Kthehu   Kreu > D1 > Lėnda > Ushtri
Tituj tė ngjashėm

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 26.4.2011, 15:31   1
UltraNacionalist
anėtar/e
 
UltraNacionalist
 
Anėtarėsuar: 4.2011
Vendndodhja: Ne ndjekje te armiqve te atdheut tim

Vė re! Gjendja e ushtrisė shqiptare sot


Doja ta hapja fillimisht shkurt si temė dhe mė tej nė bazė tė diskutimit ta pasurojmė dhe mė tej me fakte problematikėn e mospasjes armatime moderne siē i ka dhe rajoni tė cilit i pėrkasim.

Kam vėnė re shpesh nė Youtube qė shumė shqiptarė nga dėshira e madhe qė kanė pėr tė pasur njė vend tė mbrojtur, postojnė disa video tė modifikuara me armatime tė NATO-s dhe tė SHBA-sė duke i bėrė njė pėrshtatje qė gjoja janė tė tonat. Padyshim dhe reagimi i vizitorėve tė huaj nė ato video ka qenė i menjėhershėm dhe fyes (me tė drejtė), sepse ne nuk i posedojmė ato armė.

Pyetja, ose ajo qė do doja tė diskutoja, ėshtė se: Pse Shqipėria nuk posedon armatime duke qenė me sė fundmi dhe anėtare e NATO-s?

Pėrshendetje

Ndryshuar sė fundmi nga MbV : 5.5.2011 nė 08:18. Arsyeja: alfabet

UltraNacionalist nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.4.2011, 18:36   2
sub674843
 
Askush nuk e ka tė saktė se si organizata ushtarake NATO i shpėrndan armatimet. Por mė e rėndėsishmja ėshtė qė Shqipėria Perėndimore nuk ka industri moderne ushtarake. Kėtė e kanė tė qartė qė tė gjithė.

Diskutimi do tė paktėn njė pjesėmarrje specialistėsh, sepse ndryshe do ngelej nė nivel mediokėr.

Pėrshėndetje
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.4.2011, 21:09   3
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Ne kemi nėnshkruar marrėveshje ēarmatimi me NATO-n se kishim armatime "tepėr" dhe "tė vjetruara" (siē ėshtė racionalizuar pėr vite me radhė, por fakti ėshtė se dikujt i prishnin punė "armėt e vjetruara" dhe jemi i vetmi vend qė hyri nė aleancė duke u ēarmatosur; e njėjta gjė dhe me UĒK-nė). Misionet e Shqipėrisė Perėndimore nė NATO do tė jenė vetėm kėrkim-shpėtim dhe roje objektesh, kėshtu na ėshtė pėrcaktuar dhe kėshtu kemi pranuar, dhe nė bazė tė kėsaj "s'ka ē'duhet armatimi i rėndė apo ushtria me mbi 6000 ushtarė" (arsyetimet publike).

Kėto gjithsesi shihen thjesht si hap i parė, si veprime paraprake qė ishin tė nevojshme pėr tė hyrė nė aleancė. Prej aty do ketė hapa pėr rritje tė ushtrisė.

Tjetra, po aq e rėndėsishme, armėt e reja nuk i fal kush, duhen blerė (ndryshe i merr skarco). Maksimumi qė mund tė falen janė automjete tė pėrdorura dhe ndonjė helikopter shpėtimi i pėrdorur, pėr tė tjerat duhen tund xhixhat. Xhixha s'ka, pėr shumė arsye (kryesorja se kėtu ēdo gjė e shtetit bėhet e qeverisė). Edhe FSK-ja po i blen vetė armėt (e lehta) sipas mundėsive.

Nė Tiranė ėshtė mė shumė ēėshtje politike se ushtarake. Pa u zgjidhur problemi ideologjiko-politik kėtu ushtrinė do e kenė politikanėt e radhės si polici private. Tė paktėn nė Prishtinė, ashtu lėmsh si ėshtė gjendja, ministri i Mbrojtjes ėshtė ushtarak.

Kėto janė vijat e pėrgjithshme qė janė dhe publike, pėr anė teknike pastaj duhet specialist, siē e tha dhe Vlugu, se i bie tė spekulojmė kot. Shpresa e vetme janė ushtarakėt me bindje, qė ka, por qė kanė shumė punė pėrpara pėr t'u organizuar qė tė forcojnė pozitat kundrejt politikės dhe qė ushtria tė jetė shtyllė kurrizore dhe krah i armatosur i shtetit dhe jo armė e qeverisė. Nė Shqipėri po nuk u bė ushtria shtet (i tillė ėshtė realiteti kėtu dhe i tillė do tė jetė, kush kujton ndryshe ushqen iluzione qė vėnė nė rrezik ekzistencėn tonė si komb), kėshtu do tė shkojnė punėt siē kanė shkuar deri mė sot. E deri atėherė do tė tallim trapin me parada mode nė bulevard dhe riorganizime e ristrukturime sipas direktivave "nga lart".
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.5.2011, 18:14   4
UltraNacionalist
anėtar/e
 
UltraNacionalist
 
Anėtarėsuar: 4.2011
Vendndodhja: Ne ndjekje te armiqve te atdheut tim
Po atėherė si shpjegohet qė fqinjėt tanė edhe pse nė krizė tė thellė ekonomike, po blejnė armatime tė reja?

