Vargmal

Vargmal (https://vargmal.org)
-   100-vjetori (https://vargmal.org/dan237n)
-   -   Manastir: U pėrurua Shtėpia e Alfabetit (https://vargmal.org/dan3313)

VNf 22.11.2008 10:59

Manastir: U pėrurua Shtėpia e Alfabetit
 
Shtėpia pėrkujtimore e Alfabetit, e cila u rinovua para do kohe, tė enjten u pėrurua me rastin e shėnimit tė 100 vjetorit tė alfabetit shqiptar. Nė kuadėr tė aktiviteteve solemne, nė Pallatin e Kulturės nė Manastir u mbajt edhe mbrėmje kulturore dhe artistike kushtuar 100 vjetorit tė Kongresit tė Manastirit.

http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=3331

VNf 20.1.2009 18:22

Manastir: Thyhen dritaret e Shtėpisė sė Alfabetit
 
Shtėpia ku para njė shekulli u mbajt Kongresi i Alfabetit, nė Manastir, e rinovuar pak para shėnimit tė 100 vjetorit, ėshtė bėrė pėrsėri shėnjestėr e vandalėve dhe epsheve tė shfrenuara tė nacionalizmit sllavomaqedon.

Nė bazė tė dokumentit tė pronėsisė, nr. 1213/14028, tė datės 10 dhjetor 2008, shtėpia e cila gjendet nė rrugėn “Bulevardi 1 Maji” ėshtė pronė e njė personi fizik, i cili jeton nė Beograd dhe e komunės sė Manastirit. Kjo ėshtė evidentuar nė regjistrin e kadastral me numėr 4494, ku janė shėnuar 231 metėr katror ambient objekti dhe 773 metra katrorė oborr. Tri tė katėrtat e kėsaj prone janė tė komunės sė Manastirit dhe njė e katėrta e personit privat.

“Ėshtė e domosdoshme qė tė zgjidhet ēėshtja pronėsore dhe ky objekt tė kthehet nė pronėsi tė shqiptarėve, pėr tė mundur tė kthehet nė Muze tė Alfabetit”, thonė qytetarėt e, sipas tė cilėve ēdo vonese mund tė sjellė telashe tė natyrave vandaliste.

Gjatė shėnimit tė 100 vjetorit tė Kongresit tė Alfabetit u tha se shtėpia e alfabetit do tė shndėrrohet nė muze dhe kjo u pėrshėndet me njė miratim unanim gjithėkombėtar. Gjatė shėnimit tė atij Jubileu u hap edhe ekspozita me dokumente, fotografi dhe eksponate tjera qė kishin tė bėjnė me Kongresin. Mirėpo, pas pėrfundimit tė manifestimit, kėto eksponate janė “zhdukur” ose janė marrė nga ndonjė person mbase i paautorizuar, ndaj ambientet tashmė janė krejtėsisht bosh. Kėtė e pohuan vetė manastirasit kur e vizituam shtėpinė e Kongresit

http://www.lajmpress.com/?faqe=shfaqlajm&id=4025

VNf 20.11.2009 13:28

Citim:

Themelohet Muzeu i Alfabetit

Nė 101 vjetorin e kongresit tė Alfabetit, Qeveria ka vendosur themelimin e Muzeut tė Alfabetit nė qytetin e Manastirit. Ndėrsa sekretariati pėr implementimin e marrėveshjes sė Ohrit nė bashkėpunim me lėvizjen qytetare ‘Zgjohu’ dhe Shoqatėn e Historianėve Shqiptarė nė Maqedoni, do tė organizojnė njė tribune shkencore.

Manifestime pėr nder tė kėsaj dite do tė mbahen edhe nė Manastir. “Janė dy lokale nė pėrdhes tė cilat janė privatizuar ndoshta nė mėnyrė tė paligjshme, mirėpo ne si Qeveri kemi qėndrim qė ato lokale tė zėvendėsohen ose tė kompensohen nė ndonjė vend tjetėr dhe procedurat tani janė duke rrjedhur.

