Kthehu   Kreu > D1 > Lėnda > Arsim
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 4.7.2008, 20:48   1

Shkrim i cituar Universiteti i Tiranės


Mbulim i zhvillimeve.
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.7.2008, 20:50   2

Shkrim i cituar UT: Pedagogėve tė “tmerrshėm” iu hiqet lėnda


Profesorėt e Universitetit tė Tiranės, kanė bėrė njė marrėveshje me njeri-tjetrin, qė pėr mėsimdhėnėsit e “tmerrshėm” tė ketė masa ndėshkuese, duke iu hequr tė drejtėn e lėndės, ose duke ua zėvendėsuar atė me njė tjetėr lėndė mė tė lehtė. Dekani i fakultetit Filologjik, Shezai Rrokaj, gjatė mbledhjes sė djeshme tė senatit tė UT-sė, ka sqaruar se kjo gjė bėhet pėr t’u dhėnė fund monopoleve mbi njė lėndė tė caktuar.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=39545
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.10.2008, 14:43   3

Shkrim i cituar Tiranė: UT 264 vende tė lira


Nė Universitetin e Tiranės, ka ende 264 vende, tė paplotėsuara. Ministria e Arsimit, pas deklarimit tė tė gjitha vendeve bosh nė tė gjitha universitetet publike, do tė bėjė njė rishpėrndarje tė re. Pas kėsaj faze, do tė zhvillohet njė fazė e tretė e regjistrimit.

Edhe gjatė kėtij viti, fakulteti i Drejtėsisė ka qenė mė i kėrkuari, nė tė cilin nuk ka mbetur asnjė vend bosh, pas mbylljes sė fazės sė dytė tė regjistrimeve. Nė fakultetin e Ekonomisė, kanė mbetur vetėm 10 vend bosh, nė atė Histori-Filologji kanė mbetur 17 vende tė lira, ndėrsa nė atė tė Gjuhėve tė Huaja kanė mbetur tė paplotėsuara 88 kuota. Fakulteti i Shkencave tė Natyrės ka 101 vende tė lira, te Mjekėsia kanė mbetur tė paplotėsuara vetėm 9 vende, ndėrsa tė Shkencat Sociale, 14 vende.

http://www.gazetastart.com/?faqe=shfaqlajm&lajmid=3129
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.12.2008, 18:35   4

Shkrim i cituar UT: Nisin nesėr regjistrimet pėr studimet me kohė tė pjesshme


Burime pranė Universitetit tė Tiranės bėnė me dije se regjistrimet pėr tė gjithė ata qė duan tė vazhdojnė shkollėn me kohė tė pjesshme do tė nisin nesėr, ndėrkohė qė pėr Fakultetin e Drejtėsisė dhe atė tė Shkencave tė Natyrės regjistrimet do tė zhvillohen nė ndėrtesat e vjetra pėrkatėse.

Pėr pranimet nė universitete, 2/3 e studentėve do tė pranohen nga ata qė kanė pėrfunduar shkollėn e mesme, ndėrkohė qė 1/3 i rezervohet tė diplomuarve nė shkollat e larta, qė dėshirojnė tė vazhdojnė njė shkollė tė dytė.

Tarifat e konkurrimit luhaten nga 40'000 lekė (tė reja), deri nė 93'600 lekė (tė reja) pėr Fakultetin e Drejtėsisė. Udhėzimi i ministrit Beja pėrcakton se regjistrimi do tė nisė mė datė 8 dhjetor dhe do tė pėrfundojė mė 15 dhjetor kur dhe do tė shpallen fituesit.

Regjistrimi i kandidatėve nė programet e studimit me kohė tė pjesshme ku janė shpallur fitues zhvillohet nga data 15.12.2008 deri nė datėn 19.12.2008, prej orės 08:00 deri nė orėn 16:00, pranė sekretarive mėsimore tė njėsive kryesore tė Institucioneve Publike tė Arsimit tė Lartė.

Dokumentacioni

- Diploma e shkollės sė mesme
- Certifikatė personale me fotografi
- 2 fotografi
- Mandati i arkėtimit tė tarifės sė regjistrimit

"Nė qoftė se kandidati fitues nuk ka dėftesė pjekurie origjinale, siē pėrcaktohet nė pikėn 4/a tė Udhėzimit, duhet tė paraqesė dublikat tė dėftesės sė pjekurisė, tė lėshuar nga drejtoria e shkollės sė mesme dhe tė vėrtetuar nė Drejtorinė Arsimore Rajonale/ Zyra Arsimore pėrkatėse", – pėrcaktohet nė udhėzimin e ministrit Beja, ndėrkohė qė pėr ata qė dėshirojė tė vijojnė njė shkollė tė dytė do tė duhet tė dorėzojnė nė fakultet diplomėn universitare, ose fotokopje tė noterizuar.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=13595
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.12.2008, 15:34   5

