Kthehu   Kreu > Karantinė (NDR) > Viruset
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 24.11.2007, 12:58   1

Shkrim i cituar SIDA nė Shqipėri


Citim:
Virusi vdekjeprures HIV/AIDS, po perhapet me nje shpejtesi te frikshme. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik kane verejtur te shqetesuar se rastet e reja jane dyfishuar, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar.

“Nga 25 raste te reja, qe ishin shfaqur vjet, deri ne kete periudhe, sivjet ky numer ka arritur ne 40”, u shpreh dje koordinatori i Programit Kombetar HIV/AIDS ne Institutin e Shendetit Publik, Klodian Rrjepaj.

Tendenca e perhapjes eshte ne rritje dhe, si rrjedhoje, ai ben thirrje per te qene sa me “vigjilente”, ne menyre qe te parandalohet marrja e virusit te frikshem.

http://www.kohajone.com/html/artikull_14178.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.12.2007, 18:11   2
Citim:
SIDA / Infektohen ēdo vit mbi 30 persona, neglizhohet testimi

Sipas specialistėve tė ISHP-sė aktualisht ka 251 tė infektuar me SIDA, por mendohet se numri i tyre ėshtė rreth 1000

http://shekulli.com.al/news/142/ARTI...007-12-01.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.4.2008, 08:54   3
Citim:
AIDS ne Shqiperi, 15 raste tė reja nė 4 muaj
20/04/2008 - 10:46

TIRANE - Janė plot 15 persona, tė cilėt i janė shtuar listės sė gjatė tė tė prekurve nga HIV/AIDS. Sipas specialistit tė epidemiologjisė nė Institutin e Shėndetit Publik, Klodian Rrjepaj, gjatė muajve tė parė tė 2008-ės janė paraqitur nė laboratorėt e ISHP-sė me dhjetėra tė interesuar, tė cilėt u janė nėnshtruar analizave pėr tė zbuluar nėse janė prekur apo jo nga virusi vdekjeprurės.

Infeksioni

Po vjen gjithmonė nė rritje numri i persona tė cilėve konfirmohen si tė prekur nga virusi i HIV/AIDS. Sipas specialistėve tė Institutit tė Shėndetit Publik, pėr kėtė vit janė konfirmuar si mbartės tė kėtij virusi plot 15 veta, duke e ēuar numrin total tė tė infektuarve nė 266, pasi nė fund tė 2007-ės u raportuan zyrtarisht 251 raste.

“Pėr 2008-ėn janė konfirmuar 15 raste tė reja si mbartės tė virusit HIV/AIDS, - ka deklaruar specialisti Klodian Rrjepaj. – Nė fakt ky numėr ėshtė i njėjtė me atė tė njė viti mė parė, ku numri total i tė prekurve nga ky virus shkoi nė 42”. Ai ka sqaruar se shumica e rasteve tė tė prekurve nga ky virus janė zbuluar rastėsisht, ashtu siē ka njė kategori tjetėr, tė cilėt bėjnė njė jetė me sjellje tė rrezikshme dhe i drejtohen laboratorit vullnetarisht.

Specialistėt e ISHP-sė konfirmojnė se numri dhe harta e tė prekurve nga virusi vdekjeprurės jo vetėm qė ėshtė zgjeruar, por edhe ka ardhur duke u rritur. Ata e argumentojnė kėtė fakt jo vetėm me sensibilizimin mė tė madh tė personave ndaj sjelljeve tė rrezikshme, por edhe me faktin se tashmė infeksioni qarkullon brenda pėr brenda Shqipėrisė dhe nuk importohet nga jashtė.

http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=19736
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.12.2008, 10:01   4
Citim:
Shqipёria nё Ditёn Ndёrkombёtare kundёr Sidёs

1 dhjetori ёshtё dita ndёrkombёtare e luftёs kundёr Hiv/Aids. Nё Shqipёri rasti i parё u shfaq nё vitin 1993 dhe qё atёherё nurmi i tё prekurve ka ardhur nё njё rritje progresive. Shqipёria konsiderohet njё vend me prevalencё tё ulёt tё infeksionit Hiv/AIDS por megjithatё, autoritetet shёndetёsore vendase vlerёsojnё se vendi mund tё pёrballet me njё rritje tё shpejtё nёse nuk merren masat e duhura parandalues.

