Kthehu   Kreu > D1 > ZONA 2 > Lindor
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.3.2008, 09:22   2
Citim:
Shkup: Asnjė shqiptar nė kabinetin e Cėrvenkovskit

Shkup, 19 mars - Nė kabinetin e presidencės nuk ka tė punėsuar asnjė kuadėr shqiptar dhe kjo ėshtė shkelje e rėndė e Marrėveshjes sė Ohrit. Kjo vėrejtje ėshtė bėrė edhe nga pėrfaqėsues tė partive politike shqiptare, por deri tani nuk ėshtė punėsuar asnjė kuadėr shqiptar nė kuadėr tė projekteve tė Marrėveshjes sė Ohrit pėr pėrfaqėsimin e shqiptarėve nė institucione.

Nė faqen e internetit tė presidentit Branko Cėrvenkovski nuk evidentohet asnjė kuadėr shqiptar, duke filluar nga sekretari gjeneral e deri tek asistentėt e presidencės. Nga gjithsej afėr 30 tė punėsuar staf profesional dhe teknik, nuk figuron asnjė kuadėr shqiptar.

Presidenti Cėrvenkovski deri tani nuk ka dhėnė asnjė sqarim publik lidhur me mospėrfshirjen e shqiptarėve nė kabinetin e tij. Ndryshe, presidenti Branko Cėrvenkovski ėshtė njė nga nėnshkruesit e Marrėveshjes sė Ohrit pas konfliktit tė vitit 2001 nė cilėsinė e ish-liderit tė Lidhjes Social Demokrate Maqedonase. (INA)

http://koha.com.mk/Aktuale.html#a6
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.5.2009, 17:25   3

Shkrim i cituar IRJM: Qeveria ka bllokuar pėrfaqėsimin e shqiptarėve


PDSH ka drejtuar kritika tė ashpėra ndaj qeverisė sllavomaqedone lidhur me bllokimin e procesit tė pėrfaqėsimit tė shqiptarėve nė administratėn shtetėrore nė bazė tė Marrėveshjes sė Ohrit. Sekretari i pėrgjithshėm i PDSH-sė, Imer Aliu ka theksuar se qeveria tash as nuk deklarohet lidhur me pėrfaqėsimin e shqiptarėve nė administratėn shtetėrore.

“Disa herė kemi kėrkuar tė dhėna pėr gjendjen reale pėr pėrfaqėsimin e shqiptarėve, por asnjėherė nuk morėm pėrgjigje me shifra konkrete, por vetėm deklarime shterpe. Zv/kryeministri Ademi fshihet lidhur me kėtė ēėshtje, ndėrsa edhe deputetėt e BDI-sė qė janė pjesė e pushtetit bėjnė pyetje tė njėjta pėr pėrfaqėsimin, pėr shkak se asgjė nuk ka lėvizur”, ka theksuar Aliu, duke shtuar se nė konkursin e fundit pėr 40 vende pėr noterė, nuk ėshtė pranuar asnjė shqiptar.

Sipas PDSH, nėntė muaj nga funksionimi i koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI nuk ka tė dhėna lidhur me pėrfaqėsimin e shqiptarėve nė administratėn shtetėrore. Pėrgjigje tė tillė, PDSH ka kėrkuar edhe nė seancėn e posaēme parlamentare, por ende nuk ka marrė pėrgjigje.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=2929
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.5.2009, 22:51   4
Citim:
Nga 50, vetėm dy shqiptarė

Shkup, 7 maj - Pesėdhjetė persona, nė mesin e tė cilėve vetėm dy shqiptarė, rreth dy javė me radhė janė duke ndjekur trajnimet e Ministrisė sė Mbrojtjes pėr t'u angazhuar si nėnoficer nė radhėt e Armatės. Kjo informatė bėhet e ditur nga burime brenda ministrisė, sipas tė cilėve 50 personat janė marrė nga ushtria e paguar para dy javėsh dhe kanė nisur trajnimet, me tė cilat do tė kualifikohen pėr tė ushtruar detyrėn e nėnoficerit.

(...)

"Nga fundi i muajit tė kaluar nga radhėt e ushtrisė sė paguar janė marrė 50 persona, tė cilėt kanė nisur trajnimet pėr t'u angazhuar si nėnoficer tė Armatės, ndėrsa midis nėnoficerėve tė ardhshėm, u gjetėn vetėm dy shqiptarė", thotė burimi brenda Ministrisė sė Mbrojtjes.

Ndėrkaq, prania e nėnoficerėve shqiptar nė Armatė mbetet larg pėrfaqėsimit adekuat, edhe kundrejt deklarimeve tė strukturave tė deritanishme udhėheqėse se po punohet nė mėnyrė intensive pėr ta arritur censusin e paraparė me marrėveshjen kornizė tė Ohrit. S

ipas marrėveshjes, deri nė vitin 2013, krahas pėrfaqėsimit adekuat me ushtarė profesional, e njėjta gjė duhet tė arrihet edhe me oficerėt dhe nėnoficerėt. Si njė nga dobėsitė e partnerit shqiptar nė pushtet trajtohet edhe mungesa e kuadrit shqiptar nė postet udhėheqėse tė Ministrisė sė Mbrojtjes.

Nėse gjatė viteve tė kaluara, postin e zėvendėsministrit e ka mbajtur kuadėr shqiptar, pushteti aktual nuk e pa tė arsyeshme tė ndjek praktikėn, duke mos emėruar asnjė shqiptar nė kėtė ministri. (I.I)

http://www.koha.com.mk/a01.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.5.2009, 14:30   5
Citim:
Mėso maqedonishten, pastaj letėrnjoftim
Patriot LUMANI

Strugė, 15 maj - Nė Stacionin policor tė Strugės, nė sektorin ekzekutiv, pėr disa tė punėsuar tė kėsaj strukture si[ duket koha ka ndaluar nė vitet e monizmit, kur gjuha shqipe dhe pėrdorimi i saj ishte rreptėsishtė e ndaluar.

Nė zyrėn pėr dhėnien e letėrnjoftimeve, njė e punėsuar e nacionalitetit maqedonas, nė disa raste, aplikuesve shqiptarė qė ėshtė dashur tė pajisen me kėtė dokument, u ka thėnė se duhet tė komunikojnė dhe tė mėsojnė gjuhėn maqedonase, se pėr ndryshe nuk do tė marrin letėrnjoftimin. Kėtė fakt e konfirmojnė shumė qytetar, tė cilėt kanė pasur punė me kėtė shėrbim, ndėrsa ankohen se kjo sjellje pėrjashtuese ndaj gjuhės shqipe haset dhe nė sektor tė tjerė kurse kanė frikė tė deklarohen publikisht.

Jetmir Feratit, banorė i Komunės sė Strugės para disa javėve i ėshtė dashur tė pajiset me letėrnjoftim dhe nė zyrėn ku bėhen aplikimet pėr pajisjen me dokumentin identifikues. Nga e punėsuara nė kėtė zyrė, Atina Dishlioska, ka marrė sugjerimin urdhėrues i cili ka ardhur, sipas tij, pas njė komunikimi normal nė gjuhėn shqipe. Ferati thotė se ajo nė mėnyrė tė vrazhdė i ėshtė pėrgjigjur: "shko mėso maqedonisht, atėherė tė vishė tė marrėsh letėrnjoftimin", tregon pėrvojėn me kėtė zyrė, Jetmir Ferati.

