Kthehu   Kreu > D1 > Lėnda > Infrastrukturė
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 10.6.2008, 14:51   1
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Punim Rruga e Arbrit (Tiranė-Shkup) (nė ndėrtim)


Shteti Perėndimor

Gjatėsia: 70km
Segmentet: Tiranė - Zall-Dajt - Muizė - Gur i Bardhė - Urė e Vashės - Plan i Bardhė - Bulqizė - Urė e Ēerenecit - Gjoricė - Dibėr

Emri:  rruga-arbrit-tirane-shkup.png
Shikimet: 5172
Madhėsia:  78,7 KB


Shteti Lindor

(Nė pritje tė tenderit)
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.6.2008, 17:33   2

Shkrim i cituar Si do zbatohet projekti i Rrugės sė Arbrit


Ndėrtimi i Rrugės sė Arbrit shkurton nė mėnyrė tė ndjeshme distancat e transportit qė lidhin Tiranėn dhe portin e Durrėsit me Dibrėn, Peshkopinė, Matin, Shkupin. Rruga e Dibrės, e quajtur "Rruga e Arbrit", ėshtė e gjatė 75 kilometra. Rruga parashikohet tė pėrshkohet me shpejtėsi mesatare 80 kilometra nė orė, duke mėnjanuar nė maksimum ngjitjet malore, edhe se pėrgjatohet ose ndėrpret vargmale me lartėsi mbi 1500-2000 metra.

Rruga e Arbrit do tė kalojė nė 10 zona, ku do tė shkurtojė 70 kilometra rrugėn e sotme nga Burreli. Fillimet e saj i ka nė Tiranė, mė pas nė Zall-Dajt, Muizė, Guri i Bardhė, Ura e Vashės, Plani i Bardhė, Bulqizė, Ura e Ēerenecit, Gjoricė, Dibėr.

Sipas burimeve nga Ministria e Transportit aksi rrugor i Rrugės sė Arbrit, i cili fillon nė Bulqizė dhe pėrfundon nė kufi, ka filluar ndėrtimin. Ndėrkohė, sipas tė njėjtave burime, sė shpejti pritet tė fillojnė punimet edhe pėr pjesėn nga Tirana nė Bulqizės. Rruga e Arbrit ėshtė ndarė nė katėr akse. Ndėrkohė paralelisht po bėhet dhe shpronėsimi i pronave tė tokave ku do kalojė kjo rrugė. Burime nga Ministria e Transportit thanė se po pėrgatitet lista e subjekteve, tė cilat do tė shpronėsohen. Subjektet e shpronėsuara do tė shpėrblehen sipas vlerės sė tregut. Pra pėr shpronėsimi i kėtyre subjekteve do tė bėhet nė saje tė hartės sė vlerės sė tokės tė pėrpiluar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave.

http://www.tiranaobserver.com.al/al/...5373&Itemid=37
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.11.2008, 15:24   3

Shkrim i cituar Rruga e Arbrit nė funksion tė porteve shqiptare


Rruga e Arbrit do t‘i jepte njė mundėsi tė re dhe konkrete Portit tė Durrėsit, pėr t‘u shndėrruar nė njė port rajonal dhe mė pas kokė e njė korridori panevropian. Pavarėsisht deklarimeve tė deritanishme, Durrėsi mbetet njė port kombėtar, thjesht porti mė i madh nė vend.

Ndėrkaq, Rruga e Arbrit e shkurton me rreth 100 km distancėn mes Portit tė Durrėsit dhe Shkupit thuajse duke u barazuar me distancėn Selanik-Shkup, ēka do ta fuste Durrėsin dhe krejt vendin nė lojėn e interesave dhe ofertave, duke e shndėrruar nė pikė tė rėndėsishme transiti mallrash e kontejnerėsh pėr nė brendėsi tė gadishullit, si dhe do t‘i jepte njė hop tė ri zhvillimit ekonomiko-financiar.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=52690
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.1.2009, 11:06   4
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Foto tė kėtij muaji nga gazeta vendore "Rruga e Arbrit":


Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	rruga-arbrit1.jpg
Shikimet:	7120
Madhėsia:	77,9 KB
NNJ:	1745


Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	rruga-arbrit2.jpg
Shikimet:	7104
Madhėsia:	61,8 KB
NNJ:	1746


Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	rruga-arbrit3.jpg
Shikimet:	7101
Madhėsia:	92,0 KB
NNJ:	1747
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.2.2009, 00:22   5

Shkrim i cituar Shkup: Rrugės sė Arbrit i ndėrrohet drejtimi


Shkup, 5 shkurt - Pėr biznesmenėt shqiptarė tė organizuar nė Odėn Ekonomike tė Maqedonisė Veriperėndimore ėshtė i papranueshėm vendimi i fundit i qeverisė sė IRJM-sė qė tė financohet projekti pėr ndėrtimin e aksit rrugor tė Korridorit 8, qė kalon pėrmes Gostivarit, Kėrēovės dhe fshatit Izvor me destinacion tė fundit Dibrėn.

"Shumė mė herėt, Qeverisė sė Gruevskit i kemi dorėzuar projektin falas pėr ndėrtimin e Rrugės sė Arbrit. Si duket, ky projekt po mbetet vetėm si dekor plus pėr tė zbukuruar raftet e kabinetit tė tij", tha Shefki Aliti, projektues i projektit "Rruga e Arbrit".

"Nė vend qė tė financohet projekti qė do tė shkurtonte rrugėn Shkup - Tiranė pėr 190 km pėrmes projektit tė njohur tek shqiptarėt si Rruga e Arbrit, kjo qeveri pranon projektin rrugor qė ėshtė pėr 180 kilometra mė i gjatė" thotė Aliti.