Ndryshuar sė fundmi nga MbV : 5.5.2011 nė 08:16. Arsyeja: alfabet

UltraNacionalist nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.5.2011, 21:31   5
sub674843
 
Citim:
Thėnė nga UltraNacionalist

Po atėherė si shpjegohet qė fqinjėt tanė edhe pse nė krizė tė thellė ekonomike, po blejnė armatime tė reja?
Po kjo ėshtė ēėshtje e brendshme e tyre, nuk ka lidhje me gjendjen e ushtrisė sonė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 5.5.2011, 14:25   6
Ujk
Antropofag
 
Ujk
 
Anėtarėsuar: 11.2006
Forcat Detare vitin e kaluar u pajisėn (blenė) me 3 njėsi Arch Angel, dhe dy tė tjera do tė dorėzohen kėtė vit. Po kėtė vit dalin nga kantieri i Pasha Limanit, "Oriku" dhe "Lissus" qė do i bashkohen "Ilirisė", vitin tjetėr fillon dhe ndėrtimi i "Butrintit" qė e ēon nė 4 numrin e Damen Stan Patrol 4207 tė Rojės Bregdetare. Gjėrat duket se janė bėrė si duhet sepse si Arch Angel dhe Patrol 4207 lėvizin me motor Caterpillar. Kantieri i Pasha Limanit nuk besoj se do mbyllet mė.

Pėr helikopterėt shumėrolėsh pritet dorėzimi nga ana e prodhuesit.

Direktiva e mbrojtjes janar 2011 pėrcakton si pėrparėsi "modernizimin e pajisjeve vetjake tė luftimit duke pasur parasysh nevojat e ndėrveprueshmėrisė dhe nivelet teknike tė NATO-s, modernizimin e Parkut tė Automjeteve duke bėrė unifikimin e mjeteve nė pėrdorim tė FASH si dhe automatizimin e tė dhėnave".

Kritikat mbi vonesat dhe paaftėsinė e politikanėve qėndrojnė tė gjitha. FASH-i duhet tė marrė parasysh zhvillimet kombėtare dhe detyrimet kushtetuese, FASH-i duhet tė sigurojė paqen (dhe citoj dokumentet zyrtare: "FASH siguron paqen duke fituar luftėn!") jo pėr 4 milion shtetas shqiptarė, por pėr 8 milion e gjysmė kombas shqiptarė qė jetojnė nė rajon. Kjo duhet tė jetė perspektiva e FASH-it.
Ujk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.6.2011, 23:37   7
observatori
 
Shqipėria Perėndimore kur do tė blejė avionė ushtarakė tė tipit F-16, Mirage, Tornado etj. etj.? Nėse dikush di tė pėrgjigjet nė mėnyrė tė saktė.

Ndryshuar sė fundmi nga MbV : 1.7.2011 nė 18:17. Arsyeja: alfabet

  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.7.2011, 13:48   8
reparti kimik
 
Deri nė 2020 nuk do tė blihet asnjė avion ushtarak, sepse nuk parashikohet ndonjė luftė ofensive.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.10.2011, 21:36   9
Citim:
Shqipėria harxhon mė shumė pėr Ushtrinė se pėr Policinė

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	mbrojtje_ndaj_gdp.jpg
Shikimet:	1774
Madhėsia:	45,5 KB
NNJ:	3218
Buxheti i Ministrisė sė Mbrojtjes si pėrqindje ndaj PBB-sė dhe Buxhetit Total tė Shtetit

Tiranė, 7 Tetor 2011 NOA/ Aranita Brahaj - Edhe pse paqja ėshtė njė ndėr sfidat kryesore pėr shoqėrinė e sotme, duket se shtetet po shpenzojnė shuma jo tė papėrfillshme monetare pėr ushtritė e tyre.

Pjesė e kėsaj tendence ėshtė edhe Shqipėria, e cila qė prej vitit 1999 ka marrė gjithmonė e mė shumė angazhime nė fushėn e mbrojtjes. Sigurisht qė vendi ynė nuk u pranua si anėtare e NATO-s pėr shkak tė fuqisė sė saj tė lartė ushtarake.

Pranimi i Shqipėrisė ishte mė shumė njė vendim politik (Raporti i Congressional Research Service: NATO enlargement, Albania, Croatia and future candidates, faqe 9), lidhur me faktin nėse Shqipėria mund tė kontribuonte nė sigurinė e vendeve anėtare apo jo. E megjithatė, njė pjesė jo e vogėl e buxhetit ka shkuar pėr Ministrinė e Mbrojtjes.

