministri i Bujqėsisė, Jemin Gjana. Ai u shpreh se kostoja e punės nuk ėshtė arsyeja se pse shqiptarėt lėnė 10 % tė tokės bujqėsore pa punuar nė tė gjithė vendin, akuzė kjo e shprehur nga opozita.

Gjana tha se "toka bujqėsore nuk punohet nė disa zona; nė zonat minoritare; nė zonat ku emigrimi ėshtė i lartė si dhe nė zonat pėr rreth autorrugave, pėr shkak se pronarėt qė kanė titujt e pronėsisė synojnė t i shesin ato pėr aktivitet tjetėr ekonomik, nga ku mendojnė se edhe fitimi ėshtė mė i madh."

Toka sipas Gjanės, punohet mė pak edhe nė zonat e ultėsirės perėndimore, pasi pronarėt duke qėnė mė afėr zonave urbane janė tė angazhuar nė akivitete tė tjera.


Kreu i MBUMK-it shpjegoi se po punohet pėr hartimin e njė kuadri tė ri ligjor, nėpėrmjet tė cilit, toka bujqėsore qė pėr disa vite me radhė nuk punohet nga pronarėt, tė kalojė nė administrimin e njėsive tė qeverisjes vendore, pėr tė bėrė tė mundur futjen e saj nė aktivitet ekonomik.

Ministri Gjana tha se drafti, i cili do tė hartohet nuk do tė parashikojė heqjen e titujve tė pronėsisė.

Duke shpjeguar se nuk ėshtė vetėm Shqipėria e cila e ka problemin e mospėrdorimit tė tokės bujqėsore, Gjana tha se janė tre praktika tė cilat zbatohen nė vendet pėrreth dhe ato tė Bashkimit Evropian. Sipas tij, "ėshtė praktika e heqjes sė titullit tė pronėsisė, praktika e vendosjes sė njė takse tė lartė pėr mospėrdorimin jo vetėm tė tokės bujqėsore, por edhe trojeve nė zonat urbane, si dhe praktika e tretė ėshtė marrja nėn administrim nga njėsitė e qeverisjes vendore."

Nė kėtė mėnyrė ministri Gjana shpjegoi se do tė negociohet edhe me pronarėt qė kanė titujt e pronėsisė pėr tė gjetur zgjedhjet e mundshme pėr pėrdorimin e ēdo m2 tokė bujqėsore.


Gjana nėnvizoi se drafti, i cili do tė hartohet nga ekspertė tė kėtij dikasteri, do tė ketė si bazė alternativėn, e cila e vė sipėrfaqen e tokės sė papunuar nėn administrimin e njėsive tė qeverisjes vendore pėr njė kohė tė caktuar dhe kundrejt njė qeraje, e cila do tė vilet nga vetė kėto njėsi.

Duke iu pėrgjigjur interesit tė medias, nėse pronari, nė rastin kur i merret toka e papunuar nga njėsitė e qeverisjes vendore do tė mund tė pėrfitojė nga qeraja, Ministri i MBUMK-sė tha se "kjo ėshtė njė ēėshtje qė do tė studiohet".


Amendimi i ligjit: Shitblerja e tokės nga tė huaj me kombėsi shqiptare

Ministri i Bujqėsisė, Jemin Gjana u shpreh pėr njė tjetėr ēėshtje tė rėndėsishme, siē ėshtė shitblerja e tokės nga tė huaj me kombėsi shqiptare.

Sipas tij pritet tė shikohet ligji i cili do tė lejojė shitblerjen e tokės nga kjo kategori. Nė kėtė drejtim, ai tha se ekspertėt po studiojnė mundėsinė e amendimit tė ligjit me disa nene pėrkatėse, tė cilat do tė mund t'u jepnin shtetasve tė huaj me kombėsi shqiptare tė drejtėn e shitblerjes sė tokės nė vendin tonė.

"Ne jemi duke rregulluar kuadrin ligjor pėr tė bėrė tė mundur ndjekjen e praktikės sė Polonisė, e cila edhe pse deri nė vitin 2016 nuk lejon shitblerjen e tokės nga shtetas tė huaj, nėpėrmjet disa amendimeve ka rregulluar kuadrin ligjor qė tė lejojė blerjen e tokės nga shtetas tė huaj, por me kombėsi polake", deklaroi ministri Gjana.

http://www.ballkan.com/index.php?pag...ws&newsID=1886
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.8.2009, 09:17   5
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Ato tri mundėsi mė duken jo tė arsyeshme.

E para ėshtė kundėr pronės private, njė masė komuniste. Masa e dytė ėshtė njė skllavėrim, pėr shkak se detyrohet personi me shtrėngim ekonomik qė tė punojė tokėn. Masa e tretė nuk sjell dobi, sepse shteti nuk ėshtė bujk qė tė punojė tokėn. Shteti e administroi tokėn pėr 50 vite por nuk solli dobi.

