Vargmal

Vargmal (https://vargmal.org)
-   Infrastrukturė (https://vargmal.org/dan255n)
-   -   Z1: Njėsimi i sistemit energjetik (https://vargmal.org/dan1727)

VNf 18.12.2007 09:10

Z1: Njėsimi i sistemit energjetik
 
Citim:

Shqiperia po furnizon Kosoven me energji elektrike
17/12/2007 - 20:14

Shqiperia po furnizon Kosoven me energji elektrike e cila prej kohesh po vuan nderprerjen e furnizimit me energji nga Serbia. “Korporata elektroenergjitike e Kosoves eshte duke importuar energji elektrike nga Shqiperia per te stabilizuar situaten energjitike”, keshtu ka deklaruar drejtori i KEK-ut Remzi Shahini i cili ka pranuar nga ana tjeter se prej ditesh nuk importohet energji nga Serbia.

Shkembimi i energjise mes Shqiperise dhe Kosoves kryhet nepermjet linjes se tensionit te larte 220 KV Fierze-Prizren nepermjet nenstacionit te Nashecit. Megjithe krizen e thelle energjitike, Shqiperia eshte gati t’i ofroje Kosoves 120 MW nga hidrocentrali i Fierzes qe perben dhe gjysmen e kapacitetit te ketij hidrocentrali. Zgjedhja e qeverise Berisha per te furnizuar me energji Kosoves eshte e papritur per shkak te oreve te medha te kufizimit qe ka Shqiperia.

Megjithe permiresimin e situates hidrike ne hidrocentrale, deri tani nuk ka ende nje permiresim te situates ne Shqiperi edhe nga burime zyrtare deklarohet se do te kete nje permiresim te situates gjate festave. Nderkaq ministri kosovar i energjitikes Ethem Ceku ka deklaruar se ka disa kontrata me qeverine shqiptare, malazeze dhe maqedonase per furnizimin me energji eletrike.

Nga ana tjeter, qeveria serbe ka paralajmeruar nje skenar te erret. Ne rast se Kosova do te shpalle pavaresine e njeanshme, atehere Beogradi do te nderprese energjine per Kosoven si dhe do te bllokoje rruget e furnizimit. Aktualisht Kosova blen rreth 40% te energjise nga dhe pjesen tjeter nga Maqedonia, i Zi dhe nga Shqiperia. Megjithate duket se nuk do ta kete lehte te marre nje vendim te tille per shkak te komunitetit serb ne Kosove qe sheh te Beogradi furnizuesin kryesor te nevojave dhe sherbimeve te veta.

Sipas zyrtareve kosovare nuk eshte e qarte se cilat do te jene levizjet e Beogradit ne nje periudhe te gjate. Zedhenesi i koorporates elektroenergjitike kosovare Nezir Sinani ka deklaruar se nese do te nderprese energjine, atehere kjo do te provokoje probleme jo vetem ne Kosove, por edhe ne Maqedoni, Shqiperi dhe Greqi pasi Kosova perben nje territor te kalimit te energjise.

http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=13258

kalimtar/e 21.2.2008 09:48

Citim:

KESH eksporton energji drejt Kosovės

Korporata Elektroenergjetike e Shqipėrisė filloi dje eksportin e energjisė elektrike drejt Kosovės, nė sasinė prej 130 Mega. Lėvrimi i sasisė sė energjisė elektrike u krye nė bazė tė kėrkesės qė kishte paraqitur Korporata Elektroenergjetike e Kosovės. Mėsohet se kjo sasi nuk ka prekur furnizimin me energji tė Shqipėrisė dhe do tė kthehet mbrapsht brenda kėtyre ditėve, sipas ligjit tė shkėmbimit (depozitimit) tė energjisė elektrike.

http://gazeta-shqip.com/

VNf 28.2.2008 10:14

West Albania to Privatize Power Distributor
 
Citim:

28 February 2008 Tirana — Albania's Council of Ministers approved Wednesday a bill on the privatisation of the distribution branch of Albania's power utility, KESH. The bill, devised with the assistance of the World Bank, is expected to be ratified by Parliament swiftly.

http://www.balkaninsight.com/en/main/news/8241/

VNf 3.9.2008 00:32

KESH-KEK, 48 orė furnizim pa ndėrprerje pėr shkak tė riparimeve
 
KESH-i i ka ardhur nė ndihmė simotrės sė saj shqiptaroveriore gjatė 24 orėve tė fundit, pėr shkak se njė nga blloqet e termocentraleve tė KEK-ut ėshtė stakuar dhe i ėshtė nėnshtruar riparimeve, tė cilat pritet tė vazhdojnė edhe pėr 24 orė tė tjera. Sipas njoftimeve nga Prishtina, ky stakim ka shkaktuar njė kolaps gati tė plotė tė sistemit energjetik tė Shqipėrisė sė Veriut, nė njė periudhė tepėr tė vėshtirė tė tij.

I gjithė vendi po furnizohet tani vetėm me 270 megavat fuqi tė bllokut tė dytė Kosova B, qė mund tė mbulojė vetėm njė tė tretėn e kėrkesės pėr konsum. Si rezultat, janė shtuar orėt e territ, deri nė pesė orė nė ditė. Nė kėtė kuadėr, nė bazė edhe tė kontratave dypalėshe tė bashkėpunimit midis KESH dhe KEK, e para ka filluar tė transmetojė energji me njė fuqi prej 50 megavatėsh drejt Shqipėrisė sė Veriut, pėr ta ndihmuar atė tė pėrballojė gjendjen e rėndė.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=42787

VNf 30.9.2008 12:02

Citim:

UPDATE 3-Czech CEZ wins Albania power deal with 102 mln euros

(Reuters) - The Czech power utility CEZ CEZsp.PR offered 102 million euros on Monday to win a 76 percent stake in Albania's power distributor DSO after Albania found Italy's ENEL (ENEI.MI) technical bid insufficient.

CEZ and ENEL had hours earlier submitted technical and financial bids to a government commission that was to evaluate their technical offers first. Austria's EVN (EVNV.VI) and Energie Steirmark had withdrawn.

"The financial offer from CEZ is 102 million euros," Fatjon Tugu, a member of the government commission told the audience.

