Kthehu   Kreu > D1 > Lėnda > Mjedis
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 10.1.2008, 10:20   1

Shkrim i cituar Ndotja/dėmtimi industrial i mjedisit


Ndotja e mjedisit si pasojė e veprimtarisė industriale.
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.1.2008, 10:21   2
sub674843
 
Citim:
Sarandė: Guroret, dėm i pariparueshėm pėr mjedisin dhe shėndetin
Mjedisi Sot Nr. 2261, dt. 09.01.2008

“Dy gurore ne afersi te Sarandes ne rrugen Sarande-Himare-Vlore dhe nje tjeter ne periferi te qytetit bregdetar, prej vitesh kane perbere nje problem serioz se pari per shendetin e banoreve perreth dhe per shkaterrimin e peizazhit turistik.

Kryetari i komune se Finiqit, Ziso Lluci, duke u prononcuar per agjencine mjedisore AJMMI-Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit, vuri ne dukej se “disa here kemi kerkuar me relacione zyrtare bllokimin e aktivitetit te dy guroreve ne afersi te fshatit Gjashte dhe Blerimas, por asnje here nuk eshte vene uji ne zjarr nga ana e strukturave shteterore si Ministria e Mjedisit, Prefektura dhe qarku i Vlores, Ministria e Brendshme etj.” Me tej kryekomunari shtoi: “Une nuk e kuptoj se perse iu perseritet leja e shfrytezimit dy subjekteve te mesiperme, te cilat prodhojne inerte duke krijuar ndotje galopante ne te gjithe rajonin perreth, deri ne Sarande”.

Nga ana tjeter perben nje habi fakti qe ndersa masterplani per Zhvillimin e Bregdetit Jugor te Shqiperise, pas nje procesi te gjate keshillimi me grupet e interesit ne Bregdet dhe publikun e gjere, po shkon drejt definimit te tij, pothuaj nuk eshte thene asnje togfjalesh per prezencen e guroreve faraonike aty ku nis realisht rruga turistike drejt bregdetit.”

http://www.mjedisisot.info/index.asp...u&cfare=ditore
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.1.2008, 14:20   3
sub674843
 

Shkrim i cituar Krujė: Banorėt e fshatrave protestė kundėr ndotjes


Citim:
Nr. 2267, E Enjte, dt. 17.01.2008

Banoret e fshatrave qe shtrihen prane fabrikes se cimentos ne Kruje kane protestuar sot ne mengjes, duke kerkuar marrjen e masave per reduktimin e ndotjes, qe krijohet nga aktiviteti i kesaj ndermarrjeje. Ata thone se ka tre vjet qe si pasoje e ndotjes dhe pluhurave te cimentos qe shperndahen ne ajer, nuk mbjellin dot asgje ne tokat e tyre.

Sipas tyre, edhe ndotja qe shkaktohet nga puna e TEC-it te kesaj fabrike dhe gazrat e ndryshme qe clirohen prej tij, jane nje kercenim serioz per jeten e tyre.

Pronari i fabrikes se cimentos, i kontaktuar nga mediat, tha se nuk mund te jape shpjegime per ato qe ai i quajti probleme private. Protesta e banoreve ka vazhduar per tre ore dhe gjate kesaj kohe ata kane bllokuar te gjitha akset rrugore drejt fabrikes se cimentos.

http://www.mjedisisot.info/index.asp...u&cfare=ditore
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2008, 11:03   4

Shkrim i cituar Kukės: Ndotet me kimikate liqeni i Fierzės


Citim:
18/04/2008 - 19:55

KUKES - Ujerat e liqenit artificial te Fierzes, prej mese nje jave jane ndotur duke u kthyer ne nje shqetesim per banoret e Kukesit, ndersa rrezikohet nje ndotje totale e tij ne gjatesine prej 70 km. Nga kontrollet e ushtruara nga specialiste te higjenes ne brigjet e ketij liqeni eshte verejtur nje rritje e ndjeshme e kimikateve te ndryshme, mallrave plastike e deri te mbeturina e mallra te skaduara farmaceutike.