Shkrim i cituar UT: Plotėsohen kuotat e tė pjesshmeve nė dy ditė


Kuotat e sistemit me kohė tė pjesshme janė mbushur qė nė dy ditėt e para tė regjistrimeve. Nė tė gjitha degėt e Universitetit tė Tiranės dhe atij Bujqėsor ka pasur fluks kėrkesash, ndėrkohė qė afati i fundit i regjistrimeve ėshtė data 14 dhjetor 2008. Duket se e ka rritur interesin pėr kėtė sistem studimesh, jo vetėm fakti se ata nuk u hapėn vitin e kaluar, por njė numėr shumė tė madh pėrbėjnė edhe ata kandidatė qė ngelėn nė provimet e maturės, dhe mundėn tė kualifikohen vetėm gjatė sezonit tė dytė. Nė sistemin me kohė tė pjesshme do tė mund tė kualifikohen 3045 kandidatė.

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=30854
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.1.2009, 15:17   6

Shkrim i cituar UT: Pritet tė nisė sivjet ngritja e kampusit


Universiteti i Tiranės do tė ketė shumė shpejt njė kampus. Projekti i hartuar nga specialistėt e UT-sė ka marrė miratimin e shefit tė qeverisė nė mbledhjen e radhės tė KKRRT-sė, ndėrkohė qė pritet qė javės qė vjen tė kalojė nė senatin e UT-sė.

Kampusi i ri do tė zgjidhė pėrfundimisht ēėshtjen e mungesės sė ambienteve, dhe sidomos pėr Fakultetin e Drejtėsisė dhe tė atė tė Shkencave Sociale. Kapaciteti maksimal i ndėrtesave tė reja do tė jetė 12 mijė studentė, ndėrkohė qė projekti i kampusit parashikon rindėrtim tė plotė tė kinoklubit, bibliotekės dhe njė salle konferencash.

Kampusi universitar do tė ngrihet te fusha e sportit nė njė sipėrfaqe prej 40 mijė m2. Investimet do tė vazhdojnė pas kinoklubit.

Nė ndėrtesat e reja tė kampusit do tė grumbullohen tė gjitha fakultetet e UT-sė, pėrveē Infermierisė dhe Mjekėsisė. Ndėrtesat aktuale tė fakulteteve do tė shėrbejnė si salla ndihmėse. Aty do tė jenė pėrqendruar studentė tė Juridikut dhe Shkencave Shoqėrore, por nėse do tė ketė nevoja, do tė strehohen edhe studentė tė fakulteteve tė tjera.

Universiteti i Tiranės ėshtė universiteti mė i madh nė vend me 60 mijė studentė.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=51371
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.2.2009, 22:59   7

Shkrim i cituar UT: Studentėt nė javėn e dytė tė protestave


Studentėt e Universitetit tė Tiranės kanė vijuar javėn e dytė tė protestave nė lidhje me diplomat e Nivelit tė Parė. Ata i kėrkuan Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės tė zbatojė ligjin numėr 9741 neni 31 pika 4, ku thuhet se “Pėrmbajtja dhe forma e diplomės dhe e suplementit tė diplomės pėrcaktohen nga senatet akademike nė pėrputhje me udhėzimet e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės".

Pas njė takimi me rektorin e Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule, studentėt morėn mbėshtetjen e tij dhe tė dekanėve pėrkatės tė fakulteteve. Ndėrkaq, nė njė deklaratė pėr mediat, pėrfaqėsuesi i studentėve tė Fakultetit Histori-Filologji, Trėndafil Brati, u shpreh se ministria duhet tė zbatojė ligjin nė radhė tė parė dhe tė respektojė studentėt pėr atė ēfarė e kėrkojnė.

Tė premten nė orėn 11 studentėt e tė gjithė fakulteteve pritet tė mblidhen dhe para rektoratit tė Universitetit tė Tiranės.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=4264:...
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.4.2009, 21:58   8

Shkrim i cituar UBT: 2'600 kuota pėr vitin akademik 2009-2010


Universiteti Bujqėsor i Tiranės i ka propozuar Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencave, 2600 kuota pranimi gjithsej pėr vitin akademik 2009-2010, nga tė cilat 700 do i janė caktuar sistemit me kohė tė pjesshme.

http://www.shekulli.com.al/2009/04/22/ubt-ja-propozon-2600-kuota-pranimi...
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.4.2009, 14:02   9

