Kthehu   Kreu > D1 > Ligji i Maleve V > 1908-1910: Kongresi i alfabetit tė gjuhės shqipe
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 20.11.2008, 18:51   1

Shkrim i cituar Kushtet politiko-shoqėrore tė kohės, ndikimi dhe aktualiteti i Kongresit


Kumtesė e Enver Bytyēit, mbajtur nė simpoziumin kushtuar 100-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit mė datėn 8.11.2008 nė universitetin “Ludwig Maximilian” tė Mynihut.

Citim:
Kongresi i Manastirit, kushtet politiko-shoqėrore tė kohės, ndikimi dhe aktualiteti i tij

Nė jetėn e kombeve kanė ndodhur dhe do tė ndodhin nė tė ardhmen shumė ngjarje tė mėdha e tė vogla. Ka nga ato evenimente qė pėrsėriten shpesh dhe si tė tilla zbehin disi ngjarjen paraardhėse. Ndoshta pėrsėriten pėr tė ndikuar mė tej nė vazhdimėsinė e jetės politiko-shoqėrore tė njė nacioni ose tė njė shoqėrie. Nė jetėn e kombeve kanė ndodhur ngjarje, tė cilat janė shėnuar gjatė nė memorien kolektive, duke sjellė njė ndikim madhor nė zhvillimin e brezave dhe duke patur vizione tė qarta pėr tė ardhmen e tyre. Nė historinė tonė kombėtare janė gjithashtu tė pakta ato ngjarje historike, tė cilat pėrmbledhin nė vetvete ato karakteristika qė shėnohen pėrjetėsisht nė memorien kolektive tė shqiptarėve. Kongresi i Alfabetit tė Gjuhės Shqipe, kongresi i unifikimit tė gjuhės sonė kombėtare, 100-vjetorin e tė cilit e festojmė kėto ditė, ėshtė dhe do tė mbetet njė prej atyre ngjarjeve qė tashmė ėshtė memorizuar pėr vlerat e tij tė jashtėzakonshme dhe nuk mund tė shlyhet mė nga kujtesa jonė. Edhe pse ka kaluar njė shekull ky kongres, si dhe vendimet e tij tingėllojnė si akt vendimtar pėr tė kaluarėn, pėr tė sotmen dhe pėr tė ardhmen e kombit tonė. Ndėrsa nė vendet e tjera tė rajonit procesi unifikues nacional ėshtė realizuar mbi bazėn e unifikimit shpirtėror fetar, tek shqiptarėt kishte ndodhur krejt ndryshe. Gjuha ishte dhe mbetet elementi thelbėsor i identifikimit tonė dhe i mbrojtjes nga invazioni fizik, shpirtėror e psikologjik i fqinjėve armiqėsorė. Pėr kėtė arsye, Kongresi i Manastirit merrte dhe ruan njė karakter tė theksuar nacional, madje pėrbėn thelbin e fuqisė sė shqiptarėve pėr ekzistencė dhe pėrparim.

Kongresi i Njėsimit tė Gjuhės Shqipe u thirr nė skenėn e komb dhe shtet-formimit tė shqiptarėve pas njė procesi realitivisht tė gjatė tė emancipimit nacional, politik e shoqėror tė tyre. Nė fillim tė shekullit XX, kur edhe u mbajt Kongresi i Alfabetit, lėvizja politike dhe kulturore e shqiptarėve kishte hyrė nė njė fazė tė re. Mendimtarėt e nacionalizmit shqiptar e kishin formuar tashmė bazėn ideologjike dhe teorike tė komb e shtet-formimit. Filozofia politike e rilindėsve tanė kishte marrė karakteristika specifike nė rajonin e Evropės Juglindore, nėse i referohemi njė konstatimi tė tillė e real, tė cilin e ka pėrsėritur disa herė dr. Konrad Clewing i Institutit tė Studimeve tė Evropės Juglindore nė München. Origjinaliteti i kėtij procesi ka tė bėjė me atė qė pėrmendėm mė lart, se rilindėsit shqiptarė nuk kishin zgjedhur religjionin si element pėrbashkues tė kombit tonė, pra nuk kishin zgjedhur atė mjet shpirtėror qė kishin pėrcaktuar tė gjitha kombet ballkanike pėr unifikimin e tyre nacional. Ata kishin pėrcaktuar gjuhėn shqipe si palcėn e identitetit nacional e kulturor tė shqiptarėve. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si ngjarja politike mė e madhe dhe mė e avancuar e periudhės sė para Kongresit, kishte lėnė gjurmė tė pashlyeshme, ndėrsa lėvizja pėr mėsimin e gjuhės shqipe kishte pėrfshirė tė gjitha territoret shqiptare. Tė gjithė kėta faktorė progresivė kishin bėrė qė tė kapėrcehej mentaliteti i principatave dhe i pashallėqeve, mentalitet qė kishte zgjatur mė shumė se tek popujt fqinjė. Ndonėse nė kėtė fazė mungonte fuqia e pashallėqeve si ajo e Kahramahmut Pashės sė Bushatllinjve apo fuqia e Ali Pashė Tepelenės, shqiptarėt kishin promovuar fuqinė e mendjes, tė mėsimit dhe njėsimit tė gjuhės shqipe, fuqinė e mendimit politik e filozofik, tė orientuar drejt dhe qartė, kah Perėndimi dhe Evropa. (Do tė mė lejoni njė parantezė ju lutem: Meqė flasim pėr Kongresin e Njėsimit tė Shqipes, dua tė them se unė nė tė shkruar e nė tė shqiptuar e kam thyer rregullin drejtshkrimor tė 1972-shit dhe nuk them e nuk shkruaj Evropa, sipas sllavishtes, por shqiptoj fjalėn Evropa, sipas latinishtes).

