Kthehu   Kreu > D1 > ZONA 2 > Lindor
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 2.4.2009, 13:46   1

Shkrim i cituar Shkupi po shndėrrohet nė qytet sllav, Tirana hesht


Citim:
Nėse shkon nė Shkup kėto ditė, ajo qė tė bie mė tepėr nė sy kohėt e fundit, ėshtė njė dekor gjigant sllavo-ortodoks, flamuj shtetėrorė gjigantė, njė kryq i madh gjigant, pėrmendore gjigante. Kjo ka ardhur si rezultat i njė projekti qeveritar pėr vendosjen e disa pėrmendoreve nė Shkup, duke patur si synim forcimin e identitetit kombėtar tė palės maqedonase.

Edhe shqiptarėt qė banojnė nė Shkup, kanė paraqitur projektet e tyre. Kėshtu, ata kanė propozuar qė bulevardi "Nikolla Karev", tė marri emrin e ish-Presidentit amerikan Bill Klinton.

Gjithashtu, bulevardi "Kėrste Misirkov", ėshtė propozuar qė tė marrė emrin "Nėnė Tereza", ndėrsa bulevardi "Cvetan Dimov", tė marrė emrin e "Adem Jasharit "...Por, ndonėse propozimet e shqiptarėve qė banojnė nė Shkup janė bėrė qė nė muajin shkurt tė 2007-ės, ato kanė ngelur nėpėr sirtarėt e qeverisė dhe asnjėri prej tyre nuk merr jetė ...

Por, e vėrteta ėshtė krejt ndryshe; pas zgjedhjeve janė bėrė gati qė tė vendosen 60 buste dhe monumente qė tė gjitha maqedonase. Propozimet e shqiptarėve kanė pėrfunduar nė kosh ...Shkupi do tė tjetėrsohet brenda natės dhe Shkupi i vjetėr dhe gjithēka qė ėshtė shqiptare atje, do tė asimilohet ...

Ky projekt ēoroditės dhe tendencioz i qeverisė nė mėnyrė tė heshtur, po e ndan qytetin pėrgjatė lumit Vardar duke sjellė zhvendosjen graduale tė shqiptarėve nga Shkupi. Shqiptarėt, me tė gjitha kėto pėrmendore qė do tė ngrihen nė Shkup, ndjehen tė rrezikuar dhe do t'ju duket sikur nuk jetojnė nė qytetin e tyre, por nė njė qytet tė huaj. Shqiptarėt e Shkupit shprehen se ky projekt gjigant i qeverisė, me ngritjen e gjithė kėtyre pėrmendoreve, po cenon rėndė inteligjencėn e popujve tė tjerė multietnikė qė banojnė nė Maqedoni.

Opinioni ndėrkombėtar e ka tė qartė se ky eksponim arrogant dhe agresiv i njėrės palė nė njė shtet multietnik do tė provokojė ndjenjat e qytetarėve tė tjerė.

Por ka dhe intelektualė maqedonas, tė cilėt e kanė kritikuar mbi baza shkencore ngritjen e Vojvodėve maqedonas mbi kuaj nė dy skajet e Urės sė Gurit, duke pohuar se Vojvodėt maqedonas kanė vepruar nė male dhe Shkupin as qė e kanė parė me sy. Dihet, thonė ata, se nė ato kohė, nė Shkup, me kalė shėtisnin askertė turq...

Por, kuptohet, skenari i qeverisė, i vendosjes sė monumenteve vetėm maqedonase, ka si qėllim qė shqiptarėve t`u imponojė inferioritetin.

Ky gjest i qeverisė maqedonase i revolton dhe fyen shqiptarėt. Ēuditėrisht, shqiptarėt kanė njė praktikė tė gabuar nė Maqedoni, qė fillojnė e reagojnė para faktit tė kryer dhe jo kur diskutohet projekti. Ėshtė vėrtet e ēuditshme, thonė shqiptarėt e Shkupit, qė subjektet politike shqiptare e kanė zėrin e ngjirur pėr tė kėrkuar tė drejtat e shqiptarėve.

Por, ėshtė krejt paradoksale qė edhe intelektualėt e shquar shqiptarė nė Shkup, heshtin ose bisedojnė midis tyre vetėm nė tavolina kafenesh, pa e ngritur zėrin atje ku duhet. Ata thonė se kėtė pėrgjegjėsi politike e kanė partitė shqiptare nė Maqedoni!

Ėshtė vėrtet paradoksale qė Shkupi ėshtė qyteti me numėr mė tė madh tė shqiptarėve nė gjithė Ballkanin, por ai dalėngadalė dhe nė mėnyrė tė heshtur po u merret shqiptarėve krejtėsisht, duke u kthyer nė njė qytet sllavo -ortodoks.

Ėshtė fakt qė, tashmė, ndarja etnike nė Maqedoni, vihet re nė ēdo sferė nė arsim (ndarja e klasave nė gjimnazin e Strugės mbi baza etnike), ndarja nė kulturė, ekonomi, media, etj. dhe kjo realizohet me njė arrogancė verbuese dhe me njė ndjenjė superioriteti ndaj shqiptarėve.

http://www.shekulli.com.al/2009/04/0...e-shkupit.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.12.2009, 14:41   2
Citim:
Do ndėrtohet Kishė nė Kalanė e Shkupit

Qeveria planifikon qė tė ndėrtojė njė kishė nė Kalanė e Shkupit, nė vendin ku dy vjet mė parė arkeologėt gjetėn gjurmėt e njė kishe qė nuk dihet mirė se cilės periudhė i takon. Dy vjet mė parė gjatė kohės sė gėrmimeve arkeologjike nė Kalanė e Shkupit, kishte shumė mospajtime mes arkeologėve se cilės periudhė i pėrket ajo.

Drejtoria pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore (DMTK) kishė, pasi gjatė kohės sė gėrmimeve kishte mos pajtime me arkeologėt pėr periudhėn se kujt i pėrket ajo. Qeveria ka planifikuar njė milion e 200 mijė euro ose 71 milionė denarė pėr rikonstruimin e Kalasė sė Shkupit.

Planet e Drejtorisė pėr mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore janė qė tė konservohen bedenat verilindorė dhe pėrmbajtjet e gjetura gjatė gėrmimeve arkeologjike, ndėrkaq qė pėr restaurim ėshtė planifikuar edhe kisha e gjetur pranė bedenit veri lindor.