Shkrim i cituar Tiranė: UPT dhe Universiteti Siegen zgjerojnė bashkėpunimin


Ky bashkėpunim kryhet nė sajė qeverisė gjermane dhe fondacionit DAAD. Nismėtarė kanė qenė pėr palėn shqiptare Andonaq Londo dhe Pirro Cipo, ndėrsa pėr palėn gjermane Tomas Karolus dhe Ulrih Eberhard. Nė kuadėr tė kėtij bashkėpunimi rreth 10 studentė tė dalluar tė FIM kanė pėrgatitur diplomat pranė IFT tė Universitetit te Siegenit, nė Gjermani. Sivjet bashkėpunimi shtrihet dhe mė tej nė fushėn e mėsimdhėnies.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...rticle&id=9361
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.9.2009, 21:22   10

Shkrim i cituar Tiranė: UT nis procedurėn e akreditimit nė Kėshillin Britanik


"Qė nga dita e sotme do tė fillojnė zyrtarisht procedurat qė duhet tė ndiqen, me qėllim qė Keshilli i Akreditimit Britanik tė realizojė kėtė proces thelbėsor pėr universitetin", tha rektori i Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule, pas takimit me lordin Uotson, anėtar i Kėshillit tė Akreditimit britanik.

Uotson u shpreh se procesi i akreditimit do tė shtrihet nė drejtimin e cilėsisė sė mėsimdhėnies, kurrikulave. "Ky ėshtė i ndėrlikuar dhe kėrkon kohė", shtoi ai.

Kule pohoi se UT ka mbaruar procedurat e vetėvlerėsimit dhe ka marrė edhe vendimin e senatit.

Kėshilli Britanik i Akreditmit, me pėrvojė nė fushėn ka ndjekur njė vit mė parė procesin e akreditimit nė universitetet nė shtetin e Veriut.

http://www.ata.gov.al/web-dep/?page=...ocID=335&srv=1
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.10.2009, 16:37   11

Shkrim i cituar Tiranė: UT nis doktoraturat nė Gjuhėt e Huaja dhe Shkencat e Natyrės


Citim:
Qeveria ka miratuar hapjen e programeve tė studimeve tė doktoraturave nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja dhe nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės nė Universitetin e Tiranės. Kėshilli i Ministrave dje nė mbledhjen e radhės miratoi edhe kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit pėr kėto programe studimi.

Dy programeve doktorature nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja dhe 8 programe doktorature nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės. Pėr mė tepėr gjatė mbledhjes sė djeshme u miratua edhe hapja e Masterave tė Nivelit tė Dytė nė Akademinė e Arteve dhe nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės tė Universitetit tė Tiranės.

Nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja tė Universitetit tė Tiranės janė hapur programet e studimit doktoraturė nė “Shkenca gjuhėsore” dhe kuota e pranimit ėshtė 25. Ndėrsa programi i dytė ėshtė nė “Letėrsi botėrore” dhe kuota e pranimit ėshtė 40. Pėr Fakultetin e Shkencave Natyrore janė miratuar 8 programe tė studimeve tė ciklit tė tretė, tė doktoratės.

Kėshtu, ėshtė hapur programi i doktoraturės nė “Fizikė” dhe kuota e pranimit ėshtė 10. Doktoratė nė “Analiza kimike e lėndės dhe mjedisit dhe kuota e pranimit ėshtė 10. Doktoratė nė “Elektrokimi e zbatuar dhe dukuritė sipėrfaqėsore” dhe kuota e pranimit ėshtė 10. Doktoratė nė “Teknologji dhe mikrobiologjia e ushqimeve, vlerėsimi i sigurisė dhe cilėsisė” dhe kuotat e pranimit janė 6.

Njė tjetėr program nė doktoratė ėshtė edhe “Proceset e trajtimit kimik tė lėndėve tė para natyrore dhe tė mbeturinave industriale e urbane” me 10 kuota pranimi. Doktoratė nė “Biologji molekulare” me 10 kuota pranimi si dhe doktoratė nė “Biologji e ruajtjes” me 10 kuota pranimi gjithashtu edhe programe doktorature nė “Bioteknologji bimore”, me 6 kuota pranimi.

Nė bazė tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave pėr ēdo program studimi, 10% (dhjetė pėr qind) e kuotave tė mėsipėrme caktohet pėr kandidatėt nga trojet shqiptare jashtė kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė dhe administrohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, sipas kėrkesave tė institucioneve pėrkatėse zyrtare tė kėtyre trojeve.

Tarifa e shkollimit ėshtė 200 000 (dyqind mijė) lekė dhe likuidohet pėr ēdo vit tė kohėzgjatjes normale, nė kėste tė caktuara nga fakulteti pėrkatės.

Nė mbledhjen e djeshme tė Kėshillit tė Ministrave u miratua edhe hapja e programeve tė studimit tė Masterit tė Nivelit tė Dytė nė “Kimi” dhe “Kimi industriale e mjedisore” nė Fakultetin e Shkencave Natyrore, nė Universitetin e Tiranės.

