Kthehu   Kreu > D1 > Punishte
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 22.2.2008, 22:10   1
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Vė re! Kishat shqiptare nė Dardani


Na duhet tė listohet kėtu literatura qė merret me kėtė ēėshtje qė nga vitet e para tė krishterimit e deri sot qė tė kemi njė skelet pune pėr mbledhje faktesh pėr historinė e kishave shqiptare nė Malėsi dhe Dardani, por kryesisht nė Dardani pėr momentin.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.8.2009, 16:37   2
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Nė librin "Vendbanimet e Kosovės - Drenica" tė autorit Dr.Jusuf Osmani, ka tė dhėna pėr kishat nė trollin e Drenicės. Po jap tė dhėna selektive vetėm sa i pėrket kėsaj ēėshtje, sipas fshatrave:

Citim:
Abria e Poshtme - ka mikro-toponime si Arat e Kishės, Lugu i Kishės, Kroni i Kishės, e sipas popullit, aty ka qenė njė kishė e moēme.

Aqarevė - mikrotoponimet Kisha, Kroni i Kishės, Kodra e Kishės.

Lubavec - nė vendin Vojtesh janė vėrejtur gjurmėt e njė kishe dhe varreza tė moēme qė janė parasllave.

Baks - mikrotoponimet Kisha, Lugu i Kishės.

Ēirez - nė vendin e quajtur Arat e Kumbullave, ka ekzistuar njė kishė parasllave, ēelėsi i tė cilės ėshtė gjetur. Afėt atij vendi janė gjetur enė tė ndryshme tė qeramikės, unazė ari etj.

Prellofc - mikrotoponimet Te Kisha, Lugu i Kishės, Jazbinat e Kishės, Livadhe tė Kishės.

Izbicė - Nė vendin Prroni i Kishės janė zbuluar themele tė shtėpive, enė tė ndryshme etj. Ėshtė zbuluar njė varr me disa vegla pune, si shata, sėpata, myhyrė (unazė gishti) etj. Nė lagjen Xhemaili gjenden themelet e njė kishe iliro-shqiptare.

Kastėrrci - mikrotoponime Kisha (ėshtė gjetur gur mermeri me mbishkrim, vendasit thonė "pej kohės sė rimit"), Kisha (kisha e dytė pranė Starasellės). Nė vendin Kryqar janė gjetur gurė me mbishkrime latine, por janė marrė nga pushteti i Mbretėrisė jugosllave. Nė kėtė vendbanim janė ruajtur themelet e njė kishe. Nė vendin Harmoē, tani mal ku ėshtė njė pėrrua dhe njė burim, poashtu janė gjurmėt e njė kishe tė vjetėr.

Klinė e Epėrme - mikrotoponime Bregu i Kishės, Kroni i Kishės, Ara te Kisha etj. Nė vendin Grahod, mbi fshat nė pjesėn perėndimore ekzistojnė gjurmėt e njė kishe, vreshtave tė saj si dhe janė zbuluar varreza me skelete.

Klinė e Mesme - nė pjesėn perėndimore tė fshatit janė gjetur themelet e njė kishe parasllave.

Klinė e Poshtme - Nė vendin Illovicė, mbi rrugėn nė drejtim Skėnderaj-Klinė e Epėrme, sot, ku ėshtė pompa e benzinės, janė gjetur disa varreza tė vjetra dhe njė gur me kryq karakteristik, tė dekoruar edhe me kryqa tė tjerė nė skaj tė kryqit tė madh.

Klladėrnica - Nė lagjen e Lafitajve ka gjurmė tė njė kishe tė vjetėr. Kishė tė vjetėr ka edhe nė lagjen e Llullakėve, qė ndryshe e quajnė Kisha e Shkive, vend nė tė cilin janė gjetur antikitete tė ndryshme. Po ashtu nė lagjen Mulaj ishte kisha parasllave, gjurmėt e sė cilės gjendeshin deri vonė.

Kopiliq i Epėrm - mikrotoponime Ara e Kishės,

Kopiliq i Poshtėm - mikrotoponime Cėrkvishtat, Kisha e Bahorit, Bunari i Kishės sė Bahorit. Nė vendin Kisha e Liroviēe janė gjetur themele shtėpish, dhe gurė tė bardhė mermeri me mbishkrime tė lashta. Nė vendin Vakafi, gjatė lėvrimit tė tokės dalin eshtra kufomash, themele shtėpish, e vendėsin kanė gjetur njė kryq prej gurit. Duhet theksuar se edhe sot qkzistojnė themelet e Kishės sė Millesh Kopiliqit nė Llokme (nė mes tė fshatit), Kisha e Rimlanėve nė mahallėn e Kurullėvem aty edhe sot dalin themele tė shtėpive dhe gjurmė tjera. Nė popull flitet se nė Bunarėt e Ilirėve nė Kurull, janė fshehur dukatėt qė tė mos t'i binė nė dorė armikut.

