Kthehu   Kreu > D1 > Lėnda
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 27.11.2008, 11:45   1

Shkrim i cituar 28 Nėntori, Dita Pavarėsisė dhe e Flamurit


Mbi festimet e Ditės sė Flamurit (1443), Pavarėsisė (1912), datėlindjes sė Adem Jasharit (1955) dhe daljes publike tė UĒK-sė (1997).
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2008, 13:23   2

Shkrim i cituar Prishtinė: Festohet 28 Nėntori - Dita e Flamurit, por jo nė nivel shtetėror


Shqiptarėt festojnė sot 28 Nėntorin - ditėn e ngritjes sė flamurit tė Kastriotit nė Krujė, ditėn e shpalljes sė pavarėsisė nga osmanėt, ditėlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari si dhe daljen e parė publike tė pjesėtarėve tė UĒK-sė.

Me rastin e kėtyre datave tė shėnuara tė historisė sonė anekėnd trojeve shqiptare do tė organizohen manifestime tė shumta, mirėpo sivjet pėr tė parėn herė 28 Nėntori nė Shqipėri tė Veriut nuk ėshtė festė shtetėrore, pasi institucionet me ligj e kanė pėrkufizuar atė si festė memoriale, ndėrsa nuk kanė organizuar asnjė manifestim.

Zėdhėnėsi i qeverisė, Memli Krasniqi, tha se Shqipėria e Veriut e ka shpallė pavarėsinė me 17 shkurt dhe kjo ėshtė dita me e madhe pėr tė gjithė qytetarėt e vendit.

Mirėpo, Lėvizja pėr Bashkim dhe Integrim thotė se nuk e njeh Ligjin pėr festat shtetėrore nė vend. Muhamet Mala, historian, thotė se heqja e 28 Nėntorit nga kalendari i festave shtetėrore ėshtė kafshatė e hidhur qė ėshtė bėrė pėr shkak tė njohjes sė pavarėsisė nė aspektin ndėrkombėtar.

Behxhet Pacolli kryetar i partisė mė tė madhe opozitare, thotė se ka qenė kundėr miratimit tė Ligjit pėr festat zyrtare dhe nė kohėn e miratimit kanė braktisur sallėn e Kuvendit.

“Kjo ėshtė festė e shqiptarėve dhe duhet tė festohet, askush nuk ka tė drejtė tė na anulojė kėtė festė. Ju e dini mirė se ne e kemi lėshuar edhe mbledhjen e parlamentit kur ka qenė nė pyetje kjo. Ka qenė festa jonė kombėtare, nuk ka pas tė drejtė askush qė ta anulojė kėtė datė madhėshtore qė tė jetė ditė feste. Por sidoqoftė nėse jo de Jure, de Facto ėshtė festa e shqiptarėve tė Kosovės dhe duhet tė festohet”, thekson Pacolli

Nėnkryetari i AAK-sė, Ahmet Isufi ka kėrkuar qė Ligji pėr festat shtetėrore tė rishqyrtohet edhe njėherė nga Kuvendi i Kosovės nė mėnyrė qė edhe festa e 28 Nėntorit tė futet nė kuadėr tė festave shtetėrore. Ai tha se kjo datė ėshtė simbol, i cili lidhet me tri ngjarje tė mėdha tė historisė sė popullit shqiptar.

http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=29113
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2008, 20:35   3

Shkrim i cituar Prishtina vishet kuq e zi pėr 28 Nėntor


Pamjet qė shihen tregojnė se sa tė vėshtirė e kanė shqiptarėt e Veriut tė ndahen nga flamuri kuq e zi.

Qendra e Prishtinės ėshtė e veshur me kėto dy ngjyra sot, nė 96 vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, pavarėsisht faktit se nė shtetin shqiptar tė Veriut kjo ditė mė nuk figuron nė listėn e festave zyrtare.

Nė shtizat e hekurit tė institucioneve qendrore nuk ka gjetur vend flamuri kombėtar i shqiptarėve krahas flamurit tė Kosovės dhe flamujve tė vjetėruar tė organizatave kryesore ndėrkombėtare qė kryejnė misione nė shtet. Nė Ligjin pėr Festat nė Veri, dita e 28 Nėntorit figuron si "Dita e Shqiptarėve" pasiqė pakoja e Ahtisarit ia ka ndaluar shtetit ēdo referencė tė historisė kombėtare.

Por qytetarėt nuk duan t'ia dinė se ēka shkruan nė kėtė ligj. Organizata joqeveritare dhe rinia nė vend qė nga mėngjesi i sė premtes kanė nisur stolisjen e qendrės sė Prishtinės me flamuj kuq e zi nė pritje tė manifestimit kryesor qė do tė mbahet sot nė mbrėmje.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=1&id=1650
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2008, 01:05   4
Prishtinė




Shkup

VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2008, 01:06   5
Shkup




Tuz, Malėsi (Shkolla "25 Maji")



VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2008, 01:12   6
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	prishtina-28-nentor2.jpg
Shikimet:	1106
Madhėsia:	90,5 KB
NNJ:	3326
Para 8 orėsh nė Prishtinė.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2008, 01:51   7

Shkrim i cituar Janina shėnon 28 Nėntorin


Festa e Pavarėsisė ėshtė festuar edhe nė qytetin e Janinės. Konsulli i pėrgjithshėm i Republikės sė Shqipėrisė, Esheref Shehu, organizoi mbrėmė njė ceremoninė festive ku ishin tė pranishėm autoritete tė qeverisjes vendore tė Janinės, shqiptarėt qė jetojnė dhe punojnė nė kėtė rajon tė Greqisė, si dhe pushtetarė vendorė nga Gjirokastra, Saranda, Tepelena, Pėrmeti dhe Delvina.

Pas ekzekutimit tė Himnit Kombėtar tė Republikės sė Shqipėrisė, Konsulli Shehu, vlerėsoi se "festa kombėtare e shpalljes sė Pavarėsisė ėshtė padyshim evenimenti mė i madh nė historinė e kombit shqiptar dhe nė kėtė kuptim shėnon njė kthesė tė madhe nė hedhjen e themeleve tė shtetit tė parė tė pavarur shqiptar".

Tė pranishmit u pėrshėndetėn nga grupet polifonike si "Ergjeria", Grupi "Ali Pashė Tepelena", dhe grupet artistike tė emigrantėve shqiptarė, qė jetojnė dhe punojnė nė krahinėn e Ēamėrisė.

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=30208
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2008, 01:51   8

Shkrim i cituar Shkupi shėnon 28 Nėntorin


Mijėra qytetarė nė sheshin Skėnderbeu nė Shkup morėn pjesė nė koncertin e organizuar me rastin e shėnimit tė 28 nėntorit, Ditės sė Flamurit. Ata kishin ardhur me kėngė tė festojnė pavarėsinė e shtetit shqiptar.

"Gjithė shqipatarėve kudo qė janė, nė mbarė botėn, nėse na shohin tė gjithė, urime pėr shumė vjet.", shprehet njė qytetar. Njė tjetėr thotė se kalon shumė mirė dhe uron tė gjithė shqiptarėt festė. "Tė jemi tė lumtur gjithmonė krejt shqiptarėt kudo nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, tė gjithė", tha ai.

Nė tė njejtėn kohė, koncerte me rastin e 28 Nėntorit, Ditės sė Flamurit, u mbajtėn edhe nė sheshet "Nėna Terezė" nė Tiranė dhe Prishtinė.

http://alsat-m.tv/Lajme-nga-vendi/8161.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2008, 01:51   9

Shkrim i cituar Kumanova shėnon 28 Nėntorin


28 Nėntori”, Dita e Flamurit dhe e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Kumanovė ėshtė shėnuar pėr herė tė parė nė sheshin e qytetit dhe me defile nėpėr rrugėt kryesore tė Kumanovės. Njė ngjarje e tillė ndodh pėr herė tė pare ndodh nė Kumanovė, Ky manifestim kėtė herė ishtė i organziuar nga Shoqata e Historianėve dhe Shoqėria Kuturore Artisike “Bajram Shabani” nga Kumanova.