Sipas Alitit, qeveria nė vend qė tė zgjedhė projektin e ekspertėve shqiptarė tė Maqedonisė, e cila duhej tė kalonte pėrmes aksit rrugor Gostivar-Mavrovė - Lugina e Radikės dhe Dibėr, qeveria ka zgjedhur aksin rrugor tė Korridorit 8 qė kalon pėrmes Gostivarit nė Kėrēovė, nė fshatin Izvor e deri nė Dibėr.

"Ėshtė vendim skandaloz dhe absurd. Qėllimi i ndėrtimit ose realizimit tė projektit Rruga e Arbrit ishte tė shkurtohet distanca e udhėtimit e jo tė zgjatet, kurse rruga ekzistuese nė Korridorin 8, e cila duhet tė ndėrtohet, ka distancė prej 370 kilometra.

Aliti thekson se vlera e ndėrtimit tė Rrugės sė Arbrit Gostivar-Dibėr, nė pjesėn e Maqedonisė, kap shifrat prej 400 milion euro, ndėrsa projekti qė ka kaluar nė Qeveri, ėshtė parashikuar tė pėrfundojė brenda 6 viteve dhe bashkė me Korridorin 8, qė brenda saj pėrfshinė edhe projekte tė infrastrukturės, hekurudhė, energjisė elektrike dhe telekomunikime, arrijnė vlerėn prej 1.4 miliardė euro.

http://www.koha.com.mk/a02.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.4.2009, 14:26   6

Shkrim i cituar Rruga e Arbrit: Janė ndėrprerė punimet


Tashmė, kur afati kohor i pėrfundimit tė punimeve pėr ndėrtimin e Rrugės sė Arbrit ka tejkaluar ēdo parashikim tė mundshėm, kjo mė tepėr se shqetėsim ėshtė kthyer nė njė alarm tė vėrtetė pėr dibranėt. Sipas kontratės sė nėnshkruar nga firmat kontraktore dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve Tiranė, segmenti Bulqizė-Ura e Ēerenecit, prej 17 kilometrash duhet tė pėrfundonte qė nė datėn 4 dhjetor tė vitit tė kaluar. Por, deri mė tani ėshtė realizuar vetėm 50 deri nė 60 pėr qind e punimeve, nė tė gjithė gjatėsinė e saj.

Firma tenderuese ka pretenduar se zvarritja e punimeve ka ardhur pėr shkak tė problemeve nė procesin e shpronėsimeve tė tokave tė pronarėve ku kalon rruga. Por, pėr autoritetet vendore, vonesat kanė ardhur pėr shkak tė neglizhencės nė punime. Nėnprefekti i Bulqizės, Agim Perhati, pohon se njėsitė vendore nuk kanė krijuar asnjė vonesė nė lidhje me shpronėsimet e tokave.

Ndėrkohė, drejtuesit e automjeteve qė kalojnė nė kėtė segment rrugor, shprehen se prej mė shumė se njė viti lėvizja nė kėtė pjesė rruge ėshtė kthyer nė njė torturė tė vėrtetė, pasi nga punimet e lėna pėrgjysmė rruga ėshtė shkatėrruar krejt.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=62091
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.6.2009, 15:54   7
Citim:
S'ka para pėr "Rrugėn e Arbrit"
Zejnulla VESELI

Shkup, 11 qershor - Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me miratimin e strategjisė pėr ndėrtimin e infrastrukturės rrugore, ka paralajmėruar se deri nė fund tė viti 2011 do tė pėrfundohet Korridori 8, dhe do tė fillohet me ndėrtimin e 7 projekteve tjera rrugore.

"Do tė ndėrtohet rruga magjistrale Shkup-Bllacė, e cila dukshėm do tė ndikojė nė qarkullimin sa mė tė mirė tė transportierėve. Tani mė me hapjen e rrugės Prishtinė-Kukės- Durrės, edhe qytetarėve tė Maqedonisė u jepet mundėsia qė tė shkojnė mė shpejtė drejt qyteteve tė Shqipėrisė", thotė Dragan Simonovski, zėdhėnės i Ministrisė sė Transportit dhe Lidhjeve.

Ndėrkaq, pėr ndėrtimin e "Rrugės sė Arbrit", projekt i pėrgatitur nga Oda Ekonomike e Maqedonisė Veriperėndimore (OEMVP), Qeveria tash pėr tash nuk parasheh mjete, me arsyetim se kushton shumė. Por, pėrfaqėsuesit e OEMVP mendojnė ndryshe.

"Shqipėria po harxhon miliona euro pėr ndėrtimin e autorrugave qė lidhin vendin me vendet fqinje. Nė ndėrtimin e sipėr ėshtė ndėrtimi i rrugės me katėr korsi nga Tirana drejt kufirit shqiptaro-maqedonas nė Dibėr. Mirėpo, e njėjta gjė nuk ndodh mė Qeverinė e Maqedonisė edhe pse projekti ėshtė i gatshėm", thotė Shefki Aliu pėrfaqėsues i OEMVP-sė.

Fjala ėshtė pėr ndėrtimin e njė autorruge prej 52 kilometrave qė kap njė kosto prej 180 milionė euro. Sipas Aliut, ky projekt para tre viteve i ėshtė dorėzuar kryeministrit Nikolla Grujevski.

"Jo vetėm kėtė projekt, por kemi dorėzuar edhe projektin e ndėrtimit tė autorrugės Tetovė-Jazhincė dhe Tetovė-Prizren nė njė distancė prej 43 kilometra. Pėr realizmin e kėtyre projekteve nevojiten rreth 250 milionė euro qė tė kemi lidhje infrastrukturore edhe me Shqipėrinė pėrmes Kosovės", thotė Aliu.

Mosfinansimin e kėtyre projekteve, ai e vlerėson si njė dėshtim tė kėsaj qeveria, pėr shkak se nuk i njeh mirė parametrat ekonomike tė shteteve ballkanike.