Deputy Energy Minister Neritan Alibali had authorized the commission to open the CEZ financial offer after he said ENEL's technical bid was "not compatible with the criteria" set by Albania while CEZ's bid "fully met" the conditions.

http://www.reuters.com/article/2008/...16690820080929

VNf 28.10.2008 17:44

Furnizimi nga Fierza nė ritme normale pėr tė dy shtetet shqiptare
 
Aktualisht, hidrocentrali i Fierzės, mė i madhi nė Shqipėri, prodhon energji elektrike me gjysmėn e kapacitetit tė tij, ku nė punė janė vetėm dy agregatė: njėri prej tyre prodhon energji pėr Shqipėrinė, ndėrsa tjetri pėr Kosovėn. Gjithsesi, eksporti i energjisė elektrike nė Kosovė nga ana e HEC-it Fierzė nė periudhėn e vjeshtės ėshtė njė ogur i mirė pėr situatėn e furnizimit me energji elektrike nė Shqipėri. Nė pranverėn e kėtij viti, kur situatat hidrike nė liqenet e kaskadės sė Drinit janė mė tė favorshmet gjatė 12 muajve, Shqipėria ka depozituar nė Kosovė jo mė shumė se 150 megavatorė energji elektrike.

http://www.shekulli.com.al/news/45/A...008-10-28.html

VNf 12.12.2008 15:06

Verior: KEK-u favorizon kompanitė serbe
 
Drejtuesit e Korporatės Energjetike tė Kosovės kanė filluar t'u hapin rrugė kompanive tė Serbisė pėr t'u futur nė tregun shqiptaroverior, duke pėrjashtuar kompanitė vendase. Kjo korporatė para njė muaji ka nėnshkruar njė kontratė pėr ndėrtimin e infrastrukturės sė transportimit tė qymyrit nga miniera e Sibovcit pėr nė termocentrale.

Ky tender i rėndė gati 50 milionė euro i ėshtė dhėnė saktėsisht kompanisė “14 Oktobar” nga Krushevci i Serbisė, nė konzorcium me disa kompani tjera. Miniera e re e Sibovcit konsiderohet si investimi mė serioz nė xehetari.

http://gazetaexpress.com/online/home...ory=52&id=1854

VNf 11.3.2009 13:31

Citim:

CEZ signs deal to buy Albanian distributor

PRAGUE, March 11 (Reuters) - Czech power group CEZ CEZPsp. has signed a deal with Albania's government to buy a 76 percent stake in the Balkan country's power distributor DSO, a regulatory filing showed on Wednesday.

CEZ had offered 102 million euros ($129.4 million) for the stake and the transaction is expected to be concluded in the coming months, the CEZ filing with the Prague Stock Exchange said.

DSO supplies 5.3 terawatt hours of power annually.

http://www.reuters.com/article/2009/...24707220090311

VNf 29.4.2009 21:12

KfI: Hapet panairi i teknologjisė energjetike
 
Konfindustria njofton se "nė datėn 29 prill ora 18.00 nė Pallatin e Kongreseve bėhet ceremonia e hapjes sė Panairit Ndėrkombėtar tė “Teknologjisė & Cilėsisė 2009”, duke mbledhur pėr herė tė parė nė kėtė numėr industritė mė tė fuqishme evropiane tė energjetikės dhe infrastrukturės si “Verbund”, “Bechetti”, “Enel”, “CEZ”, “Monkada”, “EVN”, “CAE2, “Andrix”, etj." sė bashku me kontratat e financuara tė projekteve energjetike nė Shqipėrinė Perėndimore.

"Organizimi i njė panairi tė pėrmasave tė tilla ėshtė shenjė optimizmi pėr ekonominė shqiptare dhe ka vlerė tė veēantė, nėse vlerėsojmė, se kryhet nė kushtet e krizės globale financiare, mungesės masive tė likuiditetit dhe tregjeve tė varfėruara botėrore”, thuhet nė njė njoftimin pėr shtyp tė Konfindustrisė.

Panairi do tė jetė i hapur nga datat 29 prill deri nė 2 maj 2009 dhe do tė jenė tė pranishme dhe firma nėnkontraktore rajonale.

Nė datėn 1 maj do tė zhvillohet Forumi i Konfindustrisė 2009 me emėrtimin “Shqipėria si Fuqi Energjetike”, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė kompanive mė tė rėndėsishme evropiane tė energjetikės, biznesit shqiptar dhe pėrfaqėsues tė lartė tė politikės, botės akademike/universitare nga trojet shqiptare.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=58996

VNf 2.5.2009 21:26

Citim:

Shqipėri-Kosovė: Tė krijohet tregu i pėrbashkėt energjetik

Tė krijohet tregu i pėrbashkėt energjetik mes Shqipėrisė dhe Kosovės. Kjo ka qenė njė nga kėrkesat e artikuluara nė forumin “Shqipėria si fuqi energjetike” tė zhvilluar dje nė pėrfundim tė panairit organizuar nga Konfindustria.

Infrastruktura dhe energjetika, sipas administratorit tė pėrgjithshėm tė Konfindustrisė, Gjergj Buxhuku, janė dy fushat ku po pėrqendrohen investimet mė tė mėdha publike dhe private. Duke theksuar pėrfitimet e vazhdimit tė kėsaj strategjie, zoti Buxhuku tha se tani mė janė pjekur kushtet pėr krijimin e njė tregu tė pėrbashkėt energjetik, zhvillimin e porteve dhe parqeve industriale, si dhe veprave tė rėndėsishme energjetike si TEC-i i Vlorės, apo Hidrocentrali i Kalivaēit.

“Pėrfitimi tjetėr ėshtė shndėrrimi i Shqipėrisė nė njė fuqi eksportuese tė energjisė elektrike”, - tha Buxhuku. Sipas tij, ky ėshtė edhe pėrfitimi mė i madh qė mund tė ketė vendi nga tė ardhurat qė do tė merren prej shitjes sė kėtij malli qė do tė mbetet gjithnjė i kėrkuar dhe i shtrenjtė. Ai pėrmendi edhe fakti se tashmė nė kėtė panair janė kontraktuar investime deri nė vlerėn prej 5 miliardė eurosh, qė ėshtė njė arritje tjetėr pėr vendin.