Mbrojtja ėshtė pėrgjithėsisht funksioni i katėrt nė rang financimi nga Buxheti i Shtetit, pas Transportit, Arsimit dhe Shėndetėsisė. Peshėn mė tė madhe nė Buxhet ajo e ka marrė nė vitin 2007, vit shumė i rėndėsishėm nė realizimin e reformave. Gjatė kėtij viti, pothuajse gjysma e buxhetit tė Ministrisė sė Mbrojtjes ėshtė pėrdorur pėr "Blerje mallrash e shėrbimesh" dhe pėr "Investime Kapitale".

Pėr vitet nė vijim, Shpenzimet pėr Mbrojtjen janė luhatur nė kufirin mbi 5.1%. Kjo do tė thotė, se aktualisht, Shqipėria ėshtė duke shpenzuar mė shumė pėr ushtrinė e mbrojtjen, qė ka pėr funksion kryesor sigurinė kombėtare se sa pėr policinė, e cila siguron ruajtjen e qytetarėve brenda vendit.

Nė vitin 2001, Mbrojtja ka marrė 2.7 herė mė shumė fonde se Bujqėsia, 6.3 herė mė shumė fonde se sa Turizmi dhe Kultura, tė dyja kėto funksione tė shpallura si prioritet zhvillimi tė vendit.

Nė fakt, duhet theksuar se pėrqindja e fondeve qė i akordohet Mbrojtjes rrjedh edhe nga anėtarėsimi nė NATO. Kjo organizatė sugjeron njė kufi rreth 2% tė PBB-sė tė investuar nė Mbrojtje. 2007-a dhe 2009-a janė vitet me pėrqindjen mė tė lartė ndaj PBB-sė, pėrkatėsisht 1.87% dhe 1.86%. Nė vitin 2010, nė Buxhetin Fillestar tė Shtetit ishte parashikuar qė 2% e PBB-sė tė shkonte pėr mbrojtjen, por me rishikimin e Buxhetit nė muajin korrik, Ministrisė se Mbrojtjes iu shkurtuan 5 miliardė lekė. Kjo ēoi nė ulje tė pėrqindjes sė fondeve tė mbrojtjes ndaj PBB-sė nga 2 nė 1.61%. Edhe nė 2011-n, shuma e parashikuar e fondeve ėshtė 1.66% (mė i vogėl se pragu), qė tregon se Shqipėria e ka tė vėshtirė tė pėrballojė shpenzime mbi 2% tė PBB-sė nė Mbrojtje.

Burimi i tė dhėnave: Ministria e Financave, Banka e Shqipėrisė
Pėrpunimi dhe komentet: ODA

http://www.noa.al/3/artikull.php?id=103389

Citim:
Imami: Kontributet do tė shtohen

Zyra e shtypit e Ministrise se Mbrojtjes bėri me dije se pas mbylljes sė takimit tė Ministrave tė Mbrojtjes tė vendeve anėtare tė NATO-s nė Bruksel, Imami zhvilloi njė vizitė nė SHAPE, ku u takua me Admiralin Stravidis.

Gjatė takimit, Imami bėri njė ekspoze tė statusit aktual dhe proceseve tė reformimit dhe ristrukturimit nėpėr tė cilat po kalojnė Forcat e Armatosura shqiptare, angazhimet e deritanishme nė operacione, rolin dhe qėndrimin e Shqipėrisė nė rajon, nė interes tė paqes dhe sigurisė, si dhe ndihmesėn e ofruar vendeve tė rajonit nė kuadėr tė nismave rajonale dhe mė gjerė.

Ministri Imami ėshtė shprehur se pavarėsisht shtrėngesave buxhetore, Shqipėria mbetet e angazhuar pėr t'u qėndruar detyrimeve tė saj, dhe pėr tė kontribuar pėr avancimin e kapaciteteve ushtarake tė Aleancės dhe pėr tė kontribuar nė misionet e saj.

"Shqipėria ėshtė e vendosur t'i shkojė kėsaj rruge, tė mbėshtesim siē vendosėm edhe dje sė bashku, tė gjithė ministrat, fjala vjen vėzhgimin tokėsor. Kontributet do tė rriten. Ky ėshtė njė detyrim pėr shkak se ne sigurinė tonė kombėtare e kemi tė mbėshtetur tek kjo siguri kolektive", tha Imami.

Ministri Imami pėrmendi edhe rritjen e kapaciteteve tė FA dhe kontributin gjithnjė e nė rritje qė vendi ynė po jep nė kuadėr tė operacioneve tė Aleancės.

"Pėr herė tė parė kemi ēuar njė kompani speciale, e cila kryen misione luftimi. Kemi ēuar njė grup OMLT, i cili do tė ngrejė nė kėmbė njė batalion tė forcave afgane tė sigurisė. Kemi ēuar, sė bashku me vende tė tjera tė rajonit, personel pėr ngritjen e njė shkolle tė policisė ushtarake afgane. Do tė ēojmė nė fillimin e vitit tė ardhshėm njė ekip trajnues, mjekėsor dhe shėndetėsor. Po mendojmė pėr ngritjen e kapaciteteve tė tjera tė kėsaj natyre", shtoi ministri Imami.