"Me mosrealizmin e kėtyre projekteve, Maqedonia humb shumė dhe do tė shndėrrohet nė njė zorrė qore. I gjithė transporti do tė kalojė nga Turqia pėrmes Bullgarisė, Serbisė, Kosovės dhe do tė pėrfundojė nė Durrės", thotė Aliu.

http://www.koha.com.mk/a09.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.8.2009, 00:16   8
allianz
 
Kanė rinisur punimet nė Rrugėn e Arbrit.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.8.2009, 16:49   9
Citim:
Nisin punimet nė Urė e Vashės - Bulqizė

Kryeministri Berisha mori pjesė sot nė inaugurimin e fillimit tė punimeve pėr ndėrtimin e Lotit 1 dhe 2 tė rrugės sė Arbrit, qė pėrfshin segmentin dalje Ura e Vashės- Bulqizė.

Loti 1 i segmentit dalje Ura e Vashės - Bulqizė, realizohet me investim tė buxhetit tė shtetit, me vlerė 838'621'133.9 lekė. Ky lot ka njė gjatėsi 3.9 km dhe gjerėsia e rrugės, duke pėrfshirė edhe pjesėn e bankinės, ėshtė 11 m.

Edhe Loti 2 i segmentit dalje Ura e Vashės - Bulqizė, i rrugės sė Arbrit realizohet me investim tė buxhetit tė shtetit, me vlerė 748'248'264 lekė. Ky lot ka gjatėsi rreth 3.8 km dhe gjerėsia e rrugės nė total ėshtė 11 metra. Rruga kalon nė anėn e djathtė tė pėrroit Zalli i Planit tė Bardhė dhe tė fshatit nė kėtė zonė.

Projekti i ndėrtimit tė kėtyre dy loteve pėrfshin ndėrtimin e njė rruge me tė gjitha parametrat bashkėkohor tė njė rruge funksionale europiane.

Kjo rrugė, theksoi Kryeministri, afron Peshkopinė, Bulqizėn me Tiranėn me njė kohė 2 herė mė tė shkurtėr se sa koha qė u duhet sot, si dhe afron Shkupin me Tiranėn, me rreth 100 kilometra.

http://km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=11737
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 15.10.2009, 13:07   10
Citim:
Rruga e Arbrit, detajet e projektit nga Bulqiza nė Tiranė
Dr. Ing. Faruk Kaba flet pėr projekt zbatimin e rrugės dhe pėr procesin e ndėrtimit tė saj

Projektideja ėshtė dorėzuar nė D P tė Rrugėve dhe pritet tė shqyrtohet shumė shpejt nga ky organizėm. Ka qenė njė projekt shumė i vėshtirė pėr zgjidhje, pasi pothuaj mungonin alternativat, ndėrsa luginat kanė njė zhvillim, qė nuk pėrputhej me ato ē'ka kėrkohen nga rrugė tė kėtyre standardeve. Megjithatė, zgjidhjet pėrfundimtare janė gjetur dhe tani pritet tė miratohen, pėr t'u materializuar nė projekt zbatimin e rrugės dhe menjėherė me procesin e ndėrtimit tė saj.

Sidoqoftė, ka qenė e nevojshme qė tė kapėrcehet Qafa e Murrizės me njė tunel rreth 3.5 kilometra tė gjatė dhe mė pas njė tunel nė afėrsi tė Gurit tė Bardhė, me gjatėsi rreth 0.6 kilometra. Por nuk ka qenė vetėm kjo vėshtirėsi. Nė njė pjesė tė konsiderueshme pranė Urės sė Vashės, terreni nė luginėn e lumit Mat ėshtė tejet i aksidentuar, i thyer. Kjo na ka detyruar tė kalojmė me gėrmime tė mėdha, me mure dhe ndoshta kur tė merren tė gjitha detajet e terrenit, pasi tė pėrcaktohet varianti pėrfundimtar, edhe me ndonjė tunel tjetėr.

Vėshtirėsia tjetėr mė e madhe ka qenė kapėrcimi i Luginės sė Matit me urė, pranė Urės sė vjetėr tė Vashės. Edhe pėr kėtė janė bėrė me dhjetėra tentativa dhe sė fundi ėshtė pėrgatitur ajo qė e mendojmė si zgjidhja mė e mirė: njė urė e njė tipi tė veēantė, e pandėrtuar ndonjėherė nė vendin tonė, me gjatėsi rreth 300 metra, me tre hapėsira, ku hapėsira mė e madhe ėshtė 140 metra. Ky tip, qė nė teknikėn botėrore quhet "me konsola" apo "kantilever", do tė pėrdoret pėr herė tė parė. E veēantė ėshtė se lartėsia e urės ėshtė rreth 133 metra, pra, mė shumė se tre herė lartėsia e hotelit nė qendėr tė Tiranės ose rreth 50 metra mė e lartė se ura mė e lartė nė aksin Rrėshen-Kalimash.

Rruga do tė ketė edhe njė serė veprash tė tjera, ndėr tė cilat spikasin tre viadukte me lartėsi mbi 20-25 metra secili, dhjetėra ura tė tjera tė shumta mė tė vogla, mure nė formėn e "terra armata", njė teknologji e veēantė kjo pėr urat e kėtyre madhėsive e tė tjerė vepra mė tė vogla. Do tė lėvizin rreth 2 milion e 300 mijė metra kub dhera, pjesa mė e madhe shkėmbore. Rruga do tė jetė e asfaltuar me gjerėsi 9 metra tė asfaltit dhe dy bankina tė paasfaltuara nga 1 metėr, pra gjithsej 11.0 metra. Parametrat gjeometrike janė tė tillė qė do tė lejojnė njė lėvizje me shpejtėsi 80 deri 100 kilometra nė orė pa probleme, pasi e gjithė rruga do tė shoqėrohet me njė sinjalistikė moderne bashkėkohore. Rruga do tė shoqėrohet me sinjalistikė dhe masa inxhinierike pėr njė siguri tė lartė dhe komode nė lėvizje.