Por pa marrė parasysh ēėshtjet pronėsore juridike me kėto dy lokale ne do tė miratojmė vendim pėr themelimin e Muzeut tė Alfabetit nė Manastir dhe ai do tė fillojė tė funksionojė me dy katet tė cilėt gjinden nė atė objekt.

Nė buxhetin pėr vitin e ardhshėm kemi ndarė edhe mjete financiare pėr punėsimin e katėr punonjėsve tė cilėt sėbashku me drejtorin do tė jenė tė punėsuar nė Muzeun e Alfabetit nė Manastir”, ka deklaruar zėvendėskryeministri Abdilaqim Ademi. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...a63f80a7b&ln=3

Citim:

273 milionė pėr muzeun e VMRO-sė, Alfabetit 3.5 milionė

Shkup, 18 nėntor - Premisat pėr themelimin e Muzeut tė Alfabetit nė Manastir janė tė pakta edhe kėtė vit. Buxheti qė planifikohet pėr realizmin e kėsaj nisme ėshtė qesharak, bile gati dy herė mė pak sesa ai qė iu akordua vitin e kaluar, njė herė nėntė, e mė pas gjashtė milionė denarė me dy rebalancet e fundvitit.

Diferencat mes prioriteteve tė Ministrisė sė Kulturės kėtė vit, janė tė mėdha. Dy shtėpitė muze, njėra nė Krushevė dhe tjetra nė Manastir, janė nė diskordanca tė ekzagjeruara.

Pėrkujtimorja qė i dedikohet kėngėtarit Toshe Proeski do tė gllabėrojė 120 milionė denarė nga buxheti, ndėrkohė qė Shtėpia e Alfabetit, njė tempull me vlera jo vetėm historike, por edhe kulturore, do tė pėrpėlitet vetėm me 3.5 milionė denarė.

Objekti qė prej vitesh u la nėn indiferencėn e plotė tė Mbrojtjes sė Trashėgimisė, jo vetėm qė u uzurpua duke mbartur konteste tė koklavitura pronėsore, por prej vitesh rrezikonte tė shembej.

Njė vit mė parė, 22 nėntori dhe 100-vjetori i kremtimit tė datės historike, u shėnuan me pompozitet nga Qeveria dhe nė prezencė edhe tė kryeministrave nga Shqipėria, Kosova. Me prerjen e shiritit tė inaugurimit, projekti pėr shndėrrimin e Shtėpisė sė Alfabetit nė muze nuk lėvizi asnjė shkronjė.

Objekti u trukua dhe pas njė viti, ka mbetur nė tė njėjtat faza restauruese, ndėrkohė qė pėr adoptimin e ambienteve tė brendshme nė muze, as qė bėhet fjalė.

Pezullimi i punės, ėshtė justifikuar sa me mungesėn e tė hollave, po aq sa edhe me kontestin pronėsor. Buxheti i kufizuar i Ministrisė sė Kulturės, pėrsėritet edhe me disa institucione tė tjera.


Nė kategorinė e financimit tė aktiviteteve kulturore, Teatrit Shqiptar tė Shkupit, i janė akorduar gjashtė milionė denarė, Teatrit dhe Bibliotekės sė Tetovės pesė milionė denarė.

Njė projekt tjetėr, Qendra Konservuese e Gostivarit, ka pėrfituar vetėm 1.5 milionė denarė. Kjo shumė dedikohet pėr ndėrtimin e objektit. Edhe pse Qendra qė para tre vjetėsh, nė themelimin e saj e zgjidhi ēėshtjen e vendndodhjes, duket se destinacioni i saj vazhdon tė mbetet problem.

