Kthehu   Kreu > D1 > 1190-1478: Shtetet Arbėrore
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 31.1.2007, 11:44   1
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shkrim i cituar 500-700: Kultura e Komanit


Vendgjetjet arkeologjike janė paraqitur me pika tė kuqe.
Bashkėngjitje
File Type: gif kultura_koman.gif (20,2 KB)
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.1.2007, 13:06   2
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Shqiptarėt e hershėm dhe “Kultura e Komanit”


Citim:
Nė vitin 1898 u ra nė gjurmė tė njė varreze tė madhe, pranė Kalasė sė Dalmaces, nė fshatin Koman tė Pukės. Nė vazhdim u zbulua njė numėr i madh varrezash tė ngjashme, rreth 30, tė pėrhapura kryesisht nė Shqipėrinė e Veriut e nė atė tė Mesme. Shpėrndarja gjeografike, tipologjia, inventari dhe kronologjia e njėjtė e kėtyre varrezave i ka shtyrė studiuesit tė identifikojnė nė to kulturėn e hershme mesjetare shqiptare, tė quajtur "Kultura e Komanit" (shek. VI-VIII). Nė vitet e fundit zbulime tė "Kulturės sė Komanit" janė bėrė edhe nė Shqipėrinė e Jugut si dhe pėrtej kufijve shtetėrorė, nė Mal tė Zi, Kosovė, Maqedoni e nė Greqi.

"Kultura e Komanit" ėshtė kultura e njė populli qė nė shek. VI-VIII ishte nė kapėrcyell tė dy epokave, nga ajo e vonė antike, nė periudhėn e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armėve, i veglave tė punės dhe i stolive, me praninė e elementėve tė shumtė tė simbolikės ilire, e lidhin "Kulturėn e Komanit" me tė kaluarėn ilire tė kėtyre trojeve dhe me banorėt e lashtė tė tyre, ilirėt.

Por, pėrveē elementėve tė vazhdimėsisė ilire, "Kultura e Komanit" pėrmban edhe elementė tė rinj, qė lidhen me periudhėn e hershme bizantine. Durrėsi, baza mė e rėndėsishme e Perandorisė Bizantine nė perėndim, ishte qendra nga ku nė thellėsi tė trevave shqiptare mbėrrinin importet dhe, nė pėrgjithėsi, ndikimet bizantine. Kėto tė fundit shquhen qartė nė disa grupe stolish, si tokėza rripi, brosha tė praruara, vathė etj. Por, mbi tė gjitha, ndikimi bizantin materializohet nė elementė tė artit, pra dhe tė besimit kristian. Tė tillė janė vathėt me motive palloi, skena tė Eukarestisė ose unaza me formula e lutje tė krishtera.

Ndėrkohė qė nė shumė nga stolitė e gjetura nė varrezat e "Kulturės sė Komanit" dallohet qartė mbijetesa e motiveve pagane (p.sh. disku diellor), prania edhe e motiveve kristiane dėshmon se bartėsit e "Kulturės sė Komanit" kishin pėrqafuar, ose ishin duke pėrqafuar, besimin e krishterė. Nė kėtė kohė, pra nė shek. VI-VIII, krishterimi, i pėrhapur nga qendrat urbane, si Durrėsi, Shkodra, Ohri etj., kishte mundur tė depėrtonte edhe nė zonat e brendshme rurale, ku dėshmohet "Kultura e Komanit".

"Kultura e Komanit", qoftė nė trashėgiminė e saj tė kulturės sė lashtė ilire, qoftė me elementet e reja tė periudhės sė hershme bizantine e, nė fund, me shenjat e qarta tė besimit tė krishterė, ėshtė specifike pėr hapėsirėn ku dėshmohen shqiptarėt nė mesjetė. Ajo i dallon nė mėnyrė tė qartė, bartėsit e saj, shqiptarėt, nga fqinjėt e tyre tė rinj e tė vjetėr, sllavėt e grekėt.

http://historia.shqiperia.com/mesjeta/index.php
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.1.2007, 13:09   3
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Kultura e Komanit nė Delmace -arkeologji e legjenda


Citim:
Nė Delmace

Pėr mė se njė shekull, varrezat e Delmaces kanė tėrhequr vėmendjen e studiuesve vendas e tė huaj. Gjetjet nė kėtė varrezė u bėnė tė njohura nė kryeqytetet e Europės Perėndimore me emrin "Kultura e Komanit". Meqė Delmace i pėrket fshatit Koman, 4 km nė lindje mbi njė lartėsi prej 568 dhe me njė diametėr afro 500 x 500 m.

