Kthehu   Kreu > D1 > Punishte > Tė reja
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 19.8.2008, 22:25   1
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar “Shkrihet” Muzeu Arkeologjik i Tiranės


Citim:
Muzeu Arkeologjik i Tiranės nuk njihet nga shqiptarėt. Tė vetmit qė e vizitojnė janė turistėt e huaj, tė cilėt pėrbėjnė shpeshherė mė shumė se 90 pėr qind tė rasteve, si dhe nxėnėsit dhe studentėt e degės sė Historisė.

Pėrgjegjėsja e kėtij muzeu, Edlira Andoni, shprehet se njė nga arsyet e kėtij indiferentizmi ėshtė mungesa e informacionit, fokusimi mė shumė nga Muzeu Historik Kombėtar dhe faktorė tė tjerė. Ndėrkohė qė sė shpejti pritet tė ndryshojė pozicioni i vetė Muzeut Arkeologjik. Titullarė tė institucioneve kulturore kanė kėrkuar qė ky i fundit tė shkrihet nė njė pavijon tė Muzeut Kombėtar

Pėr t’u njohur me gjurmėt e paraardhėsve tanė nuk mjafton vetėm njė vizitė nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar nė qendėr tė kryeqytetit. Nėse dėshira pėr tė grumbulluar sa mė shumė njohuri rreth kulturės dhe historisė sė periudhave tė ndryshme tė tė parėve tanė, e pėr tė mėsuar shumė mė tepėr seē tė ofron ky institucion kulturor, sot shumė pak njerėz janė nė dijeni tė njė tjetėr muzeu tė ngjashėm. Ndėrtesa e tij ndodhet nė Institutin e Arkeologjisė, qė ndodhet nėn “kupolėn” e qendrės sė studimeve albanologjike, pėrballė Akademisė sė Arteve. Kėshtu, nė hapėsirat e kėsaj ndėrtese ndodhet edhe Muzeu Arkeologjik i Tiranės pėr tė cilin, siē na thonė drejtuesit e tij, fatkeqėsisht janė shumė tė rrallė ata persona qė janė nė dijė tė ekzistencės sė tij.

Nė ditėt e sotme verore fluksi i turistėve tė huaj ėshtė njė nga dukuritė mė tė zakonshme tė vendit tonė mesdhetar. Tė ardhur nga shtete tė ndryshme tė botės, kėrshėria e tyre i ka kaluar dyert e Muzeut Kombėtar qė ne njohim mė shumė. Mund tė themi mė mirė qė janė pikėrisht kėta tė huaj ata qė kanė treguar gjithnjė e mė shumė interes pėr pasuritė qė tė ofron Muzeu Arkeologjik, duke u bėrė kėshtu pothuajse tė vetmit vizitorė.

Ky ėshtė njė ndėr institucionet kulturore, qė ėshtė lėnė nė njė farė mėnyre nė harresė nga ana e shqiptarėve. Tė vetmit qė ende nuk e kanė braktisur tėrėsisht janė nxėnėsit e shkollės, ku edhe kėta tė fundit janė mė shumė tė detyruar pėr shkak tė programeve mėsimore, si dhe studentėt e Arkeologjisė, apo edhe ata tė Akademisė sė Arteve tė Bukura. Ėshtė pėrgjegjėsja e kėtij muzeu, Edlira Andoni, e cila e detajon edhe mė tej kėtė fakt, duke u shprehur se “Muzeu Arkeologjik i Tiranės nuk ėshtė shumė i populluar nga shqiptarėt. Tė vetmit qė vizitojnė ambientet e tij janė turistėt e huaj, tė cilėt pėrbėjnė rreth 90 pėr qind tė tė gjithė artdashėsve tė kėtij muzeu. Ndėrsa pjesė tjetėr qė mbetet e pėrmbushin vetėm nxėnėsit e shkollave 9-vjeēare, si dhe studentėt e degės sė Historisė apo edhe piktorėt e Akademisė sė Arteve, edhe pse njė biletė e muzeut kushton vetėm 100 lekė tė vjetra”.

Pėrgjegjėsja e muzeut ka treguar gjithashtu se edhe pse nuk ka shumė popullaritet, periudhat mė tė “nxehta” tė tij janė ditėt pranverore deri nė fund tė muajit gusht, sigurisht nga tė huajt, dhe periudha e vjeshtės kryesisht nga nxėnėsit e shkollės.

Nė muze gjenden konkretisht tė ekspozuara rreth 2000 objekte, qė nga lashtėsia e deri nė mesjetė. Koleksioni i muzeut ėshtė i pasur dhe zbulimet arkeologjike janė bėrė nga i gjithė territori i Shqipėrisė, nga Veriu deri nė Jug, por tė gjitha kėto nuk pėrfshihen nė preferencat e shqiptarėve.

“Arsyet janė nga mė tė ndryshmet”, - thotė pėrgjegjėsja e Muzeut Arkeologjik, Edlira Andoni, duke shtuar se “kjo vjen si shkak i mungesės sė informacionit pėr ekzistencėn dhe funksionimin e tij, edhe pse ēdo ditė dyert e tij janė tė hapura”. Veē kėsaj, Andoni ka shtuar se njė tjetėr faktor ndikues nė mungesėn e vizitorėve shqiptarė ėshtė edhe influenca e lartė qė ka Muzeu Historik Kombėtar. Sipas saj, ky institucion ėshtė mė profesional pėr studiuesit dhe studentėt dhe mė i fokusuar. Kėshtu shumica e njerėzve mendojnė se ai ėshtė i vetmi muze nė kryeqytet, e duke e mbyllur kėshtu kėrkimin e tyre mbi tė parėt tanė.

