Kthehu   Kreu > D1 > Lėnda > Arsim
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 17.6.2008, 09:15   1

Shkrim i cituar Z1: Njėsimi i sistemeve arsimore


Masat pėr njėsimin e sistemit arsimor mbarėshqiptar.
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.6.2008, 09:16   2

Shkrim i cituar Kukės: Krijohet rrjeti mbarėshqiptar i universiteteve


Rreth 40 rektorė tė universiteteve shqiptare tė RSH, RK dhe RM janė mbledhur nė hapjen e kėtij rrjeti, nėn praninė edhe tė kryeministrit Berisha, si edhe tė ministrit tė Arsimit, Pollo. Nisma ėshtė ndėrmarrė nga rektori i Universitetit tė Tiranės, prof. dr. Dhori Kule, me qėllim pėrfundimtar integrimin e botės akademike shqiptare, qė ndonėse ėshtė e pėrēarė nė kufinj shtetėrorė, nuk duhet tė jetė e tillė, nė kufinjtė kombėtarė.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=7645
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.7.2008, 06:40   3

Shkrim i cituar Gjinokastėr-Tetovė: Marrėveshje bashkėpunimi mes universiteteve


Universiteti i Gjirokastrės dhe Universiteti Shtetėror i Tetovės nėnshkruan njė marrėveshje bashkėpunimi pėr nxitjen e studimeve akademike dhe shkėmbimeve mes studentėve. Pritet qė bashkėpunimi tė jetė veēanėrisht nė degėt e mėsuesisė dhe nė fushėn e kėrkimeve historike, gjuhėsore dhe letrare.

http://www.voanews.com/albanian/2008...rss=topstories
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.12.2008, 23:15   4

Shkrim i cituar Sarandė: Mbahet mbledhja e dytė e rrjetit universitar mbarėshqiptar


Nė sallėn e konferencave tė Filialit tė Fakultetit tė Ekonomisė, nė Sarandė, ėshtė organizuar dje nga Universiteti i Tiranės, takimi i dytė i rektorėve tė universiteteve mbarėshqiptare, me pjesėmarrje nga tė gjitha trevat kombėtare.

Nė tė morėn pjesė drejtues tė universiteteve publike me qendėr nė Tiranė dhe ata rajonalė si Universiteti i Shkodrės, i Gjirokastrės, i Vlorės, i Korēės, Prishtinės, Tetovės, Elbasanit, Durrėsit e universiteteve private qė kanė pranuar tė jenė anėtarė tė mbledhjes.

Nė takimin e dytė tė zhvilluar nė Sarandė, u diskutuan tema tė tilla qė kanė tė bėjnė me statutin e rrjetit dhe pikėrisht ai i funksionimit, administrata, bazuar nė nenin 5 tė statutit, dhe financimi, bazuar nė nenin 6 tė kėtij statuti tė miratuar me shumicė votash. Gjithashtu u fol edhe pėr krijimin e njė bordi tė pėrbashkėt tė botimeve nga pėrkthimet pa prekur lirinė akademike tė pedagogėve si diskutimet u fokusuan tek puna kualifikuese pėr personelin e ri tė rekrutuar nė botėn akademike.

Bordi drejtues do tė pėrbėhet prej presidentit dhe 4 anėtarėve, nė pėrbėrje tė tė cilit do tė jenė 1 rektor ose zv/rektor me tė drejtėn qarkulluese nga universitetet rajonalė dhe privatė, njė kandidaturė nga Universiteti i Prishtinės, njė nga Universiteti i Tiranės dhe njė nga Universitetet e Tetovės, duke ia lėnė vendin njėri-tjetrit pėr periudha tė barabarta kohore.

Takimi i dytė u drejtua nga prof. Dhori Kule dhe u pėrshėndet nga kryetari i bashkisė sė Sarandės, Edmond Gjoka, i cili komplimentoi organizatorėt pėr zgjedhjen e Sarandės si qytet mikpritės tė mbledhjes.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=1555:...
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.10.2009, 00:14   5
Citim:
Shqipėri-Kosovė, pėr njė arsim unik kombėtar

Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Enver Hoxhaj ėshtė takuar ministrin e Arsimit tė Shqipėrisė, Myqerem Tafaj, me tė cilin kanė biseduar pėr intensifikimin e bashkėpunimit tė dy vendeve nė tė gjitha nivelet e arsimit, si dhe nė punėn shkencore.

Tė dy ministrat kanė folur pėr tė arriturat nė fushėn e arsimit nė dy shtetet dhe kanė shprehur interesim qė Republika e Kosovės dhe ajo e Shqipėrisė tė kenė njė sistem unik tė arsimit.

Nė kėtė takim, ku ka marrė pjesė edhe rektori i Universitetit tė Prishtinės, Mujė Rugova, ėshtė biseduar edhe pėr mundėsitė e shkėmbimit tė studentėve dhe stafit akademik mes universiteteve shqiptare dhe atij tė Prishtinės.

Ministri Hoxhaj tha se qėllimi kryesor ėshtė unifikimi i politikave tė pėrbashkėta nė arsimin fillor, tė mesėm dhe tė lartė. "Shqipėria ka bėrė njė hap tė madh sa i pėrket arsimit dhe Kosova ka njė fat tė madh qė lidershipi i ri i Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė ka njė bashkėpunim tė mirė me lidershipin e Kosovės", tha ai.

Ministri Hoxhaj theksoi interesimin pėr njė marrėveshje shtetėrore bilaterale nė fushėn e arsimit, qė do tė jetė marrėveshje qeveritare e qė nėnkupton pėrveē mbėshtetjes politike, edhe atė financiare.

Ministri i Arsimit i Shqipėrisė, Myqerem Tafaj, ka shprehur gatishmėrinė e shtetit shqiptar pėr thellimin e bashkėpunimit nė mes dy shteteve nė fushėn e arsimin, tė cilėn e ka cilėsuar si prioritare.

"Bashkėpunimi nė arsim ėshtė ura mė e sigurt lidhėse pėr bashkėpunimin nė tė gjitha fushat tjera", tha Tafaj. Ai theksoi se Kosova dhe Shqipėria kanė potenciale dhe mundėsi tė shkėlqyera pėr tė intensifikuar bashkėpunimin. "Sė bashku mund tė bėjmė hapa shumė tė mėdhenj nė tė mirė ta arsimit nė Kosovė dhe Shqipėri duke bashkuar potencialet tona tė mėdha njerėzore", u shpreh ai.

Ministri Tafaj lavdėroi punėn qė ėshtė bėrė gjatė viteve tė fundit nė arsimin kosovar dhe tha se nė Kosovė janė bėrė hapa jashtėzakonisht tė rėndėsishėm nė kėtė fushė.