Rruga do tė ketė dhe njė lidhje tė veēantė me rrugėn nacionale Burrel-Klos-Bulqizė, e cila nga Klosi tek Ura e re e Vashės do tė jete 3 kilometra e gjatė. Nė kėtė mėnyrė edhe Burreli do tė lidhet me Tiranėn nė njė distancė prej vetėm 57 kilometra, ndėrsa Klosi me vetėm 40 kilometra.


-Si pjesė e Rrugės sė Arbrit, njė tunel rreth 3.3 kilometra, ėshtė nė pėrfundim tė fazės sė projektidesė dhe pritet vetėm hartimi nė detaj pėr inspektimet si dhe miratimi dhe kėshillat teknike. A mund tė jepni detaje tė kėsaj projektideje?

Siē e pėrmenda dhe mė lart, projekti pėrfshin dhe njė tunel me gjatėsi 3.3 kilometra, qė mund tė jetė dhe alternativa fituese, pasi janė paraqitur edhe dy variante tė tjerė me tunele me gjatėsi 3.6 dhe 4.2 kilometra. Tuneli ėshtė me tė vėrtetė njė vepėr shumė e vėshtirė. Ai krijon mundėsinė e kapėrcimit tė Qafės sė Murrizit me kuotė rreth 1320 metra, qė ndan malėsinė e Tiranės me atė tė Matit. Tuneli ėshtė projektuar tė kalojė nė kuotė 800-820 metra, qė bėn tė mundur kushte mė tė favorshme nga pikėpamja e dėborės dhe faktorėve tė tjerė atmosferikė. Ulja nė kuota mė tė ulėta ka qenė pothuaj e pamundur, pasi do tė duhej tė zgjatej nė mėnyrė tė jashtėzakonshme ky tunel, dhe sigurisht ėshtė kostoja e tij dhe vėshtirėsia.

Megjithatė, mund tė themi se kjo pjesė rruge dhe nė pėrgjithėsi rruga e Arbrit, kanė njė kosto tejet tė lartė, rezultat ky i terrenit ku kalon. Vetėm tuneli i Murrizit, kushton rreth 90 milion euro. Vėshtirėsia e tij shtohet po tė kemi parasysh kushtet gjeologjike ku kalon ky tunel, tė cilat janė nga mė tė dobėtat. Pėr tė pėrcaktuar pozicionin mė tė pėrshtatshėm tė tij janė bėrė tentativa tė shumta dhe grupi i inxhinerėve ėshtė i besimit se ka gjetur pozicionin mė tė pėrshtatshėm.

Tuneli fillon nė shtėpitė e sipėrme tė fshatit Murrizė nga krahu i Tiranės dhe del nė grykėn e lumit tė Mashnorit, pranė shtėpive tė fshatit Xibėr, poshtė shkollės sė kėtij fshati, nė kuota rreth 820 metra mbi nivelin e detit. Afati i ndėrtimit tė tij, nė njė farė mėnyre do tė kondicionojė edhe afatin e ndėrtimit tė tė gjithė rrugės, por pėrderisa Kryeministri Berisha ka deklaruar njė afat rreth 2-vjeēar, mendoj se kjo do tė realizohet plotėsisht.


-Ē'mund tė thoni pėr ecurinė e deritanishme dhe cilat do tė jenė avantazhet e ndėrtimit tė kėsaj rruge?

Deri tani kanė pėrfunduar ose janė nė pėrfundim 4 nga 5 Lote tė rrugės sė Arbrit. Loti i 5 ėshtė njė lot i shkurtėr rreth 5 kilometra, jo i vėshtirė, por qė kėrkon dhe marrjen e miratimin nga pala maqedonase pėr pikėn e kalimit tė kufirit. Pra, mund tė themi se projekti ėshtė ēėshtje e mbyllur. Ndėrkohė, pothuaj ka pėrfunduar njė lot (nga Bulqiza nė Urėn e Cerenecit) dhe ka filluar puna nė lotin paraardhės nga Bulqiza nė Klos (Ura Vashės). Menjėherė me dorėzimin e projekt-zbatimit tė dy loteve tė tjerė, Tiranė (Ura Brarit) - Tunel Qaf Murrizė dhe Tunel Qaf Murrizė - Ura Vashės (Klos) do tė fillojnė punimet. Madje, ne si projektues po na kėrkohet ky projekt sa mė parė tė jetė e mundur, pėr tė filluar ndėrtimin e saj.

Ndėrtimi, dhe veēanėrisht vėnia nė shfrytėzim e kėsaj rruge do tė ketė njė impakt tė jashtėzakonshėm, jo vetėm pėr Dibrėn, por edhe pėr trevat e banuara nga shqiptarėt nė Maqedoni, pėr zonėn e Matit pa pėrjashtim (pavarėsisht skepticizmit tė disa personave), por pse jo edhe pėr Tiranėn, Durrėsin e tė gjithė vendin. Pasuritė e jashtėzakonshme tė trevave tė Dibrės andej dhe kėtej kufirit do tė vihen nė lėvizje si kurrė mė parė. Madje edhe njė kuriozitet: Sofja, kryeqendra e Bullgarisė, me rrugėn e Arbrit bėhet me afėr me Durrėsin, pra me Detin Adriatik se sa me Detin e Zi. Nė kushtet e njė Europe tė bashkuar dhe pa kufij, kjo ėshtė shumė domethėnėse.

Por, nga tė gjithė trevat ato qė janė mė pranė rrugės do tė kenė edhe pėrfitimet mė tė mėdha. Dhe kjo ėshtė e natyrshme. Kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse dibranėt mezi e presin kėtė vepėr tė rėndėsishme rrugore, tė mirat e cilės do t'i shijojnė tė gjithė shqiptarėt.