Pėrgjegjėsja e muzeut nuk harron tė na thotė se edhe mungesa e tabelave orientuese dhe mosfunksionimi i guidave asnjėherė ashtu siē duhet kanė ndikuar nė kėtė pėrfundim.


Historiku

Muzeu i parė i krijuar pas Luftės sė II Botėrore, pasi gjatė kėsaj lufte u shkatėrruan edhe institucionet e fundit muzeale, ka hapur dyer pėr herė tė parė nė ditėn e parė tė nėntorit tė vitit 1948 si Muze Arkeologjik Etnografik. Ndėrkohė ai vazhdoi si i tillė deri nė vitin 1976 kur u nda nga pavijoni etnografik e duke u organizuar si njė muze i profilizuar arkeologjik.

Prezantohen kėshtu shumė kėrkime dhe zbulimet arkeologjike nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė. Muzeu ėshtė i ndarė nė disa seksione. Pėrfshin njė periudhat kohore nga epokat e gurit, tek ajo e metaleve, bronzit dhe hekurit, kur lindi e u zhvillua qytetėrimi ilir, antikiteti, si dhe antikiteti i vonė e mesjeta, deri nė pushtimin osman. Kėrkimet intensive arkeologjike nė fushėn e prehistorisė, antikitetit dhe mesjetės nė periudhėn mė pas bėnė tė mundur njė varg riorganizimesh e rikonstruksionesh tė kėtij muzeu (gjatė viteve 1957, 1976, 1982, 1985, 1998) pėr pėrmirėsimin e mėtejshėm tė pėrmbajtjes dhe ekspozimit.

Muzeu Arkeologjik jep njė informacion tė plotė pėr vendbanimet mė tė hershme nė Shqipėri e veēanėrisht pėr periudhat ku zhvillohen proceset e formimit tė fiseve e etnosit ilir. Antikiteti paraqitet nėpėrmjet qendrave qytetare qė lulėzuan nė shek. III – II p.e.s. nė territoret e fiseve kryesore ilire.

Muzeu ėshtė i ndarė nė pesė seksione tė veēanta, ku secili prej tyre pėrfaqėson njė periudhė tė caktuar historike. Kėshtu, nė pjesėn e parė dhe tė dytė janė tė ekspozuara objekte nga periudha e prehistorisė, nga paleoliti deri te periudha e hekurit. Nė hollin e tretė dhe tė katėrt ka objekte qė i pėrkasin periudhės qytetare ilire apo asaj helenistike, duke pėrfshirė njė mori objektesh prej qeramikės, skulpturash etj.

Ndėrsa qė nė seksionin e pestė gjenden mė shumė materiale qė i pėrkasin periudhės mesjetare, tė asaj qė ne e quajmė kultura e Komanit, qė ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe pika e vazhdimėsisė nga ilirėt tek arbrit. Nė kėtė sallė janė tė ekspozuara mė shumė vegla pune, bizhuteri prej qelqi ose materiale tė tjera ndėrtuese, enė etj. Nė hollin e fundit gjenden gjithashtu edhe foto tė ndryshme, qė flasin pėr vendbanime tė hershme shqiptare, si dhe harta tė fiseve ilire.

Nė mėnyrė tė pėrmbledhur prezantohet nė muze edhe periudha e Antikitetit tė Vone e Mesjetės sė hershme, kur realizohet kalimi nga ilirėt tek arbrit. MAT (Muzeu Arkeologjik i Tiranės) ka tė ekspozuar rreth 2000 objekte dhe mbėshtetet nė njė fond rezervė prej 17.000 objektesh, i cili shtohet ēdo vit nga zbulimet sistematike arkeologjike.


“Shkrihet” muzeu arkeologjik

Muzeu Arkeologjik i Tiranės do tė “shkrihet” brenda Muzeut Historik Kombėtar. Sipas pėrgjegjėses sė MAT, Edlira Andoni, pėrflitet pėr njė “tretje” tė mundshėm tė kėtij institucioni nė njė pavijon tė Muzeut Kombėtar. Ajo ka komentuar se kjo reformė do tė hyjė nė fuqi menjėherė pas daljes sė fondit nga ana e shtetit pėr shumėn e tė cilit ėshtė ende herėt tė flitet. Andoni thotė se pėrfaqėsues tė Muzeut Historik Kombėtar, Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe Qendra e Albanologjisė kanė rėnė dakord pėr kėtė ndryshim disa muaj mė parė.

“Duke qenė se ėshtė krijuar Qendra e re Albanologjike, e cila pėrbėhet prej bashkimit tė pesė instituteve, si ai i Arteve, Gjeografik, Arkeologjik, Gjuhėsisė dhe Historisė, kėrkohet kėshtu njė ndėrtesė e vetme pėr t’i bashkuar, sepse siē dihet ato janė institucione tė veēanta e tė ndara me njėra-tjetrėn.

Kėshtu MAT bashkė me palestrėn qė ndodhet pranė tij do tė kthehen nė zyra pėr Qendrėn Albanologjike dhe do tė shndėrrohet nė njė pavijon pėr Muzeun Historik Kombėtar nė qendėr tė Tiranės".

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=9766
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 13:47.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.