Kthehu   Kreu > D1 > Lėnda > Arsim
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 11.4.2008, 11:41   1

Shkrim i cituar Universiteti i Durrėsit


Mbulim i zhvillimeve.
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.4.2008, 11:47   2
sub674843
 

Tiranė: Gjermanėt, 1.8 milionė euro pėr arsimin profesional


Citim:
Nėnshkruhet marrėveshja pėr ngritjen e Akademisė Profesionale nė Universitetin e Durrėsit

Qeveria gjermane do tė financojė 1.800.000 euro pėr zhvillimin e arsimit profesional nė Shqipėri.

Nė bazė tė marrėveshjes sė nėnshkruar dje, nė Ministrinė e Arsimit, kontributi i shtetit gjerman do tė jetė pėr njė periudhė dy vjet e gjysmė.

Projekti konsiston nė ngritjen e Akademisė Profesionale pranė Universitetit tė Durrėsit, si dhe mbėshtetjen e shkollave tė mesme profesionale nė Dibėr dhe Kukės.

http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=40215
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.9.2009, 10:48   3

Shkrim i cituar Peshkopi: Gati hapja e degėve tė universitetit tė Durrėsit


Rreth 200 studentė do tė nisin nė fillim tė muajit tetor studimet nė Universitetin e Peshkopisė, degė e universitetit “Aleksandėr Moisiu” tė Durrėsit. Zv/rektori i kėtij universiteti, Mithat Mema, ėshtė shprehur se edhe Universiteti i Peshkopisė do tė ketė tre fakultete: atė tė Edukimit me tetė degė mėsuesie, Fakultetin e Ekonomisė dhe Shkollėn e Lartė Profesionale.

Nė lidhje me degėt e mėsuesisė qė do tė jenė tė hapura nė kėtė filial tė UAMD-sė ato lidhen me profilet e matematikė-fizikės, biokimisė, gjuhė-letėrsisė, informatikė-matematikės etj.

Nė Fakultetin e Ekonomisė do tė hapen degėt: Financė-bankė, Menaxhim-marketing dhe Administrim-biznes. Nė Fakultetin e Shkollės sė Lartė Profesionale do tė jenė degėt: Infermieri e pėrgjithshme, specialist rrjetesh kompjuterike dhe asistent ligjor.

Aplikimet pėr tė punuar si pedagog nė Universitetin e Peshkopisė janė tė hapura deri nė datėn 26 shtator. Kėtė vit nė UAMD u diplomuan 150 studentė dhe ata qė pėrfunduan njė nga tre degėt e Fakultetit tė Ekonomisė janė punėsuar qė tė gjithė.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=61928
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.5.2010, 20:15   4
Citim:
Hapen 4 degė tė reja nė Universitetin e Durrėsit

Durrės - Nė universitetin "Aleksandėr Moisiu" nė Durrės do tė hapen programe tė reja studimit tė ciklit tė parė nė degėt "Juridik", "Shkenca kompjuterike", "Sistemet e informacionit" dhe ‘Teknologji informacioni", tė cilat do tė nisin nė vitin akademik 2010 – 2011.

Kėshilli i Ministrave miratoi nė mbledhjen e fundit vendimin pėr hapjen e programeve tė reja nė universitetin "Aleksandėr Moisiu", Durrės.

Nė pėrfundim tė studimeve, studentėve u lėshohen "Diplomė e Nivelit tė Parė nė drejtėsi", "Diplomė e Nivelit tė Parė nė shkenca kompjuterike", "Diplomė e Nivelit tė Parė nė sistemet e informacionit" dhe "Diplomė e Nivelit tė Parė nė teknologji informacioni".

Programet e studimit tė ciklit tė parė realizohen me 180 kredite dhe kohėzgjatja normale e tyre ėshtė 3 (tri) vite akademike.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/15697/
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.9.2010, 13:39   5
Citim:
Universiteti i Durrėsit, gati pėr 1500 studentė tė rinj

DURRES- Studentėt e Durrėsit edhe kėtė vit akademik do tė vijojnė studimet nė korpusin ekzistues, si dhe nė mjediset e shkollave tė mesme tė qytetit. Universiteti “Aleksandėr Moisu” ka hapur dyert e tij pėr regjistrimin e 1500 studentėve tė rinj nė vitin 2010-2011.