Ne referatin kryesor tė manifestimit tė pėrgatitur nag Skėnder Sahiti mes tjera u tha se “kėtė festė edhe mė madhėshtore e bėn vendi se ku po e festojmė, gjegjėsisht vet qendra e qytetit tė Kumanovės”.

Ai mė tej ka theksuar se “janė plotėsisht tė arsyeshme lotėt qė po rrjedhin nga sytė e mė tė moshuaravė se ėndrra e tyre e kashmoitshme u realizua”. Nė vazhdim referuesi ka thėnė se “pavarėsia shqiptare doli nga gryka e pushkės dhe e cila mbėshtetej mbia baza ideologjike dhe politike si dhe kulturore e organziative tė pėrgatitur me durim e luftė pėr dhjetėra vjet nga rilindasit tanė tė shquar”.

http://www.lajmpress.com/?faqe=shfaqlajm&id=3437
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2008, 01:51   10

Shkrim i cituar Mitrovica shėnon 28 Nėntorin me veprimtari tė shumta


Komuna e Mitrovicės ka organizuar njė sėrė aktivitetesh pėr Festėn e Flamurit Kombėtar - 28 Nėntorin. Tė enjten janė zhvilluar njė varg aktivitetesh kulturore, si koncerte, mandej njė ekspozitė me fotografi, kurse nė mbrėmje ėshtė mbajtur njė program i veēantė ku kanė marrė pjesė drejtuesit e komunės, pėrfaqėsues tė spektrit politik, TMK-sė, Policisė sė Kosovės etj.

Kryetari i Komunės, Bajram Rexhepi, mbajti njė fjalė rasti, duke
thėnė se ky ėshtė njė moment i veēantė dhe njė ndjenjė madhėshtie meqė sivjet shėnohet 28 Nėntori pėr herė tė parė nė Kosovėn e pavarur, pėr tė cilėn u deshėn shumė sakrifica, shumė vuajtje dhe shumė punė.

http://www.rtklive.com/?categoryId=2&newsId=29132
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2009, 12:18   11

Shkrim i cituar 28 Nėntor 2009: Dita e Flamurit / Pavarėsisė


Citim:
28 nėntori, kremtimet nė 97 vite
Erald Kapri

Pak shqiptarė e dinė se si ėshtė festuar 28 nėntori nė 97-pėrvjetorėt e Pavarėsisė sė vendit. Vitet e diktaturės e sfumuan 28 nėntorin. Nė fakt, para vitit 1945, festa kombėtare ėshtė festuar nė mėnyrė madhėshtore nga shqiptarėt. Dėshmitė flasin se shqiptarėt nė tė gjitha trojet, ishin tepėr tė dhėnė pas 28 nėntorit.

Nė ditėt e sotme krijon njė emocion tė veēantė kur sheh ndonjė flamur kombėtar nė ndonjė ballkon, kjo sepse bėhet nga pak qytetarė shqiptarė, por para viteve ‘44, flamuri vendosej nė ēdo cep

Festimet e '44-ės ngjasojnė vetėm me 17 shkurtin, ditėn kur Kosova shpalli pavarėsinė.

Drejtoresha e Pėrgjithshme e Arkivave tė Shqipėrisė, Nevila Nika, nė njė bisedė pėr “standard”, flet pėr festimet e pavarėsisė.


Nėntori 1913

Pėrvjetori i parė i shpalljes sė pavarėsisė nė vitin 1913, kur nė pushtet ishte ende qeveria e Ismail Qemalit, nė Shqipėri ėshtė kremtuar festa e Pavarėsisė. “Nė vitin 1913, 28 nėntori ėshtė festuar. Ka qenė ende qeveria e Ismail Qemalit. Ka dėshmi tė festimeve tė kėtij pėrvjetori, nė veēanti nė Shkodėr. Nė kėto kohė, 28 nėntori ishte vėrtet njė ditė e rėndėsishme, pėr shkak tė sakrificės sė madhe qė kaluan shqiptarėt”, - na thotė historiania Nika.


25-vjetori, viti 1937

Nėse ka njė kulm nė festimet e pavarėsisė, ėshtė 25-vjetori nė vitin 1937. Mbretėria shqiptare e asaj kohe zhvilloi festime tė shumta. Nė atė vit u ngrit njė komision i veēantė i cili organizoi konkurse tė shumta, dhe sipas drejtoreshės Nika, ky komision shėrbeu pėr mbledhje materialesh tė shumta, tepėr tė vyera.

“25-vjetori i pavarėsisė nė vitin 1937 ka qenė njė kremtim i madh. Ka pasur konkurse tė shumta, pėr himnin, konkurs pėr veprėn mė tė mirė letrare, pėr piktura, skulptura. Ka pasur njė ekspozitė, dekorime. Kolonitė shqiptare dhe konsullatat kanė sjellė pranė komisionit foto tė shumta dhe jetėshkrime tė personaliteteve tė shumta shqiptare qė kontribuan. Falė kėtij komisioni, ne sot kemi mundėsi qė tė njohim shumė figura qė nuk u pėrmendėn mė gjatė viteve tė diktaturės. Viti ‘37 shėrbeu shumė pėr mbledhje informacioni”, - thotė Nika.

Nė kėtė pėrvjetor, shqiptarėt patėn mundėsinė qė tė shohin edhe dokumentin origjinal tė shpalljes sė pavarėsisė, i ruajtur nga Lef Nosi.


Festimet gjatė pushtimit

Vitet e pushtimin nuk e ndalėn dot dėshirėn e shqiptarėve pėr tė kremtuar 28 nėntorit. Pushtuesit italianė, tė cilėt kishin bashkuar territoret shqiptare, lejonin festimet. Qeveritė shqiptare organizonin festime.

“Ėshtė kremtuar edhe gjatė viteve tė luftės, madje edhe nė vitin 1939, ku madje pati edhe njė reagim. Nė vitet e pushtimit fashist, 28-ta kremtohet nė formė tė tillė qė tė pėrkėdhelin krenarinė e shqiptarėve”, - shprehet Nika.

Dokumentet flasin qė pavarėsia ėshtė festuar shumė edhe nė Kosovė. Drejtoresha e Arkivave tregon se janė ruajtur fotot e kėtyre festimeve, banketeve, ku gratė dhe burrat mbanin nė kokė plis.


Viti ‘44-‘45, festimi i fundit i 28 nėntorit

Mund tė thuhet se pas vitit 1946, 28 nėntori u harrua, ose bėhej sikur festohej. Nė vitin 1944, forcat partizane parakaluan nė Tiranė mė 28 nėntor. Komunistėt nė pushtet festuar kėtė pėrvjetor edhe nė vitin 1945. Por pas kėsaj, 29 nėntori u bė dominues.

Ndėrsa para viteve ‘45, festa e pavarėsisė vishej me flamuj, festohej nė shkolla, institucione shtetėrore, kėndohej himni kombėtar, nė vitet e diktaturės, 28 ishte “dyshi”, sepse “njėshi” ishte 29 nėntori, i cili kishte edhe flamurin e vet, me njė yll ideologjik sipėr tij.

“29-ta i mori frymėn asaj qė ishte shumė e madhe, pavarėsisė sė vendit. I jepej shumė pompozitet 29-ės dhe dalėngadalė filloi tė binte 28-ta”, -shprehet Nevila Nika. Tashmė nė vitet e diktaturės, himni nuk kėndohej i plotė, bllokohet, nuk kishin mė flamuj, ndėrsa nė shkolla fėmijėt nuk ishin mė tė dhėnė pas pavarėsisė siē ishin para ēlirimit.