Edhe pse Projekti pėr revitalizimin e kalasė ėshtė nė fazėn e pėrpunimit, jo zyrtarisht mėsohet se rreth njė milionė euroo do tė investohen pėr ndėrtimin e kėsaj kishe, qė planifikojnė ta pagėzojnė si kisha e Justinianit, apo Samuillit, edhe pse ajo nuk ka asnjė pikė takimi me ta.

Edhe pse Drejtori i DMTK, Pasko Kuzman ka mohuar njė gjė tė tillė, kisha ka shumė shanse qė tė ndėrtohet, pasi edhe gėrmimet arkeologjike nė Kalanė e Shkupit nisėn vetėm e vetėm pėr tė gjetur rrėnojat e ndonjė kishe dhe shkatėrrimin e cilivizimeve tė tjera qė kanė ekzistuar aty.

Pėr momentin Kalaja e Shkupit ėshtė shndėrruar nė njė arenė ndėrtimesh dhe shkatėrrimesh, ku s’ka mbet vend pa u gėrmuar me buldozer, gjė qė ėshtė kategorikisht e ndaluar nė shkencėn e arkeologjisė, por zbatohet nė arkeologjinė maqedonase. Ndėrkaq, rreth bedenave tė kalasė janė ndėrtuar kupolat, tė cilat sipas udhėheqėsisė janė kullat e rojave tė kalasė.

Sipas medieve ndėrtimi i kishės nė kala do tė zėvendėsonte dhe pėrmbushte dėshirėn e Kryeministrit Nikolla Gruevski si dhe tė Kishės Ortodokse tė Maqedonisė, kur bėhej fjalė pėr ndėrtimin e kishės Shėn Konstantini dhe Elena nė qendėr tė Shkupit.

Gėrmimet nė Kalanė e Shkupit nisėn nė mars tė vitit 2007. Pas gėrmimeve ka nis me rikonstruimin si dhe me ndėrtimin e gjėrave tė reja. Pas pak viteve, turistėt do tė mund tė shohin, jo njė kala tė ndėrtuar para qindra shekujsh, por njė kala tė re tė ndėrtuar sipas modelit maqedonas.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2476.html
Citim:
BFIM kėrkon xhaminė nė Kala

Nėse eventualisht Drejtoria pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore (DMTK) vendos pėr rindėrtimin e kishės nė Kalanė e Shkupit, e cila nuk dihet saktėsisht se cilit shekull i pėrket, ajo patjetėr e ka qė tė rindėrtojė edhe xhaminė qė gjendet nė Kalanė e Shkupit. Meqė nė Kalanė e Shkupit kemi kryqėzim tė shumė kulturave, nė tė ka objekte fetare tė shumėllojshme. Si ēdo garnizon ushtarak i kohės sė sundimit osman, edhe garnizoni qė ka qėndruar nė kala ka pas edhe xhami ku janė kryer ritualet fetare.

Bashkėsia Fetare Islame e Maqedonisė (BFIM) do tė kėmbėngulė qė tė ndėrtohet edhe xhamia dhe nuk do tė lejojė qė tė bėhet diskriminim.

“Gjithsesi qė do tė kėrkojmė rindėrtimin e xhamisė. Askush nuk guxon qė tė bėj diskriminim, ne nuk do tė lėshojmė pe”, tha pėr “Lajm” sekretari i BFIM-sė, Afrim Tahiri.

Edhe Kėshilli koordinues pėr rindėrtimin e Burmali xhamisė, i cili pėrbėhet nga rreth 80 shoqata joqeveritare ėshtė i mendimit qė BFIM tė mos lėshoj pe dhe pėr ēdo vendim politik pėr ndėrtimin e ndonjė kishe tė kėrkojė qė i njėjti tė vlejė edhe pėr rindėrtimin e xhamive.

“Jemi tė koncentruar nė ndėrtimin e kėtij objekti tė kultit (Burmali xhamisė) dhe se ēdo vendim politik qė merret pėr ndėrtimin e ndonjė kishe duhet tė pasoj me vendim politik pėr ndėrtim, ose rindėrtim tė xhamive, gjė pėr tė cilėn BFIM nuk duhet tė lėshojė pe”, tha Ramadan Ramadani nga Kėshilli koordinues.

Kėshill ėshtė i mendimit se ideja pėr rindėrtimin e kishės nė Kalanė e Shkupit ka pėr qėllim harrimin e problemit kryesor qė ekziston nė Maqedoni, mosmarrjen e datės pėr bisedime pėr nė Bashkimin Evropian (BE).

“ Ideja ėshtė qė tė instrumentalizohet trashėgimia kulturore me qėllim tė mos marrjes sė datės pėr bisedime pėr anėtarėsim nė BE”, tha Ramadani, duke shtuar se, sa herė ka ndonjė problem tė madh nė Maqedoni, menjėherė hapet njė ēėshtje tjetėr, me qėllim qė tė harrohet ajo kryesorja.

Projekti pėr revitalizimin e Kalasė sė Shkupit pėr tė cilin janė ndarė njė milionė e 200 mijė euro parasheh konservimin e bedenave verilindorė, pėrmbajtjeve tė gjetura gjatė gėrmimeve arkeologjike, (kishės pranė bedenit veri lindor) pėr tė cilėn janė paraparė njė milionė euro.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2499.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.12.2009, 15:00   3
reparti kimik
 
Shqiptarėt, mes jevgjve ortodoksė dhe jevgjve islamikė...
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.12.2009, 14:33   4
Citim:
Hegjemonizimi i Shkupit me figura sllavomaqedonase

Shkup - Qeveria e Maqedonisė pas festave tė vitit tė ri do tė fillojė realizimin e projekteve tashmė tė pėrgatitura pėr vendosjen e busteve dhe pėrmendoreve antike dhe sllavomaqedonase nėpėr pjesėt qendrore dhe nė sheshin e Shkupit.

Lajmi bėhet i ditur nga burime qeveritare pėr agjencinė e lajmeve "INA", tė cilėt theksojnė se plani i Gruevskit do tė realizohet sidomos tani pasi qė atij i ėshtė dhėnė hapėsirė nga BE-ja me mosdhėnien e datės pėr fillimin e negociatave pėr anėtarėsim.

Mosvendosja e pėrmendoreve antike qė paraqesin edhe provokim pėr Greqinė, kishte shtuar edhe reagimet e Brukselit, me ē`rast ishte kėrkuar qė Gruevski tė heqė dorė nga kėto projekte.