Tė gjithė pjesėmarrėsit theksuan nevojėn dhe pėrfitimet e krijimit tė njė tregu tė pėrbashkėt mes Shqipėrisė dhe Kosovės, si dhe projektet qė tė dy kėto vende po zbatojnė pėr tė arritur bashkėpunimin nė fushėn e energjetikės.

Ministrja e Kosovės, Justina Shiroka Pulaj, theksoi se shkėmbimi i energjisė elektrike sidomos muajt e fundit, apo edhe angazhimet e tjera nė realizimin e projekteve tė pėrbashkėta janė njė garanci pėr bashkėpunime tė mėtejshme. Ajo ftoi biznesmenėt e pranishėm tė investojnė nė Kosovė, e cila edhe pse njė vend i vogėl ka nė shqyrtim 18 projekte pėr hidrocentrale, ndėrsa ka nė fazė tenderimi njė projekt gjigant pėr TEC-in Kosova, e cila do tė realizohet deri nė 2020 parashikohet tė realizojė njė aktivitet prodhues prej 2 mijė megavat. Ndėrsa drejtori i Kostt-it, Operatorit tė Sistemit tė Transmetimit tė Kosovės, zoti Ismaili, theksoi se pėrfitimi i tregut tė pėrbashkėt ėshtė lidhja e dy sistemeve dhe mė pas lidhja e tyre me Maqedoninė, Malin e Zi e mė gjerė.

Pėr kėtė qėllim sipas tij duhet tė harmonizohet qė nė kėtė moment legjislacioni mes dy vendeve, nga ana e enteve rregullatore si dhe metodologjitė e tarifave. Pėr kėtė proces nevojiten 2 vjet, prandaj ėshtė e nevojshme qė kjo kohė tė pėrfitohet qė tani.

Edhe rektori i OST-sė, Ymer Balla, pėrmendi nė fjalėn e tij projektet qė po zhvillohen aktualisht, mes tė cilave 2 linjat e interkonjeksionit me Maqedoninė dhe Italinė, apo ajo me Kosovėn. “Ėshtė njė dėshirė e vjetėr e pėrbashkėt dhe po aq e rėndėsishme sa autostrada Durrės- Kukės, pasi kjo linjė interkonjeksioni do tė jetė autostrada energjetike”, - tha Balla.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=59069

VNf 3.5.2009 16:43

Dy shtetet shqiptare drejt bashkimit tė sistemit energjetik
 
Sistemet energjetike tė dy shteteve shqiptare synohet tė bashkohen nė njė sistem tė vetėm duke rritur bashkėpunimin nė kėtė fushė dhe me projekte tė pėrbashkėta investimi.

Zyrtarė tė KEK-ut pjesėmarrės nė panairin ndėrkombėtar tė energjetikės nė Tiranė pohuan se brenda dyvjeēarit linja 220 kV Fierzė-Prizren do tė dyfishohet duke lidhur pėrfundimisht sistemet energjetike tė tė dy shteteve.

http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=35363

VNf 4.5.2009 07:55

Citim:

Tiranė: Mbahet forumi "Shqipėria fuqi energjetike"

Ishte njė kalimtar i rastit, si u prezantua, pjesėmarrės nė forumin "Shqipėria fuqi energjetike", i mbajtur nė Tiranė, i cili detyroi ministren e Energjisė dhe tė Minierave tė Kosovės, Justina Pula - Shiroka tė pranojė se nuk ėshtė vetėm termocentrali "Kosova e Re" projekt ku mund tė inkuadrohet kapitali nga Shqipėria.

"Shqipėrisė mund t'i ofrojmė ndėrtimin e njė termocentrali prej 200-300 megavatėsh, i cili do tė realizohej krahas atij 'Kosova e Re' . Ose, riparimi dhe shfrytėzimi i termocentralit 'Kosova B'", deklaroi ministrja nė mesin e shumė biznesmenėve dhe qeveritarėve nga Shqipėria.

Kjo deklaratė pėrafėrsisht pėrputhet me konceptin dhe nevojat pėr energji elektrike qė nė tė ardhmen do t'i ketė Shqipėria, ashtu qė tė shndėrrohet nė fuqi energjetike e rajonit. Genc Ruli, ministėr i Energjisė, Ekonomisė dhe Tregtisė, pasi numėron tė gjitha projektet pėr prodhimin e energjisė elektrike, disa prej tė cilave janė vetėm ide, e lė tė hapur njė minus prej 300 megavatėsh, aq sa mund tė ofrojė Kosova. Mirėpo, ai nė asnjė moment nuk pėrmend mundėsinė pėr investime dhe shfrytėzimin e rezervave kosovare tė qymyrit. Kėtė deklarim ai e bėri ende pa kaluar njė vit prej kur kryeministrat e dy vendeve u dakorduan qė Shqipėria tė inkuadrohet pėr investime nė energjetikėn kosovare.

Pa marrė parasysh kėto ndryshime, gjiganti energjetik italian, "Enel" ende mbetet shumė i interesuar qė nė Durrės tė ngre njė termocentral nė bazė tė qymyrit, me kapacitet 800 megavatėsh. Qymyri do tė importohet, mbase nga Afrika e Jugut, apo Indonezia, ku ka blerė minierat. Kjo kompani gjatė dy ditėve tė panairit pėr teknologji dhe cilėsi, kryesisht ėshtė fokusuar tė bindė opinionin shqiptar se sa i nevojshėm dhe i padėmshėm ėshtė ky termocentral. Thonė se do tė pėrdoret qymyrguri, i pastėr 99,99 pėr qind. Sipas tyre, TEC-i nuk paraqet asnjė rrezik pėr ambientin.

Sado qė italianėt japin garanci tė mėdha pėr mjedisin, megjithatė ekspertėt e shohin me rezervė kėtė ide.

"Pse tė importohet qymyri, kur Kosova ka rezerva tė mėdha. Nė vend se tė ndėrtohet termocentrali nė Durrės, kjo mund tė bėhet nė Kosovė", thotė eksperti i energjetikės, Gazmend Begolli.