Nё 15 vjet numri i pёrgjithshёm i rasteve me Hiv/Aids tё konstatuara nё Shipёri ka shkuar nё 291 dhe vetёm nё 11 muajt e kёtij viti janё 35 raste tё reja. Edhe struktura e tё prekurve nga infeksioni apo ajo e pёrhapjes sё tij thuasje nuk ka ndryshuar. Mbizotёron transmetmi pёrmes rrugёve seksuale, mbi 90 pёrqind tё rasteve dhe pjesa tjetёr pёrfaqёsohet nga infektimi nga nёna te fёmija apo pёrnmes gjakut. Njё rast i vetёm ёshtё konstatuar qё tё jetё nga pёrdoruesit e drogave, nga injektimi.

Gjithashtu meshkujt vazhdojnė tė pėrbėjnė numrin mė tė madh tė rasteve 69% (202 raste), por vėrehet njė rritje e numrit tė femrave HIV pozitiv 31% (89 raste deri tani, nga tё cilat 15 tё diagnostikuara vetёm nё 2008.

Njё numёr jo i vogёl ka prekur fёmijёt. Janё 17 raste tё konstatuara deri tani nga tё cilat 12 janё infektuar pёrmes transmetimit nga nёna te fёmija dhe 5 tё tjerёt nёpёrmjet gjakut.

Tё gjithё kёta fёmijё trajtohen me terapinё e nevojshme. Qё prej vitit 2004 ёshtё bёrё i mundur sigurimi i medikamenteve antiretrovirale per personat qe jetojne me HIV/AIDS. Njё mjekim i cili sigurohet falas per te gjithe personat qe kane nevoje, dhe aktualisht janё 110 persona qё trajtohen Departamentit te Semundjeve Infektive dhe Sherbimit Pediatrik nё Tiranё.

Qe prej vitit 1993, kur u zbulua rasti pare me HIV, 99 persona kane shfaqur AIDS dhe 56 prej tyre kane vdekur.

Shifrat aktuale flasinё pёr njё prevalencё tё ulёt tё infeksionit Hiv nё Shqipёri. Megjithatё autoritetet shёndetёsore pranojnё se verehet nje tendence ne rritje e numrit te rasteve te reja dhe vleresimet sugjerojne per nje numėr me te madh te rasteve te padiagnostikuara. Nga ana tjetёr, Shqipёria, po sipas kёtyre vlerёsimeve mund te perballet me nje rritje te shpejte te numrit te rasteve, nese nuk merren masat e duhura per parandalimin e epidemise e ne menyre te vecante te grupet me risk me te larte dhe me vulnerabel te popullates, sic janё punonjёset e seksit, pёrdoruesit e drogave apo grupet e margjinalizuara tё shoqёrisё sic ёshtё njё pjesё e mirё e popullsisё rome.

Aktualisht nё tё vёrtetё pёr shkak edhe tё shtrirjes sё rrjetit tё qendrave tё kёshillitmit dhe testimit vullnetar, brenda 3 viteve tё fundit ёshtё dhjetёfishuar , duke shkuar nё mbi 2800 numri i personave qё i janё nёnshtruar me kёrkesё tё tyre testeve, ndёrkohё qё po zgjerohen edhe qendrat e trajtimit pёr pёrdoruesit e drograve vecanёrisht atyre me injektim.

http://www.voanews.com/albanian/2008...rss=topstories
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.12.2008, 11:25   5
Citim:
Nė Maqedoni, 111 persona tė infektuar nga SIDA

Gjatė kėtij viti janė regjistruar 8 raste tė reja tė personave tė infektuar nga virusi HIV, duke e ēuar numrin e pėrgjithshėm nė 111.