Njė buxhet prej 10 milionė denarėsh ka pėrfituar Qendra e Kulturės nė Tetovė, ndėrkohė qė buxhet mė tė fryrė kanė Muzeu i VMRO, me njė shumė qė arrin deri nė 270 milionė denarė. Qindra milionė denarė numėrohen edhe pėr aktivitet folklorike, po ashtu edhe pėr mbrojtjen e Trashėgimisė.

http://www.koha.com.mk/a05.html

VNf 27.11.2009 15:46

Citim:

“ Kongresi i Bashkimit”: Muzeu i Manastirit mashtrimi i radhės

Organizata pėr kulturė, art dhe arsim “ Kongresi i Bashkimi-Manastir”, pėrmes njė komunikate pėr media njofton opinionin se e gjerė se ndėrtesa ku ėshtė mbajtur Kongresi i Alfabetit nė Manastir gjendet nė gjendje tė mjerueshme dhe ėshtė nė fazėn e shkatėrrimit nė disa pjesė tė sajė.

“Pohimet tė disa qarqeve politike interesbėrėse tė shqiptarėve nė Maqedoni janė vetėm farsa tė kulluara tė mashtrimit djallėzor se atje ne paskemi bėrė muze. Ndėrtesa vetėm se u ngjyros me ngjyrė tė verdhė nga jashtė nė fasadė dhe kurrgjė mė tepėr. U keqpėrdorėn mjetet e dedikuara pėr atė dhe asgjė nuk u arrit”, thekson Fėrgim Demiri kryetari i “Kongresit tė Bashkimit”.

Ai fton opinionin gjithėshqiptar anekėnd botės qė ta ndihmojė iniciativėn dhe projektin e organizatės sė tyre pėr meremetim dhe adaptim tė pjesėrishėm tė sajė nė muze kushtuar Kongresit tė Manastirit.

“Ne posedojmė dy zyra me hapėsirė tė mjaftueshme sa pėr fillim dhe aty do ta fillojmė mini muzeun etnologjik pėr kėto anė tė shqiptarisė. Tė gjithė dashamirėt qė ndjejnė pėrgjegjėsi kombėtare i lusim qė tė na ndihmojnė nė kėtė rast, pasi qė Ministria e Kulturės nuk e pranoi projektin tonė dedikuar muzeut.

Numri llogarisė ėshtė : 250-0110000200-10, ku deponent ėshtė INVESTBANK A.D.- Skopje”, thekson Demiri.

Kongresi i Bashkimit u bėnė thirrje tė gjithė atyre qė kanė dhe posedojnė ēfarėdo dokumenti, fotografi, apo literaturė nė lidhje me Kongresin e Alfabetit qė u mbajt nė Manastir tė i dėrgojnė me postė nė adresėn Shoqata KONGRESI I BASHKIMIT rrug. “25-ta” nu. 29, 7000 Manastir. (INA)

http://www.ina-online.net/Default.as...d3b7f766f&ln=3

VNf 15.11.2011 19:14

Citim:

Muzeu i Kongresit tė Manastirit ėshtė lėnė nė harresė!

Nga 14 deri mė 22 nėntor tė vitit 1908 nė qytetin e Manastirit, nė kėtė shtėpi u mbajt Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, qė kishte pėr qėllim krijimin e njė alfabeti. Kjo ėshtė salla, nė tė cilėn nė atė kohė 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, Mit’hat Frashėri, Parashqevi Qiriazi, Grigori Cilka, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, e shumė shqiptarė tė tė gjitha komuniteteve fetare, myslimane, katolike, ortodoksė, protestantė, ishin mbledhur me tė vetmen kėrkesė qė gjuha shqipe tė mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin.

Por sot 103 vjet mė vonė, shtėpia nė tė cilėn u mbajt ky Kongres, ėshtė lėnė nė harresė. Edhe pse me vendim tė Qeverisė kjo shtėpi ėshtė shndėrruar nė Muze, ajo i ngjan gjithēkaje, por jo njė Muzeu.Gjashtė tė punėsuarit nė kėtė Muze ballafaqohen me probleme tė shumta.