Ministrat e Mbrojtjes tė vendeve anėtare tė NATO-s kanė diskutuar nė Bruksel pėr konceptin e ri tė mbrojtjes, tė inicuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen pėr "Mbrojtjen Inteligjente”, e cila parashikon pėrdorim mė efikas tė buxhetit tė mbrojtjes nga vendet anėtare si dhe rritje tė kapaciteteve ushtarake tė Aleancės nėpėrmjet kėtij pėrdorimi efikas tė parave.

Njė diskutim mė i gjerė pėr mbrojtjen inteligjente do tė zhvillohet nė samitin e radhės tė NATO-s, i cili pritet tė zhvillohet vitin e ardhshėm nė Ēikago, SHBA.

http://www.abcnews.al//lajme/aktualitet/2/10284
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.11.2011, 19:06   10
Citim:
Imami nė komision: Buxheti i mbrojtjes, i mjaftueshėm pėr 3 objektivat

Buxheti prej afro 20 miliard lekėsh qė i akordohet ministrisė sė Mbrojtjes pėr vitin e ardhshėm, pėrballon sipas minstrit Imami, tre objektivat kryesore pėr modernizimin, profesionalizimin dhe stėrvitjen e forcave tė armatosura tė republikės sė Shqipėrisė.

Pėrtej rezervave tė opozitės, e cila e quajti utopik realizimin e objektivave me buxhetin e akorduar, Imami bėri me dije se e mira nuk ka fund, por gjithēka po ecėn sipas parashikimeve nė modernizimin dhe profesionalizimin e FA-ve, sipas kėrkesave tė NATO-s.

Brenda vitit sipas tij, do tė pėrcaktohet numri i Forcave tė Armatosura pėr njė afat tė gjatė.

Programi pėr modernizimin, do tė jetė i kushtueshėm teksa vitin tjetėr pritet ardhja e dy helikopterėve dhe kryerja e pagesės pėr ta, si dhe shtimi i flotės me dy anije tė reja.

Imami theksoi se natyra e misioneve tona ushtarake do tė ndryshojė dhe po pėrgatitet t’i pėrshtatet fazės tranzitive nė Afganistan.

Procesi i demontimit po ecėn me ritme tė shpejta kur vetėm brenda kėtij viti janė asgjėsuar dhe shkatėrruar 50 mije ton armatim i rrezikshėm.

Sėrish, njė pjese e fondeve tė ministrisė shkojnė nė kėtė drejtim.

Ēėshtja e uniformave tė reja tė ushtrisė ishte nė vėmendje tė deputetėve tė Komisionit tė sigurisė.

Ministri Imami pohoi se njė pjese uniformave janė tė vjetra, por nuk ėshtė parė e arsyeshme qė tė shpenzohet ekstra, kur uniformat e reja do tė jenė gati vitin e ardhshėm dhe me tė, forcat tona tė armatosura do tė prezantohen nė ceremonitė pėr 100-vjetorin e pavarėsisė sė vendit, mė 28 nėntor 2012.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=20775
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.12.2011, 23:32   11
Citim:
Gjermania embargo armėsh Kosovės

Berlin, 22 dhjetor 2011 - Gjermania i tregoi dhėmbėt edhe nė raport me Kosovėn. Ky vend ka vendosur embargo armėsh ndaj Kosovės, duke pezulluar njė blerje deri nė dy milionė euro armatim nga FSK ja tek njė kompani gjermane.

KTV ja ka raportuar se deri tek embargo ka ardhur pėr shkak tė hetimeve nga EULEX i tė dy kompanive importuese kosovare dhe tė asaj gjermane.

Po ashtu, raportohet mundėsia qė hapi i Gjermanisė pėr embargo tė ndiqet edhe nga shtete tė tjera sepse nė hetimet e fundit pėr furnizim armėsh ėshtė pėrfshirė Policia e Kosovės, raporton indeksonline.

http://www.kosova.com/artikulli/77982
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.12.2011, 21:55   12
Citim:
Prioritetet pėr 2012

Duke publikuar prioritetet pėr vitin 2012 pėr Ministrinė e Mbrojtjes, Imami ka theksuar se nė drejtim tė modernizimit, Forcės sė Armatosur do tė t’i shtohen tre helikopterė tė rinj dhe njė anije e re, e cila po prodhohet nė kantierin e Pasha Limanit.

“Prioritet do tė jetė vendosja nė operacionalitet tė plotė e kėtyre pajisjeve tė reja moderne. Do tė fillojė implementimi i Uniformės sė re tė Forcave tė Armatosura, projekt qė do tė shtrihet nė njė periudhė 4-vjeēare, 2012 – 2015. Ky vit do tė shėnojė edhe heqjen pėrfundimtare tė tė gjitha materialeve qė janė tepėr nevojave tė Forcave tė Armatosura”, ka thėnė Imami.