Dy persona kėtė vit kanė vdekur si pasojė e SIDA-s. Tė prekurit i pėrkasin kategorive tė ndryshme sociale dhe moshave tė ndryshme bėjnė tė ditur nga qendra pėr kontrolle tė HIV/SIDA-s, ku i bėjnė thirrje qytetarėve qė tė shkojnė dhe testohen.

“Testimi dhe zbulimi me kohė parasėgjithash ėshtė mirė pėr pacientėt qė tė mund ti mjekojmė. Ne kemi pacientė qė me vite pranojnė terapi punojnė dhe ndjehen mirė. Nėse vonė zbulohet fuqia jonė pėr mjekim bie nė minimum dhe fatkeqėsisht pėrfundon me vdekje”, deklaroi Milena Stefanoviē – koordinatore nacionale e Hiv/Sida.

Nga Ministria e Shėndetėsisė thonė se po bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė parandaluar sėmundjen si dhe trajtuar pacientėt e sėmurė.

“Ministria e Shėndetėsisė mbulon terapinė e nevojshme pėr tė gjithė pacientėt tė sėmurė nga Hiv/Sida, domethėnė me terapi antiretrovirale nė bazė tė protokolleve mė tė standardizuara bashkėkohore”, tha ministri i Shėndetėsisė, Bujar Osmani.

Vetėm nė gjashtė muajt e fundit nė 13 qendrat pėr dhėnien e kėshillave dhe kontrolleve janė kryer 1 mijė teste pėr diagnostikim tė virusit HIV. 1 dhjetori nė mbarė botėn, kujtohet si dita kundėr HIV/SIDA-s.

http://alsat-m.tv/Lajme-nga-vendi/8207.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.12.2008, 11:30   6
Citim:
Kosova dhe rreziku nga HIV/Aids

Kosova cilėsohet tė jetė vendi me rrezikshmėri tė lartė pėrsa i pėrket shtimit tė numrit tė tė infektuarve me virusin HIV, ndonėse ajo qėndron me numrin mė tė vogėl tė tyre nė rajon. Ekspertėt thonė, se kjo ndodh pėr shkak tė informimit tė paktė nė shkolla, mosedukimit tė tė rinjve dhe lėvizjeve nė vendet fqinje tė cilat janė tė njohura pėr numrin e madh tė tė infektuarve.

Mosha mė e prekur ėshtė ajo 30 deri nė 40 vjeēare dhe ēdo vit nė Kosovė njė person diagnostifikohet me virusin HIV.

Nė vitin 1986 u indentifikua rasti i parė i njė personi tė infektuar me HIV –AIDS. Prej atėherė nė Kosovė numri i tė infektuarve arriti nė 75. Sipas tė dhėnave, numri mė i madh i tyre, vinte nga shtetet nga kishin migruar.

Tashmė, personat me SIDA, tė cilėt jetojnė nė Kosovė, nė krahasim me vitet e mėparshme, kur shoqėria i izolonte ose nuk i pranonte, kanė formuar organizatat e tyre pėr kėshillim mjeksor dhe psikologjik.

Korrespondentja e BBC-sė, Silvana Bardhi vizitoi njė nga kėto qėndra, nė tė cilėn bėjnė pjesė 10 persona tė sėmurė me HIV – AIDS.

Gjysma e tyre, kanė krijuar familje, e cila sipas drejtuesve tė organizatės, e ka pranuar kėtė fakt dhe fatmirėsisht virusi vdekjeprurės nuk ka infektuar fėmijėt e tyre.

Njė nga pėrfaqėsuesit e organizatės joqeveritare tė asosacionit kosovar tė personave me HIV-AIDS i cili nuk ka dashur tė indentifikohet, i ka thėnė BBC-sė se, personat tė cilėt vijnė nė kėtė qendėr, kanė probleme tė mėdha psikologjike.