Kotorr - ka ekzistuar njė kishė e vjetėr afėr Gradinės. Nė shtesėn e relacionit tė arqipeshkvit Pjetėr Karagiqit tė vitit 1725, shkruan se nė qytetin e Pejės, misionar apostoli ėshtė don Ndre Braēani, misionit tė cilės i takon edhe fshati Cottori me 4 shtėpi e 20 anėtarė besimtarė katolikė. Duhet theksuar se nga viti 1846 e mė vonė nė kėtė vendbanim u vendosėn disa familje tė quajtura serbe, tė fiseve Kelmend, Shalė, Gash, Kuē, etj. tė ardhura nga fshatrat e tjera tė Kosovės dhe tė Malit tė Zi. Mirėpo shihet qartė se ato ishin sllavizuar dhe kishin marrė mbiemra sllavė Petroviē (Kelmend), Gjokoviē (Kuq), Kandiq (Gash), Tusiq (Gash), Rakiqeviē (Kuq), Jokoviē (Shalė).

Krasaliq - mikrotoponime Kodra e Kishės, Lugu i Kishės, Kroni i Kishės. Nė vendin Lugu i Kishės nė lindje tė fshatit janė gjetur kafka njerėzish, ēka dėshmohet pėr varreza tė vjetra.

Kuēica - nė vendin e quajtur Te Kisha, gjenden themelet e njė kishe ilire ose bizantine.

Leēina - mikrotoponime Arat e Kishės, Kisha e Dragėve (kėtė kishė e kanė ruajtur gjithėmonė banorėt shqiptarė tė lagjes sė afėrt Dragaj), Kisha e Tolės, Kroni i Kallugjerit, Ndėrkisha. Nė lagjen Dervishaj ka ekzistuar njė kishė e vjetėr parasllave tė cilėn e kanė pėrvetėsuar serbėt. Kėshtu qė kryqin e saj shumė kohė e kanė ruajtur banorėt shqiptarė nėpėr drithnik (nė shtėpinė e Rrustem Hazirit) pėr bereqet, por pushteti serb, nė vitin 1981 ua ka marrė. Edhe nė lagjen e Dragajve. nė njė luginė me shumė kroje, gjendej njė kishė parasllave, e afėr saj ka varreza tė vjetra por tė pastudiuara. Sipas njė burimi ka qenė njė kishė e vogėl shumė mė e vjetėr se manastiri i Deviēit, pėr tė cilėn konsiderohet se mė parė ka qenė kishė katolike (shqiptare). Kėtu ėshtė gjetur njė kryq i madh, i stolisur me flori, tė cilin fshatarėt e kanė ruajtur me xhelozi. Kur banorėt e Kollashinit e rrėmbyen kėtė kryq, shpėrtheu konflikti i armatosur, nė tė cilin u pėrzinė edhe shqiptarė tė tjerė nė anėn e bashkėvendasve tė tyre dhe e kthyen kryqin nė kishėn e vogėl. Rrėnojat janė tė kishės sė Shėn Gjonit, tė shek. XIV.

Rakinica - mikrotoponime Ara e Kishės, Bunari i Kaurrit, Zabeli i Prekut, Kryqi i Popit, Varret e Kaurrėve. Nė vendin Ara e Kishės nė perėndim, ka varreza tė lashta. Nė shtesėn e relazionit tė arqipeshkvit Pjetėr Karagiqit tė vitit 1725, shkruan se nė qytetin e Pejės misionar apostoli ėshtė don Ndre Braēani, tė cilės i takon edhe fshati Rachinizza me 5 shtėpi dhe 20 anėtarė besimtarė katolikė.

Llausha - kah manastiri i Deviēit gjenden gjurmėt e njė vendbanimi tė vjetėr, gjyteti i quajtur nga populli Gradina, Gradac. Nė fshat ėshtė ruajtur mikrotoponimi Gradina e Vojvodėve, gėrmadha tė njė kėshtjelle tė lashtė afėr kishės sė Deviēit. Nė lokalitetin e fshatit janė gjetur mbishkrime nė pllaka mermeri tė kohės antike qė dėshmon pėr ekzistimin e vendbanimit dardan, si: Minerva Auc (=Augusta?). Nė shtesėn e realcionit tė arqipeshkv Pjetėr Karagiqit tė vitit 1725, shkruan se nė qytetin e Pejės misionar apostoli ėshtė don Ndre Braēani, misionit tė sė cilės i takon fshati Lauscia me 6 shtėpi e 21 anėtarė besimtarė katolikė.