Ndėr tė tjera ai ka deklaruar se nė vitin e ardhshėm do tė pėrfundojė rishikimi strategjik i mbrojtjes.

“Do tė pėrfundojmė Rishikimin Strategjik tė Mbrojtjes, njė dokument ky, themelor pėr nga rėndėsia, dhe do tė filloj puna pėr hartimin e Strategjisė Kombėtare Ushtarake dhe Planit Afatgjatė tė Zhvillimit tė Forcave tė Armatosura, tė cilat janė dokumente tė lidhura nė mėnyrė integrale me Rishikimin Strategjik tė Mbrojtjes”, ėshtė shprehur Imami.

Po ashtu sipas ministrit gjatė vitit 2012 do tė pėrfundojė kėtė reformėn me tė gjitha aktet e nevojshme ligjore dhe nėnligjore, ku do tė pėrfshihen gradat, karriera e ushtarakėve, ligji pėr autoritetet e komandimit, riorganizimi i pėrfaqėsive dhe tė atasheve tanė ushtarakė jashtė vendit dhe fusha tė tjera qė mbulojnė legjislacionet nė fuqi dhe qė varen nga Ministria e Mbrojtjes.


Ministria e Mbrojtjes, reforma strukturale nė 2011

Nė raportin vjetor tė Ministrisė sė Mbrojtjes, standardizimi dhe reforma strukturale zėnė njė vend tė rėndėsishėm. Sipas kreut tė kėtij dikasteri kjo ministri nė 2011 ka hedhur hapa tė qėndrueshėm nė drejtim tė hartimit tė dokumentit pėr Rishikimin Strategjik tė Mbrojtjes nė bashkėpunim me njė grup ekspertėsh nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. “Stafi i Integruar i Mbrojtjes dėshmoi tė jetė njė reformė e suksesshme, pasi qė ka njė rritje tė ndjeshme tė efiēencės administrative nėpėrmjet koordinimit mė tė mirė ndėrmjet stafit civil dhe atij ushtarak. Viti qė po vjen do tė jetė viti i implementimit tė projektit pėr qarkullimin elektronik tė dokumentacionit. Gjithashtu, nė zbatim tė Planit tė Ri tė Pėrhapjes tė miratuar nga Presidenti i Republikės nė 2009, ėshtė bėrė kolaudimi pėrfundimtar i Strukturės sė Forcave tė Armatosura”, ka thėnė Imami. Sipas tij ky rishikim i strukturės i ka dhėnė pothuajse pamjen finale qė duhet tė kenė Forcat e Armatosura nė 10-vjeēarin e ardhshėm.


Angazhuam operacione luftarake nė Afganistan

Ministria e Mbrojtjes pėr vitin 2011 ka deklaruar se kontributi i Forcave tė Armatosura nė misione paqeruajtėse ka shėnuar rritje progresive si sasiore po ashtu edhe cilėsore. “Gjatė kėtij viti ne ngritėm cilėsisht natyrėn e misioneve duke plotėsuar kėshtu gamėn e operacionalitetit tė Forcave tė Armatosura. Ndėrsa gjatė viteve tė shkuara ishim prezent nė operacione kryesisht me natyrė mbėshtetėse, gjatė vitit 2010, ne u angazhuam pėr herė tė parė historinė e Forcave tė Armatosura nė operacione luftarake nė Afganistan me Forcat tona Speciale. Gjatė kėtij viti arritėm edhe njė tjetėr hop cilėsor, duke u angazhuar nė misione trajnuese, tė cilat nga pikėpamja e cilėsisė teknike, shėnojnė njė arritje madhore”, ka thėnė Imami. Ndėr tė tjera ai ka shtuar se Forcat e Armatosura morėn pėrgjegjėsinė pėr drejtimin e njė Ekipi Operacional Patronazhi dhe Koordinimi tė kombinuar shqiptaro-amerikan, misioni i tė cilėt ėshtė trajnimi i njė batalioni tė mbėshtetjes sė luftimit tė Ushtrisė Kombėtare Afgane.

http://sot.com.al/index.php?option=c...ome&Itemid=466

Citim:
Reforma nė ushtri, Imami: Dalin nė lirim 800 vetė

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami paralajmėroi dje njė reformė tė thellė nė Forcat e Armatosura shqiptare. Ai sinjalizoi largimin nga detyra tė 800 ushtarakėve, tė cilėt sipas tij do tė plotėsohen me misione tė tjera. Kėtė deklaratė, ministri Imami e bėri dje gjatė bilancit njė-vjeēar tė mbrojtjes.

“Kush del, do tė ikė, kush ka nevojė tė vijė, le tė vijė. Reduktimi i tyre do tė jetė 800, por me kėtė kapacitet qė do tė dalė jashtė ne do tė plotėsojmė personelin pėr misionet e tjera”, - deklaroi Imami.

Ai vuri nė dukje se tashmė ėshtė gati struktura e re e Forcave tė Armatosura.

