Kthehu   Kreu > D2 > D2L
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 9.1.2008, 14:24   1
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Lashtėsia e Ligjeve tė Maleve


Citim:
E drejta zakonore shqiptare ėshtė njė e drejtė popullore e pashkruar, e transmetuar brez pas brezi nga tradita gojore qė ka shėrbyer pėr rregullimin e marrėdhėnieve juridike gjatė shekujve nė vendin tonė. Ajo nuk ėshtė krijuar nga ndonjė person i vetėm, as nga ndonjė organ i vetėm legjislativ (parlament). Ashtu sikurse kėngėt, vallet, eposi legjendar, mitet, kultura materiale etj., ajo ėshtė krijuar gjatė shekujve nga populli, i cili ka derdhur nė tė filozofinė, mendėsinė dhe menēurinė e tij. E drejta zakonore shqiptare ėshtė njė monument juridik, madhėshtor dhe njė pjesė shumė e rėndėsishme e trashėgimisė kulturore tė popullit shqiptar.

E drejta zakonore iliro-shqiptare ėshtė shumė e lashtė dhe pėrbėn njė nga sistemet juridike mė tė vjetra tė Evropės. Udhėtarja dhe studiuesja e njohur angleze Miss Edit Durham, njė albanologe e shkėlqyer, ka thėnė se "Ligjet dhe kanunet qė i atribuohen Lekės, duket qartė se janė mė tė hershme se sa shekulli XV, pra se koha kur thuhet se ai ka jetuar. Ndoshta atyre ligjeve u janė bindur luftėtarėt e panjohur me armė bronzi qė dalin nga varrezat parahistorike".

E drejta zakonore ka vepruar nė mėnyrė tė vazhdueshme nė vendin tonė qė nga kohėt e lashta deri nė mesin e shek. XX. Institucione tė veēanta tė saj praktikohen edhe nė ditėt tona nė disa krahina tė vendit. E drejta zakonore nuk ėshtė ndonjė veēori e popullit shqiptar, ajo ka vepruar edhe nė shumė popuj tjerė tė Evropės e tė botės. Por pėr shkak tė kushteve tė veēanta historike nė Shqipėri, ajo jetoi gjatė, u pasurua me elemente tė reja dhe iu pėrshtat epokave tė tjera historike, edhe pse mbeti gjithmonė njė e drejtė e vjetėr, arkaike.

Shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare nė studimin "Eskili, ky humbės i madh", vė nė dukje se kjo e drejtė ėshtė pjesė e njė kodi tė lashtė ndėr-ballkanik, shumė e ngjashme me tė drejtėn e vjetėr helene nga koha e Homerit e deri nė lulėzimin e Athinės. Ngjashmėria shfaqet nė mjaft institucione tė vjetra qė pasqyrohen nė veprat e shkrimtarėve tė lashtė helenė, si nė tragjeditė e Eskilit etj. "Helenėt e humbėn herėt kodin e tyre tė lashtė - thotė Kadare - shqiptarėt e ruajtėn pėr njė kohė tė gjatė, deri nė Luftėn e Dytė Botėrore. Kjo nuk ėshtė shenjė merite dhe as shenjė prapambetjeje... Edhe iliro-shqiptarėt ndoshta do tė ecnin nė atė rrugė, po pushtimi romak qė kaloi nėpėr trojet tona nėpėr pėrrenj gjaku dhe urrejtjeje, luajti njė rol frenues. Ata parapėlqyen ta ruanin kodin e tyre, vėrtetė tė prapambetur nė krahasim me "jus romana", por qė sė paku e kishin tė tyrin... Njė mijė vjet mė vonė, kur Greqia dikur e ndritshme qė zhytur nė muzgun bizantin, kurse principatat dhe kontetė shqiptare, mė tė pėrparuara tashmė se ajo, me klimė dhe ligje evropiane, nė prag tė Rilindjes, nė ecjen e vrullshme drejt Perėndimit po e flaknin me siguri tė drejtėn e moēme, njė natė tjetėr e zezė, mė e errėta e tė gjithave, pllakosi grekė e shqiptarė bashkė, gjithė gadishullin e bukur e tė magjishėm tė arteve, nata osmane. Ishte e natyrshme qė pėrpara ligjit tė zymtė turk tė sheriatit, shqiptarėt t'i riktheheshin kanunit tė tyre mijėvjeēar ashtu siē qe, shkėmb i pagdhėndur mirė, i pėrgjakshėm vėrtetė, por dinjitoz nė tragjizmin e tij".
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.1.2008, 14:24   2
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
E drejta zakonore shqiptare e ka origjinėn e saj tė lashtė nga shoqėria fisnore, para-shtetėrore. Nė tė vėrtetė forma dhe pėrmbajtja e saj ja karakteristike pėr njė shoqėri pa shtet. Pas lindjes sė shtetit ajo bashkėjetoi me tė drejtėn shtetėrore. Nė shoqėrinė skllavopronare dhe nė atė feudale njė pjesė e sė drejtės zakonore u sanksionua nga shteti, pjesa tjetėr vazhdoi tė vepronte pavarėsisht prej tij.