Nė literaturėn shqiptare ose atė tė huaj gjejmė raste kur Kongresi i Manastirit trajtohet si njė ngjarje qė ka zbritur nga qielli, pasi, siē thuhet, ky kongres paska promovuar njė dukuri zhvillimi gjuhėsor tė panjohur mė parė. Pėr kėtė shpeshherė thuhet se shqiptarėt deri atėherė nuk kishin njė traditė gjuhėsore, se gjuha e shkruar dėshmohet nė kohėt e vona etj. Kurse e vėrteta ėshtė dhe duhet tė jetė ndryshe: Njė komb, i cili ndryshe nga kombet e tjera, vendos nė themel tė identitetit tė tij gjuhėn, nuk mund tė trajtohet me optikėn e analizave tė mangėta e tė pathemelta. Ka dėshmi se shqipja ka qenė e shkruar dhe e kultivuar sė paku nė kohėn e mesjetės. Po kėrkimet shkencore tė mėtejshme do tė mund tė siguronin materialin e bollshėm pėr tė dėshmuar se gjuha shqipe ka qenė e kultivuar mė parė se nė mesjetė. Unė mendoj se shkenca jonė nė njė farė mase ėshtė ndikuar nga agresioni dhe mentaliteti sundues edhe nė shkencė e nė histori, tė cilin e kanė imponuar mė sė shumti grekėt nė rajon. Besoj se mangėsinė e kėrkimeve shkencore e vinte re gjuhėtari i shquar shqiptar dhe i madhi Eqerem Ēabej, kur shprehej se "Duke e shikuar kėtė ēėshtje nga ana e historisė sė vendit, me njė vėshtrim tė gjithanshėm tė gjendjes kulturore nė Shqipėrinė mesjetare, kjo tezė (pra teza se gjuha shqipe ėshtė kultivuar e shkruar. Shėn. im) do tė dilte mė fort e pėrforcuar sesa e kundėrshtuar, sepse shkalla e kulturės sė popullit shqiptar nė atė kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e vendeve pėrreth, sidomos e atyre tė brigjeve tė Adriatikut". 1) Dhe, nėse i referohemi historisė sė asaj kohe, pra tė mesjetės, vihet re se shkencėtarė dhe historianė tė shumtė kanė vėnė nė dukje atė qė pėrmend albanologu i shquar Eqerem Ēabej. Jo vetėm Ēabej, por shumė prej historianėve dhe gjuhėtarėve evropianė e kanė trajtuar shqipen si gjuhėn mė e vjetėr tė Ballkanit dhe shqiptarėt si kombin mė i vjetėr ballkanik. Nuk dua tė pėrsėris tė gjitha referencat e shumta, nė radhė tė parė tė autorėve gjermanė, austriakė, anglezė e amerikanė, pasi kjo temė nuk ėshtė objekt i kėtij simpoziumi. Por doja vetėm tė nėnvizoja se p.sh Prof. Peter Bartl, duke folur pėr studimet albanologjike tė Johan Georg von Hahn shkruan se "Hahn i tregonte shqiptarėt si pasardhės tė njerėzve tė parė (nė Ballkan Shėn. im), patjetėr ai i pa ata si pasardhės tė pellazgėve". 2) Ndėrsa me interes do tė ishte tė citonim gjithashtu doktoreshėn Fee Rauert tė Universitetit tė Vjenės, e cila shkruan se "Shqiptarėt e Kosovės thirren pa ndėrprerje si vazhdim i vendbanimit nė Kosovė dhe pėr pasojė shihen si njerėzit e parė tė Ballkanit". 3) Ndėrkaq mendimtarėt e shquar tė Rilindjes sonė Kombėtare kishin pasur tė njėjtėn pikėpamje. Njėri prej tyre, Pashko Vasa, shkruante se "Ne shqiptarėt jemi pa kundėrshti tė birt e pellazgėvet e se jemi populli ma i motshmi se tė gjitha kombet e tjera". 4) Kurse njė tezė si kjo e mbrojnė dhe e argumentojnė historianė dhe akademikė tė tjerė perėndimorė, si Noem Malkolm, Edwin Jacques, Holm Sundhaussen etj. E megjithatė, nė vend qė kėto pėrcaktime tė bėheshin nxitje pėr historiografinė shqiptare qė tė zbuloheshin prova tė reja nė vėrtetimin e opsionit tė lartpėrmendur tė etnogjenezės sonė, pra tė shqiptarėve, shpeshherė lexojmė definicione tė pasakta ose pėrgjithėsuese, sipas tė cilave gjuha shqipe ėshtė njė prej gjuhėve mė tė vjetra ballkanike dhe se shqiptarėt janė njė prej popujve gjithashtu mė tė vjetėr tė kėtij rajoni, duke aluduar e shumta njėkohshmėrinė me grekėt, ndoshta dhe mėvonshmėrinė e vendosjes sė shqiptarėve nė gadishull.

Ndėrkaq historiografia shqiptare ende nuk ka mundur ta shterojė dhe argumentojė idenė e aftėsisė shtet-formuese tė shqiptarėve, pėr tė ardhur te pėrfundimi nė tė cilin arrin prof. Eqerem Ēabej, sipas tė cilit, shqiptarėt kishin trashėguar njė civilizim tė njėjtė si edhe fqinjėt e tjerė tė tyre. Etnogjeneza jonė, veēmas argumenti pėr kultivimin e gjuhės shqipe ende nuk ėshtė studiuar me nivel. Ndaj dhe nė literaturėn shkencore, historike e gjuhėsore, madje tė formuluar dhe prej emrave prominentė tė kėsaj shkence, lexojmė shpesh formulime tė tilla si “Gjuha shqipe ėshtė njė prej gjuhėve mė tė vjetra ballkanike”, ose se “shqiptarėt janė njė prej popujve mė tė vjetėr ballkanikė”. Tė tilla pėrfundime, pėrveēse janė tė pasakta, duket se janė tė ndikuara dhe nga ideologjitė politike tė kohės sė diktaturės e pasdiktaturės, ideologji tė cilat kanė synuar tė largohen qė nga pikėpamja e studimit tė etnogjenezės, tė ketė prirjen pėr tė marrė atė qė quhet rolin e mesisė. Ndaj dhe kėto pėrfundime jo reale vetėm sa e ngatėrrojnė procesin e studimeve shqiptare.