Ministri i Arsimit i Shqipėrisė, theksoi se nė Kosovė ka avancuar shumė shkollimi profesional, ku Shqipėria mund tė mėsojė shumė.

Ministri Enver Hoxhaj, e njoftoi po ashtu homologun e tij nga Shqipėria pėr tė arriturat nė arsimin kosovar dhe ndėr tė tjera, ai pėrmendi edhe dy vendimet e rėndėsishme tė ditėve tė fundit: ngritjen qind pėr qind tė pagave tė mėsimdhėnėsve tė Universitetit tė Prishtinės dhe dhėnien e autonomisė financiare shkollave tė dhjetė komunave tė Kosovė.

Nė takim ėshtė biseduar edhe pėr shumė ēėshtje tė tjera me interes pėr dy shtetet, si diplomat e dyfishta, binjakėzimi i sa mė shumė gjimnazeve dhe shkollave profesionale, pėrkthimet e pėrbashkėta tė teksteve, e ēėshtje tė tjera.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=33909
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.11.2009, 08:30   6

Shkrim i cituar Do tė njėsohen diplomat e universiteteve mbarėshqiptare


Citim:
Tafaj: Do tė binjakėzohen diplomat me Kosovėn

Tiranė – Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Myqerem Tafaja theksoi sot se ministritė e Arsimit tė Shqipėrisė dhe Kosovės do tė punojnė sė bashku pėr binjakėzimin e shkollave dhe diplomave tė arsimit tė lartė, pasi ēmojnė se arsimi mbetet njė nga fushat e bashkėpunimit mes Tiranės dhe Prishtinės.

Deklarata u bė pas takimit tė ministri Tafaj, zhvilloi me njė delegacion tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė sė Republikės sė Kosovės, tė kryesuar nga zv/ministri Agim Hyseni, qė po zhvillon njė vizitė 2 ditore nė Shqipėri.

Ministri Tafaj vlerėsoi se arsimi shqiptar gjatė mandatit tė parė tė qeverisė Berisha ka pėsuar njė ndryshim tėrėsor. "Politika jonė i jep pėrparėsi zhvillimit tė shpejtė tė arsimit dhe kjo ėshtė shoqėruar me reforma tė thella. Qeveria Berisha gjatė mandatit tė parė e pati arsimin nė krye tė listės sė prioriteteve dhe do tė vazhdojė edhe gjatė mandatit tė dytė”, tha Tafaj.

Njė theks tė veēantė ministri Tafaj vuri edhe mbi shkėmbimin e eksperiencave nė arsimin parauniversitar tė tė dy vendeve.

"Tė rinjtė e Shqipėrisė dhe Kosovės duhet tė prekin realitetet e tė dy vendeve. Gjimnazistėt shqiptarė duhet tė njohin nga afėr shkollat e mesme nė Kosovė dhe anasjelltas. Ka ardhur koha qė tė rinjtė tė njihen jo vetėm me vendet turistike tė Shqipėrisė dhe Kosovės, por edhe me shkollat e tyre, duke krijuar kėshtu njė traditė tė re pėr tė dy vendet tona", shtoi ai.

Gjatė kėsaj vizite delegacioni kosovar do tė zhvillojė takime pune nė shumė institucioneve tė varėsisė sė MASH-it nė Shqipėri.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...alitet&nr=7365
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.11.2009, 13:28   7
Citim:
Berisha: Do tė unifikojmė diplomat Shqipėri-Kosovė-Maqedoni

Gjatė aktivitetit tė organizuar dje me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė Studentėve nė mjediset e Teatrit Kombėtar, Kryeministri i vendit, z. Sali Berisha, premtoi njėsim tė diplomave nė tė gjitha universitetet shqiptare, qofshin nė Shqipėri, Kosovė apo Maqedoni, si edhe praktika tė njėsuara.

Kryeministri i kėrkoi ministrit tė Arsimit, i cili ishte gjithashtu i pranishėm nė kėtė aktivitet, qė tė nisin negociata nė lidhje me kėtė ēėshtje.

“Zoti ministėr, - iu drejtua Kryeministri, ministrit Tafaj, - duhet qė tė unifikojmė sa mė parė diplomat, kudo qė ato lėshohen nė universitetet shqipfolėse. Praktikat duhet tė jenė unike.” - tha kryeministri Berisha.

Nė aktivitetin e zhvilluar nė Teatrin Kombėtar pėrshėndetėn edhe drejtuesit e Kėshillit Kombėtar tė Studentėve tė Shqipėrisė, Parlamentit Studentor tė Universitetit tė Prishtinės dhe Qeverisė Studentore tė Universitetit tė Tetovės. Ndėrkohė, tė pranishėm ishin edhe ministri i Arsimit, z. Myqerem Tafaj, zėvendėsministrja, znj. Nora Malaj, rektorėt e universiteteve publike dhe jopublike si edhe dekanėt e fakulteteve tė tyre.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=23780
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.1.2010, 13:48   8
Citim:
Nga tetori shqipja obligative nė UP

Prishtinė, 7 janar - Pas njė takimi qė do tė mbahet mes pėrfaqėsuesve tė tė gjitha universiteteve shqipfolėse, ku pritet unifikimi i plan-programeve nė nivel kombėtar, gjuha shqipe me gjasė do tė jetė lėndė obligative pėr tė gjitha fakultetet.

Ky rregull do tė vlejė edhe pėr Universitetin e Prishtinės (UP). Rektori i UP-sė, Mujė Rugova ka thėnė se ėshtė synim i tij qė nga tetori i kėtij viti gjuhėn shqipe ta fusė nė plan-programet e tė gjitha fakulteteve tė universitetit publik.

Kjo, sipas tij, pėr shkak se shkrimi akademik nė Kosovė lė shumė pėr tė dėshiruar. “Studentėt ėshtė e domosdoshme qė tė mėsojnė mirė tė shkruarit e gjuhės shqipe”.

Sipas Rugovės fillimisht duhet qė plan-programet e UP-sė tė jenė tė pėrshtatshme me ato tė Bolonjės.

“Para hartimit tė kėtyre plan-programeve do tė mbahet njė takim i gjithė pėrfaqėsuesve tė universiteteve ku mėsohet nė gjuhėn shqipe dhe do tė bėhet pėrafrimi i plan-programeve pėr gjitha kėto universitete”.

Pas njė marrėveshjeje tė tillė, Rugova ka thėnė se do tė njoftojnė tė gjitha fakultetet pėr ndryshimet e plan-programeve. Vendosja e gjuhės amtare nė gjitha fakultetet nuk ėshtė praktikė vetėm e kosovarėve. Kjo vlen pėr gjitha universitetet evropiane, tė cilat kanė lėndė tė gjuhės amtare.