Pavarėsia e Shqipėrisė nė arkivin e “The New York Times”

VJENĖ – Njė mesazh radiofonik i marrė nė Trieste nga vapori “Graf Wurmbrand” thotė se dy anije ushtarake torpediniere u hetuan nė Durrės pėr kontrabandė. Udhėheqėsi shqiptar, Ismail Qemali, i cili kishte qenė nė bordin e “Graf Wurmbrand” dhe qė po shkonte tė shpallte pavarėsinė e Shqipėrisė, kishte zbarkuar me mbėshtetėsit e tij kur ishte bėrė kontrolli. Mesazhi shton se deri sot nė mbrėmje asnjė anije serbe apo malazeze nuk ishin shfaqur nė Durrės.

“The New York Times”, mė 23 nėntor 1912


VJENĖ – Sipas njė informacioni tė publikuar nė tė pėrditshmen “Allegemeine Zaitung”, pavarėsia e Shqipėrisė ėshtė shpallur nė Durrės nga Ismail bej Qemali, udhėheqės i shqiptarėve.

“The New York Times”, mė 24 nėntor 1912


ROMĖ – Shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe krijimi i njė qeverie tė pėrkohshme atje ėshtė mirėpritur nė Itali, veēanėrisht nė Italinė e Jugut. Italia dhe Sicilia, ku jetojnė disa qindra e mijėra shqiptarė pėr nga origjina, tė parėt e tė cilėve u arratisėn drejt Italisė nė vitin 1444, kur Skėnderbeu, djali i Gjon Kastriotit, princ i njė fisi nė Shqipėri, njohėn pavarėsinė e saj dhe e mbrojnė atė nė luftėn e suksesshme kundėr qeverisė otomane.

Telegrame tė pafundme u shkėmbyen midis udhėheqėsve shqiptarė kėtu dhe vėllezėrve tė tyre nė vendlindje. Ka shumė shqiptaro-italianė tė njohur nė Itali. Kryeministri i fundit, Krispi, ishte me prejardhje shqiptare.

“The New York Times”, mė 30 nėntor 1912


LONDĖR – Sipas korrespondentit tė “The Daily Mail” nė Kostandinopojė, pėrfaqėsuesit e Turqisė dhe Bullgarisė do tė firmosin kėto ditė njė marrėveshje armėpushimi. Megjithėse kjo deklaratė nuk ėshtė konfirmuar saktė nga ndonjė burim, njė zyrtar shpėrndau njoftimin nė kryeqytetin turk, ku deklarohej se armėpushimi ėshtė i pritshėm dhe njė marrėveshje mund tė firmoset gjatė njė apo dy ditėve tė ardhshme.

Ndėrkaq, vazhdon pėrmirėsimi i gjendjes sė pėrgjithshme nė Evropė. Propozimet e sekretarit Britanik pėr Ēėshtjet e Jashtme, zoti Eduard Grew, tė cilat realisht konsiderohen vetėm propozime qė njė nga kryeqytetet tė bėhet njė lloj qendre diplomatike qė tė lehtėsojė shkėmbimin e pikėpamjeve midis fuqive, ka gjetur aprovimin dhe konsiderohet njė pikė e sigurt.

“The New York Times”, mė 30 nėntor 1912


VLORĖ – Pavarėsia e Shqipėrisė mund tė gėzojė simpati tė gjerė dhe mbėshtete morale prej Italisė dhe Austro-Hungarisė. Kjo ėshtė thėnė sipas njė garancie qė iu dha Ismail bej Qemalit nga konsujt e dy fuqive kėtu teksa flisnin nė emėr tė qeverive respektive.

“The New York Times”, mė 3 dhjetor 1912


VJENĖ – Njė mesazh i “Neue Freie Presse” nga Kostandinopoja thotė se ambasadori rus ka informuar Vezirin e Madh se Rusia nuk do ta njohė pavarėsinė e Shqipėrisė. Ai thotė se Rusia ėshtė dakord qė tė krijohet jo mė tepėr se njė provincė autonome, nėn garancinė e tė gjitha fuqive tė mėdha.

“The New York Times”, mė 4 dhjetor 1912


LONDĖR - Ismail bej Qemali, gjatė njė interviste tė dhėnė ditėt e fundit nė lidhje me sugjerimin qė kolonel Ruzveltit e ftoi atė tė qė bėhej kandidat pėr fronin e Shqipėrisė, tha se kjo ēėshtje doli pėrmes korrespondentit tė njė gazete amerikane kur e pyeti nėse ai, duke qenė ish-president, a mund t’i pėrmbushė detyrimet pėr mbret tė Shqipėrisė? Ai tha se preferon ta trajtojė sugjerimin si njė lojė dhe nuk mendon qė tė jetė njė gjė e pėrshtatshme pėr ta marrė seriozisht nė konsideratė.

“The New York Times”, mė 11 maj 1913 

http://standard-al.com/tekst.php?idt=24128
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2009, 12:21   12
Citim:
Nė Maqedoni festohet 28 Nėntori

Shqiptarėt anekėnd trojeve shqiptare dhe nė diasporė festojnė sot 28 nėntorin - ditėn e shpalljes sė pavarėsisė.Me rastin e kėsaj date tė shėnuar tė historisė sonė edhe nė Maqedoni do tė organizohen manifestime tė shumta.

Muzeu i Lirisė nė Shkup do tė furnizohet me materiale tė reja si dhe do tė bėhet promovimi i dhomės sė dėshmorėve, ku do tė vendosen foto tė luftėtarėve qė dhanė jetėn pėr idealin shqiptar.

Ndėrkaq, nė qytetin e Tetovės me rastin e 28 Nėntorit , Ditės sė Flamurit janė organizuar njė sėrė manifestimesh dhe takime kulturore. Ndėr tė ėshtė edhe manifestimi i madh i sė shtunės , ku nė sheshin “Iliria” nė mbrėmje do tė mbahet koncert.

Manifestime janė paralajmėruar edhe nė qytetet tjera si Gostivar, Strugė, Kumanovė, etj.


Liderėt mesazhe urimi pėr festat

Liderėt e partive politike kanė shprehur mesazhet e tyre pėrgėzuese me rastin e festės sė 28 Nėntorit, ditės sė flamurit kombėtar .

“Gjatė historisė sonė sa tė dhimbshme aq edhe tė lavdishme, padyshim data e 28 Nėntorit 1912 ėshtė njė nga datat ku nė vehte ngėrthen pėrpjekjet e brezave tė tėrė jo vetėm pėr rruajtjen, por edhe pėr kultivimin e vlerave kombėtare, qė kulmoi me shpalljen e mėvetėsisė sė shtetit shqiptar nga ana e Ismail Qemalit nė Vlorė. Duke kujtuar tė gjithė, datėn e 28 Nėntorit, ne marrim kurajo, bėhemi mė kėmbėngulės, mė aktiv, nė pėrmirėsimin e pozitės sonė si komb."

"Ne si shqiptar nė Maqedoni jo vetėm qė kemi potencial kombėtar pėr kultivimin e vlerave tė mirėfillta kombėtare, por ne nuk do tė lejojmė qė kushdo qoftė, tė tentoje ti zbehė e aq ma tėpėr ti nėpėrkėmbė kėto vlera”, theksohet nė mesazhin e liderit tė PDSH-sė, Menduh Thaēi, ku ndėr tė tjera theksohet se data e 28 Nėntorit "na mėson mė sė miri se ja vlen tė qėndrojmė, ja vlenė tė luftojmė pėr tė drejtat tona kombėtare dhe padyshim se nė kėtė betejė, ne si shqiptar do tė jemi fitues".

Ndėrkohė pritet edhe urimi i liderit tė BDI-sė, Ali Ahmetit pėr festėn e pavarėsisė sė Shqipėrisė. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...9372c9199&ln=3
Citim:
Pavarėsia, PDU, sot shpėrndan flamuj falas

Partia Drejtėsi dhe Unitet dhe Klubi i Patriotėve tė Rinj synojnė ringjalljen e ndjenjės sė patriotizmit tek shqiptarėt brenda dhe jashtė kufijve. PDU do tė zhvillojė sot njė aktivitet madhėshtor, me rastin e Ditės sė Flamurit.

