Kthehu   Kreu > D1 > Punishte
Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 16.1.2007, 22:15   1
sub674843
 

Pyetje «Revolucioni i qershorit»


Qershori i 1924-s, ose lėvizja qė u organizua nga tre personazhe ambicioze, qė humbėn besimin e miqve tė tyre dhe ato pak merita qė kishin fituar nė tė kaluarėn. F. S. Noli, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri e Eshref Frashėri duke manipuluar dhe dy ushtarakėt me moral tė dobėt si Kasem Qafėzezi dhe Rexhep Shala organizuan atė qė nė historiografinė komuniste quhet "Revolucioni Demokratik i Qershorit".

Sigurisht qė sistemit komunist i duhej tė kishte njė revolucion dhe i ktheu sytė tek grushti i shtetit qė organizoi Noli me shokė. Mendimi se bėhet fjalė pėr "revolucion" vazhdon dhe sot, sidomos dhe aty ku studiohet historia.

Po hedh kėtu vetėm disa nga pikat kryesore qė tregojnė se nuk bėhet aspak fjalė pėr revolucion, por pėr njė grusht shteti, dhe nga ata klasikėt.

Pėr tė krijuar njė ide mbi situatėn nė vend nė kohėn qė flasim, po shkruaj disa rreshta.

Ahmet Zogu (kryeministėr) plagoset duke hyrė nė parlament, nga njė anėtar i shoqatės Bashkimi. Hakmerret duke vrarė Avni Rustemin. Miqtė e Avniut, i bėjnė njė varrim nė Vlorė dhe aty mblidhen dhe tė pakėnaqurit nga qeveria duke nisur dhe rebelimin. Shembullin e dhanė tė parėt disa nga deputetėt konservatorė, tė cilėt sapo humbėn njeriun e tyre nė qeveri kaluan nė kampin kundėrshtar, u bashkuan pra me puēistėt. Kur Ismail Tatzatit i kėrkohet tė japė dorėheqjen nga posti ministror, miqtė e tij deputetė reagojnė nė mėnyrė tė pahijshme, braktisin parlamentin dhe bashkohen me kundėrshtarėt e tyre. Pra, nuk ėshtė shumė e vėshtirė pėr t'u kuptuar se pse u bashkuan kėta deputetė konservatorė me grupin qė donte tė rrėzonte qeverinė, sepse humbi privilegjet qė gėzonte nga tė pasurit njė njeri nė qeveri. Nuk u interesonte aspak se duhej bėrė njė reformė nė gjykatat shqiptare apo se duhej bėrė reforma agrare. Pra, nuk bėhej fjalė pėr homogjenitet midis atyre "demokratėve" qė rrėzuan qeverinė. Kishte interesa personale.

- Gurakuqi mbronte interesat e lėvizjes sė tij "Ora e Maleve" njė lėvizje prapanike katolike qė donte mėsimin e katekizmit nė shkolla dhe meqė Zogu ua ndaloi ata u hodhėn kundėr.

- Bajram Curri paguhej nga qeveria e Zogut me rrogėn e njė koloneli dhe pėrsėri tradhtoi. Tradhtoi se qeveria pėr tė bėrė njė balancė forcash nė veri kishte lejuar nė Shqipėrinė politike njė nga armiqė personalė tė Currit. Bajram Curri e konsideroi prekje interesash.

- Noli ishte njė ambicioz, por qė deri nė atė moment kishte bėrė shumė pėr vendin. Nuk kishte arsimin e duhur pėr njė politikan, ai kishte studiuar vetėm teologji. Tė gjithė reputacionin e shkatėrroi duke marrė pjesė nė atė lėvizje mjerane. Por ajo qė ėshtė mė interesante pėr kėtė klerik me njė karakter krejtėsisht tė tijin, ėshtė ideja e tij pėr drejtėsinė. – Ju nuk mund tė bėni pėrjashtim, mik i dashur! – do ti thoshte ai Eqerem Vlorės, kur ky i fundit e takon nė zyrėn e tij – Ēdo njeri i ndershėm nė Shqipėri duhet ta provojė sė paku njė herė burgun! E ēuditshme kėtu nuk ėshtė se njerėz tė pafajshėm nė atė qershor e muaj mė pas mund tė futeshin nė burg pa tė keq, por ėshtė pyetja, Noli vetė bėri ndonjėherė njė ditė tė vetme burg?!

- Por ata qė pėrbėnin forcėn e vėrtetė qė rrėzoi njė qeveri tė zgjedhur me votė duke e zėvendėsuar me njė tė zgjedhur me llotari, ishin ushtarakėt. Kėta ushtarakė ishin aq tė paaftė sa nuk mundėn tė mbronin atė qė kishin fituar nė qershor. Kur erdhi Zogu ata u zhdukėn nga sytė kėmbėt.

E si ėshtė e mundur, pra, qė kėta mundėn forcat qeveritare?...

Pėrgjigja ėshtė se nuk i mundėn! Qeveria, pėr tė mos u vrarė shqiptari me shqiptarin, urdhėroi qė tė mos qėlloheshin edhe kur rebelėt u rrethuan.


Revolucion pa revolucionarė!

Ata qė nuk u pajtuan me kėtė grusht shteti, pėrveē dhe oficerėve tė tjerė me ndjenjė kombėtare, ishte populli. Populli mungoi totalisht nė kėtė "revolucion". Nė tė gjithė veprimet ushtarake vetėm 1410 persona civilė. Duke llogaritur qė Shqipėria nė atė kohė ishte mbi njė milion banorė dhe se vetėm Bajram Curri kishte 600 forca personale atėherė nuk kemi pjesėmarrje tė gjerė. Sidomos kur dhe qytetet kryesore nuk u bashkuan me rebelėt por u pushtuan nga ata dhe pėr hakmarrje menjėherė ngriheshin gjykata speciale ku dėnoheshin kundėrshtarėt.


Programi qė do shpėtonte shqiptarėt

Programi ėshtė aq i mangėt dhe aspak ambicioz siē mund tė quhet. Si mund tė kėrkosh gjithė ato reforma pa kėrkuar njėherė personat qė do t'i vinin nė zbatim kėto reforma.

Ėshtė paraqitur si i domosdoshėm zėvendėsimi i nėnpunėsve, por nuk parashikohet se me cilėt do zėvendėsoheshin.

Nuk gjykohet aspak si e nevojshme nė program qė rinia shqiptare tė arsimohej diku jashtė nė perėndim, qė tė krijonte vėrtet njė shtresė nėnpunėsish jo tė korruptuar, por u mjaftuan me zėvendėsimin e tė korruptuarve me mė “patriotėt”.

Kėtu po sjellim vetėm pak nga pikat e programit, ato qė mjaftojnė pėr tė treguar kundėrshtitė qė e shoqėronin. Asnjė nga pikat e tij nuk u vu nė zbatim, asnjė. Prandaj dhe nuk meritojnė tė trajtohen.

Nėse nuk u zbatuan pėr rrethana qė nuk kishin tė bėnin aspak me punėn e bėrė apo tė mos bėrė nga qeveria, do tė thotė shoqėria shqiptare nuk ishte gati pėr programe tė kopjuara nga jashtė.

- "Shkurtim i burokracisė e pakėsim e pastrim i nėnpunsave. Nė emėrimin e tyre do tė merret parasysh, pėrveē zotėsisė e moralit, edhe patriotizmi i tyre." - Tė shkurtosh njė burokraci e tė pastrosh nėnpunėsat nė njė vend me % analfabetizmi shumė tė lartė ėshtė shkatėrruese pėr njė shtet nė formim e sipėr.

- "Ēarmatim i pėrgjithshėm dhe pa pėrjashtim." - Nė njė situatė si ajo ku ndodhej Shqipėria kjo ishte pikė e rėndėsishme, por a u ēarmatosėn forcat e Bajram Currit pasi qeveria Noli kishte ardhur nė pushtet?

- "Lartėsimin e autoritetit tė shtetit mbi ēdo fuqi personale ose ekstralegale". - Vetėm pas pak kohėsh Noli jep shembullin se si e mendonte ai drejtimin e shtetit nė mėnyrė demokratike, ai merr atributet e Kėshilli tė Regjencės mė 2 korrik 1924. Pa Parlament e pa Kėshill Regjence kush do ta ndalonte Nolin tė kthehej nė njė diktator?

Si pėrfundim, organizatorėt e grushtit tė shtetit u shpėrblyen me poste ministrore, dėshtuan nė zbatimin e programit, bashkėpunuan me feudalė tė mėdhenj dhe tradhtuan ēėshtjen qė i bashkoi nė tė. Nėse kishin pėrkrahjen e popullit atėherė pse detyrohen tė pushtojnė qytetet, apo kur Ahmet Zogu rikthehet askush nga populli nuk e kundėshton kthimin e tij?