Mirėpo tani pas dėshtimit nė Bruksel mė 7 dhjetor, Qeveria e Gruevskit po shqyrton mundėsinė pėr tė realizuar qėllimet e saj. Sheshi i Shkupit do tė pushtohet nga pėrmendoret e njėpasnjėshme, tė cilat tashmė janė tė pėrfunduara dhe pritet vetėm ceremonia e vendosjes.

Komuna Qendėr nė bashkėveprim me Qeverinė e Maqedonisė tanimė ka zgjedhur edhe vendet e pėrshtatshme pėrreth sheshit ku do tė vendosen fillimisht disa nga 17 pėrmendoret e planifikuara. Ky projekt gjithsejtė ka kushtuar mbi 10 milion euro, ndėrsa paratė kryesisht janė pjesė e buxhetit tė shtetit.

Pėr rreth urės "Goce Dellēev" nė tė dyja anėt do tė vendosen statuja tė "luanėve", dy statuja antike dhe njė e shekullit tė XVI, por kryesisht me elemente sllavomaqedonase.

Ndėrsa pas tyre vijon edhe vendosja e pėrmendoreve tė Dame Gruevskit, pastaj pėrmendorja gjigande e Aleksandrit tė madh, Goce Dellēevit, Nikolla Karevit dhe figura tė tjera historike kryesisht sllavomaqedonase. Derisa sa projektet janė drejt kurorėzimit final, reagimeve tė fuqishme i janė bashkangjitur intelektualėt dhe historianėt shqiptarė.

Shoqata e Historianėve Shqiptarė ka kėrkuar qė tė alarmohet kjo situatė dhe kjo strategji e Qeverisė sė Gruevskit. Pėrfaqėsuesi i kėsaj shoqate Vehbi Xhemaili vlerėsoi se me vendosjen e busteve po bėhet hegjemonizėm totalitar i kulturės sllave mbi kulturat tjera.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...iptare&nr=8755
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.12.2009, 13:07   5
Citim:
Isa Boletini, Dervish Cara, Xhemė Hasa nė sheshin e Shkupit

Nė rast se do tė vijojė strategjia pėr vendosjen e busteve dhe pėrmendoreve vetėm tė heronjėve apo figurave historike sllavomaqedonase, atėherė shqiptarėt do tė ngrejnė iniciativė pėr vendosjen e figurave tė personaliteteve historike shqiptare, tė kėtyre trojeve.

Kėtė e ka theksuar Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtarė “Illyricum Libertas”. Kryetari i kėsaj shoqate, Valon Kurtishi ka theksuar se shqiptarėt unanimisht duhet tė reagojnė hapur kundėr strategjisė pėr sllavizimin e sheshit tė Shkupit.

“Illyricum Libertas” ėshtė shprehur kundėr vendosjes sė figurave historike ė sllavomaqedonasve nė Qendrėn e Shkupit, tė cilat sipas tij, financohen me paratė e gjithė taksapaguesve, qė 35 pėr qind janė shqiptarė.

“Nėse do tė vendosen kėta figura, krahas tyre duhet tė vendosen edhe Nėnė Tereza, Isa Boletini, Dervish Cara, Pjetėr Gurri, Filipi i Dytė, Pjetėr Bogdani, imzot Lazėr Mjeda, Xhemė Hasa dhe tė tjerė”, ka kėrkuar kryetari i shoqatės pėr ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kulturore shqiptare “Illyricum Libertas”.

Rrezikimin e raporteve tė brendshme nė Maqedoni me vendosjen e busteve e ka paralajmėruar edhe analisti politik dhe ligjėruesi universitar nė UEJL nė Tetovė, Jeton Shasivari, duke theksuar se veprimi i tillė do t’i pėrkeqėsonte ende mė tepėr raportet ndėrfqinjėsore midis dy vendeve pra Maqedonisė dhe Greqisė, gjė qė praktikisht do tė thotė se pushteti do tė vazhdojė me praktikėn e antikuizimit qė u tregua e kobshme pėr integrimin e vendit nė NATO dhe nė BE.

”Vazhdimėsia e kėsaj politike nė gjashtė mujorin e ardhshėm, praktikisht do tė thotė se vetėm kryeministri Nikolla Gruevski e imponon ēėshtjen e identitetit si pjesė pėr emrin e shtetit, gjė qė nė esencė paraqet njė politikė tė papėrgjegjshme dhe joserioze nė raport me fqiun jugor dhe si pasojė e kėsaj politike Maqedonia dita-ditės po i humbė simpatitė nė Bruksel”, ka deklaruar Shasivari, duke shtuar se kryeministri Gruevski me vendosjen e kėtyre figurave hap njė kontekst rajonal pėrpos me Greqinė edhe me shqiptarėt.

Lidhur me vendosjen e Aleksandrit tė Madh, kryetari i Organizatės “Ilirikum Libertas” Valon Kurtishi ka thėnė se nė parim shqiptarėt nuk janė kundėr vendosjes sė shtatores sė Lekės sė Madh nė Shkup, sepse sipas tij, nga shumica dėrmuese e shkencėtarėve tė huaj, ai vlerėsohet si jogrek.

“Nė shkrimet greke antike ai evidentohet si barbaroi qė nė greqishten antike nėnkuptonte njė person tė ndryshėm nė gjak dhe gjuhė nga raca greke e asaj kohe. Leka i Madh pėrveē se nga ana e nėnės qė ishte njė princeshė e njohur ilire me emrin Olimbia, edhe nga vija atėrore nuk ishte grek etnik dhe nga kjo vjen konkluza logjike se ai ishte me pėrkatėsi etnike iliro-maqedonas qė i bie tė jetė sot shqiptar”, ka theksuar Valon Kurtishi.

http://www.ina-online.net/Default.as...d80f0eef0&ln=3
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.12.2009, 15:35   6
Citim:
Maqedonia vazhdon me bustizimet “alla Gruevski”

Shkup - Qeveria e Maqedonisė ka ndarė edhe 10 milionė euro shtesė pėr tė vazhduar me projektin e bustizimit tė Shkupit, sipas modelit “alla Gruevski”.
Nė vend qė tė ndėrtonte 10 shkolla ku do tė arsimoheshin qindra nxėnės, qeveria vazhdon tė investojė nė ndėrtimin e busteve tė heronjve sllavė.

Sipas analistėve dhe ekspertėve tė ekonomisė, kryeministri vazhdon me aventurat nacional-shoviniste, pasojat e tė cilave populli pritet t’i ndjejė mė pas.