Muzeu nuk i plotėson kushtet elementare pėr tė funksionuar. Tė gjithė punojnė nė njė zyrė, ndėrsa pėrdorin vetėm njė llaptop personal. Mungojnė raftet, tavolinat e punės dhe mobiliet pėr t’i vėnė nė funksion tė gjitha zyrat qė posedon Muzeu. Tė punėsuarit thonė se megjithė kushtet shumė tė vėshtira, nuk mungojnė vizitat e shumta nga tė gjitha trojet shqiptare, nga Greqia deri nė Malin e Zi.

“Drejtuesit e Muzeut ‘Kongresi i Manastirit’ thonė se qė nga viti 2008 kur ėshtė shėnuar 100 vjetori i Kongresit tė Manastirit nė kėtė muze nuk ėshtė investuar aspak. Njė ndėr problemet me tė cilat ballafaqohen drejtuesit dhe tė punėsuarit nė kėtė muze ėshtė edhe pronėsia. Nė hyrje tė Muzeut ende punon dhe funksionon shitorja e cila merret me pllaka dhe gjėsende ndėrtimore”.

“Duhet nė fillim tė rregullohet pronėsia e kėsaj ndėrtese, qė kjo tė jetė pronė e muzeut tė Alfabetit tė gjuhės shqipe dhe pastaj do mundemi tė gjitha aktivitetet me lehtėsi t’i kryejmė. Sot njėra pjesė ėshtė pronė e shtetit, ndėrsa tjetra pjesė e kėsaj ndėrtese ėshtė pronė e njė personi tė panjohur. Unė fillova procedurėn edhe pėrgatitėm njė elaborat, e dėrguam nė Ministrinė e Kulturės, nė Kadastrėn e Manastirit, bėmė transferimin e pronėsisė prej personi fizik e bėmė pronė tė shtetit”, deklaroi Gazmend Hoxhaj, drejtor i Muzeut ‘Kongresi i Manastirit’.

Hoxhaj tha se tani pritet qė Qeveria tė marrė njė vendim, me tė cilin ta jepte kėtė shtėpi nė shėrbim tė pėrhershėm tė Muzeut. Njė problem tjetėr ėshtė edhe oborri i Muzeut, tė cilin pėr fat tė keq nuk mund ta pėrdorin tė punėsuarit, pėr shkak se ėshtė dhėnė me koncesion.

Nga Muzeu thonė se nė Ministrinė e Kulturės kanė aplikuar me 7 projekte pėr vitin e ardhshėm dhe se besojnė qė tė gjitha kėto projekte do tė miratohen.

Sidoqoftė, shpresojmė se vizitėn tjetėr qė do t’i bėjmė Muzeut tė Alfabetit, gjendja do tė pėrmirėsohet dhe ai do tė ketė atributet e njė muzeu, tė paktėn pėr tė pėrkujtuar nė kėtė mėnyrė sakrificėn e njerėzve tė cilėt 103 vjet punuan me pėrkushtim pėr Alfabetin e Gjuhės qė flasim sot.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/99016.html

VNf 22.11.2012 21:12

Citim:

Shqipėria do restaurojė Kongresin e Manastirit

Qeveria shqiptare do tė jetė kontribuese kryesore nė restaurimin e shtėpisė-muze ku u mblodh Kongresi i Manastirit. Nė kuadėr tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė, ajo ka vendosur qė tė kujdeset pėr banesėn ku u pėrcaktua Alfabeti i Gjuhės Shqipe, nė Manastir.

Nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave, Kryeministri Berisha i kėrkoi Ministrisė sė Kulturės, qė nėpėrmjet Institutit tė Monumenteve tė Kulturės tė dėrgohen ekspertė dhe tė merren kontaktet me Ministrinė e Kulturės dhe autoritet e Maqedonisė qė ky muze tė rikonstruktohet menjėherė.