Oficerėt qė ndihmuan nė rrėzimin e qeverisė, tė shtyrė nga gjendja e vėshtirė ku ndodhej vendi, sepse ndryshe shtetet fqinje mund tė bėheshin tė rrezikshme, ndihmuan akoma mė shumė qė influenca e huaj tė rritej. Ata pėrshpejtuan qė Ahmet Zogu tė vendoste pėr tė kėrkuar ndihmė tek tė huajt.

Ndryshuar sė fundmi nga sub674843 : 4.6.2008 nė 10:23.

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.1.2007, 23:41   2
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Ėshtė pak vėshtirė t'i gjykojmė ata qė jetuan nė atė kohė.

Shqipėria e posadalė nga sundimi shekullor turk ka qenė e prapambetur, dhe si pasojė kemi dy e ndonjiherė mė shumė grupe rivale qė luftojnė pėr pushtet dhe luftojnė nė mėnyrat mė tė papėlqyeshme pėr demokracinė. Ėshtė humbje nėse rivalitetet e atėhershme i ngjallim sot. Unė preferoj qė rivalėt e atėhershėm t'i konsiderojmė me vetėdije jo tė zhvilluar sa duhet, megjithėse e njėjta situatė ėshtė edhe sot nė shqiptarķ.

Fan Noli mashtroi popullin, kjo ėshtė e kjartė. Pastaj ēarmatosi popullin pėr tė ndalur vėllavrasjen nė njė kohė kur njerėzve u nevojiteshin armėt pėr t'u mbrojtur nga ndonjė sulm eventual i shteteve agresore qė nė shek. 20 nuk ishin tė rralla kėto sulme.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.1.2007, 22:11   3
sub674843
 
Mos mė keqkupto! Gjithė kritikat e mia ia drejtoj terminologjisė komuniste qė e quan revolucion. Ato rreshta shėrbejnė pėr tė treguar se nuk bėhej fjalė pėr revolucion, por pėr grusht shteti. Nuk janė aty pėr tė denigruar ndonjė personalitet.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2009, 05:27   4
Aleksandėr
anėtar/e
 
Aleksandėr
 
Anėtarėsuar: 5.2009
Kėtu ėshtė njė analizė interesante rreth Nolit dhe komunizmit qė po e sjell si link pėr shkak tė mungesės sė ė-ve dhe ē-ve.
http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=32
Aleksandėr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2009, 11:23   5
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Thėnė nga vlug

Mos mė keqkupto! Gjithė kritikat e mia ia drejtoj terminologjisė komuniste qė e quan revolucion. Ato rreshta shėrbejnė pėr tė treguar se nuk bėhej fjalė pėr revolucion, por pėr grusht shteti. Nuk janė aty pėr tė denigruar ndonjė personalitet.
Po, revolucion ėshtė ndėrrimi i njė sistemi nga njė sistem tjetėr me anė tė dhunės, ose me anė tė kėrcėnimit. Nė kėtė rast dhuna ėshtė pėrdorė por sistemi nuk ėshtė ndryshu. Kjo mund tė quhet qoftė komplot, qoftė grusht shteti, por jo revolucion.
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2009, 13:16   6
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Artikull i kohės nga Faik Konica (2 vite pas ngjarjes):

Citim:
Historia e ca ndryshimeve
Faik Konica

Kur vajta mė 1913 nė Shqipėri pėr tė shikuar pėr s'afėrmi punėt, zbulova me hidhėrim se shumica e madhe e popullit jo vetėm qė nuk i shihte me sy tė mirė idealet t'ona tė njė Shteti tė pėrparuar, po s'pėlqente as ndihmėn qė po na jipej nga rastet dhe nga bamirėsit e fuqive tė Evropės. Ėshtė pėr ēudi dhe gjė fare e vėrtetė, se shumica e madhe e popullit tė Shqipėrisė e priti dhuratėn e dhėnė me moskėnaqėsi, me thartėsira dhe me sy tė zgurdulluara nga prapamejtime: qė u duk pak mė vonė nga kryengritjet qė u bėnė njėra pas tjatrės.

Duke qenė punėt ashtu, u kuptua shpejt se qė tė mbetej Shqipėria si njė Shtet mė vete dhe populli tė mbahej me zor i bashkuar qė tė hynte nė udhėn e disiplinės, tė punės dhe pėrparimit, e vetmja fuqi e duhur ish dora e hekurt po shpėtimtare e njė diktatori. Kujtuam njė kohė se diktatorin e gjetėm nė personin e Esad pashė Toptanit. Dhe Esadi kishte me tė vėrtetė disa zotėsira pėr tė qeverisur, po mosha e tij e shkuar nuk i premtonte ta ndryshoja mendjen e tij pas ndryshimeve tė reja qė u bėnė nė Shqipėri, dhe ashtu fundi ish qė u larguan tė gjithė dhe e lanė tė vetėm.

Mė 1913, u poqa pėr herėn e pare nė Tiranė me Ahmet bej Zogun (qė tė pėrdorim titujt siē pėrdoreshin dhe zyrtarisht asi kohe). Vura re menjėherė fisnikėrinė tė bashkuar me forcė karakteri qė ēfaqej nga sjellja edhe nga fjalėt e djalit. U interesova dhe pyeta. Dhe nga sa dėgjova s'mė mbeti asnjė dyshim se fati e kish shėnuar pėr tė lojtur njė rol me rėndėsi nė Shqipėrin’ e re.

Nė pjekjet qė pata mė vonė me Mbretin Karol tė Rumanisė, me Kryeministrin rumun Tito Majersko, me Princin Wilhelm tė Wied-it, dhe diplomatėt austriakė dhe italianė, u pėrmenda emrin dhe posibilitetet e kėtij tė riu. Mbaj mend njė bisedim qė pata me Turhan Pashanė nė Durrės pasi plasi kryengritja e Shijakut dhe u rrėzua Esadi. I tregoja Turhanit nevojėn qė tė pėrdoret Zogu pėr tė zgjidhur krizėn.

- Ahmed beu ėshtė tepėr i ri, - m'u pėrgjigj Turhan Pashai.
- Vėrtet, - thash' unė, - po William Pitt-i u bė kryeministėr i Inglisė kur qe njėzet e tre vjetsh, dhe ka qenė njė nga mė tė mbėdhenjtė kryeministra t'atij vendi.
- Si fjaloseni kėshtu, - mė thotė Turhan Pashai, - Mund tė barabitim me Pitt-in njė tė ri tė panjohur?
- Nuk bėj barabitje, - u pėrgjigja unė, - desha vetėm, me kėtė shembėll, ku ju pėrmend se atje ku ndodhet zotėsia, vėrsa s'munt tė jetė dhe s'duhet tė jetė pengim.

Me kėtė mėnyrė, vazhdova sė pėrhapuri mendimin se do t'ish mirė, nė dojim tė kishim njė Shqipėri tė bashkuar dhe tė lirė, ta pėrkrahnjim Zogun tė merrte njė ditė fuqinė, se ay kish pėrveē zotėsisė dhe katėr tė mira qė i mungojin Esadit: kuptimin e ndodhjes sė re nė Shqipėri pas ndarjes nga Turqia, ndjenjėn e kombėsisė, tė mos bėrėt ndryshime nė mes Toskėsh e Gegėsh, dhe mė nė funt dėshirėn pėr ta pare Shqipėrinė nė shkallė Shteti t'organizuar.

Noli u bashkua plotėrisht me mua nė besimin qė Shqipėria s'munt tė qėndrojė mė kėmbė pa njė diktatorķ, dhe qė Zogu duket njeriu i duhur pėr kėtė rol. Gjurmat e kėtyre mendimeve munt t'i gjeni nė shtyllat e "Diellit" nė kohėn e luftės dhe pastaj, ku Zogu lavdohet si njė hero, si njė idealist, si njė udhėheqės qė munt tė barabitet me Anglo-Saksonėt, e tjera. Disa nga kėto lavdata janė tė shėnuara nga Fan Noli vetė. Kjo politikė vazhdoj gjer mė 1921 dhe pėrtej.