Pėr mu e vetmja mėnyrė ėshtė qė tė pyeten njė pėr njė gjithė fshatarėt "do e punosh tokėn?", nėse nuk e punon, toka vihet nė dispozicion tė kujtdo qė ėshtė i gatshėm t'a punojė, pa u hequr pronėsia. Mendoj qė nuk mungojnė ndėrmarrėsit.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.8.2009, 10:33   6
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Thėnė nga Kandhaon

nėse nuk e punon, toka vihet nė dispozicion tė kujtdo qė ėshtė i gatshėm t'a punojė, pa u hequr pronėsia
Kjo ėshtė dhe masa e propozuar. Nuk hiqet pronėsia e tokės bujqėsore, thjesht merret "nė administrim" nga fondi i komunės (qė t'i jepet dikujt qė ta punojė) dhe pronarit i paguhet 10% e prodhimit qė nxjerr toka. Kjo vazhdon pėr sa kohė qė pronari nuk e punon vetė, por po ai mbetet pronar nė ēdo rast.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.2.2010, 06:34   7
Citim:
Kėshilli i Ministrave ka miratuar dje marrjen e tokės tė gjithė pronarėve qė e lėnė atė djerrė

Sipas kryeministrit Sali Berisha, projektligji ėshtė njė hap shumė pozitiv nė drejtim tė mbrojtjes sė tokės dhe shtimit tė prodhimit bujqėsor, nė kushtet kur Shqipėria, me terrenin e saj malor, ėshtė vend me pak tokė. Ky projektligj, tha Kryeministri, bėhet i domosdoshėm edhe me realizimin e projekteve tė mėdha tė ullirit dhe projekte tė tjera tė investimeve nė fushėn e bujqėsisė. Berisha tha se qeveria synon dyfishimin e prodhimit bujqėsor dhe po pėrgatitet nė mėnyrė tė gjithanshme qė tė ecė drejt kėtij objektivi.

Kryeministri, duke shprehur besimin se projektligji do tė gjejė mirėkuptimin e pronarėve tė tokave, tė cilėt pėr arsye tė ndryshme nuk mund ta kultivojnė atė, theksoi se do tė jenė autoritetet vendore, ato qė do tė hartojnė skemėn dhe vendosin marrėdhėniet me pronarin e tokės.

“Sipas tė gjitha rregullave, komunat do tė autorizohen tė pėrcaktojnė skema dhe tė vendosin marrėdhėnie tė ndershme me pronarin, tė cilit nuk i cenohet asnjė metėr katror. Por toka punohet, si kushti i vetėm qė ajo tė mos degradojė. Tė gjitha tokat argjilore tė vendit, nė qoftė se nuk punohen, shndėrrohen nė toka pa fryt, sipas termit qė pėrdorin specialistėt e bujqėsisė. Ne nuk e kemi kėtė luks, pėrkundrazi, kemi nevojė urgjente tė fusin nė prodhim sipėrfaqe toke sa mė tė mėdha tė mundshme”, - tha ai.

Nė bazė tė kėtij drafti, fillimisht, do tė ngrihet njė komision i posaēėm, i cili do tė evidentojė tokave bujqėsore tė pakultivuara, pranė ēdo komune dhe/ose bashkie, tė cilat nė kadastėr janė regjistruar si prona private nė zėrat arė, vreshtė, pemėtore apo ullishte.

Verifikimi bėhet ēdo vit, brenda 15 shtatorit. Verifikimi bėhet duke u bazuar nė kėqyrjen fizike tė sipėrfaqes sė tokės, nė tė dhėnat kadastrale dhe nė informacionin e siguruar nga vetė pronari i saj. Nė mungesė tė pronarit, komisioni mund tė sigurojė informacion nga pronarėt kufitarė, tė afėrm tė tij apo banorė tė tjerė tė fshatit.

Rezultatet e verifikimit, pėr ēdo pronar ose posedues tė ligjshėm, pasqyrohen nė njė dokument, forma dhe pėrmbajtja e tė cilit pėrcaktohen me udhėzim tė ministrit tė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit. Dokumenti i verifikimit i paraqitet kryetarit tė komunės dhe/ose bashkisė brenda datės 30 shtator tė ēdo viti.

Ndėrkohė, brenda 15 tetorit shpallet zyrtarisht lista e pronarėve tė kėtyre tokave. Brenda kėsaj periudhe, pronarėt, emrat e tė cilėve pėrfshihen nė listė, kanė tė drejtė tė paraqesin ankesė, me shkrim, pranė kryetarit tė komunės dhe/ose bashkisė, pėr saktėsinė e evidentimit tė kryer nga komisioni si dhe angazhimin pėr kultivimin e tokės.

Kur pronari ose poseduesi i ligjshėm i tokės nuk realizon planin e pėrdorimit tė tokės brenda afateve tė pėrcaktuara, toka konsiderohet e klasifikuar si e pakultivuar. Nė kėtė rast vendoset dhėnia me qira e saj pėr njė afat tė caktuar jo mė shumė se 5 vjet.


Ndarja e tė ardhurave

Ēmimi minimal, pėr dhėnien me qira tė tokės bujqėsore tė pakultivuar, tė jetė 30% mė i ulėt se vlera e qirasė vjetore tė tokave bujqėsore, tė pėrcaktuar nė pikėn 2, tė vendimit nr.830, datė 28.12.1998, tė Kėshillit tė Ministrave, “Pėr kriteret e llogaritjes sė vlerės vjetore tė qirasė sė tokave bujqėsore, pyjore, me bimė pyjore, livadheve dhe kullotave, pasuri shtetėrore”.

Tė ardhurat, qė krijohen nga qiradhėnia e tokave tė pakultivuara, ndahen pėrkatėsisht 80 pėr qind, nė dobi tė pronarit apo poseduesit tė ligjshėm tė tokės, nga shuma e sė cilės komuna dhe/ose bashkia mban vlerėn e taksės vjetore mbi tokėn dhe 20 pėr qind, nė dobi tė komunės dhe/ose bashkisė pėr mbulimin e shpenzimeve administrative qė lidhen me zbatimin e kėtij ligji dhe akteve nėnligjore nė zbatim tė tij.