Por qė ti shkohet deri nė fund argumentit tė ekzistencės dhe kultivimit tė gjuhės shqipe, ėshtė me vend tė thuhet se do tė na ndihmonte studimi i konkluzionit, nė tė cilin ka arritur prof. Ēabej, sipas tė cilit, shqiptarėt kanė trashėguar njė civilizim tė njėjtė, sikurse dhe fqinjėt e tyre nė rajon e pėrreth Adriatikut. E para ēėshtje qė do tė sillte argumentin nė fjalė do tė ishte trashėgimia dhe aftėsia shtet-formuese e popullit shqiptar. Dhe nėse flasim pėr traditėn shtet-formuese tė shqiptarėve, shihet p.sh se nuk vihet nė dukje fakti qė pėrmend historiani i shquar gjerman, Prof. dr. Peter Bartl, sipas tė cilit shteti i parė shqiptar ishte krijuar mė 1204, kur Shqipėria kishte fituar pavarėsinė politike nga Perandoria e Bizantit. Ky mund tė quhet shkruan prof. Bartl edhe shteti i parė i shqiptarėve. 5) Zhvillimi i njė ideje tė tillė tė ricikluar nė etapat e mėvonshme, sidomos nė kohėn e Skėnderbeut, do tė zbulonte fakte e tė dhėna qė do tė shkonin nė dobi tė argumentit, se Kongresi i Manastirit nuk ishte njė akt i zhvilluar nė njė vakum tė zhvillimit gjuhėsor e kulturor tė shqiptarėve. Kjo pjesė e rėndėsishme e ēėshtjes lidhet dhe me domosdoshmėrinė e kundėrshtimit tė sa e sa opsioneve tė tjera qė kanė parashtruar me qėllime denigrimi shkencėtarėt fqinjė ballkanikė tė shqiptarėve.

Prej kėtej vijmė nė konstatimin se nuk ėshtė e saktė ideja dhe nuk ėshtė pėr tu besuar teza, sipas sė cilės, Kongresi i Manastirit vinte nė jetėn kulturore e gjuhėsore tė shqiptarėve si njė ngjarje e rėnė nga qielli. Referuesit e tjerė kanė sjellė pėr kėtė argumentin e njohur tashmė tė pėrdorimit tė shqipes disa shekuj mė parė, si pjesė e kultivimit tė saj. Duke pėrmendur kėto fakte, doja ti vija ato nė funksion tė njė historie dhe tė njė tradite tė kultivuar qė shqiptarėt kishin trashėguar pėrpara se tė vinin para 100 vitesh te Kongresi i Manastirit, pra te Kongresi i Njėsimit tė Shqipes. Patriotėt shqiptarė dhe njerėzit e letrave shqipe ishin mbledhur atėherė nė Manastir, pra nė njėrin prej kryeqyteteve tė vilajeteve shqiptare, me pėrgjegjėsi tė lartė para kombit e vendit. Atyre u ishte dashur qė nė rrethana historike shumė tė disfavorshme e tė vėshtira tė bashkoheshin e tė tregonin se kishin fuqi tė mposhtnin ambiciet personale, fetare e krahinore dhe tė shihnin pėrpara pėr ta ēuar Shqipėrinė drejt emancipimit tė pėrgjithshėm ndėr kombet e pėrparuara evropiane. Kėsaj fryme i ndihmonin atė kohė idetė e mėdha qė kishin promovuar rilindėsit e shquar, Sami Frashėri dhe Vaso Pashė-Shkodrani, krijimtaria letrare me motive patriotike e shkrimtarėve shqiptarė, si dhe veprimtaria politike e krerėve tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Mė parė se tė mblidhej Kongresi i Manastirit, shqiptarėt e shkolluar dhe patriotė kishin krijuar me dhjetėra shoqata dhe organizata kulturore, tė cilave u kishin dhėnė karakter tė theksuar politik nė dobi tė ēėshtjes shqiptare. Ndėrkohė me dhjetėra organe shtypi nė gjuhėn shqipe ishin botuar brenda dhe jashtė vendit, kurse shkollat shqipe pas vitit 1887, kur ishte hapur e para shkollė shqipe nė Korēė, ishin pėrhapur nė shumė prej qyteteve e krahinave shqiptare. Principet mbi bazėn e tė cilave u zhvillua dhe kishte pėrfunduar Kongresi i Manastirit ishin formuluar mė parė nga rilindėsit shqiptarė.

Megjithatė, do tė ishte me rėndėsi tė theksonim disa veēori nė tė cilat ishte zhvilluar Kongresi i Alfabetit Shqip, veēori qė kishin ndikuar edhe nė marrjen e vendimeve nga ky Kongres:

Sė pari: Kongresi i Manastirit, ndryshe nga kombet e tjera pėrreth riformuloi se gjuha e kultura ishin elementi pėrbashkues i shqiptarėve. Me kėtė akt shqiptarėt shkėputeshin nga ndikimi fetar dhe niseshin nga njė start modern pėr tė ndėrtuar tė ardhmen e tyre. Dr. Agilofl Keßelring ka vėnė nė dukje se "Ndryshe nga Bosnja, Serbia dhe Kroacia, lėvizja nacionale e shqiptarėve nuk i ka rrėnjėt e saj te feja... Si lidhje midis feve tė ndryshme dhe grupeve sociale kishte shėrbyer gjuha dhe kultura e pėrbashkėt".

6) Pėrkufizimi i tillė, tė cilin rilindėsit e mėdhenj shqiptarė e kishin fiksuar jo si aventurė antifetare, por si nocion afetar, shėrbente si njė nga gurėt me peshė tė rėndė pėr tė garantuar suksesin e Kongresit tė Manastirit. Pjesėmarrja nė kongres si dhe pėrfaqėsimi nė drejtimin e tij e nė komisione janė elementė tė rėndėsishėm tė asaj ēfarė pėrfaqėsonte kjo ngjarje e historike. Elementi nacional, pėrbashkimi nė idenė kombėtare bazuar nė kulturėn dhe gjuhėn amtare shfaqet qartė si elementi sundues i punimeve tė vetė Kongresit, por edhe i dominimit tė vendimeve qė janė marrė aty. Pėrveē ndonjė incidenti tė vogėl, pėrveēse ndonjė replike pa rėndėsi, pėrveēse ndonjė prirjeje pėr tė konfirmuar realitete tė paefektshme, nė Kongresin e Alfabetit tė Shqipes nuk shfaqet asnjė shenjė e ndonjė pėrēarjeje serioze. Nėse nė trajtesat historike zė vend p.sh replika midis disa organizatorėve tė Kongresit dhe mendimtarit tė shquar, Faik Konica, nė kėto replika nuk mund tė gjenden argumente jo logjikė. Kur Konica kėmbėngulte qė Kongresi tė ishte vepėr e njerėzve tė dijes e tė kulturės, duke kundėrshtuar idenė e pjesėmarrjes tė ēdo njeriu tė rėndomtė, kjo transmeton te brezat e mėvonshėm nė radhė tė parė shkallėn e lartė tė emancipimit tė shoqėrisė shqiptare tė kohės.