“Ky rishikim ka pasur nė fokus, reduktimin e shtabeve tė mėdha, eliminimin e strukturave parazitare dhe nė kėtė mėnyrė rritjen njėkohėsisht tė formacioneve bazė operacionale. Ėshtė reduktuar numri i specialiteteve dhe janė reduktuar burokracitė nėpėrmjet krijimit tė procedurave mė efikase pėr qarkullimin mė tė shpejtė tė informacionit. Ky rishikim i strukturės i ka dhėnė pothuajse pamjen finale qė duhet tė kenė Forcat e Armatosura nė 10-vjeēarin e ardhshėm. Viti 2012-tė do tė jetė viti i zbatimit tė saj”, - u shpreh Imami.

I pyetur pėr shkarkimin nga detyra pak ditė mė parė tė disa oficerevė tė lartė, ai sqaroi se kjo nuk ishte reformė.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=109073
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 7.3.2013, 22:53   13
albania force
 
O Vllėzėr siq po ecėn puna ne jo qe sdo ti mbrojmė tokat tona jash kufiri por do ti humbim edhe kėto qė i administrojm ne.
ėshtė turp i madh kur sheh qfar ushtrie tė dobėt e tė plogėsht kemi .
Njėherish mė turp ėshtė tė shohėsh shtete si Maqedonia,Bosnja,Kroacia,Sllovenia
qė janė formuar para 20 viteve dhe me gjith shkatrrimin total qė kishin nga lufta,
tani janė mė tė fortė se ne.
Ushtria jonė mund tė krahasohet vetėm me ushtrinė e Malit tė Zi.
Tani shtetet qė i permenda as nu llogarisin nė Shqipėrinė si njė konkurrent i tyre,
e lėre mė shtetet si Serbia dhe Greqia qė e shohin Shqipėrinė si meze.
Mė e keqja ėshtė se ushtria jonė ka qenė 50 herė me e fortė se qė ėshtė sot,
si nė armatim ashtu edhe nė trupa.
Ushtria qė posedonim para 20-30 viteve ishte ushtri moderne (pėrkunder shpifjeve qė bėhen nė ditet e sotit.,ishte e aftė tė pėrballonte ushtri si ajo e Greqisė dhe e Jugosllavisė dhe nė disa aspekte ishte superiore.
Kishim armatim tė pafund.
Forcė ajrore madhėshtore,flotė tė fuqishme ,kėmbsori e artileri gjigante,
ndėrsa sot qfarė ka mbetur nga tėrė ky arsenal.
Humbja mė e madhe e Shqipėrisė ėshtė antarsimi nė NATO me kėto kushte, tė
demilitarizimit.
Tė mos harrojmė vllėzėr aleanca tė tilla tė fuqishme janė formuar edhe mė parė po ku janė sot ,po ndodhi tė shpėrbėhet NATO ku mbesim ne
pa ushtri pa asgje dhe do mbesim me tė vėrtetė meze pėr vendet fqinje.
Jemi i vetmi vend qė themi sna duhet forca ajrore.
Edhe Greqia ėshtė nė NATO por sa sasi tė armetimit posedon ajo sod ,dhe akoma porosit pėrkunder krizes qė ka sepse e dinė se ushtria e fortė shteti i
fortė.
Nuk duhet tu besojmė shumė retorikave tė pėrditshme ,se Ushtria Shqiptare ėshtė forcė moderne dhe plotėson tė gjitha kushtet e njė ushtrie moderne!
Me qfarė?,me kallashnikov rus tė viteve 1945.
Mbrone qiellin shqiptar me helikopter tė shėndetėsisė.
Kemi flotė tė fuqishme me anije peshkimi.
Besoni vllezėr portalet e shteteve fqinje po na fyejnė duke na konsideruar primitiv ,veq tjerash nė komente shkruanin (portale serbe,greke,dhe maqedone),ruanu vllėzėr tė gjithė nė mobilizim Shqipėria po na sulmon me armatimin mė modern ,me gur,ujė tė vakėt dhe shkopa tė drurit.
Derisa i lexoja kėto komente mė qahej zemra dhe doja ti shqyeja por ne fakt ata po shkruanin realitetin.

Tani shikoni ushtrine tonė dhe tė vendeve fqinje.

MAQEDONIA
e formuar:1991
Nr.i.ushtrisė:13.000 aktiv,40000 rezervė dhe 73000 pėr luftė=126000
Buxheti:270.000.000$
Forca ajrore:30 11 avion 19 helikopterė
Tanke:rreth 40
Artileri:168 kalibra tė ndryshem (mjaft tė mir),72 mbrojtėse ajrore.
Mjete tė Blinduara:698 autoblinda tė ndryshme moderne
Prodhim i tyre:prodhon disa predha

SERBIA
Nr.i.ushtrisė:43.000  dhe 130.000. tė detyruar +110000 rezervist=283.000
Buxheti:720.000.000$
Forca ajrore:256
Tanke: 300 tanke
Artileri:500 tė ndryshme rreth 300 raketa ajrore
Mjete tė Blinduara:rreth 2000 autoblinda moderne
Prodhim i tyre:Tanke M-84AS,autoblinda,artileri,armė dhe gjitha pajisjet tjera.


