Vargmal

Vargmal (https://vargmal.org)
-   Infrastrukturė (https://vargmal.org/dan255n)
-   -   Sektori i ndėrtimit nė Shqipėri/Z1 (https://vargmal.org/dan1054)

VNf 17.6.2007 11:50

Sektori i ndėrtimit nė Shqipėri/Z1
 
Citim:

Ndėrtimet pa leje, pjesė e katastrofės urbane qė ka pėrfshirė Sarandėn dhe Ksamilin gjatė viteve tė fundit, nuk po ndalen. Betonimi i bregdetit deri nė “buzėn” e ujit vazhdon sot e kėsaj dite, pa e ndalur pėr asnjė moment ritmin.

Mes ndėrtimeve pa leje, syri tė zė pafund materiale inerte buzė rrugėve tė zonės turistike nga qendra e Sarandės e deri nė Kanalin e Ēukės, duke shkaktuar njėherazi edhe ndotje mjedisore.

Sipas burimeve nga bashkia e Sarandės, numri i ndėrtimeve tė paligjshme, shumica e tyre banesa, tė ngritura jashtė studimeve tėrėsore dhe pjesore urbane arrin nė 1250. Mė sė shumti, kėto janė vila, pallate qė hyjnė nė tregun e banesave, hotele tė reja qė futen rishtaz nė biznesin turistik.

Nė Sarandė janė krijuar 7 zona informale, qė nisin nga njė lagje e tėrė e ngritur prapa hotel “Butrintit”, njė zonė nė periferi tė lagjes 4 e mė tej nė Gjirin e Limjonit, nė Qafė Dardhė e deri nė Berdėnesh.

MJEDISI SOT NR. 107 | 2006

VNf 5.3.2008 11:50

Vlorė: Ndėrtimet pa leje pushtojnė bregun e Ujit tė Ftohtė
 
Citim:

Vlore-Pavaresisht se procesi i deklarimit te ndertimeve pa leje ka perfunduar prej shume kohesh, ne zonen me te bukur te bregdetit te Vlores, po vazhdojne te ndertohen ndertime pa leje.

Sipas familjerve te cilet kane pronesine mbi keto toka, kane bere ankesa te shumta ne institucionet qe kryejne ndalimin e vazhdimit te punimeve abuzive ne keto prona, si policia bashkiake po ashtu dhe inspektoriati i ndertimit, por deri tani nuk kane marre asnje pergjigje vetem neglizhence nga ana e dy instituciove te cilat ia hedhin pergjegjesine njera- tjetres se kush duhet te nderhyje.

Problemi i ndertimit pa kriter ne kete zone eshte bere dhe shume shqetesues dhe per faktin e kanalizimeve per shkak se pjesa me e madhe e ujrave te zeza te banesave, shkojne ne sistemin e ujit te Vlores.

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=17343

VNf 6.6.2008 17:51

Durrės: Policia Ndėrtimore shemb ndėrtimet nė Plepa
 
Nė prag tė sezonit tė verės Inspektorati i Policisė Ndėrtimore i ėshtė drejtuar zonės sė Plazhit qė ėshtė nėn administrimin e Bashkisė sė Durrėsit pėr tė shembur ndėrtime tė paligjshme. Fadromat kanė nisur dje nė mėngjes tė ndėshkojnė lokale e lavazhe tė ndėrtuara pa leje dhe qė tė gjendura nė anė tė rrugės Ura Dajlanit-Plepa janė bėrė nė mėnyrė tė pėrsėritur edhe burim aksidentesh.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=51754

VNf 16.6.2008 07:16

Durrės: Bashkia asnjė tolerancė betonizimit
 
Fadromat e Policisė Ndėrtimore nuk do tė tolerojnė asnjė individ, sado tė pushtetshėm apo ish-pushtetar, apo edhe objekt pa leje qė ėshtė ngritur abuzivisht dhe pa leje nė bregdetin e Currilave, tė gjitha do tė prishen. Kjo ishte deklarata e kreut tė bashkisė, Vangjush Dako, lidhur me interesimin e “standard” pėr rritjen e numrit tė ndėrtimeve pa leje nė atė zonė, ende tė papushtuar nga betoni.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=7612

VNf 2.11.2008 14:45

Korēa parashikon ndėrtimin e njė sheshi nė formė mandoline
 
I njohur si qyteti i serenatave, tashmė Korēa po pėrgatitet tė ketė edhe njė shesh nė formėn e mandolinės. Vendimi ėshtė marrė nje ditė mė parė nga Kėshilli i Rregullimit tė Territorit (KRT) nė bashkinė e Korēės.

