Vargmal

Vargmal (https://vargmal.org)
-   ZONA 1 (https://vargmal.org/dan294n)
-   -   Dokumentet e reja tė njoftimit pėr Zonėn 1 (https://vargmal.org/dan3805)

VNf 8.1.2009 08:42

Dokumentet e reja tė njoftimit pėr Zonėn 1
 
Mbulim i lėshimit tė dokumenteve tė reja tė njoftimit nė shtetet shqiptare.

VNf 8.1.2009 09:43

Tiranė: Pajisja me letėrnjoftime nga 12 janari - 15 shkurt
 
Kryeministri, Sali Berisha, i bėri thirrje dje tė gjithė qytetarėve shqiptaroperėndimorė, qė janė mbi moshėn 18 vjeē, tė aplikojnė pėr marrjen e letėrnjoftimeve tė reja.

Nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave, kryeministri njoftoi se nė datėn 12 janar fillon nė Tiranė procesi i pajisjes sė qytetarėve me letėrnjoftime.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=23278

VNf 9.1.2009 15:40

Citim:

Kush nuk merr letėrnjoftimin ndėshkohet

Kush nuk merr letėrnjoftimin ndėshkohet. Llojet e sanksioneve janė tė ndryshme pėr kategori tė ndryshme dhe janė bėrė tė ditura dje nga Zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinand Poni.

Sipas vendimit tė djeshėm tė qeverisė, tė hėnėn mė 12 janar nis aplikimi pėr i pėr letėrnjoftimin dhe pasaportėn biometrike. "Pajisja e shtetasve me letėrnjoftim elektronik ėshtė njė detyrim i parashikuar nė ligjin nr. 8952, datė 10.10.2002, “Pėr dokumentin e identitetit tė shtetasve shqiptarė”, te ligjit nr. 9972 date 28.07.2008, “Pėr ratifikimin e Kontratės koncesionare “Pėr prodhimin dhe shpėrndarjen e kartave tė identitetit dhe tė pasaportave elektronike”dhe si njė dokument tė tillė tepėr tė nevojshėm, tė domosdoshėm pėr shtetasit.

Vendimi synon qė po kaq detyrues ėshtė aplikimi pėr kėtė dokument pėr shtetasit mbi 16 vjeē"-deklaroi Poni.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...tike&Itemid=60

Geg 9.1.2009 15:50

..po pėr ne qė jetojm jasht besoj nė ambasadėn Shqiptare bėhet kėrkesa!?

allianz 10.1.2009 15:54

Me sa kuptohet nga mė poshtė:

Citim:

Zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinand Poni, duke bėrė publike sanksionet qė do tė aplikohen karshi emigrantėve qė nuk aplikojnė pėr t’u pajisur me kartė identiteti, sqaroji se “nuk do tė lejohen tė dalin jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė emigrantėt tė cilėt nuk disponojnė kodin e aplikimit”.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=50844

VNf 16.1.2009 19:18

Citim:

Kartat e identitetit, kush pėrfiton nga kompensimi i ēmimit

Qeveria merr pėrsipėr kompensimin e vlerės sė letėrnjoftimeve tė reja pėrmes njė fondi prej 500 milionė lekėsh kundrejt katėr kategorive sociale: administratės, studentėve, pensionistėve dhe shtresave nė nevojė.

Kryeministri Sali Berisha njoftoi nė mbledhjen e djeshme tė qeverisė kategoritė pėrfituese dhe vlerėn pėrkatėse pėr secilėn prej tyre.

- Pėr pensionistėt, tė cilėt marrin pension tetėmijė lekė, pėr studentėt dhe pėr shtresat nė nevojė, vlera e kartave do tė jetė 500 lekė.

- Punonjėsit e administratės do ta marrin kartėn e identitetit me vlerėn 1'000 lekė.

- Pjesa tjetėr e shtetasve do tė paguajė 1'200 lekė pėr t'u pajisur me dokumentin e ri, shpėrndarja e tė cilit duhet tė pėrfundojė brenda datės 15 shkurt.