Pas pushtimit osman tė Shqipėrisė, nė shumė krahina tė vendit u ri-gjallėruan format e lashta tė organizimit fisnor; bashkė me tė u gjallėrua dhe u pėrtėri e drejta zakonore shqiptare. Kjo ishte mė tepėr njė nevojė e popullėsisė vendase pėr tė mbijetuar, pėr tė ruajtur lirinė, gjuhėn dhe zakonet e veta, njė formė e kundėrshtimit dhe e qėndresės ndaj shtetit dhe sė drejtės sė huaj si dhe shprehje e autonomisė dhe e vetėqeverisjes. Disa krahina malore e ruajtėn kėtė autonomi deri nė fund tė pushtimit osman dhe u qeverisėn vazhdimisht nga kanunet e tyre tradicionale.

E drejta zakonore shqiptare ka evoluar vazhdimisht qė nga kohėt mė tė lashta deri nė ditėt tona, nė pėrputhje me kushtet historike, ekonomike e shoqėrore. Nė kėtė kuptim ajo ka ndjekur evolucionin e popullit tonė dhe kalimin e tij nga ilirėt tek shqiptarėt. Ajo ka regjistruar me besnikėri ēdo ndryshim dhe ėshtė bėrė shprehje e tipareve mė tė qenėsishme tė popullit shqiptar. Pėr kėtė arsye ajo ka karakter origjinal dhe kombėtar, me gjithė ndonjė ngjashmėri dhe ndikim nga tė drejtat e popujve tjerė.

E drejta zakonore shqiptare pėrbėnte njė sistem tė plotė juridik. Ajo rregullonte jetėn e njeriut nga lindja deri nė vdekje. brenda kėtij sistemi tė harmonishėm gjendeshin degėzimet mė kryesore tė sė drejtės, si normat me karakter statutor qė rregullonin mėnyrėn e organizimit tė shoqėrisė, norma tė sė drejtės familjare, civile, penale, procedurale. Pėr kėtė arsye ajo ėshtė quajtur si njė "kushtetutė e vėrtetė e shqiptarėve".

Kjo e drejtė kishte nevojė, sigurisht, pėr njė forcė shtrėnguese qė ta vinte atė nė zbatim. Nė mungesė tė shtetit dhe tė mekanizmit tė tij shtrėngues, e drejta zakonore shqiptare kishte pėrpunuar format e saj tė shtrėngimit qė ishin nė natyrėn e vet. Kėto forma ishin kolektive si: kuvendet, gjyqet e pleqve, forca e opinionit publik, si dhe individuale: gjakmarrja. "Gjaqet si pjellė e rendit gjinor - shkruan Kadare - janė njė dukuri e njohur nė mjaft popuj e nė mjaft pika tė globit tokėsor, madje shpesh tė largėta nga njėra-tjetra. Por, nė ndryshim nga shumė popuj tjerė, gjakmarrja te njė pjesė e ballkanasve, kryesisht te shqiptarėt, ka qenė pjesė e atij mekanizmi kushtetues qė rregullonte tėrė jetėn e tyre juridike, morale e filozofike.

E drejta zakonore shqiptare - Prof. Dr. A. Luarasi
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 17:42.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.