Emri Delmace / Delmace, kėshtjella me kishėn e shėn Kollit janė parė kalimthi, pa u pėrfshirė nė kėrkime tė mėtejshme arkeologjike. Njė zbulim shumė i rėndėsishėm pėr historinė lihet pėrgjysmė, mėnjanohet nga interesat arkeologjike si ėshtė mėnjanuar kėto pesė dekada Veriu ynė.

Delmace me rrethinėn ėshtė aq tėrheqėse nė enigmėn e vet saqė edhe pse kam shkuar atje pesė herė (1956,1960,1972,1986), prapė e shoh tė nevojshme tė bėj hulumtime aty. Mė 1956 u mahnita me bukurinė e atyre lartėsive me luginėn e bukur tė Drinit poshtė 850 m, saqė premtova tė mos i harroja kėto vende dhe tė shkruaja pėr to. Islam Beqiri, njė prej pjesėtarėve tė atij grupi, i dashuruar pas vendlindjes ma la amanet qė ta mbaj premtimin. Ai ka vdekur me kohė po ka lėnė pas njė familje tė nderuar. Amaneti i tij sikur ma kujton premtimin. Dhe unė jam pėrpjekur tė hulumtoj kryesisht nė fushėn e toponimeve tė Delmaces, ku kam dalluar:
1.Vorret e Delmaces, mbi njė rrafshinė nė jug tė kėshtjellės;
2.Kodėr Vorrezė, Vorrezė kodra mbi shpinėn e saj shtrihet varreza.
3.Qafa e Delmaces, mes Kodėr Vorrezė e Majės sė Cungut tė shkėmbit tė kalasė.
4.Kalaja e Delmaces, 4 km nga Komani, 12 km nga Puka.
5.Kroni i Delmaces nė juglindje tė Kodėr Vorrez, humbur mes gurėsh;
6.Masdelmace ana perėndimore e shpatit tė Koder Vorrezė;
7.Gryka e Delmaces, nė veriperėndim tė Masdelmaces.

Shėnkolli

Kėtu mungon vendbanimi tė cilit i pėrkasin varret e Delmaces.

Terreni tregon se vendbanimi mė i afėrt nga varreza e kėshtjella ėshtė lagje Shėnkoll afro 1 km nė jl. gjenden gėrmadhat e kishės sė shėn Kollit, kishė peshkopale pėr tė cilėn dihet fare pak.

Nė perėndim tė kėsaj kishe gjenden topolegjendat: Shehri i Kaurrit, njė lėndinė nė shembje; Mejhana e Kaurrit, njė si truall afėr asaj lėndine; Kroni i Mejhanės sė Kaurrit, njė burim qė ka filluar tė shterrojė. Nė popull besohet se koha e kaurrit i pėrket periudhės sė parakrishtėrimit.

Pėr kėtė kishė dhe rėndėsinė e saj si edhe tė vendit pėrreth kemi dy tė dhėna tė fillimshekullit XVII me shumė interes tė cilat na i japin relacionet e Gjergj Bardhit, arqiipeshkvi i Tivarit mė 1634 dhe tė Fran Bardhit, ipeshkvi i Sapės (Nėnshat) mė 1637. Sipas tyre, famullia e shėn Kollit pėr tre fshatratoman, Bytyē (Mtyci i Buzhales) re Qerreti i Vogėl ėshtė nė vendin e quejtun Delmace (Delmace). Pra deri nga mesi i shek XVII e ndoshta edhe mė vonė, kėto fshatra bashkė me lagjen Shėnkollė shtriheshin mbi njė hapėsirė tė gjėrė gjeografike me emrin Delmace. Nė Shėnkoll u tėrheqin vemendjen "shenjat se pėrpara kish qenė vend i dalluem ndėr tė gjitha vendet e atyne maleve" (Gj.Bardhi-Relacioni i vitit 1634, Relacione... Tiranė, 1963,f.459). Mesa kuptohet, kėto shenja janė gjurmėt e njė zhvillimi tė hershėm qė dalloheshin ndėr vendet e tjera tė maleve tė Pukės, Iballes e Spasit (Malitzi). Me gjithė shkatėrrimet e ekspeditave ndėshkuese osmane nė kėto male, nė Shėnkoll ende kishte njė begati tė dukshme ku ishte:"nė njė vend shumė tė mirė ( ku) ka pėrreth shumė arrė, mollė, qershi e dardhė (ku) ka kroje tė freskėta e shumė tė shėndetshme. (F.Bardhi, Relacioni i vitit 1637.Relacione...II. Tiranė, 1965,f.75)