Eksperti i ēėshtjeve ekonomike Abdylmenaf Bexheti thotė se ēdo lloj investimi kapital do tė ishte mė i mirė sesa ky pėrcaktim, bile jo vetėm nga aspekti ekonomik.

“Konsekuencat politike nga ky investim do tė jenė shumė mė tė mėdha, efektet negative do tė jenė shumė mė tė mėdha sesa efektet ekonomike. Pėrveē kostove ekonomike joracionale gjenerojnė edhe kosto politike tė larta”, tha Bexheti.

Sipas tij, kjo qeveri mė tepėr investon pėr qėllime tė politikave ditore sesa pėr nevojat e qytetarėve prej ku e vjelin buxhetin.

“Ky ėshtė realiteti i kėsaj qeverie, tash e tre vite. Dihen preferencat dhe shijet e saj nga ky aspekt. Sigurisht se kjo qeveri do tė vazhdojė me aventurat e veta deri sa tė ketė mandatin. Ajo ėshtė me njė tendencė rritėse tė kėtyre investimeve, me interes tė folklorit dhe nacional-shovinizmit maqedonas”, thotė Bexheti, duke shtuar se edhe projektet e tjera kapitale, si ai i ndėrtimit tė teleferikut deri te kryqi nė Vodno dhe tė tjera projekte kanė tė njėjtin qėllim.

Analisti Ismail Sinani thotė se kjo ėshtė edhe njė dėshmi shtesė se ky kryeministėr ėshtė tėrėsisht i mbuluar nga komplekset.

“Ai me kėtė i dėshmon mbarė opinionit vendas dhe ndėrkombėtar se ėshtė i mbėrthyer me komplekse tė dėshmimit tė identitetit. Thėnė mė drejtė, ai po kėrkon njė identitet tė popullit tė vetė. Identiteti nuk krijohet me buste, por me traditė historike, e cila vjen nga lashtėsia”, thotė Sinani.

Ai sqaron se ndėrtimi i njė busti nė vitin 2009 apo 2010, nuk do tė thotė se ai popull ka histori 2 mijė vjeēare, por ėshtė njė dėshmi se ai popull fillet e veta i ka nė vitin kur edhe vendoset busti.

“Ato mjete financiare, do tė mund tė pėrdoreshin pėr shkolla, ēerdhe fėmijėsh, azile, ambulanca, rrugė, superstrada, banesa sociale dhe pėr shumėēka tjetėr, por assesi pėr buste. Por siē thash kjo flet pėr mendėsinė e kryeministrit, i cili me kėtė avaz, vendin po e shpien drejt njė krize tė madhe ekonomike dhe ndoshta nė njė tė ardhme tė afėrt edhe politike, pasojat e sė cilės do t’i ndjejmė dhe paguajmė tė gjithė qytetarėt”, theksoi Sinani.

Qeveria e Maqedonisė ka ndėrmarrė njė fushatė nacionaliste ku me mėnyra tė ndryshme pėrpiqet tė gjejė rrėnjėt e identitetit. Nė projekte kapitali, si ai i gėrmimeve (shkatėrrimeve) arkeologjike, ky i busteve, ai i teleferikut tė kryqit, etj, qeveria ka investuar miliona euro. Vetėm pėr projektin e bustizimit tė Shkupit me figura maqedonase janė ndarė 18 milionė euro.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...iptare&nr=8983
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.2.2010, 00:00   7
Citim:
Projekti Shkupi 2014: Kisha nė sheshin e Shkupit

Komuna Qendėr e Shkupit pėrfundimisht ka vendosur ndėrtimin e kishės ortodokse nė sheshin e Shkupit, ndėrsa nė planin e saj nuk ėshtė pėrfshirė ndėrtimi i xhamisė.

Kjo ėshtė pėrfshirė edhe nė projektin e prezantuar tė kėsaj komune “Projekti Shkupi 2014”, ku nė videoprezantimet pasqyrohet Kisha e cila do tė mbajė emrin “Shėn Konstantini dhe Elena”, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ndėrsa nė asnjė nga materialet e prezantuara nuk ishte pasqyruar Burmali Xhamia, gurthemelet e sė cilės gjenden nė afėrsi tė sheshit tė Shkupit. Ndėrtimi i kishės ishte paraparė edhe me ndryshimet e fundit tė planit urbanistik tė kėsaj komune, qė ishte miratuar nga shumica e kėshilltarėve komunal.

Prezantimi i sotėm pasqyroi sėrish vendosmėrinė pėr ndėrtimin e kėsaj kishe, e cila do tė realizohet nėn patronazhin e Kishės Ortodokse Maqedonase (KOM), pas nismės sė bėrė kohė mė parė nga Qeveria e Maqedonisė.

Videoprezentimi i komunės shfaqi edhe vendosjen e pėrmendoreve duke filluar nga pėrmendorja e Aleksandrit tė Madh dhe bustet e personaliteteve historike maqedonase. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...3007dc7e3&ln=3
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.2.2010, 01:44   8
Citim:
Shqiptarėt po humbin kryeqendrėn e Dardanisė

Shqipėria dhe Kosova kanė dhėnė alarmin pėr projektin e qeverisė sė Maqedonisė “Shkupi 2014”. Analistė dhe veprimtarė tė ndryshėm shqiptarė kanė shprehur shqetėsimin e tyre se nėse vazhdon tė aplikohet ky projekt, atėherė shqiptarėt do ta humbin Shkupin qė ka qenė kryeqendėr e Dardanisė.

Koēo Danaj, analist i pavarur nga Tirana ka akuzuar politikanėt shqiptarė nė Maqedoni se nuk po udhėheqin politikė tė mirėfilltė kombėtare.

“Politikanėt shqiptarė nė Shkup, ose nė Shqipėrinė Lindore qė fillon nga Struga e mbaron nė Kumanovė, nė qoftė se do tė vazhdojnė me teorinė e sotme, ditėn kundėr Nikolla Gruevskit dhe natėn pėrqafohen me tė, natyrisht se Shkupin do ta humbin”, tha Danaj.

Sipas tij, viti 2014 ėshtė nė mes viteve 2013 -2015, viti kur do tė sendėrtohet “Shqipėria Natyrale” dhe kjo Shqipėri nuk do tė ndėrtohet pa Shkupin.