Mė 1922, Fan Noli zuri tė lidhet me grupin e Gurakuqit, dhe menjėherė mendja e tij e cekėt hyri nė njė udhė tė ndryshme. Fan Noli filloj tė na japė lajme jo tė pėlqyera pėr Zogun: qė ky ish bashkuar me reaksionarėt, qė ish armik i njė Shqipėrie siē e duam ne, qė ka humbur tėrė influencėn, qe s'ka asnjė zotėsi, qė ushtria anon me "liberalėt", qė duhet ta ftohim popullin ca mė tepėr nga Zogu, e tjera.

Unė me shokėt e Vatrės, siē e desh logjika, siē e desh disiplina e grupit t'onė, pasqyruam te "Dielli" politikėn e re tė pėrfaqėsonjėsit t'onė nė Shqipėri, perfaqėsonjės i cili kohėt e fundit nuk ish tjatėr gjė, veē se fonograf i Gurakuqit, gjer sa mė nė funt dolli sheshit dhe komitaxhi duke shkelur tėrė programin t'onė dhe gjithė idealet tona. Fundi qe njė ēkatėrrim dhe njė maskarallėk pa emėr.

Ē'munt tė bėjim? Dy udhė qenė tė hapura pėr ne: vazhdimi i pėrkrahjes se maskarallėkut gjer sa tė bėhej gjak dhe tė prishej Shqipėria, - ose tė kthyerit nė politikėn e parė tė Vatrės, e cila ka qenė tė vėnėt pėrpara tė Zogut si kryetar i duhur i Shqipėrisė. Zumė udhėn e dytė.

Le ta shkurtojmė tani nė tre fjale ato qė thamė: 1) Fan Noli, unė, me Vatrėn dhe me shokėt, qė mė 1914 gjer mė 1922, kush mė shumė dhe kush mė pak kemi mprojtur mendimin se Shqipėria, qė tė shtrohet, qė tė stabilizohet, e tė hyjė nė udhėn e reformave tė qytetėrimit, ka nevojė pėr njė dorė tė hekurt dhe si ajo dorė ėshtė Ahmet Zogu. 2) Fan Noli, nėn influencėn e Gurakuqit, dhe mė vonė nėn influencėn e frymės bolshevike, u bint dhe na bindi se Shqipėria munt tė qėndroj nė kėmbė pa Zogun dhe kundėr Zogut. Ngjarjet i dhanė pėrgėnjeshtrimin mė tė plotė, dhe Shqipėria u shpu njė qime afėr varrit. 3) Unė me shumicėn e shokėve u kthyhem ahere (ndonėse me ēape tė ngadalėshme se na vinte keq tė ēkėputeshim fare nga Fan Noli) te programi i vjetėr i pėrmbledhur mė sipėr nėnė numrin 1, kurse Fan Noli u fut thellė e mė thellė nė rebelione kundra Shtetit e n'intriga revolucionare.

Munt ta vazhdojmė bisedimin nė njė numėr t'afėrm. Po i kemi hedhur kėtu mjaft ushqim pėr mejtim djemurisė sė kthjellėt (se sa pėr mejhanexhitė, maqedhonasit dhe tė tjerė vagabondė qė tallen fshehtazi me Shqipėrinė, s'bėjmė kabull as t'i dėgjojmė) s'di ose harron, por duhet se kėtej e tutje ta marrė nėr sy se Presidenti Zogu nuk ėshtė heroi i ri i Vatrės, por ka qenė hero i vjetėr i kėsaj organizate, i neveritur me 1922-24 nga intrigat e Gurakuqit dhe nėn influencėn e bolshevismės. Dhe nė qoftė se ėsht e zonja tė mejtojė duke thelluar, djemuria e kthjellt le ta gjykojė kush u kthye nga udha - Fan Noli apo unė?

Gazeta "Dielli", 6 maj 1926
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2009, 13:19   7
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Tjetėr shkrim i Konicės:

Citim:
Propaganda bolshevike nė mes tė shqiptarėvet
Faik Konica

Nga letra dhe lajme me gojė tė marra nė kohėrat e fundit, pėrmbledhim kėtė mbi propagandėn bolshevike nė mes tė Shqiptarėve: Gjer nė funt tė Shėn-Endreut 1924, propaganda bolshevike nė Shqipėri ish nė duar tė njė Shqiptari tė rritur nė Rusi, njeri i hollė, i zoti dhe siē duket i bindur nė mirėsinė e theorive bolshevike. Fan Noli, nė kėtė propagandė si nė ēdo gjė tjatėr, ish njė fytyrė e sėrės sė dytė.

E para provė besnikėrie qė ky grup i dha Sovjetit, qe fjala qesharake e Fan Nolit nė Lidhjen e Kombeve, fjalė e pėlqyer pėr Rusinė, por shumė e dėmshme pėr Shqipėrinė. Me tė kthyer tė Legalitetit nė Shqipėri dhe me tė ikur tė Fan Nolit, qendrat e propagandės bolshevike u transferuan natyrisht jashtė.

T'ikurit, sa kohė patnė para nga ato qė kishin prurė prej Shqipėrie, nuk u munduan tė gjejnė burime tė tjera. Po paratė u mbaruan shpejt: dhe menjėherė nisėn bisedimet me Sovjetin pėr ndihma, bisedime qė muarnė njė funt (fond - shėn. i red.) tė pėlqyer. Pėrveē shumave tė veēanta "pėr propagandė" qė dhanė dhe u japin ca udhėheqėsve tė lėvizjes, Bolshevikėt u kanė lidhur rroga dhe disa t'ikurve tė porositur nga udhėheqėsit: cave u japin 400 franga ar, (80 USD) nė muaj, ca tė tjerėve nga 500 franga ar (100 USD).

Pastaj duke marrė nė sy zhvillimet revolucionere qė turbullonjėsit kanė shpresė tė bėjnė mė tutje nė Shqipėri, guverna Bolshevike u kėrkoj armiqve tė Shtetit t'onė nja dhjetė djem shqiptarė qė t'i vėrė nė shkollėn e veēantė tė Moskės ku formohen axhentat e bolshevismės. Kėta studentė tė ēuditshėm u dėrguan dhe janė tani nė Moskė, ku nxėnė me sistem zanatin e revolucjes qė tė venė nesėr t'i vėnė zjarrin vendit tė tyre ose tė bien nė duar tė policisė dhe ta humbasin jetėn pėr dhjamė qeni.

Nė keto qė thame mė sipėr, munt tė kuptohet se gatitėsit e prishjes sė Shqipėrisė janė tė kėnaqur dhe presėn. Po jo dhe aq se lodra e tyre ėshtė e themeluar mbi dy gėnjeshtra, dhe s'munt tė zgjatet shumė kohė: Nga njėra anė u paraqiten Shqiptarėve si patriotė dhe njerėz me ideale kombėtare, nga ana tjetėr u tregojnė Rusėve pėrralla, sikur nė Shqipėri ēdo gjė qenka gati pėr revolucjen komuniste dhe u dashka vetėm njė shkrepse qė t'i vėrė zjarre vendit.

Kėto tė dy gėnjeshtra s'munt tė vazhdojnė shumė: e para, ajo qė aventurierėt u shesin Shqiptarėve, ka dalė nė shesh prej kohe, dhe ēdo njeri me kuptim e ka marrė vesh: gėnjeshtra e dytė, ajo qė u gatuajnė Rusėve, munt tė mbajė dhe ca kohė, se natyra e Russėve ėshtė serioze dhe e padjallėzuar dhe nuk u shkon nėr ment qė janė viktima tė njė batakēillėku Ballkanik.

Planet e Rusėve pėr nė Ballkan duket tė jenė kėto: tė formuarit e njė grupi bolshevik nė ēdo Shtet, dhe me anė tė kėtij grupi tė kundėrshtuarit e ēdo guverne tė sotėme dhe tė diskretituarit e ēdo njeriu qė ka pak a shumė influencė mbi popullin dhe qė e pėrdor atė influencė pėr tė mbrojtur kanunin, rregullėn dhe qetėsin: pastaj, tė ndezurit e njė kryengritje tė pėrgjithshme, ku do tė lozin rolin e tyre dhe "studentėt" nga Ballkani qė ndodhen tani nė Moskė. Sa pėr gjakun qė do tė derdhet ēurk dhe mė kot, aq u bėn Russėve. Dhe pse ta ēajnė kokėn nė qoftė se popujt e Ballkanit janė aq tė marrė sa tė mos kuptojnė rezikun dhe tė ruhen me kohė?

Propaganda bolshevike ėshtė e rrezikshme: se turmės sė padjallėzuar, e cila nuk thellon, bolshevisma i duket si zgjidhja e gjithė mundimeve ekonomike qė heq. Kujton se bolshevisma ėshtė ilaē i panjohur dhe i ēuditshėm qė ka pėr tė shėruar ēdo sėmundje. Tė zgjuarit nga ky gjumė budallenjsh do tė jetė shumė i hidhur pėr Shqiptarėt qė do tė bėhen skllav pa atdhe dhe pa bukė, tė shkelmuar e tė shkelur nga tė huajt.

