Vargmal

Vargmal (https://vargmal.org)
-   1190-1478: Shtetet Arbėrore (https://vargmal.org/dan88n)
-   -   1308: Arbėria sipas pėrshkrimit tė njė udhėtari anonim (https://vargmal.org/dan472)

Kandhaon 26.12.2006 01:21

1308: Arbėria sipas pėrshkrimit tė njė udhėtari anonim
 
Citim:

O.GORKA, Anonymi Descripto Europae Orientalis, f. 25-29. Origjnali latinisht.

Tash po flasim pėr Arbėrinė, e cila nė anėn jugore, gjendet menjėherė pas Greqisė, ėshtė e vendosur mes Rashkės dhe tokės sė Despotit. Arbėria ėshtė mė tepėr njė tokė e shtrirė dhe e gjerė. Banorėt e saj janė me tė vėrtetė luftarakė prej nga dalin shigjetarė dhe heshtarė tė shkėlqyeshėm. E tėrė kjo tokė ėshtė e ndarė nga katėr lumenj tė mėdhenj: Ersenta (Erzen), Mathia (Mat), Scumpino (Shkumbini), dhe Epasa (Osum).

Vendi ėshtė prodhues i mishit, djathit dhe tambėlit (qumshtit); nuk ėshtė aq e pasur me bukė dhe verė, ndonėse zotėrinjtė pjesėrisht, kanė nė sasi tė mjafta. Ata nuk kanė qytete, kampe, fortifikata as ferma, por jetojnė mė tepėr nė tenda dhe janė vazhdimisht nė lėvizje nga njėri vend nė tjetrin me ndihmėn e luftėtarėve dhe kushėrinjve tė tyre. Ata kanė njė qytet tė quajtur Duracium (Durrės) i cili u takon Latinėve, dhe nga i cili ata furnizohen me tekstile dhe gjėra tjera tė nevojshme. Princi i Tarentos, bir i Mbretit tė Sicilisė, tash mban ndikimin mbi pjesė tė kėsaj mbretėrie duke pėrfshirė qytetin e Durrėsit. Ishte vullneti i lirė i zotėrinjve tė tokave, tė cilėt nė pajtim me dashurinė e tyre natyrore qė kanė ndaj Francezėve, vetvetiu dhe lirisht pranuan atė si kryezot.

Nga Apulia dhe qyteti i Brindizit ndokush mund tė arrijė pėr njė natė, dhe nga Durrėsi mund tė udhėtojė pėrmes Shqipėrisė pėr nė Greqi dhe Konstantinopol shumė mė lehtė dha pa tė gjitha ato vėshtirėsi nė rrugė dhe rreziqe nė det. Perandorėt Romakė nė kohėn antike pėrdornin kėtė rrugė, sepse ėshtė shumė e vėshtirė tė ēosh njė ushtri tė madhe nėpėr det pėr njė kohė tė gjatė dhe pėr njė rrugė kaq tė gjatė. Mbretėria e pėrmendur e Arbėrisė, tash nuk ka mbret, toka ėshtė e ndarė mes zotėrinjve tė tokave tė cilėt sundojnė vetė dhe nuk varen nga ndonjė tjetėr. Kjo krahinė ėshtė quajtur Albania (Arbėri) sepse banorėt e kėtij vendi linden me flokė tė bardhė (albo).

Qentė kėtu janė shumė tė mėdhenj dhe janė aq tė egėr sa vrasin sikur luaj. Siē e ka cekur Plini, Arbėreshėt dėrguan njė kėso qeni tek Aleksandri i Madh, e qė i mposhtėte luajt, elefantėt dhe demat nė stadium. Ata kanė sy tė ngjyrosur, tė pėrhimtė nė bebėza, ashtuqė mund tė shohin mė mirė natėn se ditėn.

Janė dy Albania, njė nė Azi afėr Indisė, pėr tė cilėn nuk jemi duke folur kėtu, dhe tjetra nė Europė qė ėshtė pjesė e Perandorisė Bizantine dhe pėr tė cilėn po flasim kėtu. Kjo pėrmban dy krahina: Clisara (Kėlcyra) dhe Tumurist (Tomorishta). Pėrveē kėtyre dy krahinave ka edhe krahina tjera: Cumania, Stophanatum, Polatum (Pulti) dhe Debre (Dibra), tė cilat janė krahina haraēpaguese tek Arbėreshėt, dhe pak a shumė tė varura prej tyre, sepse ushtrojnė buqėsinė dhe rrisin vreshta dhe i ruajnė gjėrat e nevojshme nė shtėpitė e tyre.

Banorėt e kėtyre provincave nuk lėvizin nga vendi nė vend siē bėjnė Arbėreshėt e lartpėrmendur, por jetojnė kryesisht nė shtėpi tė mėdha nga guri, dhe nė qytete, dhe as nuk janė tėrėsisht Katolikė as tėrėsisht shizmatikė. Po tė predikonte ndokush fjalėn e Zotit tek ta, do tė pretendonin se janė Katolikė tė vėrtetė, sepse ėshtė e ditur se pėr nga natyra ata kanė simpati pėr Latinėt. Arbėreshėt e lartpėrmendur kanė njė gjuhė e cila ėshtė e ndryshme nga ajo e Latinėve, Grekėve dhe Sllavėve, ashtuqė nuk mund tė komunikojnė me popujt e tjerė. Kjo mjafton pėr Arbėrinė.


Ora nė Shqipėri ėshtė 15:07.

Vargmal © 2001