Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 23.12.2007, 16:16   1
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shkrim i cituar Rojtarėt e kishave nė Dardani


Citim:
Rojtarėt e kishave nė Kosovė
Mark Krasniqi - Gjurmė e gjurmime - Prishtinė 1979

Kisha e Deēanit ėshtė ndėrtuar rrėzė Bjeshkėve tė Nemuna, nė terrenin e fshatit Deēan, mu nė hyrje tė Grykės sė Deēanit, nėpėr tė cilėn rrjedh lumi Lumbardh, e rrethuar me pyje gėshtenjash e pishash, pėrmbi tė cilat ngrihen majet a larta e tė zhveshura tė Bjeshkėve tė Nemuna. Arkitekt i kėsaj vepre madhėshtore, qė u ndėrtua nė periudhėn prej vitit 1327-1335, ka qenė frati katolik Vita nga Kotorri.1

Kisha e Deēanit, qė gjendet e vetmuar midis pyllit, dhe ajo e Pejės, gjithashtu rrėzė maleve, kanė mbetur tė paprekura gjatė shekujve plot trazira, ndėrmjet popullėsisė shqiptare tė besimit musliman, gjatė atyre periudhave kur edhe kullat e trimave tė njohur sulmoheshin nga turqit, ose nga njerėzit e vendit qė merreshin me punė tė pamira. Kėtė priftėrinjtė dhe murgjit e shpjegojnė nė mėnyrėn e vet. Ata thonė se kėto kisha i ka ruajtur perėndia, e cila ka bėrė edhe ēudi tė ndryshme pėr mbrojtjen e tyre. Madje, sipas pėrrallave tė priftėrinjve, kėtė rol mbrojtės e kanė luajtur edhe skulpturat e mermerit tė luanjve pėrmbi portalin e kishės sė Deēanit, tė cilėt nė momentin kritik qenkan "ngjallur" e vėrsulur pėrmbi sulmuesit. Mrekulli tė tilla paska bėrė edhe shenjti Janiēije, padroni i Kishės sė Deēanit.

Pėr hir tė sė vėrttetės duhet cekur se edhe sulltani ka dhėnė disa urdhėra me tė cilat ndalohet ēdo sulm kundėr kishės sė Deēanit, nga kushdoqoftė. Mirėpo nė Rrafshin e Dukagjinit dhe nė viset e tjera tė Kosovės, shumė urdhėra e fermane tė sulltanit mbeteshin vetėm letėr. Popullėsia shqiptare nuk i kryente me rregull as detyrimet financiare ndaj perandorisė osmane; shpesh herė ēohej nė kryengritje etj, kėshtuqė njė urdhėr i sulltanit me tė cilin mbroheshin kishat nuk ka pasur kurrfarė efekti pėr sigurinė e tyre. Kėtė mbrojtje ato e kanė gėzuar nga fshatarėsia e thjeshtė.

Rojtarėt e kishave nė Rrafshin e Dukagjinit e nė Drenicė i quanin vojvodė tė kishės. Zakonisht familjen e tillė e zgjidhte fshati, ose fisi dhe kryefamiljarin ia prezentonin kryemurgut. Vojvoda ka pasur pėr detyrė qė, nė emėr tė fisit ose tė fshatit, ta mbrojė kishėn nė rast nevoje, duke rrezikuar edhe jetėn e vet. Nė kishėn e Deēanit vojvoda ka pasur edhe njė dhomė tė caktuar ku ai banonte e ruante ditė e natė. Kjo dhomė ka qenė e vendosur pėrmbi derėn e oborrit. Kur kėrcėnohej ndonjė rrezik kėtu bėnin roje disa vetė nga ky fshat. Pozita e vojvodės trashėgohej nga e njėjta familje, derisa mos ta ndėrronte fshati ose fisi.