Pagesa e kompensimit ėshtė rimbursim i pagesės sė bėrė dhe tė dokumentuar pėr marrjen e letėrnjoftimit dhe kryhet pėr aplikimet e bėra deri nė 30 maj 2009. Pas kėsaj date, nuk kompensohet asnjė pagesė.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=14553

VNf 22.1.2009 20:50

Citim:

Letėrnjoftimet: Shtyhet afati deri nė 28 qershor pėr ata qė kanė pasaportė

Qeveria do tė lejojė pėrdorimin e pasaportave nė datėn 28 qershor, ditė kur shqiptarėt votojnė pėr zgjedhjet parlamentare. Kryeministri Sali Berisha sinjalizoi dje heqjen e shtrėngimeve kohore pėr ata qytetarė qė janė tė pajisur me pasaporta sipas kėrkesės sė opozitės. Pėr kėtė, Berisha konfirmoi dje se ėshtė plotėsisht dakord pėr njė raund tė dytė diskutimesh. Kjo nėnkupton qartė se gjithkush qė ka njė pasaportė tė vlefshme mund tė kryejė nė ēdo kohė aplikimin, pa pasur frikė se mė 15 shkurt, 15 mars apo 31 mars nuk do tė marrė rrogėn, pensionin apo ndonjė shėrbim tjetėr publik.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=14811

VNf 2.4.2009 13:46

Tiranė: Nis aplikimi pėr pasaportat biometrike
 
Nė kuadėr tė lėshimit tė pasaportave tė reja biometrike, Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė, tha se duke filluar nga dita e sotme mė datė 02.04.2009 do tė ndėrpritet pranimi i dokumenteve pėr pajisjen e shtetasve me pasaportėn e deritashme, ndėrkohė qė fillon aplikimi pėr pasaportat biometrike.

Pėr pasaportat e reja qytetarėt duhet tė paraqiten nė qendrat pranė njėsive bashkiake pėrkatėse Tiranė, ku aktualisht po prodhohen letėrnjoftimet.

Ndėrkaq pasaporta e deritashme pėr udhėtim jashtė shtetit, do tė vazhdojė tė lėshohet pėr tė gjithė aplikimet e bėra deri para datės 02.04.2009.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=7640: ...

VNf 23.4.2009 21:44

Perėndimor: 600 mijė aplikime pėr letėrnjoftimet
 
"600 mijė shtetas kanė aplikuar pėr letėrnjoftimet, ndėrsa janė prodhuar deri mė tash 470 mijė tė tilla deri nė datėn 21 prill", pohon njoftimi i fundit zyrtar i Ministrisė sė Brendshme nė shtetin Perėndimor.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=57909

VNf 14.6.2009 15:14

ShP: 1.35mln shtetas kanė aplikuar pėr letėrnjoftime
 
Ministria e Brendshme njofton se deri ditėn e djeshme kanė aplikuar pėr letėrnjoftimin elektronik 1 354 00 shtetas. Janė prodhuar 1 253 000 mijė letėrnjoftime. Nga qytetarėt janė tėrhequr 932 500 letėrnjoftime elektronike.

Vazhdojmė t'u bėjmė thirrje tė gjithė atyre qytetarėve shqiptarė qė nuk kanė pasaportė dhe nuk janė paraqitur ende pėr tė aplikuar, tė shkojnė sa mė parė, pasi zyrat i kanė nė dispozicion 14 orė nė ditė, nga ora 08:00 e mėngjesit deri nė orėn 22:00 tė mbrėmjes.

http://www.moi.gov.al/index.php?opti...article&id=311

VNf 20.6.2009 01:44

ShP: 1.4 mln shtetas kanė aplikuar pėr letėrnjoftimet
 
Nė konferencėn pėr e posaēme pėr shtyp, Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, ka pohuar se 1'402'000 shtetas kanė aplikuar brenda afatit kohor pėr pajijse me letėrnjoftim elektronik para zgjedhjeve, ndėrsa kapaciteti ka qenė pėr 2,5 milionė shtetas.