“Unė do tė jem shumė i lumtur nėse arrijmė qė nga tetori i vitit tė ardhshėm gjuhėn shqipe ta fusim nė plan-program”. Rektori Rugova kėmbėngul se kjo ėshtė vėrtet e domosdoshme, pasi vėrehen shumė probleme nė tė shkruarit e gjuhės.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,7843
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.3.2010, 12:14   9
Citim:
Hapėsirė e pėrbashkėt arsimore Kosovė-Shqipėri

Ministri i Arsimit, i Shkencės dhe i Teknologjisė, Enver Hoxhaj, nesėr do tė nėnshkruajė njė marrėveshje me homologun e tij shqiptar nė Korēė, e cila i ofron sistemet arsimore drejt njė sistemit pėrbashkėt arsimor ndėrmjet dy vendeve.

Me kėtė rast, ministri Hoxhaj ka bėrė tė ditur se nėnshkrimi i marrėveshjes do tė bėhet pikėrisht nė Ditėn e 7 Marsit, datė kjo qė pėrkon me pėrvjetorin e hapjes sė shkollės sė parė shqipe nė Korēė.

“Ne mė 7 Mars e kemi njė ngjarje shumė simbolike me qė Ministria i Arsimit e Shqipėrisė dhe unė si ministėr i Arsimit tė Republikės sė Kosovės, takohemi nė Korēė, ku e kemi njė ngjarje tė veēantė dhe historike kulturore, nėnshkrimin e njė marrėveshjeje tė pėrbashkėt, e cila i pėrafron sistemet tona arsimore drejt njė sistemi tė pėrbashkėt arsimor”, ka thėnė ministri Hoxhaj.

Sipas tij, ky bashkėpunim mes dy ministrive ka pėr qėllim shkėmbimin akademik dhe shkencor, pėr tė ndėrtuar njė hapėsirė mes Kosovės dhe Shqipėrisė.

“Ky bashkėpunim nė mes tė Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Shqipėrisė ėshtė nė nivelin e plan-programimeve tė pėrbashkėta nė nivelin e testeve tė pėrbashkėta nė nivelin e gradave tė pėrbashkėta nė nivelin fillor dhe tė mesėm, nė nivelin e shkėmbimit akademik tė shkėmbimit shkencor, me qėllim tė vetėm qė Republika e Kosovės, Republika e Shqipėrisė ta ndėrtojnė gradualisht njė hapėsirė tė pėrbashkėt akademike nė kuadėr tė njė hapėsire tė pėrbashkėt arsimore akademike nė rrafshin e Bashkimit Evropian”, ka thėnė Hoxhaj, transmeton Zyra e Informacionit e MASHT-sė.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../26164/C4/C15/
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.3.2010, 22:13   10
Citim:
Berisha: Shqipėria e Kosova me tekste tė njėjta shkollore

Tiranė, 8 mars – Unifikimi i teksteve shkollore tė arsimit nė Shqipėri dhe atyre nė Kosovė ėshtė prioriteti i bashkėpunimit mes ministrive tė linjės sė dy vendeve.

Deklarata ėshtė bėrė nga kryeministri Sali Berisha, gjatė takimit tė zhvilluar sot me delegacionin e Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė tė Republikės sė Kosovės, i kryesuar nga ministri Enver Hoxhaj.

“Ne duhet tė kalojmė nė programe dhe tekste tė pėrbashkėta pėr shumė lėndė, si nė nivelin parauniveristar, duke filluar me abetaren e deri nė nivel universitar, me tekste fundamentale tė pėrkthyera, tė cilat janė pranuar gjerėsisht nga komuniteti akademik ndėrkombėtar si referenca me vlerė unikale shkencore. Kjo do t’i shėrbente formimit mė tė mirė tė studentėve dhe do tė lehtėsonte punė e profesoratit”, ėshtė shprehur Berisha.

Ai ka theksuar se bashkėpunimi arsimor midis Shqipėrisė dhe Kosovės ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,16,14021

Citim:
Shqipėri-Kosovė, pakt pėr arsimin

Shqiperia dhe Kosova tashme kane nje marreveshje 5-vjecare ne fushen e arsimit. Ne Tirane, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka pritur delagacionin kosovar, te kryesuar nga homologu i tij kosovar, Enver Hoxhaj. Pas takimit, dy ministrat jane ndalur ne ate cka parashikon marreveshja.

Tafaj dhe Hoxhaj e kane cilesuar ate si nje arritje, ne te gjitha ciklet e arsimit nderkohe qe kane premtuar shkembime bilaterale ne fushen e kerkimit shkencor, por edhe ate te arsimit te larte. Pasi marreveshja lejon dhe hapesira per bashkepunim ne te gjitha institucionet e arsimit te larte, nepermjet trajnimeve mes stafeve pedagogjike te te dyja vendeve.

"Republika e Shqiperise dhe e Kosoves jane dy vende qe aspirojne te integrohen sa me shpejt ne Bashkimin Evropian. Te gjitha politikat tona arsimore jane dhe strategji, jane te ndertuara mbi bazen e standardeve evropiane, kesisoj marreveshja jone permban elemente dhe objektiva qe i sherbejne vetem e vetem arritjes se ketyre standardeve dhe niveleve", tha Myqerem Tafaj, minister i Arsimit.

"Marreveshja qe nenshkruam sot eshte marreveshje dypaleshe, mes vendeve tona, vende qe prezantojne nje hapesire te perbashket kulturore, vende qe synojne qe te gjithe ne te arrijme ne BE, te kene standarde evropiane ne arsim, dhe cilesia, cilesia dhe vetem cilesia te jene qellimet tona te perbashketa", u shpreh Enver Hoxhaj, minister i Arsimit, Shkences dhe Tekonlogjise se Kosoves.

Ministri kosovar, nderkohe u shpreh se ne projektet e qeverise se tij eshte dhe ngritja e universitetetve te tjera ne vend, si ai i Prizrenit. Nderkohe qe ky projekt, u mbeshtetet dhe nga homologu i tij Myqerem Tafaj, por te dy ministrat percollen dhe serisht mesazhin e cilesise se diplomave qe duhet te ofrojne keto universtete.

http://www.alsat.tv/lajme-nga-vendi/...r-arsimin.html

Citim:
Shqipėri-Kosovė marrėveshje pėr arsimin

Kosova do tė ndjekė rrugėn e Shqipėrisė pėrsa i pėrket reformimit tė sistemit arsimor. Kjo u bė e ditur nga ministri i Arsimit tė Kosovės, gjatė nėnshkrimit tė marrėveshjes sė bashkėpunimit me ministrin shqiptar tė Arsimit.