Nė kishėn e Deēanit vojvodė ka qenė familja e Salih Rrustės (qė nė kohėn kur biseduam me tė , 1955, ishte 90 vjeē).
Tė parėt e Salih Rrustės dikur moti kanė jetuar nė Piprraj nė Mal tė Zi. Ata kanė qenė shqiptarė tė besimit katolik, kėshtuqė kanė rėnė nė konflikt me disa shtėpi malazeze, ku janė shkaktuar disa vrasje mes tyre. Pėr kėtė arsye kėta ikin para hakmarrjes dhe vendosėn nė Malėsi, diku ndėrmjet fiseve Gash e Krasniqe. Por edhe kėtu ngatėrrohen me komshi tė cilėt nuk i kanė pasur nė sy tė mirė ardhacakėt nė mesin e tyre. Edhe kėtu vrasin njė malėsor dhe detyrohen tė ikin. Me kėtė rast vijnė e vendosen nė Deēan, ku mė vonė braktisin fenė katolike dhe bėhen muslimanė. Sipas traditės kjo ka ngjarė para rreth 300 vitesh. Salihu i mban mend emrat e tė parėve si mė poshtė: Salihu (90 vjeē) - Rrusta - Dema - Uka - Isufi - Ibra - Hyseni - Caca - Kola.

Kisha e Deēanit shumė herė ka qenė nė rrezik, por ka shpėtuar nga plaēkitjet e djegia vetėm nė saje tė rojtarėve tė kishės e tė fisit Gash nė katundet pėrreth, duke lėnė edhe kokėn pėr mbrojtjen e saj, sepse kjo qysh me kohė gėzonte besėn e tyre. Nė vitin 1878 me mijėra familje shqiptare janė dėbuar pėrdhunisht nga vatrat e tyre nė Toplicė nga ushtria e pushteti serb. Me kėtė rast shumė shqiptarė janė vrarė, shtėpitė ua kanė djegur e pasurinė ua kanė plaēkitur. Pėrveē kėsaj, tė gjitha xhamitė janė bėrė rrafsh me tokė. Nė shenjė tė hakmarrjes, organet e pushtetit turk i kanė organizuar malėsorėt qė ta rrėnojnė kishėn e Deēanit. Ėshtė mbledhur njė numėr i madh njerzish pėr ta kryer kėtė detyrė. Mirėpo vojvoda i atėhershėm Rrustė Alija (babai i Salih Rrustės) thirri fisin Gash e shumė fshatra pėrreth, pa dallim fisi, qė ta mbrojnė kishėn. Ata u mblodhėn shpejt tė armatosur nė oborrin e kishės dhe u ēuan fjalė sulmuesve se pa luftė nuk do tė hyjė brenda dyerve tė kishės asnjė prej tyre. Duke parė se do tė derdhej gjaku, ata u tėrhoqėn dhe kisha shpėtoi nga shkatėrrimi i sigurtė. 2

Se me ē'fanatizėm e kanė ruajtur fshatarėt kishėn e Deēanit, shihet edhe nga njė shembull tjetėr. Me njė rast, njėfarė Zekė Syla prej Deēani ka vrarė njė tė afėrm tė vetin, - Mal Nimonin dhe vėllanė e tij, vetėm pse Mala ia paska marrė kapuēin njė nxėnėsi tė kishės.3

Kisha e Deēanit ka qenė nė rrezik, sidomos nė kohėn e kryengritjes sė parė serbe nė Serbi (1804). Vetėm nė saje tė mbrojtjes sė fshtarėve shqiptarė, me familjen e vojvodėve tė kishės nė krye, ky monument historik mbeti edhe nė ato momente kritike i paprekur nga askush. Atėherė iguman i manastirit ka qenė Haxhi Danillo. Kur plasi kryengritje nė Serbi, Danilloja e dinte se turqit do ta sulmojnė kishėn, prandaj lut shqiptarėt qė kėtė ta ruajnė edhe mė mirė se deri atėherė. Megjithatė, pėr ēdo eventualitet, ai shumė gjėra tė ēmueshme nga thesari i kishės i fshehi ndėr shqiptarė; nė disa raste kėto i jepte si peng pėr njė shumė tė hollash. Nė ato ditė pashai turk erdhi me ushtri nga Peja nė kishė dhe kėrkonte nga igumani tė holla pėr mbajtjen e ushtrisė turke; nė tė vėrtetė, ai donte ta plaēkisė manastirin. Mirėpo, shqiptarėt e bindėn se kisha ėshtė e varfėr dhe se para disa ditėsh igumani ka marrė tė holla hua edhe nga kėta. Kėshtu u largua pashai dhe kisha shpėtoi pa ndonjė tė keqe.4

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 25.2.2008 nė 14:43.

Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2007, 14:22   2
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Patrikana e Pejės gjithashtu ka shpėtuar pa u rrėnuar gjatė shekujve plot trazira nė saje tė padronėve tė vet nga Rugova. Ky regjion etnografik malor nė Bjeshkėt e Nemuna, pėrmbi Pejė, ka 13 fshatra, tė gjitha tė fisit Kelmend. Tė gjithė banorėt kanė qenė katolikė, kėshtu qė familjet e fundit kanė kaluar nė fenė muslimane aty kah dhjetėvjetshat e fundit tė sundimit turk. Por edhe pas kėsaj, rugovasit kanė vazhduar ta ruajnė kishėn e Pejės, ashtu si e kanė ruajtur vojvodėt atė tė Deēanit.

Historiani serb Stojan Novakoviē, i cili ka qenė nė Pejė mė 1889, me atė rast ka shėnuar disa tė dhėna edhe pėr vojvodėn e patrikanės sė Pejės. Veē tjerash ai thotė: "Shqiptarėt e Rugovės e zgjedhin mes veti eprorin qė duhet tė kujdeset pėr sigurinė e patrikanės, i cili quhet vojvodė i kishės. Atė qė e zgjedhin ia paraqesin igumanit tė manastirit tė Pejės, e ai ėshtė i detyruar qė ta pranojė atė qė zgjedhin ata vetė." Novakoviēi mandej thotė se rugovasit e ruajnė kėtė manastir tash 300 vjet. Nė ditėt e rrezikut gjithėmonė pėrforcohej roja, kėshtu, gjatė luftės ndėrmjet Serbisė e Turqisė mė 1876-1878, gjithėmonė kanė qenė te manastiri i Pejės 10 deri 15 rugovas tė armatosur. Ky autor tregon se mė 1889, disa serbė tė pasur nga Peja, tė cilėt, pėr raporte personale, ishin kundėr igumanit tė atėhershėm Sofronije, megjithėse ky gėzonte simpati tė madhe nė Pejė e nė rrethin e saj, e akuzuan kėtė te mitropoliti Milentije nė Prizren dhe kėrkuan qė kėtė ta heqin nga kjo pozitė, gjė qė ky e bėri. Kur dėgjuan pėr kėtė rast, rugovasit shkuan menjėherė te mutesarrifi i Pejės Halil-Pashė Mahmutbegolli dhe kėrkuan nga ky qė ta marrė nė mbrojtje Sofroniun, pėrndryshe Rugova do t'a mbrojė vetė ashtu si e ka zakon, si njeri tė mirė e tė ndershėm. Me kėtė rast ata ia tėrhoqėn vėrejtjen mutesarrifit se 400 shtėpi rugovase janė gati pėr luftė, ashtu siē kanė luftuar nė Deēan rreth manastirit. Pashai i thirri ata pasanikė serbė dhe u dha urdhėr qė menjėherė ta pėrmirėsojnė gabimin e tyre, gjė qė kėta bėnė. kėshtu nė saje tė rugovasve, igumani Sofronije u kthye pėrsėri nė pozitėn qė e kishte mė parė.5