Italianėt pėrgjigjen se cilėsia e qymyrit kosovar ėshtė tejet e dobėt, pėrmban elemente ndotės dhe si i tillė ėshtė i rrezikshėm pėr ambientin.

Genc Ruli pranon se Shqipėria nuk ka rezerva tė qymyrit dhe se termocentrali i ardhshėm nė zonėn mė tė frekuentuar turistike tė kėtij vendi, me kėtė lėndė do tė sigurohet nga importi. Ndėrkaq, pėr tė, kjo ėshtė ēėshtje qė mbetet tė debatohet dhe atė do ta zgjidhė ai qė merr pėrsipėr ndėrtimin e tij, mbase, kompania italiane.

" Pėr tre-katėr vjet do tė kemi sė paku edhe 550 megavat energji elektrike mė shumė dhe krejtėsisht nga hidrocentralet. Kjo ndodh pėr herė tė parė pas vitin 1988, kur ishin ndėrtuar kapacitete e fundit prodhuese", thotė Ruli pėr "Express".

Pėr ministrin Ruli ėshtė krejtėsisht e mundshme qė Shqipėria tė nisė prodhimin e energjisė elektrike nga centrali nuklear.

"Nuk kemi hequr dorė nga kjo ide. Termocentrali bėrthamor ėshtė shumė i mundshėm. Mirėpo, duhet mė shumė kohė pėr analiza, studime dhe pėr gjetjen e mundėsive tė financimit. Mė e rėndėsishmja pėr kėtė projekt ėshtė se kemi pėrkrahjen e vendeve fqinje", shton ministri Ruli.

Aktualisht mė reale ėshtė qė Shqipėria kapacitet e veta prodhuese t'i rrisė duke shfrytėzuar potencialet hidrike. Nė kėtė vazhdė, shpejt ka gjasa tė futet nė funksion hidrocentrali i Kalivaēit mbi lumin Vjosė, i cili do tė prodhojė 100 megavat orė energji elektrike.

"Janė kryer dyzet pėr qind tė punėve. Nė total aty do tė investohen 200 milionė euro", thotė Franēesko Bechetti, nga firma implementuese, "Bechetti".

"Bechetti" nuk ėshtė kompania e vetme italiane, e cila po hulumton mundėsitė pėr shfrytėzimin e potencialeve energjetike tė Shqipėrisė. Mauricion Nero nga kompania italiane "Moncado" thotė se janė nė fazėn pėrfundimtare pėr tė investuar nė "parkun" e impianteve pėr prodhimin e energjisė nga era nė Karaburun. Prej aty ka mundėsi tė merren 1500 megavat, por duhet investuar miliarda euro. Kompani italiane janė tė interesuara edhe pėr termocentralin me karburant nė kryeqendrėn e turizmit nė jug - nė Vlorė. Tė gjitha kėto projekte dėshmojnė se zhvillimi i energjetikės shqiptare ėshtė mbėshtetur nė kapitalin e huaj, ku dominojnė kompanitė italiane, austriake, norvegjeze,etj. Ka mundėsi qė tek ato tani Italia tė jetė faktor ndikues nė kėtė segment. Kjo vėrehet qartė kur merret parasysh se nga Durrėsi dhe nga Vlora do tė ndėrtohen transmisione nėnujore, tė cilat do tė kenė kapacitet mė tė madh se ai qė lidhet me rrjetin e brendshėm tė Shqipėrisė. Po ashtu, ky rrjet do tė ketė rėndėsi rajonale, meqenėse aty do tė jetė e kyēur edhe Maqedonia.

"Ēėshtja e linjave nėnujore mbetet problem i investitorėve tė ardhshėm. Ndėrkaq, aktualisht ne me prioritet kemi rritjen e kapacitetit tė transmisionit me Malin e Zi, Maqedoninė dhe me Kosovėn", thotė Ymer Balla, drejtor i Operatorit tė sistemit tė transmisionit.

Ndonėse lidhjet me Kosovėn ende nuk kanė hyrė nė fazėn e implementimit, ai nuk ka asnjė dyshim se ky projekt ėshtė me pėrparėsi, pasi qė burimet energjetike qė ka Kosova dhe Shqipėria mbulojnė njėra-tjetrėn.

"Pa marrė parasysh idetė qė pėrmenden, potenciali mė i madh prodhues pėr energjetikėn elektrike nė Shqipėri ėshtė nė ujėra. Ndėrkaq Kosova ka qymyrin. Kjo bėn komplementare tė dy sistemet, si edhe rrit rėndėsinė e tyre nė rajon", shton Balla.

Linja e transmisionit Tiranė - Prishtinė ėshtė e gjatė 238 kilometra, ku 85 kilometra qė janė nė pjesėn e Kosovės, do tė kushtojnė 54,8 milionė euro.
"Projekti ėshtė gati, kurse edhe burimet e financimit janė gjetur", shprehet drejtori i OST-sė.

Pa marrė parasysh investimet nė prodhim, linja e transmisionit bėn qė sistemet energjetike tė dy vendeve tė funksionojnė si njė tėrėsi.
"Me transmisionin e ri pesėfishohen mundėsitė pėr kėmbimin e energjisė elektrike, krahasuar me tash", thotė Fadil Ismajli, drejtor i KOSTT-it.
Pėr tė investimet do tė jenė tė kota, po qe se nuk forcohen lidhjet.

"Nė rajon, sistemet e vogla energjetike, si ai Kosovės, Shqipėrisė, Malit tė Zi dhe i Maqedonisė janė tė nėnēmuara, mbase edhe tė shantazhuara nga ato tė mėdha. Pėr kėtė arsye ėshtė e domosdoshme lidhja e tyre, ashtu qė tė balancojnė forcat nė rajon. Kjo mė sė lehti mund tė ndodhė ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė, ku tė dyja sė bashku parvjet merrnin pjesė 5,64 pėr qind nė totalin e prodhimit nė rajon. Po qe se kėtu llogariten edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, atėherė fuqia e tyre do tė jetė e barabartė sa e Serbisė, apo e Kroacisė", shton Ismajli.

"Shqipėria, fuqi rajonale energjetike", nuk ėshtė synim i paarritshėm. Posaēėrisht kur dihet se aktualisht shfrytėzohen vetėm 38 pėr qind tė potencialeve ujore.

