Vargmal

Vargmal (https://vargmal.org)
-   Tė reja (https://vargmal.org/dan67n)
-   -   Ohėr-Strugė: Gjenden 20 monedha tė Filipit II (https://vargmal.org/dan5701)

mesdimr 30.3.2010 19:23

Ohėr-Strugė: Gjenden 20 monedha tė Filipit II
 
1 bashkėngjitje
Citim:

Gjenden 20 monedha nga periudha e Maqedonisė sė lashtė

Rreth 20 monedha me figurėn e Filipit tė Dytė tė Maqedonisė dhe tė mbretėrve tė tjerė tė lashtė maqedonas, janė gjetur kėto ditė nė lokalitetin “Muret e Ciklopit” qė gjendet mbi rrugėn Ohėr-Strugė.

Lajmi u konfirmua pėr ALSAT, nga drejtori i Drejtorisė pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore dhe Historike, Pasko Kuzman. Ėshtė zbuluar edhe depoja me rreth 1 000 shigjeta,- thotė Kuzman,- sipas tė cilit bėhet fjalė pėr zbulimin ekskluziv nė kėto hapėsira.

Zbulimet konfirmojnė supozimet se kjo kėshtjellė filloi tė ndėrtohej pas vitit 358 p.e.s. kur Filipi i Dytė me ushtrinė e tij pėrshkoi kėto rajone, ndėrsa lokaliteti “Muret e Ciklopit” shėrbyen pėr shumė kohė si pozicion strategjik pėr ushtrinė e tij.

‘Nė monedha, paraqiten figurat e Filipit tė Dytė dhe tė sundimtarėve tė tjerė pas tij. Ende nuk janė pastruar sa duhet, por nė disa shihet figura e Filipit tė Dytė. Kjo ėshtė koha e Maqedonisė antike. Ajo ishte dominuese gjatė gjithė kohės qė ekzistoi. Janė zbuluar, jo vetėm monedha, por edhe shumė sende tė tjera tė asaj periudhė, fibul bronzi, enė qeramike. Nė pjesėn e Akropolit ėshtė gjetur depoja me rreth 1 000 shigjeta, qė ishin vendosur nė njė vend. E gjithė kjo tregon se bėhet fjalė pėr njė fortesė ushtarake”, sqaron Pasko Kuzman, drejtori i Drejtorisė pėr Trashėgiminė Kulturore.

Kėto tė dhėna janė tė rėndėsishme, jo vetėm pėr shkencėn, por edhe pėr ofertėn turistike tė rajonit tė Ohrit dhe Strugės. Gėrmimet pranė lokalitetit “Muret e Ciklopit” do tė vazhdojnė mė 15 prill.

Nga Drejtoria pėr Trashėgiminė Kulturore paralajmėrojnė se sė shpejti, kėto zbulime do tė bėhen publike pėr adhuruesit e arkeologjisė dhe historisė.

http://alsat-m.tv/lajme/kulture/33608.html


Ora nė Shqipėri ėshtė 16:27.

Vargmal © 2001