Rregullat pėr administrimin dhe shpėrndarjen e kėtyre tė ardhurave pėrcaktohen me udhėzim tė ministrit tė Financave. Projektligji parashikon gjoba pėr punonjėsit vendorė qė nuk marrin pjesė nė proces.

http://www.ballkan.com/index.php?pag...ws&newsID=4160
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.4.2010, 15:45   8
Citim:
Dhėnia e tokave me qira, Topi firmos shpalljen e ligjit

Presidenti i Republikės Bamir Topi ka dekretuar dje shpalljen e disa ligjeve tė miratuar nga Kuvendi i Shqipėrisė, mes tė cilėve edhe ligjin nr. 10 263, datė 8.04.2010 “Pėr pėrdorimin dhe shfrytėzimin e tokave bujqėsore tė pakultivuara”.

Sipas tij, toka e pakultivuar do tė mbetet pronė e atij fermeri qė e ka pėrfituar sipas ligjeve nė fuqi. Ajo thjesht u jepet njėsive vendore, komunave, disa bashkive qė kanė edhe fshatrat nė njėsinė e tyre administrative qė operojnė me kėto sipėrfaqe tė pakultivuara, pėr t’i marrė dhe pėr t’i dhėnė ato me qira pėr njė, dy deri nė 5 vjet.

Duke qenė se shumė familje janė nė emigrim, ky ligj u jep mundėsinė komunave qė ato toka t’ua japin nė pėrdorim familjeve, fermerėve apo grupeve tė interesit qė duan ta marrin tokėn dhe ta vėnė nė qarkullim ekonomik.

Do tė ngrihet njė komision i evidentimit tė tokave tė pakultivuara, i cili do tė kryejė verifikimin e pėrdorimit dhe shfrytėzimit tė tokės bujqėsore nga pronarėt dhe poseduesit e ligjshėm tė saj pėr vitet 2008 dhe 2009.

Verifikimi, evidentimi dhe dorėzimi i dokumentacionit te kryetari i komunės dhe bashkisė bėhet brenda 2 muajve nga data e krijimit tė komisionit, i cili krijohet nga kryetari i njėsisė vendore brenda 2 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji.

Sipas tė dhėnave qė disponon Ministria e Bujqėsisė, vitet e fundit rezultojnė tė pakultivuara rreth 50 mijė ha nga sipėrfaqja nė pronėsi private. Rreth 560 mijė ha, ose 80 % e sipėrfaqes sė tokės bujqėsore ka kaluar nė pronėsi private, ndėrsa 138 mijė ha, ose rreth 20 % e saj janė nė pronėsi shtetėrore.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=65511
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.6.2011, 09:14   9
Citim:
Zhduken nėn themele shtėpish tė reja 10 hektarė tokė buke

Nė Qarkun e Gjirokastrės ndėrtimet nė tokėn bujqėsore kanė krijuar mjaft shqetėsime, pasi ky fenomen gjatė kėtyre viteve tė fundit ka arritur nė 211 raste tė evidentuara zyrtarisht nė tė tria rrethet e qarkut.

Nevoja pėr ndėrtime tė reja, kryesisht banesa pėr jetesė, por edhe pėr biznes tregtar e mė pak prodhues, ka bėrė qė shumė prej kėtyre objekteve tė ngrihen nė periferi tė qendrave tė banuara dhe mbi sipėrfaqen e tokės bujqėsore, sidomos nė tė dyja anėt e rrugės nacionale nė Gjirokastėr.

Sipas tė dhėnave nga seksioni i mbrojtjes sė tokės nė kėshillin e qarkut, nė kėtė aks numėrohen mbi 25 ndėrtime objektesh, ku si shesh ndėrtimi ėshtė pėrdorur toka bujqėsore, ndėrsa si rreth Gjirokastra numėron 105 ndėrtime tė tilla, duke zėnė rreth 10 ha tokė bujqėsore.

Edhe nė rrethet e tjera, Tepelenė e Pėrmet, ėshtė zėnė toka bujqėsore me ndėrtime tė ndryshme. Nė rrethin e Tepelenės numėrohen 74 ndėrtime dhe nė Pėrmet 43 ndėrtime tė tilla, ku respektivisht janė zaptuar 1.3 ha dhe 0.5 ha tokė e punueshme. Bėhet e ditur se pas ngritjes sė KRRT-sė sė qarkut shumė nga kėto objekte janė ligjėruar duke u pajisur me lejet e ndėrtimit dhe certifikatat e pronėsisė.

http://www.gazeta-shqip.com/sociale/...2488b2423.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.6.2011, 19:02   10
Citim:
Mungesa e opozitės shtyn miratimin e ligjit pėr titujt e pronėsisė

Komisioni i Ligjeve ka shtyrė diskutimet pėr projektligjin “Pėr shqyrtimin e vlefshmėrisė ligjore tė titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore” deri nė njė afat tė pacaktuar. Shkak pėr kėtė ėshtė bėrė mungesa e opozitės nė mbledhjen kėtij komisioni, mungesė e cila ka ardhur si pasojė e kundėrshtive qė kanė socialistėt nė lidhje me procesin zgjedhor nė Tiranė.

Ligji, i cili ka si qėllim tė shqyrtojė titujt e pronėsisė nė fermat dhe kooperativat bujqėsore, si dhe tė hedhė dritė mbi abuzimet qė janė bėrė kryesisht me tokat nė bregdet, ka mė se njė muaj qė ndodhet nė tavolinat e komisioneve tė Kuvendit.

Nė bazė tė ndryshimeve tė bėra, Komisionit Qeveritar tė Tokės i lind e drejta qė ta konfiskojė tokėn qė ėshtė marrė me anė tė falsifikimit tė dokumenteve dhe jashtė procedurave ligjore. Gjithashtu nė bazė tė kėtij ligji parashikohet dhe masa e pagesės pėr tė gjithė ata persona qė nė kundėrshtim me ligjin kanė marrė mė shumė tokė sesa u takon nė tė vėrtetė.