Siē e ka thėnė edhe historiani Novakoviē, nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar (shek. 19 - shėn. im) nė Ballkan ka pasur trazira tė mėdha; kėto kanė ngjarė nė Kosovė sidomos pėr arsye tė ndjekjes sė shqiptarėve nga Toplica, Jabllanica e viset tjera prej Prokuple deri nė Nish gjatėluftės serbo-turke 1876-1878, tė vrasjeve tė shumta e tė djegies sė shtėpive tė tyre nga ana e ushtrisė e borxhezisė serbe. Jovan Haxhi Vasileviē shkruan se si nė atė kohė Imer Agush Aga, me fis Berishė, e kishte mbledhur fisin e vet dhe kėrkonte qė, pėr shkak tė dėbimit e vrasjes sė shqiptarėve nga Toplica e Jabllanica, tė bėhet hakmarrja nė serbėt e Pejės. Vasileviē veē tjerash thotė: "Kjo edhe do tė ngjante, sepse fisi Berishė ėshtė fis trim shqiptar, sikur mos ta kundėrshtonte kėtė parėsia e fiseve Gash e Krasniqe. Atėherė ėshtė caktuar Mehmet Zajmi, i pari i fisit mė tė fortė - Krasniqes, qė me shqiptarėt e vet tė patrollojė nėpėr mėhallėt serbe nė Pejė e nė fshatrat e rrethinės pėr t'i mbrojtur serbėt".6

Duket se patrikana e Pejės ka pasur kushte mė tė volitshme pėr sa i pėrket mbrojtjes, se manastiri i Deēanit, sepse pozita e saj gjeografike e bėn tė mundshme njė mbrojtje mė tė sigurtė. Patrikana e Pejės ėshtė fare afėr qytetit, ku sigurimi publik gjithėmonė ėshtė mė i madh se nė fshat, ndėrsa nė anėn e kundėrt tė saj menjėherė fillon Rugova, nėn patronazhin e sė cilės ka qenė kjo.

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 25.2.2008 nė 14:45.

Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2007, 14:23   3
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Vojvodė i patrikanės sė Pejės ka qenė shtėpia e Zhuj Veselit (Zhuj Rugova) nga vėllazėria Nikqi, nė fshatin Shtupel i Madh (Rugovė). Kjo familje ėshtė me origjinė tė lashtė nga rrethinat e Shkodrės. Tė parėt e saj janė vendosur nė Rugovė para mėse 300 vjetėsh. Ata kanė qenė katolikė, por duket se islamizmin e kanė pranuar mjaft herėt. Gjenealogjia e kėsaj familje ėshtė kjo: Rama (i lindur mė 1938) - Kapllani - Zhuji - Veseli - Muēa - Elezi - Rexha - Plaku, tė gjithė tė lindur nė Rugovė. Ata i kanė kushėrinjtė e tyre (Nikqėt), rreth 80 shtėpi, nė Rekė tė Allagės dhe nė Shtupel tė Madh nė Rugovė, pastaj nė Kralan dhe nė disa fshatra tė tjera nė fushat e Dukagjinit. Por kėta kanė njė numėr tė madh kushrinjsh tė tyre tė largėt nė Peshter (Sanxhak, rreth Tutinit, Sjenicės e Novipazarit), si psh nė fshatin Ugėl (rreth 100 shtėpi) ku quhen Plakiq (sipas tė parit tė tyre Plaku, qė e pėrmendėm pak mė parė nė gjenealogji. Nikqėt i kanė kushėrinjtė e tyre edhe nė disa fshatra tė tjera tė Sanxhakut si psh nė Devreē, Leskovė, ku ka edhe Shkrelė, tė cilėt me shumicė jetojnė nė fshatin Borovshticė (rreth 60 shtėpi), Naboj, Megjugur, dhe nė disa fshatra tė tjera nė mbarė rrafshnaltėn e Peshterit, ku popullėsia shqiptare nė kohėt e fundit flet gjithnjė e mė shumė serbisht se shqip, por e dinė se janė kelmendas dhe i ruajnė disa tradita kombėtare.

Sipas traditės, i pari i kėsaj shtėpie ėshtė emėruar pėr vojvodė tė patrikanės sė Pejės nga vetė veziri i Shkodrės.