Prej aplikantėve, 1'050'000 i kanė tėrhequar letėrnjoftimet, ndėrsa ministria i drejton thirrje shtetasve tė tjerė t'i tėrheqin ato pranė zyrave pėrkatėse.

http://www.moi.gov.al/index.php?opti...article&id=317

VNf 16.7.2009 12:11

Fier: Shtohen aplikimet pėr pasaporta biometrike
 
Nga punonjėsit e gjendjes civile mėsohet se numri ditor i aplikimit pėr pasaportat biometrike shkon nė 120 aplikime nė ditė. Rritja e numrit tė aplikimit tė emigrantėve ka ardhur pėr shkak se iu kanė kėrkuar pasaportė biometrike nė shtetin ku punojnė.

“Me shtimin e numrit tė emigrantėve qė vijnė kėtu ėshtė shtuar edhe fluksi pėr faturimin e pasaportave biometrike, njėkohėsisht vazhdon sistematikisht edhe faturimi i letėrnjoftimeve” - ka thėnė pėrgjegjėsja e zyrės sė gjendjes civile nė Fier, Arta Prifti.

Pasaportat biometrike kanė njė afat tė prodhimit tė tyre dhe marrjes nga ana e shtetasve aplikantė jo mė shumė se 10 ditė. Gjithsesi thirrja dhe qeverisė pėr t’u pajisur me pasaporta biometrike pasi janė kusht pėr liberalizimin e vizave duket se ka shtyrė qytetarėt tė aplikojnė pėr t’u pajisur me njė tė tillė.

Ndėrkohė vazhdojnė dhe procedurat pėr pajisjen me letėrnjoftim, pasi nė fund tė kėtij viti certifikatat me fotografi do tė dalin jashtė pėrdorimit.

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=60828

VNf 8.8.2009 00:31

Citim:

Pasaportat biometrike, aplikojnė 80 mijė qytetarė

Vijon me ritme tė kėnaqshme aplikimi pėr pasaporta biometrike. Drejtori i Gjendjes Civile, Armnad Teliti, deklaroi dje se deri tani kanė aplikuar mė se 80 mijė qytetarė pėr tė tėrhequr pasaportėn biometrike, njė kusht i rėndėsishėm qė qytetarėt tė lėvizin lirshėm, pa viza. Sipas tij, gjatė muajit korrik fluksi llogaritet nė 2000-2200 aplikime nė ditė. Duke iu referuar pėrvojės sė vendeve tė rajonit qė kanė marrė vendimin e liberalizimit tė vizave nga Brukseli, Teliti nxiti qytetarėt tė bėjnė aplikimin pėr tė pasur njė pėrfitim konkret. “Me njė vendim tė pritshėm nė 6-mujorin e parė, nėse BE liberalizon vizat, ēdo qytetar me pasaportat biometrike lėviz i lirė nė Evropė”, - u shpreh Teliti. Referuar shifrave aktuale, autoritetet shpresojnė nė njė shifėr optimiste aplikimesh deri nė fund tė vitit.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=20303

VNf 23.10.2009 16:29

Citim:

Mbi 635 mijė qytetarė tė Kosovės janė pajisur me letėrnjoftime

Mbi 635 mijė qytetarė tė Kosovės janė pajisur deri tani me letėrnjoftime tė reja, ndėrsa me pasaporta rreth 522 mijė shtetas, njoftoi sot ministri i Brendshėm Zenun Pajaziti.

Ministri i Punėve tė Brendshme Zenun Pajaziti, nė njė ligjėratė tė mbajtur sot nė Forumin e sė premtes nė Universitetin Amerikan nė Kosovė adresoi ēėshtjet kryesore me tė cilat pėrballet kjo ministri aktualisht, duke veēuar pajisjen e qytetarėve me dokumente tė reja, procesin e liberalizimit tė vizave, marrėveshjet pėr riatdhesim etj. Para studentėve ministri paraqiti statistikat pėr ecurinė e procesit tė pajisjes sė qytetarėve, i cili sipas tij po zhvillohet mbarė.