Nė rastin mė tė mirė me anė tė kėtij ligji personit nė fjalė i jepet mundėsia qė ta blejė sipėrfaqen e zėnė abuzivisht, ndėrsa nė rastin mė tė keq toka i sekuestrohet.

Specialistėt shprehen se fondi qė do tė sigurohet nga zbatimi i kėtij ligji pėr ato raste ku toka do tė konfiskohet, njė pjesė e mirė e tij do tė kalojė si fond fizik pėr kompensimin e pronarėve.

Nga ana e tyre deputetėt e maxhorancės e kanė parė si thelbėsore pjesėmarrjen e deputetėve tė opozitės, nė seancėn kur do tė duhet tė diskutohet nė lidhje me ligjin nė fjalė, pasi pėr nga rėndėsia dhe nga masa e personave qė mund tė preken duhet njė konsensus gjithėpėrfshirės, duke pasur parasysh dhe ndjeshmėrinė qė ka zbatimi i tij.

Por pėr miratimin e kėtij ligji duhet qė mė sė pari tė pritet fundi i bojkotit nga ana e opozitės, e cila deri tani nuk ka dhėnė njė afat tė pėrcaktuar se kur do tė ndėrpresė bojkotin ndaj Kuvendit


Relacioni

Nė zbatim tė ligjit nr .9948, datė 7.7.2008 "Pėr shqyrtimin e vlefshmėrisė ligjore tė krijimit tė titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore", Kėshilli i Ministrave dhe Komisioni Qeveritar i Tokės kanė nxjerrė njė sėrė aktesh nėnligjore, tė cilat shėrbejnė pėr vendosjen e rregullave dhe saktėsimin e procedurave pėr kryerjen e procesit administrativ tė konstatimit tė vlefshmėrisė apo pavlefshmėrisė ligjore tė krijimit tė titujve tė pronėsisė.

Sistemi gjyqėsor, sipas kėrkesės sė prefektit tė qarkut, vendos pėrfundimisht pėr pavlefshmėrinė ligjore tė krijimit tė titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore dhe pasojat pėrkatėse. Gjatė periudhės sė funksionimit tė komisioneve vendore tė verifikimit tė titujve tė pronėsisė janė shqyrtuar mbi 1500 tituj pronėsie.

Nėse pavlefshmėria e pjesshme vjen si shkak i mosrespektimit tė normės pėr frymė tė fshatit dhe toka bujqėsore ėshtė ende nė emėr tė mbajtėsit tė parė tė titullit tė pronėsisė, pėrpara marrjes sė vendimit pėr pavlefshmėri tė pjesshme sipėrfaqja shtesė i ofrohet kėtij subjekti pėrkundrejt pagesės, e cila llogaritet sipas hartės sė vlerės sė tokės sė AKKP-sė.

Sipėrfaqja e ofruar nuk duhet tė kalojė 10% tė sipėrfaqes qė i takon subjektit, referuar normės pėr frymė tė fshatit. Nė rast se sipėrfaqja shtesė nė AMTP e kalon 10% tė sipėrfaqes qė i takon dhe mbajtėsi i titullit ka bėrė pagesėn pėr ligjėrimin e titullit KV-ja merr vendim pėr pavlefshmėri vetėm pėr sipėrfaqen qė ėshtė mė tepėr se 10%.

Nėse subjekti i interesuar dhe komuna/bashkia nuk paraqesin ankim sipas afateve tė parashikuara dhe sekretariati teknik brenda sė njėjtės periudhė nuk ka informuar KV-nė pėr ndonjė parregullsi tė vendimit, atėherė pas kalimit tė afatit 30-ditor nga data e fundit e marrjes dijeni tė secilit prej tyre, subjektit tė interesuar, sekretariatit teknik, jep vendim tė formės sė prerė.

Kur mbajtėsi i parė i titullit tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore tė lėshuar nė kundėrshtim me ligjin nuk e posedon mė tokėn nė mėnyrė tė plotė ose tė pjesshme, si pasojė e njė transaksioni apo shpronėsimit, pėr interes publik, detyrohet qė pėr sipėrfaqen pėrkatėse tė tokės sė shitur tė kryejė pagesėn e kėsaj toke, vlera e sė cilės llogaritet sipas hartės sė tokės sė AKKP-sė.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=71241
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.7.2011, 20:24   11
Citim:
Kosova ēdo vit humb nga 1000 hektarė tokė bujqėsore

Gjakovė, 15 korrik - Nė Kuvendin Komunal tė Gjakovės, tė premten pėr njė vizitė pune qėndroi njė delegacion i Komisionit parlamentar pėr bujqėsi, pylltari dhe zhvillim rural, me ē’rast me drejtuesit komunal bisedoi pėr shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me zhvillimet nė bujqėsinė kosovare, bėn tė ditur KosovaLive.

Delegacioni i Komisionit parlamentar me drejtuesit komunal bisedoi edhe pėr Ligjin pėr shfrytėzimin e tokės bujqėsore, pastaj pėr planifikimin hapėsinor, dukurinė e shkatėrrimit tė tokave bujqėsore, pėr ujėrat dhe menaxhimin e mbeturinave.

Me kėtė rast, kryetari i kėtij komisioni, Nait Hasani, theksoi se qėllimi i kėtyre takimeve ėshtė qė tė njihen me problematikat qė kanė komunat nė shfrytėzimin e tokave bujqėsore dhe domosdonė e krijimit tė legjislacionit adekuat qė nxit proceset zhvillimore tė bujqėsisė kosovare.