Na pėlqen tė vėmė re se shumė nga t'ikurit- si Z. Sotir Peēi, Z. Sejfi Vllamasi. Z. Koēo Tasi, Z. Rasim Babameto, Z. Ismail Haki Tatzati, etj, nuk u bashkuan nė asnjė mėnyrė me aventurierėt bolshevikė, po mbajnė njė qėndrim konservativ sado qė nuk janė miqt' e Guvernės sė sotme.
Janė pėr t'u lavdėruar pėr urtėsinė dhe kuptimin politik tė tyre, dhe na vjen keq qė nuk u gjent njė udhė pajtimi tė plote me Guvernėn, pajtim i cili do tė zbulonte edhe nė sy tė Rusissė se sa tė pakė janė Bolshevikėt t'anė.

Gazeta "Dielli", 15 maj 1926
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2009, 16:16   8
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vijojmė me kujtimet e Eqrem Vlorės rreth gjendjes sė kohės dhe ngjarjes:


Citim:
Kaosi i qershorit 1924
Revista “Klan” / shkurt 2002

Nga libri “Kujtime” i Eqrem Vlorės.


Mė 23 shkurt 1924, gati tė gjithė ne, deputetėt, thuajse kishim zėnė vendet tona pėr seancėn e pasdites tė Asamblesė. Mungonte vetėm qeveria, pra edhe kryeministri Ahmet Zogu. Unė rrija, si gjithmonė pranė metropolitit Fan Noli, nė bankėn e radhės sė parė, majtas hyrjes. Mė ra nė sy se atė ditė grupi i partisė demokratike prapa meje po rrinte ēuditėrisht i heshtur dhe i merakosur.

Ka tė ngjarė qė kėshtu tė mendoj tani, por sidoqoftė atė ditė pata ndijimin sikur ata po prisnin, tė tendosur, diēka. Befas ushtuan dy krisma nė shkallėt e ndėrtesės, qė u pasuan nga njė qetėsi e ngrirė. Pastaj u hapėn me vrull dyert e sallės dhe brenda hyri Ahmet Zogu, me revolver nė dorė. Ai ishte prerė nė fytyrė, por ecte me shtatin drejt dhe pas disa ēastesh e mori veten, madje buzėqeshi dhe vajti me ēap tė sigurt tek bangoja e qeverisė, ku u ul nė njė vend tė caktuar pėr sekretarėt.

Ne tė gjithė u bėmė nė ēast tė vetėdijshėm pėr gjendjen dhe e kuptuam menjėherė se ē'kishte ndodhur. Se nė raste tė tilla populli ynė e mbledh veten shpejt dhe ėshtė shumė i disiplinuar. Disa deputetė qė kishin miqėsi me Ahmet Zogun iu mblodhėn pėrqark, pjesa tjetėr e deputetėve ngriu kėrcėnueshėm, nėpėr vendet e saj, prapa nesh. Unė e vlerėsova sakaq rrezikshmėrinė e gjendjes sime, por edhe nė pėrgjithėsi. Kjo qetėsi e kjo heshtje mund tė shndėrrohej nga ēasti nė ēast nė katrahurėn mė tė madhe.

Unė rrija pothuaj nė mes tė garipėve demokratė; nga e djathta e sallės, pra, para meje dhe anash pultit te presidiumit, ishin vendet e konservatorėve. Tė gjithė ishin tė armatosur! Tė vinte puna tek armėt, unė isha nė mes tė plumbave tė miqve dhe tė armiqve. Ndaj brofa nė kėmbė, i pėshpėrita nė vesh peshkopit shakaxhi "bėfshi qejf" dhe nxitova drejt lozhės sė dėgjuesve, ku po rrinte njė miku im i partisė, doktor Simonidhi (5) nga Vunoi i Himarės.

E ndihmova atė tė kaptonte parmakėt e lozhės dhe e ēova tek Ahmet Zogu pėr t'i parė plagėt. Zogu nė fillim nuk i besoi dhe nuk deshi ta linte kėtė tė panjohur ta vizitonte, por pastaj, kur unė e sigurova se mjeku ėshtė i besueshėm, nuk kundėrshtoi mė. Plagėt ishin tė renda por pa rrezik pėr jetėn: dy plumba e kishin marrė kalimthi duke e ēarė thellė, njėri nė kofshė e tjetri nė baqth; plagėt u lidhėn pėrkohėsisht.

Unė shkova te miku dhe kushėriri im, Iljaz bej Vrioni. Ai kishte qenė dy herė kryeministėr dhe shumė herė tė tjera ministėr dhe njihej nga tė dyja anėt si njeri i paqes. Pra, nė ato ēaste ai ishte personi mė i pėrshtatshėm pėr tė bėrė thirrje pėr qetėsi dhe gjakftohtėsi! Kryetari i seancės, Eshref Frashėri dhe gjithė ekipi i tij ishin zhdukur nga presidiumi dhe kishin zėnė vrimat nė tė katėr anėt e sallės.

Unė e kėshillova Iljaz bej Vrionin tė shkonte nė presidium dhe tė mbante njė fjalim tė shkurtėr, qetėsues. Ai e bėri kėtė, gjeti tonin e duhur dhe pati suksesin e dėshiruar.

Pastaj u bė i gjallė edhe vetė Ahmet Zogu. Nga karrigia ku rrinte ai foli me zė tė fortė e tė qetė: "Zotėrinj! Nuk ėshtė hera e parė nė botė, qė nė njė parlament ndodh diēka si kjo qė mė ndodhi mua. Unė u lutem miqve tė mi, ta peshojnė rastin me gjakftohtėsi dhe pastaj tė veprojnė". Zogu ishte pėrsėri zot i plotė i ndjenjave dhe veprimeve tė veta - duke zgjuar admirimin tim tė vėrtetė!

Ndėrkaq nė hollin e parlamentit dėgjoheshin krisma tė njėpasnjėshme, ne tė gjithė ishim tė shqetėsuar, ngaqė nuk po merrnim vesh se ē'po bėhej. Kush qėllonte dhe kundėr kujt? Mė vonė mėsuam se atentatori Beqir Valteri ishte ngujuar nė nevojtore, ndėrsa rojet e parlamentit, pėr ta detyruar tė dorėzohej e bėnė shoshė strehimin e tij. Ndėrkaq vetė Beqir Valteri kėndonte nė nevojtore kėngė heroike, mbase pėr t'i dhėnė zemėr vetes, dhe nga prapa derės qėllonte edhe ai trimėrisht mbi rrethuesit.

Atentati kundėr Zogut shkaktoi prerjen e menjėhershme tė ēdo kontakti me partinė demokratike, jo se ne ushqenim ndonjė simpati tė tepruar apo besim tė verbėr ndaj Ahmet Zogut, por sepse ky akt na fyente tė gjithėve dhe ishte si tė na shpallej luftė hapur. Dhe mė tepėr nga tė gjithė peshėn e fyerjes e ndjeu vetė Zogu. Siē e donte zakoni shqiptar, pas kėsaj ai nuk doli nga shtėpia deri ditėn qė sfida mori pėrgjigjen e duhur.

Dhe pėr tė dhėnė ndėshkimin e merituar ai pėrdori me mjeshtėri njė mjet qė i dha mundėsi tė vriste dy miza me njė tė qėlluar. Ai nuk lejoi t'i preken as qimet e flokėve atentatorit, tė kapur, ndėrkaq, nga rojet e parlamentit tė komanduara nga Osman Gazepi, por e thirri dhe e pyeti se pėrse kishte dashur ta vriste.

Beqir Valteri i tregoi tė gjitha pa fshehur asgjė, pėr ēka jo vetėm iu fal jeta, por edhe u trajtua mirė gjatė kohės qė qėndroi i burgosur nė kazermėn e rojeve tė parlamentit. Atentatori, qė tė tėra kėto m'i ka rrėfyer vetė mė 1943, largohet pastaj nga vendi mė 1925, kur partia demokratike u dėbua nga Zogu, dhe shkoi nė Francė, prej nga kthehet pėrsėri nė Shqipėri mė 1939 dhe pushkatohet nga komunistėt mė 1945.