“Pika kryesore ėshtė qė tė fillojnė ta tejkalojnė atė problematikė dhe tė vazhdojnė jetėn mė tutje. Personaliteti i personave tė infektuar ndryshon dhe kėtu kemi probleme shumė tė mėdha, kjo varet prej individit. Me personat e rinj me tė cilėt kemi pasur kontakt edhe me familjet e tyre, kemi pasur njė komunikim tė mirė dhe kemi arritur qė sė paku tė ulim pengesat. Normalisht duhet tė jenė tė kujdesshėm, mirėpo, derisa familja ekziston, kanė pėrkrahjen e tyre.”

“Nė Kosovė ka njė numėr tė madh tė ndėrkombėtarėve, shumica e tė cilėve vijnė nga vendet ku HIV-AIDS-i ėshtė shumė mė i lartė se nė Kosovė. Kemi migrimet e popullsisė qė ka pasur gjatė viteve 1990- 1999, mbi pesėqind mijė njerėz. Kosovarė tė rinj kanė lėvizur nėpėr vende tė ndryshme tė botės dhe tė Evropės, ku numri i tė infektuarve ėshtė shumė mė i madh se nė Kosovė, dhe shumica e tyre, tani janė kthyer dhe mund tė jenė si burim i infeksionit.

Edhe pse nuk kemi statistika tė sakta, mirėpo nė Kosovė ka informata pėr rritje tė konsumimit tė mjeteve narkotike, pas luftės, dhe ky ėshtė njė faktor tjetėr i rrezikut, kemi rritjen e prostitucionit nė Kosovė. Tė gjitha kėto Kosovėn e fusin nė grupin e vendeve me rrezikshėri tė lartė pėr HIV-AIDS,” tha doktor Izet Sadiku.

Ekspertėt thonė se Kosova ndodhet nė fazėn ku mund parandalohet sėmundja, pėr shkak tė numrit tė vogėl tė tė infektuarve.

Sipas tyre, qeveria e Kosovės deri tani nuk ka ndarė njė fond tė veēantė pėr tė sėmurėt me HIV-AIDS.

Mirėpo, kėtė vit si vend nė zhvillim ajo ka fituar njė fond prej rreth 5 milionė eurosh nga UNAIDS-i, tė cilėn Kosova do e pėrfitojė gjatė pesė viteve tė ardhshme pėr luftimin, parandalimin dhe mjekimin e personave tė prekur nga sėmundja e SIDA-s.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...sovoaids.shtml
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.3.2009, 23:36   7
Citim:
Tiranė: ISHP konfirmon 10 raste tė reja me SIDA, dyshohen 1'500

Nė 3-mujorin e parė tė 2009-ės, konstatohet njė numėr i madh personsh tė infektuar me HIV, duke e ēuar nė total numrin e tė prekurve nė vend nė 312. Megjithėse shteti Perėndimor ka prevalencė tė ulėt nė krahasim me vendet e tjera evropiane, shifrat tregojnė njė rritje tė numrit tė tė infektuarve nė krahasim me vitin e kaluar.

Burime zyrtare nga Instituti i Shėndetit Publik, bėnė tė ditur pėr gazetėn “SOT”, se numri i personave tė diagnostikuar me SIDA pėr tremujorin e parė tė 2009, ėshtė 10.

“Pėr vitin 2009, ne kemi diagnostikuar 10 raste tė infektuar me HIV/SIDA. Nga kėto, katėr raste i pėrkasin seksit femėr, ndėrsa 6 tė tjerėt janė meshkuj. Ndėrkaq, vihet re njė tendencė fenimizimi nė personat e infektuar, njė lloj balancimi gjinor nė rastet e tė prekurve. Tė diagnostikuarit e kėtij viti, i pėrkasin grup-moshės 35-45- vjeē. Kėshtu, deri mė tani nuk janė diagnostikuar raste fėmijėsh tė prekur. Pėrgjithėsisht, rreth 60% tė raste, infeksionin e kanė marrė jashtė vendit, kurse pjesa tjetėr brenda”, u shpreh pėr gazetėn “SOT”, Marjeta Dervishi, doktoreshė pranė ISHP.