Miratimi i kėtij sheshi shėnon fillimin e projektit pėr krijimin e zonės sė kėmbėsorėve, qė parashikohet tė shtrihet nga sheshi para Katedrales, deri te sheshi para teatrit. Sipas projektit, sheshi i ri nė formė mandoline ėshtė parashikuar tė ketė garazhe nėntokėsore pėr automjetet, me njė kapacitet afro 70 vende.

http://www.gazetastart.com/?faqe=shfaqlajm&lajmid=3564

VNf 14.11.2008 16:23

ShP: 60% e pasurive tė patundshme, ndėrtime pa leje
 
Shifrat i publikoi (13.11) Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndėrtimeve Informale, njė strukturė kjo e ngritur nga qeveria pėr t“i dhėnė fund situatės sė mbizotėrimit tė informalitetit.

360 mijė ndėrtimet pa leje nė Shqipėri paraqesin nė mėnyrė tė saktė fenomenin, qė u shfaq nė perudhėn 1992- 2000, kur me qimndra familje kryesisht nga zonat verilindore zaptuan tokat e lira nė rrethina tė Tiranės dhe tė Durrėsit dhe ngritėn aty banesat e tyre pa leje.

http://www.dw-world.de/dw/article/0,...793136,00.html

VNf 14.2.2009 12:31

Legalizohen 1059 ndėrtime informale nė Tiranė, Durrės, Berat dhe Fier
 
Me miratimin e tyre nga ana e qeverisė, pronarėt e kėtyre objekteve duhet tė fillojnė tė shlyejnė detyrimet tek ALUIZNI qė mė pas tė marrin tapinė e plotė si tė tokės ashtu edhe tė objektit pa leje tė ndėrtuar mbi tė. Shlyerja e tarifės sė shėrbimit pėr legalizim do tė bėhet brenda 30 ditėve nga pajisja me formularin e pagesės sė tarifės sė shėrbimit, proces i cili kryhet pas publikimit tė listave emėrore tė subjekteve, ndėrtimet e tė cilave janė kualifikuar pėr legalizim.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=15513

VNf 5.3.2009 12:28

ShP: Shqyrtohet projektligji pėr planifikimin e territorit
 
Komisioni i Veprimtarisė Prodhuese nė Kuvend nisi dje shqyrtimin e projektligjit tė ri pėr planifikimin e territorit. Ekspertėt e pranishėm bėnė tė ditur se ky projektligj detyron tė gjitha njėsitė vendore tė hartojnė planet urbanistike. Brenda vitit 2012 pritet qė ēdo njėsi tė ketė plan urbanistik, duke bėrė tė mundur qė lejet e ndėrtimit dhe zhvillimit tė jepen nga plani dhe jo KRRT-tė.

Ky projektligj parashikon njė sistem krejt tė ri tė planifikimit tė territorit, kompetenca tė reja, institucione tė reja, afate pėr ēdo bashki apo komunė, si dhe vendos transparencė tė plotė nė mėnyrėn e ndėrtimeve. Projekti i qeverisė vendos si afat qė dy vite pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, nuk do tė ketė asnjė bashki nė vend pa plan urbanistik. Lėshimi i lejes sė ndėrtimit kryhet vetėm pas shqyrtimit e verifikimit tė pėrputhshmėrisė sė kėrkesės me rregulloret e ndėrtimit nė fuqi ose me pėrcaktimet e lejes sė zhvillimit.

Ēdo leje ndėrtimi jepet nė bazė tė njė kėrkese tė veēantė, e cila mund tė kryhet njėkohėsisht me kėrkesėn pėr zhvillim, kur lejohet nga rregulloret e kontrollit tė zhvillimit. Afatet minimale dhe maksimale pėr kryerjen e punimeve tė ndryshme pėrcaktohen nė rregulloret e kontrollit tė zhvillimit. Leja e ndėrtimit lėshohet sipas kėrkesave tė neneve 71 deri nė 75 tė kėtij ligji, qė do tė thotė se nuk vonohet mė shumė se 55 ditė.

Me bėrjen e planeve nė tė gjithė vendin, do tė pėrcaktohen qartė zonat ku do tė ndėrtohen zonat e gjelbra, vendet publike etj.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=16140

VNf 23.4.2009 22:12

Prishtinė: Prishen ndėrtimet pa leje
 
Nė bazė tė vendimit tė inspektoratit komunal edhe sot nė Prishtinė vazhdoi rrėnimi i disa objekteve nė ndėrtuara pa leje, kryesisht atyre qė uzurponin hapėsira publike. Aksioni do tė vazhdojė edhe gjatė ditėve tė ardhshme.

http://www.rtklive.com/?categoryId=2&newsId=34982

VNf 15.10.2009 11:49

Tiranė: Tender ndk. pėr unazėn e madhe
 
Citim:

Berisha: Tender ndėrkombėtar pėr ndėrtimin e Unazės sė Madhe tė Tiranės

Nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave, Kreu i Qeverisė vuri nė dukje se "unaza e madhe e Tiranės pėrbėn njė nga domosdoshmėritė mė tė mėdha infrastrukturore tė vendit".