Rruga e Arbrit, duke patur kėto cilėsi ėshtė edhe njė alternativė shumė tėrheqėse e Korridorit tė 8-tė Paneuropian dhe si e tillė do tė jetė tėrheqėse pėr njė transport shumė mė tė gjerė se ai qė pėrmendėm deri kėtu. Personalisht uroj qė tė pėrfundojė sa mė parė tė jetė e mundur, pėr tė mbyllur njė epokė tė vėshtirė transporti dhe pėr tė hapur njė epokė tė re. "Via vita est" thonin romakėt dhe pėr Dibrėn kjo shprehje ėshtė mėse domethėnėse dhe kuptimplotė.


" Me ndėrtimin e Rrugės sė Arbrit, pasuritė e jashtėzakonshme tė trevave tė Dibrės andej dhe kėtej kufirit do tė vihen nė lėvizje si kurrė mė parė

" Sofja, kryeqendra e Bullgarisė, me rrugėn e Arbrit bėhet me afėr me Durrėsin, pra me Detin Adriatik se sa me Detin e Zi. Nė kushtet e njė Europe tė Bashkuar dhe pa kufij, kjo ėshtė shumė domethėnėse

" Qafa e Murrizės do tė kalohet me njė tunel rreth 3.5 kilometra tė gjatė dhe mė pas njė tunel nė afėrsi tė Gurit tė Bardhė me gjatėsi rreth 0.6 kilometra

" Njė urė e njė tipi tė veēantė, e pandėrtuar ndonjėherė nė vendin tonė, me gjatėsi rreth 300 metra, me tre hapėsira, ku hapėsira mė e madhe ėshtė 140 metra do tė ndėrtohet mbi urėn e Vashės

" Rruga do tė ketė edhe njė serė veprash tė tjera, ndėr tė cilat spikasin tre viadukte me lartėsi mbi 20-25 metra secili, dhjetėra ura tė tjera tė shumta mė tė vogla, mure nė formėn e "terra armata", njė teknologji e veēantė kjo pėr urat e kėtyre madhėsive e tė tjerė vepra mė tė vogla

" Rruga do tė jetė e asfaltuar me gjerėsi 9 metra tė asfaltit dhe dy bankina tė paasfaltuara nga 1 metėr, pra gjithsej 11 metra

" Parametrat gjeometrike janė tė tillė qė do tė lejojnė njė lėvizje me shpejtėsi 80 deri 100 kilometra nė orė pa probleme, pasi e gjithė rruga do tė shoqėrohet me njė sinjalistikė moderne bashkėkohore

" Rruga do tė ketė dhe njė lidhje tė veēantė me rrugėn nacionale Burrel -Klos - Bulqizė, e cila nga Klosi tek Ura e re e Vashės do tė jetė 3 kilometra e gjatė. Nė kėtė mėnyrė edhe Burreli do tė lidhet me Tiranėn nė njė distancė prej vetėm 57 kilometra, ndėrsa Klosi me vetėm 40 kilometra

" Tuneli fillon nė shtėpitė e sipėrme tė fshatit Murrizė nga krahu i Tiranės dhe del nė grykėn e lumit tė Mashnorit, pranė shtėpive tė fshatit Xibėr, poshtė shkollės sė kėtij fshati, nė kuota rreth 820 metra mbi nivelin e detit

http://www.rilindjademokratike.com/R... %C3%AB%20saj
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.10.2009, 16:40   11
Citim:
Shqipėria gati, Maqedonia ēalon

Tetovė, 25 tetor - Shqipėria nga ana e saj ėshtė gati tė fillojė qė kėtė vit me pėrgatitjet rreth punimeve pėr rrugėn e Arbrit nga pjesa e saj. Ndėrsa nga pjesa e Maqedonisė, Qeveria e Gruevskit as qė e pėrmend kėtė projekt.

Lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti, kėtė neglizhencė e ka arsyetuar me krizėn ekonomike, ndėrsa ka pėrmendur projekte tjera infrastrukturore qė pritet tė realizohen nė pjesėt me popullsi shqiptare.

"Kėtė vit duhet tė fillohet dhe ėshtė hapur tender pėr rregullimin e njė pjese tė rrugės Tetovė-Jazhincė, po ashtu edhe rruga pėr nė vendkalimin kufitar Bllacė, andaj kėtė vit nuk mund tė fillohet me Rrugėn e Arbrit", ka deklaruar Ahmeti, pas takimit me ambasadorin e Shqipėrisė nė Shkup, Arben Ēejku nė Tetovė.

Nga ana tjetėr, ambasadori Ēejku, tha se nga pjesa e Shqipėrisė shumė shpejt, bile kėtė vit do tė fillohet me punė.

"Ėshtė projekt qė pėr njė orė tė arrihet nė portin e Durrėsit nga Shkupi dhe nė kėtė drejtim, tė dy shtetet duhet qė mė shumė tė kontribuojnė rreth ndėrtimit tė infrastrukturės rrugore qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr zhvillimin ekonomik", tha Ēejku.

Edhe Ahmeti edhe ambasadori shqiptar janė shprehur se shqyrtohet mundėsia e lidhjes sė dy vendeve pėrmes hekurudhės dhe kjo ėshtė nė plan tė dy qeverive. Kohė mė parė, Qeveria e Maqedonisė i shtoi edhe disa kilometra tė kėsaj rruge. Qeveria e Maqedonisė nė fillim tė kėtij viti ka miratuar edhe projektin e ri tė rrugės Shkup-Tiranė prej 370 km, ose 180 km mė tė gjatė se projekti qė tek shqiptarėt njihet si Rruga e Arbrit me gjatėsi prej 190 km.

Ndryshe, edhe Qeveria e Shqipėrisė qė nga korriku ka paralajmėruar se ėshtė nė kėrkim tė firmės qė do tė fillojė kėtė projekt, dhe sipas tyre, ndėrtimi i Rrugės sė Arbrit shkurton distancėn aktuale mes Tiranės dhe Shkupit me rreth 100 km. Kjo rrugė do tė kalojė nė 10 zona nė Shqipėri, ndėrsa vazhdimi i Rrugės sė Arbrit nė territorin e Maqedonisė, pas kalimit tė kufirit shqiptar, fillon nė Gjoricė, nė luginėn e Drinit tė Zi, poshtė urės sė vjetėr me harqe tė Spiles, e cila ėshtė mbuluar nga diga e hidrocentralit tė Dibrės sė Madhe.