Marrėveshja do tė ofrojė shkėmbim eksperiencash pėr njė periudhė 5- vjeēare dhe arritjen e standardeve europiane nė arsim. Por eksperienca e vendit tonė nė ngritjen e universiteteve tė reja, do tė ndihmojė shtetin fqinj nė ēelejen e Universitetit nė Prizren. Ky universitet i ri nė Kosovė, do tė jetė i hapur edhe pėr studentėt shqiptarė qė kanė afėr Prizrenin.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=9736
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.3.2010, 06:34   11
Citim:
Marrėveshja, Shqipėri-Kosovė, diploma tė pėrbashkėta

Shqipėria dhe Kosova do tė kenė sė shpejti diploma tė pėrbashkėta, sipas standardeve tė Bashkimit Europian. Kjo do tė arrihet falė marrėveshjes sė nėnshkruar sė fundi midis Ministrisė tonė tė Arsimit dhe asaj tė Kosovės.

Mė konkretisht bėhet fjalė pėr Marrėveshjen e bashkėpunimit nė fushėn e arsimit dhe shkencės ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe qeverisė sė Republikės sė Kosovės, qė ėshtė nėnshkruar dje nga ministri jonė i Arsimit, Myqerem Tafaj dhe ai i Kosovės, Enver Hoxhaj.

Hartimi i diplomave tė pėrbashkėta midis Shqipėrisė dhe Kosovės pritet tė ketė njė impakt pozitiv nė punėsimin e tė rinjve nga tė dyja vendet, pasi nė kėtė mėnyrė diploma e njė studenti qė ka pėrfunduar studimet e larta nė Shqipėri do tė jetė e vlefshme pėr tė gjetur punė edhe nė Kosovė, si dhe anasjelltas.

Marrėveshja 5-vjeēare pėr bashkėpunimin nė fushėn e arsimit dhe tė shkencės synon tė intensifikojė dhe tė garantojė bashkėpunimin bilateral midis dy vendeve mbi bazėn e realizimit tė objektivave tė pėrbashkėta pėr arritjet e standardeve nė fushėn e arsimit.

Pikat kryesore nė tė cilat mbėshtet marrėveshja prekin bashkėpunimin nė fushėn e kurrikulave nė sistemin parauniversitar dhe atė universitar pėr shkėmbimin e nxėnėsve, studentėve dhe profesorėve.

Po ashtu nė marrėveshje parashikohet bashkėpunim mė i ngushtė i projekteve tė pėrbashkėta tė kėrkimit shkencor dhe inovacionit nė fushėn e nėntokės, shkencave albanologjike, mjedisit etj.

Kjo marrėveshje do tė sigurojė mbėshtetje pėr universitetin e Prizrenit me staf akademik dhe hartimin e kurrikulave. Ndėrkaq, njė nga pikat mė tė rėndėsishme tė marrėveshjes ėshtė edhe fakti se ajo parashikon hartimin e diplomave tė pėrbashkėta sipas standardeve tė Bashkimit Europian, si dhe mbėshtetje pėr studentėt e doktoraturės duke shtuar numrin e kuotave pėr studentėt nga Kosova.

Intensifikimi i bashkėpunimit qeveritar, duke zhvilluar politika arsimore brenda kornizės europiane do t’i shėrbejė objektivave tė pėrbashkėta nė fushėn e arsimit dhe tė shkencės.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka pritur nė Tiranė delegacionin kosovar, tė kryesuar nga homologu i tij kosovar, Enver Hoxhaj. Pas takimit, dy ministrat janė ndalur nė atė ēka parashikon marrėveshja e bashkėpunimit midis dy vendeve. Nė kėtė kontekst, Tafaj dhe Hoxhaj e kanė cilėsuar marrėveshjen si njė arritje, nė tė gjitha ciklet e arsimit, ndėrkohė qė kanė premtuar shkėmbime bilaterale nė fushėn e kėrkimit shkencor, por edhe nė atė tė arsimit tė lartė.

Pasi marrėveshja lejon dhe hapėsira pėr bashkėpunim nė tė gjitha institucionet e arsimit tė lartė, nėpėrmjet trajnimeve midis stafeve pedagogjike tė tė dyja vendeve.

”Republika e Shqipėrisė dhe e Kosovės janė dy vende qė aspirojnė tė integrohen sa mė shpejt nė Bashkimin Europian. Tė gjitha politikat tona arsimore janė dhe strategji, janė tė ndėrtuara mbi bazėn e standardeve evropiane. Kėsisoj marrėveshja jonė pėrmban elemente dhe objektiva qė i shėrbejnė vetėm e vetėm arritjes sė kėtyre standardeve dhe niveleve”,- tha Myqerem Tafaj.

Ndėrsa ministri i Arsimit tė Kosovės, Enver Hoxhaj, u shpreh:

“Marrėveshja qė nėnshkruam sot ėshtė marrėveshje dypalėshe, mes vendeve tona, vende qė prezantojnė njė hapėsirė tė pėrbashkėt kulturore, vende qė synojnė qė tė gjithė ne tė arrijmė nė BE, tė kenė standarde europiane nė arsim, dhe cilėsia, cilėsia dhe vetėm cilėsia tė jenė qėllimet tona tė pėrbashkėta”.

Mė tej, ministri kosovar i Arsimit, u shpreh se nė projektet e qeverisė sė tij ėshtė dhe ngritja e universiteteve tė tjera nė vend, si ai i Prizrenit. Ky projekt, u mbėshtetet dhe nga homologu i tij, Myqerem Tafaj, por tė dy ministrat pėrcollėn dhe sėrish mesazhin e cilėsisė sė diplomave qė duhet tė ofrojnė kėto universitete.

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=24736
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.5.2010, 16:27   12
Citim:
Forcohet bashkėpunimi mes universiteteve shqiptare

Nevoja e bashkėpunimit nė suaza tė hapėsirės evropiane tė arsimit sipėror dhe bashkėpunimi vėllazėror nė kuadėr tė Rrjetit tė Universiteteve Shqiptare kanė rezultuar me nėnshkrimin e Marrėveshjes pėr bashkėpunim, nė mes USHT-sė dhe Universitetit tė Korēės.

Kjo Marrėveshje parashikon lehtėsime nė shkėmbimet arsimore, shkencore dhe kulturore mes Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe Universitetit "Fan S. Noli" tė Korēės, nė fushat e mėsimdhėnies dhe kėrkimit shkencor, pėr ēėshtje tė pėrbashkėta, si edhe do ta promovojė veēanėrisht zhvillimin e programeve tė pėrbashkėta, nė kuadėr tė bashkėpunimit ndėrkombėtar.

Bashkėpunimi institucional do tė zhvillohet edhe nė mes Fakulteteve tė Mėsuesisė, Administrimit tė biznesit, Fakultetit tė Teknologjisė Ushqimore dhe tė Ushqyerit, Financave dhe Turizmit, Infermierisė dhe fushave tė tjera me rėndėsi edukative-arsimore, kėrkimore-shkencore dhe pėrgjithėsisht nė fushat akademike.