"Qeveria e Shqipėrisė ka dy synime prioritare- energjetikėn dhe infrastrukturėn. Janė synime tė qarta, pasi qė me tė parėn vendi shndėrrohet nė fuqi energjetike, ndėrsa i dyti krijon mundėsinė pėr qasje mė tė shpejtė ndaj resurseve", thotė Gjergj Buxhuku, administrator i shoqatės "Konfindustria".


Prezantim i denjė

Qė nga mesi i javės nė Tiranė ėshtė mbajtur "Panairi i teknologjisė dhe i cilėsisė". Nė mesin e 54 ekspozuesve ishin edhe kompanitė mė atraktive tė Kosovės, si Aeroporti Ndėrkombėtar i Prishtinės, Korporata Energjetike e Kosovės, Posta dhe Telekomi i Kosovės, KOSTT-i dhe "Ballkani" i Suharekės.

Sado qė ky panair ka qenė i njė destinacioni shumė specifik, megjithatė, Pallati i Kongreseve ku mbahej ai, ishte vendi i shumė negociatave dhe kontakteve pėr biznes. Kishte mjaft interesime pėr ēmimin e buletave pėr fluturimet Prishtinė-Tiranė, pėr ardhjen e PTK-sė nė tregun shqiptar, pėr gatishmėrinė e KEK-ut qė gjatė sezonit sė turizmit tė ofrojė mė shumė energji elektrike, ndėrsa "Ballkani" tė garantojė se ka mundėsi tė furnizojė tregun e Shqipėrisė me shirita transportues dhe rripa trapez.

"Ishte njė panair i suksesshėm. Po qe se llogaritet vlera e aseteve qė kanė kompanitė ekspozuese, atėherė mund tė thuhet se ky ėshtė panairi mė i madh nė rajon", deklaroi pėr "Express" Gjergj Buxhuku, administrator i Konfederatės sė industrisė sė Shqipėrisė, "Konfindustria", organizatore e panairit.

http://www.gazetaexpress.com/index.p...o/7136/C4/C14/

VNf 11.6.2009 20:58

Tiranė: KESH po eksporton pėrmes Prishtinės, nė Evropėn Qendrore
 
Prej disa ditėsh kanė hyrė nė fuqi kontratat e reja pėr eksportin e energjisė elektrike. Burime zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bėjnė tė ditur se duke filluar nga 1 qershori po shitet energji drejt KEK-ut dhe austriakes "Verbund".

Sasia e energjisė sė eksportuar kryhet pėr 4 deri nė 8 orė nė ditė, sidomos nė orėt e pikut, kur dhe ēmimi i shitjes sė energjisė ėshtė mė i lartė.

"KESH do tė kryejė gjithashtu gjatė muajit qershor shkėmbime tė energjisė elektrike me KEK-un e Kosovės gjatė orėve tė natės, kur ēmimi ėshtė mė i lirė",- deklaron Stojku.

Ai shton se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, me anė tė shitjes sė energjisė elektrike, po bėn shfrytėzimin optimal tė kaskadės. "Liqeni i Fierzės ka arritur nivelin 296 metra dhe prurjet llogariten nė 165 metra kub nė sekondė",- shprehet Stojku.

Nga tė dhėnat zyrtare tė KESH-it, rezulton se gjatė kėtij viti janė eksportuar rreth 407 milionė kilovat orė energji elektrike, si dhe janė bėrė shkėmbime me vendet fqinjė, nė bazė tė marrėveshjeve tė lidhura. Ekspertėt e korporatės shpjegojnė se shkėmbimet janė bėrė nė periudhat kur prurjet e ujit nė kaskadė kanė qenė tė shumta dhe nė kėtė mėnyrė, ėshtė evituar derdhja e ujit.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=65987

VNf 27.6.2009 08:20

Perėndimor: Kėrkesa pėr energji rritet ēdo vit me 8%
 
Ekspertėt e Entit Rregullator tė Energjisė bėjnė tė ditur se kėrkesat e vendit pėr energji qė prej vitit 1990 janė rritur ēdo vit me 8%. Kjo rritje shton edhe domosdoshmėrinė e gjetjes sė burimeve tė reja prodhuese. Kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore e dhėnies me koncesion tė mbi 103 HEC-ve, por edhe zbatimit tė projekteve tė tjera madhore, si HEC-i i Kalivaēit, TEC-i i Vlorės, kaskada e Devollit, HEC-i i Ashtės etj.

Mbi 2.1 miliardė euro janė investuar nė kėto projekte, tė cilat jo vetėm do tė plotėsojnė kėrkesat e vendit pėr energji elektrike, por do ta shndėrrojnė shtetin Perėndimor nė eksportues rajonal.

Konsumatorėt familjarė janė pėrdoruesit kryesorė tė energjisė elektrike nė vendin tonė. Nga tė dhėnat zyrtare tė Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes, rezulton se 61% e energjisė qė hidhet nė rrjet, konsumohet nga familjarėt, ndėrsa sektori privat dhe institucionet shtetėrore, pėrbėjnė pėrkatėsisht 25% dhe 14% tė kėrkesės.

Termocentrali i Vlorės do tė jetė gati pėr tė prodhuar energji elektrike nė shtator. Pasi u zhvilluan provat e para tė aparaturave pak ditė mė parė, u konstatua se TEC-i do tė vihet nė punė pas rreth 2 muajsh. Vėnia nė punė e termocentralit pėrbėn njė ngjarje shumė tė rėndėsishme pėr potencialin turistik, industrial dhe tė gjithanshėm tė qytetit Vlorės dhe bregdetit shqiptar. Kjo pasi do tė garantohet furnizim pa ndėrprerje me energji elektrike pėr tė gjithė zonėn e jugut.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=8621&l=a

VNf 29.10.2009 17:38

Citim:

Edhe KESH e OST duan rritje tė tarifave

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) i ka dorėzuar Entit Rregullator tė Energjisė njė kėrkesė pėr rritje tė ēmimit tė energjisė qė kjo kompani i shet operatorit tė shpėrndarjes.