Njė ēėshtje tjetėr e rėndėsishme e lidhur me Ministrinė e Brendshme aktualisht ėshtė ajo e riatdhesimit tė qytetarėve kosovarė nga bota e jashtme. Ky ėshtė edhe njėri ndėr kriteret kryesore pėr liberalizimin e vizave dhe ministri Pajaziti tha se deri mė tani janė nėnshkruar dy marrėveshje pėr riatdhesim: njėra me Shqipėrinė dhe tjetra me Belgjikėn. Pajaziti shtoi se do tė ketė njė partneritet me shtet e evropės me programe tė vecanta pėr ti integruar kėta qytetarė nė vend.

“Me marrėveshjet qė i nėnshkruajmė janė njė partneritet i plotė mes nesh dhe shteteve evropiane.Se pari nuk do te kthehen tė gjithė. Do tė kthehet njė numėr i tyre”,

Pėr sa i pėrket liberalizimit tė vizave me BE-nė ministri Pajaziti tha se Kosova ka bėrė plan tė njėanshėm, i cili ėshtė miratuar edhe nė Qeveri dhe janė duke u zbatuar disa kritere, tė domosdoshme nė kėtė proces. Ai tha se Komisioni Evropian i ka pėrkrahur aktivitetet qė po ndėrmerr kjo ministri, edhe pse Kosova nuk ėshtė e pėrfshirė nė kėtė proces.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=32931

VNf 6.11.2009 09:26

Citim:

3 mijė pasaporta biometrike prodhohen nė ditė

Edhe pse njė pjesė e mirė e qytetarėve shqiptarė kanė nė duart e tyre pasaportat aktuale pėr jashtė shtetit, tashmė ka ardhur koha tė shpejtohet procesi pėr pajisjen e tyre me pasaportat e reja biometrike.

"Ndėrsa, qeveria ka demonstruar vullnetin maksimal dhe pėrmbushjen e tė gjitha kushteve teknike, u takon shqiptarėve qė tė luajnė edhe ata rolin e tyre nė liberalizimin e vizave, qė do tė thotė se pajisja me pasaportat biometrike ėshtė njė kusht i domosdoshėm", u shpreh pėr ATSH-nė zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinand Poni.

Procesi i pajisjes sė shtetasve me pasaportėn biometrike si dhe integriteti i sistemit tė menaxhuar tė kufijve, janė sisteme qė funksionojnė on-line dhe janė tė lidhur zinxhir me njėri-tjetrin, vazhdoi mė tej ai.

"Nėse njė qytetar do tė pajiset me njė vizė tė re, qė do tė ishte nga 6 muaj deri nė 1 vit, do tė ishte shumė mė mirė qė kjo vizė tė merrej nė pasaportėn e re biometrike, ndėrkohė qė pėr pak kohė nuk do tė jetė e nevoshme marrja e njė vize me vendet e BE-sė. Kjo edhe pėr faktin, qė pasaportat e reja janė njė kusht tepėr i sigurtė i pėrfitimit tė lėvizjes sė lirė tė qytetarėve", tha zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinand Poni.

Zėvendėsministri i Brendshėm vlerėson ritmet e deritanishme tė pajisjes sė shtetasve me pasaportat biometrike. Deri nė 30 tetor 2009 kanė aplikuar pėr pasaportat biometrike 245 mijė persona, janė shpėrndarė 234 mijė pasaporta, ndėrkohė qė janė tėrhequr nga qytetarėt 190.000 tė tilla.

"Edhe pse ky ėshtė njė ritėm tepėr i lartė krahasuar me fillimin e procesit, kapacitete teknologjike janė edhe mė tė larta. Ne kemi shumė mė tepėr zyra, shumė mė tepėr kapacitete teknologjike se sa ėshtė ritmi aktual. Minimalisht kapacitetet janė 3000 pasaporta tė prodhuara nė ditė nė rang vendi", vazhdoi mė tej zv/ministri i Brendshėm.