Ndėrkaq, pėrvojėn me kėtė zyrė e kanė hasur edhe qytetarė tė shumtė, kurse kėtė e pohojnė edhe serviset administrative pėrreth ndėrtesės sė Policisė sė Strugės, por qė nuk duan tė identifikohen, sepse kanė frikė se deklarata e tyre publike mund tė reflektohet pėr keq nė raportet e tyre me administratėn policore.

Ndėrkohė, nė SPB-nė e Ohrit, e cila mbulon dhe Policinė e Strugės, theksojnė se nuk janė tė njoftuar pėr kėtė dukuri, ndėrsa apelojnė raste tė kėtilla tė paraqiten nė Ohėr.

"Nėse qytetarėt hasin nė njė pėrvojė tė tillė nė komunikimin me administratėn, ėshtė e udhės qė ata tė komunikojnė me ne, qė tė kemi njė pasqyrė mė tė plotė pėr tė verifikuar rastin dhe tė marrim masa", thotė zėdhėnėsi i SPB-sė tė Ohrit, Stefan Dimoskit.

http://www.koha.com.mk/a02.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.5.2009, 14:43   6

Shkrim i cituar IRJM: Shqiptarėt tė pėrjashtuar nga akademia


Shkup, 27 maj - Edhe pse nė qarqet akademike prej disa kohėsh pėshpėritej se numri i anėtarėve shqiptarė nga tre do tė shkonte nė pesė, zgjedhjet e mbajtura brenda institucionit tė martėn dhe tė mėrkurėn hodhėn poshtė ēdo pandehmė. Mes tetė anėtarėve tė brendshėm dhe atyre 15 tė jashtėm, si edhe njė anėtari nderi, nuk renditet asnjė shqiptar.

Njė prej anėtarėve shqiptarė aktualė - i jashtėm, Ali Aliu, pohon se lėnia jashtė e intelektualėve shqiptarė ėshtė zhgėnjyese dhe tregues i njė mbyllje qė s'i dihet se kur do tė hapet.

"Jam i befasuar dhe po mė vjen keq qė nuk u zgjodh asnjė shqiptar, qoftė si anėtar i jashtėm apo i brendshėm. Kjo tregon pėr njė mbyllje tė institucionit, qė ėshtė vėshtirė tė hapet", pohon akademiku i njohur.

http://www.koha.com.mk/a01.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.9.2009, 22:06   7
Citim:
Shqiptarėt nė gishta

Kėrēovė, 10 shtator - Shqiptarėt nė Komunėn e Kėrēovėn me ndarjen e fundi territoriale pėrbėjnė 30 pėr qind tė popullsisė, ndėrsa sė bashku me komunat rurale janė mbi 58 pėr qind. Ndarja e Kėrēovės ėshtė vlerėsuar si politike dhe pėrfaqėsimi i shqiptarėve vazhdon qė tė mbetet simbolik. Kjo vėrehet nga pėrfaqėsimi apo udhėheqja me njėsitė e ministrive rajonale.

Nė Kėrēovė, Ministria e Punėve tė Brendshme pėrfaqėsohet nga Njėsia rajonale, ndėrsa sektori i sajė ėshtė nė Ohėr. Nė kuadėr tė MPB- sė vepron edhe Drejtoria pėr sigurim. Njėsia rajonale udhėhiqet nga maqedonas, ndėrsa drejtori e sigurimin ėshtė shqiptar.

Nė kuadėr tė Njėsisė sė Ministrisė sė Financave nė Kėrēovė vepron Drejtoria e tė hyrave publike, qendra e sė cilės ėshtė nė Tetovė. Drejtoria pėr ēėshtje pronėsoro juridike, tė Hyrat publike dhe inspektorati, Thesari, Regjistri Qendror, tė gjithė kėto udhėhiqen nga jo shqiptar.

Ministria pėr Transport dhe Lidhje nė Kėrēovė pėrfaqėsohet vetėm nga inspektorati dhe nuk ka asnjė shqiptar.

Ministria e Ekonomisė pėrfaqėsohet nga Njėsia rajonale dhe Inspektori shtetėror pėr treg, edhe kėto nuk udhėhiqen nga shqiptar.

Sa i pėrket Ministrisė sė Ekologjisė dhe planifikimit hapėsinorė edhe aty shqiptarėt nuk pėrfaqėsohen.

Ministria e Kulturės nė Kėrēovė vepron nė kuadėr tė Universitetit tė punėtorėve, Pallatit tė Kulturės, Biblioteka dhe Muzeu regjional i LNĒ- pėr Maqedoninė perėndimore. Muzeu udhėhiqet nga shqiptarė, ndėrsa Pallati i Kulturės, Biblioteka dhe Universiteti i punėtorėve nga maqedonas.

Ministria e Drejtėsisė pėrfaqėsohet nga Njėsia rajonale e drejtėsisė, Inspektori shtetėror administrativ dhe Zyra e ofiqarisė, tė gjitha udhėhiqen nga maqedonas.

Ministria e pushtetit vendor nuk ka pėrfaqėsi ashtu siē nuk ka as Ministria e pushtetit vendor, ndėrsa Ministria pėr punė dhe politikė sociale pėrfaqėsohet nga kėto organe; Njėsia rajonale, Mbrojtja sociale, Inspektorati i punės, Mbrojtja e fėmijėve, Mbrojtja shėndetėsore, kurse vetėm Mbrojtja e fėmijėve udhėhiqet nga shqiptarė. Ndėrsa nė nivel lokal vepron Qendra pėr punė dhe politikė sociale e cila udhėhiqet nga shqiptarė.

Ministria e mbrojtjes nė Kėrēovė pėrfaqėsohet nga Njėsia rajonale, Drejtoria pėr mbrojtje dhe shpėtim, Qendra pėr menaxhimin e krizave, Forcat pėr intervenim tė shpejtė, tė gjitha kėto udhėhiqen nga jo shqiptar.

Ministria e shėndetėsisė pėrfaqėsohet nga; Mbrojtja preventive, Shėndetėsia primare, Shėndetėsia sekondare, Fondi pėr sigurim shėndetėsor, Inspektorati sanitar, kurse vetėm ky i fundit inspektorati ka pėrfaqėsuesin shqiptar.

Qendra e Spitalit nė Kėrēovė udhėhiqet nga maqedonas, ndėrsa Shtėpia e shėndetit nga shqiptar. Ministria e Bujqėsisė pėrfaqėsohet nga Njėsia rajonale, Byroja pėr zhvillimin e bujqėsisė, Inspektorati i veterinarisė, edhe ku ka vetėm njė shqiptarė.

Ministria pėr Arsim dhe shkencė nė Kėrēovė vepron me Njėsi rajonale, nė kuadėr tė sė cilės funksionojnė Inspektorati si dhe Byroja pėr zhvillim, tė cilat udhėhiqen nga shqiptarė. Nė Kėrēovė veprojnė edhe ndėrmarrjet publike si dhe organe tė tjera tė pavarura si gjyqi, Prokuroria, Zyra e Avokatit tė popullit. Kjo Zyrė udhėhiqet nga shqiptarė, ndėrsa institucionet tjera udhėhiqen nga maqedonas.

Ndėrmarrjet publike qė veprojnė nė Kėrēovė dhe qė drejtoritė i kanė nė Shkup, siē janė ajo e pyjeve "Llopushnik" dhe pėr Ekonomizim me Hapėsirat afariste udhėhiqen nga maqedonas.