Marina - mikrotoponime Gurėt e Mujės, Veni i Kishės. Te vendi Bunari i Madh, nė njė kodrinė kanė qenė themelet e njė kishe. Te Gurėt e Mujės, shihen gjurmėt e pesė gishtave tė duarėve. Nė arėn e Qazim Guncatit janė zbuluar disa pllaka mermeri me dizajn, por ato janė mbuluar menjėherė dhe nuk janė bėrė gėrmime arkeologjike.

Mikushnica - ekzistojnė mbeturinat e njė kishe tė vjetėr parasllave, pranė njė burimi tė ujit. Aty ekzistojnė edhe varrezat e vjetra. Ekziston edhe njė pus karakteristik. Thuhet se nėn themelet e kishės gjendet njė shpellė shumė e madhe.

Murga - mikrotoponime Kisha e Lugut tė Vaut.

Palac - ka gjurmė tė njė kishe tė vjetėr. Nė shtesėn e relacionit tė arqipeshkv Ojetėr Karagiqit tė vitit 1725, shkruan se nė qytetine Pejės misionar apostoli ėshtė don Ndre Braēani, misionit tė sė cilės i takon edhe fshati Polanza me 8 shtėpi e 60 anėtarė besimtarė katolikė.

Padalishta - mikrotoponime: Kisha.

Prekazi i Epėrm - Gjurmė tė lokalitetit tė vjetėr janė gjetur nė vendin Arat e Kishės (lagja Brahaj), si psh gurė tė pėrpunuar, kryqa, zingjirė etj. Ndėrmjet fshatrave Prekaz e Brabaniq, nė vendin Kodra e Kishės, edhe sot ekzistojnė themelet e saj.

Prekazi i Poshtėm - Ndėrmjet lagjeve Meha e Jasharaj, ka ekzistuar njė kishė e vjetėr, ku edhe sot pėrdoret mikrotoponimi Arat e Kishės. Edhe nė lagjen Lushtaku ka qenė njė kishė e vjetėr shqiptare. Kėtu ka ekzistuar njė liqen, ndėrmjet Prekazit e Palacit, pėrtėcilin ekzistojnė legjenda pėr bukuroshen e atij liqeni dhe njė taraku qė dilte dhe i vriste tareqėt e fshatarėve. Ky liqen tani ėshtė tharė.

Radisheva - mikrotoponime Kroni i Gjergjit, Vorri i Plakės.Nė mes tė fshatit ka ekzistuar njė kishė e vogėl ilire e periudhės romake. Nė pjesėn nėn kishė ka gjurmė tė themeleve tė shtėpive. Tek Vorri i Plakės, ka gurė me kryqa te koka dhe te kėmbėt. Edhe te kisha ka varreza tė moēme. Tė gjithė banorėt e fshatit si ata shqiptarė edhe ata serbė janė tė fisit Gash.

Runiku - mikrotoponime Kisha e Ēelijave (pėr tė cilėn banorėt thonė se ka qenė e ritit katolik) Kisha e Harmoēit (vend ku ka qenė njė kishė e moēme), Kryqet, Te Kisha, Vorri i Plakės. Gjatė hulumtimeve arkeologjika ėshtė zbuluar vegla e vjetėr muzikore Okarina e artė. Janė zbuluar edhe disa pllaka mbivarrore mermeri me shkrim latin tė periudhės antike qė paraqet hyjneshėn Junona. Nė kėtė fshat ekzistojnė disa kisha: Kisha e Ēelijave, e cila ka qenė katolike, dhe ka qenė qendėr e katolicizmit, seli e dioēezės. Kisha e Harmoēit qė ka qenė kishė e moēme. Edhe nė vendin Ara e Kishės, mes lagjeve Miftaraj e Sjdijaj, nė juglindje kishte kishė. Ekzistojnė edhe varrezat e moēme, nė veri tė fshatit, tė cilat nė vitin 1963, i pėrvetėsojnė serbėt. Serbėt u vendosėn mė 1845 tė ardhur nga Kerrnina, disa nga Kuēi e Kelmendi i Malit tė Zi, si ēipēinj tė Gjikollėve tė Pejės. Thuhet se serbėt janė me prejardhje shqiptare, si psh Pantoviēėt e fisit Gash.