Ai shprehu shqetėsimet e mėdha pėr shkatėrrimin e tokės bujqėsore nė Kosovė duke thėnė se trendet janė alarmante pėr faktin se ēdo vit nė Kosovė humbin nga 1000 hektarė tokė bujqėsore dhe poqėse vazhdon ky ritėm atėherė pas njė periudhe vendi ynė do tė mbetet pa tokė bujqėsore.

“Ne po mundohemi ta ndėrpresim kėtė trend dhe ta ruajmė tokėn bujqėsore meqė ėshtė pasuri kombėtare”, tha Hasani.

Kryetari i Komunės sė Gjakovės, Pal Lekaj, i njoftoi anėtarėt e komisionit me gjendjen aktuale tė tokave bujqėsore tė kėsaj komune duke theksuar se Gjakova ėshtė shembull i mirė i ruajtjes sė tokave bujqėsore.

Sipas tij, vetėm dy hektarėve tokė bujqėsore tė Komunės sė Gjakovės i ėshtė ndryshuar destinimi.

Ndėrkaq pėr shqetėsimin e shfrytėzimit tė tokave nė pronėsi shoqėrore, Lekaj tha se ėshtė kompetencė e Agjencionit Kosovar tė Privatizimit. Ai ka kėrkuar qė tė realizohet decentralizimi i kompetencave nga niveli qendror nė atė lokal pėr tė qenė mė afėr shėrbimeve tė qytetarėve.

“Kompetencat pėr menaxhimin e ujit tė pijes dhe mbeturinave kėrkojmė tė kalojnė nė kuvendet komunale, sepse qytetarėt pėr parregullsi tė ndryshme adresė tė vetme kanė Kuvendin e Komunės dhe kryetarin”, tha Lekaj.

Njė pjesė tė diskutimit tė anėtarėve tė Komisionit parlamentar u pėrqendrua te procesi i komasacionit dhe privatizimi i tokave bujqėsore nga sektori shoqėror, si dhe pėr shfrytėzimin e kompleksit rekreativ Shkugėza.

http://www.koha.net/?page=1,3,62671
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.7.2011, 07:18   12
Citim:
Bie interesimi pėr tė punuar tokat nė fushat e Pollogut

Nė kohėn e korrjeve, fushat e Pollogut pothuajse janė tė boshatisura. Kjo, jo nga moti i nxehtė qė ka pėrfshirė Maqedoninė prej disa javėsh, por edhe nga mos interesimi i qytetarėve tė kėtushėm pėr tė punuar arat.

Banorėt thonė sė kohėt e fundit nė rajonin e Pollogut njerėzit kanė filluar tė mos punojnė tokėn. Edhe ata pak njerėz qė merren mė bujqėsi, mė sė tepėrmi mbjellin misėr, patate dhe fasule.

“Ja tokėn mund ta shihni vet ju a punohet apo jo, kėtu ka njė pjesė aty nja dy a tre mund ta shihni, toka nuk punohet si duhet, mundė tė them se misėr mbjellim groshė e cila mundė ta mbuloj pak harxhimin, po nė kėtė nxehtė ėshtė shtirė ju mė shihni si dukem pimė nga 10 litra ujė nė katėr orė”, tha bujku Rezak Ameti.

Arsyet pėrse tokat po lihen djerrė, janė ato ekonomike, thonė banorėt qė takuam. “Me ju tregu drejtė shtirė ėshtė, kohėn e fundit bashkėfshatarėt kanė lėnė punėn e tokės, ajo e bėn t’veten dhe s’ke vullnet pune, harxhimet janė tė mėdha dhe janė tėrheq krejt, normal qė ėshtė vėshtirė se kur t’fillosh t’mbash familje me tokėn llogaria nuk tė del askund”, tha punėtori i fushės, Servet Limani.

Fushat e Pollogut mė parė kanė qenė tejet tė njohura pėr mollėt, specat apo domatet, por kjo ka mbetur vetėm njė e kaluar.

http://www.botasot.info/def.php?category=12&id=128248
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.7.2011, 17:24   13
Citim:
Elbasan, refuzohet toka. 10 mijė ha pa pronarė

10 mijė hektarė tokė nė qarkun e Elbasanit ėshtė refuzuar nga pronarėt qė e kanė marrė me ligjin 7501. Kostot e larta financiare qė kėrkon kultivimi i bimėve bujqėsore dhe mungesa e krahut tė punės ka bėrė qė 10% e sipėrfaqes sė pėrgjithshme tė tokės bujqėsore nė kėtė qark tė mbetet djerrė.

Sipas shefi tė shėrbimit kėshillimor nė Drejtorinė e Bujqėsisė nė Elbasan, Neshat Sadiku ky fenomen ėshtė mė shqetėsues nė zonėn e Fierzės dhe Dumresė ku 38 ha tokė ėshtė e papunuar.

“Nė qarkun e Elbasanit janė rreth 10 mijė ha tokė e refuzuar nga fermerėt. Duhet qė komunat mbėshtetur edhe nė tapitė dhe regjistrimin e pronave, duhet t’i japin kėto toka me qira”-thotė Sadiku.

Gjithashtu specialistėt e bujqėsisė shprehin shqetėsimin se pėr shkak tė refuzimit tė tokės bujqėsore prej pronarėve mijėra hektarė sipėrfaqe bujqėsore nuk po arrihet qė tė shfrytėzohet as pėr tu dhėnė me qera nga ana e njėsive tė pushtit vendor duke ndikuar nė uljen e prodhimit bujqėsor vendas.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...a-pronare.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.12.2011, 23:27   14
Citim:
Dikur hambarė, sot fushė e betonuar

Gostivar, 21 dhjetor – Betonizimi i Fushės sė Pollogut gjatė dy dekadave tė fundit dita ditės merr pėrmasa shqetėsuese. Dikur konsiderohej njė hambar paqosh pėr furnizimin e popullatės vendase, por edhe tė tregut tė jashtėm me produktet bujqėsore kualitative, derisa tani ėshtė shndėrruar nė zona industriale dhe objekte ndėrtimore qė po humbin vlerėn e tokės pjellore dhe tė bereqetshme. Ky shqetėsim ngritet si nga ekspertėt e fushės ashtu edhe banorėt, respektivisht bujqit e kėsaj zone.