Ndėrkohė, ministri i Brendshėm, Lulzim Basha, deklaroi gjatė njė inspektimi nė Qendrėn e Prodhimit tė Letėrnjoftimeve Elektronike dhe Pasaportave Biometrike, se "po shikohen mundėsitė e shtrirjes sė kėtij bashkėpunimi edhe nė ato vende, ku ka njė numėr tė madh shqiptarėsh, tė cilėt duhet tė pajisen me pasaportat e reja biometrike, si Greqia dhe Italia, e nė perspektivė pėr t'u shtrirė edhe nė vende tė tjera, ku ka qytetarė shqiptarė".

Ritme tė kėnaqshme kemi edhe nė aplikimin qytetarėve pėr letėrnjoftimin elektronik, informoi Poni. Nė kontaktet e pėrditshme me Kompaninė Koncensionare tė Prodhimit tė Letėrnjoftimeve Elektronike dhe Pasaportave Biometrike "SAGEM", deri tani kanė aplikuar pėr letėrnjoftimin elektronik 1.722.012 qytetarė.

Qytetarėt qė aplikojnė pėr letėrnjoftimin elektronik, janė ata qė duan tė aplikojnė pėr pasaportėn biometrike, pasi siē dihet tha Poni, qė tė aplikosh pėr pasaportėn biometrike, mė parė duhet tė aplikosh pėr letėrnjoftimin elektronik.

Poni sqaroi gjithashtu se, "procesi i aplikimit ėshtė njė proces shumė i shpejt. Pėr tė aplikuar, tha ai, qytetarit do t'i duhen vetėm 3 minuta kohė nė kryerjen e kėtij procesi. Ndėrsa i kėrkoi tė gjithė qytetarėve shqiptarė tė ruajnė trendin e kėtij bashkėpunimi me strukturat publike tė prodhimit tė kėtyre dokumentave, zėvendėsministri i Brendshėm bėri tė ditur se, "duke filluar nga 1 Janari i vitit qė vjen, pėr tė marrė ēdo shėrbim publik, qė nga marrja e asistencės e deri tek shėrbimet e tjera tė domosdoshme, duhet patjetėr tė disponojnė dokumentin e ri elektronik".

Aplikimi pėr pasaportėn biometrike ka filluar nė 25 mars tė kėtij viti, fillimisht me Tiranėn, pėr t'u shtrirė shumė shpejt nė tė gjithė vendin, ndėrkohė qė shpėrndarja e kėtij dokumenti filloi nė 1 maj 2009. Ky dokument prodhohet nė pėrputhje me standardet e Bashkimit Europian, bazohet nė Sistemin Automatik tė Identifikimit tė Shenjave tė Gishtave (AFIS).

Pasaporta biometrike, me vlerė 6000 lekė, me elementė sigurie tepėr tė lartė, ka njė numėr unik dhe pėrmban tė dhėna demografike dhe biometrike, si portreti i plotė i aplikuesit, firma dixhitale si dhe shenjat e dhjetė gishtave tė duarve. Nė brendėsi tė saj, pasaporta biometrike ka njė fotografi dixhitale qė ėshtė e gdhendur nė laserin ingrey. Faqet e vizave kanė elementė tė lartė sigurie dhe shėnime qė mund tė lexohen nėpėrmjet rrezeve ultravioletė, ndėrkohė qė nė brendėsi tė shqiponjės, brenda pasaportės, ėshtė portreti i Skėnderbeut. Nė ēdo fletė tė pasaportės ka njė shirit sigurie, tė shėnuar nė njė mikrotekst.

Letėrnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike prodhohen nė Qendrėn Kombėtare tė Personalizimit tė Dokumentave Elektronikė, pėr t'u shpėrndarė mė tej edhe nė skajin mė tė largėt tė vendit. Kjo qendėr ėshtė njė sipėrmarrje e krijuar nga bashkėpunimi i Sagem Securite (SAFRAN Group) dhe Fondi shqiptaro-amerikan pėr Zhvillim, i krijuar nėpėrmjet marrėveshjes 5-vjeēare koncensionare nga qeveria shqiptare nė korrik tė vitit 2008, pėr tė prodhuar dhe shpėrndarė karta identiteti dhe pasaporta elektronike tė njė cilėsie tė lartė pėr tė gjithė shtetasit shqiptarė.