Kėshtu, Kėshilli i Ministrave vendosi hapjen e programit MND nė “Kimi”, me profil “Elektrokimia e korrozionit dhe dukuritė sipėrfaqėsore”, nė pėrfundim tė tė cilit lėshohet diplomė “Master i Nivelit tė Dytė”, MND, nė “Kimi”, me drejtim “Eelektrokimia e korrozionit dhe dukuritė sipėrfaqėsore”.

Gjithashtu edhe nė “Kimi industriale e mjedisore”, nė pėrfundim tė tė cilit lėshohet diplomė “Master i Nivelit tė Dytė”, MND, nė “Kimi industriale e mjedisore”. Programet e studimit “Master i Nivelit tė Dytė” realizohen me 60 kredite dhe kohėzgjatja normale ėshtė njė vit. Kėto programe studimi fillojnė veprimtarinė mėsimore nė vitin akademik 2009-2010.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=22881
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.11.2009, 20:48   12

Shkrim i cituar UT: Pedagogėve i ndalohet tė japin mėsim dhe nė privat


Rektorati i Universitetit tė Tiranės ka lėshuar njė urdhėr sipas tė cilit personeli akademik i universiteteve publike i ndalohet tė japė mėsim te privatėt pėr ciklin e dytė dhe tė tretė tė studimeve. Nėse nuk zbatohet, pedagogėve do t‘u ndėrpritet kontrata e punės nė UT.

"Urdhri lėshohet bazuar nė nevojėn qė personeli akademik ka pėr tė ushtruar funksionet e tij nė pėrputhje me ligjin pėr arsimin e lartė, statutin dhe rregulloret e UT-sė, si nė pėrputhje me ligjin pėr arsimin e lartė, dhe nė drejtim tė procesit tė mėsimdhėnies, ashtu si dhe pėr veprimtaritė e tyre kėrkimore shkencore", sqaron shkresa.

"Pėr rrjedhojė‘ personeli akademik efektiv tė mos angazhohet nė mėsimdhėnie nė institucione private tė arsimit tė lartė nė ciklin e dytė dhe tė tretė tė studimeve, ndėrsa nė Universitetin Europian tė Tiranės, nė asnjė nga ciklet e studimit", thuhet nė urdhrin e rektoratit.

Ndėrkaq, nė tė theksohet se tė gjitha strukturat drejtuese tė UT-sė dhe njėsitė pėrbėrėse tė tij, duhet tė marrin masa pėr forcimin e zbatimit tė detyrimeve ligjore pėr personelin akademik dhe stafin administrativ qė ato drejtojnė.

Duke u bazuar nė problemet qė kanė sot stafet akademike, shtimin e studentėve, miratimin e mė shumė programeve tė studimit dhe numrit aktual tė pedagogėve, nė mbledhjen e zhvilluar tri ditė mė parė nė rektorat, ėshtė diskutuar se profesorėt duhet tė kenė prioritet shtetin dhe mė pas privatin.

Nė tė kundėrt do t‘u duhet tė marrin vendim pėr t‘u angazhuar mė tepėr aty ku plotėsohen kėrkesat dhe pritshmėritė e tyre. Kėshillat studentorė, shefat e departamenteve, por edhe dekanėt, gjatė kėsaj kohe kanė analizuar prezencėn, ankesat dhe sugjerimet e studentėve lidhur me prezencėn e pedagogėve nė fakultete.

Studentėt kanė shprehur pakėnaqėsi nga mosangazhimi i plotė i profesorėve gjatė leksioneve dhe seminareve, por edhe duke vlerėsuar pėrvojėn dhe traditėn e universiteteve publike.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=74850
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.11.2009, 19:28   13

Shkrim i cituar UT: Mėsim dhe nga 200 pedagogė tė huaj


Citim:
200 profesorė tė huaj, mėsim me studentėt shqiptarė

Nė vazhdėn e risive tė kėtij viti akademik, njė tjetėr lajm i "fortė" vjen nga Universiteti i Tiranės. Plot 200 pedagogė, qė aktualisht japin mėsim nė universitetet e huaja, do tė jenė pjesė e stafeve akademike nė fakultetet e Universitetit tė Tiranės.

Vendimi ka ardhur pas diskutimeve me dekanatet dhe nė kuadrin e pėrmirėsimit tė mėsimdhėnies nė Universitetin e Tiranės.