“Tė dhėnat janė shqetėsuese, afėrsisht 6.000 deri 9.000 hektarė tokė pjellore janė duke u humbur nė Maqedoni, edhe atė nga shumė faktorė. Kjo gjendje akoma mė dramatike paraqitet nė Fushėn e Pollogut, ku pėr ēdo ditė jemi dėshmitarė se si zhduket toka e bukės. Kjo situatė e krijuar ėshtė pėr tė shqetėsuar gjithė banoret e kėsaj ane, por mė shumė pushtetarėt, pasi qė ata do tė jenė pėrgjegjės tė drejtpėrdrejt pėr atė se fėmijėt dhe mbesat e tyre njė ditė nuk do tė kenė se ēka do tė hanė. Nė qoftė se kthehemi nė tė kaluarėn duket se prindėrit tanė kanė qenė mė racional dhe tokėn pjellore e kanė ruajtur si drita e syve dhe menaxhimi i bujqėsisė ka qenė mė nė nivel se tani. Shtėpitė i kanė ndėrtuar nė viset e larta, toka pjellore ka shėrbyer pėr ushqim kafshėsh gjatė dimrit dhe ushqim pėr banorėt, kurse kullotat malore i kanė patur afėr pėr kullotjen e bagėtisė”, thekson Lulzim Fejzullai, specialist i bujqėsisė.

Krahas keq-menaxhimit me tokat pjellore, duke i shndėrruar ato nė zona ndėrtimi, edhe mos-pėrkujdesja institucionale ka ēuar nė braktisjen e bujqėsisė nga banorėt e zonės dhe si rrjedhojė tė vijnė nė shprehje alternativa tė tjera ekonomike nė sipėrfaqet fushore, siē ėshtė Fusha e Pollogut.

“Duke ditur se bujqėsia ėshtė sektori mė i ndjeshėm dhe duke ditur se Ministria e Bujqėsisė pėr kėtė fushė nuk ndan as edhe njė qindarkė nė kėto vite tė pluralizmit demokratik, kur kihet parasysh se Fusha e Pollogut ėshtė toka mė pjellore nė viset ku jetojnė shqiptarėt, ka ēuar nė zbehjen dhe mospasje tė interesimit nga banorėt lokal qė tė merren aktivisht me kėtė veprimtari, dhe si pasojė kemi riorientimin e sipėrfaqes sė tokės, duke u shndėrruar nga njė tokė buke nė zonė industriale. Kėtė ma sė miri e vėrteton fakti po tė dalėsh nė terren do tė shohėsh njė sistem ujitės plotėsisht tė shkatėrruar, njė mungesė e madhe pėr bujqit tė cilėt e kanė tė patjetėrsueshme qė tė bėjnė ujitjen e kulturave tė tyre bujqėsore nė kohėt ma tė nxehta, sidomos gjatė stinėn sė verės. Para disa vitesh Ministria e Bujqėsisė prej Fondeve tė Bankės Botėrore ndahu disa mjete pėr pėrmasimin e kėtij sistemi dhe financimin e linjave te reja nėpėr disa vendbanime ku jetojnė popullsia shqiptare, por kėto projekte u lanė pėr gjysmė dhe ato pak mjete qė u investuan shkuan kotė dhe nuk u vunė nė dobi tė bujqve”, potencon Gazmend Ristemi, ekonomist i diplomuar.

Ndėr shkaqet qė ēuan nė dezorganizimin e sipėrfaqe bujqėsore tė Fushės sė Pollogut, ekspertit tė bujqėsisė, Lulzim Fejzullai, ėshtė edhe rritja e numrit tė popullatės dhe si pasojė ndėrtimet e shumta tė objekteve tė banimit, duke ēuar kėshtu nė minimizimin e tokės pjellore. “Kėtu duhet tė pėrmendet edhe rritja e numrit tė popullatės, por edhe keq-menaxhimi i mbeturinave urbane, ku si pasojė kemi ndotjen e tokės pjellore dhe prodhime bujqėsore me metale tė rėnda, tė cilat bimėt i marrin direkt prej tokės. Rastin konkret e kemi me deponinė “Rusino”. Lė pėr tė dyshuar se kjo ėshtė njė strategji pėr ta bė tė varur kėtė popullatė pėr ushqim dhe uji. Kur e them kėtė, e kam parasysh faktin qė nė pjesėn tjetėr tė Maqedonisė funksionon ligji dhe toka pjellore ruhet me ligj. Prandaj faktori politik shqiptar duhet tė zgjohet nga gjumi dhe tė merr masa urgjente nė parandalimin e kėtij fenomeni”, nėnvizon Fejzullai.

Nė veēanti, fasulja e Fushės sė Pollogut ėshtė e kėrkuar nė tregjet e jashtme. Ekonomisti Gazmend Ristemi vėren qė fillimisht duhet tė rishikohen mundėsitė se cilat kultura bujqėsore nė tė ardhmen do tė ishin tė dobishme qė bujqit e kėsaj zone tė stimuloheshin nė kultivimin e kėsaj veprimtarie.

