Kthehu   Kreu > D1 > Lėnda > Mjedis
Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes
I vjetėr 12.2.2007, 08:17   1
Kandhaon
Bisha
 
Kandhaon
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Liqeni i Shkodrės


Citim:
Liqeni Shkodrės njė ndėr pasuritė mė tė mėdha tė natyrės shqiptare

Liqeni i Shkodrės ndodhet nė veriperėndim tė Shqipėrisė dhe ėshtė liqeni mė i madh i Gadishullit tė Ballkanit. Ai ėshtė pjesė e kufirit tė Shqipėrisė me Malin e Zi, midis maleve tė larta tė Sutormanit, Rumisė, Lisinit dhe degėve tė Bjeshkėve tė Nemuna, me njė sipėrfaqe 368 km2, nga tė cilat 149 km2 ndodhen nė territorin administrativ tė Shqipėrisė.

Ėshtė i gjatė 43 km dhe i gjerė 14 km dhe thellėsi mesatare 7-10 m, me pikėn mė tė thellė 44 m. Buzė bregut, nėn Rumi, nė drejtim tė perėndimit, shtrihen rreth 50 ishuj tė vegjėl e tė mėdhenj. Nėpėrmjet lumit Buna, Liqeni i Shkodrės derdhet nė detin Adriatik. Nė kėtė liqen derdhen Pėrroi i Thatė, ai i Vrakės, i Rrjollit dhe burimet nėntokėsore tė Sheganit e Krevenicės. Nė territorin tonė, brigjet e liqenit shtrihen nė 14.000 hektarė tokė, ku banojnė afro 150.000 banorė tė tre komunave tė Malėsisė sė Madhe dhe tė bashkisė sė Shkodrės.
Brigjet e liqenit lagin 20 fshatra dhe njė pjesė tė qytetit tė Shkodrės. Sasia vjetore e reshjeve ėshtė mbi 2000 mm, ndėrsa temperatura e ujit shkon deri 26 gradė Celsius.

Furnizimi me ujė i liqenit bėhet 60% nga lumenjtė Moraēa e Cemi dhe pjesa tjetėr nga pėrrenj si ai i Vrakės, Rrjollit, Pėrroi i Thatė etj. Liqeni i Shkodrės ka njė sistem ujor tė veēantė, duke shkaktuar luhatje tė nivelit tė ujit deri nė 5 m. Nyja ujore e hapėsirės Bunė-Drin luan rol tė rėndėsishėm nė sistemin ujor tė liqenit. Kėtu jeton edhe pelikani kaēurrel (nesiti, gemi), shpendi mė i madh notues i Evropės.

Veēanti e liqenit ėshtė lotosi (kasarani), bimė me frut qė hahet dhe qė rritet vetėm kėtu. Ėshtė bimė e ēuditshme, edhe pse rrėnjėn e ka nė ujė, nuk bėn frut nė qoftė se gjatė verės nuk bie shi.

Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	liqeni.jpg
Shikimet:	9475
Madhėsia:	26,8 KB
NNJ:	501
Liqeni i Shkodrės ėshtė njė ndėr liqenet mė tė rinj natyrorė tė kontinentit tonė. Pėr formimin e tij ekzistojnė dy mendime. Sipas disa shkencėtarėve, liqeni paraqet njė gji tė detit, qė u shkėput nga ai pėr shkak tė ngritjes sė terrenit rreth Bunės. Sipas mendimit tjetėr, liqeni ėshtė formuar me uljen e tokės nė luginėn e Shkodrės. Mendimin e dytė e ka pranuar edhe shkenca e gjeografisė. Lumi Kir, degė e majtė e Bunės, qė vjen nga malet e pjerrėta tė Shqipėrisė, e ka mbushur, gjatė shekujve, shtratin e Bunės me lėndė tė ngurta dhe kėshtu ka penguar derdhjen e ujit nga kėneta qė ishte formuar afėr Shkodrės. Uji nė kėnetė u rrit vazhdimisht dhe u shndėrrua nė liqen. Formimin e liqenit e ka shpejtuar edhe Drini, i cili zbret, po ashtu, nga malet e Shqipėrisė. Ky lumė i rrėmbyeshėm e ka ndėrruar shpesh shtratin e vet, duke pėrmbytur tokat pėrreth dhe duke i shkaktuar popullsisė sė atjeshme dėme tė mėdha. Vetėm nė tetėdhjetė vitet tė fundit, Liqeni i Shkodrės ka pėrmbytur
mbi njėzet mijė hektarė tokė pjellore. Nė liqen fryjnė erėra tė forta si nga malet, ashtu edhe nga deti. Era mė e fortė ėshtė ajo e jugut Shiroku. Ajo di t'i ēmendė valėt e liqenit aq sa shpesh pėr ditė mė radhė ndėrprehet ēdo lundrim.