Ndėrsa nė numrin nė total tė tė diagnostikuarve nė Shqipėri, fatkeqėsisht konstatohet se 75-90 % nga tė infektuarit me SIDA janė prej moshės 25 deri mė 45 vjet, moshė e cila ėshtė me e pėrshtatshme dhe mė e volitshme pėr aktivitetet shoqėrore dhe ekonomike. Meqėnėse pjesa mė e madhe tė tė infektuar me HIV janė emigrantė, shkaku themelor pėr rritjen e numrit tė tė prekurve, ėshtė mungesa e informacionit, nga kjo shtresė, pėr rrezikshmėrinė e kėsaj sėmundje dhe kontaktet seksuale tė pakontrolluara.

Shifrat zyrtare tė bėra publike pėr numrin e tė infektuarve me HIV, janė tė pasakta, sepse mendohet se numri i tė prekurve tė padeklaruar si tė tillė shkon deri nė 1'500 vetė. Tė dhėnat e bėra publike zyrtarisht nga ISHP, pėrfshijnė vetėm personat e diagnostikuar nga ky sektor. Megjithatė, ende nuk ka njė studim tė mirėfilltė nė rang shteti ku tė deklarohet njė shifėr e saktė e tė prekurve nga SIDA.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=7179:...
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.8.2009, 02:25   8
Citim:
Zbardhet kodi gjenetik i virusit tė SIDĖ-s
Zėri i Amerikės / 06-08-2009

Njė ekip shkencėtarėsh amerikanė thotė se kanė mundur tė zbardhin tė gjithė kodin gjenetik tė virusit tė SIDĖ-s, njė zbulim ky qė mund tė ēojė nė zbulimin e ilaēeve tė reja pėr kurimin e sėmundjes.

Gjenomi i virusit HIV pėrmban acid ribonukleik, apo RNA, qė i ngjan vizualisht njė litari tė pėrbėrė nga struktura komplekse gjenetike qė udhėzojnė mėnyrėn e sjelljes sė virusit.

Dr. Kevin Weeks, studjues nė Universitetin e Karolinės sė Veriut, thotė se njė grup kolegėsh pėrdorėn njė teknikė tė re, qė u dha atyre mundėsinė tė kenė informcione tė reja pėr virusin HIV.

Dr. Weeks thotė se teknika mund tė ēojė nė zbulimin e trajtimeve tė reja pėr viruse tė tjera, si ai i polimelitit, gripit dhe hepatit tė tipit C.

http://www.voanews.com/albanian/2009...rss=topstories
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.11.2009, 19:18   9
Citim:
Ndryshohen 'kėshillat pėr ilaēet' e HIV-it

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) po lėshon udhėzime tė reja pėr mjekimin e pacientėve me HIV.

Me udhėzimet e reja, numri i personave qė marrin ilaēet anti-retrovirale, mund tė dyfishohet.

OBSH po rekomandon qė mjekimi tė nisė njė a dy vjet mė herėt, duke u bazuar tek njė studim i ri.

Studimi ka treguar se njė hap i tillė, edhe pse i kushtueshėm, do t'i pėrmirėsojė ndjeshėm gjasat e tė infektuarve pėr tė mbijetuar.

Pėr momentin, 4 milionė vetė nė mbarė botėn marrin ilaēe anti-retrovirale, por me rekomandimet e fundit, numri pritet tė dyfishohet.


Studime tė reja

Pėr herė tė fundit, OBSH bėri rekomandime pėr pacientėt me HIV-it para tre vjetėve.