Se sa me zell e kanė ruajtur rugovasit kishėn e Pejės, tregon vetė fakti qė shtėpia e vojvodėve i ka humbur disa meshkuj duke mbrojtur kėtė kishė, bashkė me rugovasit e tjerė. Kėshtu ėshtė vrarė mu nė derė tė manastirit Muē Elezi, nga familja e vojvodėve. Kryemurgu i atėhershėm e ka lagur dorėn nė gjakun e tij dhe kėshtu e ka vėnė shuplakėn nė mur pranė derės sė oborrit tė kishės. Kjo shenjė sėhtė ruajtur dhe ėshtė nderuar nga populli si totem deri para disa dekadash, ku lumi Lumbardh i ka rrėzuar muret e oborrit. Djali i Muēės, Veseli, gjithashtu ėshtė vrarė pranė kėsaj kishe nga njerėzit, tė cilėt nuk dėshironin tė ruhet e tė mbrohet kisha. Madje, edhe biri i Veselit, Zhuji (tė cilin kallogjerėt e quanin Sulo Vojvodiq) ėshtė vrarė duke mbrojtur manastitin e Pejės. Po kėtė fat e kanė pasur edhe tre djemtė e tij: Beka, Asllani e Kapllani. Ky i fundit ka qenė i ati i vojvodės sė tanishėm Ramė Kapllanit. Kėshtu vetėm prej kėsaj familje janė vrarė 6 meshkuj duke mbrojtur patrikanėn e Pejės, pėrveē rugovasve tjerė.

Kjo familje e vojvodėve dikur ka qenė familje e madhe patriarkale. Nė kohėn e Muēės e tė Veselit ajo ka pasur 53 pjestarė. Shumica e meshkujve tė kėsaj familje janė vrarė, ose pėr gjak ose duke ruajtur kishėn. Gjatė luftės sė dytė botėrore, mė 1941, mashkulli mė i vjetėr nė familjen e vojvodėve ka qenė Ramė Kapllani njėmbėdhjetė vjeēar. Meqenėse, nė kėtė kohė kisha kėrkoi pėrsėri ndihmėn e rugovasve, ata e kanė lėnė Ramėn nė manastir si vojvodė e pėrfaqėsues i Rugovės nė atė vend. Ky megjithėse ende fėmijė, ka qėndruar gjatė gjithė luftės, i armatosur nė manastir. Gjatė luftės nuk e ka sulmuar asnjė individ kishėn e Pejės, sepse dihej se do tė ēohej e gjithė Rugova pėr ta mbrojtur.

Mirėpo mė 1942, disa eksponentė politikė sė bashku me italianėt, pėrgatiteshin qė nė mėnyrė tė organizuar ta sulmojnė kishėn. Porsa dėgjuan rugovasit pėr kėtė qėllim, ata dėrguan te prefekti i Pejės njė delegacion, i cili kėtij ia shpjegoi se rugovasit shekuj me radhė e kanė ruajtur kishėn dhe se do tė ishte fyerje e madhe pėr ta nėse dikush e sulmon tash. Prandaj, nė rast se ngjan njė gjė e tillė, ata tė gjithė sė bashku do ta mbronin si gjithėmonė. Pas kėsaj, kurrkush nuk e merrte mbi veti njė pėrgjegjėsi pėr pasojat qė do t'i kishte sulmi eventual kundėr kishės. Mirėpo rugovasit pėr, ēdo rastėsi, qėndruan edhe dy ditė nė manastir, e pastaj u kthyen nė male tė tyre, duke lėnė aty njė roje mė tė fortė.7

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 12.8.2009 nė 16:13.

Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.12.2007, 20:45   4
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Kisha e Deviēit nė Drenicė gjithashtu i ka pasur vojvodėt e vet. Mbahet mend nga pleqtė se dikur nė kohėn e turqve, vojvodė i kėsaj kishe ka qenė njėfarė Behram Vojvoda. Tani nė fshatin Llaushė, afėr Serbicės, nė rrethinat e sė cilės gjendet ky manastir, ekzistojnė 15 shtėpi tė njė vėllazėrie qė quhen me njė emėr tė pėrbashkėt Vojvodė. Tė gjithė rrjedhin nga familja e vojvodėve tė vjetėr tė Deviēit, e cila gjatė kohės ėshtė rritur dhe ėshtė ndarė. Kėta i pėrkasin fisit Gash.