Tirana, tha Kryeministri, "ėshtė njė nga qytetet me sipėrfaqe rrugore mė tė vogėl nė Europė dhe nė botė". Kryeministri informoi se "nėse standardi urbanistik pėr qytetin ėshtė mbi 30 pėr qind sipėrfaqe rrugore, kryeqyteti i vendit ka gjithsej 14 pėr qind sipėrfaqe rrugore, gjė qė sjell vėshtirėsi tė jashtėzakonshme me rritjen e trafikut".

"Tirana nuk ka industri tė mėparshme qė tė ndotin ajrin, si TEC-e dhe industri kimike, por ka ndotjen mė tė lartė nga automjetet, ndaj dhe ndėrtimi i unazės sė madhe pėrbėn njė domosdoshmėri tė madhe", tha Kryeministri Berisha.

Sipas tij "gjatė kėtyre muajve, kompani ndėr mė seriozet kanė treguar interes tė madh pėr tė marrė pjesė nė ndėrtimin e krahut veriperėndimor dhe perėndimor tė unazės sė Tiranės".

Duke e konsideruar ndėrtimin e uanzės sė madhe si jetike pėr kryeqytetin, Kryeministri Berisha u shpreh se "nė 2 vitet e ardhshme parashikohet tė pėrfundojė rruga e Arbrit, e cila do tė sjellė njė trafik tė paparashikueshėm nė kryeqytet. Ashtu siē ndodhi me trafikun qė solli ndėrtimi i Korridorit tė Kombit, edhe ndėrtimi i Rrugės sė Arbrit do tė sjellė njė trafik tė paparshikueshėm qė kėsaj radhe bie direkt nė Tiranė", tha Kryeministri Berisha.

Duke kėrkuar pėrgatitjen sa mė shpejtė tė tenderit ndėrkombėtar pėr ndėrtimin e kėsaj unaze, Kreu i ekzekutivit u shpreh se "nė kėtė tender duhet tė pėrcaktohen si pėrparėsi madhore 2 segmente nevralgjike tė kėsaj unaze. Unaza mund tė shkoj edhe mbi 30 km dhe po tė kemi parasysh se do tė jetė me 8 korsi, kjo ėshtė njė vepėr shumė e madhe. 2 janė segmentet mė nevralgjike nė tė cilat duhet tė fillojnė mė shpejt punimet: segmenti Ura e Brarit-Kthesa e Kamzės ose Ura e Limuthit, pasi nėse kalohet nga Ura e Limuthit, qyteti i Kamzės pėrfundimisht shmang ēdo trafik kombėtar dhe ndėrkombėtar. Segmenti tjetėr ėshtė trajetkorja qė merr unaza nė krahun e Saukut", tha Kryeministri Berisha.

Nė kėtė drejtim, Kryeministri theksoi se "do tė kėrkohet bashkėpunimi me tė gjitha qeveritė vendore, me qeverinė vendore tė Farkės, tė Dajtit, tė Paskuqanit, tė Kamzės dhe tė Tiranės".

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=23&id=34482

VNf 15.10.2009 20:08

Citim:

Unaza e Madhe e Tiranės, gati projekti pėr segmentin e parė

Ministria e Transporteve ka gati projektin pėr ndėrtimin e njė pjese tė Unazės sė Madhe tė Tiranės, Numri dy i kėsaj ministrie, Ernest Noka tregoi pėr Televizionin Klan se bėhet fjalė pėr njė segment 7 kilometra tė gjatė qė shumė shpejt pritet tė kalojė nė tenderim, ndėrkohė qė po punohet edhe me pjesėn tjetėr tė Unazės sė Madhe pavarėsisht neglizhencės nga ana e Bashkisė sė Tiranės pėr kėtė projekt.

Ky segment pėrbėn rreth 1/4 pjesė tė gjatėsisė sė Unazės sė Madhe duke i shėrbyer mėsė miri kanalizimit te trafikut qe mberrin jo vetem nga zona veriore por edhe ajo verilindore e vendit.

Prej Kthesės sė Kamzės, Unaza e Madhe i drejtohet rrethrotullimit tė Doganės duke shfrytėzuar segmentin ekzistues deri tek Shkolla Teknologjike, megjithatė nė mbledhjen e fundit tė qeverisė kryeministri Berisha deklaroi se do tė studiohet edhe njė variant tjetėr.

“Segmenti tek Shkolla Teknologjike ėshtė e vėshtirė tė pranohet pėr unazė, pasi ky segment ėshtė bėrė nė zemėr e Tiranės. Ndaj duhet tė studiohet me shpejtėsi trajektorja dhe mund tė zbritet edhe mė poshtė, mė drejt jugperėndimit. Faktikisht, njė pjesė e trajektores, nė njė zonė tė Farkės, ėshtė bėrė e pamundur."