Edhe "Posta e Maqedonisė" ka Njėsinė nė Kėrēovė, ndėrsa drejtorinė e saj e ka nė Ohėr dhe udhėhiqet nga shqiptar.

Shoqatat aksionare, "Osllomej" me aksione shtetėrore, Agjencia pėr matje dhe Kadastėr si ndėrmarrja private EVN, tė gjitha kėto drejtohen nga maqedonas.

Nė Kėrēovė veprojnė rreth 33 njėsi rajonale, drejtori, ndėrmarrje publike, por nga kėto, vetėm 5 udhėhiqen nga shqiptarė, qė do tė thotė se shqiptarėt janė shumė larg pėrfaqėsimit tė drejtė, si dhe pėrgjegjėsve qė do duhet t'i kenė.

Kėrēova konsiderohet si qyteti mė i politizuar sa i pėrket pėrfaqėsimit tė kuadrove dhe udhėheqjes sė institucioneve.

http://www.koha.com.mk/a08.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.10.2009, 14:48   8

Shkrim i cituar IRJM: Doganat tėrėsisht nė dorė tė sllavėve


Citim:
Asnjė udhėheqės shqiptar

Shkup, 14 tetor - Pėrfaqėsimi i ulėt i shqiptarėve nė Drejtorinė Doganore mbetet i papėrmirėsuar edhe kundrejt deklaratave tė shpeshta se po punohet nė arritjen e pėrqindjes sė paraparė me Marrėveshjen e Ohrit.

Nė kėtė institucion tė rėndėsishėm shtetėror tek-tuk edhe mund tė gjenden punonjės tė thjeshtė shqiptarė, por gjendja mbetet e pandryshuar kur bėhet fjalė pėr shqiptarė nė poste udhėheqėse. Nė postet e kėshilltarėve tė drejtorit, kryeshefave ose administratorėve tė sektorėve ėshtė vėshtirė tė gjendet emri i ndonjė shqiptari.

Nė njė dokument deri tek i cili ka ardhur "Koha" janė shėnuar emrat e 44 funksionarėve tė lartė tė Drejtorisė Doganore, mirėpo midis tyre nuk ka asnjė emėr shqiptar. Pra, midis 44 kėshilltarėve, kryeshefave tė pikave doganore, kryeshefave tė sektorėve tė ndryshėm dhe administratorėve, duke pėrfshirė edhe postin e drejtorit, nuk figuron asnjė emėr shqiptar.

Prandaj, duke u bazuar nė listėn me emrat e funksionarėve tė lartė tė doganės, arrihet nė konstatimin se deklarimet e udhėheqjes aktuale tė Drejtorisė Doganore dhe tė pushtetit nė tėrėsi, se po punohet nė drejtim tė arritjes sė pėrqindjes sė duhur, janė tė kota.

Ndėrkaq, pėrqindja e ulėt e shqiptarėve nė Drejtorinė Doganore nė vazhdimėsi ėshtė arsyetuar me mungesėn e kuadrove shqiptarė, me refuzimin e vendeve tė punės nė doganė pėr shkak tė rrogave tė ulėta dhe me rreziqet qė rrjedhin nga puna nė doganore.

"Kur bėhet fjalė pėr pėrfaqėsimin e drejtė tė bashkėsive etnike, nė vazhdimėsi janė duke u marrė masa pėr tė arritur pėrqindjen e duhur. Nė kėtė aspekt, nga radhėt e bashkėsive etnik, sė shpejti pritet tė angazhohen rreth dhjetė punonjės tė rinj doganor", tha njeriu i parė i Drejtorisė Doganore, Vanēo Kargov, tre muaj mė parė, por qė atėherė situata mbeti e pandryshuar.

Drejtoria Doganore e Maqedonisė gjendet nė mes tė rrugės kur bėhet fjalė pėr pėrfaqėsimin adekuat tė bashkėsive etnike nė kėtė institucion. Nga rreth 1130 punonjės tė shpėrndarė nėpėr tė gjithė hierarkinė e drejtorisė, sipas tė dhėnave zyrtare, rreth dhjetė pėr qind janė pėrfaqėsues tė entiteteve jomaqedonase.

Midis 1130 punonjėsve tė Doganės, shqiptarėt janė tė pranishėm me rreth 120 persona. Tė dhėnat zyrtare tregojnė se pjesa dėrmuese e shqiptarėve janė shpėrndarė nė poste tė ulėta, si doganierė tė thjeshtė dhe nė detyra tė tjera tė ngjashme. (i.i)

http://www.koha.com.mk/a09.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.10.2009, 14:56   9

Shkrim i cituar IRJM: Asnjė shqiptar mes historianėve tė ardhshėm tė akademisė


Citim:
Dyer tė hekurta pėr historianėt shqiptarė

Shkup, 14 tetor - Brezi i ri i 15 arkitektėve tė ardhshėm tė historisė nacionale qė po pėrgatitet tė specializohet nė Institutin Nacional tė Historisė, me qėllim hartimin e kapitullit tė ri pėr Historinė e Maqedonisė, nuk ka asnjė shqiptar. Koinēidencė apo njė neglizhencė e qėllimshme.

Kreu i institucionit, Todor Ēepreganov, pohon se s'kemi tė bėjmė me asnjė veprim tė qėllimshėm, ndėrsa pjesa tjetėr, historianėt shqiptarė, konstatojnė se politika e dyerve tė mbyllura pėr shqiptarėt ndiqet prej vitesh nga ky institucion.

Pėr Ēepreganov, mungesa e shqiptarėve nė grupin e historianėve tė rinj ėshtė normale, me justifikimin se gjatė kėtyre viteve, Instituti ka punėsuar shqiptarė. Sipas tij, bashkėpunimi ėshtė prezent me pjesėn shqiptare, edhe pse konkretisht, nuk ka asnjė lloj projekti tė pėrbashkėt. Ēepreganov thotė se kanė pasur dhe kanė marrėdhėnie tė shkėlqyera me Institutin Albanologjik, me drejtorin aktual, Ramiz Abdyli dhe ish drejtoreshėn Mirushe Hoxhe, por pa precizuar se pėr ēfarė lloj bashkėpunimi bėhet fjalė.

Tė punėsuarit e rinj, tė gjithė maqedonas, janė duke u specializuar dhe janė sistemuar nė sektorėt e antikitetit, periudhės osmane, tė tjerėt nė sektorėt pėr historinė e re. Angazhimi i punonjėsve tė rinj ėshtė realizuar pėr shkak tė vakumit qė mund tė krijohet me daljen nė pension tė njė numri tė konsiderueshėm historianėsh.

Sipas Ēepreganov, nė Institut ka vende tė lira nėpėr sektorė tė cilėt as qė funksionojnė, si pėr shembull ato tė marrėdhėnieve ndėretnike. Por, historiani Vehbi Xhemaili nga katedra e historisė nė USHT pohon se nga tė diplomuarit e kėsaj katedre, vetėm njė historian ėshtė punėsuar si asistent nė Institut. Ka edhe shqiptarė tė tjerė qė numėrohen me gishta, por qė punojnė si referentė.

"Mungon ēdo lloj bashkėpunimi. Instituti dhe Arkiva janė tė izoluara pėr shqiptarėt, madje edhe njėsitė nė rrethe. Ata i frikėson e vėrteta dhe pėrballja me dokumentet, pasi historia mund tė bėhet jo vetėm sipas dokumenteve tė tyre, por edhe tonave", thotė Xhemaili.