Po ashtu, Rektori, Prof. dr. Agron Reka, i shoqėruar nga Prorektori pėr shkencė, Doc. dr. Reshat Qahili dhe Pėrgjegjėsi i Zyrės pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, zotėri Shefik Shehu, gjatė vizitės nė Universitetin e Korēės, Rektorin, Prof. as. dr. Gjergji Mero, e njoftoi me zhvillimet e fundit nė USHT, procesin mėsimor-shkencor, bashkėpunimin rajonal dhe ndėrkombėtar, qė zhvillon Universiteti ynė.

Rektori i Universitetit tė Korēės, me kėtė rast theksoi se marrėdhėniet institucionale, vėllazėrore nė mes institucioneve tona tė arsimit sipėror dhe afria gjeografike mundėsojnė mė tepėr qė bashkėpunimi nė mes kėtyre dy universiteteve tė zhvillohet nė tė gjitha fushat mėsimore dhe shkencore.

Duhet theksuar se USHT, gjatė vitit akademik 2009/2010 ka nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi edhe me universitete tė tjera nė Republikėn e Shqipėrisė, me disa nga universitetet me tė njohura nga rajoni dhe mė gjerė.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4400.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.5.2010, 16:42   13
Citim:
Tekste tė pėrbashkėta mėsimore me Kosovėn

Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha ka vlerėsuar se Shqipėria dhe Kosova duhet tė shkojmė drejt teksteve tė pėrbashkėta mėsimore, me pėrmbajtje tė njėsuara, pasi tė vėrtetat – sipas tij – “janė njė dhe detyra e shkencės ėshtė t’u heqė pluhurin dhe mykun e sė kaluarės e t’i bėjė ato tė shndrisin”.

Berisha ėshtė shprehur kėshtu tė mėrkurėn, gjatė njė takimi me njė delegacion tė Komisionit tė Arsimit dhe tė Shkencės tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, tė kryesuar nga Arsim Rexhepi.

Duke theksuar se mes Shqipėrisė dhe Kosovės, nuk duhet tė ketė dallim pėr asnjeri se ku studion – Berisha ka thėnė se - sistemi arsimor duhet tė jetė i njėjtė, pėr tė arritur synime tė pėrbashkėta arsimore.

“Ne duhet tė shkojmė drejt teksteve tė pėrbashkėta, me pėrmbajtje tė njėsuara, pasi tė vėrtetat janė njė dhe detyra e shkencės ėshtė t’u heqė pluhurin dhe mykun e sė kaluarės e t’i bėjė ato tė shndrisin. Ne do tė bėjmė tė mundur qė ēdo i ri apo e re qė mbaron shkollėn e mesme tė ketė tė hapura dyert pėr tė shkuar nė universitet, t’u hapim atyre rrugėt e dijes dhe tregu vendos mė pas pėr punėsimin. Kemi bėrė pėrparime tė mėdha nė kėtė drejtim dhe ende kemi pėr tė bėrė, po trefishojmė numrin e studentėve krahasuar me katėr vjet mė parė dhe ende do ta rritim”, ka thėnė Berisha.

http://lajmpress.com/lajme/shqiperi/4635.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.5.2010, 18:01   14
Citim:
Gjithė shqiptarėt tė mėsojnė me tekste shkollore tė njėjta

Shqiptarėt e Maqedonisė shprehin interes tė pėrfshihen nė idenė e kryeministrit shqiptarė Sali Berisha, qė shqiptarėt e Shqipėrisė dhe tė Kosovės tė mėsojnė nė tekste tė njėjta shkollore.

Nuhi Dardhishta, kryetar i Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptarė (LASH), tha se pėr kėtė gjė disa herė ėshtė biseduar.

“Shpesh herė kemi iniciuar qė nxėnėsit shqiptarė tė Maqedonisė t’i kenė tekstet e njėjta me ata tė Kosovės dhe Shqipėrisė, por ende nuk e kemi arritur kėtė gjė”, tha Dardhishta, duke pėrshėndetur idenė mė tė re tė kryeministrit shqiptar.

Ai shtoi se ky material do tė ishte i dobishėm dhe mė i pėrsosur pėr nxėnėsit shqiptarė nė vend.

“Ky vendim do tė ishte i mirė se ardhur, pasi qė nuk do tė kishte mė histori tė shtrembėruar e tė shkruar nga autor gėnjeshtarė. Ndryshime do tė mund tė bėhen vetėm nė tekstet e gjeografisė”, shtoi Dardhishta.

Ndėrsa zėdhėnėsi i Ministrisė sė Arsimit, Goran Galevski theksoi se sė pari duhet qė tė bėhen disa procedura sepse bėhet fjalė pėr tekste tė njė shteti tjetėr.

“Duke pasur parasysh se kohė mė parė u morr vendimi qė tė pėrkthehen rreth 500 tituj tė literaturės botėrore, me anė tė procedurave tė parashikuara me ligj mund tė vendoset qė shqiptarėt e Maqedonisė tė mėsojnė me literaturėn e njėjtė si tė Shqipėrisė dhe Kosovės, por sė pari duhet tė shqyrtohet ai material”, tha Galevski.

Ai gjithashtu shtoi se pėr kėtė gjė duhet tė shprehin pėlqim edhe mėsimdhėnėsit. Kurse nga sektori pėr informim i kėtij institucioni thonė qė mėsimi me literaturė tė pėrbashkėt me Kosovėn dhe Shqipėrinė do tė ishte njė ide e mirė.

“Mėsimi nė gjuhėn shqipe me njė literaturė tė pėrbashkėt ėshtė njė ide shumė e mirė dhe ashtu duhet tė jetė, por planprogramet ne i kemi tė ndryshme pasi qė bėhet fjalė pėr shtete tė ndryshme”, deklaroi Numan Sallau, nga sektori pėr informim i MASH-it. Ai shtoi se kjo ēėshtje mund tė zgjidhet.

“Pėr tu marrė njė vendim i tillė Ministria e Arsimit tė Maqedonisė duhet tė nėnshkruaj marrėveshje me shtete shqiptare fqinje dhe kjo ēėshtje do tė rregullohet”, theksoi Sallau.

Ndėrsa gjuhėtarėt shqiptarė vlerėsojnė se duhet tė formohet njė grup ekspertėsh tė cilėt do t’i hartojnė kėto tekste tė pėrbashkėta.

“Ėshtė njė ide e mirė, por pasi qė bėhet fjalė pėr tre shtete mendoj se duhet tė formohet njė ekip ekspertėsh shqiptarė dhe ti hartojnė kėto tekste qė tė kenė informata tė bollshme pėr shqiptarėt e tė tre shteteve”, tha Asllan Hamidi, gjuhėtar dhe dekan nė fakultetin e Albanologjisė nė Shkup.