Ai parashikon qė nė njė sėrė qytetesh nė Shqipėri, por edhe nė Prishtinė, tė vendosen ēadra nė pikat kryesore tė kėtyre qyteteve, ku do tė shpėrndahen flamuj falas pėr tė gjithė kalimtarėt dhe do tė ketė prezantime me karakter kombėtar.

Ndėrkaq, PDU dhe KPR ftoi tė gjithė qytetarėt qė tė vendosin nė ballkonet dhe dritaret e tyre flamurin kombėtar, me rastin e Ditės sė Pavarėsisė.

“PDU dhe “Klubi i Patriotėve tė Rinj”, nė kėtė ditė tė shėnuar ka marrė pėrsipėr pėr tė organizuar njė sėrė aktivitetesh me qėllim qė frymėzojmė ēdo shqiptar kudo qė ndodhet, ku dėgjohet apo flitet shqip. Moto jonė nė kėtė festė ėshtė “Njė shqiptar, njė flamur, njė komb” dhe aktivitetet qė po zhvillohen, ju garantojmė, qė do tė jenė tė pėrmasave unike pėr nga shpirti me tė cilin ato do tė organizohen”, - tha Ergys Saqe, njė ndėr drejtuesit e Klubit tė Patriotėve tė Rinj.

Sipas tij, simbolika qė do tė pėrcjellė ky aktivitet pikėrisht nė kėtė dite duhet tė na bėjė tė ndihemi krenarė dhe tė reflektojmė pėr tė qenė tė bashkuar pėr ēdo ēėshtje me karakter kombėtar.

Klubi i Patriotėve tė Rinj ėshtė themeluar pėr t’u dhėnė dorė tė gjithė shqiptarėve e veēanėrisht tė rinjve dhe ēdo grupimi tjetėr atdhetar pėr sensibilizimin dhe zgjidhjen e problemeve me karakter kombėtar, civil apo publik.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=24105

Citim:
Mbarė Kosova feston ditėn e Flamurit dhe Pavarėsisė

Prishtinė - Mbarė Kosova po feston sot ditėn e Flamurit dhe tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Organizatat shqiptare i kanė mbushur rrugėt dhe sheshet kryesore tė Prishtinės me mijėra flamuj. Veprimtaritė festive nisin rreth mesditės nė sheshet kryesore, si ''Skėnderbej'' dhe ''Nėnė Tereza'', etj.

Ndėrkohė, ambasadori i parė i Shqipėrisė nė Prishtinė, Islam Lauka, me rastin e kėsaj feste priti drejtues dhe pėrfaqėsues tė lartė tė Republikės sė Kosovės, pėrfaqėsues ndėrkombėtarė, personalitete tė shquara, ndėr tė cilėt presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.

Presidenti Fatmir Sejdiu nė urimin e tij theksoi se ''28 Nėntori shėnon festėn e tė gjithė shqiptarėve kudo qė jetojnė, tė cilėt e festojnė me krenari Ditėn e Flamurit qė pėrkon edhe me shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė''.

''Shqipėria ėshtė model i suksesit tė demokracisė. Republika e Shqipėrisė, si faktor i paqes dhe stabilitetit nė rajon, ka dėshmuar se ėshtė model i suksesit tė demokracisė, i fqinjėsisė sė mirė, i lirisė, i prosperitetit dhe i zhvillimit ekonomik'', deklaroi kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...iptare&nr=8214
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2009, 22:02   13
Citim:
Pavarėsia, festė madhėshtore edhe nė Prishtinė

“Qytetarėt zėvendėsojnė flamurin gjigand tė Kosovės, me atė kombėtar” . Festa e pavarėsisė po kremtohet sot edhe nė kryeqendrėn e shtetit tė Kosovės, Prishtinė.

Njė numėr i madh i flamujsh me shqiponjėn dykrenare por dhe tė shtetit tė ri janė vendosur nė rrugėt e Prishtines. Duke mbizotėruar flamuri kuq e zi me shqiponjėn dy krenare, shqiptarėt e Kosovės tregojnė edhe njėherė se simboli i tyre shpirtėror ėshtė pikėrisht flamuri i kombit, me tė cilin si Shqipėria pėrfshi dhe Kosovėn 97 vjet mė parė shpalli pavarėsinė.

Pėrveē kėsaj, njė gjė tjetėr qė ka rėnė sot nė sy, eėhtė edhe zėvendėsimi i flamurit gjigant tė Kosovės me atė kombėtar qė kohė mė parė ishte vendosur nga Komuna e Prishtinės nė tė dalė tė Pishtinės.

Nė vendosjen e flamurit tė Kosovės kishin marrė pjesė edhe zyrtarėt mė tė lartė tė shtetit tė Kosovės, ndėrsa sot Komuna bėn tė ditur se nuk e kanė zėvendėsuar zyrtarėt e saj flamurin e kosovės me atė kombėtar, kuq e zi.(INA/G55)

http://www.ina-online.net/Default.as...02017885f&ln=3

Citim:
Nėn organizimin e shoqėrisė civile nė Kosovė po kremtohet 28 Nėntori, Dita e Flamurit.

Nga ana e institucioneve tė vendit nuk ka pasur ndonjė organizim, pasi Dita e Flamurit nuk bėn pjesė nė kalendarin e festave shtetėrore. Ligji pėr festat zyrtare tė Kosovės, i miratuar nga Parlamenti vitin e kaluar, e ka lėnė jashtė kalendarit tė festave shtetėrore 28 Nėntorin.

Pas shumė debateve tė zhvilluara nė maj tė vitit tė kaluar, u vendos qė kjo datė nė Kosovė tė njihet si festa e shqiptarėve.

Mospėrfshirja e saj nė kalendarin e festave zyrtare, ka bėrė qė pėrvjetori i shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė tė mos shėnohet nė mėnyrė institucionale nė Kosovė.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2..._flagday.shtml

Citim:
Institucionet kosovare nuk shėnojnė 28 Nėntorin

Nė ditėn e lindjes sė shtetit shqiptar, sheshi kryesor nė Prishtinės ėshtė stolisur me flamuj kuq e zi. Tregtarė dhe zejtarė kanė grumbulluar prodhimet e tyre tė traditės historike e kulturore shqiptare nė sheshin Nėnė Tereza tė Prishtinės pėr ta shėnuar kėtė ditė, mė tė madhen nė historinė e kombit shqiptar, e cila pėr herė tė dytė rresht nuk shėnohet nė mėnyrė institucionale.

Luftėtari i ish- Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Ali Jonuzi thotė se nuk do tė heq dorė nga fesimi i Ditės sė Flamurit pėr shkak se ai dhe bashkėluftėtarėt e tij kanė bėrė luftėn 11 vite mė parė nė emėr tė flamurit kuq e zi.

“Ne kemi luftuar qė tė festohet 28 Nėntori. UĒK dhe tė gjitha ushtritė qė kanė ekzistuar para tyre, kanė luftuar pėr njė bashkim trojesh, kemi luftuar pėr Shqipėrinė Etnike, kemi luftuar pėr njė flamur kuq e zi, pėr flamurin e Skėnderbeut dhe Isa Boletinit”, thotė Ali Jonuzi, Ish Luftėtar i UĒK.


“Sepse ėshtė flamuri kombėtar. Njė vend qė nuk ka tradita e nuk ka simbole, ai nuk ka as komb”, thotė Ali Mazreku, tregtar nga Suhareka.