“As Ali Ahmeti as Menduh Thaēi nuk janė politikanė tė pėrjetshėm. Mua nuk mė shqetėson nacionalizimi i Gruevskit, pasi ai nė kėtė pikė ėshtė shumė transparent. Ai u thotė politikanėve shqiptarė, ose bėheni vasal tė mi, ose ikni, ose pėrballoni sfidėn. Njė pjesė e politikanėve shqiptarė nuk duan ta pėrballojnė sfidėn dhe kanė zgjedhur rrugėn e deklaratave”, tha Danaj.

Autori i librit “Shqipėria Natyrale” e konsideron “Shkupi 2014” njė projekt nacional-shovinist tė krahut mė nacionalist maqedonas.

“Ky projekt jam i sigurt se nuk do tė gjejė zbatim, sepse shqiptarėt si nė Kosovė apo Shqipėri, si dhe nė Shqipėrinė Lindore, do nxjerrin njerėz tė tillė qė do tė dinė t’i mbrojnė simbolet e tyre reale. Shqiptarėt falė universiteteve, dhe qarkullimit tė lirė me bashkėkombėsit e tyre nė Prishtinė ose Tiranė do tė dinė me rrugė demokratike ta bėjnė qė tė dėshtojė projekti ‘Shkupi 2014’”, tha Danaj.

Pėr liderin e Lėvizjes “Vetėvendosja” nė Kosovė, Albin Kurti qėllimi i Gruevskit ėshtė qė t’i shpėrngulė shqiptarėt nga Shkupi.

“Qeveria e IRJM-sė, ėshtė e interesuar qė tua bėjė situatėn tė padurueshme shqiptarėve dhe nė kėtė mėnyrė t’i detyrojė ata tė shpėrngulen prej Shkupit kur dihet qė afėr gjysma e popullsisė janė shqiptarė. Me pėrpjekjen e tyre tė dėbimit tė shqiptarėve ata janė duke e pėrdorur politizimin e kulturės, me ē’rast qėllimet e tyre shoviniste i shprehin nėpėrmjet pėrmendoreve, kishave tė ndryshme. Kjo bėhet me qėllim qė shqiptarėt tė ndjehen se janė nė ndonjė ambient tė huaj, ani pse shqiptarėt janė autoktonė aty”, tha Kurti.

Albin Kurti qė pėrfaqėson zėrin revolucionar tė Kosovės kėrkon qė politikanėt shqiptarė nė Kosovė dhe Shqipėri t’i ndihmojnė shqiptarėt e Maqedonisė.

“Mendoj shqiptarėt nė IRJM nuk mund t’iu kundėrvihen suksesshėm si tė vetėm qeverisė sė IRJM-sė dhe pėrpjekjeve tė saja anti-shqiptare. Ėshtė domosdoshme qė reagimi jonė tė jetė kombėtar dhe i pėrbashkėt. Jo vetėm shqiptarėt nė IRJM, por edhe Kosova e Shqipėria do tė koordinonin veprimet kundėr Shkupit zyrtar. Elitat politike nė Prishtinė dhe Tiranė nuk e kanė fare nė agjendė mbrojtjen e shqiptarėve nė IRJM”, tha lideri i “Vetėvendosjes”.

Ndėrkaq, analisti nga Tirana, Koēo Danaj ka fajėsuar politikanėt e Maqedonisė pėr besimin qė kanė ndaj qeverisė sė Maqedonisė.

“Duke mos hequr fare fajin as tė Prishtinės e Tiranės, dua tė them se populli shqiptar nė Maqedoni ka pėrfaqėsuesit e tyre politik, tė cilėt i ka zgjedhur pėr t’i mbrojtur interesat e shqiptarėve. Kush janė shqiptarėt, rojet e Maqedonisė? Nėse ata nuk ngrihen, jam i sigurt se sėrish do tė kemi justifikime edhe nga Tirana edhe nga Prishtina. E keni dėgjuar ndonjėherė Ali Ahmetin ose Menduh Thaēin qė tė thonė se unė jetoj nė Shqipėrinė Lindore. Ata e konsiderojnė Maqedoninė si atdheun e tyre”, tha Danaj.

Nė fund tė prononcimit pėr “Lajm”, Koēo Danaj tha se nuk mjaftonte vėrejtja e Ilir Metės ndaj Milloshovskit vetėm pėr gjuhėn maqedonase qysh nga klasa e parė .

Meta duhej tė kėrkonte llogari pse s’ka ligj pėr flamurin shqiptar nė Maqedoni, pse s’ka asnjė festė shqiptare nė dhjetė festat shtetėrore tė Maqedonisė dhe pse bėhet vetėm njė projekt ultranacionalist, pėr ta krijuar Shkupin nga ish-kryeqendėr e shqiptarėve nė kryeqendėr tė maqedonasve”, tha Danaj.

Ndryshe nė projektin “Shkupi 2014” janė paraparė tė ndėrtohen ura, pėrmendore, skulptura tė ndryshme tė figurave maqedonase, kisha ortodokse nė sheshin “Maqedonia” dhe fasada tė reja pėr objektet nė qendėr.

“Keni dėgjuar ndonjė luftė, kryengritje tė shpallet nė televizor. Ato lufta qė shpallen nė TV janė ato qė nuk ndodhin kurrė. Ato janė ata shqiptarė tė cilėve iu mungon ndėrgjegjja etnike dhe besojnė nė deklarata tė tilla. Menuh Thaēi duhet tė thotė se Tetova bėn pjesė nė Shqipėrinė lindore ose jo. Lufta nuk bėhet sa herė do ky ose ndonjė politikan. Sa kohė ka qė ka vdekur marrėveshje e Ohrit, ka vdekur edhe Maqedonia. Maqedoninė deri mė sot e mbajnė nė kėmbė politikanėt shqiptarė tė cilėt janė mė shumė zėdhėnės tė nacionalizmit maqedonas se sa i mbrojnė interesat e shqiptarėve”, tha Danaj, duke komentuar fjalėt e kryetarit tė PDSH-sė se Maqedonia kėrcėnohet nga lufta.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/3346.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.2.2010, 17:20   9
Citim:
Shkupi si Belfasti

Opinioni publik nė Maqedoni ka reaguar ashpėr ndaj projektit Shkupi 2014 , i cili u promovua ditė mė parė nga Komuna Qendėr e Shkupit dhe Ministria e Kulturės.

Sipas qytetarėve, ekonomistėve, arkitektėve, politikanėve, qėllimi i pushtetit qė ta ndryshoj pamjen e qytetit tė Shkupit ka hapur ēėshtje etnike dhe fetare.