Por qė nga ajo kohė, studimet kanė treguar se ata qė fillojnė mjekimin me ilaēet retrovirale kanė mė shumė gjasa pėr tė mbijetuar.

Kėshtu qė tani OBSH-ja thotė se pacientėt duhet tė fillojnė t'i marrin ilaēet njė a po dy vjet mė parė nga norma aktuale.

Organizata thotė se ilaēet duhet t'u jepen dhe nėnave me fėmijė nė gji dhe grave shtatzėna qė janė HIV pozitive.

Me kėtė, thotė organizata, gjasat e mbijetesės sė tyre shtohen dhe reduktohet rreziku i kalimit tė virusit tek foshnjat.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...iv_drugs.shtml
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.12.2009, 14:15   10
Citim:
Dita Botėrore e AIDS-it. Nė Shqipėri 450 tė infektuar

Sot ėshtė Dita Botėrore e AIDS-it, e cila ka pėr qėllim rritjen e vetėdijes pėr luftimin e kėsaj sėmundje.

Aktualisht nė Shqipėri SIDA ka njė prevalencė tė ulėt, pasi deri mė tani janė konstatuar vetėm 450 persona tė infektuar nga HIV/AIDS. Por, specialistėt vėnė nė dukje se numri i personave tė infektuar po rritet vit pas viti. Sepse vetėm pėr kėtė vit janė raportuar 55 raste tė reja me HIV, ndėrkohė qė vitet e mėparshme numri ka qenė mė i ulėt. Gjithsesi mendohet se ka njė numėr shumė tė madh tė rasteve tė padiagnostikuara.

Nė Tiranė me rastin e Ditės Botėrore kundėr HIV/AIDS do tė organizohet njė panair me karakter informues dhe edukues nga disa shoqata, pranė hotel "Tirana". Tė pranishėm nė kėtė takim do tė jenė ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili si dhe drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik, Alban Ylli, tė cilėt do tė japin dhe deklaratat e tyre nė lidhje me kėtė sėmundje nė vend.

Ndėrkohė nė njė raport tė Kombeve tė Bashkuara, paralajmėrohet se Evropa Lindore dhe Azia Qendrore janė tė vetmet rajone nė botė ku shkalla e pėrhapjes sė HIV ende po vazhdon tė rritet.

Raporti thotė se rreth 110 mijė njerėz tjerė janė infektuar me HIV nė vitin 2008, duke e ēuar nė 1.5 milionė numrin e pėrgjithshėm nė Evropėn Lindore dhe Azi, krahasuar me 900 mijė sa ishte nė vitin 2001.

Raporti thotė se Ukraina dhe Rusia po pėrjetojnė epidemi tė rėnda nė rritje. Ukraina e ka shkallėn mė tė lartė tė tė infektuarve nė tėrė Evropėn, me tė paktėn 1.6 % tė tė rriturve.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=4612
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 21.2.2010, 18:17   11
Citim:
Transplanti i qelizave zhduk virusin HIV

Berlin, 21 shkurt - Revista prestigjioze “New England Journal of Medicine” ka publikuar njė mrekulli shkencore qė hap shpresa tė reja nė luftėn kundėr virusit HIV/AIDS.

Njė 42 vjeēar gjerman i ėshtė nėnshtruar transplantit tė qelizave dhe, dy vjet pas kėsaj nė gjakun e tij nuk ėshtė vėnė re asnjė gjurmė virusi. Ndėrhyrja ėshtė kryer nė Spitalin Universitar tė Berlinit.