Pedagogėt do tė japin mėsim nė tė gjitha ciklet e studimit dhe nė degėt kryesore tė fakulteteve tė Tiranės.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=75004
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.11.2009, 14:20   14

Shkrim i cituar UT: Nga janari fillon vlerėsimi dhe pėr pedagogėt


Citim:
Studentėt do tė vlerėsojnė pedagogėt pėr ēdo lėndė

Studentėt do tė vlerėsojnė ēdo pedagog dhe ēdo lėndė nė tė gjitha fakultetet e Universitetit tė Tiranės, duke nisur nga muaji janar. Lajmin e bėri tė ditur rektori i kėtij universiteti, prof. dr. Dhori Kule, gjatė takimit tė zhvilluar nė kuadėr tė Javės Ndėrkombėtare tė Arsimit.

“Nė fund tė semestrit tė parė tė kėtij viti akademik nė tė gjitha lėndėt tė tė gjitha departamenteve tė Universitetit tė Tiranės studentėt do tė plotėsojnė njė pyetėsor dhe do tė vlerėsojnė pedagogėt dhe modulet. Ne dėshirojmė qė me kėtė risi edhe ato elemente tė sistemit lindor qė kanė mbetur nė sistemin tonė arsimor tė zhduken dhe tė pėrmirėsohen, nėpėrmjet kėtyre pyetėsorėve”, - tha rektori Kule.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=23901
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.4.2010, 17:00   15
Citim:
UT-ja publikon rregulloren e re

Universiteti i Tiranės ka publikuar rregulloren e re. Shumė pika tė kėsaj rregullore duket se janė nė favor tė studentėve ku njė pjesė e rėndėsishme e saj ka tė bėjė me numrin e sezoneve tė provimeve.

Nėse mė parė ka pasur tre sezone tashme do tė ketė pesė. Dy sezonet e reja do tė jenė nė muajt prill dhe dhjetor por ato do tė jenė me pagesė. Pėrveē kėsaj rregullorja e re shpjegon se pėr tė kaluar nga viti i parė nė tė dytin duhet qė studentėt tė marrin tė paktėn 30 kredite.

Megjithėse rregullorja ka mė shumė se njė javė qė ėshtė miratuar duket se studentėt nuk kanė asnjė informacion pėr tė.

Nė kėtė rregullore thuhej se sistemi part time do tė vijoj me programin katėr vjeēar.

http://www.ora-news.com/mat1.php?idm=54225
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.4.2010, 17:02   16
Citim:
Hapet doktoratura te Filologjiku, 120 kuota pranimi

Dy vjet pas propozimit tė Fakultetit tė Histori-Filologjisė nė Tiranė pėr hapjen e programeve tė doktoraturės, Kėshilli i Ministrave ka miratuar vetėm dje ēeljen e kėtij programi.

Doktoraturat janė ēelur pėr degėt histori dhe gjeografi dhe sipas vendimit, ky program studimi e fillon veprimtarinė mėsimore kėtė vit.

Ndonėse propozimi ishte ende nė pritje tė “ok”-it nga qeveria, burime pranė fakultetit pohojnė se me qindra aplikantė kanė shprehur interes pėr tė ndjekur kėto studime.

Me vendim tė qeverisė ėshtė miratuar gjithashtu edhe kuota e pranimit, ku pėr katėr programet nė degėn e Historisė janė 90 dhe nga kėto caktohet 10% pėr studentėt nga trojet shqiptare jashtė kufijve dhe administrohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, sipas kėrkesave tė institucioneve zyrtare tė kėtyre trojeve. Ndėrsa pėr degėn e Gjeografisė kuota e pranimit ėshtė 30.

Tarifa e shkollimit pėr programin e studimi tė doktoratės ėshtė 200.000 (dyqind mijė) lekė dhe likuidohet pėr ēdo vit tė kohėzgjatjes normale.

Konkretisht nė kėtė fakultet ėshtė hapur programi i studimeve tė ciklit tė tretė, tė doktoratės:
- Nė Histori, nė pėrfundim tė sė cilės lėshohet diploma pėr gradėn shkencore “Doktor (Dr.) nė Histori”.

- Nė Arkeologji, nė pėrfundim tė sė cilės lėshohet diploma pėr gradėn shkencore “Doktor (Dr.) nė Histori, me drejtim Arkeologji”.

- Nė Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, nė pėrfundim tė sė cilės lėshohet diploma pėr gradėn shkencore “Doktor (Dr.) nė Histori, me drejtim Marrėdhėnie Ndėrkombėtare”.

- Nė Trashėgimi Kulturore, nė pėrfundim tė sė cilės lėshohet diploma pėr gradėn shkencore “Doktor (Dr.) nė Histori, me drejtim Trashėgimi Kulturore”.
Doktoraturat e fillojnė veprimtarinė mėsimore nė vitin akademik 2009–2010 dhe kohėzgjatja e kėtij programi tė studimeve tė doktoratės ėshtė tė paktėn tre vite akademike, ku pėrfshihen edhe 60 kredite pėr studime tė organizuara.

http://www.standard.al/index.php/sociale/5583.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.5.2010, 18:53   17
Citim:
Fakultetet e Tiranės bėhen me Kėshilla Etikė

Studentėt apo pasuniversitarėt qė aktualisht ndjekin ciklet e formimit nė njė nga fakultetet e Universitetit tė Tiranės, nė rast problemesh apo shqetėsimesh mund tė ankohen. Oazi ku mund tė gjejnė njė zgjidhje tė menēur ėshtė pranė tė “urtėve” tė fakultetit.