Pasuritė e liqenit

Ana lindore e liqenit, qė lag brigjet shqiptare, ėshtė e pasur me lloje tė shumta bimėsh ujore. Ato gjenden nga bregu dhe deri nė 3 m, ndėrsa nė vende tė ndryshme gjenden livadhe nėnujore, tė pėrbėra kryesisht nga algat e gjelbra. Nė liqen ekzistojnė rreth 700 lloje mikroalgash dhe 250 lloje algash. Ndėr bimėt ujore me gjethe qė dalin mbi ujė dhe gjethe notuese, janė kallamishtja, zunkthi, zambakėt e ujit tė bardhė dhe tė verdhė, zhavori etj., qė gjenden 1 m afėr bregut. Flora drunore e kėtij liqeni ėshtė dėmtuar shumė vitet e fundit, si pasojė e ndėrhyrjeve pa kriter. Nė sipėrfaqe tė vogla gjenden drurė tė tillė si shelgu, plepi, frashėri etj. Nė zonat pranė liqenit ndodhen pylli i Rragamit, pylli i Dobraēit, pylli i Zabelit etj.

Liqeni i Shkodrės ėshtė i pasur dhe nė faunė. Rreth 250 lloje shpendėsh gjenden nė liqen dhe rreth tij, ku gjysma janė migrues dhe pjesa tjetėr folezon nė brigjet e liqenit. Rreth 70% e llojeve tė shpendėve tė Shqipėrisė ndodhen nė liqenin e Shkodrės, ku vetėm nė dimėr numėrohen rreth 40 lloje shpendėsh si karabullaku, rosa tė ndryshme, kryekuqi, bajukla, ēafka, pulėbardha etj. Nė pjesėn shqiptare tė liqenit gjenden shpendė tė rralla si pelikani, lejleku, shqiponjat etj., ndėrsa nė livadhet e liqenit gjatė verės ka shumė zogj si bilbilat, bishtundėza, garguj, tusha etj. Numėrohen 45 lloje peshqish, 12 prej tė cilėve migrojnė nė detin Adriatik si ngjala, qefulli, blini, kubla, levreku, shojza etj. Nga lumi Moraēa dhe pėrrenjtė malorė, nė liqen hyjnė trofta dhe ngjala, ndėrsa karakteristikė pėr kėtė liqen ėshtė krapi.

Vlerat turistike tė liqenit janė tė mėdha, pasi aty ka njė harmonizim tė pėrkryer tė terreneve malore, fushore e ujore, qė i japin kėsaj zone njė pamje piktoreske. Zonat turistike tė Shirokės dhe Zogajt, si dhe vendet piktoreske si Bregu i Ranės, Bishtiqendia, Stėrbeqi, Grili, Shegani etj., janė cilėsuar si vende tė rralla.

Liqeni i Shkodrės, nė pjesėn malazeze ėshtė shpallur “Park Kombėtar” qė nė vitin 1983, dhe qė nga viti 1995 zonė “RAMSAR”, sipas konventės pėrkatėse. Nė pjesėn shqiptare tė liqenit nuk ka faktorė tė mėdhenj ndotės, pasi nė kėtė zonė mungon industria, por njė ndotės i madh i kėtij liqeni dhe, qė, sipas specialistėve ėshtė njė kėrcėnim i madh, ėshtė fabrika e aluminit, nė kufi me Podgoricėn nė Mal tė Zi, njė ndėr burimet mė tė rėndėsishme ekonomike pėr shtetin fqinj.


Mjedisi SOT 108 | Shkurt 2006 | 7
Kandhaon nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 16.6.2007, 03:39   2
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Shtyp mbi foto pėr pėrmasat origjinale

Emri:	liq-shkodres.jpg
Shikimet:	7705
Madhėsia:	26,5 KB
NNJ:	606
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 17.6.2007, 13:59   3
Aht
anėtar/e
 
Anėtarėsuar: 7.2006


Aht nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.7.2007, 05:17   4
Elessar
 
Mė vjen mjaft mirė qė nė mesin e kombit tonė ka njerėz tė vetėdijshėm pėr thesarin natyror qė posedon Shqipėria dhe trojet e tjera etnike qė ndodhen jashtė kufinjve tė tanishme tė Republikės sė Shqipėrisė. Kjo vlen sidomos pėr ty, Breshnik. Tė uroj, dhe shpresoj se vazhdon me kėtė qė bėn.