Kėtė vit mėsimor do tė ketė 3 herė mė shumė pranime se ēdo vit akademik i mėparshėm duke dėshmuar faktin e liberalizimit tė hyrjes nė fakultete. Vetėm nė vitet e para nė 6 fakultetet do tė regjistrohen 1500 tė rinj e tė reja qė kanė pėrfunduar arsimin e mesėm, ndėrsa sivjet kuotat e pranimeve janė shtuar edhe pėr filialin e Peshkopisė.

Rektori Agim Kukeli ka deklaruar se cilėsia e mėsimdhėnies dhe testimi lėndor pėr studentė do tė jetė nė tė njėjtat kėrkesa, si dhe vitin e kaluar duke synuar tė rrisė cilėsinė e diplomimit tė studentėve.

Deri mė tani mėsohet se janė regjistruar 70 pėr qind e pranimeve tė pritshme, ndėrsa rektori ėshtė shprehur se kjo shifėr pritet tė shkojė nė 95 pėr qind tė shtunė e tė diel. Regjistrimi pėr studentėt e viteve tė para ka nisur tre ditė mė parė duke u lėnė 5 ditė kohė tė rinjve pėr regjistrim.

Nė shifrėn prej 1500 studentė nė vitet e para tė 6 fakulteteve pėrfshihen edhe studentėt e rinj nė filialin e Durrėsit nė Peshkopi. Universiteti ka mundur tė zgjidhė gjetjen e mjediseve nė sajė tė bashkėpunimit qė ka pasur me Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, si dhe pushtetin lokal nė Durrės.

Kėshtu shkolla e mesme e mjeshtėrisė sportive, shkolla e mesme “Leonik Tomeo” dhe ndėrtesa shkollore nė hyrje tė qytetit, ku studiojnė tė rinjtė e fakultetit FAS TIP, janė pėrgatitur e pėrshtatur plotėsisht nė pritje tė studentėve. Kėtė vit nė auditorėt e universitetit “Aleksandėr Moisiu” do tė vijojnė studimet 5500 studentė, shifėr kjo mė e larta qė nga viti i hapjes sė universitetit.

Edhe sivjet nė ndihmė tė rektoratit do tė vijnė shkollat e mesme, pasi ndėrtimi i korpusit tė ri do tė kėrkojė kohė. “Janė disa projekte nė fazėn e studimit nė tryezė tė ministrisė, rektoratit dhe operatorėve tė tjerė tė rėndėsishėm akademik”,-ka thėnė rektori Agim Kukeli.


Korpusi universitar

Pėr tė konsoliduar mendimin dhe pėr tė pėrzgjedhur projektin mė tė mirė do tė duhet kohė ngase gjithēka do tė kalojė nė duart dhe diskutimet ndėr specialistė. Rektori ka pohuar se ka projekte pėr ta ndėrtuar kėtė korpus universitar nė periferi tė qytetit tė Durrėsit ose diku nė njė nga kodrat pėrballė qyteti.

Megjithatė, ende nuk ka njė saktėsi nė kėtė drejtim ngase vendosja pėr ndėrtimin e korpusit gjeneral, si dhe ngritja e tij do tė kėrkojė jo mė pak se 10 vite.

Njė vit mė parė 450 studentė qė kanė pėrfunduar studimet e larta nė Durrės morėn diplomėn duke fituar tė gjitha kreditet e pėrcaktuara nė bazė tė Kartės sė Bolonjės.

Universiteti ka rreth 180 pedagogė, tė cilėt kanė fituar master brenda e jashtė vendi duke u kualifikuar si lektorė me ambicie pėr tė rritur cilėsinė e pėrgatitjes sė studentėve tė tė gjitha fakulteteve.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=67457
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.10.2010, 18:54   6
Citim:
Universiteti i Durrėsit kėrkon shtim tė ambienteve

I ndodhur nė ambientet e asaj qė ishte planifikuar pėr shkollė 9-vjeēare, tek Currilat, aktualisht Universiteti “A. Moisiu” nė Durrės e ka tė pamundur tė plotėsojė me salla leksionesh gjithė kapacitetin numerik tė studentėve. Janė mbi 1500 studentė mė tepėr se vitet e mėparshme qė kanė shtuar domosdoshmėrinė e rritje sė hapėsirave tė mėsimdhėnies nė Universitetin e Durrėsit “A. Moisiu”.