Sipas pergjegjesve te Inspektoriatit te Shendetit ne kete qark, sasia e madhe e mbeturinave rrezikon jo vetem demtimin e flores dhe faunes se liqenit, veēanerisht te pasurise se peshkut, por rrezikon dhe jeten e banoreve pergjate brigjeve te liqenit, qe ne jo pak raste pa ditur rrezikun i grumbullojne ato per tregtim. Shqetesimi behet me i madh ne kushtet kur se shpejti ne brigjet e ketij liqeni nis sezoni i plazhit, qe edhe pse jo i organizuar frekuentohet shume nga banoret e zonave rreth tij.

Specialistet pohojne se situata eshte alarmante, ndersa kane kerkuar dizinfektimin e brigjeve te liqenit. Nga analizat e marra ne ujin e ketij liqeni ka dale se niveli i ndotjes eshte ne nje shkalle teper te larte dhe me pasoja per shendetin e njerezve.

Jashte kamerave ata kane deklaruar se do te kerkojne pezullimin e gjuetise se peshkut ne kete hapesire liqenore ne bashkepunim edhe me shoqaten e peshkatareve te Kukesit. Pjesa me e madhe e ndotjes ne ujerat e liqenit te Fierzes qe lag territoret e Kukesit, Hasit, Tropojes dhe Pukes, vjen permes lumit Drin i Zi, ku derdhen jo pak mbetje industriale nga Kosova
.

http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=19682
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2008, 11:05   5
allianz
 
UNMIK/EULEX Ylber International mendon pėr ju!
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2008, 14:09   6
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Edhe Hashim-Limajt e Ramush-Haradinajt e Fatmir-Kolat mendojnė pėr ne.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.6.2008, 12:36   7

Shkrim i cituar Tiranė: Pezullohet aktiviteti i 12 guroreve nė Dajt


Pas inspektimit tė bėrė pėr shkak tė ndotjes sė lartė tė shkaktuar nė mjedis, Ministria e Mjedisit ka pohuar se ėshtė pezulluar aktiviteti i 12 subjekteve qė punonin nė Parkun Kombėtar tė malit tė Dajtit mbi shfrytėzimin e gurit gėlqeror. Ndėrkohė qė ishte pėrcaktuar afati i fundit pėr lejimin e aktivitetit tė tyre fillimi i kėtij muaji, gjė qė nuk ėshtė marrė parasysh nga vetė subjektet, tė cilat nėpėrmjet aktivitetit tė tyre shkaktonin ndotje tė lartė nė mjedis. Pėrveē pezullimit tė aktivitetit, kėto subjekte janė ndėshkuar dhe me gjobat pėrkatėse, tė cilat variojnė nė bazė tė dėmit tė shkaktuar.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=51934
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.6.2008, 15:46   8

Shkrim i cituar Shkumbin: Ndotje katastrofike


Njė delegacion zyrtar i kryesisė sė Partive tė Gjelbra Evropiane, i cili ka vizituar qytetin e Shkumbinit, ka shprehur shqetėsimin pėr ndotjen e madhe tė kėtij qyteti dhe tė rrethinave. Gjatė takimit me drejtuesit vendorė, pėrfaqėsues tė kėtij delegacioni kanė deklaruar se gjendja mjedisore paraqitet katastrofike dhe se ndotja rrezikon mijėra banorė.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=39090
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.9.2008, 11:32   9

Shkrim i cituar Krujė: Ndotja e ajrit nga furrat, dhjetė pronarė nėn hetim


Prokuroria e Krujės vė nėn hetim dhjetė pronarė furrash gėlqerore, nga aktiviteti i tė cilave ėshtė shkaktuar ndotje e madhe e ajrit duke kėrcėnuar shėndetin e banorėve tė zonės.