Mė tej gjurma e Unazės sė Madhe i drejtohet Saukut pėr t’u ngjitur nė Shkozė e mė tej drejt Dajtit dhe mbyll rrethin tek Ura e Brarit. Sipas zvministrit tė Transporteve ka shumė gjasa qė nė projektin e Unazės sė Madhe tė pėrfshihet edhe ndėrtimi i njė tuneli nė Dajt dhe disa tė tjerėve mė tė vegjėl nė kodrat e Saukut. Kjo pėr shkak tė pjerrėsisė qė duhet tė respektojė njė rrugė e tillė.

Ndėrtimi i Unazės sė Madhe, me njė kosto prej rreth 400 milionė eurosh, do t’i jepte frymėmarje trafikut tė rėnduar nė kryeqytet, pasi aktualisht Tirana renditet nė njė nga qytetet me sipėrfaqen rrugore mė tė vogėl nė Europė dhe nė botė.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=7547

VNf 21.10.2009 21:15

Plani urbanistik i Tiranės
 
Citim:

Plani rregullues rikthehet nė Kėshillin Bashkiak

Nė mbledhjen e radhės tė Kėshillit Bashkiak pritet qė kėshilltarėt tė njihen me dokumentacionin teknik tė planit rregullues tė kryeqytetit. Bashkia e Tiranės ka vendosur nė rendin e ditės nė mbledhjen e 26 tetorit, qė tė diskutohet edhe dokumentacioni i planit rregullues.

Ky vendim vjen pasi mbledhja e kaluar e Kėshillit Bashkiak u shty me kėrkesė tė kėshilltarėve tė PD-sė dhe LSI-sė pėr shkak tė mungesės sė dokumentacionit njohės tė planit si dhe tė ekspertėve.

Kėshilltarėt u njohėn me planin pėr herė tė parė nė mbledhjen e kaluar ku Bashkia e Tiranės e prezantoi atė pėrmes njė video-dokumentari nė gjuhė tė huaj.



Mbledhja

Ndėr vendimet kryesore qė do tė shqyrtohen, ėshtė edhe dokumentacioni teknik i Planit Rregullues tė Tiranės, pika e fundit qė do tė merret nė shqyrtim nga kėshilltarėt.

Burime pranė Bashkisė sė Tiranės bėjnė tė ditur se lėnia pėr nė fund e kėsaj pike ėshtė bėrė qėllimisht nė mėnyrė qė tė mos pengohet marrja e miratimit pėr vendimet e tjera. Burimet deklarojnė se ka qenė pikėrisht plani rregullues pika qė ka ndezur debate tejet tė forta nė kėshillit ndaj dhe kėsaj radhe ajo do tė diskutohet vetėm pasi tė jenė shqyrtuar tė gjitha pikat e tjera.

Asokohe Bashkia e Tiranės pati vendosur qė tė prezantonte Planin Rregullues tė Tiranės pėrmes njė video-projektori nė dy ekrane tė improvizuara nė dy kėndet e sallės, nga aty paraqiti nė gjuhė tė huaj njė video-dokumentar me materiale mbi planin.

Mjaftoi kaq qė atmosfera tė ndizej dhe tė fillonin debatet. Anėtarėt e PD-sė dhe LSI-sė e kanė quajtur tė papranueshėm prezantimin e kėtij plani historik pėrmes njė videoje si dhe kanė kėrkuar shtyrjen e mbledhjes.


Pikat

Ndėr 11 projektvendimet qė do tė diskutohen nė mbledhjen e Kėshillit Bashkiak, ėshtė edhe vendimi pėr trajtimin e familjeve qė pėrfitojnė nga projekti pėr subvencionimin e interesave tė kredisė.

Njė tjetėr vendim do tė jetė ai pėr trajtimin me bonus strehimi tė disa familjeve nė nevojė, tė cilat nuk mund tė pėrballojnė qiranė e tregut tė lirė.

Tė tjera vendime janė edhe ato pėr kalimin e rikonstruksionin e disa objekteve kėshtu do tė shqyrtohet projektvendimi pėr heqjen nga kontabiliteti tė pjesės sė objektit “Korpusi kryesor” qė do tė demolohet nė ndėrmarrjen Ofiēina e Automjeteve Tiranė, me qėllim zbatimin e projektit “Rikonstruksioni i Bllokut 22” dhe miratimin nė parim tė dhėnies me tė kėtij objekti me sipėrfaqe 6734 m², njėsi e ndėrmarrjes Ofiēina e Automjeteve Tiranė.

Gjithashtu, pritet edhe miratimi i treguesve ekonomikė dhe financiarė tė Bashkisė sė Tiranės dhe tavaneve pėrgatitore tė programit tė buxhetit afatmesėm pėr periudhėn 2010-2012.