Mė 14 nėntor 1908, nė Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose i quajtur ndryshe Kongresi i Alfabetit, pėr diskutimin e njė alfabeti tė njėsuar qė do tė ishte fillimi i letėrsisė mbarėshqiptare. Nė kėtė kongres ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, si dhe nga komunitetet shqiptare nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikė, etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit'hat Frashėri.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=124511

VNf 24.5.2013 22:30

Citim:

Demolohet Muzeu i Alfabetit nė Manastir. Reagon qeveria

24 maj-“Sot ėshtė ditė feste pėr qytetarėt e Maqedonisė, dhe ndoshta do tė duhej tė marrim njė mesazh me kėtė”, thotė Gazmend Hoxhaj, drejtor i Muzeut tė Alfabetit nė Manastir.

Persona tė panjohur kanė dėmtuar muzeun e Alfabetit nė Manastir. Ngjarja ka ndodhur mbrėmė rreth orės 03.30 minuta, ndėrsa rastin e kanė konfirmuar pėr Portalb, edhe drejtori i Muzeut tė Alfabetit nė Manastir, Gazmend Hoxhaj dhe SPB i Manastirit.

Drejtori Hoxhaj, thekson se ai ka shkuar nė muze rreth orės 04. 00 sė bashku me ekipin e policisė dhe kanė konstatuar se dera e hyrjes ka qenė e thyer dhe xhamat gjithashtu.

“Vitrinat ku ishte ekspozita ishin tė dėmtuara dhe tė thyera. Dokumentet ishin nėpėr dysheme. Nuk kemi informata se kush mund tė jetė kryes i kėsaj vepre, por cilidoqoftė ai, rasti duhet tė zbardhet dhe fajtorėt tė marrin dėnimin e merituar”, thotė drejtori Hoxhaj.

Ai konfirmon se kjo ėshtė hera e katėrt qė po dėmtohet Muzeu i Alfabetit nė Manastir, por kjo ėshtė hera e parė qė ai dėmtohet brenda dhe vihet dorė mbi dokumentet e tij.

Hoxhaj, deklaroi pėr Portalb, se dokumentet e ekspozuara, mbi tė cilat ėshtė vėnė dorė nga vandalėt, nuk janė origjinale, sepse origjinalet ruhen nė formė elektronike, ndėrkohė qė vlerėson se dėmi i shkaktuar ėshtė mė i madh nė aspektin shpirtėror, se material.

Kėshtu, sipas tij, sipas vlerėsimeve tė para dėmi kap vlerėn e rreth 800 eurove, ndėrsa pėr vlerėsimin e tij ėshtė ngritur njė komision i veēantė.

“Sot ėshtė ditė feste pėr qytetarėt e Maqedonisė, dhe ndoshta do tė duhej tė marrim njė mesazh me kėtė”, thotė Gazmend Hoxhaj, drejtor i Muzeut tė Alfabetit nė Manastir.

Ndėrkaq, lajmin pėr Portalb e konfirmoi edhe zėdhėnėsi i SPB tė Manastirit Borēe Pesheski, i cili tha se pas marrjes sė lajmit ekipi i policisė tė kėtij sekretariati ka dalė nė vendngjarje dhe ka konstatuar thyerjen e xhamave tė Shtėpisė sė Alfabetit shqip nė Manastir. Ai tha se policia po ndėrmarr tė gjitha masat qė kryesit e panjohur tė kėsaj vepre tė zbulohen dhe ngjarja tė zbardhet nė tėrėsi.

Ministria e Kulturės e dėnoi aktin vandal tė dėmtimit tė Muzeut tė Alfabetit shqiptar.

Ministria e Kulturės e dėnoi dėmtimin e Muzeut tė Alfabetit shqiptar nė Manastir dhe pret qė kryerėsit shpejtė tė zbulohen.