Sipas tregimit tė Avdyl Vojvodės, plak 70 vjeē (mė 1955) qysh moti e deri mė 1912 kishėn e Deviēit e kanė ruajtur nga 1 ose 2 meshkuj tė shtėpisė sė Vojvodėve. Prej vitit 1913-1915 kisha nuk ka pasur nevojė pėr mbrojtjen e popullėsisė shqiptare tė kėtyre viseve, pėr arsye se gjendja politike ka qenė e favorshme pėr manastirin, e shumė e vėshtirė pėr shqiptarėt. Mirėpo, mė 1916 e deri mė 1918, siē dihet, kjo gjendje ka ndryshuar, kėshtuqė kisha pėrsėri kėrkon mbrojtjen e vojvodėve, pėrkatėsisht tė popullėsisė sė Drenicės. Kėtu pėrmenden si vojvodė Avdyl Vojvoda, babai i tij Halimi, gjyshi Ajeti, stėrgjyshi Behrami etj. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore kisha e Deviēit nuk ka pasur vojvodė.

Vojvodėt e kanė pasur dhomėn e tyre nė konaqet e kishės. manastiri u ka dhėnė njėfarė shpėrblimi pėr rojėn qė bėnin aty. Nėse ruante vetėm njė njeri ai merrte 60 grosh nė muaj (1 dukat), por kur ruanin dy, kėtyre sė bashku u jepnin 80 grosh. Kėta rrinin nė manastir ditė e natė, prandaj nuk punonin asgjė nė shtėpi tė tyre.

Kah fillimi i shekullit XX, njėherė e sulmojnė pasurinė e kishės sė Deviēit, serbėt nga fshati Kijevė (krahina e Llapushės). Duke mbrojtur kishėn nga kėta, janė vrarė vojvodėt Sejdija e Delija, ndėrsa kushėriri i tyre Ajeti plagoset nė dorė. Mė vonė vojvodėt e marrin gjakun. Kur shkonin murgjėt pėr regjistrim ndėr besimtarėt, kėta i pėrcillte njėri nga rojtarėt e kishės, ndėrsa tjetri qėndronte nė Deviē.

Megjithėse edhe nė mbrojtje tė kėtij manastiri kanė dhėnė jetėn disa rojtarė tė tij, ka pasur mosmarrėveshje edhe ndėrmjet popullėsisė sė kėtushme nė lidhje me zgjedhjen e vojvodėve, konkretisht ndėrmjet fiseve Gash e Berishė. Por, megjithėse fshatarėt e Drenicės e kanė ruajtur dhe e kanė mbrojtur kėtė kishė me kohė, ajo, gjatė luftėrave ballkanike, dhe gjatė Luftės sė Parė Botėrore, e sidomos nė kohėn e sundimit tė Jugosllavisė borgjeze, e ka humbur kuptimin e njė shejtnoreje, prandaj edhe respektin e fshatarėve, dhe ka shėrbyer pėr qėllime tjera - si qendėr e organeve tė pushtetit e tė policisė. Kėshtu nė kohėn e Jugosllavisė borgjeze manastiri u shėndrrua pėr njė periudhė nė seli tė "naēallnikut" tė rrethit, nė burg e post-gjandarmėri. Kėshtu pra, kjo kishė, tė cilėn popullėsia e Drenicės e ka ruajtur e mbrojtur shekuj me radhė, tani u bė qendėr ku, po kjo popullėsi burgosej, torturohej, plaēkitej e vritej nga organet e pushtetit antipopullor qė kishte pėr qėllim t'i zhdukė shqiptarėt nga trualli i tyre.

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 22.1.2008 nė 20:31.

Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.1.2008, 20:31   5
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Si duket, vojvodėt e manastireve janė njė dukuri, njė institucion i llojit tė vet, qė paraqitet vetėm nė Rrafshin e Dukagjinit e nė Drenicė, tė paktėn nė njė formė tė kėtillė. Nė viset veriore tė Shqipėrisė e nė Mal tė Zi, me organizim tė jetės shoqėrore nė baza tė normave tė posaēme tė solidaritetit e tė kompaktėsisė nė ēdo pikėpamje, nuk ka pasur vojvodė tė kishave.