Liqeni i Shkodrės ėshtė vėrtet i mrrekullueshėm. E kam parė edhe pjesėn malazeze si dhe atė shqiptare. Pjesėn shqiptare e kam parė nga kalaja e Shkodrės, pra Rozafa, dhe pamja nga ai vend ishte vėrtet diēka qė s'kam pėr tė harruar nė jetė. Nė njėrėn anė shihej njė fushė e gjerė, nė fund tė tė cilės larg ngriheshin disa bjeshkė pjesėrisht tė mbuluara nga njė mjegull e mistershme. Aty ishin tre lumenj; Drini, Buena si dhe Mati nėse nuk gaboj, tė cilėt bashkoheshin dhe derdheshin nė liqe. Nė anėn tjetėr, shihej qyteti i Shkodrės, mjaft piktoresk dhe pastaj liqeni nė gjithė madhėshtinė e vet. Ėshtė njė thesar vlera e tė cilit s'matet. Ėshtė pėrgjegjėsi e jona tė ruhet sa mė shumė dhe sa mė mirė kjo pjesė e territorit tonė dhe tė rritet ajo ndjenja e pėrgjegjėsisė sidomos tek gjeneratat e ardhshme... nė mėnyrė qė tė ruhet mjedisi e tė mos shkatėrrohet natyra.

Pėrshendetje.
  Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 31.10.2008, 20:58   5

Shkrim i cituar Liqeni i Shkodrės, nė prag tė katastrofės ekologjike


Liqeni i Shkodrės, mė i madhi nė gadishull, ėshtė nė prag katastrofe ekologjike. Kėrcėnimi vjen nga shteti mė i vogėl i gadishullit, Mali i Zi. Lumenjtė qė derdhen nė liqenin e Shkodrės janė tė ndotura me mbetje alumini, tė konsideruara si tepėr toksike.

Alarmin e ka dhėnė drejtoresha e Zyrės Rajonale tė Mjedisit nė qytetin e Shkodrės, Diana Bejko. Ashtu siē kishin paralajmėruar specialistėt vite mė parė, fabrika e aluminit nė kufi me Podgoricėn nė Mal tė Zi nuk ėshtė mė njė kėrcėnim por njė “pėrbindėsh”. Fabrika derdh mbetjet e aluminit dhe kobaltit nė liqen duke e ēuar drejt njė katastrofe tė vėrtetė ekologjike.

Po kėshtu lumenjtė qė furnizojnė liqenin e Shkodrės nga Mali i Zi, Moraēa sjellin dhe ndotje urbane me vete. Por shkėlqimin dhe pasurinė ekologjike pėr tė cilėn njihej liqeni mė i madh i Gadishullit tė Ballkanit, po dėmtohet dhe nga mbetjet e urbane qė hidhen nga komuniteti qė jeton pėrreth brigjeve tė liqenit tė Shkodrės, ndėrtimet pa leje dhe prerja e pyjeve nė malin e Taraboshit.

Bejko i ka bėrė apel Bashkisė pėr tė ndėrhyrė duke ushtruar presion ndaj kompanive tė ndėrtimit tė cilėt nė mėnyrė tė papėrgjegjshme hedhin mbetjet inerte nė brigjet e kėtij liqeni.

Liqeni ėshtė pjesė e kufirit tė Shqipėrisė me Malin e Zi dhe ka sipėrfaqe 368 km2, nga tė cilat 149 km2 ndodhen nė territorin administrativ tė Shqipėrisė.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=1817
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 6.11.2009, 11:29   6
Citim:
Pėrmbytet nga plehrat liqeni i Shkodrės

Banorėt e zonės turistike Shirokė-Zogaj, pranė liqenit tė Shkodrės, kėrkojnė ndėrhyrjen e Bashkisė sė Shkodrės pėr heqjen e mbeturinave qė kanė “populluar” gjithė territorin. Ata shprehen tė shqetėsuar pėr indiferencėn qė po tregohet ndaj grumbullimit tė sasive tė mėdha tė mbeturinave nė kėtė zonė.

Pothuajse i gjithė bregu i liqenit tė Shkodrės, nga ura e Bunės deri nė fshatin turistik tė Zogajt, kėto ditė ngjan me njė vend grumbullimi mbeturinash, duke ndikuar si nė ndotjen e ambientit dhe tė ujit, ashtu dhe nė largimin e atyre pak turistėve tė huaj tė kėsaj stine, pa harruar vizitorėt e pėrjavshėm tė qyteteve tė tjera.