Kultura e Komanit

Duke qenė Delmace njė vend i tillė malor nė rrethana tė favorshme historike nė shek VI-VIII u bė njė qendėr ekonomike e lulėzuar me njė zejtari vendase shumė tė zhvilluar deri nė pėrmasat e njė "kulture qytetare". (H.Spahiu-Gjetje...Delmaces. Iliria I/1971,f.260) ku janė tė dukshme elementet e traditės antike qė "dėshmojnė pėr lidhje gjenetike tė padyshimtė midis ilirėve tė lashtė dhe arbėrve mesjetarė qė pėrdorėn kėtė varrezė. (H.spahiu tė traditės antike... Iliria /1986,f.268.

Grabitjet si edhe kėrkimet e rregullta arkeologjike janė zbuluar nė kėtė varrezė: rrathė qė simbolizojnė diskun e diellit (kultin e tij) varėse me pėrdorim nė veshje ilire, sumbulla gjysmėsferike, rruaza bikonike, vathė, togėza rripi qė i gjejmė nė veshjet pukore tė grave tė fillimshekullit XX, unaza bronzi e ari etj. Grabitjet qė iu bėnė kėsaj varreze qė kur i hapi nė mėnyrė tė parregullt konsulli francez nė Shkodėr A.Degran mė 1899 i cili rrėmbeu pa pikė pėrgjegjėsie mbi njėqind objekte me vlerė arkeologjike qė i shpėrndau muzeve tė Parisit. Pastaj pasuan gėrmime tė tjera qė shpėrndanė gjetjet arkeologjike nė vazhdim nuk pėrfshinė: kėshtjellėn kishėn e Shėn Kollit me kishat, e Shėn Teodorit nė kėshtjellė, tė Shėn Gjergjit nė Vl. tė kėshtjellės, tė shėn Mėhillit nė jl, tė Shėn Gjonit afėr kodėr vorrez, tė Shėn Ndreut nė lagjen Dobra.

Ndėrprerja e zbulimeve arkoelogjike nė vitet 80- ėshtė njė faj i pafalshėm shtetėror. kisha e shėn kollit me kishat e tjera nė afėrsi me ndėrtimet nė kėshtjellė tė Mesjetės sė Mesme flasin pėr njė vazhdimėsi ekonomike, shpirtėrore e kulturore nė kėtė zonė e mė gjėrė deri nga fillimi i Mesjetės sė vonė kur pushtuesit osmanė e ndėrprenė pėrfundimisht kėtė zhvillim.


Vazhdimėsia

Pėr emrin Dalmatia /Dalmace/Delmace Hani ėshtė i parė qi e krahason me shqipen dele, delme delmer" bari delesh". Emri Delmace e gjejmė kryesisht nė shkrime, kurse nė toponime dhe persona ku nuk ka ndikuar gjuha e shkruar, shqiptohet Delmace. Kėtė fakt e ka vėnė re prof. I.Zamputi si edhe prof. K.Luka studiues i mirėnjohur i toponimisė shqiptare tė shek XVI-XVII i cili thekson "Trajtėn delme na e jep edhe emri tjetėr i vendit Mbasdelmace" (K.Luka-Topografia e Shek XVI-XVII...Etnografia Shqiptare zz.1981,f.261) Trajta Delme trajtohet edhe nga prof.dr.s.Mancaku. Dele/delme janė shumėse tė singularizuar tė formave tė moēme dal/dalm ( S. Mancaku- Rreth njėsisė dhe shtrirjes sė stnosit ilir nė vėshtrimin gjuhėsor. Iliria I/1986,f.231). Kėshtu emri Delmace bashkė me gjetjet arkeologjike nė varrezė dėshmojnė vazhdimėsinė iliro -arbėrore nė Malet e Dukagjinit (Pukė-Iballe- Spas). Kjo vazhdimėsi duket edhe nė tiparet antropologjike tė arbėrve tė shek. VI-VIII te banorėt e sotėm tė Pukės nė masėn mbi 70 pėr qind ( A.Dhima, kumtesė e mbajtur nė Pukė mė 1985).