“Sė pari duhet tė analizohet toka nga ekspertė, si nga agronomėt ashtu edhe nga institucione bujqėsore se cilat kultura duhet tė mbjellėn mė sė shumti nė kėtė fushė dhe ato kultura nė nivel tė shtetit tė bėhen bimė industriale, me atė qė shteti tė ndajė premi pėr bujqit e kėsaj ane. Duhet tė investohet nė sistemin e ujitjes qė nė kohėt e stinės sė verės kur kėto kultura kanė nevojė tė vaditen, tė mos vjen deri tė tharja e tyre dhe bujqit tė mos mund tė arrijnė dot qė ta marrin profitin e tyre nga mundi dhe investimet qė kanė bėrė. Duhet qė me bujqit tė mbahen trajnime qė kulturat e tyre tė jenė konkurrente nė tregun e brendshėm dhe tė jashtėm dhe tė sigurohet plasman i sigurt. Sado pak duhet tė investohet nė rrugėt qė ēojnė deri te tokat e bukės, me ēka bujqit do tė pėrfitonin nė kohė dhe mjetet e tyre tė punės tė mos amortizoheshin skajshmėrisht”, shton Ristemi, i cili po ashtu potencon qė: “Duhet tė krijohen edhe kooperativa bujqėsore qė paracelat e lėna shkret nga ana e mėrgimtareve tanė tė bashkohen, me ēka do tė vinte deri te zvogėlimi i shpenzimeve dhe rritja e ēmimit tė produkteve bujqėsore”.

Rajoni i Pollogut me Agrobursė

Rajoni i Pollogut sė shpejti do tė ketė Agrobursėn e parė, e ngjashme me atė tė Strumicės. Kjo ėshtė paralajmėruar nga kryetari i Komunės Vrapēishtė, Bajram Kadriu, i cili ka theksuar se kjo agrobursė e ndėrtuar nė fshatin Negotinė, nė afėrsi tė autorrugės Gostivar – Tetovė, do tė jetė nė dispozicion tė grumbullimit tė prodhimeve bujqėsore dhe blegtorale tė komunave Tetovė, Gostivar, por edhe mė gjerė, duke pėrfshirė Dibrėn dhe Kėrēovėn. Agrobursa do tė jetė e vendosur nė njė hapėsirė prej 3 hektarė tokė shtetėrore, e cila deri tani shfrytėzohej si kullosa. Muajin e kaluar, Qeveria hapi tenderin pėr shitjen e kėsaj toke. Kryetari i Komunės sė Vrapēishtit theksoi se ka interes pėr hyrjen nė kėtė biznes tė njė kompanie turke.

Mungesat infrastrukturore

Mungesa dhe mos funksionimi i kanaleve pėr ujitje nė viset fushore, ėshtė ndėr problemet e shumta me tė cilat ballafaqohen bujqit e regjionit tė Pollogut. Ka tre vite qė kur ėshtė bėrė kėrkesa deri te Ministria e Bujqėsisė, por deri tani nuk ėshtė ndėrmarrė asnjė hap nė drejtim tė tejkalimit tė kėsaj problematike. Indiferenca dhe mosinteresimi i institucionit pėrkatės pėr tejkalimin e problemit qė ngulfat bujqėsinė nė kėtė pjesė tė regjionit, ka bėrė qė bujqit qė tė ndjekin alternativa tė tjera pėr tė zbutur sadopak gjendjen nė terren, madje dhe duke vetėfinancuar.

“Ka mė tepėr se tre vite qė kur ėshtė bėrė kėrkesa deri te Ministria e Bujqėsisė, por deri tani nuk ėshtė ndėrmarrė asnjė hap nė drejtim tė tejkalimit tė kėsaj problematike, pengesė kjo qė ndikon drejtpėrdrejt qė shumica e tokave bujqėsore tė mos punohen dhe tė mbeten tė pashfrytėzuara me vite tė tėra”, thekson Nevzat Abazi, kryetar i Bashkėsisė Lokale tė fshatit Vrapēisht, i cili po ashtu thotė qė ekipe tė Ministrisė sė Bujqėsisė kanė dal nė terren dhe janė njoftuar me gjendjen reale, por pėrveēse premtimeve gojore, nė terren nuk ka pasur asnjė lėvizje. Ai thotė qė kanalet janė jashtė funksionimit.

“Ne si bashkėsi lokale tė fshatrave tė Vrapēishtit, Zubovcės, Debreshit dhe Zdunjės, bashkė kemi kėrkuar nga ministria e bujqėsisė tė zgjedhim kėto problem. Tre vite mė parė, ekipe tė kėsaj ministri ishin kėtu dhe u njoftuan me problemet qė ballafaqohemi. Prej atėherė askush nga atje nuk ka ardhur mė tė pyes se ēka bėhet dhe ēka punohet kėtu. Fusha jonė diku 80 pėr qind mbetet pa u punuar, pėr shkak tė mungesės sė ujit", potencoi mes tė tjerash Nevzat Abazi,

Veēoritė e Fushės sė Pollogut

Ultėsira e Pollogut shtrihet nė drejtimin juglindje - veriperėndim, nė gjatėsi prej 55 km. dhe gjerėsi prej 8-10 km. Ka njė klimė gjysmė kontinentale, me verė tė ngrohtė dhe relativisht tė lagėsht, dimėr tė ftohtė dhe me dėborė, pranvera e vjeshta kanė reshje tė shpeshta. Pasi qė nga tė gjitha anėt ėshtė e rrethuar me male dhe pėr shkak tė shfaqjes sė rrymave ajrore tė ngrohta e tė ftohta, nė Fushėn e Pollogut vjen deri te shfaqja e procesit tė inversionit. Kushtet natyrore, siē janė: klima, relievi, pėrbėrja gjeologjike e tokės, kanė mundėsuar qė nė kėtė hapėsirė tė shfaqen shumė burime tė ujit tė rrjedhshėm, prandaj Tetova ėshtė njėri nga qytetet e rralla nė Maqedoni qė ka ujė tė pijshėm, ujė pėr nevojat e industrisė dhe pėr ujitje.