"Ministria e Kulturės ashpėr e dėnon aktin vandal, me tė cilin kryerės tė panjohur kanė dėmtuar njė pjesė tė Muzeut tė Alfabetit shqiptar nė Manastir, ku ėshtė vendosur historia kulturore e popullit shqiptar nė Republikėn e Maqedonisė. Jemi tė bindur se kryerėsit sė shpejti do tė zbulohen dhe tė dėrgohen para drejtėsisė", qėndron nė reagimin e Ministrisė sė Kulturės.

Sulmi ka ndodhur nė mėngjesin e sotėm rreth orės katėr tė mėngjesit. Shtėpia ka pėsuar dėme tė mėdha materiale.

Muzeu i Alfabetit shqiptar nė Manastir ėshtė vendosur nė objektin ku nė vitin 1908 ėshtė mbajtur Kongresi i Manastirit, ku intelektualėt shqiptarė e kanė krijuar dhe unifikuar alfabetin e sotėm shqiptar

Qeveria e dėnon aktin vandal tė dėmtimit tė Muzeut tė Alfabetit shqiptar nė Manastir.

Qeveria e Republikės sė Maqedonisė ashpėr e dėnon aktin vandal dhe dėmtimin e Muzeut tė Alfabetit shqiptar nė Manastir.

"Qeveria me kėtė rast e informon opinionin se institucionet e sistemit do t'i ndėrmarrin tė gjitha masat e domosdoshme pėr ndriēimin e rastit, gjetjen e kryerėsve dhe dėrgimin e tyre para drejtėsisė", tha zėdhėnėsi qeveritar, Muhamed Hoxha.

Njėkohėsisht, shtoi ai, Qeveria i ndėrmerr tė gjitha masat e domosdoshme pėr reparimin nė afatin sa mė tė shkurtė tė dėmeve tė shkaktuara nė objekt, i cili ėshtė me rėndėsi tė madhe historike

http://www.tvkoha.tv/13461/demolohet...manastir-.html

Citim:



VNf 25.5.2013 13:41

Citim:

Demolimi:Nuk reagojnė as Tirana as Prishtina

25 maj-Ndėrkohė, edhe nga Prishtina nuk ka pasur asnjė reagim lidhur me ngjarjen e dhunshme nė Manastir. Qeveria e Kosovės dhe Ministria e Jashtme nuk kanė komentuar aktin vandal, ndėrsa nė tė njejtėn mėnyrė kanė vepruar edhe dy ambasadorėt e Shqipėrisė dhe Kosovės nė Shkup.

Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk kanė reaguar lidhur me aktin vandal tė dhunimit tė Shtėpisė sė Kongresit tė Alfabetit nė Manastir.

Deri sot asnjė reagim nuk ka pasuar nga Qeveria Shqiptare, ndėrsa burime pranė saj deklaruan pėr INA se pėr shkak tė fushatės zgjedhore, nuk synohet qė tė keqpėrdoret kjo situatė dhe tė pėrfitohet pėr qėllime politike. Kryeministri Sali Berisha pritet tė deklarohet pėr kėtė akt vandal tė demolimit tė ambienteve dhe dokumenteve nė shtėpinė muze tė Kongresit tė Alfabetit tė gjuhės shqipe nė qytetin e Manastirit.

Qeveria e Maqedonisė dje reagoi ndaj aktit vandal, duke kėrkuar zbardhjen e shpejt dhe ndalimin e personave qė dhunuan kėtė institucion kulturor dhe tė trashėgimisė kulturore dhe kombėtare tė shqiptarėve.

http://www.tvkoha.tv/13468/demolimi-...prishtina.html

Cjapi Zi 25.5.2013 19:23

Citim:

Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk kanė reaguar lidhur me aktin vandal tė dhunimit tė Shtėpisė sė Kongresit tė Alfabetit nė Manastir.
Normal qė nuk e kan pas menjen se kėt muaj kan punė me rrugėt :p