Sipas kėtij propozimi, ēmimi rritet nga 1,6 nė 2,5 lekė pėr kilovat/orė. Drejtori i KESH, Muharem Stojku, thotė se kjo kėrkesė pėr rritje tė ēmimit tė energjisė ka ardhur pasi ky ēmim nuk justifikon shpenzimet pėr investime.

Pak ditė mė parė, edhe Operatorit i Sistemit te Transmetimit tė Energjisė Elektrike bėri kėrkesė zyrtaret tek ERE pėr rritje tė ēmimit nga 0,5 lekė pėr kilovat/orė nė 0.9 lekė pėr kilovat/orė pa pėrfshirė Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar.

Kėrkesa pėr rritjen e ēmimit sipas OST-sė mbėshtetet nė nevojėn pėr fonde qė ka shoqėria nė realizimin e investimeve dhe pagesėn e kredive. Duket se kėrkesa e dy operatorėve, KESH dhe OST, vjen si reaksion zinxhir pas kėrkesės sė bėrė nga Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes pėr rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike pėr konsumatorin final me rreth 20 pėr qind.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=74340

Citim:

ERE kėrkon nga CEZ planin e investimit

Para se tė hyjė nė fuqi, propozimi i OSSH-sė duhet tė miratohet nga Enti Rregullator i Energjisė.

Sikurse ėshtė bėrė publike prej dy javėsh, kėrkesa e kompanisė ēeke ėshtė pėr rritje mesatare tė tarifave deri nė 31 pėr qind, mė e larta e propozuar ndonjėherė. Negociatat mes CEZ-it dhe ERE-s pritet tė jenė tė vėshtira, me shumė tension dhe tė gjata, ku pėr herė tė parė do tė shikohet ballafaqimi i shtetit me njė kompani private.

Beteja e parė nisi rreth njė javė mė parė, kur ERE dhe CEZ u pėrplasėn pėr nivelin e humbjes nė rrjet tė energjisė elektrike.

Vendimi pėr t‘i kėrkuar OSSH-sė planin e investimit pėr vitin 2010, ėshtė marrė nga Enti Rregullator i Energjisė mė 15 shtator, rreth dy javė para se CEZ tė aplikonte pėr rritje tė ēmimit tė dritave. Sipas vendimit tė marrė nga ERE, "plani i investimeve duhet tė hartohet nė mėnyrė qė tė sigurojė efektivitet tė lartė dhe kosto tė ulėt".

Pra, Enti i lėshon mesazh tė qartė CEZ-it, duke e paralajmėruar se investimet duhet tė jenė tė justifikuara dhe me kosto tė ulėt, pasi sa mė tė larta tė jenė shpenzimet e OSSH-sė, aq mė e justifikuar bėhet kėrkesa pėr rritje tė ēmimit tė dritave, me pretekstin se po investohet nė rrjet etj.

Rregullorja e re ka tė bėjė me tė gjithė operatorėt qė janė nė tregun energjetik, si prodhuesit, shpėrndarėsit dhe transmetuesit, tė cilėt nė datėn 30 qershor tė ēdo viti duhet tė paraqesin planin e investimit. Por, duke qenė se nė kėtė kohė kanė aplikuar pėr rritje tarife, si OSSH ashtu dhe KESH e OST, Enti Rregullator u detyrua tė bėnte pėrjashtim, duke e kėrkuar planin brenda periudhės kur do tė vendoset pėr ndryshim ēmimi, qė pėrkon deri mė 15 dhjetor 2009.

Nė planin e investimit subjektet duhet tė paraqesin listėn e objekteve ku do tė ndėrhyhet.

Familjet shqiptare pritet tė pėrballen vitin e ardhshėm me rritjen mė tė fortė tė ēmimit tė dritave tė kryer ndonjėherė nė Shqipėri, nė rast se ēmimi i propozuar nga Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes miratohet nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve.

Propozimi i OSSH-sė parashikon heqjen e sistemit aktual tė tarifimit dynivelor, si dhe pėrcaktimin e njė ēmimi prej 9.15 lekėsh pa TVSH. Aktualisht, familjet shqiptare paguajnė 7 lekė pėr kWh pėr konsumin nėn 300 kilovat orė nė muaj dhe 12 lekė pėr konsumin mbi kėtė fashė. Familjet shqiptare konsumojnė mesatarisht 250 kilovat nė muaj dhe nė kėtė rast, pėr shumicėn dėrrmuese fatura e dritave mund tė rritet deri nė 31 pėr qind.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=74326

VNf 3.11.2009 08:58

Citim:

ERE: Shifrat e OSSH-sė janė tė ekzagjeruara dhe tė paevidentuara

Ēmimi i energjisė elektrike pėr konsumatorin dhe biznesin nuk pritet qė tė rritet nė nivelin e kėrkuar nga ēekėt e Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes, kjo pasi Enti Rregullator i Energjisė ka hedhur poshtė shifrat e prezantuara nga OSSH nė lidhje me nivelin e humbjeve, duke i konsideruar ato si tė ekzagjeruara dhe tė paevidentuara.

Pas analizės qė ky Ent i bėri humbjeve tė energjisė pėr vitin 2008, doli nė pėrfundimin se ky nivel ėshtė 3.7% mė i ulėt nga se pretendon OSSH-ja. Nė lidhje me kėtė nė njė prononcim pėr mediat, pėrfaqėsuesja e Entit Rregullator tė Energjisė, Entela Ēipa bėn tė ditur se njė vendim i tillė u mor vetėm pasi ERE shqyrtoi kėtė propozim tė kompanisė mė datė 16.10.2009 dhe vendosi tė mos miratojė raportin e auditit pėr nivelin e humbjeve.

"Propozimi i tyre pėr nivelin e humbjeve 35.7% nuk ėshtė pranuar dhe nė fuqi do tė mbetet niveli i miratuar nga Bordi i Komisionerėve 32%", u shpreh Ēipa.

Humbjet mė tė mėdha nė rrjet konstatohen tek konsumatorėt familjarė, tė cilėt pėrbėjnė mėse 60% tė konsumit tė energjisė elektrike, por duke ditur qė niveli i humbjeve ėshtė njėri prej elementeve kryesorė qė mbėshtet kėrkesėn pėr rritjen e ēmimit tė energjisė, atėherė do tė ketė pak gjasa qė energjia gjatė vitit tė ardhshėm tė rritet 20-23%, nivel pėr tė cilin kanė aplikuar ēekėt e OSSH-sė, shtatorin e kėtij viti.

