Vargmal

Vargmal (https://vargmal.org)
-   Tė reja (https://vargmal.org/dan67n)
-   -   Vėllimi i parė i “Hartės arkeologjike tė Kosovės” (https://vargmal.org/dan1437)

mesdimr 28.11.2007 10:00

Vėllimi i parė i “Hartės arkeologjike tė Kosovės”
 
1 bashkėngjitje
Citim:

Njė gur nė themelet e arkeologjisė

Shkruar nga Granit Kurti / e martė , 27 nėntor 2007

U pėrurua vėllimi i parė i “Harta arkeologjike e Kosovės”

Shtatė vjet punė kėrkimore, hulumtime dhe studime tė hollėsishme janė dashur qė tė publikohet vėllimi i parė i kėsaj vepre, e cila pėrfshin tė dhėna dhe detaje mbi vendbanimet arkeologjike tė Rrafshit tė Dukagjinit.

http://www.koha.net/index.php?option...75&Ite mid=40

VNf 10.2.2011 22:24

Citim:

Harta Arkeologjike e Kosovės drejt finales

Projekti "Harta Arkeologjike e Kosovės" i ėshtė afruar finalizimit tė saj. Kėshtu tė paktėn ka deklaruar nė njė prononcim pėr "Kosova Sot" drejtori i Institutit Arkeologjik tė Kosovės, dr. Enver Rexha.

I nisur si njė projekt mjaft i rėndėsishėm pėr trashėgiminė kosovare qysh pak vjet pas luftės, deri mė sot ėshtė kryer vetėm njėra pjesė e projektit. Projekti ka njė rėndėsi pėr prezantimin e kėsaj trashėgimie, por para sė gjitha pėr njohjen dhe pasjen e njė pasqyre tė qartė mbi ekzistimin e vendndodhjeve arkeologjike nė tėrė territorin e Kosovės.

Kjo edhe ka qenė arsyeja kryesore e ndėrmarrjes sė njė nisme tė tillė. Iniciator i projektit ka qenė arkeologu i Muzeut tė Kosovės, Kemajl Luci, dhe prof. dr. Muzafer Korkuti, arkeolog nga Instituti Arkeologjik i Shqipėrisė. Ndėrsa bartėsit e kėtij projekti kanė qenė edhe dy akademitė tona, ajo e Shqipėrisė dhe ajo e Kosovės.

Tani, sipas drejtorit Rexha, bartės i projektit ėshtė Instituti Arkeologjik dhe institucionet e lartpėrmendura. Drejtori Rexha ka thėnė pėr "Kosova Sot" se projekti 'Harta Arkeologjike e Kosovės' ka filluar nė vitin 2000. Ndėrsa, sipas tij, libri i parė apo pjesa e parė e rezultateve nė terren tė kėtij projekti ėshtė finalizuar dhe botuar mė 2006, si libėr i veēantė.

"Ndėrsa tani ėshtė duke u punuar nė pėrgatitjen pėr shtyp tė librit tė dytė", ka thėnė Rexha. Sipas tij, nismėtar tė projektit kanė qenė arkeologu Kemajl Luci - Muzeu i Kosovės dhe prof. dr. Muzafer Korkuti, arkeolog nga Instituti Arkeologjik i Shqipėrisė.

"Bartės tė projektit kanė qenė Muzeu i Kosovės dhe Instituti Arkeologjik i Tiranės me realizimin e dy akademive tė shkencave - ASHAK dhe ASHSH. Projekti Harta Arkeologjike tani bartet nga Instituti Arkeologjik i Kosovės nė bashkėpunim me institucionet e lartpėrmendura", ka thėnė ai.

Ai ka thėnė se realizimi i kėtij projekti ka njė rėndėsi pėr vetė arkeologjinė kosovare, por edhe atė shqiptare nė pėrgjithėsi dhe mė gjerė, pasi Kosova ka ende shumėēka tė ofrojė nga kjo fushė dhe pret dorėn e arkeologėve tanė.

"Rėndėsia e projektit 'Harta Arkeologjike' ėshtė se Kosova nė tė ardhmen duhet tė ketė letėrnjoftimin e vet tė trashėgimisė kulturore- historike arkeologjike", ka thėnė drejtori Rexha.

Sipas Rexhės, deri mė tani problemet kanė qenė minimale. Ai ka thėnė se nuk ka pasur problem tė natyrės politike, nga e cila trashėgimia jonė viteve tė pasluftės ka qenė mjaft e prekur, veēmas kur bėhet fjalė pėr trashėgiminė ortodokse.