Sipas burimeve nga rektorati i kėtij universiteti, kapaciteti prej 5 mijė studentėsh ėshtė i papėrballueshėm pėr ambientet aktuale, ndaj ėshtė kėrkuar vėnia nė dispozicion e njė ndėrtese tjetėr.

Universiteti i Durrėsit ka rreth 2 mijė studentė nė sistemin part-time, nga rreth 1 mijė studentė qė ka pasur vitet e fundit. Kjo prurje e re ka bėrė qė tė kėrkohet zgjerimi i ambienteve. Por deri nė zgjidhjen afatgjatė, zgjidhja mė e afėrt mbetet mėsimi me dy turne, madje edhe nė ambientet e shkollave tė mesme tė qytetit si “N. Frasheri”, “Gj. Kastrioti” apo edhe “L. Tomeu”, por pavarėsisht kėtij fakti, janė marrė masa qė gjatė kėtyre dy viteve ta pėrballohet me kėto ndėrtesa qė janė, duke zgjatur orarin e mėsimit deri nė orėn 6 tė pasdites.

Vendimi pėr mėsimin pasdite pėr studentėt e masterit ėshtė marrė pas kėrkesės edhe tė vetė atyre, pėr tė mos zgjatur afatet kohore. Kjo pasi shumė prej studentėve janė nė marrėdhėnie pune, ndėrsa bėhet e ditur se kjo nuk mund tė zgjasė shumė.

Prej 2 vitesh Universiteti i Durrėsit i ka kėrkuar MASH-it tė marrė dhe adoptojė si korpus qendror, ambientet e ish-pallatit tė kulturės nė portin detar, por duket se kjo kėrkesė po refuzohet vazhdimisht nga APD, e cila pretendon se ambientet u duhen pėr ngritjen e muzeut tė brezave qė ngritėn portin mė tė madh tė vendit.

http://www.standard.al/index.php/sociale/13317.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.3.2011, 01:34   7
Citim:
Universiteti i Durrėsit, me kampus universitar

Universiteti i Durrėsit do tė ketė kampusin e tij universitar, projekt ky i miratuar nga qeveria shqiptare.

Kampusi do tė pėrfshijė ndėrtesa pėr procesin mėsimor dhe akomodimin e mė shumė se 20 mijė studentėve.

Detajet e projektit i bėri me dije nė njė lidhje direkte pėr Abc News Rektori i universitetit tė Durrėsit Mit’hat Mema.

http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/4312
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.4.2011, 14:37   8
Citim:
Nis ndėrtimi i kampusit tė ri universitar

Kampusi universitar nė qytetin e Durrėsit do tė nisė ndėrtimin pėrmes mbjelljes sė pemėve, tė cilat do tė ndihmojnė nė gjelbėrimin e njė prej zonave mė problematike mjedisore nė vend, e deklaruar nga qeveria aktuale si e destinuar pėr zonė industriale.

Rektorati i universitetit “Aleksandėr Moisiu” tė Durrėsit, njoftoi se nė nismėn pėr mbjelljen e 500 fidanėve qė do tė nisė paraditen e sė premtes do tė marrė pjesė dhe ministri i Arsimit dhe Shkencės, Myqerem Tafaj.

Nė kuadėr tė pėrmirėsimeve tė mėtejshme infrastrukturore, universiteti “Aleksandėr Moisiu”, bazuar nė Vendimin e Kėshillit tė Ministrave, tė datės 16 mars tė kėtij viti, do tė iniciojė ndėrtimin e njė kampusi tė ri universitar bashkėkohor, i cili synohet qė tė reflektojė historinė, kulturėn dhe imazhin e kėtij universiteti publik, mė tė riut nė vend.

Kampusi do tė konceptohet si njė qytezė e vogėl, qė do tė ngrihet mbi njė sipėrfaqe prej 54 hektarėsh tokė dhe do tė shėrbejė pėr akomodimin e afro 20 mijė studentėve, tė personelit akademik e administrativ. Nė kėtė sipėrfaqe ėshtė projektuar tė pėrfshihen 8 ndėrtesa pėr fakultetet, ndėrtesat e konvikteve, ndėrtesa e bibliotekės shkencore dhe qendrės studentore, hapėsira pėr argėtim e terrene sportive, si dhe ambiente parkimi.