Rrezalla - mikrotoponime Arat e Pirros, Pėrroni i Pirros, Bria, Kroni i Popit, Kisha e Radefcit, Mali i Krstaqit. Ėshtė karakteristik mikrotoponimi Ara e Pirrave, nė lagjen Ahmetaj, e qė sot nuk dihet se kush kanė qenė ata. Aty janė gjetur mbeturina filxhanash, kėnatash, ndėrsa tek vendi Kisha e Rrahmanit, ka gjurmė tė vendbanimit tė vjetėr. Nė kėtė fshat ėshtė ruajtur edhe emėrtimi Kroni i Gerės, pėr tė cilėt thuhet se janė banorėt e parė tė fshatit. Tek vendi Kisha e Rrahmanit afėr Mahallės sė Vargut, ka qenė njė kishė parasllave. Edhe nė vendin Lugu i Radefcit ka qenė njė kishė e vjetėr. Nė shtesėn e realcionit tė arqipeshkv Pjetėr Karagiqit tė vitit 1725, shkruan se nė qytetin e Pejės misionar apostoli ėshtė don Ndre Braēani, misionit tė sė cilės i takon fshati Resala me 8 shtėpi e 9 anėtarė besimtarė katolikė.

Plluzhina - mikrotoponime Kroni i Kishės, Livadhi i Mujės, Ara e Prenkolės. Ndėrmjet fshatrave Plluzhinė e Aqarevė ka qenė kisha, dhe aty ėshtė ruajtur edhe mikrotoponimi Kroni i Kishės. Mbi Kronin e Kishės janė disa gurė, sikur tė ishin tė varrezave. Janė edhe varrezat nė lagjen e Sokolėve, qė quhen Vorret e Zhabotėve, ku sot ende ka gurė pa shenja dhe lisa tė mėdhenj. Ekzistojnė edhe Varrezat e Mortajės dhe Vorret e Krushqve. Tė bazuar nė mikrotoponimin Varret e Murtajės si duket kėtė fshat e ka shkatėrruar kjo sėmundje dhe njė kohė ishte i braktisur.

Syrigana - Ekzistojnė themelet e nėntė kishave.

Tica - nė lagjen Bekaj, janė varrezat e moēme, me dimensione tė mėdha, me gurė tė bardhė me shkrim latin. Edhe nė varrezat e sotme tė fshatit ka gurė tė tillė. Gjatė hapjes sė njė pusi nė lagjen Bekaj ėshtė gjetur njė stoli - gjarpėr argjendi, tė cilin e ka marrė Muzeu i Kosovės.

Tėrrnafci - Nė vendin e quajtur Kodra e Kishės, janė gropat e themelit tė Kishė sė Vjetėr, qė ka qenė ilire. Nė fshat ka edhe varreza shumė tė vjetra, qė i kanė gurėt pa simbole. Nė shtesėn e realcionit tė arqipeshkv Pjetėr Karagiqit tė vitit 1725, shkruan se nė qytetin e Pejės misionar apostoli ėshtė don Ndre Braēani, misionit tė sė cilės i takon fshati Ternavci me 1 shtėpi e 2 anėtarė besimtarė katolikė.

Turiēefci - mikrotoponime Kryqi i Popit ose i Udhėve. Nė kėtė fshat ėshtė gjetur mbishkrimi "gjeniu i vendeve ilire" - Iovi Optimo Maximo et Genio loci Illyrici. Nė vendin Lloburet janė gjetur tri shpata. Poaty dhe nė Kulina dhe Baricat janė gjetur themele tė shtėpibe, gurė mermeri tė stilit jonik dhe dorik. Ėshtė gjetur njė statujė monumentale mermeri e dėmtuar, e figurės sė femrės, ku shihen pjesė tė trupit, sidomos prehni, kėmbėt etj.

Tushilla - mikrotoponime Kisha, Livadhi i Kishės (dy sosh), Kisha e Redafcit. Nė Tushillė ėshtė gjetur are e profiluar nga mermeri i bardhė. Nė pjesėn e sipėrme gjenden dy fletė tė mėdha. Nėn atė ėshtė njė ornament linear. Nė kėtė ėshtė gjetur ky mbishkrim: Minervie Aug(ustae) Az. Ky eksponat ruhet nė Muzeun Popullor tė Shkupit. Nė jug tė Gjytetit tė Tushillės gjenden ca gėrmadha qė zėnė njė sipėrfaqe prej afro 2 ha, tė cilat populli i njeh si kisha.

Vitaku - mikrotoponime Kryqi i Kuēanit, Vorret e Krushqve, Vorret e Murtajės, Udha e Karavanit.

Vojniku - mikrotoponime Ara e Gjarpive, Ara e Kishės, Kodra e Vorreve. Nė lagjen e Dragajve, nė vendin Kukavica janė gjurmėt e varrezave tė vjetra, tė dimensioneve tė mėdha qė populli i konsideron ilire. Aty janė gjetur skelete, vorba e disa gjėra tjera, tė cilat janė marrė natėn nga organet serbe dhe nuk dihet se kush kanė qenė ata dhe ku i kanė dėrguar. Jo larg atyre varrezave, poashtu nė lagjen Dragaj, ka qenė njė kishė e vjetėr qė thuhet se ishte katolike, pranė disa burimeve shumė tė forta tė ujit. Aty ekzistojnė edhe disa puse tė vjetra. Ėshtė ruajtur toponimi Arat e Kishės. Tė parėt e serbėve kanė ardhur para 150 vjetėve nga fshati Turiēefc dhe ishte 1 shtėpi. Kėta serbė janė tė fisit Hot.