VNf 29.5.2013 22:07

Citim:

Shtėpia e Alfabetit, qeveria kompenson dėmet. Ish UĒK-ja mbron Shtėpinė e Alfabetit

Qeveria do tė mbulojė dėmet materiale tė Muzeut tė Alfabetit, nga akti vandal i javės sė kaluar. Me vendimin e djeshėm, Qeveria ka obliguar Ministrinė e Kulturės qė tė paguajė vlerėn materiale qė do tė pėrcaktohet nga analiza e komisionit tė formuar pėr vlerėsimin e dėmit, tė kryesuar nga drejtori i muzeut Gazmend Hoxhaj.

“Qeveria e Maqedonisė, nė seancėn e parė tė saj ka shqyrtuar edhe informatėn e pėrgatitur nga Ministria e Kulturės lidhur me aktin vandal ku u demolua objekti i Muzeut tė Gjuhės Shqipe nė Manastir. Nė kėtė rast Qeveria ka miratuar konkluzėn me tė cilėn Ministria e Kulturės obligohet qė tė mbulojė tė gjitha dėmet qė janė shkaktuar gjatė kėtij akti. Njėkohėsisht Qeveria ka obliguar institucionet pėrkatėse, Ministrinė e Kulturės dhe atė tė financave qė tė shqyrtojnė mundėsinė nė afat sa mė tė shkurtėr tė angazhojnė punėtorė shtesė nė Muzeun e Alfabetit me qėllim tė ngritjes sė nivelit tė sigurimit dhe administrimit tė kėtij objekti”, tha Muhamet Hoxha, zėdhėnės i Qeverisė.

Pėrveē vendimit qeveritar pėr sigurimin e mėtejshėm tė objektit tė muzeut tė kulturės, sot edhe Shoqata e Veteranėve tė Luftės e dalė nga UĒK-ja, ėshtė ofruar qė tė mbrojė kėtė objekt, me qėllim parandalimin e ndonjė akti tjetėr vandal.

“Nga dita e sotme, ish luftėtarėt e UĒK-sė dhe tė burgosurit politik mbrojnė objektin historik tė Kongresit tė Alfabetit tonė nė Manastir. I drejtohemi UNESCO-s pėr mbrojtje institucionale ndėrkombėtare”, thuhet nė komunikatėn e SHVL-UĒK.

Sipas informatave nga Ministria e Brendshme, hetimet pėr zbardhjen e rastit po pėrparojnė, dhe pritet qė nė ditėt nė vazhdim, sulmi vandal ndaj muzeut tė Alfabetit tė zbardhet plotėsisht, dhe autorėt tė nxirren para drejtėsisė.

http://www.botasot.info/maqedonia/22...e-e-alfabetit/

VNf 14.7.2013 21:02

Citim:

Sulmohet pėrsėri Shtėpia e Alfabetit nė Manastir

Shtėpia e Alfabetit Shqip nė Manastir ka qenė sėrish mbrėmė nė shėnjestėr tė albanofobėve maqedonas. Persona ende tė paidentifikuar, kanė qėlluar me gurė objektin, duke thyer xhamat e derės hyrėse, njofton Alsat-M.

Ky ėshtė sulmi i dytė ndaj kėtij institucioni, i cili ėshtė marrė nėn mbrojtjen e Qeverisė dhe tė Ministrisė sė Kulturės. Nė sulmin e parė, ishte dėmtuar inventari i brendshėm i muzeut dhe dokumentet.

Qeveria ka marrė pėrsipėr shpenzimet pėr riparimin e objektit, por ende pa pėrfunduar kėto punime, sulmi tjetėr ka ardhur sakaq. Policia po punon nė identifikimin dhe kapjen e dhunuesve.

http://www.kosova-sot.info/kulture/s...it-ne-manastir


Ora nė Shqipėri ėshtė 07:24.

Vargmal © 2001