Duke iu referuar gabimeve qė mund tė bėjnė historianėt nė hartimin e Historisė sė re tė Maqedonisė, ilustruar me skandalin e Enciklopedisė Maqedonase, Ēepreganov, pohon se nė kėtė rast kemi tė bėjmė me shumė neglizhenca dhe pasaktėsi.

"Nuk besoj se gabimet janė bėrė nga historianėt, ato janė gabime pėr tė cilat duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi morale, ato qė i kanė hartuar", thotė drejtori i Institutit tė Historisė.

http://www.koha.com.mk/a04.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.10.2009, 14:10   10

Shkrim i cituar IRJM: PDSH kėrkon akademi shqiptare


Citim:
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), vazhdon tė kėmbėngul se shqiptarėt e Maqedonisė duhet tė kenė Akademinė e vet.

Pėrmes njė konference me gazetarė nėnkryetarja e PDSH-sė, Mirushe Hoxha, ka kritikuar ashpėr akademikėt dhe qeverinė pėr thellimin e marrėdhėnieve ndėretnike nė vend.

PDSH me kėtė rast e ka ftuar faktorin ndėrkombėtarė nė parandalimin e tensioneve ndėretnike nė Maqedoni.

"I bėjmė apel bashkėsisė ndėrkombėtare qė sa mė shpejt tė ndėrhyjė nė eliminimin e kėsaj qeverie dhe kėsaj akademie qė nė mėnyrė preventive tė parandalohen tensionet ndėretnike. PDSH, vazhdon tė punojė nė mėnyrė shumė serioze rreth idesė sė ngritjes sė akademisė shqiptare nė Maqedoni", tha Hoxha.

Ky reagim i PDSH-sė vjen dy ditė pasi Kuvendi i Akademisė nuk miratoi kėrkesėn e Kryesisė pėr tėrheqjen e tėrėsishme tė enciklopedisė nga shtija si dhe shkarkimin e kryeredaktorit tė saj.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=4112
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.10.2009, 17:49   11
Citim:
Mbi 60 misione diplomatike, vetėm 6 gjashtė ambasadorė shqiptarė

Partia shqiptare nė pushtet ka humbur disa vende tė rėndėsishme tė ambasadorėve, qė mė parė ushtroheshin nga kuadrot shqiptare, ndėrsa ditėve nė vijim do tė mbulohen edhe ambasadat e tjera ku mungojnė ambasadorėt pėr njė kohė tė gjatė.

Nė seancėn e djeshme tė komisionit parlamentar pėr politikė tė jashtme, ėshtė humbur vendi i ambasadorit tė Italisė, i cili mė parė ushtrohej nga diplomatė shqiptarė, ndėrsa tani nga Velibor Atanasovski Topalovski.

BDI deri tani nga vendet e zbrazėta tė ambasadorėve ka arritur qė tė marrė vendin e diplomatit tė parė nė Misionin e OKB-sė nė Gjenevė, duke emėruar Aziz Pollozhanin.

Nga ana tjetėr, tė gjithė kandidatėt qė kanė kaluar pėr t`u emėruar nė vendet e zbrazėta janė pėrfaqėsues tė nominuar nga VMRO-DPMNE-ja. Me kėto lėvizje tė reja qeveritare, BDI ka humbur misionin e OSBE-sė nė Vjenė, vendin e ambasadorit nė Bullgari, vendin e ambasadorit nė Holandė, vendin e ambasadorit nė Bosnjė-Hercegovinė, dhe misionet nė nivel tė konsujve.

Pėrveē kėsaj, burime pėr “24 orė” nga MPJ, bėjnė tė ditur se pritet tė humben edhe vende tė ambasadorėve nė Qatar, vendi i ambasadorit nė Vatikan, ku tentohet dėrgimi i njė bashkėpunėtori tė ngushtė tė kryeministrit Nikolla Gruevski si dhe nuk ėshtė vendimtar edhe vendi i zbrazėt i ambasadorit nė Zvicėr.

Nga gjithsejt mbi 60 misione diplomatike tė Maqedonisė, tė pėrfaqėsuara me ambasada dhe konsullata, kuadrot shqiptar janė tė emėruar ambasadorė vetėm nė gjashtė vende, edhe ate: Belgjikė, Suedi, Danimarkė, Egjipt, ndėrsa nė vendet tjera ku ishin ambasadorėt shqiptarė, ende nuk ka emėrime tė reja.

Kėsaj shifre tė ambasadorėve i shtohen edhe dy ambasadorėt nė pėrfaqėsitė e misioneve tė OKB-sė nė Gjenevė dhe atij tė BE-sė nė Bruksel. Asnjė kuadėr shqiptarė nuk ėshtė i emėruar si udhėheqės i konsullatave, por edhe nė eshalonet e tjera nuk janė tė pranishėm kuadrot shqiptare. (INA-24Orė)

http://www.ina-online.net/Default.as...6a2d302c6&ln=3
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.11.2009, 18:03   12
Citim:
Enti Shtetėror i Statistikave fatal pėr shqiptarėt

Enti Shtetėror i Statistikave, njė burim i fuqishėm i shifrave dhe tė dhėnave shtetėrore vazhdon tė jetė i mbyllur me shumė tė panjohura pėr shqiptarėt. Deri tani edhe pėrkundėr pėrpjekjeve tė vazhdueshme, nuk ėshtė arritur askund pėrfaqėsimi dhe pozicionimi i shqiptarėve nė poste kyēe vendimmarrėse nė kėtė institucion, tė cilit nuk i ėshtė kushtuar edhe rėndėsi e madhe.

Studiuesit shqiptarė tė ēėshtjeve demografike kėrkojnė qė tė bėhet ndėrhyrje nė kėtė institucion dhe tė merret parasysh roli i kuadrit shqiptar nė tetė sektorėt qė janė dhe qė vazhdimisht janė njė makineri qė nxjerrin shifra pėr trendet shoqėrore, ekonomike dhe tė sferave tė ndryshme nė vend.

Eksperti i ēėshtjeve demografike, prof.dr. Asllan Selmani ka theksuar pėr agjencinė e lajmeve INA se ėshtė e nevojshme ndėrhyrja e patjetėrsueshme nė kėtė institucion. “Vlerėsoj se duhet qė tė kemi njė pėrfaqėsim aty dhe mė nė fund tė kihet njė qasje.

Pėr 20 vite gati tė gjitha partitė qė kanė qenė nė Qeveri kanė qenė shumė tė itneresuara qė tė ketė shqiptarė tė punėsuar nė kėtė Ent tė statistikave, por kėtė gjė nuk kanė mundur ta realizojnė asnjėherė. Kjo ēėshtje mendoj se ėshtė shumė e vėshtirė. Sa i pėrket manipulimeve me siguri se ka, sepse duhet tė merret parasysh vetėm shifra e 250 mijė qytetarėve qė ende janė nė listat e votimit dhe sigurisht qė ky numėr futet edhe nė shifrat e popullėsisė shumicė nė Maqedoni”, ka theksuar Asllan Selmani, i cili nėnvizon se shifra reale e shqiptarėve nė Maqedoni shkon mbi 33 pėr qind.