Abria e Epėrme - mikrotoponime Kodėrgjon, Guri i Kuq, Brija, Kisha, Ara te Kisha. Gurėt e Kishės ruhen ende sot. Mikrotoponimi Melimeri dėshmon se dikur ishin ara tė mbjella me mel.

Arllati - nė Mahallėn e Xhamisė ka qenė njė kishė e vjetėr iliro-shqiptare. Pas kalimit nė fenė islame, jo larg saj ėshtė ndėrtuar xhamia. Afėr kėsaj kishe janė gjetur varreza tė moēme me skelete tė varrosur nė' mėnyrė horizontale. Nė shtesėn e realcionit tė arqipeshkv Pjetėr Karagiqit tė vitit 1725, shkruan se nė Prizren famullitar dhe misionar apostoli ėshtė studenti i Kolegjit Ilirik tė Loretos, don Pjetėr Bytyēi. Kėtij misioni i takon edhe fshati Orlatti me 5 shtėpi e 5 anėtarė besimtarė katolikė.

Gllobari - nė lagjen e Isakėve ka qenė njė kishė e vjetėr parasllave. Nė kohėt antike Drenasi e merrte ujin nga ky vendbanim, e janė gjetur edhe korita tė punuara nga guri.

Damaneku - Sipas popullit, banori i parė i kėtij fshati ka qenė Dom Nika, prej tė cilit fshati mori emrin.

Gradica - mikrotoponime Kisha e Buēės, Te Kisha, Guri i Priftit. Ndėrmjet fshatrave Gradicė, Likoshan e Krasmirofc ka qenė njė vendbanim ilir, qė nė popull quhet Gradina, e mė vonė quhet me emrin Magure. Nė lagjen e Dibranėve janė gjetur themele tė njė kishe, varreza tė vjetra (eshtra). Mikrotoponimet si Lugu i Kishės, Arat e Kishės, dėshmojnė se kėtu ka qenė njė kishė e vjetėr. Gjatė luftės sė Austrisė (1690) kėtė fshat si shumė tjerė e pėrfshin kolera. Pastaj kėtu vijnė banorė tjerė nga fshatra tjera. Nė lagjen Dervishaj gjenden Varret e Mortajės.

Dobrasheci - mikrotoponime Lugu i Kishės, Livadhet te Kisha, Vorret e Moēme. Nė kėtė fshat kanė qenė dy kėshtjella qė nė popull njihen si gjytete. Nė shtesėn e realcionit tė arqipeshkv Pjetėr Karagiqit tė vitit 1725, shkruan se ndihmėsi i don Mikel Sumės, viziton sakramentet nė qytetin e Prishtinės dhe fshatrat pėrreth, nė mesin e tyre edhe fshatin Dobroscivzzi me 9 shtėpi e 100 anėtarė.

Sankoc - Mes lagjeve Pirraku dhe Likaj, ka qenė kisha ku kanė mbetur mikrotoponimet Kodra e Kishės, dhe Arat mas Kishe.

Vėrbofc - mikrotoponime Kisha Shantiqe, Vorret e Mortajės, Vorret e Rimlanėve, Kisha, Kroni i Kishės, Arat e Kishės.

Fushtica e Naltė - nė vendin Livadhet e Mėdha, ka gjurmė tė vendbanimit tė vjetėr, dhe themelet e njė kishe.

Fushtica e Poshtme - nė popull flitej se ekziston njė bunar i vjetėr, i cili ėshtė zbuluar para disa viteve. Nė vendin Livadhet e Kishės, janė gjurmėt e njė kishe tė vjetėr.

Tėrdefci - mikrotoponime Fusha e Kallugjerit, Ara e Kishės. Tek Ara e Kishės ka qenė njė kishė e vjetėr.

Gjergjica - mikrotoponime Kroni i Gjergjit, Llazi i Gjergjit, Vorret e Krushqve. Pėrmbi vendin mrize janė varrezat krishtere shqiptare tė moēme.

Shtutica - janė disa varreza shumė tė vjetra jo-muslimane. Ka qenė dhe njė kishė e vjetėr parasllave ku ėshtė ruajtur edhe mikrotoponimi.

Komarani - mikrotoponime Kisha, Vorret e Kishės. Mes lagjeve Vilaj e Cakaj, tek Bregu i Kishės, janė gjurmėt e njė kishe tė lashtė.

Korratica e Epėrme - nė pjesėn perėndimore tė fshatit gjenden gėrmadhat e kishės.

