Vargmal

Vargmal (https://vargmal.org)
-   Tė reja (https://vargmal.org/dan67n)
-   -   Zbulohet njė varrezė e periudhės sė mesjetės (https://vargmal.org/dan1543)

kalimtar/e 28.12.2007 10:02

Zbulohet njė varrezė e periudhės sė mesjetės
 
Citim:

Autori i Lajmit: L.I.

Njė varrezė e sheshtė, qė mendohet se i pėrket periudhės sė mesjetės sė hershme, ėshtė zbuluar sė fundi nė fshatin Rėmbec tė rrethit tė Korēės. Varreza u zbulua nga njė grup arkeologėsh dhe studentėsh tė arkeologjisė gjatė punimeve tė kryera ditėt e fundit nė kėtė fshat, kjo pas njė ekspedite kontrolli nga gjetjet arkeologjike tė rastėsishme prej njė banori tė fshatit, tė kryera nė nėntor tė vitit tė kaluar. Arkeologu, Skėnder Aliu shpjegon se, "varreza daton nė shekujt e mesjetės dhe ka lidhje me kulturėn e qyajtur arbėreshe". Sipas tij, duke iu referuar rezultateve tė deritanishme tė gėrmimeve, varreza e zbuluar nė fshatin fushor tė Korēės ėshtė e para e kėtij lloji qė identifikohet deri tani nė zonėn Juglindore tė Shqipėrisė.

Njė tjetėr arkeolog nga Qendra Kombėtare e Arkeologjisė Shqiptare, Dr.Lorenc Bejko, shprehet se "ky zbulim me zanafillė nga viti i kaluar, paraqitet mjaft inreresant. Nė njė thellėsi 1.2 metra dhe e mbuluar me rėrė, i pėrket tipit tė njė varreze tė sheshtė". Rėndėsia mė e madhe e zbulimit tė kėsaj varreze, sipas tij, qėndron nė faktin se me objektet e zbuluara nė tė mund tė qartėsohet njė periudhė e rėndėsishme e rajonit tė Ballkanit dhe kontinentit Europian, pėrsa i pėrket dyndjes sė popujve nė kohėn e errėt tė mesjetės.

Nga gėrmimet arkeologjike tė kryera deri tani nė fshatin Rėmbec janė zbuluar dhe identifikuar 12 varre, si dhe njė sėrė objektesh nė qeramikė, bronx e shumė pak nė argjend. Kjo ėshtė qendra e tretė arkeologjike nė rrethin e Korēės, e zbuluar vitet e fundit pas Tumės (vendvarrimit) tė Kamenicės dhe asaj tė zbuluar nga arkeologė francezė e shqiptarė nė fshatin Sovjan.

http://www.ballkan.com/index.php?page=shownews&newsID=23349


Ora nė Shqipėri ėshtė 12:06.

Vargmal © 2001