Para pak kohėsh ėshtė miratuar rregullorja e Universitetit tė Tiranės, e cila njeh si strukturė ankimimi dhe zgjidhjesh tė problemeve me Kėshillat Etikė, borde me specialistė qė gjenden nė ēdo fakultet.

Nga ana tjetėr, pavarėsisht moshės, apo metodikės sė mėsimit, edhe profesorėt qė aktualisht ndodhen dhe japin mėsim qė nga koha e komunizmit e deri sot, duhet tė mėsohen tė sillen me etikė, duke respektuar auditorin, ashtu siē parashikohet edhe nė rregullore.
Kėshillat e Etikės

Kėshilli i Etikės funksionon bazuar nė Ligjin pėr Arsimin e Lartė, Statutin dhe Rregulloren e UT, si dhe Kodin e Etikės tė miratuar nga Senati Akademik. Kodi i Etikės pėrcakton mėnyrėn e marrjes sė vendimeve, paraqitjen dhe shqyrtimin e ankesave, ekzekutimin e vendimeve dhe sanksionet pėrkatėse.

Pėrbėrja, tė drejtat, detyrat, organizimi dhe funksionimi i Kėshillave tė Etikės nė fakultete janė tė njėjta me ato tė Kėshillit tė Etikės tė UT-sė me pėrjashtim tė atyre qė janė ekskluzive ose qė nuk i pėrshtaten nivelit tė fakultetit.

“Studenti duhet tė respektojė Kodin e Etikės tė UT-sė dhe fakultetit/institutit, por edhe personeli akademik ka pėr detyrė tė respektojė gjatė gjithė veprimtarisė sė tij parimet e etikės qytetare, Kodin e Etikės, duke shfaqur njė figurė tė pajtueshme me veprimtarinė qė zhvillohet nė universitet”, thuhet nė rregullore.

Sipas kėtyre rregullave tė vendosura dhe miratuara nga strukturat akademike, po ashtu edhe stafi ndihmėsakademik duhet tė kėrkojė nga kolegėt dhe studentėt njė frymė etiko-morale tė tillė, qė tė jetė nė pajtim me legjislacionin nė fuqi.
Ankimimi pėr provimet

“Studenti ka tė drejtė tė ankohet pėr shkelje tė rregullave tė zhvillimit tė provimit. Ankesa i paraqitet me shkrim pėrgjegjėsit tė departamentit brenda 24 orėve nga data e zhvillimit tė provimit”. Sipas rregullores, pėrgjegjėsi i departamentit, nėse verifikon shkelje tė korrigjueshme, nė bashkėpunim me komisionin e provimit, bėjnė korrigjimet e duhura.

http://216.75.13.41/index/sociale/12...c1c6d3738.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.8.2010, 22:55   18
Citim:
Kampusi universitar, ende pezull. Studentėt vuajnė mungesėn e auditorėve

Ndėrtimi i kampusit tė Universitetit tė Tiranės ka mbetur ende pezull. Kjo ėshtė deklarata mė e fundit e pėrfaqėsuesve tė kėtij universiteti, tė cilėt thonė se Ministria e Arsimit dhe Shkencės nuk ka marrė ende pėr shqyrtim projektin e paraqitur nga Universiteti i Tiranės, ndėrkohė qė ai duhet tė shqyrtohej shumė kohė mė parė.

Sipas tyre, Ministria e Arsimit po ndjek procedura burokratike, tė cilat po sjellin njė krisje mes marrėdhėnieve ministri–rektorat.

“Ky projekt duhet tė kalojė nė komisionin ndėrministror, duke qenė se ka kohė qė ėshtė paraqitur pranė kėtij institucioni. Pėr sa i pėrket pėrzgjedhjes sė kėtyre projekteve kemi dėgjuar qė Ministria e Arsimit nuk e ka ēuar ende pėr shqyrtim kėtė projekt. Nėse ky projekt nuk ėshtė parė, duket qartazi qė kjo ėshtė njė sjellje jo vetėm moskokėēarėse, por edhe agresive e negative kundrejt UT-sė”, tha Ervin Demo, drejtor i komunikimit nė rektoratin e Tiranės.