Ahmet Zogu e dinte kush ishin organizatorėt. Ai pajtoi njė njeri nė Tiranė, qė kishte marrė prej vitesh me qira njė mulli bloje nga Esat pasha (njėherėsh edhe vetė esatist i njohur), i cili qėlloi me revolver dhe plagosi rėndė Avni Rustemin, vrasėsin e Esat pashė Toptanit dhe nxitėsin kryesor tė atentatit kundėr Zogut.

I plagosuri vdiq dy ditė mė vonė nė spitalin e Tiranės. Ky kishte qenė njė akt i shkėlqyer hakmarrjeje, qė pėrputhej me rregullat e kodit tė Vendetės shqiptare”.


(...)

Nė mbrėmjen e po asaj dite unė me Myfit bej Libohovėn i bėmė njė vizitė nė shtėpi Ahmet Zogut. Megjithė njė farė temperature, Zogu e kishte marrė tashmė veten nga shoku i pėsuar. Sipas zakonit tė keq shqiptar nė dhomėn e tė sėmurit hynin e dilnin me qindra vizitore, pa dashur t'ia dinė nėse ky interes i pėlqen apo e bezdis tė sėmurin. Piheshin pambarim cigare dhe kafe, ndėrkohė qė i sėmuri, pėr tė mos e humbur burrėrinė nė sytė e botės, jo vetėm qė duhej t'i priste buzagaz, por edhe t'u jepte muhabet. Dhe Ahmet Zogu i pėrmbushte nė m`nyrė tė shkėlqyer kėto kėrkesa tė etiketės shqiptare.

Asnjė fjalė e keqe pėr atentatorin dhe pėr nxitėsit e tij nuk doli nga buzėt e tij, asnjė emėr nuk u pėrmend. Por pikėrisht kjo shpėrfillje nė dukje ishte ogur mė i keq pėr organizatorėt e atentatit dhe pėr pasojat e aktit tė tyre.
vijon...
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2009, 16:36   9
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
(...)

Si pasojė e manipulimeve tė partisė demokratike, nė Tiranė po bėheshin gjashtė javė pa arritur tė formohej njė qeveri. Si kėrpudha tė helmuara nė njė moēal shpėrthenin intrigat e grupeve dhe tė partive: dora e "kuqe" dhe "e zezė", organizata “Bashkimi” dhe shoqata tė tjera revolucionare, anarkike, e mė tė shumtėn qesharake, qė mbillnin vetėm kaos.

Kėshilli i Regjencės dhe shumica e Asamblesė, gjatė njė periudhe qetėsie relative, u pėrpoqėn tė kalojnė kandidaturėn e Iljaz bej Vrionit pėr kryeministėr. Por "dora e zezė" (intelektualė tė dėshtuar, nėpunės dhe oficerė tė politizuar) e kėrcėnonte me vdekje kandidatin nė rast se ai merrte nė kabinetin e tij Ahmet Zogun. Rruga ishte bėrė kėshtu gjykatės pėr fatet e vendit.

Partitė "demokratike" kishin zgjedhur pėr zgjidhje hakmarrjen pėr vrasjen e Avni Rustemit. Ata kėrkonin qė nga vrasja e njė sektaristi ekstravagant tė pėrligjnin njė revolucion shoqėror, dhe nė kėtė anarki te pėrgjithshme, ata shpresonin, mė nė fund, qė tė fitonin njė pushtet tė pakufizuar. Kjo quhej asokohe demokraci nė Shqipėri!

Mė sė fundi, mė 30 mars 1924, Kėshilli i Regjencės ngarkoi Shefqet bej Vėrlacin me krijimin e qeverisė sė re. Misioni i tij ishte tė pėrpiqej pėr vėllazėrimin e rrymave tė ndryshme politike dhe pėr rivendosjen e rendit dhe tė idesė sė shtetit: njė dėshirė e devotshme, por thuajse e parealizueshme.

Dhe meqenėse Shefqet Vėrlaci mbahej si vjehrri i ardhshėm i Zogut, rryma demokrate u zemėrua jo pak. Ajo u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat qė ta bėnte qesharak programin e tij dhe ta vinte nė lojė nė sytė e popullit kabinetin e tij.

Por kur pas dy javėsh "demokratėve" iu ofruan dy poste nė atė kabinet (Luigj Gurakuqi nga Shkodra pėr financat dhe doktor Fahriu nga Kosova, pėr arsimin), ata jo vetėm qė i pranuan sakaq postet, por qė nė mbledhjen mė tė parė tė Asamblesė, kėnduan kėngė lavdėrimi pėr qeverinė dhe pėr qėllimet e larta, pa interes vetjak dhe atdhetare tė Shefqet Vėrlacit.

Asnjėherė mė shumė se nė kėtė pranverė tė vitit 1924 papjekuria, egoizmi i skajshėm dhe intrigat e gjithmbarshme, nuk kanė luajtur rol mė tė mjerė nė Shqipėri. Kėto mbrapshti paralizuan gjithė aparatin shtetėror dhe kabinetit Vėrlaci nuk i mbetej tjetėr veēse nga mėngjesi nė darkė tė pėrpiqej pėr mbajtjen e rendit dhe tė qetėsisė.

Gjatė kėtyre ditėve ndodhi diēka qe i nxeu edhe me tepėr gjakrat. Njė bandė kusarėsh vrau dhe grabiti nė pyllin e Mamurrasit dy amerikanė tė pakujdesshėm. Askush nuk e dinte se cilėt ishin fajtorėt, ndaj edhe nuk mund tė orientoheshin. Demokratėt e shfrytėzuan sakaq kėtė ngjarje fatkeqe duke e akuzuar Zogun se ai i kishte vrarė amerikanėt, pėr t'i dhėnė njė prove "botės" se vetėm ai ėshtė nė gjendje tė vendosė qetėsinė dhe rendin nė Shqipėri.

Natyrisht, njė shpifje e tille e ulėt nuk do tė kishte merituar as vėmendjen mė tė vogėl, nėse mė vonė (gusht 1924), pasi partia demokratike kishte marrė pushtetin, tė mos inskenohej njė proces gjyqėsor i mirėfilltė, me dėshmitarė tė rremė e mė the tė thashė, i cili fajėsoi pėr kėtė vrasje Ahmet Zogun.

Njė komedi e ngjashme ishte edhe ceremonia e nderimit para arkivolit tė hapur tė Avni Rustemit nė spitalin e Tiranės. Tė gjithė ata qė e quanin veten "popull" dhe "demokratė" kaluan pėrpara arkivolit tė kėtij karagjozi kriminel tė cilin donin, medoemos, ta ngrinin nė piedestalin e heroit kombėtar dhe tė martirit.

Me radhė, udhėheqėsit e partisė demokratike ngjiteshin pranė arkivolit dhe zbraznin rrėketė e fjalėve te tyre, pa dashur t'ia dinė se pėr popullin kėto poza janė krejt tė huaja, sepse ato shkelin zakonet dhe kuptimin e tij pėr dinjitetin njerėzor.

Kjo shfaqje u zhvillua pėr njė javė tė tėrė nė Tiranė dhe pastaj nė Vlorė, pėr gazin e gjithė kalamajve. Gjithė kjo shfaqje hipokrite ndiqte vetėm njė qėllim: tė ngrinte peshė zemrat e njerėzve dhe nga trazira e pėrgjithshme, tė fitonte kapital politik.

Nė kėtė vazhdė befas, partia demokratike vendosi ta transportoje tė vdekurin nė Vlore, ta varrosė nė njė lėndinė tė vogėl trekėndėshe para barakės sė teatrit dhe kinemasė nė kryqėzimin e rrugės Skelė-Kaninė-Vlorė dhe pėrmbi tė, tė ngrejė njė pėrmendore. Me qėllim gjoja, qė ta pėrjetėsojė. Nė tė vėrtetė, pas tre muajsh grumbulli i dheut dukej krejt i lėnė pas dore, ndėrsa pas tre vjetėsh ishte zhdukur fare.


Me vjegė se po pėrcjellin trupin vdekatar tė atdhetarit tė madh, shumė politikanė tė mirėfilltė dhe asosh tė improvizuar u vunė nė lėvizje nga Tirana dhe pėrmbytėn Vlorėn, si njė luzmė karkalecash. Tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, ata u bashkuan atje me shokėt e tyre nė qytet. Qė prej gati njė jave ata kishin filluar tė organizonin tubime, nė tė cilat flitej hapur pėr shkėputje nga Tirana, pėr mbajtjen nė Vlorė tė njė seance tė posaēme tė Asamblesė Kombėtare, shkurt pėr njė revolucion.

(...)

