Vargmal

Vargmal (https://vargmal.org)
-   Tė reja (https://vargmal.org/dan67n)
-   -   Shpella e Trenit nė Devoll (https://vargmal.org/dan1456)

mesdimr 6.12.2007 07:27

Shpella e Trenit nė Devoll
 
Citim:

Ndalohet shkatėrrimi i shpellės historike nė Devoll
01/12/2007 - 09:33

Shpella e Trenit nė rrethin e Devollit, njė vlerė e trashėgimisė historike nė rajonin juglindor, ėshtė marrė nė mbrojtje nga pushteti vendor me qėllim ruajtjen nga dėmtimi si pasojė e aktivitetit privat tė guroreve nė afėrsi tė saj. Nė njė takim tė zhvilluar tė premten nė prefekturėn e Korēės, nėn drejtimin e prefektes Elfrida Zefi, u bėnė tė njohura disa masa parandaluese tė ndėrmarra nė bashkėpunim me Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pėr tė mbrojtur shpellėn e Trenit. Gjatė kėtij takimi ku ishin tė pranishėm drejtori i Qendrės Kombėtare tė Burimeve Natyrore, Milo Kuneshka, drejtori i degės sė monumenteve tė kulturės, Theodhor Theodhori, arkeologė si dhe pėrfaqėsues tė pushtetit vendor nė Devoll, u bė e ditur se nuk do tė lejohet rinovimi i kontratės pėr subjektin privat tė nxjerrjes sė gurėve pasi njė gjė e tillė rrezikon shpellėn.

Drejtori i degės sė monumenteve tė kulturės, Theodhor Theodhori, tha se “shpella e Trenit pritet tė fitojė njė status tė veēantė nga MTKRS. Ky status nevojitet pasi shpella ėshtė e hapur dhe pa ruajtje. Nė kėtė mėnyrė piktura murale prehistorike me skena gjahu nė brendėsi tė saj tė dėmtohet”. Alarmi pėr njė dėmtim tė mundshėm tė vlerave qė ruan shpella e Trenit u dha pak kohė mė parė, kur u konstatua se nė tė strehoheshin bagėti tė imta. Por rreziku mė i madh vjen nga aktiviteti i dy guroreve nė afėrsi tė shpellės qė mund tė sjellin ēarje tė saj (shpellės), si pasojė e shpėrthimit tė lėndėve plasėse. Arkeologu Skėnder Aliu, u shpreh gjatė takimit se “shpella e Trenit dhe zona nė afėrsi tė saj ėshtė bėrė objekt gėrmimesh dhe ekspeditash arkeologjike qė nė vitin 1966, duke zbuluar objekte me vlera nė tė. Por, kalaja e Trenit qė shėnon dhe fillimin e fortifikimeve nė kėtė zonė tashmė nuk ka asnjė gjurmė tė mureve tė saj”. Aktualisht, mbi 80 % e zonės sė mbrojur arkeologjike dhe historike e shpellės sė Trenit i ėshtė dhėnė pėr shfrytėzim subjekteve private, apo personave tė veēantė qė jo vetėm pengojnė kryerjen e ekspeditave, por mund tė dėmtojnė me punimet e tyre, vlerat qė mbart kjo zonė. Pėr kėtė i ėshtė kėrkuar njėsive tė qeverisjes vendore nė rrethin e Devollit, qė tė ndalojnė dhėnien e lejeve pėr aktivitete private apo tė ndėrtimit tė banesave nė kėtė zonė tė mbrojtur, deri nė daljen e njė statusi pėr kėtė zonė.

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=12498

mesdimr 10.12.2007 12:55

Citim:

Guroret, si po shkaterrojne shpellen prehistorike
E Hene, 10 Dhjetor 2007

DEVOLL- Specialistet te arkeologjise ngrene zerin ne instancat vendore per shkaterrimin nga veprimtaria e guroreve te shpelles se Trenit ne Devoll. Ne shpellen e vendosur ne shpatin e malit ruhet edhe nje pikture murale. Per kete, prefektura e Korces ka vendosur keto dite te ndaloje aktivitetin e guroreve ne afersi te fshatit Tren ne rrethin e Devollit. "Ne e morem kete vendim, pasi shpella me emrin e fshatit Tren, qe ka vlera te vecanta te trashegimise historike, rrezikohet nga aktiviteti me lende shperthyese i ketyre guroreve", deklaruan zyrtaret e prefektures. Ata sqaruan se ruajtja e saj do te behet duke e shpallur zone te mbrojtur territorin ku eshte shpella, por edhe nje siperfaqe ne afersi te saj, ku gjithashtu jane zbuluar vlera arkeologjike. Sipas prefektes se Korces, Elfrida Zefi, nisma per te shpallur zone te mbrojtur shpellen e Trenit do te beje qe ky monument i natyres te ruhet i pacenuar nga demtimet, qe mund te shkaktoje nje aktivitet privat i cfaredo lloji.