“Pėr mua 28 Nėntori ėshtė festa e shenjtė, mė e shenjta qė ekziston nė kombin shqiptar. Shumė gjak ėshtė derdhė pėr kėtė ditė tė flamurit, pėr kėtė flamur dhe kurrsesi kjo festė nuk duhet tė largohet. Gjithsesi duhet tė bėhet festė shtetėrore e Republikės sė Kosovės”, shprehet Bajram Llapashtica, qytetar nga Prishtina.

Institucionalizimi i Ditės sė Flamurit nė Kosovė kishte krijuar tensione ndėrmjet Kuvendit dhe pranisė ndėrkombėtare nė pranverė tė vitit tė kaluar.

Insistimi i deputetėve pėr ta pasur 28 Nėntorin nė listėn e festave zyrtare tė shtetit tė Kosovės ishte kundėrshtuar nga ndėrkombėtarėt tė cilėt nuk lejonin qė kjo ditė tė figurojė si e tillė nė Ligjin pėr Festat nė Republikėn e Kosovės. Pėr pasojė, 28 Nėntori nė Kosovė, zyrtarisht ėshtė Ditė e Shqiptarėve me anė tė njė akti nėnligjor.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/rajoni/20867.html

Citim:
U shėnua 28 Nėntori edhe nė Komunėn e Bujanocit

Bujanoc, 28. Nėnėtor. Sot nė ora 11:00 Nė komunėn e Bujanocit, e vu Flamuri Kombėtar, nga pėrfaqėsuesit e institucioneve komunale si kryetari i komunės z. Shaip Kamberi, kryetari i kuvendit komunal z. Junuz Musliu, si dhe shefi i kabinetit tė kryetarit tė komunės z. Enis Salihu.

Ku mė pastaj nė ora 11:30, nė shtėpin e Kulturės nė Bujanoc u mbajt njė program kulturor-artistik pėr nder tė 28 Nėntorit, Ditės sė Flamurit kombėtar shqiptar dhe Ditės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

http://bujanoci.net/?p=55

Citim:
Festė madhėshtore nė Shqipėri dhe Kosovė

Mė shumė se 20 mijė flamuj u shpėrndanė falas nga Partia Drejtėsi dhe Unitet dhe Klubi i Patriotėve tė Rinj nė aktivitetet madhėshtore tė organizuara nė shumicėn e qyteteve tė Shqipėrisė, si edhe nė Prishtinė me rastin e Ditės sė Flamurit.

Nė Tiranė, nė aktivitetin e organizuar nė Urėn e Vogėl tė Lanės, qindra qytetarė u mblodhėn nė orėn 18:00, kur ishte dhe kulmimi i aktivitetit pėr tė festuar Ditėn e Pavarėsisė.

Nėn ritmin e muzikės popullore dhe tė shoqėruar nga aktivistė tė KPR-sė tė veshur me kostume popullore, tė pranishmit festuan me flamurin kombėtar Ditėn e Pavarėsisė, poshtė 5 ekraneve ku paraqiteshin materiale nga Kosova, Ēamėria, viset e tjera shqiptare dhe aktivitete tė PDU-sė.

Kryetari i Partisė Drejtėsi dhe Unitet, Shpėtim Idrizi bėri thirrje pėr tė festuar ditėn mė tė rėndėsishme tė kombit dhe u kėrkoi tė gjithė bashkėkombėsve tė valėvisnin flamurin kombėtar nė ballkonet e tyre.

Mė pas qytetarėt qė kishin ardhur pėr kėtė festim, kalimtar tė rastit dhe aktivistė tė PDU-sė dhe KPR-sė vijuan festimet nėn flamurin gjigant tė vendosur mbi urė.

Aktiviteti i PDU-sė dhe KPR-sė ishte i vetmi i organizuar pėr ditėn mė tė rėndėsishme tė kombit nė kryeqytetin shqiptar dhe nė shumicėn e qyteteve tė vendit. PDU do tė vijojė tė rrisė aktivitetet me qėllim rritjen e ndėrgjegjėsimit kombėtar dhe shpalosjen e ndjenjės kombėtare. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...aa4ec788b&ln=3
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2009, 13:44   14
Citim:
Lugina e Preshevės shėnoi Ditėn e Flamurit

Me rastin e 28 Nėntorit, Ditės sė Flamurit, shqiptarėt e Luginės sė Preshevės kanė vendosur nė ndėrtesat e kuvendeve komunale nė Preshevė dhe Bujanovc flamujt kombėtar, Pavarėsisht pengesave tė legjislacionit serb, i cili e ndalon pėrdorimin e lirė tė flamurit kombėtar shqiptar.

Nė ndėrtesat e kuvendeve komunale nė Preshevė dhe Bujanovc pėr disa orė tė shtunėn ka valėvitur flamuri kombėtar shqiptar.

Shaip Kamberi, kryetar i Kuvendit Komunal tė Preshevės, ka thėnė se vendosja e flamurit kombėtar nė ndėrtesat e kuvendeve komunale ėshtė bėrė pėr tė treguar identitetin kombėtar tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės.

Ndėrsa, Jonuz Musliu, kryetar i KK tė Bujanovcit, ka thėnė se vitin e ardhshėm manifestimi kushtuar Ditės sė Flamurit do tė jetė mė i begatshėm./Kosovapres/

http://rtv21online.com/home/?section...ls&newsid=6256

Citim:
Mbrėmė u mbajt koncert madhėshtor nė Shkup pėr flamurin

Me rastin e shėnimit tė Ditės sė Flamurit 28 Nėntorit, mbrėmė Lėvizja qytetare “Zgjohu!”organizoi njė koncert madhėshtor nė Sheshin ‘Skėnderbeu’ nė Shkup, me ē’rast u mblodhėn mijėra qytetarė.

Mysafir nderi i kėtij evenimenti ishte ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė nė Shkup, Arben Ēejku. Pėrkundėr motit tė keq, atmosfera festive zgjati deri nė orėt e vona, duke u shoqėruar me yjet mė tė mira tė muzikės shqiptare.

“Ju kėtu po e festoni mė bukur dhe mė mirė se kudo tjetėr. Juve, familjeve tuaj dhe gjithė shqiptarėve kudo qė janė ju uroj - Gėzuar Festėn e Flamurit, suksese. Tani t’ia lėmė radhėn artistėve, tė cilėt e begatojnė dhe e shtojnė atmosferėn festive”, theksoi Arben Ēejku, ambasador i Shqipėrisė nė Shkup.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/kulture/20874.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2010, 18:28   15

28 Nėntor 2010: Dita e Flamurit / Pavarėsisė


Citim:
Dita e pavarėsisė festohet nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e diasporė

Shqipėria feston sot 98 vjetorin e Pavarėsisė. Kjo ditė pėrkujtohet nga shqiptarėt kudo qė ndodhen nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe nė botė.
Me rastin e kėsaj dite janė planifikuar njė sėrė aktivitetesh, ndėrsa epiqendra e festimit pritet tė jetė dhe qyteti i Vlorės, aty ku mė 28 nėntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarėsisė.

Si sot 98-vjet mė parė, delegatė nga e gjithė Shqipėria, mbėrritėn nė Vlorė ku e shpallėn pavarėsinė, nė ditėn qė nė histori njihet si Dita e Flamurit.

Sot Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojnė e punojnė shqiptarėt, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe nė botė.

http://www.lajmifundit.com/lajmet/ak...oni-e-diaspore

Citim:
Dita e Flamurit, Tifozat Kuq e Zi, shpalosin njė flamur 25-30 metra

Emri:  flamur-v.gif
Shikimet: 2148
Madhėsia:  5,7 KBDitėn e sotme ėshtė vendosur nė kryeqytet njė flamur me pėrmasa 25-30 metra nga Tifozat Kuq e Zi. Flamuri gjigand u vendos nė njė nga kullat e Tiranės pėr festėn e pavarėsisė nė 28 nėntor.