Ai gjithashtu shtoi se pas kėtij hartimi do tė ishte mirė qė tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen tė mėsojnė me kėto tekste shkollore me qėllim qė tė mos ketė laramani dhe informata tė pasakta pėr popullin tonė.

Ndėrkaq kryeministri i Shqipėrisė ditė mė parė tha se Shqipėria dhe Kosova duhet tė shkojė drejt teksteve tė pėrbashkėta.

“Ne duhet tė shkojmė drejt teksteve tė pėrbashkėta, me pėrmbajtje tė njėsuara, pasi tė vėrtetat janė njė dhe detyra e shkencės ėshtė t’u heqė pluhurin dhe mykun e sė kaluarės e t’i bėjė ato tė shndrisin” tha Berisha .

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4663.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.6.2010, 21:06   15
Citim:
Promovohet Abetarja pėr tė gjithė shqiptarėt

Shtėpia botuese “Albas”, e cila vepron nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni, ka promovuar tė enjten, nė kuadėr tė Panairit tė librit, Abetaren gjithėkombėtare.

Paketa “Abetarja”, e promovuar me kėtė rast, pėrveē librit bazė pėrbėhet edhe prej dy fletoreve tė punės, xhepit tė shkronjave, njė fjalor, njė libėr me poezi pėr shkronjat, njė tjetėr me poezitė e gjyshit dhe disa CD.

Kjo Abetare ėshtė hartuar nga autorė nga Kosova, Shqipėria dhe Maqedonia; Rita Petro, Flutura Ēitaku, Vebi Kadriu, Natasha Pepivani dhe Mirela Tėrova.

Rita Petro, njėra nga autoret e kėsaj abetareje dhe bashkėthemeluese e SHB “Albas”, ėshtė shprehur se qėllimi i krijimit tė paketės sė Abetares, ėshtė qė tė krijohet njė abetare, e cila do tė ishte mė e pėrshtatshme mė botėn e fėmijėve.

http://www.kosova-sot.info/kulture/p...the-shqiptaret
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.7.2010, 04:22   16
Citim:
Kosova huazon sistemin shqiptar tė arsimit tė lartė

Ndėrkohė qė nė Shqipėri debati i nxehtė pėr sistemin e arsimit tė lartė nuk ka heshtur prej vitit 2007, Kosova do tė huazojė sistemin tonė arsimor. Kjo u bė e ditur dje nga ministri i Arsimit tė Kosovės, z. Enver Hoxhaj, gjatė njė takimi qė pati nė Prizren me ministrin e Arsimit tė Shqipėrisė, z. Myqerem Tafaj.

“Marrėveshja me Shqipėrinė ėshtė shumė e veēantė, - tha Hoxhaj, - dhe ne duam tė marrim si model ligjin tuaj tė arsimit tė lartė. Kemi interesim tė madh pėr pėrvojėn e Shqipėrisė edhe nė hartimin e teksteve shkollore”.

Me ftesė tė homologut kosovar, ministri i Arsimit dhe Shkencės, z. Myqerem Tafaj, vizitoi Universitetin e Prizrenit nė prag tė hapjes sė tij. Tė dy ministrat diskutuan pėr bashkėpunim mė intensiv nė fushėn e arsimit dhe shkencės nė bazė tė marrėveshjes sė pėrbashkėt, tė nėnshkruar mė 8 mars tė kėtij viti.

Nga ana e tij, z. Tafaj shprehu vendosmėrinė pėr tė theksuar dhe intensifikuar bashkėpunimin dhe u ndal nė hapėsirat qė lejon marrėveshja e pėrbashkėt. Ai shtroi para kolegut kosovar sfidat e reformimit tė sistemit arsimor nė Republikėn e Shqipėrisė dhe mbėshtetjen e gjithanshme tė qeverisė “Berisha” pėr arsimin e standardeve evropiane.

Mė pas, ministri Tafaj u takua edhe me kryetarin e Komunės sė Prizrenit, ku biseduan pėr zhvillimet mė tė fundit nė Kosovė dhe sidomos pėr ndihmėn e dhėnėn nga qeveria shqiptare nė hapjen e Universitetit tė Prizrenit.

Ministrat e Arsimit dhe Shkencės vizituan edhe universitetin e kėtij qyteti, i cili pret studentėt e parė mė 1 tetor tė kėtij viti. Nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi, tė dy ministrat theksuan rėndėsinė dhe funksionalizimin e Universitetit tė Prizrenit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencės sė Shqipėrisė, z. Myqerem Tafaj, theksoi se "Qeveria “Berisha” e ka mirėpritur shumė themelimin e Universitetit tė Prizrenit nė kėtė qytet historik dhe do ta mbėshtesė atė me tė gjitha mundėsitė, veēanėrisht nė nivel akademik. Rruga e Kombit, - tha Tafaj, - e bėn shumė tė lehtė ardhjen e pedagogėve nė kėtė universitet. Pėrvoja e themelimit tė universiteteve nė rajone tė ndryshme tė vendit nė Shqipėri ka qenė shumė e suksesshme. Besoj se kjo do tė ndodhė edhe nė Kosovė dhe Universiteti i Prizrenit pėr njė kohė tė shkurtėr do tė jetė i njė cilėsie tė lakmueshme dhe konkurruese me tė tjerėt”, - tha ministri Tafaj.

http://www.standard.al/index.php/sociale/9579.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.8.2010, 22:39   17
Citim:
Shqiptarėt nė Maqedoni kėrkojnė unifikim tė librave shkollorė

Shkup, 22 gusht- Ekspertė, profesorė dhe shoqata joqeveritare, akuzojnė partitė politike shqiptare por edhe ata maqedonase se vazhdimisht eksperimentojnė me nxėnėsit shqiptarė dhe me fatin e tyre.

Ata gjithashtu pėrshėndesin idenė pėr unifikim tė sistemit arsimor mbarė shqiptarė. Profesori universitar Avzi Mustafa ka thėnė se fajtor kryesor pėr librin tash mė tė tėrhequr tė lėndės “Shoqėria” ėshtė numri njė i arsimit, i cili nuk e befason me vendimet e tija paushalle.

Ai gjithashtu ka thėnė se mirėpret idenė e unifikimit tė sistemit arsimor midis Maqedonisė, Kosovės dhe Shqipėrisė.

“Ajo do tė jetė e mirėseardhur. Evropa kėrkon integrim rajonal dhe do tė jetė e udhės qė historia, gjuha amtare dhe muzika tė jenė tė njėjta kurse librat tjera mund tė pėrkthehen edhe nga vendet tjera”, tha Mustafa.

Kryetari i Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptarė “Naim Frashri”, Nuhi Dardhishta, thotė se pikėrisht Todorovi ėshtė ai qė s’ka tė ndalur me avazin diskriminues.