Nė njė njoftim pėr shtyp tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, thuhet se kanė nisur dhjetė procedime penale ndaj subjekteve qė kanė ngritur kamina (gropa) gėlqerore nė rrethin e Krujės, ku gjatė djegies sė gomave tė makinave, sfungjerėve, etj, kanė shkaktuar ndotje tė mėdha, duke sjellė ndryshim tė cilėsisė sė ajrit, prishje tė disekuilibrit tė sistemit natyror, si dhe dėmtime nė shėndetin e banorėve tė komunitetit tė zonės. Nė kėto kushte, prokurori i rrethit, Florian Bonjaku ka firmosur nisjen e hetimeve pėr dhjetė pronarė furrash gėlqerore pėr veprėn penale tė “ndotjes sė ajrit”.

http://balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=42959
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.9.2008, 10:26   10

Vė re! Mbetjet dhe ndotja toksike


Citim:
Mbetjet toksike rrezik pėr popullatėn

Diku tė tėrheqin vėmendjen pirgjet e mėdha tė tyre e diku tjetėr pasojat qė ato kanė shkaktuar. Bėhet fjalė pėr mbetjet toksike qė gjendėn nė Shqipėri. Sasia e tyre vazhdon tė rritet nga dita nė dite dhe pasojat qė ato sjellin po i vuajnė shumė njerėz.

Kėto mbetje toksike u krijuan mė sė shumti si rezultat i ndėrprerjes sė prodhimeve nė degė tė ndryshme tė industrisė, pas viteve ‘90. Gjeneruesit kryesorė tė ndotjes sė mjedisit me kimikate kanė qenė industria kimike, industria metalurgjike, industria e naftės kimikatet e pėrdorura pėr plehėrime etj.

Njė pjesė e madhe e kėtyre mbetjeve pėr shkak tė vetive tė tyre toksikologjike janė klasifikuar si mbetje kancerogjene dhe shumė irrituese. Kėtu mund tė veēohen si lėndė tė rrezikshme mbetjet e cianureve, arsenikut, zhivės, etj. Por pėrveē demit qė i shkaktojnė mjedisit nė tėrėsi kėto mbetje pėrbėjnė njė rrezik shumė tė madh pėr banorėt qė jetojnė pranė vendeve ku janė depozituar.

Duke qene se jetesa nė Shqipėri po bėhet gjithmonė e mė e vėshtirė njė numėr njerėzish duke mos pasur njė strehė mbi kokė kanė bere njė zgjedhje tė rrezikshme, atė tė jetuarit nė ambientet e kėtyre ish uzinave. Pasojat e bashkėjetesės me mbetjet toksike mund tė jenė tė menjėhershme ose mund tė shfaqen pas shumė kohėsh, por njė gjė ėshtė sigurt qė kėta banorė rrezikojnė shumė duke jetuar pranė kėtyre zonave.

Me gjithė punėn e bėrė deri tani pėr pėrmirėsimin e situatės mjedisore, veēanėrisht nė ato zona ku mbetjet toksike janė mė shumė prezente situata nė kėto zona nuk ka pėrmirėsime, pėrkundrazi, po vazhdon tė rėndohet.

Nė gjithė Shqipėrinė gjenden tė depozituara afėrsisht 64 milion mbetje toksikė nė formė tė lėngshme dhe tė ngurtė. Vatrat me problematike nė vend janė uzina e Azotikut nė Fier, uzina e PVC-sė nė Vlorė, Porto Romano, nė Durrės, uzina e Baterive nė Berat, ku sasia e mbetjeve shkon nė 32 mijė ton.

Mbetjet toksike trajtohen njėsoj si mbetjet urbane

Po uzinat e mbyllura nuk janė mė i vetmi burim mbetjesh toksike nė vend. Ende pa u zgjidhur problemi i mbetjeve tė shkaktuara nga industritė e para 20 viteve, vendi po pėrballet me njė tjetėr burim ndotjeje.

Gjatė viteve tė fundit nė Shqipėri janė ngritur dhe funksionojnė shumė ndėrmarrje private tė cilat pėrbėjnė njė burim tė rėndėsishėm, pėr shkak tė sasisė sė konsiderueshme tė mbetjeve industriale qė gjenerojnė.

Industria e metalurgjisė sė hekurit nė Elbasan, industria ushqimore e pėrpunimit tė produkteve tė qumėshtit dhe mishit, industria tekstile, industria e pėrpunimit tė lėkurėve etj, gjenerojnė njė sasi shumė tė madhe mbetjesh. Por mbetjet e kėtyre industrive nuk trajtohen si mbetje industriale por pėrfundojnė nė vend depozitimet e mbetjeve urbane, pa ndonjė ndarje apo trajtim paraprak.