Sipas mjekėve, e gjithė merita i takon ADN-sė sė donatorit, nė gjendje pėr tė qenė imunė ndaj HIV-it. Por, sipas mjekėve, kjo ndėrhyrje nuk mund tė kryhet vazhdimisht, sepse ėshtė shume e rrezikshme dhe vė nė diskutim jetėn e pacientit.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,15,12456
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.4.2011, 17:05   12
Citim:
SHBA: Proteina e modifikuar ndalon virusin HIV

SHBA: Proteina e modifikuar ndalon virusin HIV Nė njė nga zhvillimet mė tė rėndėsishme nė luftėn kundėr SIDA-s shkencėtarėt kanė krijuar nė laborator njė proteinė qė ndalon hyrjen e virusit HIV nė qelizat e njeriut.

Proteina laboratorike ėshtė modifikim i njė proteine natyrale, tė quajtur RANTES, e cila ėshtė pjesė e sistemit imunitar tė trupit tė njeriut. RANTES-i mbron trupin kundėr HIV-it, por nuk mund tė pėrdoret drejtpėrdrejt si ilaē pasi ka pasoja tė ndryshme biologjike qė mund tė shkaktojnė pezmatime tė dėmshme.

Pas ekzaminimit tė strukturės sė pėrpiktė molekulare tė proteinės nė fjalė, shkencėtarėt zbuluan se vetėm njė fragment i vogėl i proteinės ėshtė pėrgjegjės pėr ndalimin e hyrjes sė HIV-it nė qelizat e shėndosha.

Prej aty, proteina u nda nė disa pjesė dhe u punua pėr ta stabilizuar pa prekur vetitė e saj mbrojtėse.

Pas rafinimit tė nevojshėm molekular dhe modelimit virtual, shkencėtarėt krijuan njė peptid me forcė tė lartė kundėr HIV-it, i cili mendohet tė pėrdoret dhe kundėr sėmundjeve tė tjera pezmatuese si artriti dhe lupusi, si dhe pėr parandalimin e refuzimit tė organeve tė transplantuara.

http://ateistet.org/lajme/shba-prote...on-virusin-hiv
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.9.2012, 21:59   13
Citim:
50 tė diagnostikuar me Sida nė Shqipėri

Pėr 8 muajt e parė tė vitit 2012 janė diagnostikuar 50 raste tė reja me HIV/AIDS. Tė dhėnat bėhen publike nga mjeku i departamentit tė kontrollit tė sėmundjeve infektive pranė Institutit tė Shėndetit Publik, Shpėtim Qyra.

Sipas mjekut, ajo qė vihet re ėshtė fakti se tė diagnostikuarit e rinj nuk janė pjesė e grupeve tė rrezikuara siē janė tė droguarit apo meshkujt qė kryejnė marrėdhėnie me meshkuj, por janė raste qė i pėrkasin popullatės sė pėrgjegjshme. Gjithashtu, mjeku bėn me dije se nė total rastet e personave tė prekur nga kjo sėmundjeve, qė prej vitit 1993 kanė shkuar nė 530.

http://ina-online.net/shqiperia/21379.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.4.2013, 22:24   14
Citim:
ISHP: 4-mujori i fundit, 32 raste tė reja me HIV

Rreth 32 persona janė identifikuar gjatė 4 mujorit tė parė tė kėtij viti me virusin HIV pas testeve vullnetare tė gjakut qė kanė kryer pranė laboratorit tė referencės nė ISHP dhe klinikės sė sėmundjeve infektive nė QSUT.

Specialistja e shėndetit publik Marjeta Dervishi tha se nė Shqipėri vazhdon tė mbetet problem numri i ulėt i testimeve. Sipas specialistes, kryerja mė e madhe e testimeve bėhet nė tiranė, megjithėse nė 12 prefektura tė vendit janė hapur qendrat e kėshillimit e testimit pėr HIV/AIDS.