Pėr shpėrndarjen e kėtyre dokumenteve, janė ngritur ambiente tė tjera, veē atyre tė aplikimit. Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave ėshtė ngritur Agjencia e Firmės Elektronike, qė ka pėr detyrė tė bėjė ēertifikimin e tė gjithė numrave tė identitetit tė letėrnjoftimeve elektronike tė lėshuara nga koncensionari.

http://www.rilindjademokratike.com/R...n%20e%20vizave

VNf 3.2.2010 02:25

Citim:

Viti 2011, skadon pasaporta e vjeter

Te gjithe ata persona qe nuk kane nje pasaporte biometrike, duhet te nxitojne te aplikojne per te, pasi pasaportat aktuale dalin jashte perdorimit ne vitin 2011.

Kryeministri Sali Berisha, u shpreh dje gjate mbledhjes se Komitetit Nderministror per Liberalizimin e Vizave, se viti 2011 eshte percaktuar si viti i fundit per perdorimin e ketyre pasaportave.

Nderkohe, per te gjithe ata qe aplikojne per pasaporta biometrike, krahas pajisjes me pasaporten e re, iu zhvleresohet pasaporta ekzistuese. Gjate kesaj mbledhjeje, kryeministri informoi se jane mundur te plotesohen ne teresi kerkesat e udherrefyesit te Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave.

“Ka progres shume te madh dhe eshte zgjidhur problemi i kontrollit te bazes se te dhenave kriminale per aplikuesit per pasaportat biometrike. Kjo ceshtje ka marre zgjidhje”, sqaroi Berisha.

Nga ana tjeter, ne kuader te ketij procesi, po zbatohet edhe Strategjia e Menaxhimit te Integruar te Kufirit.

“Ne presim nje grup te ri ekspertesh, te cilet vijne per te inspektuar, per t’u njohur me progresin e bere dhe per ta prekur ne vend progresin e bere. Eshte jashtezakonisht e rendesishme qe Agjencite qe do te vizitohen, pasi ekspertet i zgjedhin vete edhe kohe, edhe vendin dhe agjencine, te jene te pergatitura per pergjigjet me te sakta dhe per demonstrimin per te qarte te atyre qe jane zbatuar dhe qe jane ne zbatim e siper, ne perputhje me udherrefyesin e Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave”, tha Kryeministri.

Sipas tij, eshte shume e rendesishme qe rezultati i veprimtarise se koordinuar te luftes kunder krimit te organizuar te paraqitet mbi bazen e te dhenave te sakta. Berisha u shpreh se me teresine e vete kjo zhvillohet shume mire ne kuadrin e Task- Forces, por kjo zhvillohet edhe jashte kuadrit te Task-Forces.

“Ka nje bashkerendim te perpjekjeve midis Sherbimit Informativ Kombetar, Policise se Shtetit, Agjencise se Luftes Kunder Pastrimit te Parave dhe Prokurorise per probleme te tjera madhore. Pra, qe te gjitha keto duhet te paraqiten. Kontributi i seciles agjenci duhet te pasqyrohet me vertetesi ne luften kunder trafikut te droges. Sherbimi Informativ Shteteror ka dhene nje kontribut thelbesor ne kete rast, por edhe ne raste te tjera”, vijoi kreu i qeverise.

Sipas Berishes, ka edhe nje bashkepunim shume te mire midis policise dhe Sherbimit Informativ Shteteror ne luften kunder kriminalitetit. Nderkohe qe ka shume rendesi edhe ekspozimi i punes se Gjykates se Krimeve te Renda.

http://www.kohajone.com/html/artikull_50950.html

VNf 21.2.2010 18:15

Citim:

Gjysėm milion qytetarė shqiptarė kanė aplikuar pėr pasaporta biometrike
19.02.2010

Ministria e Brendshme informon opinionin publik se deri ditėn e djeshme gjysėm milion qytetarė shqiptarė kanė aplikuar pėr pasaporta biometrike.
Saktėsisht, nė bazė tė tė dhėnave tė datės 18 Shkurt 2010, numri i aplikimeve pėr pasaporta biometrike arriti shifrėn 501 mijė.