Kėtė problem e vėshtirėson edhe mungesa e landfilleve pėr mbetjet e rrezikshme. Zonat mė tė ndotura nė raportet e organizmave ndėrkombėtare si UNEP dhe UNDP qė kanė bėrė monitorimin e mjedisit shqiptar pėr kėto mbetje toksike tregohet njė rritje e numrit tė zonave tė cilėsuara si Hot-Spote mjedisore, ose zona tė ndotura me pėrbėrės kimik.

Kėto raporte kanė cilėsuar si zona tė ndotura ish PVC-nė e Vlorės, rafinerinė e naftės nė Ballsh, industrinė e nxjerrjes sė naftės Patos-Marinzė, ish uzinėn metalurgjike nė Rubik dhe Laē, metalurgjikun nė Elbasan. Kėto mbetje tė cilat janė rifuxho janė tė shpėrndara kryesish nė ish territoret e ish uzinave industriale, nė depo tė ndryshme tė vendit tė pa sistemuara, tė vendosura nė fuēi tė ndryshkura nė shumicėn e rasteve te paetiketuara, qė e bėn tė pamundur identifikimin e mbetjes.

Aktualisht situata nė vend ėshtė shume e rėnduar. Shifrat tregojnė pėr sasi tė mėdha mbetjesh toksike nė vend tė cilat gjenerohen ēdo vit, por asnjė masė nuk po merret pėr parandalimin.

Nė raportin vjetor tė Agjencisė sė Mjedisit dhe Pyjeve pėr vitin 2007 thuhet se gjenerimi vjetor i mbetjeve tė industrisė minerare shkon nė 120 mijė ton, ndėrsa mbetjet e industrisė sė naftės kapin shifrėn 690 mijė ton nė vit. Nė total nė tė gjitha degėt e industrisė qė aktualisht funksionojnė nė Shqipėri gjenerohen 808 mijė ton mbetje nė vit.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=78796&It...
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.9.2008, 10:59   11

Shkrim i cituar Shkumbin: Qyteti pre e sėmundjeve, ultimatum kompanisė turke "Kurum"


Ndotja e Metalurgjikut alarmon drejtuesit e komunės se Bradasheshit. Gjatė 15 viteve tė fundit nė kėtė zonė 20 banorė kanė gjetur vdekjen nga sėmundjet kanceroze qė shkaktohen nga ndotja, ndėrsa situata nuk ėshtė zgjidhur edhe pas disa pėrpjekjeve tė mėparshme. Madje ndotja nė qytetin e Shkumbinit nė jo pak raste ka sjellė edhe probleme gjenetike nė njerėz e kafshė.

Pėr kėtė arsye komuna e Bradasheshit i ka dhėnė ultimatum firmės turke "Kurum" qė brenda muajit dhjetor tė kėtij viti tė vendosė filtrat e pastrimit, nė tė kundėrt i bllokohet aktiviteti.

http://www.kohajone.com/html/artikull_30826.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.10.2008, 21:22   12

Shkrim i cituar Shkumbin: Pezullohet veprimtaria e turkes "Kurum" pėr ndotje tė mjedisit


Kompania turke detyrohet tė mbyllė furrat deri nė instalimin e impianteve tė pastrimit tė ajrit

Furrat e shkrirjes sė kompanisė turke "Kurum International" kanė ndalur punėn. Dje, janė stakuar tė gjitha uzinat dhe linjat e veēanta tė prodhimit industrial, pėr shkak tė montimit tė impiantit modern tė thithjes sė gazrave nė atmosferė.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=52040
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.11.2008, 00:37   13

Shkrim i cituar Korēė: Fabrika e regjjes sė lėkurėve po ndot rėndė mjedisin


Fabrika e regjjes sė lėkurave nė Drenovė rrezikon shėndetin e banorėve tė Korēės. Kimikatet qė derdhen nga kjo fabrikė, ndotin ujin e lumit Drenicė dhe njėherazi dėmtojnė bimėsinė e blegtorinė e gjithė zonės sė Fushės sė Korēės.