Nga Dibra, nė drejtim tė Gostivarit rruga kalon nėpėr grykėn e Radikės, duke vazhduar nė drejtim tė Gostivarit, Tetovės, Shkupit e Sofjes.

http://www.koha.com.mk/a02.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.11.2009, 15:23   12
Citim:
Prioritet Rrugės sė Arbrit

Dibėr, 15 nėntor - Zėvendėskryeministri Abdylaqim Ademi gjatė qėndrimit nė Dibėr ka shpalosur projektet qeveritare pėr planet zhvillimore tė Dibrės. Ai ka theksuar se prioritet kanė projektet infrastrukturore qė ndėrlidhen me Rrugėn e Arbrit.

"Projektet infrastrukturore, sidomos rruga Ura e Boshkut deri nė kufirin Bllatė me Republikėn e Shqipėrisė do tė ketė prioritet. Kjo rrugė pastaj do tė lidhet me Rrugėn e Arbrit. Ndėrkaq, planifikohet edhe pėrfundimi i projektit tė Hamamit tė qytetit, qė ka njė rėndėsi tejet tė madhe kulturore, pastaj financimin e festivalit 'Teatri Shqiptar nė Maqedoni', por edhe projekte tė tjera", ka deklaruar Ademi.

Ai kėto komente i bėri me rastin e shėnimit tė Ditės sė drurit, ku nė dy lokacionet nė Dibėr morėn pjesė nxėnėsit e Gjimnazit dhe shkollave fillore, por edhe tė punėsuar nė administratėn shtetėrore, lokale dhe institucione tė tjera.

Zėvendėskryeministri Abylaqim Ademi i shoqėruar nga kryetari i Dibrės, Argėtim Fida, vizitoi pjesėmarrėsit e kėtij aktiviteti dhe nė lokacionin nė afėrsi tė Liqenit tė Dibrės mbolli disa fidane sė bashku me kryetarin Fida.

Kryetari i Dibrės, Argėtim Fida deklaroi se nė Dibėr dhe rrethinė janė mbjellė 70 hektarė nė dy lokacione, atė nė Tatar Elevcė dhe lokacionin nė afėrsi tė Liqenit tė Dibrės. Ai shtoi se aksioni ka hasur nė masivitet, ndėrsa e ka vlerėsuar si domethėnės pėr mjedisin jetėsor nė kėtė qytet.

http://www.koha.com.mk/a15.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.4.2010, 08:41   13
Citim:
Rruga e Arbrit, shkurtohet tuneli

Shkurtimi i tunelit 3.5 kilometra nė rrugėn e Arbrit krijon mundėsinė qė kjo vepėr tė ndėrtohet mė shpejt dhe me kosto mė tė ulta. Projektuesi i rrugės inxhinieri Faruk Kaba thotė se po punohet qė tuneli do tė shkurtohet me rreth 700 metra lineare dhe se projekti pėrfundimtar mund tė jetė gati pėr afėrsisht dy muaj.

"Ėshtė vendosur qė tė ngrihet tuneli nė kuotė, nga kuotat rreth 820 nė kuota 930-940, pra, rreth 100-120 metra. Kjo do tė ketė njė impakt pozitiv, si nė koston e ndėrtimit tė kėtij tuneli, nė sigurinė e kėtij ndėrtimi, sepse takohen formacione te mira, nga pikėpamja gjeologjike, gjithashtu dhe nė afatet e ndėrtimit tė kėtij tuneli, qė ėshtė shumė e rėndėsishme", tha Faruk Kaba, drejtor Infratransprojekt.

Shkurtimi i tunelit ul kostot e ndėrtimit por ndryshe nga se ka qenė parashikuar nė studimin e fizibilitetit kjo rrugė do tė jetė mė e shtrenjtė. "Nga Tirana deri nė urėn e Cerenecit do kushtojė rreth 300 milionė euro", vijoi Kaba.

Rruga e Arbrit ėshtė njė nga arteriet e rėndėsishme qė lidh Tiranėn me pjesėn lindore tė vendit. Ajo e shkurton distancėn aktuale Tiranė-Peshkopi e mė tej me 100 kilometra.

http://www.alsat.tv/ekonomi/rruga-e-...et-tuneli.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.4.2010, 07:50   14
Citim:
“Rruga e Arbrit” qė lidh Maqedoninė e Shqipėrinė para pėrfundimit

Shkup, 19 prill - Rruga Durrės-Tiranė-Dibėr ėshtė nė pėrfundim e sipėr. Kjo autorrugė, e njohur me emrin Rruga e Arbrit, duhet te lidhė Detin Adriatik dhe Detin e Zi. Kėtė e deklaroi inxhinjeri kryesor i rrugės, Faruk Kaba, i cili shtoi se rruga do tė ndihmojė edhe nė transportim mė tė shpejtė tė mallrave dhe njerėzve nė tregjet italiane.

Ndėrtuesit shqiptarė kanė disa sfida nė ndėrtimin e kėsaj rruge qė do tė shkurtojė distancėn me Tiranėn pėr 100 kilometra. Problem kyē nė ndėrtimin e kėsaj rruge ėshtė ndėrtimi i tunelit 3 kilometra e gjysėm tė gjatė.

Pėrveē rėndėsisė sė madhe qė ka nė planin rajonal, duke lidhur Shqipėrinė, Maqedoninė dhe Bullgarinė, ka edhe rėndėsi nacionale. Ajo do tė pėrmirėsojė transportin e brendshėm ndėrmjet Tiranės dhe Durrėsit dhe tė gjithė pjesės veriore tė Shqipėrisė, poashtu edhe transportin e brendshėm nė Maqedoni.