Vendimi i Entit Rregullator tė Energjisė pėr mospranimin e nivelit tė humbjeve prej 35.7% ėshtė marrė dy javė mė parė dhe mėsohet se ėshtė apeluar nga OSSH-ja. Nė njė deklaratė bėrė vetėm pak kohė mė parė, nga kreu i Entit Rregullator i Energjisė Elektrike, Bujar Nepravishta, ėshtė evidentuar fakti se nė rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike ndikojnė njė sėrė faktorėsh. Sė pari, nė momentin qė do tė ketė njė furnizim me energji pa ndėrprerje, atėherė edhe ēmimi i saj do tė jetė mė i lartė.

"Sasia e importit dhe konjuktura e tregut ndėrkombėtar pėr importin e energjisė elektrike janė sėrish faktorė qė ndikojnė negativisht nė ēmimin e energjisė elektrike. Niveli i humbjeve, aktualisht tani, ndikon nė rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike. Faktor tjetėr qė ndikon janė investimet, duke qenė njė subjekt privat OSSH do tė ketė dhe njė normė fitimi tė caktuar, e cila natyrisht do tė jetė nė rendin normal, nuk mund tė jetė pra, mė e vogėl se sa interesat bankare. Kėshtu qė nė kėtė aspekt dhe kjo do tė ndikojė. Nga ana tjetėr, kushtet e mira hidrologjike, prodhimi i vendit ndikon nė zvogėlimin e ēmimit", shprehet Nepravishta.


Tarifat aktuale tė energjisė

Tarifat ekzistuese tė energjisė hynė nė fuqi nė mars tė vitit 2008-ė. Sipas vendimit tė marrė atė vit nga ERE, pėr familjarėt qė konsumojnė deri 300 kwh, ēmimi i energjisė nuk pėsoi rritje, tarifa pėr kėtė kategori konsumatorėsh vazhdoi tė jetė 7 lekė/kėh.

Sipas pėrllogaritjeve, gati 76 pėrqind e familjeve shqiptare konsumojnė deri nė 300 kwh energji nė muaj. Pjesa tjetėr konsumojnė mė shumė se 300 kwh energji. Pėr kėtė kategori familjesh qė nuk e kursejnė energjinė ēmimi ėshtė 12 lekė/kwh.

Pra, pėr bandėn deri nė 300 kilovat rritja e ēmimit ishte zero, ndėrsa pėr bandėn e dytė mbi 300 kwh rritja ishte 71.4 pėrqind.

Pėr herė tė parė qė nga marsi i vitit tė kaluar paguajnė para edhe ata konsumatorė qė nuk konsumojnė energji. Pra, nėse fatura mujore shėnon "zero kwh" konsum, tarifa qė do tė paguhet ėshtė 200 lekė nė muaj dhe kjo shumė paguhet pėr shėrbimet qė kryen OSSH si lexim i matėsit, shpėrndarja e faturave etj. Pėr sa i pėrket bizneseve, ēmimi i energjisė nuk u rrit vetėm pėr furrat e bukės apo fabrikat e prodhimit tė miellit.

Nė bazė tė kontratės sė shitjes, kompania ēeke "Ēez" ka derdhur pėr llogari tė qeverisė shqiptare nė fund tė transaksionit 102 milionė euro. Pėrsa i takon humbjeve, nė kontratė ėshtė parashikuar, qė "ĒEZ" tė ulė me 8% humbjet nė 2 vitet e para.

Kompania ēeke ka blerė aksionet e qeverisė shqiptare, ēka do tė thotė se nuk merr pėrsipėr tė mbulojė borxhet e akumuluara pėr shkak tė humbjeve apo edhe ndėrhyrjeve nė rrjet, apo si rezultat i mospagimit tė faturave nga abonentėt.

http://www.rilindjademokratike.com/R...or/sociale.htm

VNf 9.11.2009 20:27

Citim:

Depozitohen nė Kosovė 2.5 mln kWh energji elektrike

Tiranė - Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės bėri tė ditur sot se ka depozituar nė Kosovė gjatė 24 orėve tė fundit rreth 2.5 milionė kWh energji elektrike.

Zėvendėsministri i METE-s, Leonard Beqiri, bėri tė ditur se nga reshjet e vazhdueshme tė rėna, situata u menaxhua dhe pėrveēse u plotėsuan tė gjitha nevojat e vendit me energji, u arrit tė depozitoheshin nė Kosovė rreth 2.5 milionė kWh energji elektrike.

Beqiri tha gjithashtu se po vazhdojnė procedurat pėr eksportin e energjisė elektrike tė tepėrt nė tregun rajonal."U arrit tė evitohej derdhja e ujit nga portat dhe tunelet shkarkues tė hidrocentraleve tė kaskadės sė Drinit, ndėrsa si rezultat i menaxhimit tė punės u frenua rritja e kuotės nė hidrocentralin e Vaut tė Dejes", deklaroi Beqiri.

Sipas tij, kuota e orės 13:00 nė Fierzė ishte 284.78 m mbi nivelin e detit dhe prurjet rreth 540 m3/sek, nė Koman 174.33 m dhe nė Vaun e Dejes 74.40 m.

Zv/ministri Beqiri sqaroi edhe situatėn pėr riparimin e Linjės 220 kV Fierzė-Koman dhe defektin nė kabinėn e nėnstacionit tė pompimit tė Gocajt, nė Shkodėr. "Grupi i punės nė njė kohė rekord ka evidentuar dhe zgjidhur defektet e krijuara pavarėsisht terrenit dhe kohės sė keqe", deklaroi ai.