Edhe nėse projekti i propozuar nga rektorati i Universitetit tė Tiranės shqyrtohet dhe pėrzgjidhet pėr t’u ndėrtuar, mbeten ende procedura tė tjera, tė cilat e bėjnė tė pamundur edhe pėr kėtė vit fillimin e ndėrtimit tė kampusit universitar, qė do t’i jepte fund problemit tė mungesės sė auditorėve.

“Nėse ky projekt miratohet, atėherė unė mund tė them se kampusi ka filluar tė ndėrtohet. Tė paktėn mė nė fund gjithēka do tė marrė njė formė, edhe pse rruga do tė jetė e gjatė, qoftė pėr nga pikėpamja e pėrgatitjes sė tė gjithė pjesės formale, ligjore, lejes apo miratimeve tė tjera qė duhen marrė”, sqaroi Demo.

Vetėm pėr fazėn e parė tė ndėrtimit tė kėtij kampusi, sipas pėrfaqėsuesve tė Universitetit tė Tiranės do tė duheshin 70 milionė euro.

http://216.75.13.41/index/sociale/9c...a10a83400.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 4.12.2010, 12:57   19
Citim:
Studentėt e Mjekėsisė kėrkojnė shkarkimin e dekanit tė fakultetit

Studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė nuk do tė hyjnė mė nė asnjė orė mėsimi, jo vetėm kėtė vit, por as vitin e ardhshėm nė rast se nuk do tė merren masa pėr plotėsimin e kėrkesave nga ana e dekanatit.

Sipas studentėve tė vitit tė pestė, dekani i fakultetit i ka sqaruar se nuk ka tė dhėna pėr mosfunksionimin e orėve tė mėsimit si dhe tė gjitha akuzat qė pretendojnė mjekėt e rinj. Megjithatė, asnjė reagim apo sqarim zyrtar nuk ka ardhur nga dekanati i Fakultetit tė Mjekėsisė.

Dje, njė kėrkesė e firmosur nga 700 studentė i ėshtė dėrguar Ministrisė sė Arsimit, rektorit tė Universitetit tė Tiranės si dhe dekanit tė Fakultetit tė Mjekėsisė.

Mė datė 24 nėntor 2010, nė ambientet e brendshme tė Fakultetit tė Mjekėsisė u organizua njė takim me njė pjesėmarrje masive tė studentėve, pėr t’i dhėnė fund durimit ndaj gjendjes sė mjerueshme ku i gjithė sistemi arsimor shėndetėsor gjendet pėr momentin. Pas reagimit tė vazhdueshėm me peticione, kėrkesa apo protesta, studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė janė tė vendosur deri nė fund pėr tė arritur qėllimet e tyre.

“Ne studentėt jemi tė vendosur tė pėrshkallėzojnė lėvizjen tonė. Do tė bojkotojmė mėsimin deri nė njė afat tė papėrcaktuar. Gjithashtu, n.q.s nuk merren masa urgjente, paralajmėrojmė qė nuk do tė paguajmė tarifėn e shkollimit nė janar.

Qėllimi i lėvizjes pėr reformimin e sistemit arsimor shėndetėsor ėshtė tė tėrheqė vėmendjen e profesorėve tė Fakultetit tė Mjekėsisė, drejtuesve tė tij dhe institucioneve tė tjera tė Arsimit tė Lartė pėr njė bashkėpunim tė fortė ndėrmjet palėve, pėr tė risjellė nė identitet njė shkollė mendimi shkencor tė harruar prej kohėsh”, - shkruhet nė kėrkesė.

Studentėt kanė sqaruar se duhet t’i jepet fund eksperimenteve dhe praktikave tė dėshtuara tė arsimimit dhe mėsimdhėnies nė Fakultetin e Mjekėsisė. Pėrfaqėsuesit e lėvizjes studentore pėr reformimin e sistemit arsimor shėndetėsor janė: Taulant Muka, Jana Nano, Ariela Pogaēi, Gentian Asllanaj, Fjorda Koromani.

Dje lėvizja studentore pėr reformimin e sistemit arsimor shėndetėsor ishte e ftuar nė njė takim tė hapur me rektorin e Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule.

Kule shprehu mbėshtetjen maksimale nga ana e institucionit qė ai drejton dhe kėrkoi falje publike pėr gjendjen e rėndė qė ėshtė krijuar nė fakultet, ku viktimat e kėsaj katrahure janė vet studentėt.

“Mė vjen shumė keq qė situata nė fakultetin tuaj ka precipituar deri nė kėtė stad. Nga ana tjetėr, mė vjen mirė qė pėr herė tė parė po shoh njė reagim studentor qė ka tė bėjė me cilėsinė e mėsimdhėnies, dhe jo me kėrkesa tė rėndomta sezonesh provimi”, - ka thėnė rektori.