Delegatėt kishin mbėshtetur me entuziazėm fjalėn e Patėr Gjergj Fishtės nė Kongres si dhe kishin pėrkrahur me tė njėjtėn forcė kryesimin e tij prej Mithat Frashėrit. Feja nuk ishte vėnė nė llogari tė pėrēarjes, pėrkatėsia krahinore nuk ishte fokusuar nė asnjė rast si e tillė. Dallimet midis pėrfaqėsuesve tė klubeve qė kishin aplikuar alfabete tė ndryshme deri nė kėtė kohė si dhe debatet ndėrmjet tyre gjatė punimeve tė Kongresit nuk patėn shans qė tė kthehen nė konflikte tė pazgjidhshme. Nė kuadėr tė atij pluralizmi fetar, krahinor e kulturor qė pėrfaqėsohej nė Kongres, debatet e zhvilluara mund tė konsiderohen mė pak se debat. Nėse aty kėtu kemi lexuar ndonjė mendim, sipas tė cilit edhe nė kėtė Kongres ka sunduar praktika e pėrēarjes ndėr shqiptarėt, mendoj se ky konstatim nuk ėshtė i saktė dhe ndoshta buron nga ideologjitė e sė kaluarės tė njė uniteti fals. Debati pėr pėrcaktimin e alfabetit ka qenė krejt i natyrshėm nė njė mjedis pėrfaqėsuesish konglomerat. Dikush vinte nga Stambolli, dikush tjetėr nga Bukureshti, disa tė tjera nga Kajro si dhe njė pjesė tjetėr nga vendet perėndimore evropiane. Dhe tė gjithė kėta intelektualė shqiptarė pėrfaqėsonin vlera dhe mentalitete specifike. Ata kishin debatuar, sepse ata u nėnshtroheshin bindjeve personale dhe nuk njihnin diktatorė qė tu kishte kallur frikėn, nėse diskutonin e debatonin.

Sė dyti: Miratimi i dy varianteve tė alfabetit shqip mbi bazėn e tė njėjtit princip, atij tė pėrdorimit tė alfabetit latin, ėshtė ndoshta arritja mė e madhe nė historinė e gjuhės sonė kombėtare shqipe. Nėse nga Kongresi kanė rezultuar kėto variante tė pėrdorimit tė alfabetit, ai i Shkodrės, i cili do tė funksiononte pėr gegėrishten dhe ai i Stambollit pėr toskėrishten, duhet veēuar fakti pra, se tė dy kėto alfabete kishin tė njėjtin parim tė funksionimit: Ato ishin dhe mbetėn alfabete tė latinishtes, me ndryshimin e thjeshtė se nė alfabetin e Stambollit lejohej pėrdorimi i dyshkronjėshit, pėrdorim qė e kemi dėgjuar nė gojėn e disa politikanėve nė variantin "Kllani", "Kllasa punėtore" etj.

Edhe nė kėtė pikė mesazhi dhe rezultati i vendimit tė Kongresit tė Manastirit konvergonte plotėsisht me parimin e njohur tashmė tė ideologėve tanė tė rilindjes, sipas tė cilėve, vendi i shqiptarėve ishte nė Evropė dhe se Shqipėria ishte njė vend qė i pėrkiste gjeografikisht, politikisht, etnikisht si dhe nga pikėpamja e gjuhės dhe e kulturės pikėrisht kontinentit tė vjetėr evropian. Rikonfirmimi i kėtij principi themelor nė Kongres, pėrmes miratimit tė pėrdorimit tė alfabetit latin ishte shprehje e qartė e parimeve themelore, tė cilat i rikonfirmoi dhe i ruajti Kongresi i Manastirit. Nė funksion tė kėtij principi ishte pėrpunuar qysh mė parė opinioni shqiptar. Sami Frashėri thoshte se "Nuk ka mė tė shenjtėruar tė drejtė se kombėsia, gjuha e mėmėdheu pėr njė komb". 7) Gati dy dekada para kėtij Kongresi, Samiu shkruante se "Shqipėria ėshtė njė copė vend nga Evropa edhe shqiptarėt janė njė nga kombet e Evropės; p andej edhe gjuha shqipe duhet tė shkruhet me shkronjat e Evropės, domethėnė me shkronjat latinisht". 8) Shumė personalitete tė kulturės e gjuhės shqipe kishin bėrė thirrje dhe kishin paralajmėruar pėr njė vendim nė dobi tė alfabetit latin. Loni Logoni shkruante se: "Jemi tė gjithė pėr alfabetin e Shkodrės, sepse ėshtė i thjeshtė dhe i njėosur, sepse ėshtė thjesht latinisht... ėshtė modus vivendi qė pėrdor tėrė bota e qytetėruar". 9) Ndėrkaq Franēesk Kinigos i arbėreshėve tė Italisė propozonte gjithashtu qė "tė merrej alfabeti latin, qė ėshtė mė i lehtė dhe i shėrben gjithė kombit brenda e jashtė Shqypnisė". 10) Kurse Andon Zako Cajupi njė dekadė mė parė kishte shkruar nė gazetėn "Shqipėria" se "Alfabeti latin ėshtė e vetmja mėnyrė qė mund tė shkruajnė mirė gjuhėn tonė edhe tė mbarojnė ndodhitė e turkomanėve dhe grekomanėve". 11) Sė treti, Kongresi i Manastirit ishte njėkohėsisht njė sfidė. Delegatėt e Kongresit tė Manastirit ishin treguar tė gatshėm tė sfidonin njėkohėsisht shpifjet dhe propagandėn antishqiptarėve tė fqinjėve tanė serbė e grekė, sipas tė cilėve, shqiptarėt "ishin njė popull injorant, i pakultivuar, joevropian, madje "me bisht", nėse i referohemi ish-kryeministrit tė atėhershėm tė Serbisė, Vlladan Gjorgjevic. Ai shkon deri te pohimi racist se “shqiptarėt janė lėkurėkuqtė e Evropės” dhe se “ata jetojnė nėpėr pemė, si nė kohėn e komunitetit primitiv”.12) Vendimi pėr pėrdorimin e alfabetit latin vinte si njė sfidė e kohės pikėrisht pėr ti provuar botės sė qytetėruar tė Perėndimit se shqiptarėt ishin mė afėr saj sesa ishin vetė fqinjėt e tyre grabitqarė. Ndonėse kjo sfidė e kohės nuk shėnohet sa duhet nė studimet e deritashme, pėrmbajtja e asaj qė ėshtė vendosur nė atė Kongres lexohet qartė si e tillė.