Korratica e Poshtme - nė pjesėn jugore tė fshatit gjenden varreza tė vjetra me gurė pa shkrim qė nuk dihet se tė kujt janė.

Krajkova - mikrotoponime Kroni i Gjarpijve, Kisha e Kosmaqit, Kroni i Udhės tė Kishės, Udha e Kishės. Tradita thotė qė fshati ėshtė emėrtuar sipas krojeve. Nė varrezat afėr kishės, tek vendi Vrella e Kroikovės, ishte varrosja nė kėmbė. Nė jug tė fshatit, nėn varrezat e sotme, janė varrezat shumė tė moēme, me rasa tė mėdha guri. Ka qenė edhe kisha nė perėndim tė fshatit rrėzė malit Kosmaq dhe ka qenė njė mulli shumė i vjetėr mbi kishė. Xhamia mė e vjetėr nė trvėn e Drenicės ėshtė kėtu, e cila ėshtė ndėrtuar me gurėt e kishės shqiptare.

Likashani - mikrotoponime Arat e Kishės, Kisha e Makreshit, Varret e Mujės. Emri fshatit vje nga antroponimi Likė. Nė vendin e quajtur Makresh gjenden themelet e kishės sė vjetėr qė dėshmohet edhe nga mikrotoponimet. Sot aty ėshtė tokė pune, ndėrsa pėrpara ishte pyll.

Llapushniku - nė lagjen Patėrku, janė gjetur varreza ilire, ku skeletet ishin tė varrosur vertikalisht nė gjendjen e trupit "Gatitu".

Vasileva - nė mes tė fshatit afėr kronit Ēeshmja, janė gjetur themelet e njė kishe tė vjetėr, parasllave. Sot janė ruajtur mikrotoponimet Ara e Kishės, Lugu i Kishės etj. Kėtu ka pasur edhe mullinj tė erės, ēka edhe sot ėshtė ruajtur mikrotoponimi Kodra e Mullini tė Erės.

Kishareka - nė anėn perėndimore ka qenė kisha qė dėshmohet me themelet e saj.

Negrofci - mikrotoponime Guri i Kallugjerit, Kisha, Vorret e vjetra. Dy kodra kungullare nė veri tė Ngrofcit quhen Kisha e Madhe dhe Kisha e Vogėl. Kėtu varrezat e vjetra janė tė kthyera nė dy drejtime: lindje perėndim dhe veri-lindje, qė bėn tėmendohet se janė varreza tė pėrziera religjionesh tė ndryshme. Nė vendin Vrellė janė gjurmėt e njė kishe tė vjetėr shqiptare.

Nekofci - mikrotoponime Livadhi i Kishės. Nė perėndim tė fshatit ėshtė mali Pallanik, qė ka marrė emrin nga Pallatet e Nikės. Nė lagjen Plakaj, ka qenė njė kishė e vjetėr, varreza tė vjetra dhe gjurmė tė shtėpive.

Palluzha - mikrotoponime Kisha, Bunari i Kishės.

Pakleku - mbi fshat nė njė ēukė ėshtė ruajtur toponimi "mullini i Erės" qė dėshmon se ka qenė njė i tillė.

Tėrsteniku - mikrotoponime Kisha e Munishėve, Lisi i Vorreve, Trojet e Rimlanėve, Lugu i Kishės, Pėrroi i Kishės, Udha e Kallogjerėve (ku ėshtė gjetur kalldrėm i lashtė).

Baica - tek vendi Arat e Kishės, janė zbuluar gjurmė tė varrezave tė vjetra, dhe njė bunar i vjetėr.

Gllanasella - mikrotoponime Kisha, Lisat e Vorreve, Lugu i Kishės, Meraja e Nikave, Varret e Kishės, Varret e Murtajės. Nė zabelin e Berishajve dhe nė pronat e tyre ekzistojnė edhe mikrotoponimet e ruajtura Kisha, Fusha e Popit etj. Jo larg nė venbdin Makresh, ka qenė dhe njė kishė tjetėr parasllave dhe vendi quhet Lugu i Kishės. Po nė kėtė anė gjenen themelet e njė kishe tjetėr tė lashtė bashkė me Varret e Kishės.

Godanci - janė ruajtur mikrotoponime t dy kishave shqiptare, i asaj nė Llazin e Krekcave nė lindje tė fshatit dhe kisha tjetėr nė pjesėn veriore tė fshatit nė vendin Mali i Vogėl.

Vukofci - nė vendin Livadhet e Mėdha, kanė ekzistuar varreza tė moēme, qė janė tė varrosur nė kėmbė. Nė kartėn mesjetare serbe tė perandorit Dushan hasim nė toponimin "Bushatova Kuēa" (shtėpia e Bushatit) i lokalizuar nė rrethinėn e kėtij fshati.