Analisti dhe publicisti, Njazi Muhamedi thotė se, Shkupi pas katėr viteve do tė jetė njė qytet i ndarė i cili do ti ngjajė Belfastit. Sipas tij nga njėra anė do tė jenė pėrmendoret e maqedonasve ndėrsa nga ana tjetėr ato tė shqiptarėve.

Muhamedi ka theksuar nė Maqedoni po instalohet njė gjeografi kulturore nė bazė tė sė cilės sipas tij po mbillet historia maqedonas nė sheshin e Shkupit.

“Kėtu kemi edhe figura kontraverse tė historisė maqedonase si Nikolla Karev, apo Goce Dellēev, sepse nuk ėshtė e prerė se ata i takojnė bullgarėve apo maqedonasve. Ato njėherė do tė vendosen dhe nuk mund tė shkulen kur do t`i teket dikujt. Mendoj se do tė ketė reagime edhe nga bullgarėt. Ne si shqiptarė duhet tė kemi kujdes dhe tė mos biem pre e diskursit politik maqedonas se ēfarė duam. Pse lihet nė harresė dhe heshtje trashėgimia ilire, e cila na takon neve si mbreti Justinian, Skupi i vjetėr, etj”, ka theksuar Muhamedi.


Nė mėnyrė simbolike ndarjen e Shkupit e ka paraqitur edhe Lėvizja Zgjohu. Kjo lėvizje tė shtunėn kishte ngritur njė mur tė improvizuar nė mes tė Urės sė Gurit, i cili u rrėnua nė mėnyrė simbolike, pėr tė shprehur revoltėn kundėr projektit siē theksuan ndarės “Shkupi 2014”.

“Projekti Shkupi 2014 ndėrton mure si ky mur qė e kemi pas shpine nė mes tė Urės sė Gurit dhe ne tė rinjtė, shqiptarė dhe maqedonas, jemi tė kundėr ndėrtimit tė mureve pėr tė ndarė qytetin nė dy anė, pėr t`i ndarė komunitetet etnike dhe pėr t`i ndarė bashkėsitė fetare duke rrezikuar bashkėjetesėn dhe harmoninė qytetare. Andaj jemi tubuar kėtu nė Urėn e Gurit, qė paraqet njė simbolin e bashkėjetesės. dhe tolerancės midis kombeve dhe feve”, ka theksuar pėrfaqėsuesi i “ZGJOHU!”, Bekim Hoxha.

Kohėve tė fundit janė evidentet skenarėt dhe fjalori sa mė i zėshėm nacionalist dhe populist nė trajtimin e realitetit politik nė Maqedoni. Kjo skemė po funksionon edhe nė rrafshin institucional, ku si bartės i kėsaj duket kryeministri Nikolla Gruevski, i cili me realizimin e projekteve tė njėanshme qeveritare, po shfaqet si njė nga kryeministrat mė tė predozuar nacionalist qė nga fillimi i tranzicionit demokratik nė Maqedoni. Enciklopedia Maqedonase, projektet e kishave, botimeve shkencore maqedonase, gėrmimeve seleksionuese dhe speciale arkeologjike, imponimi I gabuar i strategjisė pėr mėsimin e maqedonishtes nga filloristėt shqiptarė, projektet seleksionuese qeveritare qė janė disproporcionale me projektet qė duhet tė realizohen pėr bashkėsitė e tjera etnike, gjegjėsisht shqiptarėt janė faktet e kėtij realiteti, qė shtrojnė tė vėrtetėn e politikės sė rrėmbyer nga kthetrat e nacionalizmit. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...18eeb951f&ln=3
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2010, 14:48   10
Citim:
Pėrplasen partnerėt qeveritarė VMRO-DPMNE dhe BDI

Partnerėt e koalicionit nė Maqedoni, tė mėrkurėn janė pėrplasur sėrish mes vete. Kėsaj radhe sherri ka plasur rreth projektit “Shkupi 2014” pėr tė cilin nuk u arrit tė hapet debat nė Komitetin pėr marrėdhėnie ndėretnike pėr shkak tė mospasjes sė kuorumit.

Edhe kėsaj here si edhe tre herėt tjera munguan deputetėt e VMRO-DPMNE dhe ata tė bashkėsive etnike, rome dhe serbe.

Kryetari i Komitetit, Xhevat Ademi dhe anėtarja e kėtij komiteti, Teuta Arifi, e cilėsuan si tė qėllimshme mungesėn e deputetėve tė VMRO-DPMNE. /alsat-m/

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=5719
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.5.2010, 21:57   11
Citim:
Gruevski vendos nė 3 tė mėngjesit 2 bustet e para

Shkup – Pa gdhirė dita e diele, qeveria maqedonase transportoi dy pėrmendoret e para qė u vendosėn nė sheshin e Shkupit, nė tė dyja anėt e Urės sė Gurit.

Pėrmendoret i pėrkasin dy revolucionarėve maqedonas, Goce Dellēev dhe Dame Gruev.

Mediat shqiptare nė Maqedoni raportojnė se bustet janė sjellė nėn pėrkujdesjen e madhe tė forcave policore, por edhe nėn mbikėqyrjen e rreptė tė kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres sė Kulturės, Elizabeta Kanēevska-Mileska.

Pėr kėtė aksion “surprizė” nuk janė lajmėruar as mediat, ndėrkohė qė xhirimet speciale janė bėrė vetėm nga qeveria e drejtuar nga Gruevski, e cila disponon edhe materialet origjinalė.

Gjatė vendosjes sė dy pėrmendoreve 5 metra tė larta, mėsohet se kanė qenė tė pranishėm disa nga zyrtarėt mė tė lartė tė VMRO-DPMNE-sė, por edhe zyrtarė qeveritarė, mes tė cilėve kryediplomati Antonio Milloshoski.

I menjėhershėm ishte edhe reagimi i LSDM-sė, e cila ka bėrė tė ditur se Gruevski nė orėn tre tė mėngjesit, nė mėnyrė qyqare dhe larg syve tė opinionit, vendosi qė tė vazhdojė projektin megaloman Shkupi 2014, i cili i kushton ekonomisė maqedonase plot 200 milion euro.

http://www.gazetastart.com/lajme/Hap...qiptare/15122/

Citim:
Dellēev dhe Gruev janė bullgarė

Vendosja e busteve nė Shkup ėshtė propagandė qė nuk do tė ketė suksese. Kėtė e ka deklaruar historiani i mirėnjohur bullgar Coēo Biljarski, duke komentuar vendosjen e busteve tė Goce Dellēevit dhe Dame Gruevskit nė Shkup.