“Pas skandalit me librat pėrgjegjės qėndron ministri i Arsimit. Libri ‘Shoqėria’ ėshtė njėjtė sikur historia, ku siē e dimė flitet pėr personalitete e ndodhi tė sė kaluarės. Nėse nė hartimin e librit nuk ka pasur autor shqiptarė, atėherė ėshtė dashur tė ketė recensent shqiptar. Kėrkojmė qė ēdo libėr ta kontrollojnė lektorėt, por pranė lektorėve tė ketė edhe bashkėpunėtorė profesional tė lėndės pėrkatėse”, deklaroi Dardhishta.

Edhe Dardhishta ka pėrkrahur idenė e unifikimit tė librave shkollor me Prishtinėn dhe Tiranėn.

Kryetari i OJQ-sė “Realiteti”, Valon Bela, vlerėsoi se politika qeveritare ka frymėzuar qė qytetarėt e Maqedonisė kėshtu duke pėrfshirė edhe lektorė tė ndryshėm profesional tė frymėzohen nga politikat nacionaliste qeveritare pro-maqedonase.

“Kjo politikė gjithashtu ka shkaktuar dėm tė madh edhe nė sektorė, tjera si pėr shembull nė ekonomi, mbrojtje, kulturė etj. Sa i pėrket unifikimit tė qėndrimit apo njė abetare pėr tre shtete, kjo ėshtė dėshirė e kamotshme e gjithė qytetarėve shqiptarė, sidomos kėtu nė Maqedoni ku institucionet shtetėrore paraqiten si pengesė primare rreth zhvillimit akademik tė tyre”, tha Bela.

“Lėvizja Qytetare “ZGJOHU!” i bashkėngjitet kėrkesave tė Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptarė pėr tėrheqje tė librit tė Shoqėrisė dhe ripėrsėrit kėrkesėn e saj pėr dorėheqje tė menjėhershme tė Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Nikolla Todorov, pėr arsye tė dėshtimit tė radhės me gabimet skandaloze nė librat shkollore.

“Pėrkujtojmė qė ky Ministėr ka pėrgjegjėsi absolute pėr kaosin nė sistemin arsimor nė Maqedoni, pėr tensionim e marrėdhėnieve ndėretnike, pėr cenimin e autonomisė sė universiteteve shtetėrore, pėr diskriminim e skajshėm ndaj nxėnėsve shqiptar, pėr imponimin e dėshtuar tė gjuhės maqedonase, etj”, thotė kjo Lėvizje.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,31974
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.10.2010, 20:39   18
Citim:
Studentėt do tė mėsohen tė shkruajnė shqip

Prishtinė. Rektorati i Universitetit tė Prishtinės (UP) ėshtė i vendosur qė gjuha shqipe si lėndė mėsimore obligative tė inkuadrohet nė tė gjitha fakultetet qė nga semestri i dytė. Rektori i UP-sė, Mujė Rugova, ka marrė projektpropozimin pėr lėndėn e gjuhės shqipe nga komisioni i Departamentit tė gjuhės shqipe nė Fakultetin e Filologjisė.

Nė kėtė projektpropozim ky komision ka paraparė qė emėrtimi i kėsaj lėnde pėr tė gjitha fakultetet tė jetė ‘Kulturė gjuhe’, me pėrfshirje brenda saj edhe tė elementeve tė shkrimit akademik.

Sipas kėtij propozimi, tė bėrė nga komisioni, mėsimi i gjuhės shqipe duhet tė mbahet nė nivelin e mėsimeve lektorale dhe tė pėrfshijė pėrveē njohjes sė normės sė gjuhės shqipe edhe rregulla elementare tė hartimit tė njė teksti.

Por, nė kėtė propozim nuk theksohet e domosdoshme qė kursi i gjuhės shqipe tė mbahet patjetėr nė vitin e parė tė studimeve. Kursi, sipas vlerėsimit tė komisionit mund tė mbahet nė vitin e dytė ose tė tretė tė studimeve dhe tė ketė tri orė mėsim nė javė, tė kombinuara me ushtrime.

Rektori Rugova ka thėnė pėr “Zėri” se do tė angazhohet qė kjo lėndė tė jetė pjesė e plan-programit mėsimor nė semestrin e dytė, kur pritet qė tė gjitha fakultetet tė dorėzojnė programet e reja, tė harmonizuara me Bolonjė. Rugova ka theksuar se vendimi i tij pėr inkuadrimin e kėsaj lėnde bazohet sidomos nė gabimet drejtshkrimore qė bėjnė studentėt gjatė provimeve.

“Njėzet vjet student dhe nuk di tė shkruajė shqip”, pėrmend ai rastin e disa studentėve tė kimisė ku ka dhėnė mėsim. Rektori tha se do tė ketė konkurs publik pėr pėrzgjedhjen e stafit, obligim tė cilin ai mendon t’ia kalojė nė kompetencė Fakultetit tė Filologjisė.

Tė domosdoshme si lėndė obligative mėsimin e shqipes standarde e vlerėson edhe profesori shumėvjeēar i Kulturės sė Gjuhės nė UP, Isa Bajēinca.

Ai thekson se nė shkollėn e mesme dhe atė fillore zhvillimi i aftėsive tė tė shprehurit shqip nuk ka zėnė vend sa duhet.

“Nė shkollat e mesme nuk lexohet letėrsi fare dhe duhet tė lexohet patjetėr sepse kėshtu mund tė mėsohet gjuha shqipe”. Bajēinca kritikon edhe studentėt pa pėrjashtuar ata tė Departamentit tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe, tė cilėt thotė se po ashtu bėjnė gabime ndonėse ndodhen tash nė vit tė tretė tė studimeve.

“Studentet duhet tė bėhen tė vetėdijshėm dhe tė ndėrgjegjshėm se pa mėsimin e gjuhės shqipe nuk mund tė zhvillohen nė asnjė fushė”. Sipas tij, nuk ka pėrparim nė asnjė shkencė nėse nuk mėsohet standardi i shqipes. Mangėsitė nė zbatimin e standardit tė shqipes ai i ka theksuar jo vetėm tek studentėt, por edhe tek shtresa intelektuale.

Bajēinca e sheh tė arsyeshme qė edhe pėr profesorėt tė organizohen kurse tė kulturės sė gjuhės me pėrmbajtje tė debateve. Ai propozon qė kjo lėndė tė ndahet nė tri grupe sipas lėmenjve tė fakulteteve.

“Programi i parė do duhej tė ishte ai i fakulteteve dhe degėve tė mėsimdhėnies, i dyti shkencat tekniko-teknologjike dhe i treti shkencat juridiko-ekonomike”, tha Bajēinca, sipas tė cilit projektpropozimi i dėrguar nė Rektorat duhet tė debatohet me pjesėmarrje tė profesorėve dhe ekspertėve tė shumtė jo vetėm nga fusha e gjuhėsisė.