Ndėrkohė qė do tė kalohet pėr miratimin e programit buxhetor afatmesėm pėr vitet 2010-2012 si dhe pėr pėrdorimin e fondit rezervė pėr financimin e projektit “Energjia diellore – alternativė promjedisore dhe ekonomike”.

Dhe si pikė e fundit ėshtė projektvendimi pėr paraqitjen e dokumentacionit teknik tė Planit tė Pėrgjithshėm Rregullues tė Bashkisė sė Tiranės.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=22845

VNf 27.10.2009 10:19

Citim:

Plani rregullues i Tiranės nuk miratohet
Ndėrpritet mbledhja e Kėshillit Bashkiak tė Tiranės

Plani Rregullues pėr Tiranėn ka hasur diskutime tė ashpra gjatė mbledhjes sė Kėshillit Bashkiak tė kryeqytetit.

Kėshilltarėt e Partisė Demokratike kanė kėrkuar qė shifrat dhe tė dhėnat e pėrdorura nė plan tė rifreskohen, duke akuzuar se ky plan ėshtė hartuar para 3-4 vjetėsh.

Administratori i Bashkisė, Dritan Agolli, i cili ishte edhe prezantuesi i kėtij plani, deklaroi se ky plan synon tė menaxhojė rritjen urbane nė Tiranė pėr 10 vitet e ardhshme. Ai theksoi se plani rregullues ėshtė hartuar duke marrė parasysh konsultimet me qytetarėt e kryeqytetit.

“Ky plan ka konsultimin e tė gjithė qytetarėve tė pushteteve, duke filluar nga Kryeministri dhe Presidenti”,- tha Agolli.

Bojaxhi akuzon se plani ėshtė hartuar pa konsultimin me qytetarėt e Tiranės ndryshe ngase pretendohet nga prezantuesi i planit Agolli. Bojaxhiu u shpreh se plani ėshtė pėrkthyer para 3 muajsh dhe ėshtė se ėshtė e pakuptueshme se ku janė pėrfshirė konsultimet e fundit me qytetarėt.

Debati ka kaluar nė ofendime, ku pa kėsaj, Kryetari i Kėshillit, Sokol Dervishi, ka ndėrprerė mbledhjen. Ndėrkohė qė Kryetari i Bashkisė, Edi Rama, ka munguar gjatė kėsaj mbledhjeje.

Pėrmes hartave dixhitale dhe pėrshkrimit tė detajuar, Administratori i Bashkisė sė Tiranės ka prezantuar tė gjitha pikat e planit rregullues tė kryeqytetit. Agolli ka nėnvizuar se koncepti i zhvillimit tė studios Urbanplan ėshtė ekzistenca e qytetit, duke theksuar se studimi ėshtė bėrė duke marrė nė konsideratė gjendjen ekzistuese tė qytetit.

Nė Planin e ri urbanistik ėshtė parashikuar se tė gjitha projektet qė duhet tė ndėrtohen, duhet tė kenė nė vėmendje tė tyre gjelbėrimin. Pėr kėtė arsye ėshtė parashikuar qė pėr 10-vjeēarin qė do tė vijė, tė krijohen 175 hektarė gjelbėrim. Plani parashikon 200 mijė vende tė reja pune, dhe mundėsi banimi pėr 400 mijė banorė tė rinj, ndėrsa pritet qė nė vitin 2020 Tirana tė ketė 1 milion e 40 mijė banorė.

Kėshilltarėt e Partisė Demokratike kanė akuzuar se nė kėtė plan mungon rifreskimi i tė dhėnave. Ferdinand Poni akuzoi se shifrat i pėrkasin njė periudhe tė para 3-4 viteve.

“Plani ėshtė hartuar nė 2005 dhe kėrkoj qė tė rifreskohen tė dhėnat dhe shifrat. Po ashtu tė bėhet hartimi konform projektligjeve tė miratuara gjatė 2 viteve tė fundit”,- kėrkoi Poni.


Ai kėrkoi gjithashtu qė plani mos tė kalojė kufijtė administrativė tė Bashkisė sė Tiranės.

Plani mori kritika nga shumė kėshilltarė tė bashkisė se nė tė mungon planifikimi i hapėsirave tė gjelbra dhe terreneve sportive.

Pėr herė tė parė pritet tė miratohet njė plan rregullues pėr Tiranėn qė pas atij tė vitit 1989
.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=10392&l=a

VNf 31.10.2009 16:03

Citim:

Izraelitėt "do tė rindėrtojnė" Korēėn

Njė studio izraelite dhe njė firmė greke fitojnė tė drejtėn e hartimit tė planit rregullues tė qytetit tė Korēės.