Organizata “Illyricum Libertas” ka bėrė thirrje qė t`i kushtohet kujdes kėtij institucioni. “Enti i Statistikave ėshtė i rėndėsishėm dhe doemos duhet tė kemi shqiptarė nė tė gjitha nivelet vendimarrėse. Ne nuk jemi aspak tė kėnaqur me punėn e deritanishme tė kėtij institucioni republikan. Edhe mė herėt ka pasur dyshime tė forta pėr manipulime si me numrat e popullsisė shqiptare ashtu edhe me numrin e votuesve. Pėr kėto arsye apelojmė deri te politika shqiptare qė tė ushtrojė trysninė dhe presionin e duhur nė mėnyrė qė tė evitohet kjo situatė absurde dhe e padurueshme”, ka theksuar pėr INA drejtuesi i kėsaj organizate, Valon Kurtishi, duke apeluar qė partitė politike bashkė me OJQ-tė tė angazhohen seriozisht mėr reformimin e kėtij institucioni.

Edhe zėra ndėrkombėtarė nė Shkup e kanė vlerėsuar si problematik kėtė institucion qė pėrkujdeset pėr shifrat shtetėrore, por ata kanė kėrkuar qė pėrgjegjėsit tė kėrkohen nga ana institucionale, pėrmes subjekteve politike shqiptare.

Studiuesit dhe demografėt shqiptarė nuk pėrjashtojnė mundėsinė pėr krijimin e opinionit manipulues dhe skenarėt pėr uljen e pėrqindjes sė shqiptarėve nė Maqedoni, para regjistrimit tė ardhshėm zyrtar tė popullsisė qė do tė bėhet nė vitin 2011. Dy parti minore maqedonase tė afėrta me pushtetin nxorėn tė dhėna manipulative se shqiptarėt nė Maqedoni janė 17 pėr qind dhe jo 25 pėr qind sipas shifrave zyrtare.

Sipas regjistrimeve tė vitit 1994, 23 pėr qind e popullsisė ishte shqiptare, ndėrkohė qė nga regjistrimi i vitit 2002, numri i shqiptarėve u rrit edhe me 68 mijė, diku 25 pėr qind. Regjistrimet e ardhshme nė vitin 2011 pritet tė japin pasqyrėn e qartė pėr pėrqindjen e shqiptarėve nė vend. Nė fund tė majit tė kėtij viti u realizua regjistrimi provues i popullsisė, ku janė pėrfshirė dy mijė amvisėri dhe 10 mijė persona, por qė kėto shifra nuk do tė bėhen publike, por do tė shfrytėzohen pėr qėllime tė Entit Shtetėror tė Statistikave.

Pėrfaqėsimi nė Entin e Statistikave

Drejtore: mr.Bllagica Novkovska;

Zėvendėsdrejtore: Sllavica Stankovska;

8 sektorėt nė tėrė udhėhiqen nga kuadro tė nacionalitetit maqedonas;

Lėvizja e parė nė Entin Shtetėror tė Statistikave filloi nė vitin 2007 , kur nė Kėshillin e kėtij institucioni pėr herė tė parė u emėruan dy shqiptarė, kuadro tė profesionalizuara.

Nivelet e poshtme nėpėr njėsi gjithashtu udhėhiqen dhe dominojnė kuadro tė nacionalitetit maqedonas

Nė tė gjitha njėsitė rajonale duke pėrfshirė edhe Tetovėn dhe Kumanovėn, tė gjithė udhėheqėsit janė kuadro maqedonase. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...c919a5ddf&ln=3
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.12.2009, 13:27   13
Citim:
Asnjė pėrmbarues shqiptarė

Tetovė, 15 dhjetor - Edhe njė nga sektorėt mė me peshė nė vend mbetet i paprekshėm nga kuadrot shqiptarė. Nė qytetin e Tetovės ku, sipas tė dhėnave jozyrtare mbi 90 pėr qind e lėndėve kanė tė bėjnė me shqiptarėt, vazhdon tė mes ketė asnjė pėrmbarues shqiptarė.

Faji pėr kėtė, sipas ish kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese, Mahmut Jusufi, ėshtė jo vetėm tek mosinteresimi i juristėve shqiptarė por edhe tek politika shqiptare, e cila e kanė lėnė Ministrinė e Drejtėsisė jashtė kontrollit.

"Nėse ka tė interesuar prej shqiptarėve pėr pėrmbarues dhe tė njėjtėt nuk autorizohen, atėherė kėtu ka vend pėr tė dyshuar nė transparencėn e Ministrisė. Pyes publikisht Ministrinė e Drejtėsisė se cilat janė kriteret pėr emėrimin e pėrmbaruesve, ndėrsa politikanėt shqiptarė i pyes se a ka nė kėtė ministri ndonjė shqiptarė qė kontrollon kėto procedura", ėshtė shprehur ish-kryetari i Gjykatės Kushtetuese, Mahmut Jusufi.

Ai shpjegon se edhe vetė mėnyra e emėrimit tė pėrmbaruesve ėshtė delikate dhe e dyshimtė. Sipas Jusufit, pėr tė marrė licencėn pėr pėrmbarues, pėrveē kushteve tė tjera, kandidatėt duhet tė japin edhe njė provim adekuat.

Por, edhe pėrkundėr kėsaj, sipas Mahmutit, ėshtė Ministria e Drejtėsisė ajo e cila vendos nėse do tė jep licencėn ose jo edhe pėrkundėr provimit tė dhėnė dhe plotėsimit tė tė gjitha kushteve.

"Ministria e Drejtėsisė ėshtė autonome dhe ata vlerėsojnė se kush mund tė licencohet dhe vendosin sipas kritereve qė as unė s'i di", thotė ish-gjykatėsi Jusufi. Sipas tij, detyra e pėrmbaruesit ėshtė njė punė shumė e rėndėsishme pėr tė gjithė qytetarėt nė pėrgjithėsi dhe pėr shqiptarėt nė veēanti.

"Njė procedurė gjyqėsore e cila mbaron me plotfuqi nuk mund tė jetė efikase nėse nuk pėrmbarohet", deklaroi Jusufi.

Ndėrkaq, nė Njėsinė rajonale tė Ministrisė sė Drejtėsisė askush nuk pranon tė flet pėr kriteret dhe numrin e pėrmbaruesve. Nga kjo zyrė thonė se tė gjitha kompetencat pėr kėtė i ka Ministria e Drejtėsisė. Ndėrsa, sipas tė dhėnave tė publikuara nė ueb sajtin e Ministrisė sė Drejtėsisė, kėtė vit, nė Maqedoni figurojnė 66 pėrmbarues edhe pse me sistematizim ėshtė paraparė qė tė ketė 132 pėrmbarues.

Sipas listės sė publikuar nga kjo ministri, nė Tetovė figuron vetėm njė pėrmbarues, edhe ajo ėshtė maqedonase, ndėrsa nė tė gjithė listėn nė nivel shtetėror nuk figuron asnjė shqiptar.

http://www.koha.com.mk/a08.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.12.2009, 22:15   14
Citim:
Pas tetė viteve, shqiptarėt akoma pa gjuhė e pa flamur

Shkup - Partitė politike shqiptare, ekspertėt dhe analistėt politik kanė qasje tejet kritike lidhur me diskriminimin nė sferat dhe shtyllat kryesore tė tė drejtave tė shqiptarėve nė Maqedoni.