Sipas tij, kėto personalitete i takojnė historisė bullgare, ndėrsa paraqiten nė mėnyrė tė rrejshme si revolucionarė maqedonas.

“Ata po falsifikojnė historinė duke i paraqitur revolucionarėt bullgarė si maqedonas. Nė Shkup ka edhe bust tė Skenderbeut, prijės shqiptar dhe luftėtarė kundėr pushtimit osman, si dhe busti i Nėnės Terezė e cila ėshtė e lindur nė Shkup dhe ėshtė shqiptare. Kjo nuk do tė arrijė suksese tė mėdha propaganduese”, ka theksuar historiani Biljarski. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...74e016994&ln=3
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.5.2010, 08:12   12
Citim:
Krekosje me “junakė” tė huaj

Me vendosjen e pėrmendoreve Gruevski po e shndėrron sheshin e Shkupit nė shesh tė njė qyteti bullgar, vlerėson nė njė deklaratė pėr “Lajm” historiani Skender Hasani. Ai thotė se nė sheshin e Shkupit nė fakt po vendosen pėrmendore tė heronjve bullgar e jo atyre maqedonas.

Goce Dellēev, Jane Sandanski, Dame Gruev, Vanēo Mihajllov, Todor Aleksandrov, Gligor Pėrliēev, dhe shumė figura tjera tė cilėve do tė ju ndėrtohen pėrmendore nė sheshin e Shkupit, nga historianėt e fqinjit tonė lindor llogariten si figura tė historisė bullgare e jo si figura tė historisė maqedonase. Si historian neutral, qė nuk i pėrkas as etnisė maqedone e as etnisė bullgare, mund tė them se argumentet historike janė nė anėn e historianėve bullgare. Kjo nė fakt do tė thotė se nė sheshin e Shkupit me vetėdije apo pa vetėdije po vendosen pėrmendore tė heronjve bullgarė”, thekson Hasani, duke komentuar aksionin pėr mbushjen e sheshit tė Shkupit me pėrmendore tė figurave pėr tė cilat maqedonasit pretendojnė se janė bullgare.

Historiani maqedonas Vllado Popovski konfirmon se te maqedonasit ėshtė e shfaqur tepėr dukuria e figurave tė kontestuara historike, por sipas tij kjo ėshtė pasojė e asaj qė maqedonasit nuk arritėn tė formojnė shtetin e tyre deri nė vitin 1944.

“Maqedonasit ishin arsimuar si bullgarė, serbe e grekė dhe ata ashtu edhe mendonin se edhe janė. Nė kėtė kuptim kontestohet njė pjesė e heronjve maqedonas, por edhe e figurave tė tjera”, tha historiani Popovski.

Ai thotė se puna e kontestit tė heronjve nuk ekziston vetėm pėr heronj tė maqedonas, por edhe pėr shqiptarėt, bullgarėt e grekėt nė periudhėn kur sundoheshin nga perandoria osmane, por siē thotė ai kjo ėshtė mė e theksuar tek maqedonasit pasi maqedonasit nuk kanė arritur tė formojnė lėvizje nacionale gjatė krizės lindore, siē kanė vepruar shqiptarėt.

Tė hėnėn kanė vazhduar pėrplasjet lidhur me vendosjen e pėrmendoreve tė figurave histroike pėr tė cilat pretendohet se janė maqedonase.

“BDI-ja prej fillimit ka deklaruar qė projekti i cili po proklamohet pėr qendrėn e Shkupit, do tė duhet tė reflektoj karakterin multi-etnik, karakterin multi-fetar dhe tė pėrfshijė tė gjitha kulturat e tė gjitha popujve qė jetojnė nė Republikėn e Maqedonisė. Kėshtu qė ne ngelim me shpresė qė kjo edhe do tė realizohet dhe kjo do tė jetė edhe njė realitet i cili shumė shpejtė do tė mund edhe tė konstatohet”, deklaroi Abdylaqim Ademi, sekretar i pėrgjithshėm i BDI-sė.

Nė ndėrkohė DR konsideron se situata e krijuar ėshtė rezultat i projektit “Shkupi 2014”. “Pėr kėto ne kemi dhėnė shumė komente tė mėhershme dhe kjo ėshtė vetėm njė punė e kryer dhe jo rastėsisht kėto pėrmendore qė vendosen kanė sjell edhe kėtė situatė nė tė cilėn jemi sot”, theksoi Abedin Zymberi, deputet i DR-sė. Pėrmendoret nė fjalė kanė pėrplasur edhe subjektet politike maqedonase. Pėr LSDM opozitare vendosja e pėrmendoreve nė mėnyrė ilegale flet pėr patriotizėm tė rrejshėm tė Gruevskit. Kundėrpėrgjigjet VMRO-DPMNE-ja duke akuzuar LSDM-nė se nė 20 vitet e kaluara nuk ka ndėrtuar asgjė.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4381.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.5.2010, 23:29   13
Citim:
Nuk shkurtohet buxheti pėr projektin “Shkupi 2014”

Asnjė projekt qeveritar, e as ndėrtimi i projektit “Shkupi 2014” nuk do tė pėrfshihen nė kuadėr tė rebalancit tė paralajmėruar tė qeverisė sė Maqedonisė pėr shkurtimin e buxhetit.

Ministri maqedon i Financave, Zoran Stavrevski, ka theksuar se qeveria nuk do tė heqė dorė nga realizimi i projektit “Shkupi 2014” dhe se sipas tij, mund tė ndodhė qė tė ketė vetė shtyrje tė afateve pėr periudha tė shkurtra pėr realizimin e kėtij projekti.

Ministri Stavrevski ka nėnvizuar se po bėhen analizat pėr rebalancin dhe se deri tani nuk ka ndonjė projeksion se sa do tė ndodhė shkurtimi i mjeteve nė planin e realizimit tė projekteve tė parapara qeveritare.