GREQIA
Nr.i.ushtrisė:178000 aktive rreth 150000rezervė
Buxheti:7.700.000.000$
Forca ajrore:550
Tanke:rreth 1200
Artileri:1500
Mjete tė Blinduara:3000 autoblinda
Prodhim i tyre:armatim tė lehtė e tė rėndė

SHQIPERIA E NATOS
Nr.i.ushtrisė:13000+ 4000 rezervė=17000
Buxheti:250.000.000 $
Forca ajrore:32 helikopter
Tanke: ?
Artileri:?
Mjete tė Blinduara:?
Prodhim i tyre:?


Apo mė mirė do dukej e dikurshmja

SHQIPERIA E dikurshme
Nr.i.ushtrisė:130.000+270.000 rezervė=400.000+100.000 nė rast=500.000
Buxheti:i pa kufizua 80 % e bugjetit $
Forca ajrore:rreth 500 avionė e helikopterė
Tanke: 2000
Artileri:1500 dhe rreth 400 copė raketė
rreth 500.000 bumkerė me konstrukt tė ndryshėm.

Nuk jam komunist ,pėrkundrazi e urrej shum aq sa edhe sllavėt.
E dua shum Amerikėn dhe NATOn por ky qė tregova ėshtė realitet.
E shpresoj qė sa mė parė tė bėhet riformimi i ushtrisė.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.3.2013, 16:15   14
reparti kimik
 
Komentet si ky sipėr po nuk qenė informuese nuk kanė ndonjė vlerė. Nuk zgjidhen punėt e terrenit si ushtria duke shpresuar dhe duke shkruar nė internet. Merr vendim inkuadrohu nė ushtri, fjalėt e shumta fukarallėk.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 8.3.2013, 19:01   15
Ujk
Antropofag
 
Ujk
 
Anėtarėsuar: 11.2006
Ēėshtja e demilitarizimit si kusht anėtarėsie nė NATO, e shtruar nė kėtė formė ka probleme logjike. Demilitarizim do tė thotė ēmontim/shkatėrrim i armatimeve tė vjetruara dhe nė tė njėjtėn kohė pajisje me armė moderne. Vėndet e NATO-s janė prodhuese armėsh dhe do tė ishte e pakuptimtė t’i impononin njė vėndi tė mos blinte armė.

Sa pėr fqinjėt:

Lufta e fundit e ushtrisė serbe ėshtė ajo e Veriorit, humbur turpshėm, nė tokė dhe nė ajėr. Nė tė njėjtėn kohė ushtri e cila u vu nė vėshtirėsi nga tanėt nė Luginė. Shteti sėrb na ofroi dhe njė spektakėl komik kohėt e fundit kur dėrgoi xhandarėt varur si majmunė nė “blind”. Ambulancat e QSUT-sė janė mė tė sigurta se mjetet qė pėrdorėn nė Luginė, ku mjaftonte njė shishe pėr “tė bėrė gėzuar”.

Lufta e fundit e ushtrisė sė IRJM-sė ėshtė ajo kundėr UĒK-sė, trupė paraushtarake, me pajisje paraushtarake dhe me strategji guerrile, luftė tė cilėn sllavėt e humbėn, nė fushėn e betejės, me turp.

Lufta e fundit e ushtrisė kroate ishte ajo e pavarėsisė, ku u pėrdorėn trupa tė stėrvitura ushtarakisht apo policisht dhe nė dijeni tė plotė tė strategjive dhe tė mentalitetit tė kundėrshtarit. Kroatėt fituan (njė tjetėr luftė e humbur e ushtrisė serbe) dhe nė kėtė fitore kemi pjesėn tonė edhe ne.

Lufta e fundit e ushtrisė greke, vėshtirė ta thuash, por ėshtė LIIB. Grekėt festojnė ditėn e “Oqi”-t, kur nė tė vėrtetė duhet ta pagėzonin ditėn e “No”-sė falė mbi 50 000 trupave britanike qė luftuan pėr ta.

FASH-i ndėrkaq ėshtė nė veprime ushtarake nė Bosnjė, Ēad, Libi, Afganistan dhe Irak. Pjesėmarrja pėrfshin tė gjitha nivelet, nė Shtab, ndėrlidhje, veprime luftarake, asistencė, trajnim dhe ēminim. Tė gjitha veprimet nuk mund veēse tė quhen tė suksesshme. Veprime nė tė cilat FASH-i po fiton eksperiencė terreni qė stėrvitjet nuk mund ta japin kurrė. Me njė fjalė FASH-i ėshtė nė vijė tė parė tė frontit, ushtritė e tjera tė siujdhesės ilire janė nė kazerma duke lozur risiko.

Betejat e fundit tė shqiptarėve janė nė Verior, Lindor dhe Luginė, qė nga pikėpamja ushtarake pėrbėjnė sukses.

