Vargmal

Vargmal (https://vargmal.org)
-   1190-1478: Shtetet Arbėrore (https://vargmal.org/dan88n)
-   -   Flokė lufte - modeli arbėror (https://vargmal.org/dan819)

mesdimr 4.3.2007 15:33

Flokė lufte - modeli arbėror
 
Citim:

Arbėrit qetheshin nga pėrpara, d.m.th. rruanin pjesėn e pėrparme tė kokės sė tyre bashkė me basetat, ndėrsa nga prapa i linin tė gjata e tė paprekura. Nėse vini re shumicėn e portreteve tė heronjve tė `21, do tė siguroheni pėr kėtė "qethje" tė panjohur. Dhe plaku Kolokotron si arbėr autentik qė ishte e rruante pjesėn e pėrparme tė kokės sė tij bashkė me basetat dhe i lėshonte tė gjata nga pas. Tė gjithė ato portrete qė nuk e tregojnė kėtė hollėsi janė tė pikturuara nga fantazia e piktorėve, janė krijime. Tė gjithė heronjtė e `21 edhe tė atyre qė nuk ishin arbėr si p.sh. Ipsilanti apo tė atyre qė kishin kohė qė jetonin jashtė shtetit, ishin tė qethur nga pėrpara dhe kėtė gjė le ta kenė parasysh piktorėt e rinj dhe skenaristėt, nėse duan t'i paraqesin drejt heronjtė e `21. Ajo nuk ishte njė modė e thjeshtė, por njė mbetje e lashtė, e cila ruhej me konservatorizėm nga arbėrit deri asokohe.

Dikur Ali Pasha lėshoi urdhėrin qė trimat e tij tė mos ta qethin mė pjesėn e pėrparme tė kokės si dhe basetat dhe kėshtu shpėrtheu njė rebelim dhe kryengritje me rezultat qė Aliu ta tėrheqė urdhrin. Ky zakon arbėror i ka mjaft tė lashta rrėnjėt e tij dhe ėshtė e rėndėsishme qė ta pėrmendim kėtu, si njė dokument mė tepėr. Plutarku ua vė kėtė zakon avadėve apo amantėve tė Eubesė. Ne e analizuam nė kapitullin me lidhjet e ilirėve dhe arbėrve me Eubenė, se traditat pėrmendin qė ilirėt e banuan Eubenė apo eubejt Avadinė ose Amantinė ilire, nė tė cilėn ekzistonte njė popull avad apo amant.

Thotė pra Plutarku se ky zakon u formua pėr shkaqe krejtėsisht ushtarake, d.m.th. qė tė mos kapen prej balukeve nga kundėrshtarėt gjatė betejave trup me trup.

Kėtė gjė e bėri dhe ua urdhėroi dhe Aleksandri i Madh ushtarėve tė tij. Pra qė tė rruhen ashtu si dhe ai vetė.

Tė njėjtėn gjė pėrmend dhe Straboni pėr kuritėt: "Fisi i eubejve dhe prijėsi i tyre luftarak... duke qenė se luftėtarėt i zinin nga flokėt e pėrparme gjatė luftimit, ata i qethnin" ("Γεωγραφικά", vėll.I f.465).

Dhe spartanėt qė ngjajnė mė tepėr nga tė gjithė fiset e tjera helene me shqiptarėt, nė tė njėjtėn mėnyrė e qethnin pjesėn e pėrparme tė kokės sė tyre bashkė me basetat duke lėnė flokė tė gjata nga pas si krifė kali. Nuk do ta dallojmė askund tjetėr kėtė lloj qethjeje as tek joshqiptarėt dhe as tek bizantinėt. E shohim tek arbėrit dhe tek helenėt e lashtė, spartanėt, eubejt, etj.

Le tė na e shpjegojnė Falmerajeri dhe Nikokliu bashkė me tė gjithė historianėt grekė ashtu si dhe historianėt e sotėm shqiptarė, kėtė koinēidencė, nėse ėshtė e tillė. Nėse ata erdhėn nga Kaukazi dhe madje nė shekullin e II-tė apo tė X-tė tė e.s. dhe kanė kaq ngjashmėri me helenizmin e lashtė, ndėrsa tė ashtuquajturit "helenė" tė Bizantit nuk ruajtėn veēse gjuhėn ashtu si dhe kanadezėt apo eskimezėt anglishten, atėherė le tė rikontrollojnė pėrfundimet e tyre.

A. Kolia - Arbėrit dhe prejardhja e grekėve

rrėqebull 2.11.2012 22:46

1 bashkėngjitje
1. Shkodėr, 1913
2. Kapedan suliot, 1813
3. Burrė Shqiptar, 1829

Bashkėngjitje 5817

rrėqebull 27.12.2012 15:42

1 bashkėngjitje
1912
Bashkėngjitje 5816

rrėqebull 27.12.2012 19:44

1 bashkėngjitje
Tregu nė Mitrovicė, 1918

Bashkėngjitje 5815

Hithėr 11.8.2013 21:22

2 bashkėngjitje
Duke u qethur
Bashkėngjitje 5814 Bashkėngjitje 5813

rrėqebull 12.8.2013 01:15

1 bashkėngjitje
1913, Tiranė

Dhjetėra qindravjetorė nė njė dritėshkronjė.

Bashkėngjitje 5812

rrėqebull 26.10.2013 14:30

Ai i treti qėka Kristaq Kallogjeri nga Preveza (vjehrri i Marko Boēarit)


Ora nė Shqipėri ėshtė 17:58.

Vargmal © 2001