Njė ekip ekspertėsh nga studioja izraelite e projektimit "Lerman Architects & Toėn Planners" janė njohur dje me planin ekzistues dhe tė dhėnat mbi mundėsitė e zhvillimit tė njė plani tė ri rregullues, pėr t‘i dhėnė njė tjetėr vizion qytetit juglindor.

Ekipi i pėrbėrė nga 16 ekspertė ėshtė njohur nė detaje me sistemin e lagjeve dhe tė zonave historike, karakteristikat e ndėrtimeve, hapėsirat e gjelbra dhe pronėsitė.

Pjesė e informacionit tė servirur ka qenė dhe rrjeti rrugor dhe infrastruktura ekzistuese qė nga ujėsjellėsit dhe kanalizimet, ndėrtimet e vjetra dhe tė reja, bulevardet dhe zonat ku mund tė krijohen hapėsira pėr kėmbėsorėt, etj.

Ekspertėt kanė kėrkuar konsultime dhe njohuri mbi zonėn pėr tė hartuar mė tej njė plan tė ri rregullues, ku do tė kombinohet tradita me modernen. Po synohet ndėrthurja e trashėgimisė dhe zonave me lagje tė vjetra, me krijimin e hapėsirave pėr lagje tė reja me ndėrtime moderne.

Sipas kryetarit tė bashkisė, Niko Peleshi, Korēa ka nevojė pėr njė plan tė ri rregullues qė do t‘i japė zgjidhje njė sėrė problemesh, qė nga transporti urban, raporti mes zonės historike dhe ndėrtimit tė lagjeve tė reja e objekteve me karakter modern.

Njėkohėsisht, sipas kreut tė bashkisė njė rėndėsi tė veēantė merr modaliteti i shfrytėzimit tė hapėsirave tė gjelbra, pasi plani ekzistues ėshtė i vjetėr dhe daton nga vitet ‘80.

Kreu i bashkisė bėri tė ditur se: "Me njė plan tė ri rregullues mund tė krijohen mundėsitė pėr sistemin e lagjeve dhe kombinimin mes atyre karakteristike dhe moderne, ku nuk pėrjashtohet as mundėsia e ndėrtesave tė larta qė mund t‘i shtohen natyrės urbane dhe t‘i pėrshtaten kėrkesave tė kohės pėr njė vizion tė ri pėr qytetin".

Studioja izraelite, qė ka fituar tė drejtėn e hartimit tė planit rregullues, ka nisur tashmė konsultimet me ekspertėt dhe verifikimet nė terren, pėr tė nisur mė pas nga puna konkrete.

Ndėrkohė mėsohet se veē izraelitėve pėr planin rregullues do tė punojė dhe firma nėnkontraktuese greke ‘Thymjo Papayanis & Associates‘".

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=74471

VNf 31.10.2009 16:51

Citim:

Izraelitėt, plan rregullues pėr Korēėn e tre qytete tė tjera

KORĒE - Studioja izraelite “Nerman Arkitekturė”, e cila ka fituar tenderin pėr hartimin e planit rregullues tė Korēės, Beratit, Lushnjės dhe Gjirokastrės, ka nisur njė tur studimor. Njė grup ekspertėsh izraelitė dje kanė vizituar qytetin e Korēės.

Ata janė njohur me vizionin e bashkisė dhe studimet e projektet pjesore tė hartuara prej saj, me qėllim qė tė kihen parasysh gjatė hartimit tė planit rregullues tė qytetit. Njėherėsh studiuesit dhe ekspertėt izraelitė zhvilluan takime me arkitektė e ekspertė urbanistė korēarė, me tė cilėt shkėmbyen mendime e madje kėrkuan prej tyre tė mėsojnė nga trashėgimia urbanistike e kėtij qyteti.

Nė pjesėn e dytė tė ditės ata shėtitėn nėpėr qytet pėr ta njohur konkretisht atė. Takimi i parė konsultativ dhe teknik u zhvillua me drejtues tė bashkisė, specialistė tė drejtorive tė ekzekutivit, pėrfaqėsues e aktorė tė tjerė vendorė.

Kryetari i Bashkisė Niko Peleshi prezantoi para grupit izraelit vizionin e bashkisė pėr Korēėn.

“Ne aspirojmė jo njė qytet qė sa vjen e tkurret, por njė qytet qė ka perspektiva rritjeje. Paraqitja grafike e Korēės sė vitit 2020 do tė jetė pasqyrimi i njė pune tė gjatė tė studios sė huaj me punonjėsit e Bashkisė dhe tė inteligjencės sė qytetit” u shpreh Peleshi.

Nė kėtė takim Peleshi, duke pasur parasysh perspektivėn e qytetit, kėrkoi qė nė planin rregullues tė pėrfshihen edhe studimet pjesore tė kryera nga Bashkia dhe masterplanin e qendrės sė qytetit.