Shqipėria nuk ka as vėlla tė madh qė t’i bėjė dhurata pėr Vit tė Ri dhe as nuk ka kė tė vjedhė e tė mashtrojė, po armatosemi me lekėt tona. Kemi ushtarakė profesionistė, qė kanė marrė pagėzimin e zjarrit, kemi dhe njė traditė tė respektueshme luftarake (qė pėr sa kohė nuk e bėjmė gjakun ujė do vazhdojė vetėm tė rritet), kemi dhe mundėsi dhe kanale financiare qė na lejojnė qė nė krye tė pak ditėve, nė rast urgjence, tė pajisemi me mjetet qė na nevojiten.

Nuk e di ē’mund tė kenė pėr t’u mburrur tė tjerėt, nėse flasim pėr realitetet shtetėrore; Jevgosllavia nė 20 vite ka humbur pjesėn mė tė madhe tė territorit dhe jo vetėm, kryeministri i shtetit mė tė ri shkėputur prej saj, pėrmėnd "pashallėkun e Beogradit" si stad final tė njėsisė territoriale tė atij frankenshtajni.

Greqia nė rast konflikti me Shqipėrinė, ka njė minė, jo me sahat por me pult, brėnda territorit tė vet, kupto rreth 1 000 000 shqiptarė (sa ushtarė duhen pėr tė internuar 1 000 000 jo dele, por shqiptarė?). Pa llogaritur qė ka njė ushtri tė pajisur nė funksion antiturk dhe jo antishqiptar dhe eksperiencė luftarake tė fituar nė counter-strike.

Sa pėr IRJM-nė, ėshtė me tė q breshka. Harruam qė trupat e famshme alfa ikėn si ēupka tė turpshme para tanėve, pėr tė mos folur pėr legjendat e apashėve apo ē'prralla tė tjera tregonin. Ėshtė njė “shtet” qė stėrvitjet ushtarake i kryen nėn kujdesin e FASH-it dhe kjo i vė kapak aftėsisė sė tyre kundrejt nesh.

Pėrsėri nė kuadėr tė realiteteve shtetėrore, atė tė imponuar nga Londra, ndėr shtetet e siujdhesės ilire Shqipėria mbetet i vetmi qė mund tė zgjerojė territoret, duke ēliruar ato qė na shkėputėn disa herė gjatė historisė trupat britanike.

Ardhacakėve vetėm llafet u kanė ngelur, dhe kush bezdiset nga llafet e tyre Zall-Herrin aty e ka.
Ujk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 20.9.2013, 21:21   16
Citim:
Kosova s'ka nevojė pėr avionė luftarakė

Kosovė - Bejtush Gashi ka vetėm disa javė qė e ka marrė detyrėn e njėrit nga 3 zv/ministrat qė ka Forca e Sigurisė sė Kosovės (FSK). Nė intervistė, Gashi thotė se vendimi i muajit korrik i Kėshillit Veri-Atlantik sipas tė cilit FSK-ja i ka pėrmbushur kapacitetet e veta operative, i ka ndihmuar shumė kėtij institucioni.

Megjithatė, ai konsideron se FSK-ja ka nevojė vetėm pėr helikopterė por jo edhe pėr avionė luftarakė. Sipas tij, as Shqipėria s'ka tė tillė pasi tash pėr sigurinė kujdeset NATO-ja. Forca e Sigurisė sė Kosovės, siē ka thėnė ai, do tė evoluohet. Ky evoluim nėnkupton edhe rritjen e numrit tė pjesėtarėve tė FSK-sė nė raport me kėrkesat qė mjedisi i sigurisė ka.

Mirėpo, i gjithė ky proēes, sipas tij, e ka edhe koston e vet financiare. Gashi ka sqaruar se FSK-ja do t'i marr gradualisht njė pjesė tė kompetencave qė aktualisht i ka KFOR-i.

http://news.albanianscreen.tv/pages/...tail/68389/ALB
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 25.9.2013, 09:35   17
Ujk
Antropofag
 
Ujk
 
Anėtarėsuar: 11.2006
Kam pėrshtypjen se gjendja do tė ndryshojė; mbrojtja e hapsirės ajrore shqiptare, e kryer nga NATO ka njė kosto, e cila me kalimin e viteve do t'i transferohet RSH-sė, kėshtu qė do tė gjendemi nė situatėn e zgjedhjes midis pagesės "pėr shėrbimin" ose investimit nė ajrorė.

Nė momentin qė "shėrbimi", nė afatgjatė, do tė jetė mė i shtrenjtė se blerja dhe mirėmbajtja e ajrorėve atėherė do tė pajisemi sipas nevojės dhe kėrkesės.

Veriori nuk mendoj se do tė ketė nevojė pėr kėto mjete luftarake, fare mirė nė tė ardhmen do tė mbulohen nga FASH-i.

Ndryshuar sė fundmi nga Ujk : 25.9.2013 nė 09:41.

Ujk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 09:35.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.