Pas tetė viteve, shqiptarėt akoma nuk gėzojnė tė drejtėn e pėrdorimit tė garantuar dhe tė avancuar tė simboleve kombėtare dhe gjuhės sė tyre amtare.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisė si njė nga organet mė tė larta shtetėrore ka kontestuar edhe atė ligj diskriminues pėr simbolet kombėtare, i cili parashikonte pėrdorimin e simbolit kombėtar aty ku shqiptarėt janė mbi 50 pėr qind.

Ndėrsa, pėrdorimi i gjuhėve nė bazė tė njė ligji tė miratuar pėr "gjuhėt", ku nuk potencohet gjuha shqipe, por si "gjuha e popullsisė qė ka mbi 20 pėr qind", akoma nuk ka gjetur pėrdorimin praktik dhe nė nivele institucionale.

Partia shqiptare nė pushtet BDI, kėto dy ēėshtje i sheh tė rregulluara dhe qė nuk paraqesin problem pėr ta apo pėr shqiptarėt.

Ndėrsa nga ana tjetėr, PDSH insiston qė tė miratohen ligje tė reja qė plotėsojnė tė drejtat themelore tė shqiptarėve, as mė shumė sesa serbėt qė gėzojnė tė drejtat e tyre tė pėrdorimit tė simboleve kombėtare apo gjuhės sė tyre nė territorin e Kosovės, edhe atė si njė popull rreth 8 pėr qind nga popullsia e pėrgjithshme shqiptare.


Kontradiktat mes PDSH dhe BDI

"Dy ligjet kryesore i kemi miratuar sa i pėrket pėrdorimit tė gjuhės dhe simboleve kombėtare. Ne nuk kemi patur deri tash ankesa nga askush pėr kėto dy ēėshtje dhe nuk kemi patur edhe vėrejtje konform ligjit qė ėshtė miratuar", ka theksuar deputeti i BDI-sė, Tahir Hani.

Sipas tij, edhe pse ėshtė abroguar nga Gjykata Kushtetuese, ligji pėr pėrdorimin e simboleve, prapė se prapė sipas tij, nuk ka ankesa se ėshtė penguar pėrdorimi i simboleve kombėtare.

"Ėshtė ēėshtje tjetėr ajo qė ne nuk jemi aq kėmbėngulės nė nivele tė ndryshme institucionale qė tė kėmbėngulim e them edhe njėherė pėr kėto dy gjėra tė lartpėrmendura", ka theksuar Hani.

Por nga ana tjetėr, nėnkryetari i PDSH-sė, Iljaz Halimi ka theksuar pėr agjencinė e lajmeve INA se kėto dy ligje qė janė miratuar nuk janė aspak nė favor tė shqiptarėve.

"Ligji i pėrdorimit tė simboleve kombėtare i vė nė pozitė tė pabarabartė shqiptarėt, pasi qė pėrdorimi parashihet aty ku jeton 50 pėr qind e popullsisė shqiptare. Kėshtu qė 150 mijė shqiptarė ngelen pa tė drejtėn pėr pėrdorim tė flamurit, sepse nuk pėrfillet 20 pėr qindėshi sipas kushtetutės", ka theksuar Iljaz Halimi.

Duke folur pėr pėrdorimin e gjuhės, nėnkryetari i PDSH-sė ka theksuar se gjuha shqipe nuk gjen aspak pėrdorim tė saj as mė shumė se sa ishte pėrdorur para se ta sillnin ate ligj.

"Edhe pse Ali Ahmeti krenohet me bashkėpartiakėt e tij pėr kėtė punė, ligji pėr gjuhėn ėshtė tejet diskriminues pėr shqiptarėt, nuk i mundėson ministrit shqiptar tė flas nė gjuhėn e tij, nuk lejon udhėheqja e Parlamentit tė bėhet nė shqip. Ajo qė ėshtė mė skandaloze kur njė ministėr shqiptar pritet me gjuhėn maqedonase nga ministrat e BDIsė dhe kjo flet sė fundi nga vizita e ministrit kosovar nė Shkup", ka theksuar Halimi, duke shtuar se kėto janė ligje tmerrėsisht diskriminuese, qė duhet tė revidohen dhe tė miratohen ligje tė reja.


Ekspertėt konfirmojnė diskriminimin

Eksperti i ēėshtjeve juridike, prof.dr. Osman Kadriu ka theksuar se pėr zyrtarizimin e gjuhės qė ėshtė miratuar paraqiten dy pengesa dhe ato janė politike dhe juridike.

"Ligjin qė e solli Parlamenti nuk ėshtė gjithėpėrfshirės pėr zbatimin e gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare nė nivel tė shtetit konform Marrėveshjes sė Ohrit dhe Kushtetutės. Edhe nė ato organe ku duhet tė gjejė zbatim, nuk ka asgjė dhe nuk ka zbatim tė tėrėsishėm. Qeveria ėshtė pėrgjegjėse pėr krijimin e kushteve.

Ligji nė fjalė patjetėr tė plotėsohet dhe nė mėnyrė shprehimore tė sigurohet zbatimi i gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare. Pėr kėtė ēėshtje ka kėrkesė dhe vėrejtje prej strukturave relevante tė Evropės dhe BE-sė", ka deklaruar ligjėruesi universitar, prof.dr. Osman Kadriu. Ai ka shfaqur kritika edhe rreth ligjit tė pėrdorimit tė simboleve kombėtare.

"Ngel detyrė dhe pėrgjegjėsi pėr subjektet politike shqiptare tė angazhohen me njė seriozitet tė duhur , kompetencė dhe pėrgjegjėsi qė ēėshtja e simboleve dhe flamurit sė shpejti tė rregullohen dhe garantohen me Ligj konform Marrėveshjes sė Ohrit dhe Kushtetutės sė vendit", ka theksuar eksperti i ēėshtjeve juridike, prof.dr. Osman Kadriu.

Edhe pas abrogimit tė Ligjit pėr pėrdorimin e simboleve kombėtare nga Gjykata Kushtetuese, shumica e institucioneve komunale qė drejtohen nga shqiptarėt nuk kanė respektuar vendimin e gjykatės. (ina/start)

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...iptare&nr=9344
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.12.2009, 22:50   15
Citim:
Shqiptarėt jashtė ministrisė

Sekretariati pėr euro-integrime i Maqedonisė vazhdon tė punojė me mentalitetin dhe frymėn antishqiptare. Nacionalizimi maqedonas qė udhėhiqet nga Vasko Naumovski, pėrkrahė frymėn antishqiptare duke i diskriminuar nė skajshmėri tė punėsuarit shqiptarė brenda kėtij institucioni.

Pėrveē nėnēmimit tė shqiptarėve, Naumovski e ka pėrqindjen mė tė ulėt tė shqiptarėve nė sektorin e tij, ndėrsa nė hierarkinė e funksioneve brenda sektorit tė euro-integrimeve nuk ka asnjė shqiptar.

Njė dokument tė cilin e ka siguruar gazeta “Lajm”, duket qartė struktura e tė punėsuarve nė kėtė sekretariat. Dokumenti nė fjalė ėshtė pėrgjigje e Sekretariatit qė ia ka dėrguar Avokatit tė Popullit, pasi nga kabineti i Ixhet Memetit kishin kėrkuar tė shohin sa ėshtė pėrfaqėsimi i bashkėsive etnike nė kėtė sektor tė qeverisė.

Fatkeqėsisht tė dhėnat janė tė mjerueshme. Prej 57 tė punėsuarve, vetėm 5 janė shqiptarė, qė nė pėrqindje i bie 8.7 pėr qind, pastaj janė 2 turq, 1 rom, 5 vllehė dhe njė tjetėr, i bashkėsisė sė pa definuar.