Realizimi i planeve rregulluese tė katėr qyteteve pėrfshin njė vlerė prej 2 milionė dollarė, financim ky i Bankės Botėrore.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=34605

VNf 16.11.2009 15:42

Plani urbanistik i Lezhės
 
Citim:

Prezantohet Plani Rregullues i qytetit tė Lezhės

Plani Rregullues pėr qytetin e Lezhės ėshtė prezantuar grupeve tė interesit. Ruajtja dhe ndėrthurja e elementėve historikė, kulturorė dhe turistikė janė nė vėmendje tė kėtij plani.

Infrastruktura rrugore ėshtė pėrcaktuar si njė nga prioritet ku do tė duhet tė ndėrhyet.

Plani rregullues i Lezhės, ėshtė punuar nga njė grup ekspertėsh italianė. Pas konsultimit me tė gjithė grupet e interesit ai do t’i paraqitet KRRTRSH pėr miratimin.

Nė kėtė plan parashikohet zhvendosja e stacionit hekurudhor tė mallrave drejt zonės industriale, ndėrsa do tė ketė edhe njė devijim tė superstradės larg hyrjes sė qytetit, me qėllim pėr tė shmangur trafikun e rėnduar.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=8054

VNf 25.11.2009 23:54

Citim:

Kėshilli Bashkiak nuk merr asnjė vendim

Asnjė nga pikat e rendit tė ditės nuk ėshtė miratuar dje nė Kėshillin Bashkiak. Pas diskutimit tė pikės sė parė pėr dhėnien e koncesioneve pėr parkimet nėntokėsore, anėtarėt e Kėshillit Bashkiak tė kryeqytetit nuk kanė rėndė dakord pėr tė vazhduar asnjė diskutim tjetėr.

Konkretisht ēėshtja e parkimeve nėntokėsore do tė diskutohet nė mbledhjen e radhės dhe pėr kėtė kanė dhėnė konsensus pothuajse tė gjithė anėtarėt.

Menjėherė pas diskutimit tė buxhetit dhe fryrjes sė stafit tė bashkisė, kanė nisur debatet mes kėshilltarit Ferdinant Poni, nėnkryetares sė bashkisė, Albana Dhimitri.

Komunikimi i kreut tė Kėshillit Bashkiak, Sokol Dervishi, nuk i ka shkuar pėr shtat anėtarit Kiēo Blushi. Pėr rrjedhojė ka pasur njė ndėrprerje tė seancės, duke i shtyrė tė gjitha pikat e rendit tė ditės pėr diskutim, nė mbledhjen e ardhshme.

Veē buxhetit dhe koncesioneve pėr sa i takon parkimeve, nė kėtė mbledhje pritej tė diskutohej edhe mbi ēėshtje tė rėndėsishme qė shqetėsojnė banorėt e kryeqytetit, qė deri tani janė lėnė pezull.

http://www.gazeta-shqip.com/sociale/...7aa03ac37.html

VNf 8.12.2009 15:16

Citim:

Ndėrtuesit kėrkojnė planin rregullues tė Tiranės

Ndėrtuesit kėrkojnė miratimin sa mė shpejt tė planit rregullues tė kryeqytetit dhe fillimin e mbledhjeve tė KRRT-sė tė Tiranės, si njė mėnyrė pėr tė stimuluar kėtė sektor.

Shoqata e Ndėrtuesve i ka kėrkuar qeverisė masa mbrojtėse, pasi kriza ekonomike botėrore ka goditur firmat e ndėrtimit, tė cilat pėrballen me problemet e likuiditetit.

“Nisur nga situata e dy viteve tė fundit dhe nga efektet e rėnduara tė krizės ekonomike ne presim nga qeveria masa mbėshtetėse pėr zbutjen, qoftė dhe morale tė pasojave tė krizės, qė ka vlera jo vetėm pėr ne, por pėr gjithė ekonominė. Pėrfitojmė nga rasti tė ritheksojmė se nė total, gjendja e biznesit tė ndėrtimit ėshtė me tė vėrtetė problematike, ku firmat dhe jo vetėm ato tė infrastrukturės, janė nė krizė tė plotė likuiditeti financiar”,- ka deklaruar Luigj Aleksi, kryetar i Bordit Drejtues tė Shoqatės.

Ndėrtuesit kanė kėrkuar gjithashtu, qė tė vazhdojnė me tė njėjtin ritėm tė lartė investimet nė infrastrukturė, si dhe tė zgjidhet problemi i financimit tė shoqėrive qė kanė detyrime tė palikuiduara.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=11251&l=a

VNf 15.1.2010 22:53

KfI: Jo dėmshpėrblime pėr ndėrtimet pa leje
 
Citim:

Pėrmbytjet, Konfindustria "kundėr" dėmshpėrblimeve

Tiranė – Konfindustria , shpreh keqardhjen pėr pasojat e pėrmbytjeve nė Veriun e Shqipėrisė i kėrkon Qeverisė Shqiptare tė punojė pėr zhdukjen e shkaqeve thelbėsore qė rėnduan pasojat e pėrmbytjeve.

