Kthehu   Kreu > D1 > Lėnda > Mjedis
Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 19.8.2009, 20:37   1

Shkrim i cituar Politikat blegtorale - Ēezar Agimi


Citim:
Unė mendoj se filozofia jonė me skemat mbėshtetėse pėr vitin 2010 e mė tej duhet tė mbėshtetet nė disa prej prioriteteve kryesore tė zhvillimit tė blegtorisė qė janė si mė poshtė:

A - Zhvillimi i fermės blegtorale pėr treg
B - Numri i krerėve nė shkallė vendi e rajoni
C - Mbėshtetja e racave autoktone

Lidhur me mbėshtetjen e fermave blegtorale, ato duhen ndarė nė disa kritere kryesore:

1 - Nė peshėn specifike tė llojeve tė blegtorisė e prodhimeve respektive blegtorale nė raport me blegtorinė dhe prodhimin blegtoral gjithsej.
2 - Nevojat e vendit nė raport me sigurimin e tyre nė perspektivė prej prodhimit tradicional tė fermerit shqiptar dhe furnizimit nga importi, si rezultat i hapjes sė vendit ndaj Bashkimit Evropian.
3 - Nė nxitjen e prodhimit tradicional prej bagėtive tė imta autoktone, tė cilat shėrbejnė edhe si bazė pėr zhvillimin e agro-turizmit.

Duke iu referuar peshės specifike dhe sasisė sė importeve blegtorale, kryesisht mishit, sot pėr sot mbėshtetja do tė ishte mė shumė efektive vetėm te gjedhi dhe tė imtat (dhen e dhi)...

Shpėrndarja e investimeve nė shumė skema e nė disa lloje tė blegtorisė ul efektivitetin e tyre, duke e bėrė tė pandjeshėm fondin e pėrdorur. Planifikimi nė kėtė mėnyrė do tė na lejojė sė pari qė skemat e nisura, veēanėrisht nė lopė, tė kenė kohėn e nevojshme minimale pėr tė dhėnė efektet e tyre, tė cilat duken se kanė qenė pozitive.

Kjo ka bėrė qė numri i fermave qė kanė aplikuar pėr vitin 2009 tė jetė mbi 20% mė i madh se vitin 2008, gjė e cila lejon edhe analizėn e duhur pėr arritjet e deritanishme.

Kėto tė fundit mė pas do t’i hapin rrugėn futjes nė kėto skema tė elementėve mė intensivė tė karakterit teknik, natyrisht duke ruajtur gjithmonė parimin bazė tė skemave tona, atė tė mbėshtetjes pėr numėr krerėsh e krijim fermash blegtorale pėr treg...

Futja e elementėve tė karakterit teknik do tė shėrbejė pėr tė diferencuar politikat tona nė raport me nevojat e tregut, me pėrmirėsimin racor tė planifikuar shkencėrisht, mbi rezultatet konkrete tė vetė fermave blegtorale tė vendosura nė raport me kėrkesė - ofertėn e tregut tė lirė tė produkteve blegtorale tradicionale.

Le t’i zhvillojmė mė tej prioritetet tė cilat i kemi propozuar mė sipėr.

Pėr vetė strukturėn e blegtorisė dhe prodhimit blegtoral nė shkallė vendi, e cila paraqitet si mė poshtė:

Nr. STRUKTURA nė %

1- Gjedhė 49
2- Tė imta 29
3- Derra 6
4- Shpendė 6
5- Tė tjera 10

Nr. PRODHIMET nė %

1- Qumėshti 46
- lope 87
- tė imtash 13

2- Mishi gjithsej 41
- gjedhi 47
- tė imtash 31

...i takon qė edhe pėr disa vite, ne duhet tė mbėshtesim fermat me 5 - 30 krerė lopė qumėshti.

Nė kėto ferma, krahas rritjes sė konsiderueshme tė numrit tė tyre nė shkallė vendi, nga viti nė vit ato po rrisin jo vetėm rendimentin pėr krerė, por edhe pėrmirėsojnė menaxhimin dhe mbarėshtimin nė kushtet e tregut tė lirė.

Mjafton tė themi se nė rast se kėto ferma sot pėrbėjnė vetėm 3 - 4% tė fermave tė lopėve nė shkallė vendi, ato prodhojnė mė shumė se 20% tė qumėshtit, me njė rendiment tė paktėn 1.5 herė mė tė lartė se mesatarja e lopėve tė Republikės!

Nėpėrmjet tė pėrdorimit me mė shumė efikasitet tė fondeve qė ato kanė marrė prej aplikimit nė skema, ato po fusin mjeljen mekanike, po pėrmirėsojnė dukshėm strehimin, strukturėn e mbjelljeve foragjere nė favor tė jonxhės e misrit me kalli pėr silazh etj.

Sa i takon numrit tė krerėve nė shkallė vendi pėr shumė arsye duket se nė gjedhė (dukuri e cila ka ndodhur para shumė vitesh edhe nė Evropėn Perėndimore) do tė kemi rėnie, pėrfshirė kėtu edhe nė lopėt e qumėshtit... me efekte negative kryesisht nė pakėsimin e numrit tė viēave meshkuj e femra, respektivisht pėr mish e pėr remont, si pasojė e therjes sė njė pjese tė konsiderueshme tė tyre pėr mish.

Ne mendojmė se rėnia e numrit tė lopėve do tė jetė nė korrelacion pozitiv me rritjen e rendimentit tė qumėshtit e tė mishit tė viēit pėr krerė, ku njė ndikim pozitiv duket se ka edhe rritja e ndėrgjegjes sė fermerėve pėr ndėrzimin e lopėve tė tyre me raca tė pėrmirėsuara nė mėnyrė artificiale, si Holshtein, Simental, Limuzinė etj.