Sa i pėrket shqiptareve nė kėtė Sekretariat, tre janė me magjistraturė tė pėrfunduar, kurse tė tjerėt punojnė nė nivelin e referentėve. Pėrveē pėrfaqėsimit shumė tė ulėt, nė postet udhėheqėse nuk ka asnjė shqiptarė.

Duke filluar nga zėvendėskryeministri Vasko Naumovski, tė etnitetit maqedonas janė edhe sekretari shtetėror, tre kėshilltarė shtetėror, udhėheqėsit e sektorėve si dhe udhėheqėsit e njėsive.

Edhe nė dokumentin tjetėr tė cilin e ka siguruar “Lajm” qė ėshtė plani vjetor pėr pėrfaqėsimin e drejtė tė etniteteve nė kėtė sekretariat, duken qartė se cilat janė pozitat e shqiptarėve. Administratorė shtetėror nė poste udhėheqėse prej gjithsej 13 personave, 11 janė maqedonas, 1 turk dhe 1 vlleh.

Nė kuadrin e Nėpunėsve shtetėrorė profesionistė, gjithsej prej 32 tė punėsuarve, 27 janė maqedonas, 2 shqiptarė dhe 2 vllehė. Ēudia mė e madhe ėshtė se nga 5 tė punėsuarit shqiptarė, 4 janė me kontrata tė pėrkohshme tė cilat janė punėsuar nga Agjencia pėr punėsime tė pėrkohshme. Tė gjithė ata nė momentin kur do t’iu skadojė kontrata mund tė largohen pa asnjė arsye.

Vetė zėvendėskryeministri Naumovski, i cili konsiderohet njė prej njerėzve mė tė besuar tė kryeministrit Gruevski nuk ka pranuar tė prononcohet pėr kėtė gjendje, duke u arsyetuar se ai i ka pėrfshirė tė gjithė bashkėsitė e ndryshme.


Sekretariati ka 25 pėr qind prej pakicave!

Nė paragrafin e dokumentit tė nėnshkruar nga Vasko Naumovski, ku sqarohen aktivitetet tė cilat do tė merren pėr vitin e ardhshėm jepen sqarime befasuese.

“Duke pasur parasysh se Sekretariati pėr euro-integrime e ka plotėsuar kriterin pėr pėrfaqėsim tė drejtė tė bashkėsive tė ndryshme etnike prej (25.5%), nė tė ardhmen nėse ka nevojė pėr punėsime tė ardhshme, do t’i ketė parasysh kriteret pėr punėsime tė plotėsuese nga pėrfaqėsuesit e bashkėsive etnike”, shkruhet nė kėtė dokument. Pas kėtij vendimi, askush nga Sekretariati pėr Marrėveshjen e Ohrit tė udhėhequr nga Abdilaqim Ademi nuk ėshtė dėrguar nė kėtė Sekretariat.


Naumovski nėnēmon shqiptarėt

Vasko Naumovski pėrveē se nuk i avancon dhe nuk i ka pėrfaqėsuar sipas Marrėveshjes sė Ohrit shqiptarėt nė Sekretariatin tė cilin ai e udhėheq, sjellja e tij dhe vendimet qė ai i merr ndaj tė punėsuarve shqiptarė janė pėrbuzėse. Ai nuk i lejon shqiptarėt tė udhėtojnė nė udhėtime zyrtare ngjashėm si maqedonasit, nuk iu mundėson tė avancohen edhe pėrkundėr pėrgatitjes sė tyre profesionale dhe arsimore, si dhe nuk iu mundėson asnjė prej beneficioneve tė cilat iu ofron puna.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2749.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.12.2009, 11:59   16
Citim:
Presidenti vazhdon diskrimimin ndaj shqiptarėve

Konstituimi i djeshėm i Kėshillit tė Sigurisė sė Maqedonisė pėrfundimisht ka lėnė shqiptarėt tė papėrfaqėsuar nė mėnyrė dinjitoze. Derisa nė mandatet e kaluara ky trup i lartė shtetėror qė udhėhiqet nga presidenti ishte i pėrbėrė nga dy pėrfaqėsues shqiptarė, tanimė ka ngelur vetėm me njė pėrfaqėsues shqiptarė.

Pėr herė tė parė presidenti Gjorgje Ivanov ka vendosur qė vendin e njė pėrfaqėsuesi shqiptarė ta zėvendėsojė me njė kuadėr tė komuniteteve tjera. Kėsaj radhe anėtarė i Kėshillit tė Sigurisė ėshtė zgjedhur Abdylaqim Ademi nė cilėsinė e zėvendėskryeministrit, ndėrsa vendi tjetėr i ka takuar Veli Krecit, pėrfaqėsues i komunitetit turk.

Mbledhja e djeshme e kreut mė tė lartė shtetėror sipas njė komunikate tė presidencės ka kaluar me njė marrėveshje pėr dinamikėn dhe mėnyrėn e shkėmbimit tė informacioneve midis institucioneve. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...66f0702fe&ln=3
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.1.2010, 20:40   17
Citim:
Gruevski pa asnjė shqiptar nė vizitat zyrtare

Kryeministri Nikolla Gruevski ka vazhduar vizitėn e tij tė radhės nė Tel Aviv tė Izraelit, sėrish duke mos pėrfillur asnjė zyrtarė tė lartė shqiptarė, gjegjėsisht anėtarėt e kabinetit qeveritar nga radhėt e partisė shqiptare nė pushtet.

Sipas kabinetit tė kryeministrit, Gruevski nė vizitėn e tij tre ditore nė Tel Aviv shoqėrohet nga zv/kryeministri, Vladimit Peshevski, ministrja e Punėve tė Brendshme, Gordana Jankullovska si dhe drejtori i Agjencisė pėr investime tė huaja Viktor Mizo.

Delegacioni maqedonas nė pėrbėrjen e lartpėrmendur gjatė kėsaj vizite do tė prezantoj mundėsitė pėr investime nė Maqedoni. Pėrskaj kėsaj do tė themelohet edhe Oda ekonomike Izrael-Maqedoni.

Nesėr, kryeministri Gruevski do tė takohet me kryeministrin e Izraelit, Shimon Perez, ministrin e punėve tė brendshme, Avigdor Liberman, dhe kryeministrin Benjamin Netanjahun.

Kohėve tė fundit kryeministri i vendit ka realizuar nė numėr tė madhė vizitash nė vendet fqinje tė rajonit si dhe vende tjera, mirėpo nė tė shumtėn e rasteve delegacionet e tij nuk pėrbėhen nga asnjė shqiptarė. Ky ėshtė edhe diskriminimi i radhės i qeverisė sė Maqedonisė ndaj faktorit politik shqiptar nė Maqedoni. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...4511952c8&ln=3
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.1.2010, 20:43   18
Citim:
Shqiptarėt, jetimėt e DHP-sė

Shqiptarėt diskriminohen nė Drejtorinė pėr tė Hyra Publike (DHP) nė Maqedoni. Tė punėsuarit shqiptarė tregojnė se kolegėt e tyre maqedonas edhe pse janė punėsuar mė vonė se ata, statusi i tyre ėshtė rregulluar menjėherė.

Si rezultat i kėtyre rregullave, ata i shfrytėzojnė tė gjitha beneficionet, i marrin rrogat mė tė larta, kanė vendime pune si dhe disa tė tjerė kanė kontrata afatgjate tė punės.