"METE sė bashku me strukturat nė bazė do tė vazhdojė edhe nė ditėt nė vazhdim, qė pritet tė jenė me reshje, tė punojnė 24 orė nė ditė pėr tė tejkaluar situatėn dhe pėr tė mos lejuar qė asnjė pikė ujė tė mos derdhet kot", theksoi zv/ministri Beqiri.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...onomia&nr=7490

VNf 15.11.2009 16:18

Citim:

KESH e shet energjinė shumė lirė

Qeveria mbėshtet kėrkesėn e bėrė nga KESH pėr rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike, tė cilėn ia shet Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes. Ministri i Ekonomisė, tregtisė dhe Energjetikės ka deklaruar gjatė takimit tė pėrjavshėm me median se ēmimi aktual me tė cilin korporata e shet energjinė, ėshtė shumė i ulėt krahasuar me atė qė aplikojnė kompanitė e tjera nė botė.

Megjithėse vendimin pėr miratimin apo jo tė rritjes sė ēmimit, pas kėrkesės sė bėrė nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka vetėm Enti Rregullator i Energjisė, si institucioni i pavarur qė mbikėqyr tregun energjetik nė Shqipėri.

“Ēmimi qė KESH-i i shet OSSH-sė energjinė, ėshtė 2.2 lekė pėr kilovat. Nuk ka kompani nė botė qė e shet energjinė me kėtė ēmim”, -ėshtė shprehur ministri Prifti.

Rritja e ēmimit tė energjisė ėshtė kėrkuar nga KESH-i, Operatori i Sistemit tė Transmetimit dhe Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes. Dy kompanitė e para janė shtetėrore, ndėrsa OSSH ėshtė privatizuar nga shoqėria ēeke, CEZ.

Drejtori i pėrgjithshėm i KESH-it, Muharem Stojku, ka shpjeguar nė momentin e aplikimit pranė ERE se kėrkesa pėr rritjen e ēmimit tė energjisė ka ardhur, pasi ēmimi ekzistues nuk justifikon shpenzimet.

“Ne kemi kėrkuar njė tarifė minimale tė mundshme, nė mėnyrė qė tė arrijmė kostot dhe disa variante mbi kostot. Ne kemi kėrkuar qė ēmimi i kostos tė jetė 2.55 lekė. Ēmimi i kostos tonė na del duke shlyer edhe detyrimet pėr brenda afatit 5- vjeēar, pa kryer investime tė mėdha”,- ėshtė shprehur Stojku.

http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=10826&l=a

VNf 27.11.2009 13:20

Citim:

Ēmimi i Dritave, OSSH: Duam tė paktėn 23% rritje tė tarifave

Rritja e ēmimit tė energjisė duket se do tė jetė e pashmangshme. Kjo u diskutua dje gjatė zhvillimit tė seancės dėgjimore me aktorėt, qė u organizua nga Enti Rregullator i Energjisė.

Nė prezantimet e tyre KESH, Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes dhe Operatori i Sistemit tė Transmetimit kanė parashtruar kėrkesat e tyre pėr rritje tė ēmimit tė shėrbimit.

Ndėrkohė qė Enti Rregullator u pėrqendrua vetėm nė kėrkesėn qė ka bėrė OSSH, pikėrisht ky ka qenė dhe boshti ku u rrahėn diskutimet.

CEZ Grup i cili zotėron 76% tė OSSH, ka kėrkuar fillimisht njė rritje prej 44% tė ēmimit tė energjisė, por dje pėrfaqėsuesit ēekė kėrkuan njė rritje 23% tė ēmimit pėr vitin 2010, ndėrkohė qė pjesa tjetėr e mbetur tė rritet nė vitin pasardhės.

“Kur flasim pėr rritje tė energjisė ne kemi deklaruar shifrėn 44% dhe kjo ėshtė hipotetike. Propozojmė qė pėr 2010 rritja tė jetė 23.1% ndėrsa diferenca tė kalojė pėr vitin tjetėr”, thanė ēekėt.

Humbjet nė rrjet, vjedhjet e energjisė pa kriter, mungesa e matėsve nė disa zona, dhe borxhet e shumta janė arsyet se pse CEZ pretendon se ka humbje tė theksuara nė rrjet tė cilat po e dėmtojnė atė financiarisht.

ERE qė ėshtė aktori kryesor nė kėtė ēėshtje dje i ka drejtuar njė sėrė pyetjesh pėrfaqėsuesve ēekė, duke filluar qė nga mėnyrat qė do tė ndiqen pėr tė rregulluar tregun e deri tek rritja e pagave tė punonjėsve tė OSSH.

Sipas pėrfaqėsuesve tė CEZ Grup ėshtė menduar njė strategji pėr kėtė pikė ndėrkohė qė ajo qė ėshtė mė shqetėsuese mbetet fakti qė kompania po del ēdo ditė e mė shumė me humbje dhe duhet tė mendohet si do zgjidhet kjo, sepse CEZ rrezikon maksimalisht pozitat e saj dhe nė njė pikė gjendja mund tė jetė kritike.

Avokati i Popullit ka kundėrshtuar pretendimet e OSSH duke kėrkuar qė tė jepeshin detaje se sa kallėzime penale ka bėrė kjo kompani pėr abuzuesit.

Ndėrkohė, Dobjani ka theksuar qė janė rreth 100 000 mijė matės qė mungojnė dhe se ēdo vit trendi rritet me 35 mijė dhe nė kėtė pikė OSSH e ka tė gabuar pretendimin.


ERE dėgjoi me vėmendje propozimin e ēekėve por u tregua i prerė me pretendimet e KESH-it dhe OST-sė pėr tė rritur ēmimet. Pas pyetjeve dhe pėrgjigjeve qė u parashtruan, ERE pritet qė tė marrė njė vendim nė muajin dhjetor lidhur me rritjen e ēmimit tė energjisė dhe sa do tė jetė kjo e fundit. Nėse miratohen propozimet e tė tre aktorėve rritja pėr konsumatorėt do tė jetė e njė niveli rekord.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=35624

mesdimr 27.11.2009 23:58

Kjo "rritja e ēmimit" ka nja 3 vjet qė po kėrkohet nga Banka Botėrore pėr gjithė vendet e rajonit. Se cila ėshtė arsyeja e vėrtetė pas retorikės sė tyre pėr "qėndrueshmėrinė e ndėrmarrjeve energjetike" mbetet e paqartė, ajo qė ėshtė e qartė ėshtė se me rritjen e ēmimit tė korrentit rritet ēdo ēmim tjetėr.


Ora nė Shqipėri ėshtė 19:57.

Vargmal © 2001