Duke shprehur kėnaqėsinė pėr ritmin e shpejtė dhe suksesin e kėtij procesi, Ministria e Brendshme gjen rastin tė pėrgėzojė tė gjithė qytetarėt qė i janė pėrgjigjur thirrjes pėr t'u pajisur me pasaporta biometrike, kėtė dokument tė standarteve europiane.

Ndėrkohė, dėshirojmė tė theksojmė se ėshtė e rėndėsishme qė qytetarėt tė paraqiten pėr tė tėrhequr pasaportat biometrike pėr tė cilat kanė aplikuar.

Nė komisariatet dhe drejtoritė e policisė nė qarqe gjendet njė sasi e madhe pasaportash biometrike, tė cilat nuk janė tėrhequr nga qytetarėt.

U bėjmė thirrje kėtyre qytetarėve tė nxitojnė dhe tė paraqiten pėr tė tėrhequr pasaportat e tyre biometrike.

Rikujtojmė gjithashtu se marrja e pasaportės sė re biometrike do tė shoqėrohet me bėrjen tė pavlefshme tė pasaportės nė pėrdorim nga shtetasi nė momentin e paraqitjes pranė zyrave tė ''Aleat'' nė komisariatet dhe drejtoritė e policisė nė qarqe.

Sė fundi, Ministria e Brendshme fton tė gjithė qytetarėt shqiptarė qė tė ndjekin shembullin e mbi gjysėm milion bashkėqytetarėve qė tashmė kanė siguruar dokumentin qė do tė mundėsojė lėvizjen e lirė nė tė gjithė zonėn Schengen tė Bashkimit Europian.

http://www.moi.gov.al/index.php?opti...=1:latest-news

VNf 20.4.2010 07:39

Citim:

Tetori shpresė e pasaportave biometrike

Pasaportat biometrike nuk do tė fillojnė tė jepen nė qershor ashtu siē kishte paralajmėruar disa herė ish-ministri i Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti.

Njėri ndėr kushtet kryesore pėr liberalizimin e vizave pritet tė fillojė tė plotėsohet tek nė muajin tetor.

Sipas zėvendėsministrit tė Brendshėm, Fatmir Xhelili nė muajin maj do tė shpallen tenderi pėr pasaportat biometrike dhe gjithė procedura deri nė fillimin e lėshimit tė tyre zgjat disa muaj.

"Sipas njė parallogaritje unė besoj dhe shpresoj se nė tetor do tė kemi pasaportėn biometrike. Njė prej arsyeve qė nuk kemi nevojė tė ngutemi ėshtė se pasaporta biometrike nuk ėshtė i vetmi dhe elementi kryesorė pėr procesin e liberalizimit tė vizave. Kėshtu qė ne kemi kohė do tė shikojmė cilėsinė dhe do tė mundohemi qė tė na kushtojė sa mė lirė prodhimi i kėsaj pasaporte", tha Xhelili.

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../29030/C4/C15/

VNf 26.4.2010 08:50

Citim:

IRJM: S’ka pasaporta shqip me stemėn pa yll!

Shqiptarėt nuk do ta marrin pasaporta me stemėn pa yll tė Maqedonisė nė gjuhėn shqipe nė tė njėjtėn kohė me maqedonasit. Tė hėnėn pritet tė vij nė Maqedoni njė dėrgesė e rregullt me pasaporta me stemėn e re ku nuk duket ylli komunist.

Zėdhėnėsi i policisė, Ivo Kotevski ka pohuar pėr “Lajm” se nė kėtė dėrgesė do tė ketė edhe pasaporta nė gjuhėn shqipe, por nuk ka njohuri nėse ata do tė jenė me stemėn e vjetėr ose pa yllin pesėcepėsh.

“Nėse ka pasaporta nė gjuhėn shqipe me stemėn e vjetėr, atėherė deri sa tė shpėrndahen tė gjitha, nuk do tė ketė pasaporta me stemėn pa yll. Edhe pasaportat me stemėn e vjetėr janė valide dhe nuk ka asnjė arsye qė tė krijohet ndonjė problem”, tha Kotevski.