Me anė tė administratorit tė pėrgjithshėm, Gjergj Buxhukut, Konfindustria parashtron problematikėn e moskontrollit tė territorit tė shtetit, duke lejuar ndėrtime tė paligjshme nė zona tė palejueshme pėr ndėrtim.

“Duhet tė pranohet dhe tė sqarohet, se ėshtė e papranueshme, qė taksat e qytetarėve shqiptare tė shkojnė pėr tė dėmshpėrblyer pronarėt e ndėrtimeve tė paligjshme nė zona tė rrezikuara, tė banimit, bizneseve dhe hoteleve turistike, etj., pėrfshi edhe ndėrtimet e kryera me lejet e marra nė mėnyrė korruptive dhe nė kundėrshtim tė plotė me standardet e lejueshme nė fuqi”, thotė Buxhuku.

Konfindustria shpreh shqetėsimin e saj dhe pėr efektivitetin e ulėt nė pėrdorimin e mbi 100 milion dollarėve tė shpenzuara prej mė shumė se 12 vjetėsh nė projektin e Bankės Botėrore pėr ujitjen dhe kullimin e tokave nė Shqipėri, tė financuar me kredi. Kredi qė paguhen me taksat e qytetarėve shqiptar.

Buxhuku kėrkon gjithashtu sqarimin e plotė tė mėnyrės sė veprimit tė institucioneve pėrgjegjėse pėr menaxhimin e digave dhe dhėnien e zgjidhjeve ligjore tė problemeve tė krijuara nė bashkėveprimin ndėrmjet prodhimit dhe tė shpėrndarjes tė energjisė elektrike tė ardhura nga shkėputja e sistemit tė pėrqendruar energjetik tė vendit pas privatizimit tė OSSH/Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...nomia&nr=10096

VNf 25.10.2011 19:31

Betonizimi i bregdetit
 
Citim:

Vlorė, gjoba pėr ndėrtimet qė cėnojnė standardet mjedisore

Pėr tė gjitha ato ndėrtime qė cėnojnė standardet mjedisore nė vijėn bregdetare tė Vlorės janė aplikuar gjoba nė vlera tė konsiderueshme, ndėrkohė qė nė vazhdimėsi do tė ndėrhyhet pėr rikthimin e territorit nė normalitet.

Drejtori i Agjenciė Rajonale tė Mjedisit (ARM) nė Vlorė, Geron Gumbardhi, thotė pėr ATSH-nė se, "janė evidentuar tė gjitha rastet e ndėrtimit tė moleve tė vegjėl me gurė pėrgjatė bregdetit nga Vlora nė Rradhimė, apo ngrehina tė tjera pa leje, pėr tė cilat janė mbajtur procesverbalet pėrkatėse dhe janė aplikuar gjoba nė vlera tė konsiderueshme financiare prej mė shumė se 1 milion lekė".

Sipas tij, kėto ndėrtime cėnojnė standardet mjedisore, gjė qė e bėn tė domosdoshme ndėrhyrjen pėr tė kthyer territorin nė gjendjen e mėparshme. Prandaj dhe masat e mėsipėrme, sipas Gumbardhit, janė cilėsuar paraprake, sepse gjithēka do tė vazhdojė me njė plan ndėrhyrjeje qė ka si synim prishjen e kėtyre ndėrtimeve dhe rikthimin e territorit nė gjendje normale.

Gjatė kėtyre javėve janė paralajmėruar individėt dhe subjektet qė kanė realizuar ndėrtime tė tilla pėr ndėrhyrjet e pritshme, duke u kėrkuar njėkohėsisht pėr tė vepruar vetė nė rivendosjen e ligjit.

Gjatė muajve tė fundit pėrgjatė bregdetit nga Vlora nė Orikum, individė dhe subjekte tė ndryshme kanė hedhur masive gurėsh nė det, duke synuar ndėrtimin e moleve tė vegjėl, ndėrkohė qė tė tjerė kanė ngritur kolona pėr ndėrtime tė ndryshme, pa marrė lejen e organeve pėrkatėse.

Pėr tė normalizuar gjendjen dhe pėr tė prishur kėto ndėrtime tė paligjshme, ARM ka kėrkuar ndihmėn e disa institucioneve si, Inspektoriati Ndėrtimor Kombėtar dhe ai Vendor etj.

http://www.rilindjademokratike.com/R...0n%C3%AB%20det


Ora nė Shqipėri ėshtė 19:31.

Vargmal © 2001