Nė kėtė kuptim vendimet historike tė nėntorit tė vitit 1908 patėn njė ndikim tė jashtėzakonshėm nė zhvillimet politike, kulturore e gjuhėsore gjatė gjithė shekullit dhe ruajnė vlera aktuale tė papėrsėritshme. Kėto vlera ishin cenuar nė kohėn e diktaturės komuniste, kur sė bashku me orientimin evropian ishte censuruar dhe kontributi i pjesėmarrėsve tė Kongresit tė Manastirit, para sė gjithash tė dy prej protagonistėve kryesorė tė tij, Gjergj Fishtės dhe Mithat Frashėrit. Pėr shumė arsye tė tjera, por edhe pėr kėtė shkak, Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972 nuk mund tė marrė peshėn e Kongresit tė Manastirit nė historinė e kulturės dhe etnosit shqiptar. Kryesore ėshtė fakti se themelet e gjuhės dhe njėsimit tė shqipes nuk janė vendosur mė 1972, por mė 1908. E dyta, sepse sistemi totalitar i vitit 1972 e kishte kufizuar debatin dhe pėr pasojė edhe saktėsinė shkencore nė marrjen e vendimeve, ndėrsa mė 1908 Kongresi i Manastirit ishte zhvilluar si njė kongres i lirė, me debat tė qartė shkencor e nacional. E treta, sepse Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe i vitit 1972 nuk ka marrė vendime qė ndryshonin pėr mirė pėrmbajtjen e vendimeve tė Kongresit tė Alfabetit tė Gjuhės Shqipe. Komunizmi shqiptar, duke iu pėrmbajtur njė ideologjie antiperėndimore e antievropiane dhe duke pėrqafuar njėkohėsisht ideologjinė e lindjes sė kuqe, nuk mund tė afirmonte vlerat dhe orientimet nacionale tė rilindėsve shqiptarė e pėr pasojė as edhe ato tė Kongresit tė Alfabetit tė Shqipes, mbajtur nė Manastir nga data 14-22 Nėntor 1908. Nėse ėshtė pėrmendur ky kongres dhe nėse referencat kanė shkuar deri tek ai, kjo ka ndodhur pjesėrisht, sepse ėshtė pėrvetėsuar vetėm ajo anė, e cila i ka shėrbyer diktaturės dhe ka specifikuar vetėm atė numėr delegatėsh, tė cilėt nuk i kishte denigruar propaganda dhe ideologjia komuniste. Pėr tė gjitha kėto arsye kam prirjen tė mendoj e tė besoj se nuk ėshtė i saktė konstatimi, sipas tė cilit, vendimi pėr tė pėrdorur bashkėrisht tė dy alfabetet, atė tė Shkodrės dhe atė tė Stambollit do tė thellonte pėrēarjen, pasi njė pjesė e shqiptarėve do tė pėrdornin alfabetin thjesht latin (sidomos nė Shqipėrinė veriore), dhe njė pjesė tjetėr (sidomos nė Shqipėrinė e Jugut) do tė vazhdonin tė pėrdornin alfabetin e Stambollit.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=55426

vijon...
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.11.2008, 18:53   2
Citim:
Sė katėrti: Duhet pėrmendur se punimet dhe pėrfundimin me sukses tė Kongresit tė Manastirit e kushtėzonin dhe faktorė tė tjerė kryesisht tė jashtėm. Nė radhė tė parė vendi ishte ende i pushtuar dhe nėn sundimin e njė perandorie nė agoni e sipėr. Perandoria Osmane, ndonėse studiuesit venė nė dukje faktin se deri nė kohėn e Tanzimatit (1843) kishte bashkėqeverisur sė bashku me shqiptarėt, pas kėsaj kohe ishte shndėrruar nė njė rrezik serioz pėr Shqipėrinė. Nė mėnyrė tė veēantė frymėn e bashkimit e rrezikonte ato kohė konflikti midis politikės sė shpallur xhonturke dhe praktikės sė vjetėn qė ndiqnin turqit e rinj nė sjelljet e tyre me popujt jo turq. Pavarėsisht kėsaj, shqiptarėt me pozicionet e tyre nė politikat e Portės sė Lartė kishin ndikuar disi qė tė paralizohej nė kėtė kohė veprimtaria antishqiptare xhonturke pėr ndalimin e mėsimit tė gjuhės shqipe dhe hapjen e shkollave shqipe. Faktori i ndikimit osman nė jetėn e shqiptarėve dhe nė procesin e komb-formimit si dhe nė kohėn e zhvillimit tė punimeve tė Kongresit tė Manastirit ėshtė trajtuar gjerėsisht dhe pa droje thuajse nga tė gjithė studiuesit dhe historianėt tanė, jo rrallė nė dimensione disproporcionale.