Sipas banorėve tė Shirokės, nė shtimin e papastėrtive nė kėtė zonė turistike, ka ndikuar jo vetėm heqja jo e rregullt e tyre nga ana e Bashkisė, por edhe shtimi i numrit tė lokaleve gjatė gjithė vijės liqenore, punonjėsit e tė cilėve gjejnė rrugėn mė tė shkurtėr bregun e liqenit, duke e pėrdorur atė si njė pikė e lehtė e hedhjes sė mbeturinave.

Sipas banorėve tė Shirokės, shkak i kėtyre mbeturinave ėshtė bėrė mosmarrja e masave tė duhura jo vetėm pėr largimin e mbeturinave tė zonės, por edhe pėr pastrimin e liqenit tė Shkodrės, uji i tė cilit ka nxjerrė nė breg tonelata tė tėra mbeturinash, tė ardhura jo vetėm nga qyteti i Shkodrės, por edhe nga fshatrat e zonės sė Malėsisė sė Madhe, rreth ky qė shtrihet pėrgjatė anės tjetėr tė kėtij liqeni.

Pėrveē kėtyre faktorėve, vazhdojnė banorėt, nė shtimin e papastėrtive nė kėtė zonė turistike, ka ndikuar shtimi dhe moskontrollimi i numrit tė shumtė tė lokaleve pėrgjatė gjithė vijės liqenore, punonjėsit e tė cilėve, pėr shkak tė mangėsive nė vend hedhjen e mbeturinave dhe injorancės sė tyre gjejnė rrugėn mė tė shkurtėr, bregun e liqenit.

Shtimi i mbeturinave nė Shirokė-Zogaj, vjen nė njė kohė kur liqeni i Shkodrės gėzon statusin zonė e mbrojtur Ramsar, si dhe zonė me pėrparėsi turistike nė tė gjitha stinėt. Banorėt e kėsaj zone turistike sjellin nė kujtesė dhe udhėzimet e Kryeministrit Berisha pėr t’i dhėnė pėrparėsi zhvillimit tė turizmit nė vendin tonė dhe veēanėrisht nė Shkodėr, por qė nuk po merren parasysh siē duhet nga pėrgjegjėsit e pastrimit tė kėsaj zone.

Situata ėshtė e tillė nė njė zonė qė ndodhet vetėm nė njė distancė prej rreth 4 kilometrash nga pjesa tjetėr tė qytetit tė Shkodrės. Kjo “largėsie madhe”, po sjell rrallė automjetet dhe punonjėsit e saj pėr pastrimin e mbeturinave, shprehen me ironi banorėt e Shirokė-Zogajt.

Mospastrimi siē duhet i kėsaj zone turistike po e dėmton jo vetėm ambientin, por edhe ekonominė e banorėve, tė cilėt mbahen mė kryesisht me tregtimin e peshkut, tė artikujve tė ndryshėm pėr vizitorėt, tė cilėt tashmė janė njohur me bukuritė e virgjėra tė kėsaj zone, si dhe me ajrin e pastėr dhe kurues tė shumė sėmundjeve nė rrugėt e frymėmarrjes.

Nė kėtė stinė pritet ardhja edhe e shumė vizitorėve tė huaj, kryesisht nga shtetet e ish-Jugosllavisė, tė cilėt do tė shfrytėzojnė varkat e banorėve pėr tė shėtitur nė liqenin e mrekullueshėm tė Shkodrės, si dhe do tė shpenzojnė paratė pėr shėrbimet nė kėtė zonė, duke ndikuar kėshtu dhe nė rritjen ekonomike tė zonės.

Por me kėtė pamje qė tė ofron sot bregu i liqenit, shprehen banorėt, vizitorėt vendas apo tė huaj jo vetėm qė nuk do tė preferojnė tė qėndrojnė gjatė, por do tė ndikojnė negativisht dhe tek turistėt e tjerė nė Mal tė Zi, tė cilėt vazhdimisht kanė vizituar zonėn turistike Shirokė-Zogaj.

Tė ndodhur para njė situate tė tillė banorėt e Shirokės i bėjnė apel institucioneve pėrkatėse pėr pastrimin e zonės, nė mėnyrė qė jo vetėm tė dalin nė pah vlerat e liqenit tė Shkodrės, por tė ndikohet dhe shfrytėzimin nė maksimum tė tyre, pasi do tė ndikojnė nė uljen e varfėrisė absurde tė banorėve tė njė zone turistike.