Kjo po bėhet nga tifozėt pėr sensibilizimin e opinionit publik, tė cilėt kanė filluar tė pėrgatiten para njė muaji dhe organizimet e tyre do tė vazhdojnė deri ditėn e nesėrme.

http://sot.com.al/index.php?option=c...ticle&id=36215
Citim:
Shqiptarėt sot festojnė 28 Nėntorin

Shqiptarėt festojnė sot 28 nėntorin ditėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, ditėlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parė publike tė pjesėtarėve tė UĒK-sė.

Me rastin e kėtyre datave tė shėnuarta tė historisė sonė anekėnd trojeve shqiptare do tė organizohen manifestime tė shumta.

Kjo festė nė Kosovė pėr herė tė parė nuk do tė jetė festė shtetėrore, pasi institucionet e Kosovės me ligj e kanė pėrkufizuar 28 Nėntorin si festė memoriale, ndėrsa nuk kanė organizuar asnjė manifestim.

Ndėrkohė, disa organizata joqeveritare nė Prishtinė, Shkup dhe Tiranė, me rastin e Ditės sė Flamurit do tė organizojnė festė dhe protestė njėkohėsisht, pas siē thonė ata tendencave pėr shkombėtarizimin e shqiptarėve. Rrjeti i Organizatave Shqiptare do tė organizojė sot manifestimin me moton “Jemi njė “, i cili do tė mbahet nė Prishtinė, Tiranė dhe Shkup.

Kjo festė e rėndėsishmė gjithashtu do tė shenohet nė tė gjitha qytetet shqiptare nė Maqedoni, kurse nė Kumanovė kjo festė pėr herė tė parė do tė shenohėt nė sheshin e qytetit dhe me defile nėpėr rrugėt kryesore.

Karvani i defilesė do tė bėhet nė dy pjesė. Ata njėkohėsisht do tė nisen sė bashkuiu.Karvani i parė do tė niset nga ambulanca e “Lagjes sė Trimave” dhe karvani I dytė nga spitali i qytetit.

Me rastin e kėsaj ditė dė tė zbulohet edhe lapidari pėr komandant Tigrin- Fadil Nimani nė fshatin Vaksincė tė komunės sė Likovės, kanė bėrė tė ditur organziatorėt nė njė pres konferencė tė enjten nė Kumanovė.

Karvani i defilesė do tė bėhet nė dy pjesė. Ata njėkohėsisht do tė nisen sė bashkuiu.Karvani i parė do tė niset nga ambulanca e “Lagjes sė Trimave” dhe karvani i dytė nga spitali i qytetit. (Rtk/INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...77a59da6e&ln=3

Citim:
Komuna e Prishtinės, festė pėr 28 Nėntorin

Komuna e Prishtinės me rastin e festės kombėtare tė 28 nėntorit, Ditės sė Flamurit, ka organizuar njė program tė pasur kulturo-artistik nė kryeqytetin e Kosovės.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	Prishtina_28_Nentor_2010.jpg
Shikimet:	1536
Madhėsia:	133,8 KB
NNJ:	2810

Sipas kėtij programi, nė orėn 10:00 do tė vendosen kurora lulesh nė monumentin e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeu, pastaj tek busti i dėshmorit tė kombit, Zahir Pajaziti, si dhe nė varrezat e dėshmorėve nė lagjen “Velania”. Nė orė 12:00 nė Bulevardin “Nėna Terezė” do tė defilojnė grupet artistike tė fėmijėve tė Prishtinės. Me programet e tyre do tė paraqiten: “Qendra Kulturore e Fėmijėve” tė Prishtinės, “Xixėllonjat”, ”Zėrat gazmor”, ”Vihuela”, shkolla e baletit “Rudina”, studioja e baletit “Mjellmat”, dhe shumė solist tė vegjėl. Nė orėn 20:00 nė Bulevardin “Nėna Terezė”, fillon spektakli i Ditės sė Flamurit me Ansamblin Kombėtar tė Kėngėve dhe Valleve “Shota” dhe solistėt e Estradės Kosovare. Ansambli Kombėtar do paraqitet me vallet e koreografit Dilaver Kryeziu, si “Vallja e Karadakut”, “Vallja e Pavarėsisė’, ”Valle Krutane”, pjesėmarrės tė programit do tė jenė edhe solistet: Ismet Bogujevci, Violet Kukaj, Riza Bytyqi, Hysni Klinaku, Yllka Kuqi, Mirsa Kerqeli, Burim Hoxha, Adelina Berisha, Gresa Behluli, Besart Halimi dhe Dhurata Ahmetaj.

Pėr shėnimin e kėsaj dite aktivitete tė ndryshme kulturore janė organizuar edhe nga nxėnėsit e shkollave fillore dhe tė mesme tė kryeqytetit. Komuna ėshtė pėrkujdesur edhe pėr stolisjen e qytetit me flamuj dhe dekorim.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=90372

Citim:
Dita e Flamurit apo Dita e Shqiptarėve(?)

Prishtina ėshtė dekoruar me flamuj kuq e zi, ndėrsa aktivitete tė ndryshme po zhvillohen pėr tė shėnuar kėtė festė.

Udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės, si dhe ata tė partive politike, i kanė uruar qytetarėve me rastin e kėsaj feste.

Ushtruesi i detyrės sė presidentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, ka vėnė kurora lulesh te shtatorja e Skėnderbeut dhe ka thėnė se historia e lavdishme e popullit shqiptar ka filluar me heroin kombėtar Gjegj Kastriotin - Skėnderbeun.
Por, si e festojnė dhe si e quajnė vetė qytetarėt e Kosovės 28 Nėntorin? Aziz Shala nga Prishtina ėshtė shprehur:

“E festoj 28 Nėntorin kur Ismajl Qemajli mė 1912 e shpalli pavarėsinė. Pra, atė qė e ka shpallur ai, atė e festoj. Kjo e jona ėshtė njė plus tjetėr”.

Edhe Bahri Syla ka thėnė se 28 Nėntori ėshtė ditė e kombit shqiptar dhe si e tillė duhet tė festohet.

“ Ėshtė ditė e kombit, ėshtė Dita e Flamurit e gjithė shqiptarėve... Kjo ėshtė festė e gjithė shqiptarėve edhe ne e kemi flamurin e shtetit tė Kosovės, ai ėshtė flamur i shtetėsisė. Por, flamuri i kombit ėshtė diēka tjetėr edhe do ta festojmė gjithmonė ”, ka thėnė Syla.

Ndėrkaq, Oriola Rrokaj, e cila kishte ardhur nga Shqipėria pėr tė festuar 28 Nėntorin, ėshtė shprehur:

“Ėshtė hera e parė qė jemi kėtu pėr tė festuar festėn e 28 Nėntorit, pėr tė festuar diēka mė ndryshe sesa qė e festojmė nė Shqipėri. Po festohet ne mėnyrė shumė tė bukur, nė mėnyrė shumė miqėsore, na ndalojnė njerėzit dhe pėrshėndetemi dhe urojmė njėri-tjetrin. Mendoj qė nuk ka gjė mė tė bukur se sa kjo, pėrtej Kushtetutės dhe pėrtej gjėrave qė shkruhen”.

Ligji pėr festat zyrtare i miratuar nga Kuvendi i Kosovės, ka precizuar qartė se 28 Nėntori nuk ėshtė festė zyrtare, por bėn pjesė nė ato qė quhen ditėt memoriale.

http://www.evropaelire.org/content/article/2232749.html

Citim:
28 Nėntori nė Kumanovė shėnohet me flamuj kombėtarė

Dita e Flamurit kombėtar 28 Nėntori nė Kumanovė do tė shėnohet nė sheshin e qytetit tė Kumanovės me moton “Kumanova thėrret nė Bashkim-bashkohu edhe ti!”, i cili do tė mbahet pikėrisht nė kėtė ditė (diel) dhe do tė gėrshetohet me njė koncert tė madh.