Ajo qė ėshtė pėrmendur nė tė shumtėn e rasteve shkarazi, pa njė qasje tė qenėsishme mė duket se ėshtė analiza e faktorit greko-sllav dhe ndikimit tė tij nė jetėn politike, kulturore e gjuhėsore tė shqiptarėve. Historiani i shquar anglez, Noel Malkolm, shkruan se gjatė tragjedisė sė shqiptarėve nė Nish e nė rrethinat e tij, kur ata ishin masakruar dhe dėbuar me dhunė prej trojeve tė veta etnike mė 1876-1877, Serbia shihej si njė rrezik ekzistencial pėr shqiptarėt e prej shqiptarėve. Kėtė pėrfundim e pėrforcojnė mjaft historianė tė tjerė gjermanė, austriakė etj, midis tė cilėve prof. dr. Holm Sundhaussen, dr. Konrad Clewing etj. Dhe pa frikė se gabohet nga pikėpamja shkencore dhe e sė vėrtetės, mund tė thuhet se nė kėtė kohė, pėrveēse situatės sė rėnduar qė krijonte pushtimi osman, Serbia dhe Greqia ishin dėshmuar si faktorėt mė tė rrezikshėm pėr unitetin territorial dhe unifikimin shpirtėror tė shqiptarėve.

Nė atė kohė nė territorin e sotėm tė Kosovės e tė Maqedonisė si dhe nė Shqipėrinė e sotme londineze tė epėrme, deri nė Shkumbin, vepronin shumė misione, organizata dhe shoqata serbe, me qėllim qė tė krijonin imazhin se kėto territore “ishin territore tė Serbisė”. Nė Jug tė Shkumbinit, deri nė Artė e Prevezė, vepronin aktivisht me dhjetėra organizata, shoqata e misione civile fetare e ushtarake greke. Tė dy kėto vende, Serbia dhe Greqia, e njihnin faktin se perandoria osmane ishte nė zgripin e saj, ndaj dhe vendosėn lidhjen e marrėveshjen e pėrbashkėt, sipas sė cilės, territoret shqiptare “do tė ndaheshin midis tyre nė linjėn e rrjedhjes sė lumit Shkumbin.

Kėsaj strategjia i shėrbente atė kohė njė marrėveshje e pėrbashkėt, pėr tė cilėn kishin filluar bisedimet qė mė 1860, midis Serbisė dhe Greqisė, sė cilės nė gusht-shtator 1912 do ti bashkoheshin edhe Bullgaria e Mali i Zi.

Pėr ta arritur kėtė synim, Serbia kishte organizuar nė tė ashtuquajturėn “zonė” tė saj tė gjitha kapacitetet e veta kolonizuese, sunduese e asgjėsuese tė faktorit shqiptar. Kėsaj strategjia i shėrbente atė kohė pėrhapja e shkollave e kurseve nė gjuhėn serbe si dhe pėrpjekjet e shumta pėr ta penguar gjuhėn shqipe. Nė vitin 1902 ishte krijuar nė Beograd organizata e parė ēetnike serbe, prapa sė cilės qėndronte ministri i atėhershėm i Luftės, Milovan Pavlloviē. Nė tė bėnin pjesė gjeneralė e oficerė tė tjerė madhorė, biznesmenė e profesorė, midis tė cilėve Dimitrije Aspic, i cili nė kohėn e Kongresit tė Manastirit kryente funksionet e shefit tė zbulimit tė ushtrisė serbe. Mė 1908 po nė Beograd ishte krijuar organizata tjetėr "Narodna Obbrana" (Mbrojtja popullore) dhe nė Shkup organizata e serbėve otomanė. Mė pas do tė krijohej organizata ēetnike-terroriste "Ujedinjenje ili Smrt" (Bashkim ose Vdekje), e cila do tė quhej mė vonė organizata "Dora e zezė" dhe do tė vepronte jo vetėm nė territoret shqiptare, por edhe nė Bosnjė-Hercegovinė. Ndėrkaq, paralel me shtypin shqiptar, nė territoret shqiptare tė Maqedonisė, nė Kosovė e gjetkė botoheshin gazeta dhe revista serbe, tė cilat ishin vėnė nė pararojė tė luftės kundėr kulturės, gjuhės dhe tė drejtės sė shqiptarėve. Ndėr to mund tė pėrmenden "Mali Zhurnal", "Zastava", "Odjek", "Politika", "Vardar" etj. Tė gjitha kėto gazeta e botime serbe ishin vėnė nė garė, pėr tė fabrikuar shpifje e mashtrime tė llojit tė Gorgjeviē, me qėllim qė ti paraqisnin shqiptarėt si turq, si myslimanė ekstremistė e armiqėsorė me Evropėn etj.