Mirėpo, pėr profesorin e njohur tė shqipes ekziston edhe njė problem se kush do tė angazhohet tė japė mėsimin e kėsaj lėnde. Bajēinca thekson se kjo kompetencė duhet t’i takojė Rektoratit dhe jo t’iu lihet katedrave pėr shkak tė interesave qė kanė individė tė caktuar nėpėr katedra.

http://www.zeri.info/artikulli/1/2/1...kruajne-shqip/
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.1.2011, 20:17   19
Citim:
Njė abetare pėr tė gjithė filloristėt shqiptarė

Shkup, 28 janar - Nė njė afat jo shumė tė gjatė kohor, njė deri nė dy vjet nxėnėsit shqiptarė kudo qė janė do tė kenė mundėsi qė tė mėsojnė tė njėjtat pėrmbajtje mėsimore nė fushėn e historisė, gjeografisė apo trashėgimisė kulturore.

Kryetari i Komisionit qendror pėr unifikimin e teksteve shkollore, Dr. Ibrahim Gashi, nga Instituti i Integrimit tė Kulturės Shqiptare thotė se njė ndėr planet projektuese tė Institutit ėshtė studimi i programeve mėsimore tė gjithė shkollave shqiptare nė Shqipėri, Kosovė, Mal tė Zi, Preshevė, Maqedoni dhe diasporė. "Janė duke u analizuar programet mėsimore tė tyre dhe tė gjenden tė pėrbashkėtat dhe dallimet", thotė Gashi pėr "Lajm” tė Shkupit.

Komisioni qendror pėrbėhet nga 13 anėtarė, pesė nga instituti, ndėrsa tė tjerėt janė kryetarė tė komisioneve tė formuara nė Kosovė, Maqedoni, Preshevė, Ēamėri, Mali tė Zi, dhe dy nga diaspora, njė nga diaspora nė Amerikė dhe njė nga diaspora nė Evropė. Komisioni qendror do tė takohet sė shpejti nė Tiranė. "Nuk do tė ketė njė program unik, pasi shqiptarėt jetojnė nė 5 shtete dhe ne jemi tė detyruar t’i respektojmė politikat e tyre arsimore, por p.sh. kur tė flitet pėr ilirėt tė flitet njėjtė nė tė gjitha vendet", sqaron Gashi, duke shtuar se nė muajin korrik do tė ketė njė simpozium, nė tė cilin do tė miratohen konkluzionet.

Gashi para pak kohėsh ka qenė nė Maqedoni dhe ėshtė njohur nga afėr me tekstet shkollore qė mėsojnė nxėnėsit shqiptar. "Mė e keqja qė pame nė Maqedoni ishte se tekstet ishin tė pėrkthyera, nuk kishte autorė shqiptarė qė i kishin bėrė tekstet, pastaj pamė doracakėt pėr shkollat fillore. Nė tekstet e historisė dhe gjeografisė ka shumė fakte dhe tė dhėna joobjektive. P.sh. nė gjeografinė e shkollės sė mesme, ngaqė ka shumė pak pėr gjeografinė shqiptare, arsimtarėt shtojnė vetė orėt. Kjo bėhet nė mėnyrė tė paorganizuar pėr atė se ēfarė do tė shtohet dhe si do tė shtohet", thotė ai, duke shtuar se pas takimeve qė ka pasur me udhėheqėsit e institutit dhe Universitetit Shtetėror tė Tetovės kanė arritur nė pėrfundim qė kėtė punė ta bėjnė Shoqata e Historianėve Shqiptarė tė Maqedonisė (SHHSHM) dhe Lidhja e Arsimtarėve Shqiptarė tė Maqedonisė (LASH). Gashi thotė se tashmė nė institute i kanė tė gjitha tekstet shkollore me tė cilat mėsojnė nxėnėsit shqiptar nė Maqedoni, dhe pėr kėtė njė ndihmė tė madhe u ka dhėnė drejtori i Shtėpisė Botuese "Albas", Latif Hajrullahu.

Instituti i Integrimit tė Kulturės Shqiptare do tė merret vetėm me studimin e situatės, ndėrsa tekstet dhe programet do t’i hartojė komisioni i posaēėm pranė Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,9,47885
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.6.2011, 11:18   20
Citim:
Kosovė-Shqipėri, me njė abetare unike

Kėtė vit, Ministria e Arsimit dhe e Shkencės do tė rrisė numrin e kuotave tė studentėve qė do tė vijnė nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia. Ndėrkohė qė veē studentėve pritet tė ketė shtim tė stafit akademik si nė universitetet shqiptare ashtu edhe nė Kosovė, lidhur me bashkėpunimin dhe shkėmbimin e kapaciteteve nė radhėt e pedagogėve.

(...)

Nė njė takim tė ministrit shqiptar tė Arsimit dhe atij tė Kosovės, u tha se janė ngritur grupe pune tė pėrbashkėta, qė po punojnė pėr unifikimin e programeve mes dy vendeve tona, nė mėnyrė qė fėmijėt e klasės sė parė, tė mėsojnė me tė njėjtėn abetare.

“Sė shpejti, do tė kemi tre tekste qė do t’u shėrbejnė fėmijėve, nxėnėsve qė do tė bazohen nė program tė njėjtė”, tha ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Ministria e Arsimit kėtė vit do tė rrisė numrin e kuotave pėr studentet e Kosovės qė mėsojnė nė Shqipėri.

Nė tė ardhmen pritet qė diplomat e dhėna nga universitetet tė kenė dy logo, atė tė Shqipėrisė dhe atė tė Kosovės. Ministri Tafaj deklaroi se ėshtė rritur numri i studentėve kosovarė qė studiojnė nė universitetet shqiptare, si dhe theksoi se dy vendet po punojnė pėr lėshimin e diplomave universitare tė pėrbashkėta.

Dy ministrat theksuan nevojėn e rritjes sė numrit tė profesoratit nė universitetet e tė dyja vendeve pėr shkak tė hendekut qė ekziston mes numrit tė studentėve gjithnjė nė rritje dhe atij tė pedagogėve.

Pėr mė shumė detaje dhe tė dhėna pėr projektin dy vendet do tė njihen menjėherė pas mbylljes sė punės paraprake nga grupet e punės. Pėr sa i takon logos sė diplomave tė Kosovės dhe Shqipėrisė, deri nė printim tė kėtij dokumenti do tė ketė njė punė intensive mes dy palėve pėr njė pėrfundim bashkėkohor, por edhe njė sistem tė unifikuar. Numri i saktė i studentėve qė do tė fitojnė tė drejtėn e studimit nė Shqipėri do tė vendoset nga Kėshilli i Ministrave.

http://www.gazeta-shqip.com/sociale/...044e0f7a1.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 15:01.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.