Nisma u ndermor pasi disa muaj me pare u dha sinjali i rrezikut, qe i vinte ketij objekti historik nga shperthimi i minave te nje guroreje, qe funksionon aty prane. Demtimi i metejshem i vlerave, qe ruan shpella e Trenit, do te conte ne shkaterrimin e plote te saj, per me teper qe, se fundi, eshte konstatuar se ne te futen bageti te imta, ndersa nuk ka asnje tabele, qe te tregoje se kjo shpelle eshte monument kulture. Drejtori i Qendres Kombetare te Burimeve Natyrore, Milo Kuneshka, vlereson se "per sa kohe qe aktiviteti dhe shfrytezimi, qe kryhet nga ana e nje firme private ne kete zone nepermjet nje guroreje, cenon kete monument, kesaj firme do t'i hiqet e drejta e licences per te vijuar aktivitetin". Vendimi per te mos rinovuar licencen e aktivitetit te firmes private eshte marre pasi gurorja ndodhet shume afer me shpellen e Trenit ne nje largesi jo me te madhe se 300 metra, ndersa brenda kesaj rrezeje nga shperthimet per nxjerrjen e inerteve ka pasur disa demtime ne shpelle dhe carje. Nderkaq, persona ende te paidentifikuar kane hyre ne shpelle, duke gervishtur apo vene shenime ne pikturen murale te saj, qe tregon skena gjahu.



Arkeologu Skender Aliu kujton faktin se jo vetem shpella, por krejt siperfaqja fushore perreth qe nga viti 1996 eshte bere objekt i punes se arkeologeve. Po ne kete zone ndodhet edhe kalaja e Trenit, qe shenon edhe fillimin e fortifikimeve, por qe tashme per shkak te shkaterrimeve nuk ka me asnje shenje nga muret e saj. Ne maje te kesaj shpelle ndodhet nje fortifikim me nje lartesi prej 0.9 m dhe gjatesi 3.5 m, qe ka qene ndertuar per te mbrojtur pjesen me te dobet te shpelles. Ndertimi i ketij muri eshte bere me gure te ashper, te cilet datojne me fillimin e epokes se hekurit. Shpallja e kesaj zone te mbrojtur, sipas specialisteve, do ta ruante nga shkaterrimi i metejshem kete zone me vlera historike, ku jane zbuluar objekte te periudhes se bronzit te hershem.

Gezim Ashimi

http://www.kohajone.com/html/artikull_15306.html

VNf 25.7.2013 21:20

Citim:

Dėmtohet shpella prehistorike

Shpella e Trenit, ne Devoll ėshtė njė nga monumentet e kategorisė se pare te Kulturės, qe dėshmon prehistorinė e popullsisė se kėsaj zone. Ne kėtė objekt natyror qe ndodhet buze Liqenit te Prespės se Vogėl, arkeologet kane gjetur gjurme, piktura ne gur dhe punime qeramike, te banoreve te hershem te kėtij pellgu. Edhe pse mbrohet me ligj, fondet pėr ruajtjen dhe mirėmbajtjen e kėtij objekti te veēante te trashėgimisė janė zero. Dikur ne hyrje te shpellės ishte vendosur njė porte hekuri ndėrsa sot jo vetėm qe nuk ėshtė me, por ne brendėsi te kėtij monumenti kane nisur gėrmimet nga persona te panjohur. Banore te fshatit Tren tregojnė se individė te ndryshėm vijnė ne shpellėn e braktisur, pėr te gėrmuar me synimin e gjetjes se sendeve me vlere. Askush deri sot nuk i ka ndalur apo denoncuar. Pėrgjegjėsi i sektorit te arkeologjisė ne qarkun e Korēės, Florenc Cenolli jashtė kamerės pranon dėmtimet qe i janė bere Shpellės se Trenit. Edhe pse me ligj ky monument duhet te mbrohet, kujdesi ndaj tij ka qene minimal. Shpella e Trenit ka njė gjatesi prej 40 metrash dhe e larte 6 metra. Edhe pse me vlera unike, qe e kane bere monument te kategorisė se pare, Shpella e Trenit ne juglindje te vendit, eshte jo vetėm larg vėmendjes se vizitoreve por dhe shtetit.

http://vizionplus.al/demtohet-shpella-prehistorike/


Ora nė Shqipėri ėshtė 03:08.

Vargmal © 2001