Ndėrsa nė Maqedoni vepronin disa organizata nacionaliste bullgare, tė cilat gjithashtu kishin nė programin e tyre ekzekutimin e vlerave kulturore tė shqiptarėve dhe promovimin e kulturės bullgare nė vend. Ndėrkohė nė Jug tė Shqipėrisė, deri nė Artė e Prevezė, ishin aktivizuar tė gjitha potencialet intelektuale, politike e shpirtėrore greke pėr tė ndaluar jo vetėm njėsimin e kulturės e tė gjuhės shqipe, jo vetėm hapjen e shkollave, klubeve dhe gazetave shqipe, por edhe pėr tė pėrhapur me ēdo kusht kulturėn greke, liturgjinė greke, shkollat greke, gjithēka qė i shėrbente interesave nacional-shoviniste tė Greqisė. Ėshtė fatkeqėsi qė edhe nė ditėt e sotme Greqia, ky vend anėtar i Bashkimit Evropian, ēdo gjashtė muaj i dėrgon raportin antishqiptar presidencės sė radhės tė BE-sė, nė tė cilin ankohet se nė kohėn e Kongresit tė Manastirit kishte hapur nė territoret shqiptare mbi 400 shkolla nė gjuhėn greke, ndėrkohė qė sot ky numėr i shkollave qenka shumė herė mė i vogėl. 13) Por pėrveē kishės dhe shtetit grek, kundėr kulturės, gjuhės dhe tėrėsisė territoriale tė shqiptarėve vepronin aktivisht shumė organizata nacionaliste, ekstremiste e terroriste greke. Qysh nė kohėn e themelimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė Athinė ishte krijuar organizata ekstremiste nacionaliste me emrin "Komiteti i Fshehtė Panhelenik" ose ndryshe "Ethniki Elefteria", e cila kishte vepruar me tė gjitha mjetet pėr pushtimin e Ēamėrisė, Janinės dhe territoreve tė tjera shqiptare, qė sot gjenden nė territorin e Greqisė. Po kėshtu ishin krijuar mė pas organizata tė shumta tė tė ashtuquajturit "Vorioepir", tė cilat bashkėpunonin me kishėn dhe shtetin helen pėr ta zhbėrė kombin shqiptar, gjuhėn dhe kulturėn e tij. Unė do tė pėrmend vetėm njė fakt: Petro Nini Luarasi ishte mėsuesi i parė i gjuhės shqipe dhe mėsuesi i parė i shkollės sė parė shqipe tė Korēės. Ky patriot i shquar, ndėr mė tė mėdhenjtė e kohės, e pati shumė tė vėshtirė tė ishte i tillė. Ndoshta mė vėshtirė se ēdo veprimtar e patriot tjetėr. Pozitėn e tij tė vėshtirė e pėrshkruan shumė qartė Branko Merxhani nė punimin e tij "Formula e neoshqiptarizmės". Ai shkruante pėr tė ndjerin Luarasi, tė cilin e helmuan grekėt, se atė e rrethonte njė botė armike "Armik babai brenda nė shtėpi, armik prift i fshatit, armik fqinji, armik bashkė-fshatari, armik kajmekami nė Kolonjė, armik Dhespoti nė Kostur, armik Dajlan bej Qafėzezi". Dhe tė gjithė kėta ishin armiqtė e Petro Nini Luarasit, pse ai u mėsonte fėmijėve shqiptarė gjuhėn e tyre amtare, gjuhėn shqipe. 14) Por kėsisoj e kishte pėsuar Pandeli Sotiri, i cili ato kohė i shkruante njė mikut tė tij nė Bukuresht se "Frikė ėshtė se nė pranverė mos na kapin", ndėrkohė qė dy ditė pas kėsaj letre ai ishte masakruar barbarisht nga andartėt grekė, pse mėsonte gjuhėn shqipe. Nė 1906 pjesėtarė tė Komitetit tė Fshehtė Panhelenik tė Selanikut kishin vrarė patriotin, Spiro Kosturi. Dhe mė vonė do tė pushkatohej pėr tė njėjtat motive Themistokli Germenji, si dhe patriotė tė tjerė shqiptarė.

Pra, Kongresi i Manastirit ėshtė njė ngjarje qė shndrit nė historinė tonė kombėtare jo vetėm pėr rezultatet e tij dhe vendimin e njėsimit tė gjuhės shqipe, por edhe pėr rrethanat historike e politiko-shoqėrore, nė tė cilat ai ėshtė mbajtur. Tė gjithė faktorėt e jashtėm ishin disfavore tė dukshme pėr tė arritur nė njė vendim tė tillė. Pushtimit osman dhe pėrpjekjeve tė xhonturqve, pėr ta penguar zhvillimin e mėsimit shqip i shtoheshin pėrpjekjet e fqinjėve tanė jugorė e veriorė pėr tė asgjėsuar identitetin nacional tė shqiptarėve. Kongresi i Alfabetit dhe Njėsimit tė Gjuhės Shqipe merr kėshtu rolin e njė sfide, njė sfidė, tė cilėn shqiptarėt e kanė ende dhe sot nėpėr kėmbė. Pėr ta finalizuar sfidėn tonė na duhet patjetėr fryma me tė cilėn u mbajt Kongresi i Manastirit, na duhet logjika nacionale dhe orientimi nacional qė aplikoi ky kongres.

Dhe kjo frymė e ky orientim i Kongresit tė Manastirit vinin si ndikim i rilindėsve. Pashko Vasa me veprėn e tij "Shqypnia dhe shqiptarėt" si dhe Sami Frashėri me programin e tij nacional "Shqipėria ēka qenė, ēėshtė e ēdo tė bėnetė", ishin dy prej korifenjve tė patriotizmit shqiptar, tė cilėt kishin vėnė piketat e orientimit politik, kulturor, gjuhėsor e nacional tė shqiptarėve. Parimi themelor i rilindėsve ishte bashkimi i shqiptarėve pa dallim feje, ideje e krahine. Parimi themelor i Kongresit tė Shqipes ishte gjithashtu njėsimi i shqiptarėve nė gjuhė, nė kulturė dhe si nacion. Pėrkufizimi i mendimtarėve tė rilindėsve kishte tė bėnte me elementin themelor shtet e komb-formues tė shqiptarėve. Ky pėrkufizim ishte origjinal dhe nuk ishte kopje e piketave qė kishin vėnė fqinjėt e shqiptarėve. Kongresi i Manastirit ishte pika kulmore e vendimtare e realizimit tė kėsaj ideje. Madje ai shėnon pikėtakimin e dy epokave: Epokės sė Rilindjes dhe asaj epoke qė nė historinė tonė ėshtė shėnuar si epoka e Pavarėsisė. Ndoshta 17 shkurti i vitit 2008 do tė shėnojė njė epokė tė re nė historinė tonė kombėtare.

Njėsimi i alfabetit tė shqipes nė Manastir merr ngjyra tė forta nacionale pėr kushtet nė tė cilat ai u mbajt dhe shėrbimet qė solli pėr tė ardhmen. Manastiri ishte qendra e njė prej vilajeteve shqiptare tė kohės, ishte gjithashtu njė prej epiqendrave tė veprimtarisė patriotike tė shqiptarėve. Mbajtja e Kongresit nė kėtė qytet ishte shenjė e qartė e synimeve pėr tė realizuar nė praktikė programin politik tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, sipas sė cilės, shteti shqiptar i ardhshėm duhej tė pėrfshinte nė tėrėsinė e tij territoriale tė gjitha trojet etnike tė shqiptarėve, nė katėr vilajetet ku ata banonin: Nė Vilajetin e Manastirit, Vilajetin e Kosovės, Vilajetin e Shkodrės dhe Vilajetin e Janinės. Mbajtja e Kongresit tė Alfabetit tė Gjuhės Shqipe nė qytetin e Manastirit ishte gjithashtu shenjė e frikės sė patriotėve shqiptarė pėr atė qė do tė ndodhte nė tė ardhmen e afėrt, kur pas 4 vitesh fuqitė ballkanike do tė bashkoheshin me njė marrėveshje tė pėrbashkėt pėr ta zhdukur nga harta politike kombin shqiptar. Mund tė duket i tepruar ky konkluzion, por fakti qė mė tė shumtat organizatave nacional-kulturore dhe tė gazetave e klubeve shqiptare funksiononin nė Shkup, nė Manastir, nė Janinė e nė Kosovė, pa pėrjashtuar ato qė ishin krijuar nė Korēė, nė Shkodėr, Elbasan e qytete tė tjera tė Shqipėrisė sė sotme londineze, tregon se tek shqiptarėt dhe elita e tyre politike e intelektuale ndihej qartė rreziku i copėtimit tė vendit. Kongresi i Manastirit ishte njė pėrpjekje e qartė dhe e menēur pėr tė parandaluar pikėrisht procesin e copėtimit tė vendit tonė. Ishte njėkohėsisht edhe provė e vendosmėrisė sė shqiptarėve pėr tu bashkuar jo vetėm nga pikėpamja gjuhėsore e leksikore, por edhe kulturore, politike e etnike.