Nė manifestim “Sė bashku tė festojmė 28 Nėntorin”, nė Kumanovė, sipas organizatorėve do tė marr pjesė edhe ambasadori i Shqipėrisė nė Maqedoni Arben Ēejku i cili edhe do tė ketė fjalėn e rastit, ndėrkaq nga estrada e artistėve do tė jetė prezent artisti i popullit Reshat Arbana.

Sipas organizatorėve nė kėtė ditė tė shėnimit tė pėrvjetorit tė ditės sė Flamurit nė manifestim do tė ketė shumė flamuj kombėtar por qe edhe tė gjithė banorėt e kėsaj ane mund tė dalin me nga njė flamur pėr ta shėnuar kėtė ditė. Gjithashtu ėshtė paraparė qė nė kėtė manifestim tė ketė edhe njė flamur me dimensione tė mėdha.

Ky manifestim do tė jetė i gėrshetuar edhe me njė koncert tė madh tė estradės muzikore nga Maqedonia e Kosova. Nė mesin e kėngėtarėve do tė jenė edhe Adelina Tahiri, Dritėro Shaqiri, Fatmire Mjaku, rapsodė nga Ferizaj, Gjyle Ēollaku, Adnan Daci, Drita Musliu, Bertan Asllani, Adrian Gaxha, Sunaj Raimi, Aziz Murati, SHKA “Kaēaniku”, “Foleja’, “Hareja”, Shpresim Zylbehari, Shpend Latifi, Xhezair Elezi etj.

Dita e Festės sė Flamurit 28 Nėntori po shėnohet edhe nė shkollat fillore nė Kumanovė e Likovė dhe tė mesme me mėsim nė gjuhėn shqipe. Nė tė gjitha kėto shkolla po mbahen programe artistike duke u kėnduar himni dhe duke mbajtur fjalime nga nxėnės dhe arsimtarė duke e pėrkujtuar kėtė ditė si njė nga mė tė rėndėsishmet e kombit shqiptar.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=12&id=90289

Citim:
28 nėntori nė Shkup

Si nė ēdo qendėr tjetėr shqiptare edhe Shkupi, i bashkohet kremtes sė madhe tė 28 nėntorit. Me rastin e kėsaj dite janė organizuar evenimente tė shumta tė cilat kryesisht i pėrkasin organizatave she grupeve tė tė rinjve shqiptarė tė cilėt iniciojnė ato nė formė private. Si ēdo vit tjetėr nė sheshin Skėnderbeu nė Shkup, do tė mbahet koncerti tradicional, i cili edhe kėtė vit organizohet nga “Zgjohu”. Kjo lėvizje qytetare ėshtė e vetmja organizatore e kėtij koncerti, qė realizohet me ndihmėn e Komunės sė Ēairit nė sheshin Skėnderbeu me fillim nė ora 17:00. Dita e Flamurit ėshtė e shenjtė pėr shqiptarėt dhe Zgjohu ėshtė potencuar edhe nė media se i kundėrvihet fuqishėm ēdo tendence pėr tė manipuluar me flamurin kuq e zi dhe me festėn mė tė madhe kombėtare shqiptare.

Ndryshe kremtja e Ditės ė Flamuri ka nisė para ca ditėsh edhe nė Manastir. Me njė koncert tė organizuar pėr nder tė festės sė Alfabetit dhjetėra Organizata Joqeveritare shqiptare tė mbėshtetura nė Sekretariati pėr Implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe Komuna e Ēairit kanė iniciuar njė sėrė aktivitetesh tė cilat pritet tė pėrmbyllen sonte.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=90369
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2010, 22:02   16
Citim:
Festat, dite “zie” ne Tirane

Njė qytetar i huaj qė nuk e di qė sot ėshtė festa e Flamurit dhe e Pavarėsisė zor se do tė bindej nėse do t’ia thoshin kėtė fakt. Dhe nuk do t’i vinim dot faj. Edhe pse sot ėshtė festa mė e madhe qė mund tė ketė njė komb e njė shtet, nė rrugėt dhe sheshet kryesore tė Tiranės nuk ka as edhe njė lloj shenje se kryeqyteti ka festė.

Tirana i ngjan njė qyteti tė rraskapitur, tė lodhur e hallexhi, qė s’ka asnjė pike lidhje me kryeqytetin e njė vendi qė feston Pavarėsinė. Prej vitesh, bashkia e Tiranės e neglizhon totalisht festėn e pavarėsisė sė Shqipėrisė. I vetmi dekor i Tiranės janė gėrmadhat e qendrės (dhe jo vetėm tė saj). Asnjė flamur, asnjė banderolė me urimin “Gėzuar”, asgjė... Ky ofendim, kryeqytetasve u bėhet pėr vite me radhė, ndėrkohė qė pėr festa tė sajuara, aspak me vlera kombėtare, Tirana “shkundet”.

Por, ky ofendim i vazhdueshėm qė u bėhet qytetarėve nuk ėshtė vetėm faji i kryetarit tė bashkisė sė Tiranės, por edhe i kryeministrit tė vendit, Sali Berishės. Nė kėta vjet ai i ka pasur tė gjitha hapėsirat ligjore dhe morale qė ta shkarkojė kreun e bashkisė, por nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė.

Edhe pse shqiptarėt nė kėtė periudhė festash kanė shumė motive pėr tė festuar, nė kryeqytet mbizotėron njė gjendje plogėshtie, a thua se kryeqyteti ėshtė nė zi. Dekori, duke pasur parasysh faktin se qendra e metropolit shqiptar (dhe jo vetėm ajo) ėshtė kthyer nė njė gėrmadhė pėr shkak tė punimeve qė nisin e nuk mbarojnė kurrė, mė sė paku bashkia e Tiranės duhej tė ishte kujdesur pėr zbukurimin me aq sa mund tė realizohej njė gjė e tillė, nė kushtet e kėsaj katastrofe estetike dhe infrastrukturore.

Ėshtė fare e qartė se kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, nuk dėshiron tė ketė asnjė festė tė denjė pėr kryeqytetasit, pėrveē festave tė reja qė sajon bashkia. Por, ky nuk ėshtė viti i parė dhe kryetari i Bashkisė sė Tiranės duket se e ka bėrė fare tė qartė qėndrimin e vet.

Kryeqytetasit kanė disa vite qė ndihen tė ofenduar nė prag festash. Aq mė tepėr kur Prishtina ka nisur festimet dhe ka dekoruar rrugėt dhe institucionet kryesore. Edhe krerėt e shteteve tė tjera kanė dėrguar urime nė adresė tė shtetit shqiptar, pa e ditur se nė kryeqytet nuk ėshtė ngritur qoftė njė flamur i vetėm nga Bashkia e Tiranės.


Situata

- Sheshi “Skėnderbej”: Asnjė flamur, asnjė dekor qė tregon se sot ka festė.
- Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit”: Asnjė simbol, asnjė flamur, asnjė detaj feste.
- Rruga kryesore hyrėse nė Tiranė: Sėrish asnjė flamur as simbol tjetėr kombėtar.

http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=57370
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.11.2010, 23:27   17
Citim:
“Pa kufi-Kosova ėshtė Shqipėri”

Me rastin e 28 Nėntorit, Ditės sė Flamurit Kombėtar, Lėvizja Rinore pėr Bashkim organizoi aksionin me moton “Pa kufi– Kosova ėshtė Shqipėri”.