Hedhja e mbeturinave po ndodh edhe pse punonjėsit e Bashkisė Shkodėr shpesh kanė marrė e masa ndėshkuese edhe ndaj subjekteve, tė cilat gjatė ushtrimit tė aktivitetit tė tyre, shkaktojnė ndotjen e bregut tė liqenit.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=62690
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.7.2010, 22:44   7
Citim:
Bregu i Liqenit tė Shkodrės, i mbytur nga plehrat

Bregu i Liqenit tė Shkodrės, pėrgjatė zonės turistike Shirokė –Zogaj vijon tė mbetet i ndotur nga grumbujt e mbeturinave. Banorėt e kėsaj zone turistike shprehen tė shqetėsuar pėr grumbullimin e kėtyre sasive tė mėdha tė mbetjeve qė zėnė njėra-tjetrėn.

Shkak i kėtyre mbeturinave ėshtė bėrė mosmarrja e masave tė duhura pėr pastrimin e Liqenit tė Shkodrės, rritja e nivelit tė ujit si rezultat i reshjeve tė shumta tė kėtij viti qė ka shkaktuar dhe nxjerrjen e tyre nė breg.

Kėto mbeturina i pėrkasin jo vetėm pjesės liqenore tė qytetit tė Shkodrės, por edhe tė fshatrave tė zonės sė Malėsisė sė Madhe, rreth ky qė shtrihet pėrgjatė anės tjetėr tė bregut tė kėtij Liqeni.

Pėrveē kėtij faktori, me gjithė marrjen e masave tė herėpashershme nga Bashkia, nė shtimin e papastėrtive nė kėtė zonė turistike, ka ndikuar shtimi i numrit tė lokaleve gjatė gjithė vijės liqenore. Punonjėsit e kėtyre lokaleve, pavarėsisht plotėsimit nė njė farė mėnyre tė mangėsive nė vend hedhjen e mbeturinave, pėrsėri nė mėnyrė tė papėrgjegjshme pėrdorin rrugėn mė tė shkurtėr duke pėrdorur brigjet e liqenit, si vendin e hedhjeve tė mbetjeve tė tyre.

Pėrsėritja e situatės sė ndotjes sė brigjeve tė Liqenit tė Shkodrės pėrgjatė zonės turistike Shirokė-Zogaj, ndodh nė njė kohė kur ky liqen, mė i madhi nė Ballkan, duhet tė ruhej dhe mirėmbahej edhe mė tepėr, pasi tashmė ėshtė zonė e mbrojtur Ramsar e pėr mė tepėr pritej qė kėtė vit tė thithte njė numėr tė konsiderueshėm turistėsh.

Banorėt e Shirokė –Zogajt shprehen se udhėzimet e Kryeministrit Berisha, pėr t’i dhėnė pėrparėsi zhvillimit tė turizmit nė vendin tonė dhe veēanėrisht nė Shkodėr, duhet tė merren mė shumė nė konsideratė nga ndėrmarrja e pastrimit, apo firma pastruese, qė pėr shkak tė njė distance relativisht tė largėt me pjesėn tjetėr tė qytetit tė Shkodrės, disa herė “harrojnė “tė sjellin automjetet dhe punonjėsit pėr pastrimin e mbeturinave.

Ndėrkohė banorėt shprehen se mospastrimi siē duhet i kėsaj zone turistike do tė dėmtojė zhvillimin e turizmit gjatė kėsaj periudhe, nė njė kohė kur tė paktėn nga Mali i Zi kanė filluar tė vijnė dhe turistėt e parė, tė cilėt tashmė janė njohur me bukuritė e virgjėra tė kėsaj zone, si dhe me ajrin e pastėr dhe kurues tė shumė sėmundjeve nė rrugėt e frymėmarrjes.

Ndėrkohė punonjėsit e Bashkisė Shkodėr, bėjnė tė ditur se nė ditėt nė vijim pritet njė aksion jo vetėm pėr pastrimin e brigjeve tė Liqenit tė Shkodrės, por edhe pėr marrjen e masave ndėshkuese ndaj subjekteve, tė cilat gjatė ushtrimit tė aktivitetit tė tyre, shkaktojnė ndotjen e bregut tė Liqenit tė Shkodrės.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=66429
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju



Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Ora nė Shqipėri ėshtė 08:00.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2014, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2013 L

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.
Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.