Nė Dukagjin e nė Drenicė nė kohėn e turkut ka pasur shpesh herė trazira e turbullira tė mėdha, sepse popullsia e kėtyre viseve kundėrshtonte urdhrat e shtypjen e pushtetit osman, kėshtu qė nė kėto anė kryengritjet e pėrleshjet kundėr organeve tė pushtetit e ushtrisė turke kanė zbėrthyer shumė herė me pėrmasa tė ndryshme.

Pėrveē kėsaj, tė gjitha kishat e kosovės gjenden midis popullsisė myslimane shqiptare, dmth midis njė elementi etnik qė nuk ka kurrfarė lidhjesh fetare me kėto. Nė vendet tjera ky fakt do tė mjaftonte qė kėto tė bėheshin rrafsh me tokė nė periudhat e gjata tė kushteve jo normale e tė vėshtira siē kanė mbretėruar gjatė shekujve nė Kosovė. madje edhe atėherė kur prej Kurshumlije e deri nė Nish me dhjeta xhami u dogjėn e u rrėnuan deri nė themel, e kur nė kėtė kohė (1876-1878) me dhjeta mija shqiptarė u dėbuan nga kėto vise, u torturuan e u masakruan, e ata qė shpėtuan u vendosėn nėpėr fshatrat e qytetet e Kosovės me familje tė tyre tė quajtura si muhaxherė, - edhe nė kėto kushte, shqiptarėt i ruajtėn kishat ortodokse nė Kosovė, duke dhėnė jetėn nė pragun e tyre. Madje ka pasur raste (si nė Deviē) kur rojtarėt shqiptarė e kanė mbrojtur kishėn edhe nga sulmet e serbėve, qė donin ta plaēkitnin.

Nga ana tjetėr, patriku i Pejės ka arritur qė, me ryshfet e dhurata tė mėdha, tė marrė prej sulltanit autorizime pėr tė mbledhur taksa tė ndryshme edhe nė popullėsinė katolike shqiptare tė Kosovės, tė Malit tė Zi e tė viseve tjera. Nė librin e historianit serb Jovan Radoniq ka shumė tė dhėna pėr terrorin e kishės ortodokse nė Kosovė e Mal tė Zi ndaj katolikėve shqiptarė, tė cilėt kanė qenė tė shtrėnguar qė tė kalojnė nė fenė ortodokse me shumicė ose nė atė myslimane, pėr tė shpėtuar, nga zullumi i klerit ortodoks me patrikun e Pejės nė krye.8

Tė gjitha kėto fakte kanė krijuar rrethana tė papėrshtatshme pėr angazhimin e shqiptarėve qė t'i mbrojnė kishat ortodokse nė kėto vise, kur atyre u kėrcėnohej rreziku. Por, megjithatė, ky angazhim ka qenė aq i madh, saqė njė gjė tė ngjashme nuk kemi pasur rastin ta konstatojmė nė vise tjera tė Ballkanit.