Pėr kėtė arsye, qeveria shqiptare rrugėn e ndėrton sa mė shpejt tė jetė e mundur, duke punuar njėkohėsisht nė dy pjesė. Projekti pėr rrugėn u mbarua nga gjysma e vitit tė kaluar qė kėtė vit ajo tė jetė gati.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,5,18584
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.6.2010, 07:25   15
Citim:
DR: Tė ndahen fonde pėr ‘Rrugėn e Arbrit’

As nė buxhetin e kaluar, dhe as nė propozimin qeveritar pėr rishikimin e buxhetit nuk ka fonde pėr ndėrtimin e rrugės qė duhet tė lidhė Maqedoninė dhe Shqipėrinė pėrmes Dibrės.

Deputetėt e partisė opozitare Demokracia e Re, sot kėrkuan qė qeveria tė ndjekė shembullin e Shqipėrisė dhe me rebalancin tė investojė 100 milion denarė pėr rrugėn, tepėr e rėndėsishme pėr banorėt e Maqedonisė Perėndimore.

Pasi shumica e refuzoi kėtė propozim, DR-ja akuzoi partinė nė pushtet BDI se megjithė premtimet, nuk bėn asgjė qė ‘Rruga e Arbrit’ tė fitojė mbėshtetjen nga qeveria.

Tė revoltuar nga refuzimi i vazhdueshėm i amendamenteve tė tyre, numri i tė cilėve i kalon 100 pėr kėtė rebalanc, nga Demokracia e Re paralajmėruan se do tė braktisin debatin nė komisionin parlamentar.

Nga partia nė pushtet BDI-ja megjithatė, e mbėshtetėn amendamentin pėr ‘Rrugėn e Arbrit’, por thonė se kolegėt e tyre nga DR nuk janė njoftuar aspak me projektin. Deputetja Marku sqaroi se nė atė temė vazhdimisht ka takime mes ministrive tė transportit dhe lidhjeve, tė Shqipėrisė dhe Maqedonisė.

Deputetėt opozitar tė DR-sė paraqitėn 152 amendamente nė propozimin pėr rebalanc tė buxhetit prej tė cilėve deri tani shumica refuzoi 37. Qeveria me rishikimin e buxhetit planifikon tė shkurtojė 76 milion euro.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/41396.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 11.7.2010, 08:11   16
Citim:
Ndėrtimi i Rrugės sė Arbrit do tė presė edhe shumė kohė?!

Ndėrtimi i koridorit 8, ndryshe i njohur edhe si Rruga e Arbrit do tė presė edhe shumė vite qė tė ndėrtohet. As versioni i vėrtetė i kėtij aksi rrugor i cili duhet tė kalojė pėrmes Gostivarit, Mavrovės Luginės sė Radikės, deri nė Dibėr, e as ai i ndryshuari i cili duhet tė kalojė pėrmes Gostivarit, Kėrēovės fshatit Izvor e deri nė Dibėr, nuk janė nė agjendėn e qeverisė pėr kėtė vit.

Me ndėrtimin e kėtij aksi rrugor do tė shkurtohet udhėtimi nga Shkupi nė Tiranė. Ministri i Transportit Mile Janakievski, thotė se pėr kėtė pjesė tė koridorrit kėtė vit duhet tė pėrfundojė studimi i fizibilitetit pėr pjesėn hekurudhore e asgjė mė tepėr.

“Pėr koridorin 8 kėtė vit do t’i pėrfundojmė tė gjitha projektet. Do tė thotė projekti ideor dhe studimi i fizibilitetit pėr aksin rrugor drejt Kėrēovės pėr pjesėn hekurudhore ėshtė i hartuar dhe tani bėhet rishikim i projektit dhe mė pas me te do tė konkurojmė pėr fondet IPA”, shtoi ministri Janakievski.

Ndėrsa ministri i Financave Zoran Stavreski, theksoi se me rishikimin e buxhetit tė vitit 2010 nuk janė parashikuar fonde pėr investime kapitale.

“Rishikimi i buxhetit ėshtė nė drtejtim tė uljes sė shpenzimeve buxhetore, gjė pėr tė cilėn janė bėrė shkurtime atje ku duhet. Do tė thotė nuk ka vend qė me rishikim tė ndahen fonde pėr projekte tė reja”, tha Stavreski.

Por zėvendėskryeministri Abdylaqim Ademi, pėr ALSAT-M thotė se nė qeveri deri nė shtator korridori 8 do tė ketė projekt kryesor e jo studim tė fizibilitetit.

“Pjesė tė kėtyre projekteve mund ta konsiderojmė edhe rrufgėm qė lidh Kėrēovėn me Dibrėn dhe sa i takon kėsaj rruge pėr momentin agjencioni pėr rrugė ėshtė duke pėrgatitur projektin kryesor, sepse njė pjesė e kėsaj rruge ėshtė e padepėryeshme, dhe eventualisht nėse kėtė vit do jetė gati kėtė vit do tė fillojė ndėrtimi i njė pjesė tė kėsaj rruge”, theksoi Ademi.

Rruga e Arbrit duhej tė fillojė tė ndėrtohet nė pjesėn e dytė tė vitit 2009. Vlera e ndėrtimit tė rrugės Shkup-Gostivar-Dibėr, kap shifrėn 400 milion euro. Projekti pėr rrugėn Gostivar- Kėrēovė- Dibėr, ka kaluar nė qeveri para njė viti dhe ėshtė parashikuar tė pėrfundoj brenda gjashtė viteve.