Qeveria e Tiranės dėrgoi nė Vlorė toger Qazim Adovanin me tri kompani, tė cilat do tė mund tė kishin mbėshtetur njė operacion spastrimi, por unė nuk isha i sigurt se gjer ku duhej t'u besoja fjalėve tė miqve tė partisė sime. Ata rrinin nė shtėpinė time nga mėngjesi nė darkė vonė, ndėrkohė qė unė vetė duhej tė merresha edhe me dy miq tė nderuar qė banonin nė shtėpi - pėrfaqėsuesin gjerman zotin R. fon Kardorf dhe zotin prof. Ugolini.

(...)

Ngjarjet nė Vlorė gjetėn jehonė edhe nė Veri tė Shqipėrisė (Shkodėr). Kėtu vepronte grupi politiko-letrar "Ora e maleve", i drejtuar nga deputeti Luigj Gurakuqi, njė njeri me kulturė tė madhe, por edhe ambicioz jashtė ēdo mase. Por konceptet e disiplinės dhe tė pėrkatėsisė sė anėtarit tė njė qeverie parlamentare ishin avulluar te kėta demagogė gjer nė atė shkallė, sa Luigj Gurakuqi, ministėr i Financave nė qeverinė e Shefqet Vėrlacit, del si udhėheqės i rebelimit kundėr vetė qeverisė sė tij.

Nė malėsinė e prefekturės sė Kosovės, vepronte kryengritėsi i vjetėr Bajram Curri, i cili merrte nga qeveria 330 napolona ar, si kolonel rezervė, pėr tė mbajtur "qetėsinė dhe rendin", por nė tė vėrtetė ai ishte vetė me rebelet dhe nxiste trazirat nė vend. Pėr tė frenuar veprimtarinė e tij qeveria kishte lejuar tė birin e armikut tė tij tė vjetėr Riza bej Kryeziu, Ceno beun, tė jetonte nė tokėn e lirė shqiptare, edhe pse ai ishte nėnshtetas jugosllav (nga Gjakova).

Nga tė dyja anėt parregullsitė ndiqnin njėra-tjetrėn: demagogėt shfajėsoheshin pėr aktet e tyre tė paligjshme se po vepronin nė emėr tė ēlirimit tė popullit nga tirania, partia qeveritare konservatore mbrohej, duke thėnė se gjendjet e jashtėzakonshme luftoheshin me masa tė jashtėzakonshme.
vijon...
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2009, 16:53   10
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Ndėrkaq nė zallahinė e ideve, aksioneve dhe shfajėsimeve u pėrvijua dalėngadalė njė e vėrtetė e padiskutueshme: shqiptarėt nuk i qeverisje dot me mjete parlamentare paqėsore! Ministėr i Mbrojtjes nė qeverinė paraardhėse tė Ahmet Zogut pati qenė kolonel Ismail Vatzati. Meqenėse ai nuk u zgjodh mė nė zonėn e tij elektorale, Delvinė, u lut nga Shefqet Vėrlaci qė tė jepte dorėheqjen nga posti; nė vend tė tij u emėrua togeri Mustafa Aranitasi, njė ushtarak i ndershėm dhe i zoti, me aftėsi tė mira teknike, por tė dobėta politike.

Kjo lėvizje disi e beftė funksionarėsh bėri qė gjashtė deputetė, miq tė ish ministrit tė Mbrojtjes, t'i kthejnė krahėt partisė konservative dhe tė bėhen me atė demokratike. Ishin kėta minjtė e parė qė braktisnin anijen qė po mbytej?

Kryeministri Shefqet Vėrlaci me mjetet e pakta qė kishte nė dorė, e mė tepėr me fjalė tė mira, pėrpiqej ndershmėrisht tė mbante rendin nė vend. Nė vazhdė tė politikės sė tij paqtuese, ai shpalli nė Asamblenė Kombėtare se qeveria i ishte lutur Ceno bej Kryeziut tė mos qėndronte mė nė pjesėn shqiptare tė Kosovės, por tė vinte nė Tiranė (26 prill 1924), edhe pse ai sipas ligjeve nė fuqi, si shqiptar i pėrtejkufirit gėzonte tė njėjtat tė drejta si edhe ēdo nėnshtetas shqiptar.

Ky gjest shpirtmadh i qeverisė, jo vetėm qė nuk ndihmoi arritjen e qėllimit tė dėshiruar, paqtimin e shpirtrave, por pėrkundrazi solli pasoja krejt tė papritura. Me t'u larguar Ceno bej Kryeziu, Bajram Curri me disa qindra ndjekės tė tij pushtoi Kukėsin, kryeqendrėn e prefekturės sė Kosovės dhe shpalli kryengritjen kundėr qeverisė sė Tiranes.


Curri pas njė lufte tė rreptė arriti tė ketė sukses kundėr qarkkomandantit Muharrem Bajraktari: por me krismat e para tė pushkėve nė Kukės, Rubikoni ishte kaluar. Dhe kėshtu kjo kryengritje e turpshme kundėr shumicės absolute tė zgjedhur nė Asamblenė Kombėtare, kundėr qeverise legale, mori mė nė fund, formė tė hapur.

Komandant i garnizonit tė Shkodrės ishte toger Rexhep Shala, njė ish-oficer turk i klasit tė tretė, njė ushtarak ambicioz, i biri i njė malėsori, i cili, bashkė me kolegun e tij nė Shqipėrine e Jugut, toger Qazim Qafėzezin (8), synonte tė vendoste njė diktaturė ushtarake.

Programi i obskurantistėve demokratė ishte: shpėrndarja e Asamblesė Legjislative, krijimi i njė qeverie ushtarake me vetėm tre ministra civilė (pėr financat, arsimin dhe drejtėsinė) dhe zgjedhje tė reja pėr njė kuvend popullor. Kėto synime demagogėt i quanin tė lira, demokratike dhe tė drejta!

Megjithėkėtė njerėzit ende nuk e kishin marrė seriozisht kėtė lėvizje, edhe pse ajo tashmė kishte paralizuar qeverinė dhe Asamblenė Kombėtare. Nė Tiranė deputetėt ishin pėrpjekur disa herė tė mblidheshin, por ata nuk pėrbėnin dot shumicėn vendimmarrėse sepse numri i tyre ishte rrudhur nė 49.

Ndėrkaq Shkodra ra nė duart e rebelėve. Por ndėrtesa qeveritare edhe nėpunėsit e saj nuk u dhanė. I vetmi zyrtar qė nė kėtė kohė e kreu deri nė fund detyrėn e tij ishte komandanti i xhandarmėrisė, kapiten Ferit bej Gabo Frashėri. Ai nuk deshi tė bėjė kompromise me kryengritėsit dhe mė 31 maj 1924, u barrikadua nė ndėrtesėn qeveritare. Aty edhe mbeti i vrarė. Ai ishte njė burrė trim, krenar dhe besnik i detyrės e i thirrjes sė tė pareve, njeri qė e mbajti lart sa e sa herė nderin e fisit tė vet.

Edhe nė Vlorė lėvizja po bėnte pėrparime. Major Qazim Radovicka me tri kompanitė e tij, mbante njė qėndrim asnjanės. Ndonėse vinte ēdo ditė nė shtėpinė time pėr tė pirė kafe dhe raki, ai u qėndronte larg bisedave pėr luftėn e miqve, tashmė tė ndezur keqas, tė partisė sime. Disa ditė mė vonė ia behu toger Qazim Qafėzezi me ushtrinė e tij prej 200-300 burrash. Ky kokėtul sqimatar kishte ngecur keqas nė rrjetėn e njė partie, e cila hollė-hollė, ishte e huaj dhe armiqėsore pėr tė.

Edhe nė kėtė ēast qeveria qendrore e kishte fuqinė (po tė ishte njė njeri i vendosur nė krye tė saj), ta shpėrndante bandėn revolucionare. Forcat e mbledhura nė Tiranė dhe pėrreth saj (afro 7000 burra), si edhe njerėzit besnikė ndaj qeverisė, do tė kishin mjaftuar plotėsisht pėr t'u dhėnė dėrrmėn kėtyre plehrave.

Por bejlerėt, pėr tė cilėt ėshtė shpifur aq shume (jo agallarėt dhe njerėzit e tjerė tė shquar tė vendit), u trembėn prej pėrgjegjėsisė sė njė lufte civile, deri ditėn qė kundėrshtarėt e tyre, qė e dinin mirė se ē'duhej tė bėnin, i dėbuan tė gjithė si qen tė zgjebosur, apo i futėn nėpėr burgje! Kjo dėshmon edhe njė herė se sa larg mendėsisė sė popullit kishin ngelur ata.