Kėshtu qė, pėr t’i dalė pėrpara rėnies sė prodhimit tė mishit tė viēit nė vend, e cila (nė vende tė Evropės Lindore si Sllovakia, p.sh. brenda 20 vjetėsh prodhimi i mishit tė viēit ėshtė ulur me 50%) duket se ka pasojė negative pėr traditėn shqiptare; ne mendojmė futjen e skemės sė ngritjes sė fermave tė rritjes sė viēave pėr mish, duke mos pėrjashtuar nė kėtė rast edhe viēat e importit qė futen nė vendin tonė, me tendencė tė shtimit nga viti nė vit prej shumė subjekteve private nga vendet e BE-sė.

Nė kėtė ide ne gjithashtu parashikojmė tė njėjtėn skemė edhe pėr ngritjen e fermave tė remontit me viēa femra tė racave tė pastra, pėr tė krijuar sė pari tregun e remontit, e mė pas tregun e lopėve tė racės me mėshqerra tė rritura nė Shqipėri nga racat e fermat e specializuara pėr kėtė qėllim, tė cilat ka kohė qė mungojnė nė vendin tonė e qė janė bėrė mė se tė domosdoshme pėr t’u mbėshtetur me skemat e ministrisė tonė.

Pa ngritjen e tregut tė racės, zhvillimi i sektorit tė qumėshtit nė vendin tonė do tė mbetet nė nivele ekstensive tė prodhimit, duke realizuar njė efektivitet tė ulėt tė investimeve qė po bėhen vitet e fundit nėpėrmjet tė skemave mbėshtetėse pėr fermerėt e lopėve.

Bagėtitė e imta

Mbėshtetja e bagėtive tė imta, falė ndėrtimit tė infrastrukturės moderne nė vend po merr tashmė njė rėndėsi shumė tė madhe pėr vendin tonė pėr disa arsye tė cilat po i rendisim mė poshtė:

Sė pari, ato pėrbėjnė rreth 29% tė sasisė gjithsej tė blegtorisė qė mbarėshtohet nė vendin tonė, duke ardhur kėsisoj pas gjedhit me 49%.

Sė dyti, prodhimi qė merret prej tyre nė shkallė vendi nė mish e qumėsht, shkon respektivisht nė 32% dhe 14%, ndėrkohė qė nė rajone tė veēanta nė jug tė vendit, prodhimi nga tė imtat kalon mbi 40%.

Natyrisht qė kjo gjė ka tė bėjė edhe mė traditėn shekullore tė krijuar nė trevat ku mbarėshtohen bagėtitė e imta, ēka na detyron ne tė pėrcaktojmė politika nė favor tė fermerėve qė i mbarėshtojnė ato, veēanėrisht ndaj racave autoktone.

Kėtė pasuri tė pallogaritshme blegtorale qė ne kemi sot nė duart tona, pėrveē natyrės bujare, na e kanė falur edhe brezat e shqiptarėve etnikė, tė cilėt mbijetuan gjatė historisė nė trojet e tyre nė shekuj falė bashkėjetesės me kėto raca.

Sė treti, mbėshtetur nė politikat mė se miqėsore tė 4 viteve tė fundit, pas vitit 2005, duket se fermerėt shqiptarė janė duke pakėsuar rėnien e mėtejshme tė numrit tė krerėve tė dhenve e dhive me tendencė tė shtimit tė tyre nė fermat me traditė (mė e theksuar nė qarkun e Vlorės).

Kjo dukuri na detyron ne si Ministri e Bujqėsisė tė mbėshtesim pėrpjekjet e tyre duke hartuar politika nė drejtim tė krijimit tė fermave me numėr tė konsiderueshėm krerėsh, tė paktėn me mbi 100 krerė, numėr i cili ėshtė i mjaftueshėm ekonomikisht pėr tė pasur njė normė minimale fitimi.

Sė katėrti, mishi i bagėtive tė imta, pėrveē tė qenit tradicional nė kuzhinėn shqiptare, vitet e fundit duket se ėshtė i vetmi nga llojet e mishit qė prodhohen nė vend, qė po i sfidon tregtarėt e mishit tė importit.

Kėta tė fundit nuk po gjejnė hapėsira nė tregun vendas pėr t’u futur ashtu siē janė futur me mishin e shpendėve, tė derrit e deri diku edhe tė gjedhit. Ka vite qė kjo shifėr nuk shkon mė tepėr se 1-2% nė vit, ndėrkohė qė tek llojet e tjera tė mishit qė importohen ajo varion nga 20 - 50%.

E kjo ndodh nė njė kohė kur ende fermerėt e bagėtive tė imta janė tė vegjėl e tė paorganizuar (kujtoni mishin e qingjit e tė kecit nė hell).

Prandaj lipset qė edhe bagėtitė e imta vazhdojnė tė pėrfshihen nė mėnyrė masive nė skemat e mbėshtetjes financiare falas, sepse rezultatet pozitive do tė jenė tė shpejta; njėsoj me turizmin detar dhe alpin, pasi numri i “kulakėve” me 300 - 400 e mė shumė dhen e dhi po shtohet pėrditė.

(Autori ėshtė pėrgjegjės sektori nė MBUMK pėr prodhimin blegtoral.)

http://standard-al.com/tekst.php?idt=20655
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 11:11.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.