Alarmi i banorėve tė fshatit Drenovė, por edhe tė njė pjese periferike tė qytetit tė Korēės vuri nė lėvizje disa institucione lokale. Banorėt ankoheshin pėr erėn e rėndė qė mbante vendi. Gjatė verifikimit tė kryer nga ana e institucioneve kompetente, rezultoi se pronari i saj, Vangjel Dadi kryente kėtė veprimtari pa licencė. Ai ishte i pajisur me njė licencė pėr fabrikė kėpucėsh dhe jo pėr regjjetė lėkurave.

Kryetari i Komunės Drenovė Flamur Sala, bėri tė ditur se tė gjitha fshatrat ku
kalojnė ujėrat e lumit tė Drenicės rrezikojnė ndotjen. Era e qelbur qė pėrhapet nė kėto zona, fillon qė nga ura e lumit Drenicė, ku derdhen mbeturinat e lėkurėve sė bashku me kimikatet e fabrikės. Banorėt e zonės, duke u ndjerė tė rrezikuar pėr shėndetin e tyre, disa herė kanė protestuar. Drejtoria e Shėndetit Publik, pas analizave tė kryera tė ujėrave tė Drenicės dhe tė kanalit tė Gjanēit, prej nga merret uji pėr vaditje tė fermerėve tė Fushės sė Korēės, ka arritur nė konkluzioninse uji ėshtė me ndotje tė rėndė dhe dėmton shėndetin e njerėzve dhe tė kafshėve.

Njė komision i posaēėm vendosi pezullimin e fabrikės qė mė 13 nėntor 2008. Por edhe pse kanė kaluar pesė ditė nga marrja e kėtij vendimi, fabrika vazhdon tė punojė normalisht. Komuna Drenovė nė bashkėpunim me Drejtorinė e Bujqėsisė, degėn e Tatim Taksave dhe Agjencinė Rajonale tė Mjedisit ka lėshuar njė procesverbal sipas sė cilit, fabrika duhet tė ndėrpresė aktivitetin e saj tė paligjshėm.

Kryekomunari Sala, bėri tė ditur se vendimi pėr ndėrtimin e kėtij objekti
mban datėn 9 qershor 2005, por prodhim kėpucėsh e jo.regjjen e lėkurėve.

Tashmė lumi i Drenicės ka marrė ngjyrė tė bardhė nga kimikatet dhe acidet, me tė cilat punon fabrika. Ato lėshojnė erė tė keqe qė ndihet jo vetėm
nė Drenovė, por edhe nė lagjet jugperėndimore tė Korēės dhe nė fshatrat poshtė saj. Ndėrkohė, uji i lumit, qė pėrdoret nga fermerėt pėr ujitjen e tokave tė mbjella, ka dėmtuar njė pjesė tė prodhimeve dhe vazhdon tė rrezikojė
me helmim tė mundshėm blegtorinė e tyre.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=21574
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.4.2009, 16:45   14
Citim:
Fushė-Krujė: Lėndė plasėse nė fabrikėn e ēimentos

Persona ende tė paidentifikuar kanė vendosur njė sasi lėnde plasėse nė fabrikėn e re tė ēimentos nė Fushė-Krujė. Ngjarja ka ndodhur nė orėt e vona tė natės, por ende nuk ka tė dhėna pėr autorėsinė. Sipas burimeve policore, mėsohet se sasia e lėndės plasėse ka qenė e vogėl dhe ka shkaktuar vetėm dėme materiale.

Njė nga pistat nė tė cilat po hetohet ėshtė ajo e njė konflikti tė mundshėm mes banorėve dhe pronarėve tė fabrikės. Kjo nisur nga kundėrshtimi i banorėve dhe protestat qė kanė bėrė disa herė pėr ndotjen lartė dhe zhurmėn e fabrikės.

http://www.shekulli.com.al/2009/04/18/fushe--kruje-eksploziv-fabrikes-se...
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2009, 14:22   15

Shkrim i cituar Shkumbin: Arrestohen 2 turq tė "Kurum"-it


Policia shkumbinase ka ndaluar dy shtetas turq, punonjės tė firmės turke tė prodhimit tė ēelikut “Kurum International” pasi akuzohen pėr veprat penale tė falsifikimit tė dokumenteve pėr mashtrim dhe korrupsion pasiv me vjedhje rreth 150.000 euro.

http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=36803
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.5.2009, 00:25   16

Shkrim i cituar Urė-Vajgurore: Ndotje nga fabrika e asfaltobetonit


Prodhimi i asfalto-betonit gjatė tė cilit ēlirohet nė natyrė gaz me erė tė rėndė, mėsohet tė jetė shqetėsimi i ditės pėr banorėt e lagjes “18 Tetori” nė Urėn Vajgurore. Fabrika ndodhet nė largėsi rreth 500m nga pika mė e largėt dhe vetėm 200m nga pika mė e afėrt e lagjes, duke u bėrė kėshtu problem serioz pėr shėndetin e banorėve.