Mė kot kėshillonte Zogu pėr masa energjike, mė kot i lutej ai qeverisė tė hidhej poshtė protesta e deputetėve tė Korēės, tė cilėt i trembeshin njė ndėrhyrjeje greke dhe t'i besohej atij komanda e pėrgjithshme qė tė rivendoste rendin brenda javės; kryeministri gjeti forca vetėm pėr tė dhėnė dorėheqjen, siē dėshironin rebelėt dhe pėr t'ia kaluar detyrėn Iljaz bej Vrionit.

Gjatė njė tubimi nė Vlorė (23 maj 1923) rebelėt kishin premtuar se, po tė ndodhte kėshtu ata hiqnin dorė nga kryengritja. Por ata priten qė Ministria e Brendshme t'i jepej toger Rexhep Shalės dhe Ministria e Mbrojtjes toger Qazim Qafėzezit. Kur kjo nuk u bė ata filluan nga dy drejtime, marshimin drejt Tiranės.

Ndėrkaq Ahmet Zogu ishte emėruar nga qeveria kryekomandant i trupave qeveritare. Mirėpo ky emėrim vinte shumė vonė dhe nė ēastin e fundit as Ahmet Zogu nuk mund tė bėnte mrekullira.
vijon...
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2009, 17:15   11
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Qė mė 19 maj 1924, komandanti i grupit verior tė rebelėve, toger Shala, kishte dėrguar njė repart ushtarėsh pėr tė marrė Lezhėn. Por ata u zmbrapsėn nga populli dhe xhandarmėria dhe mundėn tė vendosen vetėm nė rrėnojat e kalasė sė vjetėr.

Tri a katėr ditė mė vonė filloi marshimi i kryengritėsve nga Vlora nė Tiranė. Nė Vlorė xhandarmėria dhe ushtria kishin dėshtuar: major Taip Shkodra, njėkohėsisht edhe komandant i shkollės sė xhandarmėrisė nė Ujėt e Ftohtė, si edhe major Qazim Radovicka, i vunė trupat e tyre nėn komandėn e toger Qafėzezit (250 xhandarė dhe 270 ushtarė) dhe u urdhėruan tė formojnė pararojėn e marshimit mbi Tiranė.

Grupi kryesor pėrbėhej nga disa qindra ushtarė dhe po aq civilė tė armatosur. Edhe njė herė qeveria pati mundėsi qė me anė tė njė veprimi energjik t'i jepte fund kėsaj komedie, kur mė 28 maj 1924, trupat besnike tė qeverisė, nėn komandėn e kapiten Demės, rrethuan nė Ardenicė major Taip Shkodrėn me forcat e tij. Por kryeministri i ri Iljaz bej Vrioni i qėndroi besnik parimit tė mosveprimit dhe dha urdhėr tė shmanget ēdo gjakderdhje.

Kėshtu ndodhi qė rebelėt i shpėtuan ndėshkimit tė merituar
dhe mė 2 qershor morėn Beratin dhe Lezhėn, me 8 qershor Lushnjėn dhe Peshkopinė, nė 9 qershor Kavajėn dhe mė 10 qershor Tiranėn.
Dy ditė mė parė anėtarėt e qeverisė dhe deputetėt kishin ikur nė brendėsi tė vendit, ose nėpėrmjet Durrėsit jashtė vendit, ndėrsa Zogu vetėm atė ditė, bashkė me njerėzit e tij, ishte larguar pėr nė Homesh.

Kishte mbaruar kėshtu edhe akti i dytė i komedisė. Njė turme e mbledhur dosido, pa lidhje tė brendshme, pa njė ideal tė pėrbashkėt, pa asnjė organizim, e shtyrė dhe e njėjėsuar vetėm nga ambicia dhe lakmia, e panjohur dhe pa pėrvoje, kishte fituar dhe kishte marrė nė dorė fatet e vendit, vetėm e vetėm ngaqė ish-klasa e lartė nuk kishte arritur ta luante rolin e saj pėr arsye shkujdesjeje, paaftėsie, dembelie, zemėrvogėlsie dhe mungese uniteti! Tė gjitha kėto tė pakuptueshme dhe tė pamotivuara!

Nė udhėkryqin e zhvillimit shoqėror tė Shqipėrisė, fati mori anėn e zhvillimit demokratik dhe me orientim tė majtė. Kėtu nuk mund tė ndryshohej mė asgjė, dhe kėtė rrethanė mė vonė e mori parasysh edhe Zogu, kur gjatė regjimit tė tij diktatorial, nuk favorizoi bejlerėt qė e ndihmuan tė ngjitej, por borgjezinė e re nė ngjitje.

Nė themel, revolucioni demokratik urrehej jo vetėm nga ish-klasa e lartė, e dėmtuar dhe e kėrcėnuar rėndė, por edhe nga vetė populli i thjeshtė. Ai ishte i huaj dhe pak i pėrshtatur ndaj mendėsisė sė tij, kishte shumė zhurmė dhe shumė fjalė tė bujshme.

(...)

Miku im personal dhe kundėrshtari politik, metropoliti shumė i kulturuar, Fan Noli tha njė dite: "Ky vend i ēuditshėm nuk ka shok nė botė. Kėtu shpesh bej mund tė jetė njė fshatar, fshatari njė patric; tė gjithėve, nėn ato gunat e lypėsit iu duket vetja kalorės i barabartė dhe madhėshtor sa edhe tjetri. Kėtu ndryshimi midis tė pasurit dhe tė varfrit, midis tė madhit dhe tė voglit, midis tė fortit dhe tė dobėtit, fshihet nga ndjesia e dinjitetit tė barabartė, apo edhe e pėrshtatjes. Kėtu ėshtė sinori midis mėnyrės evropiane dhe asaj aziatike tė jetesės, midis koncepteve sociale gjermane dhe latine, midis etikės sė krishterė dhe asaj myslimane, kėtu ėshtė paleta ku ngėrthehen tė gjitha ngjyrat dhe dritėhijet, tė gjitha reflekset e sė kaluarės dhe e sė tashmes".

Ky burrė i menēur u bė shtytėsi dhe simboli i kėtij revolucioni, gjoja shoqėror dhe ekonomik. Fitorja e tij e solli atė nė karrigen e kryeministrit (16 qershor 1924).

Zgjedhja u bė me short, si nė lojėrat e fatit. Mėtues pėr kėtė post ishin Sulejman bej Delvina, Qazim Koculi dhe Fan Noli, secili kishte miqtė dhe kundėrshtarėt e vet.

Njė votim i rregullt parlamentar nuk mund tė behej, sepse, e para, nuk kishte fare parlament, e dyta, edhe sikur tė kishte, deputetėt demokratė nuk pėrbėnin shumicėn. Atėherė u pėrdor njė sistem special. U hodhėn nė njė shportė tri pusulla me emrat e tė tre kandidatėve dhe pastaj u mor njė "fėmijė i popullit" (mbase ndonjė arixhofkė e vogėl) tė nxirrte njėrėn nga kėto pusulla. Fati zgjodhi Fan Nolin dhe ai u be kryeministėr...

Disa ditė pas hyrjes sė "ēlirimtarėve" nė Tiranė dhe para syve tė qeverisė, u bėnė ca gabime qesharake, apo mė mirė t'i quajmė ēilimillėqe. Grupe tė rinjsh tė “Bashkimit”, veshur me ca rroba liri, njė shkėrbim i keq i uniformės fashiste, filluan tė bridhnin nėpėr Tiranė duke kėrkuar njerėz tė nderuar, tė cilėt i detyronin tė pinin vaj recini. Pėr botėkuptimin e tij konservativ si viktimė e kėtij poshtėrimi, ishte shėnuar edhe deputeti Salih Efendiu nga Vuēiterna e Kosovės.

Nja njėzet bashkimistė e vunė nė mes viganin flokėverdhė dhe i zgjatėn, duke qeshur shishen me vaj recini. Salih Efendiu e mori atė me qetėsi, u mbėshtet pas murit pranė dhe ia pėrplasi shishen me sa fuqi pati atij qė ishte mė pranė, pastaj nxori revolverin dhe thirri: "Unė nuk jam nga ata qė mund tė turpėrohen nga plehra si ju. Nė qoftė se ju ngulni kėmbė qė tė mė jepni me pėrdhunė vaj recini, atėherė dijeni, ēdo gllėnjkė do tė kushtojė njė jetė njeriu. Kush ka dėshirė ta paguaje kėtė ēmim, le ta beje provėn e parė!" Ata u shpėrndanė sakaq dhe u fshehėn si minjtė! Dhe ishin tė gjithė tė armatosur!