E kundėrta ndodhė me shqiptarėt, tė cilėt pėrveē diskriminimit nė paga dhe kontrata pune, nė prill tė vitit 2009 pėrbėnin rreth 4, 5 pėr qind tė tė punėsuarve. Megjithatė, pasi i kishin kthyer disa tė punėsuar nė punė, pėrqindja e tyre arriti deri nė 10 pėr qind.

Alaudin Zeqiri, zėvendėsdrejtor aktual i DHP-sė, pranon se viti qė kemi lėnė pas ka qenė ndėr mė tė vėshtirėt pėr shqiptarėt nė kėtė institucion.

“Pėr shkak tė krizės globale, ka pasur masa mbrojtėse financiare. Gjatė vitit 2009 nuk ka qenė i hapur asnjė konkurs pėr pranimin e tė punėsuarve tė rinj, prandaj edhe statusi i atyre qė janė pranuar me kontratė pune, shėnon vonesė deri nė vitin 2010. Sivjet besoj se do tė rregullohet kjo ēėshtje”, tha Zeqiri.

Ai gjithashtu nuk e arsyeton vendimin qė statusi i tė punėsuarve shqiptarė tė mos ishte rregulluar deri mė tani, duke akuzuar nė kėtė mėnyrė ministrisė e financave.

Shqiptarėt tė cilėt ndjehen edhe tė pėrbuzur brenda kėtij institucioni presin pėrgjigje se cili do tė jetė momenti kur ata tė ndjehen krenar me punėn qė e bėjnė.

“Deri nė muajin e katėrt tė kėtij viti do tė rregullohet ky problem, rreth tė punėsuarve qė janė pa vendim pune. Do tė kontribuoj qė pėrqindja e tė punėsuarit tė shqiptarėve nė DHP tė shėnojė rritje edhe mė tė madhe, deri nė 25 pėr qind. Do tė pranojmė edhe kandidatė tė rinj, nė veēanti ekonomistė dhe juristė”, tha Alaudin Zeqiri.

Drejtoria e tė Hyrave Publike ėshtė njėra prej institucioneve kryesore nė sistemin financiar tė Maqedonisė. Ajo kontrollon kompanitė sa i respektojnė rregullat e grumbullimit tė gjitha llojeve tė tatimit.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2816.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.1.2010, 22:16   19
Citim:
Rastet e Hagės mund tė destabilizojnė Maqedoninė

Shkup - Ēdo tentim pėr tė hapur katėr rastet e kthyera nga Tribunali i Hagės nuk reflektohet vetėm nė raportet mes partnerėve tė koalicionit qeveritar, por edhe nė marrėdhėniet ndėretnike dhe stabilitetin e Maqedonisė, paralajmėron zėvendėskryeministri nė maqedonas Abdylhaqim Ademi.

“Ēdo tentim pėr hapje tė kėtyre rasteve bėhet me prapavijė politike, andaj hapja e tyre mund tė reflektohet negativisht edhe nė marrėdhėniet ndėretnike, por edhe nė stabilitetin e Maqedonisė. Dihet se Ligji pėr amnisti ishte njė nga kushtet pėr dorėzimin e armatimit nga ish-pjesėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare”, paralajmėron Ademi.

Megjithatė, ai siguron se nuk ka nevojė pėr shqetėsim, pasi garanton se partia e tij nuk do tė lejojė keqpėrdorim tė kėtyre rasteve.

“Ndoshta dikush mundohet qė pėrmes rasteve tė Hagės tė na disiplinojė neve, ose subjektet politike shqiptare, mirėpo ne nuk do tė lejojmė njė gjė tė tillė. Ne jemi tė njoftuar dhe nė rrjedhė me kėto raste”, thekson Ademi.

Katėr rastet e Hagės u riaktualizuan pas arrestimit tė Shkodran Idrizit nė Gjermani dhe arrestimit tė Kadri Sulejmanit nga fshati Kamjan i Tetovės. Subjektet politike shqiptare dhe maqedonase kanė qėndrime tė kundėrta lidhur me kėto raste.

Pėrderisa partitė shqiptare insistojnė se kėto katėr raste duhet tė pėrfshihen me ligjin pėr amnisti, partitė maqedonase vlerėsojnė se ato duhet te procedohen para gjykatave ne Maqedoni.

Tribunali pėr Krime Luftė nė ish-Jugosllavi me seli nė Hagė hapi hetime pėr pesė raste nga Maqedonia, pėr shkak tė dyshimeve pėr krime lufte. Pas hetimeve disavjeēare, Tribunali nuk gjeti argumente pėr krime lufte nė katėr rastet ku tė dyshuar ishin ish-pjesėtarė tė UĒK-sė.

I vetmi rast pėr tė cilin Tribunali i Hagės shqiptoi dėnime ishte rasti i masakrės sė shqiptarėve nga ana e forcave maqedonase nė fshatin Luboten tė Shkupit. Pėr kėtė rast ėshtė duke vuajtur dėnimin ish-komandanti policor, Johan Tarculovski. /lajm/
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.3.2010, 09:10   20
Citim:
Shqiptarėt, shumė pak tė pėrfaqėsuar nė administratėn shtetėrore

Deputetja e Demokracisė sė Re, Flora Kadriu deklaroi sot se shqiptarėt nė Maqedoni vazhdojnė tė mos jenė tė pėrfaqėsuar nė institucionet e shtetit.

Ajo tha se dinamika e punėsimit nė administratėn publike, ndėrmarrjet publike si dhe e financimit pėr zhvilimin e afarizmit ėshtė shumė e ngadalshme dhe e kontrolluar nga partitė nė pushtet.

Sipas saj, “paradimi para mediumeve gjatė dhėnies sė vendimeve pėr punėsim (pa punė) tė rinisė partiake nė administratė nga zv/kryeministri Abdylaqim Ademi ėshtė poshtrues dhe ironik, sepse jashtė syrit tė kamerave dhjetfish mė shumė punėsohen partiak tė VMRO-DPMNE-sė. Funksionet e para nė shtet edhe mė tutje mbeten tė rezervuara pėr maqedonasit e privilegjuar”. (INA)



Tė dhėnat e prezantuara nga deputetja Kadriu:

Institucioni Numri i pėrgjithshėm i tė punėsuarve Numri i Shqiptarėve Pėrqindja e Shqiptarėve

Kryetari i Shtetit 31  1  3,2 
Enti Shtetėror i Revizionit 113  8  7,1 
Prokuroria publike 98  5  5,1 
Drejtoria e tė hyrave publike 1241  76  6,1 
Agjencia pėr investime tė huaja 45  1  2,2 
Drejtoria pėr bujqėsi 136  2  1,5 
Drejtoria pėr punė hidrometeorologjike 202  6  3,0 
Institutet shkencore 473  23  4,9 
Ministria e shoqėrisė informative 10  0  0,0 
Nė institucionet e veprimtarisė kulturore 1984  159  8,0 
Enti shtetėror i statistikės 272  23  8,5 
Kadastra 875  95  10,9 
Byroja pėr hulumtime gjyqėsore 28  1  3,6 
Drejtoria pėr sigurim radiacional 13  0  0,0 
Kėshilli gjyqėsor republikan 27  1  3,70


http://www.ina-online.net/Default.as...787a8f966&ln=3
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 00:09.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.