Nė lidhje me kėtė ka reaguar dhe Agjencia rajonale e Mjedisit. Drejtori i saj, Ajet Veleshnja, ka pohuar se subjekti ka leje mjedisore, por nuk ka kryer asnjė monitorim tė shkarkimeve nė ajėr. Veleshnja pohon se subjekti ka qenė vazhdimisht nėn vėzhgim dhe i ėshtė kėrkuar pronarit plotėsimi i kushteve mjedisore, madje ėshtė penalizuar dy herė me gjoba 30 dhe 50 mijė lekė.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=59067
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.6.2009, 23:40   17

Shkrim i cituar Vlorė: Derdhen mbeturina hidrokarburesh nė det


Njė sasi e konsiderueshme solari ėshtė derdhur mbrėmjen e djeshme nė detin ndanė Pyllit tė Sodės, duke ndotur nė njė pjesė tė madhe bregdetin e Vlorės. Policia ka identifikuar si autorė tė kėsaj ndotje mjedisore firmėn “Arkand Xhunior SHPK” me administrator shtetasin Genis Mėhilli, 39 vjeē banues nė Vlorė. Ai ėshtė ndaluar sė bashku me dy shoferė tė firmės, shtetasin Florian Meēi dhe Mikel Gjini, nė ambjentet e policisė.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kėta shtetas kanė derdhur nė mėnyrė tė qėllimshme sasinė e solarit. Sipas policisė mbetjet e naftės u shkarkuan fillimisht nė vendin e quajtur “Kanali i Motorrit” pėr t’u pėrhapur mė pas nė det.

Uniformat blu kanė bllokuar 4 autobote, me tė cilėt njė natė mė parė u krye derdhja e hidrokarbureve nė kėtė zonė.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=5329
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.6.2009, 02:01   18
Citim:
Kjo firmė ka marrė mbetje nafte nga anija "Guildo" dhe i ka shkarkuar nė mėnyrė tė paligjshme nė kanalin qė lidh hidrovorin me detin, duke shkaktuar njė dėm tė madh mjedisor. Janė bllokuar 4 autobote, tė cilat kanė kryer derdhjen e hidrokarbureve (naftė e vaj) tė anijes.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kėta shtetas kanė derdhur mbetje nafte nė mėnyrė tė qėllimshme pėr tė shkaktuar njė dėm mjedisor.

Mbi kėta shtetas rėndon akuza e ndotjes sė ujėrave e kryer nė bashkėpunim, parashikuar nga nenet 203 e 25 tė Kodit Penal".

http://www.shekulli.com.al/2009/06/0...-e-vlores.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.6.2009, 03:16   19
Citim:
Fushė-Krujė: Banorėt nė protestė tė re kundėr fabrikės sė ēimentos

Banorėt e dy fshatrave Zallė dhe Kadias nė Fushė-Krujė kanė protestuar sėrish ndaj ndotjes qė sipas tyre vazhdon tė shkaktojė fabrika e ēimentos nė afėrsi tė fshatrave.

Mėngjesin e sotėm ata kanė bllokuar rrugėn hyrėse drejt fabrikės, duke mos lejuar asnjė automjet tė hyjė nė mjediset e brendshme. Si pasojė dhjetra makina tė fabrikės kanė mbetur pėr orė tė tėra tė bllokuara.

Banorėt e Zallės dhe Kadiasit kėrkuan mbylljen e veprimtarisė sė fabrikės, pasi tymi dhe gazrat e lėshuara nga TEC-i i saj shkaktojnė ndotje tė ajrit, dėmtim tė shėndetit dhe tė tė mbjellave.