Ja pra edhe njė dėshmi tjetėr se sa pak e njihnin karakterin e popullit shqiptar kėta gjysmė tė arsimuar tė vjetėr e tė rinj, tė cilėt dėshironin tė sillnin nė Shqipėri ato qė kishin parė nė dhé tė huaj dhe qė ata i quanin “reforma shoqėrore”.


Duke qenė se nė regjimin e ri po ndodhnin mė tepėr komedira se tragjedira, duke qenė se mė tepėr se despotik dhe tiranik, ai ishte qesharak, ndodhi qė ai pak prestigj i qeverisė revolucionare u varros shumė shpejt. Vdekjet dhe vrasjet do ta kishin ndezur urrejtjen ndaj saj, por nuk do tė kishin prekur nderimin. Njė qeveri qė bėhet qesharake, ėshtė e mbaruar. Shkoi gjer atje sa merreshin me shaka edhe hapat serioze dhe tė rrezikshme tė autoriteteve.

Pas marrjes sė pushtetit, qeveria ngriti njė Gjykatė speciale, e cila lipsej tė dėnonte "krimet" e partisė konservatore. Natyrisht njė vjege, pėr tė arrestuar gjithė ata njerėz qė ishin te padėshiruar pėr qeverinė.

Nė Berat u arrestua Neshat bej Vrioni, njė shakaxhi i njohur. Prokurori i drejtohet me rreptėsi: "I pandehur! Ju akuzoheni se keni shkaktuar dhe keni marrė pjesė nė vėllavrasje. Ē'thua pėr kėtė akuzė?" "Po" - i pėrgjigjet me tė qeshur Neshat beu, - unė kam qenė aty kur u rrahėn vėllezėrit, por jo se rrahjen e shkaktova unė, sepse qė kur kanė ardhur nė kėtė botė "vėllezėrit shqiptarė" janė rrahur gjithmonė me njėri-tjetrin. Por pėr vrasje nuk bėhet fjalė! Unė i numėrova vėllezėrit pėrpara dhe pas rrahjes. Dhe ke parė ti? Nė numėrimin e dytė mė dolėn disa qindra vėllezėr mė shumė se nė tė parin!"

Gjyqtarėt e populli nė sallė ia krisėn gazit me tė madhe.
fund
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2009, 18:50   12
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vazhdimi nga libri, pėr plotėsimin e pėrshkrimit tė gjendjes:

Citim:
Tanimė po bėhej gjithnjė mė e qartė se kjo farsė e qeverisė nuk mund tė vazhdonte pėrjetė. Pėr kėtė kishte ndihmuar vetė Partia Demokratike. Po forcohej gjithnjė mė shumė bindja e pėrgjithshme, se njė regjim i tillė qesharak mund tė rrezikojė ekzistencėn e Shqipėrisė dhe paqen me fqinjėt.

Me gabimet e qeverisė nė Tiranė dhe nė krahina mund tė shkruhej njė libėr i tėrė. Tė mos ishte rrethana qė kėta njerėz ishin tė paditur, tė papėrvojė, tė papjekur dhe lakmiqarė, qė i shfajėsonte pėr marrėzitė, ata duheshin mbyllur tė gjithė nė ēmendinė.

Po tė analizoje programin e qeverisė sė Fan Nolit, tė shpallur nė qershor 1924, nė vėshtrimin e parė mund tė mendoje se ai pėrmbante kuintesencėn e tė gjitha parimeve tė arsyeshme tė njė qeverie bashkėkohore, liberale. E kush mund tė ishte kundėr njė programi tė tillė nė shekullin e 20? Me siguri asnjė evropianoperėndimor, por ama, ēdo shqiptar!

Sepse tė gjitha kėto premtime tė mėdha ishin praktikisht tė pavlefshme. Ato e shkundnin kaq fort skeletin e kalbur tė shoqėrisė shqiptare dhe tė mėnyrės sė saj tė jetesės, saqė rreziku i shembjes ishte shumė mė i madh sesa disa pėrfitime qė gjithsesi, mund tė priteshin nga vėnia nė jetė e kėtij programi.
Por pėr kėtė shqetėsoheshin shumė pak njerėz. Ata e dinin se nė kėtė vend gjysmėlindor gjellėn nuk e hanin tė nxehtė, sapo hiqej nga zjarri dhe shpresonin te koha dhe rrethanat.

(...)

Fillimisht nuk dukej aspak sikur organizata Bashkimi, e cila nė Tiranė, Shkodėr dhe qytete tė tjera ecte nė gjurmėt e lėvizjes sė tė rinjve fashistė nė Itali, do tė lejonte tėrheqje nga programi. Shumica e anėtarėve ishin nxėnės tė ndėrsyer tė shkollės sė mesme, qė nėn drejtimin e disa aventurierėve tė interesuar, shėrbenin si vegla tė verbra tė trazirės dhe tė anarkisė. Pa qenė tė autorizuar nga askush, ata llomotisnin dhe me skajshmėrinė e tyre kėrcėnonin madje, edhe qeverinė duke i bėrė ultimatume. Nocioni i ligjshmėrisė po zhytej e po fundosej gjithnjė e mė shumė nė vorbullėn e anarkisė.

Anėtarėt e Kėshillit tė Lartė tė shtetit ishin tėrhequr nga postet e tyre; I fundit sosh, Sotir Peci (nga Korēa), qė kishte mbetur ende nė Tiranė, pėr arsye tė ndalimeve kushtetutore, nuk mund tė nėnshkruante mė asnjė dekret, kėshtu qė edhe ai u tėrhoq nga posti.

Mė 2 korrik 1924 kryeministri Fan Noli mori pėrsipėr edhe funksionet e Regjencės, tė cilat mė parė i kishte ushtruar njė Kėshill Shteti me katėr anėtarė. Kush e zgjodhi apo kush e emėroi atė? Askush! Demokratėt qė pėr vite me radhė ishin ngjirur duke kėrkuar ligjshmėri dhe liri parlamentare, vendosėn tani vetė njė diktaturė, e cila, pėr mė tepėr, kishte tė keqen se nuk merrej seriozisht nga askush, pėrderisa ajo nuk zbatonte asnjė masė dhune.

Mbetej kėshtu vetėm shpallja e gjendjes sė jashtėzakonshme
, e cila e bėnte akuzuesin edhe gjyqtar, ndėrsa qeverinė organ tė njė pushteti tė pakufizuar. Lista e akteve tė vogla tė paligjshme tė tė ashtuquajturit regjim demokratik mund tė mbushte qindra faqe dhe ato provojnė se masat e tij terroriste nuk drejtoheshin vetėm kundėr bejlerėve tė urryer, por preknin tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare.

Tanimė nuk dyshonte askush se jo vetėm vendit i mungonte pjekuria pėr njė regjim parlamentar, por edhe kėsaj shtrese tė re parvenysh i mungonin vetitė pėr tė udhėhequr kombin.

Nuk ėshtė pėr t’u habitur pra, qė nė kėto kushte shumica e popullsisė kujtonte me shpresė Ahmet Zogun, edhe pse tė shumtė ishin ata qė kishin vėrejtje pėr personin dhe mjedisin e tij. E, megjithatė, ai ishte i vetmi burrė nė Shqipėri qė mund tė rivendoste rendin dhe qetėsinė dhe tė cilin tė gjitha shtresat e popullit, edhe nė mos e donin, sė paku e kuptonin.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 24.7.2009, 20:59   13
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Nga kėto qėndrime tė Konicės dhe tė Vlorės dalin dy konstatime:

- Nuk ishte "revolucion" por "grusht shteti", qė pėr nga rrethanat komike dukej si cirk antishtet (njė lėmsh idealistėsh, anarkistėsh, komunistėsh dhe njerėzish pa karrige qė vuanin pėr post e qė veē pėrflisnin Zogun e hidhnin baltė mbi shtetin shqiptar) qė u pėrpoq tė vinte nė jetė gjysmamėsime bolshevike tė marrjes sė pushtetit.
- Kur cirku erdhi nė pushtet nuk dinte ēfarė tė bėnte me pushtetin.

Megjithėse Noli u distancua nga "komunizmi" mė pas, trashėgimia qė la ai (dhe cirku i atėhershėm qė quhej "opozitė demokratike") nė skenėn politike shqiptare u trupėzua me vetėdije nė mendėsinė e llastuar tė kėtyre forcave dhe duket sikur vazhdon tė rijetėsohet politikisht dhe nė ditėt e sotme. Ndoshta shkon detyrimisht si identifikim i sė majtės nga pikėpamja historike, por gjithsesi.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 04:52.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.