Pjesėmarrja nė kongres si dhe pėrfaqėsimi nė drejtimin e tij e nė komisione janė elementė tė rėndėsishėm tė asaj ēfarė pėrfaqėsonte kjo ngjarje e rėndėsishme. Elementi nacional, pėrbashkimi nė idenė kombėtare bazuar nė kulturėn dhe gjuhėn amtare shfaqet qartė si elementi sundues i punimeve tė vetė Kongresit, por edhe i dominimit tė vendimeve qė janė marrė aty.

Nė kohėt e sotme vendimet e Kongresit tė Manastirit thirren nė skenėn e jetės politike, kulturore e shkencore tė shqiptarėve, si vendime me ndikim aktual. Shoqėria shqiptare qė jeton e banon nė trojet e veta etnike nė Ballkanin Perėndimor e Qendror ka ndryshuar prej gati dy dekadash pistėn e orientimit, duke realizuar mė nė fund principin rilindės pėr miqėsi e partneritet me vendet perėndimore, euro-atlantike. Kongresi i Alfabetit tė Gjuhės Shqipe, vendimet e tij pėr njėsimin e saj, duke aplikuar alfabetin latin dhe jo atė arab apo greko-sllav, si dhe orientimi i tij politik drejt Evropės, janė aktualizuar tashmė nė tė gjitha trojet shqiptare. Elita politike dhe intelektuale nė Shqipėri, nė Kosovė, te shqiptarėt nė Maqedoni, te shqiptarėt nė Greqi e ata nė Mal tė Zi si dhe nė Serbinė Jugore, ėshtė e domosdoshme tė mėsojnė jo vetėm nga pasuria kombėtare qė pėrmbajnė vendimet historike tė Kongresit tė Manastirit, por edhe nga mėnyra sesi ai ėshtė zhvilluar, sesi ėshtė debatuar, sesi ėshtė arritur nė zgjidhje adekuate e tė dobishme dhe sesi ėshtė pėrpunuar opinioni shqiptar. Mbi tė gjitha, procesi i pėrgatitjes, i zhvillimit dhe i vendimmarrjes nė atė Kongres na japin mesazhin se, nėse gjithnjė e kurdoherė vihen nė rend tė parė interesat nacionale, atėherė zgjidhjet do tė jenė afatgjata dhe zhvillimore. Nė tė kundėrtėn, shoqėria shqiptare do tė vazhdojė tė jetė e zhytur nė debate shterpė, qė nuk sjellin dobi, aq mė pak i pėrkasin zgjidhjeve tė mėdha.


Lėnda

1) Ēabej, Eqerem: Gjon Buzuku, nė BShSh, 1955/1, faqe 10 - Meshari i Gjon Buzukut. I, II Tiranė 1968).
2) Peter Bartl: "Hahn bezeichnete die Albaner als Nachkommen der "ureinwohner", als welche er allerdings noch die Pelasger". Libri "Albanien vom Mittelalter bis zur Gegenwart", Regensburg-München, 1995, faqe 19.
3) 3) Fee Rauert: "Die Kosovo-Albaner berufen sich auf eine ununterbrochene albanische Siedlungskontuinität in Kosovo und sehen sich folglich als Ureinėohner des Balkans". Libri "Das Kosovo - Eine Vėlkerrechtliche Studie" Wilhelm Braumüller - Universitäts Verlagsbuchhandlung, Wien, 1999, faqe 3
4) Pashko Vasa: "Shqypnia dhe shqiptarėt", Vepra Letrarė, vėll.I, faqe 48.
5) Peter Bartl: "Nach dem u. Kreuzzug, der mit der Eroberung der Keiserstaatt Kostandinopel durch die Kreuzfahrer 1204 der Existenz des Bysantinisches Reiches zunächst ein Ende bereitete, gewann Albanon die politische Selbständigkeit. Es darf so als der erste Staatt gelen, der den albanischen Namen trug": Libri "Albanien vom Mittelalter bis zur Gegenwart", Regensburg - München, 1995, faqe 24
6) Agilofl Keßelring: "Wegweiser zur Geschichte: Kosovo", Ferdinand Schöningh - 2006, faqe 47 fhr 49.
7) Sami Frashėri: Shqipėria ēka qenė, ēėshtė e ēdo tė bėnetė", faqe 73 - Cituar nė lirin e autorit "Shqiptarėt, serbėt dhe grekėt", Koha, Tiranė 2005, faqe 67.
8) Sami Frashėri: Gjuha Shqipe, nė "Abetare e gjuhės shqip", Kostandinopojė 1879, faqe 30
9) AQSH, F. Klubi Shqiptar "Bashkimi" i Manastirit, D6, fl. 221, fl 158-159
10) Po aty: fl 170
11) A. Z. Ēajupi: Gazeta "Shqipėria", nr. 49, 31 gusht 1898
12) Vlladan Georgevitsch: "Die Albanesen und die Großmächte", Verlag von S. Hirzel, Leipzig 1913, faqe 4
13) “Gazeta Express”, Prishtinė 17.10.2008.
14) Enver Bytyēi: "Shqiptarėt, serbėt dhe grekėt", Koha, Tiranė 2005, faqe 183.
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 14:06.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.