Shkarkoje për:

Windows


ndr
prktr117.exe
v1.17 (720 kb)

MD5:
d94a1de2ab02ac4cecb6b7dc22ea2cde


Mac OS


ndr
prktr1.zip
v1 (13 kb)

MD5:
6d43b073bae3b1cdcff7308123e26603

Prektora


Përshtatje shkronjore e tastierës për sistemet operative Windows (7, Vista, XP, 2000 Pro) dhe Mac OS, me anë të së cilës gjuha shqipe shkruhet me alfabet të plotë (ë, ç) sipas standardit QWERTY, lehtë e thjesht, pa ngatërrim tastesh dhe pa kokëçarje.



Dy fjalë



Vitet e fundit përdorimi i zgjeruar i kompjuterit si vegël kryesore e gjuhës së shkruar ka bërë që nga mosdija dhe mosinteresimi shqiptarët të shpërfillin në mënyrë tejet agresive alfabetin shqip në dobi të një alfabeti të huaj, me problem kryesor zhdukjen nga gjuha e shkruar të ë-së dhe ç-së nëpër shkresa zyrtare e jozyrtare, shtyp, media, rrjet etj.

Këtu dallojmë në thelb dy çështje:

1. Pjesa dërrmuese e shqiptarëve që kur mësojnë të përdorin kompjuterin mësojnë ta shkruajnë shqipen me alfabetin e huaj të rastit, megjithëse sistemet operative Windows e përmbajnë gjuhën shqipe së bashku me përshtatjen shkronjore përkatëse (në standard QWERTZ).

2. Ata pak që zgjedhin përshtatjen shkronjore shqip të Windows-it shohin se renditja e shkronjave shqipe në të nuk përkon me shkronjat e tastierës që përdorin dhe kanë problem të madh me shkronjën z që del y dhe anasjelltas, si dhe me shenjat e pikësimit që duken të pagjetshme. Kjo ndodh sepse përshtatja shkronjore e shqipes së Windows-it është QWERTZ ndërsa tastiera e tyre është QWERTY (gjashtë shkronjat e para nga e majta në të djathtë). Kësisoj në mungesë kohe, diturie, dëshire apo dhe në hutim e sipër edhe kjo pjesë zgjedh ta shkruajë shqipen me alfabet të huaj.

Për të thjeshtuar punët përshtatja e ofruar këtu, me emrin "Prektora" (risi për tastierë), e sjell alfabetin e shqipes mbi standardin më të gjerë QWERTY, me këto ndryshime lehtësuese:

  • Shkronjat ë dhe ç caktohen përkatësisht aty ku më parë ishin ; dhe [  - të cilat me radhën e vet rivendosen atypari (shiko pamjet)
  • Shtohet theksimi i zanoreve é, á, ú, í, ý, ó.
  • Shtohen zanoret hundore â dhe ô si dhe shkronjat gjermane ü, ä, ö, ß.
  • Shtohen shenjat e përdorimit të përgjithshëm në shkresa si p.sh. ,, ©, ®, ±, ÷, , µ etj.


Shprehia e të shkruarit shqip me alfabet të plotë fitohet brenda pak minutash dhe i jepet fund dhe dukurisë së shëmtuar të të mbushurit të shkrimeve me w e sajesa të tjera të çuditshme. Mbetet veç të urojmë të përdoret përshtatja shkronjore që mund të shkarkohet nga kjo faqe e t'i jepet fund këtij përçudnimi.




Kreu | Kërkime | Vrojtim | Veprimtari | Treg | Log | Dijeni
© MMVI-MMXIV Vargmal
Drejtbotimi: Lënda e hasur këtu mund të përdoret në çdo mjet përcjellës, me kusht që të përmendet se është marrë nga faqja vargmal.org ose që të jepet vendndodhja e saktë e plotë brenda kësaj faqeje. Nëse lënda e hasur në këtë faqe dëshirohet të përdoret për arsye që tejkalojnë drejtpërdorimin dhe drejtbotimin, kërkohet leje e posaçme pas marrëveshjeje me mbarëvajtësit dhe/ose krijuesit.
Drejtpërdorimi: Veç të tjerash, në këtë faqe paraqitet lëndë me të drejta krijuesi, përdorimi i së cilës nuk është miratuar gjithnjë gjegjësisht prej mbajtësit të të drejtave. Megjithatë lënda shtjellohet në përpjekjen tonë për njohjen, kuptimin, bashkëfjalimin e arsimimin rreth çështjeve që kanë të bëjnë me mjedisin, botëkuptimin, shkencën, shoqërinë njerëzore në përgjithësi dhe shoqërinë shqiptare në veçanti. Mendojmë se ky përbën përdorim të drejtë sipas ligjit nr. 9380, dt. 28.4.2005, nenet 9, 26, 27. Në lidhje me çka pararendi, paraqitja kryhet pa përfitim tregtar ndaj atyre që kanë shprehur interes paraprak për marrje njohurish për arsye kërkimore, arsimore a përdorimi vetjak në përputhje ligjin.