Ky aksion u zhvillua nė kufirin shqiptaro-shqiptar nga mbi njėqind tė rinj e tė reja, tė cilėt zbuluan tabelėn me moton e aksionit “Pa kufi– Kosova ėshtė Shqipėri” dhe shpalosėn njė flamur gjigant kuq e zi.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	138.jpg
Shikimet:	1538
Madhėsia:	95,8 KB
NNJ:	2807

Qėllimi i kėtij aksioni ishte shprehja e qėndrimit kundėr vazhdimit tė ekzistencės sė pakuptim tė kufirit midis shqiptarėve. Aksione tė tilla kreative janė mirėpritur edhe nga qytetarėt shqiptarė tė tė dy anėve tė kufirit.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=90521
Citim:
Edhe Presheva e Bujanoci festuan 28 nėntorin

Shqiptarėt gjithandej, tė dielėn kanė festuar 28 nėntorin - Ditėn e Flamurit, ditėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Festa e flamurit ėshtė festuar edhe nė Luginė tė Preshevės, njofton INA.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	28_Nentor___Bujanoc.jpg
Shikimet:	1521
Madhėsia:	115,5 KB
NNJ:	2809

Me kėtė rast, nė ndėrtesat e Kuvendit Komunal tė Preshevės dhe tė Bujanocit u vendos flamuri kombėtar.

Vendosja e flamurit kombėtar nė Bujanoc u pėrcoll nga njė numėr i madh i qytetarėve tė Komunės sė Bujanocit, me ē'rast ishte njė moment gėzimi dhe njė shpresė pėr gjithė qytetarėt e kėtij rajoni.

Ndėrkaq, me rastin e ditės sė flamurit, ndryshe nga herėt tjera nė komunėn e Bujanocit, u organizua njė koncert ku mysafir nga Prishtina ishte Ansambli Shota ku me vallet dhe kėngėt e tyre emocionuan publikun shqiptar nė kėtė ditė historike pėr mbarė popullin shqiptarė

Pėr ditėn e 28 nėntorit u pėrcollėn pėrgėzime tė shumta nga krerėt institucional tė Luginės. Kryetari i komunės sė Bujanocit Shaip Kamberi theksoi se, ardhja e ansamblit Shota nė Bujanoc ka mobilizuar qytetarėt pėr tė fituar tė drejtėn nė pėrdorimin e simboleve kombėtare.

Pėrgėzime pėr rastin e 28 nėntorit ka pėrcjellė edhe Kryetari i Kėshillit Nacional tė Shqiptarėve, Galip Beqiri. (INA)

http://www.zeri.info/artikulli/1/4/1...n-28-nentorin/

Citim:
Festime nė Vlorė pėr 98 vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė

Nė Vlorė u zhvilluan festime pėr 98 vjetorin e shpalljes sė Pavarėssiė sė Shqipėrisė. Autoritete vendore dhe qėndrore, qytetarė tė Vlorės dhe qindra shqiptarė nga Kosova dhe Maqedonia nderuan patriotėt shqiptarė qė shpallėn themelimin e shtetit shqiptar.

Nėn njė diell tė ngrohtė dhe nė njė atmosferė kuq e zi tė flamujve kombėtarė shqiptarė nė Vlorė u zhvilluan sot festime pėr 98 vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Autoritete vendore dhe qėndrore, pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare dhe qindra qytetarė tė ardhur nga viset shqiptare tė Maqedonisė dhe nga Kosova shprehėn nderimin e thellė pėr veprėn e patriotėve shqiptarė. Nė njė ceremoni tė zhvilluar nė Sheshin e Flamurit ku ngrihet edhe Monumenti i Pavarėsisė , Kryetari i Bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika vlerėsoi lart aktin e Ismail Qemalit dhe burrave tė tjerė tė shquar tė kombit shqiptar.

Zoti Gjika tha se pėr tė gjithė shqiptarėt 28 nėntori ėshtė dita e krenarisė sė tyre tė pakufishme kombėtare kudo ku ata ndodhen. Gjatė festimeve u shėnuan edhe raste simbolike nga grupe tė rinjsh tė cilėt pėrcollen mesazhet e krenarisė sė lartė kombėtare.

Nė festimet e sotme nė Vlorė morėn pjesė edhe qindra qyetarė nga viset e e tjera shqiptare duke ndarė me qytetarėt vlonjaė nderimin pėr kėtė ditė tė shėnuar dhe mesazhin e vėllazėrimit tė shqiptarėve kudo ku ata jane.

http://www.voanews.com/albanian/news...3840  fbba82d2
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.11.2010, 10:27   18
Citim:
Festa e Pavarėsisė, Tirana pa flamuj kombėtar

Tirana prej dy vitesh radhazi ėshtė pėrjashtuar nga festimet e Ditės sė Flamurit, 28 Nėntorit. Festa e shqiptarėve edhe kėtė vit kaloi nė zymtėsi tė plotė, pasi bashkia nuk zbukuroi me dekore qytetin dhe madje nuk lejoi asnjė festim.

28 Nėntori ėshtė ditė e sanksionuar nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, neni 14, pika 5, e cila pėrcakton se “Festa Kombėtare e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė Dita e Flamurit, 28 Nėntori”, e megjithatė, Tirana, kryeqyteti i Shqipėrisė, ishte e pazbukuruar.

Kryetari i kėshilltarėve tė PD nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės, Ferdinand Poni e ka quajtur kėtė njė veprim tė kryetarit tė bashkisė si tė turpshėm tė papėrgjegjshėm, qė thyen ligjin, Kushtetutėn si dhe pėrpiqet tė turpėrojė shpirtin dhe dinjitetin e shqiptarėve, duke pėrjashtuar kryeqytetasit nga festa.

Nė emėr tė kėshilltarėve demokratė tė Kėshillit tė Bashkisė sė Tiranės, nė pėrputhje me ligjin nr. 8652 date 31.7.2000, “Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, si dhe me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, neni 14, pika 5, Ferdinand Poni kėrkoi shkarkimin e z. Rama nga detyra.

Po kėshtu, Poni i kėrkoi prokurorisė tė nisė procedimin penal pėr thyerje nė mėnyrė flagrante tė Kushtetutės dhe ligjeve nė dėm tė interesave tė ligjshme tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.

http://www.standard.al/http://www.st...ale/14704.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.12.2010, 22:47   19
Citim:
28 Nėntori, dekorimet do tė jenė tė detyrueshme

Tiranė – Ligji pėr Protokollin e Shtetit do tė ndryshojė dhe kėrkesa u bė sot nga kryeministri Sali Berisha gjatė mbledhjes sė qeverisė.

Duke marrė shkasė nga festa e 28 Nėntorit, kur maxhoranca akuzoi kryetarin e bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, se nuk ka zbukuruar qytetin, Berisha porositi Ministrinė e Jashtme qė tė ndėrmarrė iniciativėn pėr ndryshimin e ligjit, ēka do tė thotė se dekorimet pėr festė do tė bėhen tė detyrueshme.

Kryeministri tha se Rama ka fyer ēdo shqiptar, duke paralajmėruar se nuk do tė lejohet askush qė tė nėpėrkėmbė flamurin kombėtar. Berisha u shpreh se do ta shkarkonte Ramėn, por sipas tij, duke qenė se ai ėshtė njėkohėsisht edhe kryetar i Partisė Socialiste, nuk do ta ndėrmerrte njė nismė tė tillė pėr shkak se do tė konsiderohej si vendim politik.

http://www.gazetastart.com/lajme/Politike/28301/
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.11.2011, 19:23   20

Shkrim i cituar 28 Nėntor 2011: Dita e Flamurit / Pavarėsisė


Citim:
Vlorė, Festivali Kombėtar i Isopolifonisė do tė ēelė festimet pėr pavarėsinė

Janė publikuar data e zhvillimit tė Festivalit Kombėtar tė Isopolifonisė pėr kėtė vit. Ky festival do tė mbahet nė data 25 dhe 26 nėntor nė qytetin bregdetar tė Vlorės.

Sipas organizatorėve, nė kėtė festival do tė marrin pjesė grupe nga Vlora, Himara, Saranda Gjirokastra, Tepelena, Mallakastra, Struga etj. Ky festival qėllimisht ėshtė vendosur tė mbahet shumė pranė datės sė shpalljes sė pavarėsisė, pasi do tė shėrbejė si njė nisje pėr festimet me rastin e 99 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ure&Itemid=483
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 02:37.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.