Vazhdimėsia nė legjenda

Para shkatėrrimit tė Kalasė sė Delmaces prej ushtrive tė knjazit serb, thuhet se sundimtari i kėshtjellės paska fshehur thesarin nėn rrėnjėt e njė lisi tė veēuar. Thesari i artė pak nga pak u dha gjethevė njė ngjyrė si tė artė, duke u zbuluar kėshtu fshehtėsia e thesarit tė kėshtjellės. Edhe lisi mori emrin Lisi i Pares. Po lisi nuk u trazua se sundimtari i kėshtjellės ia kishte lėnė amanet tokės e zanave tė Shkamit tė Zanave.

Zanat dihet se janė tė pavdekshme dhe shumė tė fuqishme. Zanat nuk duhen trazuar, se ndryshe bėhen shumė tė rrezikshme pėr njeriun. Prandaj askush nuk gėrmonte te rrėnjėt e Lisit tė Pares. Kush e kishte provuar tė gėrmonte kishte dėgjuar oshtimėn e malit kah kalonin zanat qė vinin drejt Lisit tė Pares pėr me mbrojtė thesarin. Edhe toka fillonte tė lėkundej si tė binte njė tėrmet i fortė. Lisi i Pares ėshtė pa aty deri nė kohėn e Zogut ( Mbretit Zog I)

Po vendi i zanave ku ishte? Legjenda vazhdon: "Zanat rrinė te Guri i Bardhė", 4 km prej kėshtjellės sė Delmacės. Guri i Bardhė nga ana e lindjes ėshtė i arritshėm edhe pse rreth 1200 m i lartė prej ku shihet Delmace, Lisi i Pares, Maja Cungut, Puka me Qafė-Ajtyrė,Krovė, Mece, Klos, Bushat e Midhė me Qafė Tmugu e mė tej. Poshtė hapet lugina e bukur e Drinit me Shllakun e Qerretin e Vilės etj. Guri i Bardhė nga ana e Drinit formon njė faqe shkėmbore qė njihet me emrin Skami i Zanave. Nė brendėsi tė kėtij shkėmbi ėshtė Mullini i Zanave ku zanat bluajnė grurin a melin pėr bukė. Pėr te Mullini i Zanave shkohet nėpėr njė shpellė tė ngushtė me emrin po Shpella e Zanave. Vitet e fundit ka pasur tė rinj tė guximshėm qė kanė hyrė deri te gurgullima e ujit qė buron pėrmes Gurit tė Bardhė. Uji del nė fund tė Shkambit tė Zanave duke formuar njė hurdhė tė vogėl, rrethuar nga perėndimi prej Mrizit tė Zanave. Aty zanat freskohen dhe i gėzohen jetes me kėngė e valle pėrballė luginės mahnitėse tė Drinit. Mjerė kush i zemėron zanat. Ato nuk falin. Ngacmuesit i shitojnė e i ngurosin. Po kėsaj ane nuk dihet ndonjė rast. Aty ku jetojnė zanat njerėzimi ėshtė mė i fortė, mė i shėndetshėm e mė gazmor e mikpritės.

Siē shihet, bukuritė e vendit traditat me pasuritė folklorike e bėjnė kėtė vend malor me interes turistik, sportiv e eksplorues, siē bėjnė rinia shkollore, tė rinj e tė reja kosovare mė 1999 dhe veprimtari sportive si ajo e tetorit 2002.

Marrė nga Gazeta55
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.2.2007, 15:39   4
sub402853
 
Jam i sigurt se varreza tė kėtij tipi jan gjetur dhe nė Shqipėrinė e Jugut... pikėrisht rreth Vlorės dhe nė luginėn e sipėrme tė Vjosės. Do tė lexoj dhe njėherė librat qė t'ju them vendet e sakta.