Ajo tha se mungesa e ndėrgjegjėsimit ka bėrė qė gati gjysma e pacientėve te prekur me HIV tė vijnė nė stadin e AIDS, duke i hequr vetes shumė mundėsi pėr tė zgjatur vitet e jetės. Me shifrat e reja tė raportuara Shqipėria numėron sot zyrtarisht 607 persona qė jetojnė me HIV, mes tyre dhe 28 fėmijė. Sipas tė dhėnave tė ISHP-sė, gjatė kėtij 4 mujori nuk janė identifikuar fėmijė tė lindur me HIV apo tė infektuar nga ky virus i rėndė.

http://www.gazetarepublika.al/?p=50980
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.6.2013, 20:22   15
Citim:
“Shpėrthen” SIDA nė jug tė vendit nga emigrantėt e rikthyer

Numri i tė infektuarve arrin nė 49 raste. Mes tyre, 2 fėmijė. Vetėm nė Sarandė janė zbuluar 4 raste tė reja.

Ka qenė i pazakontė pėr specialistėt e Institutit tė Shėndetit Publik zbulimi i njėpasnjėshėm i rasteve tė prekura me virusin HIV nė jug tė vendit. Vetėm nė Sarandė, nė 5 muajt e fundit janė zbuluar 4 raste tė reja tė infektuar me SIDA. Nė total, bashkė me tė prekurit e vitit tė kaluar, arrin nė shtatė vetėm nė kėtė rreth. Pothuajse tė gjithė janė emigrantė apo kanė pasur jashtė njė prej familjarėve.

Nė total, numri i tė prekurve nė tė gjithė vendin qė nga fillimi i vitit ka arritur nė 49 raste, prej tė cilėve 2 janė fėmijė. Gjithēka e konfirmojnė pėr gazetėn burime tė sigurta nga ISHP. Sipas tyre, mosha e tė infektuarve ėshtė nga 25 deri nė 40 vjeē dhe pjesa mė e madhe kanė mėsuar rastėsisht pėr sėmundjen pas shfaqjes sė shenjave klinike. Disa kanė tentuar tė japin gjak pa ditur se janė mbartės tė virusit tė rrezikshėm. Pasi u janė bėrė analizat, ėshtė konfirmuar infektimi.

EMIGRANTĖT

“Tė paktėn 3 vitet e kaluara nuk kemi pasur shumė raste nga emigrantėt. Pėrgjithėsisht virusi ka qarkulluar brenda vendit. Pėrbėn shqetėsim pėr ne sidomos dy muajt e fundit zbulimi i rasteve nė Sarandė, apo nė ndonjė zonė tjetėr nė jug tė vendit. Janė emigrantė, tė cilėt janė rikthyer pėrfundimisht nga Greqia dhe mė pas kanė mėsuar pėr sėmundjen”, thonė specialistėt. Sipas tyre, ndonėse rreth 95% e popullatės ka dijeni se ēfarė ėshtė virusi HIV dhe si transmetohet, vetėm njė pjesė e vogėl preferon tė pėrdorė prezervativin pėr t’u mbrojtur. “Niveli i ndėrgjegjėsimit nė kėtė pikė ėshtė i ulėt. Ekziston psikologjia, pėrgjithėsisht te meshkujt shqiptarė, se virusi nuk i kėrcėnon ata dhe se janė tė pėrjashtuar nga rreziku. Ndėrkohė qė pas marrėdhėnieve jashtėmartesore tė pambrojtura, e njėjta gjė ndodh edhe nė familje, duke u transmetuar sėmundjen bashkėshortėve”, thonė specialistėt e ISHP-sė.

Sa u pėrket 2 fėmijėve tė infektuar, tė cilėt u janė shtuar 16 rasteve tė mėparshme, ISHP bėn apel pėr domosdoshmėrinė e njė programi kombėtar qė t’i bėjė tė detyrueshme analizat e SIDA-s gjatė shtatzėnisė. “Ligji nuk e parashikon qė kjo analizė tė jetė e detyrueshme, por ėshtė e nevojshme qė tė kapen qė nė shtatzėni pėr tė evituar transmetimin vertikal nga nėna te fėmija”, thonė specialistėt e ISHP-sė.

http://www.panorama.com.al/2013/06/1...et-e-rikthyer/
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 13:47.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.