Qeveria si prioritet e ka koridorin 10 nė pjesėn hekurudhore pėr tė cilin nga banka evropiane pėr zhvillim ka marrė kredi nė vlerė prej 17.6 milion euro me kamatė prej 2 % dhe periudhė kthimi prej 15 vjet.

http://alsat-m.tv/ekonomi/41612.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.7.2010, 04:14   17
Citim:
Tiranė: Rruga e Arbrit pėrfundon brenda vitit 2013

Tiranė, 27 korrik 2010 - Ndėrtimi i Rrugės sė Arbrit do tė shoqėrohet me njė sėrė avantazhesh dhe pėrfitimesh ekonomike pėr Shqipėrinė. Por kėto pėrfitime ekonomike nuk do tė shikohen vetėm nė fushėn e turizmit, por edhe nė shkėmbimet tregtare qė Shqipėria do tė ketė me Maqedoninė dhe vende tė tjera.

Zėvendėsministri i Transporteve, Ernest Noka ka deklaruar se Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve tė Shqipėrisė ka pėrfunduar, si dhe ka detajuar tėrėsisht projektin e kėsaj rruge madhore.

Sipas tij, pritet vetėm aprovimi i kėtij projekti, ndėrsa deri nė fund tė kėtij viti qeveria shqiptare do tė ketė marrė tė gjitha masat pėr vėnien nė zbatim tė tij.

Ai shton gjithashtu se kostoja totale e parashikuar pėr ndėrtimin e rrugės, ėshtė mbi 200 milionė euro, ndėrsa rruga parashikohet qė tė pėrfundojė nė pranverėn e vitit 2013.

http://www.kosova.com/artikulli/63893
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.3.2011, 21:23   18
Citim:
Rruga e Arbrit, kontratat pėr dy lote tė tjera

Puna pėr ndėrtimin e dy segmenteve tė rėndėsishėm tė rrugės sė Arbrit pritet tė fillojė brėnda dy javėsh.

Gjatė inspektimit tė punimeve nė kėtė rrugė, Ministri i Punėve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi theksoi se janė pėrkatėsisht segmentet Ura e Branit-tuneli i Qafė Murrizės dhe Ura e Vashės nė drejtim tė tunelit tė Qafė Murrzės.

Sipas Olldashit, nė rrethet Dibėr dhe Mat janė pėrqėndruar disa nga projektet mė tė rėndėsishme tė infrastrukturės rrugore tė vendit.

Rruga e Arbrit njė ndėr artetriet kryesore tė rrjetit rrugor kombėtar, e cila do tė mundėsojė lidhjen e Tiranės me zonėn Veri-Lindore tė vendit.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...-te-tjera.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.11.2011, 21:31   19
Citim:
Rruga e Arbrit, punimet me ritme tė shpejta

Punimet nė rrugėn e Arbrit po ecin me ritme tė shpejta. Kjo rrugė ėshtė e gjatė 102 kilometra, ka njė gjerėsi prej 10 metrash dhe do tė lidhė doganėn e Balltės, nė kufirin me Maqedoninė, nė Veri-Lindje tė vendit me Kryeqytetin dhe me akse te tjera rrugore tė rėndėsishme.

Segmenti i parė i kėsaj rruge fillon tek Ura e Brarit nė dalje tė Tiranės dhe pėrfundon te Tuneli i Qafė Murrizės. Ky segment do tė lidhet me Unazėn e Madhe tė Tiranės duke shmangur hyrjen nė qytet tė automjeteve.

Sipas kontratės, punimet pėr kėtė segment dhe pėr gjithė rrugėn do tė pėrfundojnė mė 6 Maj tė vitit 2013.

Vetėm ndėrtimi i segmentit tė parė kap njė vlerė prej mė shumė se 2 miliardė e 330 milionė lekė, pa llogaritur ndėrtimin e tunelit, ku edhe kėtu vlera ėshtė mė e lartė se 2 miliardė lekė.

Zonat nga ku do tė kalojė rruga janė thuajse tė izoluara, e kanė shumė tė vėshtirė lidhjen dhe komunikimin me qytetet e tjera. Rruga ėshtė tepėr e amortizuar, e ngushtė dhe kalimi nė tė ėshtė shumė i rrezikshėm.

Grupi i xhirimit i TV SCAN bėri njė vėzhgim tė punimeve qė po kryhen nga firma zbatuese e ndėrtimit “Gener 2 shpk”, por nuk mundi tė arrinte deri nė destinacion, tek Tuneli i Qafė Murrizės pėr shkak tė bllokimit nga shpėrthimet e minave nė masivėt shkėmborė pėr zgjerimin e rrugės.

Nga burime zyrtare tė Ministrisė sė Transportit, mėsojmė se punimet pėr ndėrtimin e Tunelit tė gjatė prej 2,6 km, janė drejt pėrfundimit. Ky tunel ėshtė hapur nė tė dy krahėt dhe tani po punohet pėr asfaltimin e korsive dhe nivelimin e tij.

Rruga e Arbrit, njė segment i rėndėsishėm dhe njė ndėr prioritet e qeverisė do tė shkurtojė ndjeshėm distancėn dhe kohėn e udhėtimit pėr kėta banorė, gjė qė pritet tė ndikojė edhe nė zhvillimin ekonomik tė kėtyre zonave.

http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...e-shpejta.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.4.2012, 21:02   20
Citim:
Dėmtohet linja 110 KV Burrel-Saē-Bulqizė, pa energji elektrike disa qytete

OST njofton se ėshtė dėmtuar linja 110 KV Burrel-Suē-Bulqizė si rezultat i njė shpėrthimi tė ndodhur nė zonėn e Planit Bardhė nė afėrsi tė Bulqizės .Pėr pasojė kanė ngelur pa furnizim me energji elektrike N/st 110 kV Suē, Bulqizė, Vojnik, Shupenzė dhe Peshkopi si dhe tė gjithė konsumatorėt qė furnizohen nga kėto N/stacione. Mėsohet se shpėrthimi ka ndodhur gjatė punimeve nga firma, e cila po punon pėr ndėrtimin e rrugės sė Arbrit.

http://sot.com.al/index.php?option=c...omi&Itemid=473
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 08:19.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.