Pasaporta tė pashfrytėzuara me stemėn e vjetėr ka edhe nė gjuhėn maqedonase. Numri i pasaportave tė reja ende nuk dihet, por dėrgesa e re nga Gjermania do tė arrijė gjatė ditės sė hėnė.

E veēanta e kėtyre pasaportave ėshtė se janė mė tė modernizuara se aktualet.

“Pėrveē fotografive digjitale qė bėhen aktualisht, pasaportat e reja do tė kenė edhe njė ēip tė veēantė nė tė cilin do tė qėndrojnė tė dhėna pėr karakteristikat e atij personi. Nėse rastėsisht kėrkohet nga policia ose Interpoli nėpėrmjet kėtyre tė dhėnave, ai do tė kapet mė lehtė”, tha Kotevski.

Aparatura ėshtė mjaft e shtrenjtė, por nuk do tė prekė nė xhepin e qytetarėve, pasi edhe pasaportat e reja me stemėn pa yll dhe me ēip pėrbrenda do tė kushtojnė sa pasaportat aktuale.

Deri nė fillim tė muajit prill rreth 715 mijė qytetarė kanė marrė pasaportė tė re biometrike, kurse rreth 675 mijė letėrnjoftime tė reja.

Nė dėrgesėn e fundit nuk do tė ketė edhe letėrnjoftime ku do tė qėndrojė stema pa yll, pėr shkak se siē njofton Kotevski ka ende rezerva tė letėrnjoftimeve me stemėn e vjetėr.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4264.html

VNf 16.6.2010 20:01

Citim:

Pasaporta edhe nė diasporė

Prishtinė. Tė gjithė shtetasit e Republikės sė Kosovės qė jetojnė nė vende tė ndryshme, ku Kosova ka shėrbimet konsullore, nga e marta e kėsaj jave do tė kenė mundėsi tė nxjerrin dokumentet e udhėtimit, pa pasur nevojė tė vijnė nė Kosovė.

Vendimin pėr fillimin e dhėnies sė shėrbimeve konsullore e ka marrė Ministria e Punėve tė Jashtme, e cila, mė pas ka njoftuar tė gjitha Konsullatat e Republikės sė Kosovės se nga 15 qershori duhet tė fillojnė me kėtė proces.

“Sikurse qė ishte paralajmėruar Ministria e Punėve tė Jashtme veē e ka pėrmbyllur infrastrukturėn ligjore pėr tė dhėnė edhe shėrbimet e para konsullore. Shėrbimet do tė fillojnė janė aplikimi pėr pasaporta tė Kosovės pėr tė gjithė ata shtetas tė cilėt kanė letėrnjoftimin e Kosovės”, ka thėnė kėshilltarja e ministrit tė Jashtėm, Albana Beqiri.

Ajo ka pohuar se pėrpos pasaportave, qytetarėt e Kosovės qė jetojnė nė mėrgim do tė kenė mundėsi tė aplikojnė edhe pėr lirimin ose pėrfitimin e nėnshtetėsisė sė Kosovės, si dhe fletudhėtimet pėr tė udhėtuar, qė aplikohen nė rastet kur humbet pasaporta.

Kėshilltarja Beqiri ka bėrė tė ditur se megjithatė nė kėtė fillim nuk do tė jepen certifikatat e lindjes, kurorėzimit dhe vdekjes, si dhe, sipas saj, nuk ekziston mundėsia e dhėnies sė letėrnjoftimeve nga shėrbimet konsullore. Republika e Kosovės aktualisht ka shėrbime konsullore nė Nju-Jork, Londėr, Bruksel, Berlin, Frankfurt, Shtutgart, Bernė, Gjenevė, Cyrih, Vjenė, Paris, Romė, Stokholm.

http://www.zeri.info/artikulli/1/2/8...e-ne-diaspore/


Ora nė Shqipėri ėshtė 19:57.

Vargmal © 2001