”Ministria e Arsimit ėshtė ajo qė ka kompetencė tė marrė vendime tė tilla. Si rektorat, do tė ndėrmarr njė kontroll tė pėrgjithshėm nė lidhje me zbatimin e pikės mbi disiplinėn mėsimore. Sapo tė konstatoj njė shkelje tė tillė nga ana e profesorėve, do tė marr vendimin e menjėhershėm pėr shkarkim nga detyra”, - ka sqaruar Kule.

http://www.gazeta-shqip.com/index/so...1a2cf3cf0.html

Citim:
“Zgjidhjen tonė tė vetme e shohim nė largimin e menjėhershėm tė tij”

Fakulteti i Mjekėsisė ėshtė ndėr fakultetet qė ka pėrmbajtjen mė cilėsore nga ana e pėrgatitjes sė trupės pedagogjike. Pjesa mė e madhe e profesorėve janė me tituj tė lartė shkencorė.

Sipas rektorit Kule, pas njė mbledhjeje qė do tė zhvillohet me profesoratin e fakultetit, do tė bihet dakord mbi zbatimin e formave tė reja tė mėsimdhėnies. “Studentėt e Mjekėsisė duhet tė pėrgatisin nė fund tė viteve tė shkollės njė mikrotezė, ashtu siē bėjnė edhe studentėt e fakulteteve tė tjera. Nuk mė duket normale qė tė testohen me shkrim pėr lėndė qė tashmė janė vlerėsuar gjatė viteve tė shkollės”, - u tha nė takim rektori, studentėve.

Kule i bėri thirrje studentėve tė ndėrpresin bojkotin e mėsimit, me binden e plotė se gjėrat do tė pėrmirėsohen dhe kėrkesat do tė shqyrtohen me seriozitetin e duhur. Nė pėrgjigje tė kėsaj, pėrfaqėsia studentore u shpreh se ajo do tė kėmbėngulė nė bojkotimin e mėsimit pa afat, derisa dekani i Fakultetit tė Mjekėsisė tė largohet nga detyra e tij. Nė kėta tre vjet nė krye tė detyrės, ai nuk i ėshtė pėrgjigjur asnjė lloj kėrkese tė vazhdueshme tė bėrė nga studentėt.

“Kemi humbur besimin tek dekani ynė. Nė kėta tre vjet nė krye tė detyrės, ai ka qenė mjaft neglizhent ndaj kėrkesave tona tė vazhdueshme pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė mėsimdhėnies nė Fakultetin e Mjekėsisė. Zgjidhjen tonė tė vetme e shohim nė largimin e menjėhershėm tė tij”, - thanė studentėt gjatė takimit.

http://www.gazeta-shqip.com/index/so...bed472d25.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.2.2012, 18:50   20
Citim:
Zgjedhjet nėpėr universitetet publike nė Shqipėri

Studentė dhe stafi akademik do tė votojnė sot pėr tė zgjedhur drejtuesit e Universiteve dhe Fakulteteve nė kuadėr tė Universitetit tė Tiranės dhe 11 universiteteve publike.

Pėr Universitetin e Tiranės do tė ngrihen 10 komisione zgjedhore nė Fakultet dhe pėr ēdo 1 mijė studentė do tė ketė njė qendėr votimi. Gara mė e fortė ėshtė ajo pėr vendin e rektorit. Nė kėtė post kandidon Prof Dok Dhori Kule. Pėrballė Kules ėshtė profesoresha e Asociuar Mimoza Hafizi e diplomuar nė vitin 1985 nė degėn Fizikė Speciale 5-vjeēare. Pėr fakultetin e Histori Filologjisė, Profesor Shezai Rrokaj rikandidon pėr drejtimin e kėtij fakulteti. Pėrballė tij ėshtė profesori i gjeografisė, ish zėvendės dekan Dhimitėr Doka.

Ndėrsa ne Fakultetin e Mjekėsisė, kandidat pėr dekan janė Pėllumb Pipero, Bajram Hysa, Genc Sulcebe, Arben Baboci. Ndėrsa, nė Fakultetin e gjuhėve tė huaja kandidatė janė Kloteda Dibra dhe Viktor Ristani duke bere garen edhe me te forte per shkak te kandidateve. Nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės kandidatė pėr dekan janė Ilirjan Malollari dhe Mynyr Koni.

Nė Fakultetin e Ekonomisė kandidojnė dekanėt Andri Koxhaj dhe Sulo Haderi. Ndėrsa nė Fakultetin e Drejtėsisė kandidon i vetėm Altin Shegani shef i Departamentit tė sė Drejtės Penale ashtu sic edhe nė Fakultetin e Shkencave Sociale ku kandidon Theodhori Karaj. Nė Fakultetin e Infermierisė rikandidon Petrit Bara. (BW/INA)

http://ina-online.net/shqiperia/14367.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 09:07.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.