Zabeli i Naltė - afėr varrezave tė sotme ka varre tė moēme me gurė tė mėdhenj pa simbole. Nė shtesėn e realcionit tė arqipeshkv Pjetėr Karagiqit tė vitit 1725, shkruan se nė Prizren famullitar dhe misionar apostolik ėshtė studenti i Kolegjit Ilirik tė Loretos, don Pjetėr Bytyēi, tė cilit i takon edhe fshati Sabelli me 4 shtėpi me 8 anėtarė besimtarė katolikė.

Kleēka - mikrotoponime Bria e Kuqe, Dardhishta, Vorret Kelmene, Guri i Vorreve, Trojet Kelmene. Me rėndėsi ėshtė njė ndėrtesė nga koha romake, nė tė cilėn ėshtė gjetur area ku shkruan: Iovi Maximo Tattaidati Ablaibus et Pontia cum liberis.

Baica e Kolshit - kėti gjenden themelet e njė kishe shqiptare parabizantine, ku ėshtė ruajtur mikrotoponimi Livadhi i Kishės, e rreth saj ka pasur shtėpi banimi.

Divjaka - nė vendin Zabeli i Madh ka varreza tė moēme, poaty janė edhe mikrotoponimet Rogat e Kishės, Livadhi i Kishės, ku ka qenė kisha iliro-shqiptare.

Krojmiri - mikrotoponime Lugi i Mis Pjetrit, Mrizi i Mis Pjetrit. Banorėt e fshatit jan tė njė fisi - Morinė, dhe ishin fise arbėreshe ilire, dhe se kanė lindur kėtu. Deri vonė ky vendbanim, nė krahasim me vendbanimet e afėrta ruante fenė e krishterė, dhe popullata pėrreth i quante "latinė". Nė shtesėn e realcionit tė arqipeshkv Pjetėr Karagiqit tė vitit 1725, shkruan se nė Prizren famullitar dhe misionar apostolik ėshtė stuendti i Kolegjit Ilirik tė Loretos, don Pjetėr Bytyēi, tė cilit i takon edhe fshati Cramiroza me 4 shtėpi me 40 anėtarė besimtarė katolikė. mė 1769, nė krojmir dhe fshatra pėrreth ka rėnė epidemia shkatėrruese e mortajės, qė ka mbetur nė kujtesė si vendi Varret e Mortajės. Traditae vėnies sė kryqit mbi varre duke sikur ishte ndėrprerė dhe ishin vendosur rrasa priamidale pagane, pa shkronja, pa kryq, pa yll e hėnė. Krojmirasit asokohe, ishin pėrmbledhur nė veēorinė e tyre historike, as kishin mbetur tė krishterė tė mriėfilltė as ishin konvertuar si duhet.

Mirena - mikrotoponime Lugu i Lenave, Lugu i Pirrave.

Shala - mikrotoponime Kisha, Lugu i kishės, Lama e Kaurrit. Nė kėtė fshat ka qenė dhe kisha, dhe nga gurėt e saj ėshtė ndėrtuar xhamia nė vitin 1168 (sip shkruan nė derė tė saj. (Padyshim ėshtė viti sipas Hixhretit qė i bie mė 1762 e.s. - Kandhaon).

Duga - mikrotoponime Kunga. Nė kėtė fshat kanė ekzistuar dy kisha, njėra tek vendi Kroni i Ibrit, dhe tjetra nė fshat.

Karaēica - mikrotoponime Lisat e Vorreve, Brijat, Zabeli i Vorreve. Nė vendin te Guri i Xhamisė, nėn tė ka qenė vendbanim i vjetėr, qė popullata e quan Katunishtė. Nė kėtė vend, nė njė pyll qė ka lisa shumė tė mėdhenj, ekzistojnė varre tė moēme. Banorėt thonė se pas pushtimit serb nė vitin 1912 pushteti i mori gurėt me shkrime dhe simbole karakteristike, ndėrsa disa i theu. Ka shpėtuar aty-kėtu ndonjė gur.

Pjetėrshtica - mikrotoponime Kisha Kerllat, Varri i Balosh, Varret e Murtajės. Nė pjesėn jugore ende gjenden themelet e njė kishe tė vjetėr shqiptare, qė sot quhet Kisha e Lazės, ose Laza e Kishės. Pėr "Varrin Balos" thuhet se janė varreza ilire. Edhe Varret e Murtajės janė shumė tė lashta.

Beēiqi - ka varreza tė moēme, dhe dikur ka pasur kishė ku ka mbetur mikrotoponimi Livadhet e Kishės.