...

Objekte tė kulturės sė Komanit janė gjetur nga arkeologu N. Budinaku nė Dukat tė Vlorės, nė Rehovė tė Kolonjės dhe nė luginėn e Vjosės nė Piskovė dhe tė Rapckės. Pra, kjo kulturė ishte kulturė e mirėfilltė shqiptare, si nė veri dhe nė jug. Nė jug pėrqendrimi kryesor (siē ėshte dhe sot) ishte rreth Vlorės dhe luginės sė Vjosės.

Janė disa historianė tė huaj qė pretendojnė se shqiptarėt janė tė ardhur nė Shqipėrinė jugore si pasojė e lėvizjeve nga veriu nė jug (tė njėjtėt historianė qė pretendojnė se Epiri ishte grek deri nė atė kohė), por zbulimet e varrezave arbėrore nė Vlorė e Vjosė tregon se kjo s'ėshtė aspak e vėrtetė.

Kėto janė varrezat arbėrore tė zbuluara nė Shqipėrinė e Jugut deri tani:

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	arberli7.jpg
Shikimet:	3069
Madhėsia:	99,5 KB
NNJ:	454

(Kam shtuar kėtu dhe varrezat arbėrore nė Patos tė Fierit dhe Prodan tė Korēės).


Citim:
Nė vitet e fundit zbulime tė "Kulturės sė Komanit" janė bėrė edhe nė Shqipėrinė e Jugut si dhe pėrtej kufijve shtetėrorė, nė Mal tė Zi, Kosovė, Maqedoni e nė Greqi.
E di dikush ku janė zbulimet e tjera jashtė territorit tė Shqiperisė (sidomos ato nė Greqi)?

Ndryshuar sė fundmi nga MbV : 23.10.2007 nė 13:16. Arsyeja: KT

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 23.10.2007, 13:17   5
Ēėshtja ka nevojė pėr zgjerim, sidomos pyetja e Kapedanit.
MbV nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2010, 20:48   6
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Ēift vathėsh prej ari me trup nė trajtė drapėr hėne, punuar me rrahje. Janė gjetur nė varrezėn e Krujės. Diametri 5 cm.
Emri:  vathet.jpg
Shikimet: 3602
Madhėsia:  26,2 KB

Veshje femrash nė Kulturėn e Komanit
Emri:  veshje.jpg
Shikimet: 2496
Madhėsia:  9,0 KB

Unazė me shqiponjėn dykrenshe
Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	image1-big.jpg
Shikimet:	2856
Madhėsia:	28,1 KB
NNJ:	2337

http://mezuraj.museum/unicum-archaeology.al.html

Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 5.3.2010 nė 21:25.

Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2010, 21:28   7
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Unaza

Emri:  nn.gif
Shikimet: 2475
Madhėsia:  64,4 KB

Emri:  nn (1).gif
Shikimet: 2445
Madhėsia:  45,0 KB

Emri:  nn (2).gif
Shikimet: 2427
Madhėsia:  32,1 KB

Emri:  nn (3).gif
Shikimet: 2414
Madhėsia:  46,6 KB

Emri:  nn (4).gif
Shikimet: 2401
Madhėsia:  59,1 KB
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2010, 21:29   8
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Unaza

Emri:  nn (5).gif
Shikimet: 2284
Madhėsia:  42,3 KB

Emri:  nn (6).gif
Shikimet: 2272
Madhėsia:  35,6 KB

Emri:  nn (7).gif
Shikimet: 2275
Madhėsia:  76,4 KB

Emri:  nn (8).gif
Shikimet: 2261
Madhėsia:  60,1 KB

Emri:  nn (9).gif
Shikimet: 2245
Madhėsia:  66,8 KB
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.3.2010, 21:31   9
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
unaza dhe tokėza

Emri:  nn (10).gif
Shikimet: 2345
Madhėsia:  40,1 KB

Emri:  nn (11).gif
Shikimet: 2225
Madhėsia:  58,6 KB

Emri:  nn (12).gif
Shikimet: 2233
Madhėsia:  53,3 KB

Emri:  nn (13).gif
Shikimet: 2347
Madhėsia:  51,9 KB

Emri:  nn (14).gif
Shikimet: 2339
Madhėsia:  48,4 KB
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 23:45.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.