"Deri mė tani, nėse mendoni pėr probleme politike, nuk kemi. Sa u takon mjeteve financiare, deri mė tani ato pėrcaktohen sipas dinamikės sė punės", ėshtė shprehur Enver Rexha, nė njė prononcim pėr "Kosova Sot".

http://www.kosova-sot.info/kulture/h...-drejt-finales

VNf 20.6.2011 07:12

Citim:

Dėshmi stralli pėr periudhėn mezolitike

Projekti pėr pėrpilimin e Hartės Arkeologjike tė Kosovės ka dhėnė rezultate, duke bėrė tė mundur pasje nė njė vizioni mbi vendbanime dhe lokalitete tė vjetra kosovare.

Njė ndihmė tė madhe nė kėtė drejtim ka dhėnė Institutin Arkeologjik i Frankfurtit tė Gjermanisė, i cili nė bashkėpunim me Institutin Arkeologjik tė Kosovės ėshtė duke bėrė incizime tė rėndėsishme pėr tė zbuluar vendndodhjen e lokaliteteve antike.

Rezultat i Projektit tė Hartės Arkeologjike dhe nė veēanti i bashkėpunimit tė Institutit gjerman dhe atij kosovar, gjatė vitit 2008, ėshtė zbuluar edhe njė lokalitet antik nė komunėn e Ferizajt.

Lokaliteti gjendet nė fshatin Zllatar, nė veri-lindje tė Ferizajt, pjesė ku sot shtrihet Baza Amerikane “Bonstill”. Ky ėshtė njė ndėr territoret mė tė pasura arkeologjike nė Kosovė. Njė gjė tė tillė e kanė bėrė tė ditur vetė drejtuesit dhe shkencėtarėt e Institutit Arkeologjik tė Kosovės.

Nė njė prononcim pėr “Kosova Sot”, antropologu i IAP-sė, Luan Gashi ėshtė shprehur se gjatė pėrnjohjes sė fshatrave nė komunėn e Ferizajt, nė kuadėr tė pėrpilimit sė Hartės Arkeologjike tė Kosovės, gjatė vitit 2008 nė kėtė fshat ėshtė njė vendbanim parahistorik qė i takon periudhės neolitike.

“Me gjasė, bazuar nė disa artefakte stralli, kemi edhe indikacione tė periudhės mezolitike, periudhė shumė e rrallė dhe diskutabile”, ka pohuar Gashi. Nė lokalitetin e pėrmendur, nė njė sipėrfaqe rreth 2 km, sipas tij janė gjetur fragmente qeramike tė kohės parahistorike si dhe gur e vegla stralli tė periudhės antike.

Po mė 2008, nė bashkėpunim me Institutin Arkeologjik tė Frankfurtit, arkeologėt kosovarė kanė incizuar njė sipėrfaqe prej 70 arė me gjeoradar, me ē’rast si rezultat ėshtė fituar njė pamje grafike-magnetike me shumė struktura dhe anomali ovale tė cilat rezultojnė me njė vendbanim tė periudhės neolitike me gjithė infrastrukturėn siē janė, kasollet e banimit, punėtoritė etj.

“Gjatė kėtij viti, nga muaji mars, filluam disa gėrmime-sondime me qėllim tė identifikimit tė hapėsirės, vendbanimit dhe sqarimit tė elementeve si shtrirja hapėsinore e vendbanimit, pėrcaktimit kronologjik, kontinuitetit kohor, statusit tė kėtij vendbanimi, nivelit tė zhvillimit dhe raportet me vendbanimet e kėsaj periudhe”, ka thėnė Gashi, duke shtuar se nga materiali i lėvizshėm arkeologjik zbuluar nė gėrmimet-sondazhet e ndėrmarra dolėn nė dritė gjurmė banimi apo njė vendbanimi tė pėrkohshėm parahistorik nė kontinuitet e qė vazhdoi tė jetė aktiv edhe gjatė Mesjetės.

Sipas tij, njė vend tė vlefshėm nė mesin e gjetjeve e zė qeramika. Nga pikėpamja e teknikes sė punimit tė qeramikės duhet theksuar punimi tipik i periudhės neolitike nė rajon.

“Qeramika e zbuluar kėtu ėshtė shumė e fragmentuar dhe mjaft e dėmtuar dhe kryesisht i pėrket periudhave parahistorike (neolit, eneolit, duke mos e anashkaluar faktin e gjetjeve fragmentare qė u takojnė periudhave tė tjera si bronz, hekur e nė disa raste antikė dhe Mesjetė e hershme”, ka thėnė Luan Gashi, arkeolog-antropolog nė Institutin Arkeologjik tė Kosovės.

http://www.kosova-sot.info/kulture/d...hen-mezolitike

dhemetra 22.6.2011 03:27

Pėr sqarim, qėndrimi zyrtar i Institutit nuk pėrputhet me atė tė Luanit ngaqė ėshtė tmerrsisht e vėshtirė tė thuhet se ato vegla stralli janė mezolitike (aq mė pak kur gėrmimi nuk ka qenė "klasik").


Ora nė Shqipėri ėshtė 15:08.

Vargmal © 2001