Galica - Nė shtesėn e realcionit tė arqipeshkv Pjetėr Karagiqit tė vitit 1725, shkruan se nė qytetin e Pejės misionar apostoli ėshtė don Ndre Braēani, misionit tė sė cilės i takon fshati Galizza me 8 shtėpi e 50 anėtarė besimtarė katolikė.

Dubofc - nė njė gur mermeri ėshtė zbuluar njė mbishkrim qė mund tė lexohet BCEFILLICI, nė rreshtin e dytė ANVS (anus) qė dmth vit, dhe nė rreshtin e tretė FACIT qė dmth u bė u mbarua. Sipas tregimit tė informatorit, nė kohėn e Mbretėrisė jugosllave, njė serb te njė familje shqiptare nė prag tė shtėpisė ia she njė guri me disa shkrime. Ai i blen atė me vlerė sa dy pend qe dhe ia dėrgojnė nė stacion tė trenit nė Vushtrri dhe e dėrgon nė Serbi. Ai kolon nuk ėshtė kthyer mė nė Dubofc. Nė malin e Qyqavicės jo larg lagjes Manova, ka qenė njė kishė e vjetėr parasllave qė sot dėshmohet me mikrotoponimin e ruajtur Lugu i Kishės. Nė shtesėn e realcionit tė arqipeshkv Pjetėr Karagiqit tė vitit 1725, shkruan se nė qytetin e Pejės misionar apostoli ėshtė don Ndre Braēani, misionit tė sė cilės i takon fshati Dubovzzi me 2 shtėpi e 14 anėtarė besimtarė katolikė.

Novosella - mikrotoponime Ara e Lekės, Roga e Kishės, Varret Vortull, Udha ku bėn bum-bum.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.10.2012, 00:58   3
Brikentaur
anėtar/e
 
Brikentaur
 
Anėtarėsuar: 2.2012
Citim:
Thėnė nga Dr. sc. Enver Rexha, Koordinator Shkencor nė Institutin Arkeologjik tė Kosovės

Monumentet kryesore tė kultit tė krishterė nė Kosovė, tė cilat sot konsiderohen kisha ose manastire ortodokse nemanjidase “serbe”, siē pretendohet pothuajse nė tė gjitha shkrimet e historiografisė serbe, siē ėshtė: Manastiri i Deēanit, Graēanicės, Kisha e Shenjtorėve Mihail e Gabriel dhe kisha e Zojės Prene nė Prizren, Patrikana e Pejės, Kisha e Shtjefnit nė Banjė tė Mitrovicės, janė tė rindėrtuara mbi vepra arkitektonike tė moēme iliro-arbėrore.
I gjithė shkrimi kėtu
Brikentaur nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.11.2012, 18:22   4
Brikentaur
anėtar/e
 
Brikentaur
 
Anėtarėsuar: 2.2012
Kishat ne Dardani(ndėrtesa iliro-arbėrore) dhe mbrojtėsit/mbikqyrėsit e tyre shqiptarė.

Nga libra nė gjuhėn srbe:

Salih Rusta mbikqyrės nė Mansatirin e Deēanit



Zuj Veseli (i ashtuquajtur nga serbt Sulo Vojvodic) nga Rugova , para patriarhanės tė Pejės


Ali Ljani pjestar i familjes tė Salih Rustės



Avdil Plaku nga Llausha e Drenicės tė cilėt me kohė kishin ruajtur kishat



Bek Zhuji nga Rugova , udhėheqės i Manastirit tė Pejės



Muhamet Ljani pjestar i familjes tė Salih Rustės



Ram Nikēi nė festivalin ndėrkombėtar dhe i njėjti mbrojtės i Kishės nė Pejė.



Shqiptar tek hyrja veriore e Manastirit tė De¢anit
Bashkėngjitje
Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	Revsista Emporiu, XLVIII_287_262.jpg
Shikimet:	198
Madhėsia:	277,8 KB
NNJ:	4056  

Ndryshuar sė fundmi nga Brikentaur : 17.11.2012 nė 18:29.

Brikentaur nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.2.2013, 18:37   5
Fana
anėtar/e
 
Anėtarėsuar: 2.2013
Kisha Parabizantine - "ILIRE" ne fshatin Nekofc

Citim:
Thėnė nga Kandhaon

Nekofci - mikrotoponime Livadhi i Kishės. Nė perėndim tė fshatit ėshtė mali Pallanik, qė ka marrė emrin nga Pallatet e Nikės. Nė lagjen Plakaj, ka qenė njė kishė e vjetėr, varreza tė vjetra dhe gjurmė tė shtėpive.
Nekofci - nė lagjen FANA gjenen themelet e kishės parabizante "ILIRE" me toponime si: Ara e Kishės, Livadhi i Kishės, Lluga e Kishės, Bunari i Kishės etj.
dhe shum gjurm tė njė civilizimi shum tė lasht.
Fana nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 13:01.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.