Nė funksion tė kėtij projekti, universiteti nė bashkėpunim me Drejtorinė e Shėrbimit Pyjor Durrės ka ndėrmarrė dhe nismėn e mbjelljes sė 500 fidanėve pishe pranė zonės sė Spitallės, ku dhe do tė ngrihet kampusi i ri universitar.

http://www.gazeta-shqip.com/sociale/...51e6389a1.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.6.2011, 07:16   9
Citim:
Durrės, jepet leja pėr ndėrtimin e Fakultetit tė Ekonomisė

Durrės – Qyteti bregdetar i Durrėsit do tė ketė njė ndėrtesė tė re tė Fakultetit tė Ekonomisė, ndėrkohė qė rikonstruktohet plotėsisht muzeut arkeologjik i qytetit.

Kėshilli i Rregullimit tė Territorit (KRRT) i bashkisė sė Durrėsit miratoi sot dy lejet pėr kėto ndėrtime publike.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	DURRES-Fakulteti-Ekonomik1.jpg
Shikimet:	1930
Madhėsia:	29,1 KB
NNJ:	3032

Rikonstruksioni i muzeut arkeologjik do tė realizohet me njė financim prej 104 milionė lekė nga Qeveria shqiptare.

Ndėrhyrjet kryesore do tė bėhen nė fasadėn e ndėrtesės, nė sistemimin e oborrit dhe nė rivitalizimin e katit tė tretė tė ndėrtesės.

Ndėrsa ndėrtimi i Fakultetit tė Ekonomisė, do tė bėhet nė Spitallė si pjesė e kampuset tė ri universitar. Kampusi universitar do tė ketė njė sipėrfaqe tė pėrgjithshme prej 59 ha, ndėrsa Fakulteti i Ekonomisė do tė ndėrtohet nė njė territor prej 4.900 metra katrorė dhe do t'u shėrbejė 3400 studentėve.

http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/38670/

Citim:
Universiteti i Durrėsit, sivjet pranohen 2050 studentė
Numrin mė tė madh tė pranimeve tė reja do e ketė Fakultetit i Studimeve Profesionale

DURRES- Qeveria shqiptare ka miratuar kuotat e pranimit tė tė rinjve studentė, tė cilėt do tė ulen pėr herė tė parė nė auditorėt e universitetit “Aleksandėr Moisiu”. Rektori Mitham Mema ka deklaruar se qeveria ka vendosur qė kėtė vit Durrėsi dhe filiali i tij nė Peshkopi tė presin 2050 studentė tė rinj pėr vitin akademik 2011-2012.

Tė rinjtė qė do tė studiojnė nė kėtė universitet do tė marrin njohuri pėr 46 programe nė 7 fakultete. Numrin mė tė madh tė pranimeve tė reja do e ketė Fakultetit i Studimeve Profesionale me 430 pranime i ndjekur nga Fakulteti i Biznesit me 400 tė rinj. Pas tyre renditen Fakulteti i Teknologjisė dhe Informimit me 250 studentė nė vitet e para, Fakulteti i Edukimit me 250 studentė, Shkencat Politike e Juridike me 150 pranime pėr t’u mbyllur renditja me Fakultetin e Studimeve tė Integruara me 90 tė rinj.

Sipas tė dhėnave qė jep rektori Mema thuhet se filialit tė Durrėsit nė Peshkopi i japė planifikuar 480 pranime tė reja nga bankat e shkollave tė arsimit tė mesėm. Gjatė vitit tė ri akademik 2011-2012 mendohet se universitetit “Aleksandėr Moisiu” do tė krijojė kushtet e pėrshtatshme pėr 9 mijė studentė shifra mė e lartė e tė regjistruarve qė nga hapja e dyerve tė dijes nga ky universitet.

Rektori Mema gjithashtu ka bėrė tė ditur se me fillimin e vitit tė ri akademik 2012-2013 studentėt do tė kenė kushte krejt tė tjera dhe shumė bashkėkohore. Mema ėshtė shprehur optimist pėr ndėrtimin e korpusit tė ri universitar nė Durrės duke bėrė publike faktin se ky universitet mendohet se do tė jetė gati nė vitin mėsimor 2012-2013.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=71205
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.3.2012, 21:41   10
Citim:
Durrės, nis ndėrtimi i kampusit gjigant universitar, me 9 ndėrtesa

DURRES – Ėshtė vėnė nė zbatim projekti pėr ndėrtimin e korpusit universitar nė Durrės. Punimet pėr ndėrtimin e tij kanė nisur prej disa javėsh dhe sipas specialistėve tė ndėrtimit qė po merren me cilėsinė e punimeve, brenda kėtij viti do tė pėrfundojė njėra nga ndėrtesat. Kjo e fundit do tė vihet direkt nė dispozicion tė studentėve po kėtė vit, duke e zgjidhur njė herė e pėrgjithmonė problemin pėr mungesėn e auditorėve, qė ka universiteti “Aleksandėr Moisiu”.