Ka pasur edhe nė vise tjera raste kur shqiptarėt i kanė mbrojtur kishat ortodokse serbe sipas traditės brez pas brezi. Pėr kėtė ka mjaft shembuj nga literatura, por edhe mė shumė nga terreni. Kėshtu nė Sanxhak sipas tė dhėnave nga ky terren tė etnografit se Petar Zh. Petroviē, shqiptarėt e atjeshėm i kanė ruajtur disa kisha ortodokse. Kishėn e njohur mesjetare Sopoqan, pranė burimit tė lumit Rashkė, e kanė ruajtur Nokiqėt nga Tvrdosheci i Poshtėm. Ahmet Hoxhiqi e ka ruajtur njė kishė-shpellė pranė fshatit Palevė. Elez Eleskoviēi e Avdyl Beriqi, qė tė dy nga fshati Ribariq, e kanė ruajtur gjithashtu kishėn-shpellė tė Sh.Pjetrit nė Crna Rekė (Koloshini i Ibrit). Etnografi Petar Petroviē e vė nė dukje faktin se tė gjithė kėta i kanė ruajtur kėto kisha pa kurrėfarė shpėrblimi.9 Pėr popullėsinė shqiptare tė Sanxhakut ka tė dhėna interesante nė veprėn e konsullit rus nė Sarajevė A. Hilferding kah gjysma e shekullit tė kaluar, e cila me kohė e ka humbur gjuhėn, por i ka ruajtur shumė tradita tė tjera kombėtare,10 ndėr tė cilat edhe botėkuptimet ndaj nderit e burrėrisė, qė kanė ardhur nė shprehje edhe nė lidhje me ruajtjen e kishave nė kėtė trevė. Familja e njohur e Boletinėve, rrethi i Mitrovicės, e ka ruajtur e mbrojtur kishėn Sokolicė afėr Mitrovicės dhe njė tjetėr nė fshatin Vraē.11 Nė rrethinat e Prizrenit ka pasur disa raste tė kėtilla. Kėshtu mė 1890 shqiptarėt nga fshati Zoqishtė e plagosin njė bashkatdhetar tė tyre nga fshati Pagarushė, duke e mbrojtur kishėn e popin, nga sulmet e tij nė Zoqishtė. Nė kronikėn e kishės sė Sh. Markut afėr fshatit Korishė nė Podgurin e Prizrenit, ėshtė shėnuar edhe kjo: "U dogjėn kthinat, u dogj libri i ligjdhėnėsit, edhe kishat do tė digjeshin sikur mos tė vraponin shqiptarėt, tė cilėt fikėn zjarrin".12

Tradita e ruajtjes sė kishave nga popullsia pėrreth tyre ėshtė mjaft e lashtė. Kanuni thotė: "Kisha shpatė e konop s'ka". Kjo do tė thotė se kisha nuk ka me ēka tė mbrohet. Pastaj: "Kush dhunon kishėn, dhunon famullinė. Nderėn e kishės e lyp famullija". Kanuni parasheh dėnime tė rėnda pėr ata qė i thyejnė kėto norma tė tij: "Kush e thyen kishėn, asht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robķ jashta Bajrakut. Fajtori - dorasi - bahet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupės. Vllaznija a fisi ma i afėrmi i bakeqit e blen tokėn e tij, e ēmimi i saj i shkon kishės sė thyeme".13 Po nė kėtė mėnyrė Kanuni mbron edhe famullitarin e pasurinė e tij.

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 25.2.2008 nė 14:51.

Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.2.2008, 15:05   6
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
---------------- (fusnotat)
1. Vladislav Petkoviē - Gjurgje Boshkoviē, Deēani, Beograd 1941.
2. Sipas kallėzimit tė vojvodės sė kishės, Salih Rrustės.
3. Arhimandrit Leontije Ninkoviē, Srpska Lavra Visokih Deēana, Pejė 1923.
4. Arhimandrit Deēanski Serafim Ristiq, Deēanski spomenici, Beograd 1864.
5. Stojan Novakoviē, Godishnjica Nikole Ēupiqa, Beograd 1889.
6. Jovan Haxhi Vasileviē, Pokret arnauta za vreme srpsko-turskih ratova 1876 i 1877-1878, Beograd 1905.
7. Sipas kallėzimit tė igumanit tė patrikanės sė Pejės Tadeja Shtrbulloviē, 1955 Pejė.
8. Jovan Radoniq, Rimska kurija i juzhnosllovenske zemlje od XVI do XIX veka, Beograd 1950.
9. Shėnimet e etnografit Petar Zh. petroviē, nga kėrkimet nė Sanxhak e Rashkė mė 1830.
10. A. F. Gilferding, Putovanje po Hercegovini, Bosni i Staroj Srbiji, Sarajevė 1972.
11. Tė dhėnat e Radosllav Pavlloviē, gjeograf, nga terreni mė 1939.
12. Panta Sreqkoviē, Sinan Pasha, Beograd 1865.
13. Shtjefėn Gjeēovi, Kanuni i Lekė Dukagjinit, Shkodėr 1933.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 09:35.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.