http://www.koha.mk/aktuale/10003.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.2.2012, 14:13   15
Citim:
Degradimi i tokės bujqėsore

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	toka-bujqesore.jpg
Shikimet:	798
Madhėsia:	115,0 KB
NNJ:	3471Humbja e tokave pjellore pėr qėllime jo bujqėsore ka kaluar nė dukuri nė Kosovė. Kjo problematikė, ndėrkaq, ėshtė vlerėsuar si njė ndėr sfidat kryesore mė tė cilėn pėrballen institucionet, por edhe shoqėria nė pėrgjithėsi.

Procesi i shkatėrrimit dhe dėmtimit tė tokės bujqėsore, sipas zyrtarėve tė institucioneve, paraqet problem shqetėsues pėr shkak se ajo ėshtė garancė pėr sigurimin e ushqimit nė tė ardhmen.

Viteve tė fundit ėshtė bėrė dukuri shkatėrrimi i tokave pjellore duke i pėrdorur ato kryesisht pėr ndėrtime shtėpish apo edhe pėr veprimtari tė tjera biznesi.

Ndryshe, ruajtja e tokave bujqėsore pėrcaktohet edhe me ligj, i cili thotė se ajo ėshtė “pasuri natyrore me interes tė pėrgjithshėm, prandaj duhet tė shfrytėzohet pėr prodhimtari bujqėsore dhe jo pėr qėllime tjera”.

Kryetari i Komisionit pėr Bujqėsi, Pylltari dhe Mbrojtje tė Ambientit, Nait Hasani, i tha Radio Kosovės se ligji nuk po gjen zbatim dhe se komunat janė shkelėsit mė tė mėdhenj tė ligjit.

“Tė gjitha komunat, pa pėrjashtim, kanė bėrė shkelje tė ligjit mbi tokėn bujqėsore. Sidomos, shkelje tė ligjit ėshtė bėrė nga komunat qė kanė qenė nėn sistemin e ujitjes dhe komosacion. Ne kemi kėrkuar qė tė mbrohet me ēdo kusht toka bujqėsore dhe komunat e kanė shkelė, e kanė mbindėrtu duke e shkatėrruar sistemin e ujitjes dhe bonifikimin e tokės duke e kthyer nė njė zonė industriale dhe madje, e cila tani shkakton edhe ndotje”, thotė Hasani.

Ndėrkohė, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Bujqėsisė, Adil Behramaj, tha se kjo ministri nė bashkėpunim me atė tė ambientit, janė duke e hartuar njė udhėzim administrativ me tė cilin duhet tė hartohen planet zhvillimore komunale e ku vend tė rėndėsishėm do tė zėrė ruajtja e tokave bujqėsore.

“Theksi kryesor do tė vihet tek planifikimi hapėsinor rural dhe si plan i fundit do tė jetė edhe zonimi i ndėrtimeve nė ēdo fshat. Ndėrsa, pėr ta parandaluar kėtė dukuri negative, ne si ministri do t`i propozojmė komisionit parlamentar qė ėshtė duke punuar nė kodin e ri penal, edhe futjen e njė neni pėr mbrojtjen e tokave bujqėsore”, tha Behramaj.

Kosova ka njė sipėrfaqe tė pėrgjithshme prej 10 mijė e 887 kilometra katrorė. Nga kjo sipėrfaqe, sipas zyrtarėve tė Ministrisė sė Bujqėsisė, tokė bujqėsore llogariten tė jenė 577 mijė hektarė, nga e cila, 500 deri nė rreth 1000 mijė hektarė shkatėrrohen brenda njė viti.

Degradimi i tokės bujqėsore, sipas tyre, rrezikon qė vendi ynė nė njė tė ardhme tė afėrt tė pėrballet me mungesė tė madhe ushqimi.

http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=154920
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.5.2012, 21:19   16
Citim:
Komisioni i Ligjeve miraton me votat e mazhorancės pr/ligjin pėr tokėn bujqėsore

TIRANE- Tė gjithė ata qė disponojnė certifikatėn e pėrdorimit tė marrė sipas ligjit 7501, mbi tokėn bujqėsore tashmė do tė marrin tapinė.

Por dhe ata qė e pėrdorin kėtė tokė prej 91-shit, e kanė qenė punėtorė tė ish ndėrmarrjeve bujqėsore, por nuk disponojnė certifikatėn e pėrdorimit, do tė kenė tė drejtėn e hipotekės.

Por shteti do tė konfiskojė tokėn qė fshatarėt e kanė marrė nė mėnyrė tė parregullt. Deri nė 10% tė sipėrfaqes qė u ėshtė shpėrndarė sipas 7501-shit, mund tė blihet me ēmimin e tregut, pas kėsaj shifre, konfiskohet. Ligji u miratua nė Komisionin e Ligjeve vetėm me votat e maxhorancės, ndėrsa opozita abstenoi.

Projektligji "Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin nr. 9948, "Pėr shqyrtimin e vlefshmėrisė ligjore tė krijimit tė titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore", i miratuar dje nė mbledhjen e qeverisė, "synon qė t'u lėshohen titujt e pronėsisė fermerėve qė kanė marrė toka nė zotėrim nga komisionet vendore, por nuk janė tė pajisur me hipotekė dhe pėr kėtė proces pėrgjegjės do tė jenė kryetarėt e kėshillave tė komunave".

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 09:07.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.