Shoqatat e bizneseve dhe ekspertėt pėr ēėshtje ekonomike kanė rekomanduar qė qeveria tė ndėrpres harxhimet joproduktive pėr investime joekonomike, ku derdhen miliona euro siē ėshtė projekti “Shkupi 2014”, pėr ndėrtimin e busteve nė sheshin e kryeqendrės. Rekomandimet janė qė Qeveria aksentin duhet ta vendos nė harxhime produktive, tė cilat do tė ndikojnė nė zhvillim dhe rritje tė shportės harxhuese tek qytetarėt, me ē`rast do tė rritet qarkullimi financiar. (INA)

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../31065/C5/C18/
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2010, 19:20   14
Citim:
Vendoset edhe njė statuje e projektit “Shkupi 2014”

Nė sheshin e Shkupit sot nė mėngjes u vendos statuja e njė heroi maqedonas, Metodija Andonov Ēento, qė ėshtė pjesė e projektit “Shkupi 2014”.

Edhe njė statuje e re ėshtė vendosur nė sheshin “Maqedonia”, duke pėrmbushur gradualisht projektin “Shkupi 2014”. Ēento ėshtė njė nga kryetarėt e parė tė presidiumit tė ASNOM nė Maqedoni.

Statuja ėshtė e gjatė pesė metra. Transporti dhe kryerja e punimeve pėr vendosjen e saj ėshtė bėrė gjatė orėve tė para tė mėngjesit. Para njė muaji janė vendosur edhe dy statuja tė tjera gradioze nė hyrjen e Urės sė Gurit. Nė kuadėr tė projektit “Shkupi 2014” ėshtė paraparė vendosja e rreth 20 statujave, njė pjesė e tė cilėve do tė jenė tė figurave historike shqiptare.(INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...eca9d264d&ln=3
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2010, 20:11   15
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
S'prodhohet mė tritol nė Shkup e...?
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.6.2010, 21:18   16
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Sllavėt s'humbasin rast p.sh.:

Citim:
Tetovė, Baltoset bilbordi i presidentit Topi!

Ditėve tė fundit qytetarėt e Tetovės ēdo ditė shohin njė foto nė tė cilėn duket presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi i pėrlyer me baltė. Bilbordet ishin vendosura kohė mė parė pėr nder tė presidentit Topi, i cili kishte vizituar qytetin e Tetovės.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	topi-balte-tetove.jpg
Shikimet:	288
Madhėsia:	14,5 KB
NNJ:	2592

Organet kompetente akoma nuk kanė ndėrmarrė asgjė pėr ta pastruar ose larguar foton e presidentit tė Shqipėrisė, e cila duket e nėnēmuar pas baltės sė hedhur.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4784.html
Ose:

Citim:
Strugė: Sllavėt shkarravisin bustet shqiptare

http://vargmal.org/dan4130
Nė dallim nga "shqiptarėt", ata kanė vullnet.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.6.2010, 14:42   17
Rojtari i Pyllit
anėtar/e
 
Rojtari i Pyllit
 
Anėtarėsuar: 6.2009
Vendndodhja: n'kacolle
Ktu vlen shumė ajo shprehja; Mos rri, po duku! Sllavėt e kan kuptu me kohė.
Rojtari i Pyllit nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.6.2010, 18:10   18
Citim:
Vendosen statuja nė pjesėt tjetėr tė Urės sė Gurit nė Shkup

Statuja tė tjera grandioze janė vendosur nė anėn e majtė tė Urės sė Gurit dhe lumit Vardar, e cila lidhet me Ēarshinė e Vjetėr nė Shkup.

Statujat e vendosura tė rilindasėve sllav Shėn Kirili dhe Metodi dhe Shėn Klimenti dhe Naum Ohridski janė pjesė e projektit “Shkupi 2014”.

Tė dy statujat janė tė shkrira nė bronz tė cilėt kanė njė ēmim prej mbi 1 milion euro, tė punuara nga agjencia italiane pėr arte Frokaro Arte Viēenca.

Kėto janė statujat qė dalin jashtė sheshit qendror tė Shkupit, atje ku janė paraparė tė vendosen edhe statuja tė tjera tė personaliteteve historike sllavomaqedonase, nė mesin e tė cilave janė paraparė edhe katėr statuja tė personaliteteve historike shqiptare.

Projekti “Shkupi 2014” qė ka njė kosto prej rreth 200 milion euro, parasheh vendosjen e 17 statujave tė mėdha, mes tė cilave edhe ajo e Aleksandrit tė Madh, por edhe ndėrtimi i objekteve dhe meremetimi i pjesės qendrore tė Shkupit (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...f5b5ed370&ln=3
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.8.2010, 22:17   19
Citim:
Shkupit i shtohen edhe dy shtatore sllave

Kryeqyteti i Maqedonisė ėshtė mbushur plot me shtatoret e figurave historike sllave, nė kuadėr tė projektit “Shkupi 2014”. Dy luanė mėngjesin e sė martės kanė zbarkuar nė urėn e “Goce Delēevit”.

Tė vendosur nė pozitė tė rojės, sipas autorėve, ata duhet tė simbolizojnė historinė e maqedonasve, nėpėr tė cilėn gjithmonė ėshtė tėrhequr luani.

“Luani ėshtė simbol maqedonas qė njihet nė historinė tonė qysh para erės sonė. Mendimi im ishte qė ta vendos luanin nė pozitė realiste dhe nė pozitė tė rojės. Gjithashtu, luani ėshtė i dekoruar me reliev, qė nga hajdutėria deri te komitėt”, ka thėnė Darko Dukovski, autor i luanėve.

Dy luanėt kushtojnė 1 milion e njėqind e pesėdhjetė mijė euro, por sa tė holla kanė ngelur nė llogarinė e autorit, askush nuk tregon. Deri tani nė kuadėr tė projektit “Shkupi 2014” janė vendosur pėrmendoret e Goces dhe Dames, Kirili dhe Metodij, Ēento, Klimentit dhe Naumit.

Deri tani vetėm ėshtė folur, por aty ende nuk ėshtė vendosur asnjė pėrmendore a shenjė qė do tė tregonte se Maqedonia ėshtė edhe shteti i shqiptarėve qė jetojnė nė tė.

http://216.75.13.41/index/rajon/28c9...f8bc6cbbd.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.8.2010, 19:20   20
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Ironia ėshtė qė kėta bullgarėt e IRJM-sė simbolet ilire i shpallin si tė vetat, kurse "shqiptarėt" shkojnė mbajnė iftare "vėllazėrimi pa kufij" me turqit, ndėrsa i pranojnė simbolet ilire mirėfilli si sllave. Padyshim me ndihmėn e sistemit operativ turkarabosllav qė kanė nė tru. Nė kėtė hale qė quhet Ballkan.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 21:16.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.