Banorėt pohojnė se firma qė operon fabrikėn u kishte premtuar atyre, banesa nė zona tė tjera dhe kompesim nė para pėr barnat qė blejnė si pasojė e problemeve shėndetėsore prej ndotjes nė mjedis.

http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=38455
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.6.2009, 03:10   20

Shkrim i cituar Fushė-Kruja, e para bashki qė merr kredi tregtare


Citim:
Fushė-Kruja, e para bashki qė merr kredi tregtare

Vitin e kaluar, me asistencėn e Agjencisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Ndihmė Ndėrkombėtare (USAID), qeveria miratoi njė ligj qė i lejon pushtetit vendor tė emetojė borxh publik.

Me ndihmėn e USAID, Bashkia e Fushė-Krujės arriti tė paraqesė njė bilanc tė besueshėm dhe njė plan biznesi fizibėl te bankat, ku siguroi njė kredi prej 100 milionė lekėsh. Kredia, e cila ka njė interes prej bono thesari 6-mujore plus 3.08 pėr qind, do tė shlyhet nė tetė vitet e ardhshme.

E kolateralizuar me shpenzimet qė Bashkia e Fushė-Krujės pėrdor pėr investime, kredia do tė pėrdoret pėr tė ndėrtuar njė unazė tė jashtme nė veri tė qytetit, rrugė qė do tė lidhė rrugėn e vjetėr tė veriut me superstradėn Tiranė-Lezhė.

Unaza e re do tė heqė trafikun e mjeteve tė rėnda nga qendra e qytetit, pėrfshirė edhe mjetet e fabrikės sė ēimentos e atė tė tullave, qė gjė do tė krijojė njė qendėr qyteti mė tė banueshme, mė pak tė rrezikshme e mė pak tė ndotur. Nė rast se Bashkia e Fushė-Krujės pėr ndonjė arsye nuk arrin tė shlyejė kredinė, atėherė Ministria e Financave do ta shlyejė pėr tė.


Decentralizimi

"Huaja e parė tregtare pėr njė njėsi vendore pėrfaqėson njė gur themeli pėr procesin e decentralizimit nė Shqipėri", - u shpreh drejtoresha e misionit tė USAID, Roberta Mahoney.

"Ky ishte njė projekt shumė fizibėl dhe ne jemi tė lumtur qė po e financojmė", - tha drejtori i BKT, Pekhan Isipek.

USAID prej vitesh pėrpiqet tė ndihmojė nė decentralizimin e pushtetit nė Shqipėri, ku pothuajse i gjithė pushteti i takon qeverisė qendrore. Vetėm 5 pėr qind e taksave qė paguajnė shqiptarėt menaxhohen nga pushteti vendor. Pėr pasojė, bashkitė dhe komunat detyrohen t‘i drejtohen qeverisė qendrore pėr tė kėrkuar financime edhe pėr projekte me pėrmasa tė papėrfillshme.

Deri mė sot, nuk ėshtė diskutuar nė asnjė rast qė bashkitė dhe komunat tė menaxhojnė njė pjesė mė tė madhe tė taksave, por me ligjin e ri pėr huamarrjen e pushtetit vendor, bashkitė dhe komunat do tė kenė tė drejtė tė dorėzojnė atė qė i mbetet nga tė ardhurat pas shlyerjes sė pagave si peng nė banka pėr tė kėrkuar kredi. Teorikisht, kreditė mund tė pėrdoren si levė financiare duke sjellė mė shumė biznes, por nė rast se projektet e financuara me kredi rezultojnė tė gabuara, bashkitė rrezikojnė tė kalojnė shumė vite pa asnjė lek pėr investime.


Projekti i Fushė-Krujės

Ndryshe nga shumė qyteza tė Shqipėrisė, Fushė-Kruja i gėzohet fabrikės sė ēimentos, e cila paguan 22 milionė lekė taksa vendore nė vit. Tė ardhurat e bashkisė janė 162 milionė lekė, gjysma e tė cilave furnizohen nga granti i kushtėzuar i pushtetit qendror. Investimet janė 22-23 milionė lekė nė vit, ose aq sa janė edhe taksat e paguara nga fabrika. Kėto para do tė pėrdoren gjatė viteve tė ardhshme pėr tė paguar kredinė e marrė nė bankė.


http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=65671
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 00:27.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.