Puna nga ana e kompanive ndėrtuese ėshtė fokusuar nė hapjen e themeleve dhe sheshimin e terrenit, vend nė tė cilin do tė ngrihet ndėrtesa e parė, e cila do tė pasohet edhe nga tetė ndėrtesa tė tjera nė periudha tė ndryshme. Sipas rektorit tė Universitetit tė Durrėsit, Mit’hat Mema, projekti i kampusit qė po vihet nė zbatim ėshtė mė moderni nė Ballkan, ku nė pėrfundim tė tij do tė ofrojė kushte mė tė pėrshtatshme dhe komode pėr tė zhvilluar punėn.

ndėrtesa e parė do tė shtrihet nė njė sipėrfaqe prej mė shumė se 8 mijė metrash katrorė. Me pėrfundimin e ndėrtesės sė parė, Mema sqaron se do tė transferohen disa fakultete, tė cilat aktualisht zhvillojnė mėsimin nė gjimnazet e qytetit, si dhe nė ndėrtesa tė mara me qira. Sipas Memės, me ēeljen e korpusit, zona e Spitallės, nė tė cilėn po ndėrtohet ai, do tė marrė njė zhvillim tepėr tė madh, por duhet edhe vėmendja e pushtetit lokal.

“Vendi nė tė cilin po ndėrtohet korpusi universitar sė shpejti do tė marrė njė zhvillim tė madh, ndaj edhe ne i kemi kėrkuar bashkisė qė tė shtojė njė linjė urbane. Korpusi nga qendra e qytetit ka njė distancė prej 5 km dhe shtrirja e njė linje tė re ėshtė mė se e domosdoshme”, deklaroi Mema. Pėr vendndėrtimin e korpusit tė ri ka pasur disa ide, por zona e Spitallės ėshtė parė si mė e favorshme.

Kampusi do tė zėrė 48.300 m2, sipėrfaqja totale, ndėrsa sipėrfaqja e ndėrtimit do tė jetė 11. 470 m2. Korpusi i ri do tė ketė disa ndėrtesa, auditorė, komplekse shėrbimesh arsimore, bibliotekė, librari, park, mjedise akomodime etj., tė cilat janė parashikuar tė ndėrtohen brenda sipėrfaqes sė mėsipėrme”. Rektori Mema thotė se fillimisht do tė ndėrtohen pesė ndėrtesa qė i pėrkasin fazės sė parė, kurse nė fazėn e dytė fondet do u kushtohen mjediseve sportive, restorantit dhe infrastrukturės ndihmėse. Nė projektin e korpusit vihet re se nuk do tė ketė ndėrtesa mė tė larta se 6 metra dhe ndėrtesat nuk do tė ndėrtohen mė shumė se 3 kate. Kampusi do tė konsiderohet si njė qytezė e vogėl qė do tė ngrihet mbi njė sipėrfaqe prej rreth 50 ha tokė dhe do tė shėrbejė pėr akomodimin e rreth 20 mijė studentėve.

http://www.panorama.com.al/kronike/d...me-9-ndėrtesa/
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.6.2013, 06:44   11
Citim:
Pėrurohet ndėrtesa e parė tė kampusit universitar tė Durrėsit

Durrėsi ka ndėrtesėn e parė tė kampusit universitar “Aleksandėr Moisiu”, njė investim me vlerė prej 750 milion lekėsh

Ambientet e ndėrtesės sė re me 26 auditorė u vizituan nga kryeministri.

Iu foli pėr njė perspektive suksesi, jo vetėm kombėtare

Berisha tha se ka dobėsi, por politikat arsimore tė ndjekura nuk mund t’i hedhin poshtė.

Universiteti nė vitin e shtatė pas ēeljes pėrbėhet nga 7 fakultete dhe ofron 51 programe studimi Bachelor, Master dhe 1 program doktoraturė. Tani ai parashikiohet t’u shėrbejė mė shumė se 25.000 studentėve

http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=30357
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 13:47.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.