Kthehu   Kreu > D1 > Lėnda > Mjedis
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 6.2.2007, 20:35   1

Shkrim i cituar Kafshėt e rralla nė Shqipėrinė P. rrezikojnė tė pakėsohen


Citim:
Kafshėt e rralla nė Shqipėri janė tė rrezikuara tė pakėsohen
Sipas specialistėve tė mjedisit

Kafshėt e rralla nė vendin tonė prej disa vitesh janė rrezikuar tė pakėsohen si pasojė e dėmtimit dhe ndryshimeve tė habitateve tė tyre, shprehen pėr ATSH-nė specialistė tė mjedisit.

Shqetėsimin e tyre ata e lidhin me situatėn qė prej vitesh ka pėrfshirė botėn shtazore nė vendin tonė, e cila gjatė kėtyre viteve tė fundit po pėrballet me probleme tė shumta dhe po gjen shumė pak mbrojtje. Specialistėt shprehin domosdoshmėrinė e organizimit tė fushatave sensibilizuese.

Kafshė tė rralla si ariu i murrmė, derri i egėr, lepuri i egėr, pelikani dalmat, gjeli i egėr, kaprolli, lopa e egėr, si dhe gjallesat e detit si karkaleci i detit, korali i kuq, por edhe lloje tė ndryshme peshqish, molusqesh, amfibėsh dhe reptilėsh, rrezikojnė nga dita nė ditė tė zhduken pėrfundimisht nga ekosistemi i vendit tonė.

Ritmi i humbjeve tė biodiversitetit nė Shqipėri dhe numri i llojeve tė njohur qė rezultojnė tė zhdukur gjatė kėtyre 50 viteve tė fundit mendohet tė jetė nga mė tė lartėt nė Evropė. 4 lloje gjitarėsh janė zhdukur plotėsisht, ndėrsa 17 lloje shpendėsh nuk folezojnė mė nė territorin e vendit tonė.

Prishja e habitateve ka ndikuar direkt nė jetėn dhe riprodhimin e kolonive tė veēanta. Shqiponjat e detit, vite mė parė kanė qenė njė lloj i pėrhershėm si dhe me shumė vende folėnizimi nė zonėn bregdetare si Velipojė, Lezhė, Karavasta, tashmė po shihet vetėm si dimėrues. Ndėrkohė qė kafshė tė tjera po largohen nga habitatet e tyre nė vendin tonė, si karabullaku i vogėl, i cili ėshtė zhdukur plotėsisht nga ligatinat shqiptare pas shqetėsimit dhe prishjes sė habitatit tė ushqimit.

Humbja dhe copėzimi i habitateve, gjuetia e pakontrolluar dhe pa kritere, nė mėnyrė tė veēantė gjatė dimrit, varfėrimi dhe degradimi i ekosistemeve, prishja dhe erozioni gjenetik, shpyllėzimi, zhvillimi i bujqėsisė, janė faktorėt kryesorė tė zhdukjes sė llojeve tė kafshėve ose kėrcėnim pėr zhdukjen e tyre. Ēdo shqetėsim apo formė gjuetie e ushtruar gjatė periudhės sė riprodhimit sjell braktisjen e foleve dhe strofullave, braktisjen e tė vegjėlve, madje edhe ndėrprerjen e riprodhimit.

Tipet kryesore tė ekosistemeve dhe habitateve mė tė rrezikuara nė vendin tonė janė detare, bregdetare (dunat ranore, grykėderdhjet e lumenjve, pyjet aluviane, lagunat dhe liqenet bregdetare), livadhet dhe kullotat alpine, liqenet kontinentale e ata akullnajorė, etj.

Sipas specialistėve tė mjedisit, nė Shqipėri rreth 122 lloje rruazorėsh (27 gjitarė, 89 shpendė, 6 peshq) dhe 4 lloje bimėsh nė kėto 25 vitet e fundit mendohet se kanė humbur mbi 50 pėr qind tė popullatės sė tyre, tendencė qė ėshtė nė rritje.

ATSH
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 16:56.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.