Vargmal

Vargmal (https://vargmal.org)
-   1787-1822: Principata e Janinės (https://vargmal.org/dan390n)
-   -   Dokument: Pozita e vėshtirė e Ali Tepelenės (https://vargmal.org/dan6898)

Stahlhelm 24.12.2011 21:19

Dokument: Pozita e vėshtirė e Ali Tepelenės
 
Raport i Spiridon Papadopoulos drejtuar G. A. Stroganov-it nė lidhje me robėrinė e djemve dhe nipėrve tė Ali Pashė Tepelenės nga ushtria e sulltanit dhe mbrojtjen e kėshtjellės sė Janinės nga Aliu dhe disa besnikė tė tij shqiptarė.



Korfuz, 11 shtator 1820

Ekselencės sė Tij, Kėshilltarit Sekret, Kammerherr-it Taktik, Nėnambasadorit dhe Ministėr fuqiplotė nė Portėn e Lartė, Kalorėsit tė disa Urdhrave, baronit Stroganov,

Nga kėshilltari kolegjial, nėnkonsulli Papadhopoulo, raport modest.

Nuk guxoj tė vonohem dhe raportoj Ekselencės Suaj pozitėn e vėshtirė tė Ali Pashės, kur u pushtuan tė gjitha provincat shqiptare qė zotėronte dhe, mė nė fund, kur i mungoi ndihma e djemve tė tij, Veliut, Muhtarit, Selimit dhe Mehmet Pashės, tė cilėt ndodhen nėn kontrollin e rreptė tė kryekomandantėve tė ushtrive, marinės dhe kėmbėsorisė, qė u emėruan nga Madhėria e Tij Sulltani pėr tė eliminuar Pashanė e Janinės.

Komandanti i Epirit, qė kujton mė shumė lavditė e kaluara sesa rrokullisjen e afėrme, vendosi qė me njė numėr tė vogėl shqiptarėsh tė besuar, tė tėrhiqet nė kalanė afėr liqenit tė Janinės, tė cilėn arriti ta fortifikonte. Atje mbron veten e tij nga armiqtė qė e sulmojnė, tė cilėt hedhin bomba, predha tė flakta tė artilerisė, djegin dhe rrėnojnė shtėpi dhe ndėrtesa tė tjera tė qytetit tė Janinės.

Guxoj tė paraqes modestisht Ekselencės Suaj kopjet e letrave nga suljotė dhe shqiptarė tė tjerė qė zhvendosen nė Shqipėri, si dhe kopjen e e letrės sė Ismail Pashės, kryekomandantit tė kėmbėsorisė, drejtuar shqiptarėve tė Eptanisėve. Nuk pėrjashtoj gjithashtu, i plotmėshirshėm Zot, edhe letrėn e tre tė dėrguarve tė zgjedhur tė Pargės, tė cilėt dėshirojnė tė bien nė kėmbėt Tuaja dhe tė kėrkojnė mbrojtjen e fuqishme tė Ekselencės Suaj me qėllim qė, nė qoftė se ėshtė e mundur, t’ju kthehet atdheu i tyre.

Me nderime, me respekt tė thellė dhe besim,

Shėrbėtori modest i Ekselencės Suaj dhe tė plotmėshirshmit Zot,
Spiridon Papadopoulos

Guxoj tė dėrgoj Ekselencės Suaj raportin tim pėr Kėshillin Shtetėror tė Punėve tė Jashtme


Origjinali rusisht. Pėrkthimi prej greqishtes nga unė (StH). Botohet shqip pėr herė tė parė.


Burimi i dokumentit mund tė shikohet vetėm nga anėtarėt.
Bėhu dhe ti pjesė e trupave.


Ora nė Shqipėri ėshtė 15:08.

Vargmal © 2001